TIRANĂ, 5 korrik/ATSH/ Apolonia Ă«shtĂ« ndĂ«r parqet arkeologjike mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend dhe pret njĂ« numĂ«r relativisht tĂ« lartĂ« vizitorĂ«sh gjatĂ« njĂ« viti, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« kombĂ«sive tĂ« ndryshme, por shumica vijnĂ« nga Evropa PerĂ«ndimore.
Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj, në një komunikim me ATSH-në tha se, vizitorët kanë qenë çdo vit në rritje konstante, pas bllokimit nga pandemia në 2020, duke arritur kulmin gjatë vitit të kaluar, me mbi 121 mijë vizitorë.
âEdhe kĂ«tĂ« vit, gjatĂ« kĂ«tij 6-mujori, kemi rritje nĂ« numrin e vizitorĂ«ve sidomos atyre qĂ« vijnĂ« nga Franca, Gjermania dhe Holanda. KĂ«tĂ« 6-mujor kemi mbi 58 mijĂ« vizitorĂ« nĂ« PAAâ, tha drejtoresha Dyrmishaj.
Megjithëse vizitorët e huaj kryesojnë në statistika, edhe shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm, sidomos gjatë fundjavave kur lëvizin me familjen drejt jugut të vendit. Kjo vihet re kryesisht gjatë sezonit veror, në muajt korrik -gusht, kur fluksi i turistëve me grupe reduktohet ndjeshëm dhe ia lë vendin turistëve individualë apo familjarë.
Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze Arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj.
Dyrmishaj thotĂ« se vizitat mund tĂ« bĂ«hen edhe mĂ« argĂ«tuese nĂ«pĂ«rmjet aplikacioneve digjitale si Apolonia-Bylis Parks dhe Action Bound ââApollo Deus Solisââ, si informuese por edhe lojĂ« interaktive pĂ«r vizitorĂ«t me fĂ«mijĂ«t e tyre.
GjatĂ« sezonit turistik, ky park u ofron turistĂ«ve edhe aktivitete kulturore, edukuese dhe interaktive, ku njihen jo vetĂ«m me traditat myzeqare nĂ«pĂ«rmjet FestĂ«s sĂ« Grurit, Art Koloni, ekspozitave fotografike, Teatrit Rinor, simulimeve tĂ« gĂ«rmimeve arkeologjike me ââArkeologun e vogĂ«lââ apo edhe podcast-eve si dhe mbrĂ«mjeve artistike qĂ« zhvillohen gjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s.
Këto aktivitete kanë në fokus jo vetëm vizitorët vendas por edhe ata të huaj, të cilët gjatë muajit qershor u njohën jo vetëm me trashëgiminë kulturore arkeologjike por edhe me këto aktivitete, të cilat zhvillohen në bashkëpunim me Bashkinë Fier, shoqatat e artit, qendrën rinore Epoka e Re, Bankën e Shqipërisë apo shkollat e Bashkisë Fier, etj.
Drejtoresha e PAA-së theksoi se parku ka si aktivitet të tij të përvitshëm edhe kërkimin shkencor arkeologjik nga 2 misionet arkeologjike, të cilët si çdo vit rifillojnë gërmimin arkeologjik gjatë muajve gusht-shtator duke pasur në fokus sqarimin dhe njohjen e zhvillimit të qytetit dhe marrëdhënieve social-ekonomike.
Por PAA, gjatë këtij viti, ka një sërë investimesh me mbështetjen e MEKI-it dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për parkimin e ri, krijimin e shtigjeve të reja dhe sinjalistikën informuese/drejtuese si dhe zonën e infopoint të parkut, duke i krijuar atij një hapje të re për vizitorët. Gjithashtu, ka edhe një investim shumë i rëndësishëm për shtimin e sigurisë në park, mbështetur nga UNESCO dhe MEKI.
Parku Arkeologjik Apoloni. Fotot nga Andri Hoxha
The post Fotogaleri â Apolonia âjoshjeâ e fortĂ« pĂ«r vizitorĂ«t e huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.