Lapland përvëlohet nga vala rekord e të nxehti! Ja sa shkojnë temperaturat
Laplanda finlandeze është përfshirë nga një valë të nxehti rekord, me temperatura që kanë kaluar 30°C për 14 ditë rresht, një fenomen i paprecedentë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.
Në qytetin arktik të Rovaniemit, vendlindja e famshme e Babagjyshit të Krishtlindjeve, termometri ka shënuar deri në 33°C në diell, duke e bërë të pamundur që ai të dalë jashtë për pjesën më të madhe të ditës.
âKostumi im Ă«shtĂ« shumĂ« i ngrohtĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« vapĂ«, dal vetĂ«m pas orĂ«s 18:00 pĂ«r tĂ« notuarâ, thotĂ« Babagjyshi.
Sipas Institutit Meteorologjik Finlandez, kjo është vala më e gjatë e të nxehtit që është regjistruar ndonjëherë në Lapland që nga viti 1961. Temperaturat janë rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale, me stacione në Ylitornio dhe SodankylÀ që regjistruan deri në 31.7°C.
âHerĂ«n e fundit qĂ« patĂ«m njĂ« valĂ« tĂ« tillĂ« ishte nĂ« vitin 1972, por zgjati mĂ« pakâ, tha meteorologu Jaakko Savela, duke shtuar se kjo valĂ« tashmĂ« ka thyer çdo rekord nĂ« rajon.
Shkencëtarët theksojnë se, ndonëse kjo valë nuk është shkaktuar drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike, ngrohja globale ka ndikuar fuqishëm në intensitetin dhe gjatësinë e saj. Arktiku po ngrohet 4 deri në 5 herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës.
Nxehtësia ka ndikuar edhe te drerët e Laplandës, të cilët tani shihen duke braktisur pyjet në kërkim të freskisë. Mushkonjat që shumohen në vapë i ndjekin, duke i shtyrë të kërkojnë strehim në fshatra dhe përgjatë rrugëve.
EkspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se, me pĂ«rkeqĂ«simin e kushteve klimatike, barinjtĂ« mund tĂ« detyrohen tĂ« ndĂ«rtojnĂ« struktura tĂ« reja pĂ«r tâu ofruar hije kafshĂ«ve.
Turistët në fshatin e Babagjyshit janë gjithashtu të tronditur nga temperaturat e larta. Ndërkohë, ditët e gjata verore me diell deri në orën 23:00 po i mbajnë temperaturat lart për më shumë orë, duke e përkeqësuar situatën. / abcnews.al