30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe
Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.
Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.
Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.
Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.
Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.
âDuhet tĂ« mbajmĂ« mend dhe tĂ« mbrojmĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« gjeneratat e ardhshme ta dijnĂ« mirĂ« se çfarĂ« ndodhi nĂ« SrebrenicĂ«â, tha Von der Leyen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.
âNe nuk do ta harrojmĂ« kurrĂ« tmerrin e atyre ditĂ«ve tĂ« errĂ«ta dhe mendimet tona janĂ« me ata qĂ« janĂ« prekur nga kjo tragjediâ, tha Rutte.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.
Presidenti i atĂ«hershĂ«m i Republika Srpska, Radovan KaradĆŸiÄ dhe komandanti i trupave serbe, Ratko MladiÄ ishin mes atyre qĂ« u dĂ«nuan me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kujdesi për nishanet gjatë verës, dermatologia: Bëni kontroll, ja risku i mundshëm
- Fluks në urgjencën e QSUNT: 350 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmë, ja shkaqet
The post 30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe appeared first on Euronews Albania.