❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple mund të quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold.

Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon tĂ« shesĂ« 7 milionĂ« njĂ«si nĂ« vitin e parĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rbĂ«nte mĂ« shumĂ« se 30 pĂ«r qind tĂ« tregut aktual tĂ« telefonave tĂ« palosshĂ«m – treg nĂ« tĂ« cilin Samsung tashmĂ« ka gjashtĂ« gjenerata tĂ« pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes sĂ« re ende nuk Ă«shtĂ« konfirmuar, por spekulohet se do tĂ« jetĂ« ndĂ«rmjet 2000 dhe 2500 dollarĂ«, duke e pozicionuar si njĂ« produkt ultra-premium.

Samsung aktualisht mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm, por Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm. /Telegrafi/

The post Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm appeared first on Telegrafi.

Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve

Prodhuesi amerikan i çipave, Nvidia, Ă«shtĂ« kompania e parĂ« nĂ« botĂ« qĂ« arrin njĂ« vlerĂ« tregu prej 4 trilion dollarĂ«sh. CNN shkruan se aksionet e kompanisĂ« u rritĂ«n me deri nĂ« 2.4% duke shkuar nĂ« 164 dollarĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n e 9 korrikut, ndĂ«rsa kompania vazhdon tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga rritja e vazhdueshme e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r teknologjinĂ« [
]

The post Nvidia lë mbrapa Apple dhe Microsoft, bëhet kompania e parë që arrin vlerën e 4 trilion dollarëve appeared first on BoldNews.al.

Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq

TĂ« dalĂ«sh lakuriq gjatĂ« njĂ« telefonate do tĂ« jetĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r pĂ«rdoruesit e Apple. Kompania ka miratuar disa bllokime tĂ« reja pĂ«r pajisjet e saj, tĂ« cilat do t’i shohim nĂ« pĂ«rditĂ«simet e ardhshme. Sistemi operativ iOS 26 do tĂ« revolucionarizojĂ« seksionin “mesazhe”, por edhe Wallet dhe CarPlay.

iPhone do të jenë në gjendje të njohë një trup lakuriq, duke bllokuar paraprakisht video-telefonatën në FaceTime. Kjo mënyrë synon të shmangë momentet e sikletshme në telefonata dhe në të njëjtën kohë synon të mbrojë ata që e dinë se bashkëbiseduesi në anën tjetër është pa rroba.

“VĂ«rtet do ta shikosh lakuriq? Mund tĂ« tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« ndihesh nĂ« siklet”, Ă«shtĂ« ky njĂ« nga paralajmĂ«rimet qĂ« do tĂ« lexojmĂ« nĂ« celularin tonĂ«. Varet nga ne tĂ« vendosim nĂ«se do ta marrim rrezikun apo jo. Apple kishte njoftuar qĂ« muajin e kaluar se me iOS 26 do tĂ« pĂ«rfshinte mjete tĂ« reja pĂ«r mbrojtjen e tĂ« miturve, duke pĂ«rfshirĂ« bllokimin e pĂ«rmbajtjes eksplicite nĂ« video-telefonata dhe errĂ«simin automatik tĂ« imazheve me lakuriqĂ«si nĂ« albumet e pĂ«rbashkĂ«ta.

Megjithatë, tani e dimë se funksioni i ri i FaceTime nuk do të kufizohet vetëm për llogaritë e fëmijëve. Bllokimi kundër lakuriqësisë do të jetë një mënyrë për të mbrojtur të gjithë përdoruesit, jo vetëm më të vegjlit.

MegjithatĂ« ideja e tĂ« qenit “i kontrolluar” nga njĂ« sy i pamatur dhe teknologjik Ă«shtĂ« paksa e frikshme. Edhe pse kompania e themeluar nga Steve Jobs sqaron se analiza e imazheve dhe videove zhvillohet vetĂ«m brenda pajisjes. Shkurt, asnjĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« nuk do tĂ« dalĂ« nga telefoni ynĂ«, me gjithĂ« respektin e duhur pĂ«r hamendĂ«simet apokaliptike oruelliane. ©LAPSI.al

The post Apple nuk do lejojë më video-telefonatat lakuriq appeared first on Lapsi.al.

iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para pĂ«r telefonin e palosshĂ«m tĂ« Apple

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone Fold, telefonin e saj të parë me ekran të palosshëm, që pritet të debutojë në vjeshtën e vitit 2026.

Sipas burimeve nga 9to5mac dhe rrjedhjeve të reja nga Digital Chat Station, pajisja është ende në fazë testimi, por disa karakteristika tashmë janë zbuluar.

Ekrani i brendshëm do të jetë 7.58 inç, pak më i vogël se sa ishte parashikuar më parë.

Telefoni do të ketë dy kamera prej 48 MP secila, ndoshta një lente të gjerë dhe një ultra të gjerë ose telefoto.

Trupi do të jetë prej titani dhe përmasat e tij janë të krahasueshme me një iPad mini, duke e bërë më të lehtë për përdorim me një dorë kur është i palosur.

Synimi i Apple duket të jetë jo vetëm inovacioni, por edhe sfidimi i rivalëve si Samsung.

Nëse përforcimi i mekanizmit të palosjes rezulton i suksesshëm, iPhone Fold mund të revolucionarizojë tregun e smartfonëve. /Telegrafi/

The post iPhone Fold po vjen – zbulohen detajet e para pĂ«r telefonin e palosshĂ«m tĂ« Apple appeared first on Telegrafi.

Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë

Një zyrtare gjermane e mbrojtjes së të dhënave ka akuzuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale (IA) DeepSeek për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë.

Meike Kamp, komisionerja e Berlinit për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e informacionit, raportoi DeepSeek te Apple dhe Google dhe u kërkoi kompanive amerikane të heqin DeepSeek nga dyqanet e tyre të aplikacioneve, përcjel Telegrafi.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« lĂ«shuar tĂ« premten, Kamp tha se DeepSeek nuk ofroi “prova bindĂ«se” se tĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdoruesve ishin tĂ« mbrojtura, siç kĂ«rkohet nga ligji i Bashkimit Evropian.

“Transferimi i tĂ« dhĂ«nave tĂ« pĂ«rdoruesve nga DeepSeek nĂ« KinĂ« Ă«shtĂ« i paligjshĂ«m”, tha Kamp, duke shtuar se “autoritetet kineze kanĂ« tĂ« drejta tĂ« gjera qasje nĂ« tĂ« dhĂ«nat personale brenda sferĂ«s sĂ« ndikimit tĂ« kompanive kineze”.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«rdoruesit e DeepSeek nĂ« KinĂ« nuk kanĂ« tĂ« drejtat e zbatueshme dhe mjetet juridike efektive tĂ« garantuara nĂ« Bashkimin Evropian”, tha Kamp.

Ajo shtoi se Apple dhe Google tani duhet ta shqyrtojnë raportin dhe të vendosin nëse do ta heqin aplikacionin. /Telegrafi/

The post Në Gjermani po kërkohet nga Apple dhe Google të ndalojnë DeepSeek, duke përmendur shqetësime për privatësinë appeared first on Telegrafi.

iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç?

Një listim në Amazon Indi ka nxitur spekulime të reja mbi iPhone 17, duke sugjeruar se modeli bazë i këtij viti do të vijë me një ekran më të madh prej 6.3 inç, një rritje krahasuar me ekranin 6.1 inç të iPhone 16.

Informacioni u zbulua pĂ«rmes njĂ« mbrojtĂ«seje ekrani nga Spigen, e cila pĂ«rmendte pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me iPhone 17 – edhe pse pĂ«rmendja u hoq mĂ« pas.

Të gjitha versionet e iPhone 17 thuhet se do të mbështesin ekranet 120Hz me teknologjinë ProMotion, duke sjellë përmirësime në rrjedhshmëri dhe mbështetje për ekranin gjithmonë aktiv.

Ndërkohë, modeli iPhone 17 Air pritet të zëvendësojë versionin Plus, dhe të jetë tepër i hollë me vetëm 5.5 mm trashësi.

Seria pritet të lansohet në shtator, së bashku me modelin Pro Max që do të ruajë ekranin 6.9 inç. /Telegrafi/

The post iPhone 17 do të ketë një ekran 6.3 inç? appeared first on Telegrafi.

Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja

Mitzi, njĂ« mace 14-vjeçare nga Aylsham, Ă«shtĂ« finaliste nĂ« Çmimet KombĂ«tare tĂ« Maceve pĂ«r vitin 2025, nĂ« kategorinĂ« “Macet e Moshuara”.

Kjo mace ka befasuar me intuitën e saj, pasi paralajmëroi pronaren Georgina Chapple për shtatzëninë e saj dhe më vonë, me sjellje të pazakonta, e ndihmoi të kuptonte se kishte kancer në gji.

Georgina rrëfen se Mitzi ishte gjithmonë pranë saj, duke e përkrahur gjatë gjithë trajtimeve të vështira mjekësore, duke qëndruar afër dhe duke i dhënë ngrohtësi emocionale.

Tani Mitzi është në garë me macet e tjera dhe votimi publik për fituesin do të qëndrojë i hapur nga 16 qershori deri më 31 korrik në faqen e Cats Protection. Fituesit do të shpallen më 24 shtator në një ceremoni në Londër.

Kjo histori tregon fuqinë e veçantë që kanë kafshët shtëpiake për të ndihmuar dhe mbështetur pronarët në momentet më të vështira.

The post Macja Florence Nightingale nominohet për çmim kombëtar pas zbulimit të kancerit te pronarja appeared first on iconstyle.al.

iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut

Apple po përgatitet të hyjë në tregun e telefonave të palosshëm dhe, sipas informacioneve të fundit, kjo hyrje nuk do të jetë aspak e lirë.

Konkretisht, iPhone i parë i palosshëm i Apple, i cili sipas informacionit të disponueshëm duhet të quhet iPhone 18 Fold, mund të kushtojë midis 2,100 dhe 2,300 dollarëve, transmeton Telegrafi.

Kjo do ta bënte atë të paktën 200 dollarë më të shtrenjtë se konkurrenti i tij i drejtpërdrejtë, Samsung Galaxy Z Fold 8, i cili, sipas çmimeve aktuale, duhet ta mbajë shumën rreth 1,899 dollarë.

Ky informacion vjen nga platforma kineze Weibo, nga një informator i njohur për informacionin e saktë të Apple, i cili gjithashtu konfirmon parashikimet e mëparshme nga analisti Tim Long.

Ai deklaroi muajin e kaluar se pajisja e palosshme e Apple do të jetë rreth 20 përqind më e shtrenjtë se Z Fold 6 aktual dhe, duke pasur parasysh se Samsung rrallë i ndryshon çmimet e modeleve të tij të palosshme midis brezave, diferenca në çmim pritet të mbetet e konsiderueshme për modelin Z Fold 8.

Edhe pse është një pajisje që do të përfaqësojë një kombinim të një iPhone dhe një iPad, gjë që mund të ketë kuptim për përdoruesit që duan gjithçka në një, çmimi i lartë dhe rreziqet e natyrshme në gjeneratën e parë të pajisjes mund të përfaqësojnë një pengesë për pranim më të gjerë.

Nga ana tjetër, nëse Apple e justifikon çmimin me cilësinë e ndërtimit, përdorimin afatgjatë dhe përvojën e përdoruesit, dhe nëse tregu njeh avantazhin e një pajisjeje që mund të zëvendësojë dy, iPhone 18 Fold mund të gjejë audiencën e tij.

Në të gjitha këto, Samsung do të përfitojë përsëri sepse është kompania koreano-jugore që furnizon Apple me panele OLED të palosshme, një komponent kyç në prodhimin e kësaj pajisjeje.

Hyrja e Apple në tregun e telefonave të palosshëm mund të përshpejtojë më tej zhvillimin e këtij segmenti, por edhe të intensifikojë konkurrencën midis dy fuqive teknologjike. /Telegrafi/

 

 

The post iPhone i palosshëm mund të jetë 200 dollarë më i shtrenjtë se Fold 8 i Samsungut appeared first on Telegrafi.

Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë

Apple ka përditësuar udhëzimet e sigurisë për përdoruesit e iPhone, duke këshilluar që pajisjet e karikuara të vendosen vetëm në sipërfaqe të forta dhe të ajrosura mirë. Arsyeja? Bateritë litium-jon gjatë karikimit ngrohen natyrisht, dhe nëse nxehtësia bllokohet, ajo mund të shkaktojë dëmtime serioze si djegie të pajisjes, zjarr apo dëme në tekstile si çarçafët.

Autoritetet e zjarrfikësve dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorit kanë dokumentuar raste të kabllove të shkrira dhe çarçafëve të djegur nga karikimi pranë shtratit. Apple kujton se telefoni është një pajisje teknologjike precize, jo një lodër e butë, ndaj duhet kujdes gjatë karikimit dhe vendosjes së tij në ambientet e gjumit.

Mbani gjithmonë telefonin tuaj në një vend të sigurt dhe të ajrosur gjatë karikimit!

The post Apple paralajmëron sërish: Mos flini me IPhone-in gjatë karikimit, ja çfarë mund tju ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

Apple prezanton iOS 26 me dizajnin revolucionar ‘Liquid Glass’ – fillimi i njĂ« epoke tĂ« re teknologjike

Apple ka hapur zyrtarisht Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC 2025), duke prezantuar një sërë risish që sinjalizojnë ndryshime të thella në mënyrën si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë e kompanisë.

NdĂ«r mĂ« tĂ« spikaturat ishin prezantimi i dizajnit tĂ« ri “Liquid Glass” dhe debutimi i platformĂ«s sĂ« avancuar tĂ« inteligjencĂ«s artificiale “Apple Intelligence”.

“Liquid Glass”: NjĂ« dizajn futurist pĂ«r tĂ« gjitha platformat

Për herë të parë që nga viti 2013, Apple ka ridizajnuar rrënjësisht sistemet e saja operative.

Dizajni i ri, i quajtur “Liquid Glass”, karakterizohet nga elementĂ« vizualĂ« tĂ« tejdukshĂ«m, efekte tĂ« rrumbullakosura dhe animacione fluide, qĂ« krijojnĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« mĂ« tĂ« butĂ« dhe intuitive.

Ky stil do të përfshijë të gjitha platformat kryesore të Apple, përfshirë iOS 26, iPadOS 26, macOS 26, watchOS 26 dhe sistemin për Vision Pro.

Apple Intelligence: Inteligjenca artificiale në zemër të përvojës

NjĂ« nga njoftimet mĂ« tĂ« mĂ«dha ishte “Apple Intelligence” – njĂ« sistem i integruar i inteligjencĂ«s artificiale (AI) qĂ« premton tĂ« ndryshojĂ« mĂ«nyrĂ«n si pĂ«rdoruesit krijojnĂ«, komunikojnĂ« dhe bashkĂ«veprojnĂ« me pajisjet e tyre.

Teknologjia përfshin përkthime në kohë reale në aplikacionet Mesazhe, FaceTime dhe Telefon, si dhe mjete inteligjente për redaktimin e tekstit dhe organizimin e përmbajtjes.

Apple deklaroi se kjo platformë AI është projektuar me theks të madh tek privatësia, duke funksionuar kryesisht në pajisje (on-device), me mundësinë e përdorimit të serverëve të Apple për detyra më komplekse, por gjithmonë në mënyrë të sigurt.

Pajisjet dhe sistemet operative me veçori të reja

iPhone 16 do të mbështesë një gamë të gjerë funksionesh të reja të mbështetura nga AI, përfshirë kërkimin vizual dhe përkthimin në kohë reale.

NdĂ«rkohĂ«, Apple Watch merr njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m me watchOS 26, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« ndĂ«rfaqe tĂ« re vizuale, njĂ« gjest tĂ« ri kontrolli me lĂ«vizjen e dorĂ«s (“wrist flick”), dhe asistentin e ri tĂ« stĂ«rvitjes “Workout Buddy”.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, macOS 26, i quajtur “Tahoe”, dhe iPadOS 26 sjellin pĂ«rmirĂ«sime tĂ« dukshme nĂ« produktivitet, shumĂ« dritare dhe personalizim, duke e bĂ«rĂ« punĂ«n nĂ« kĂ«to platforma mĂ« tĂ« lehtĂ« dhe mĂ« tĂ« fuqishme se kurrĂ« mĂ« parĂ«.

Apple zbulon aplikacionin “Games”

NĂ« njĂ« lĂ«vizje qĂ« synon t’i japĂ« njĂ« shtysĂ« tĂ« re botĂ«s sĂ« lojĂ«rave nĂ« ekosistemin Apple, kompania prezantoi aplikacionin e ri “Games”.

Ky aplikacion bashkon në një vend të gjitha përvojat e lojërave, përfshirë rezultatet, ftesat dhe përditësimet në kohë reale nga miqtë.

WWDC 2025 shënon një pikë kthese për Apple, duke e zhvendosur fokusin nga përditësimet harduerike tek inteligjenca artificiale dhe ndërfaqet intuitive.

Me “Liquid Glass” dhe “Apple Intelligence”, kompania duket se ka hedhur themelet pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« zgjuar, mĂ« tĂ« bukur dhe mĂ« personale. /Telegrafi/

The post Apple prezanton iOS 26 me dizajnin revolucionar ‘Liquid Glass’ – fillimi i njĂ« epoke tĂ« re teknologjike appeared first on Telegrafi.

Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS

Aplikacioni Snapchat, i krijuar për sistemin operativ watchOS, e ka sjellë për herë të parë këtë platformë në linjën e orëve inteligjente të Apple. Kjo risi është pritur gjatë, duke marrë parasysh se Apple Watch është prezantuar më shumë se dhjetë vjet më parë.

Aplikacioni u mundĂ«son pĂ«rdoruesve tĂ« shikojnĂ« mesazhet e reja dhe tĂ« pĂ«rgjigjen pĂ«rmes tastierĂ«s, me shkrim me gisht, diktim zanor ose duke dĂ«rguar emotikone. Deri tani, pĂ«rdoruesit e Apple Watch kanĂ« pasur mundĂ«si tĂ« shikojnĂ« njoftimet nga Snapchat nĂ«pĂ«rmjet iPhone-it, por nuk ka pasur mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur nga vetĂ« ora.

Nga kompania Snapchat bëjnë të ditur se aplikacioni do të jetë i dobishëm, për shembull, për të njoftuar një mik për kohën e mbërritjes në një restorant, apo për të dërguar një përgjigje të shpejtë gjatë një vrapimi. Një përfaqësues i kompanisë deklaroi se aplikacioni synon përdoruesit që duan të vazhdojnë bisedat edhe kur janë në lëvizje.

Gjithashtu, u njoftua se shikimi i njĂ« mesazhi nĂ« Apple Watch nuk e shĂ«non atĂ« si “tĂ« lexuar” nĂ« aplikacionin nĂ« telefon apo nĂ« ueb, pasi nĂ« orĂ« shfaqen vetĂ«m 100 karakteret e para tĂ« mesazhit. PĂ«r momentin, aplikacioni nuk lejon shikimin e fotografive apo videove, por Snapchat ka plane pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar pĂ«rvojĂ«n nĂ« vitet nĂ« vijim.

Edhe pse erdhi një dekadë pas Apple Watch-it, aplikacioni i Snapchat për watchOS ka parë sukses më të madh se shumë prej rivalëve të vet. Facebook dhe WhatsApp nuk kanë aplikacione për pajisje të veshshme, ndërsa Facebook Messenger dikur kishte një të tillë, por ajo u hoq.

Ky aplikacion i ri i Snapchat vjen pak përpara konferencës WWDC të këtij viti, ku sipas thashethemeve, Apple pritet të bëjë njoftime të mëdha, përfshirë një ridizajnim të plotë të sistemeve operative dhe prezantimin e funksioneve të reja të inteligjencës artificiale Apple Intelligence, të cilat priten të ngjallin interes të madh. /Telegrafi/

The post Snapchat më në fund ka një aplikacion për watchOS appeared first on Telegrafi.

iPhone po arrin më në fund Samsung në garën me megapikselë

Pas viteve të mbetur pas prodhuesve të Android në numrin e megapikselëve, Apple ka filluar të testojë kamerën 200MP për modelet e ardhshme të iPhone. Kjo lajm vjen nga burimi i njohur i informacionit Digital Chat Station, i cili ka publikuar në rrjetin social kinez Weibo se kompania kaliforniane po hyn përfundimisht në garën për rezolucion të lartë.

Samsung ka qenë ndër të parët që vendosi kamerën 200MP në telefonat e tij më të shtrenjtë, duke vendosur standarde të reja në industrinë e teknologjisë. Që atëherë, gjithnjë e më shumë marka përdorin këto sensorë me numër të madh megapikselësh për kamerat kryesore dhe ato të zmadhimit.

Tani duket se edhe Apple i bashkohet kësaj grupi. Sipas informacionit nga burime të besueshme, Apple po teston një sensor 200MP për kamerën kryesore. Kjo do të ishte një përmirësim serioz krahasuar me kamerat aktuale 48MP në modelet iPhone Pro. Kjo risia mund të shfaqet në disa nga modelet e ardhshme të iPhone, megjithëse nuk dihet saktësisht kur.

Një përparësi edhe më e rëndësishme është zmadhimi hibrid më cilësor. Samsung me sensorin e tij Isocell HP3 ka mundësuar zmadhim deri në 4x pa humbje të cilësisë. Apple teorikisht mund të anashkalojë kamerën 2x ose 3x në modelet më të lira të iPhone dhe përsëri të ofrojë mundësi të mira për zmadhim afatshkurtër. Alternativisht, kompania mund të përdorë kamerën 200MP në modelet Pro për të mbushur boshllëkun deri te zmadhimi 5x.

Megjithatë, kamerat me shumë megapiksel kanë edhe sfida. Këto sensorë kanë pikselë shumë të vegjël krahasuar me kamerat 108MP ose 50MP, dhe në teori marrin më pak dritë. Samsung ka zgjidhur këtë problem me teknologjinë që bashkon të dhënat e nëntë pikseleve në një, duke dhënë rezultate të mira.

Problemi më i madh i telefonave me kamera 200MP është ngadalësia në kapjen e imazhit. Këto kamera nuk kapin mirë objektet në lëvizje. Shpresojmë që Apple të zgjidhë këtë çështje nëse vendos të përdorë kamerën kryesore 200MP.

Ky lajm vjen në kohën kur kompani si vivo, HONOR dhe Xiaomi po vendosin sensorë 200MP në kamerat e tyre teleskopike. Kjo u mundëson atyre zmadhim më të mirë krahasuar me kamerat e zakonshme 12MP ose 50MP, pikërisht falë numrit të madh të megapikselëve. /Telegrafi/

The post iPhone po arrin më në fund Samsung në garën me megapikselë appeared first on Telegrafi.

OpenAI blenë kompaninë e njeriut që e bëri të famshëm dizajnin e iPhone

Me sa duket, OpenAI ka vendosur të eksperimentojë dhe të hyjë në fushën e harduerëve.

OpenAI po blen startup-in “io”, tĂ« themeluar nga Jony Ive, pĂ«r 6.5 miliardĂ« dollarĂ«, shkruan The New York Times.

Kompania e konfirmoi lajmin në një postim në faqen e saj të internetit, me një foto shoqëruese të dy biznesmenëve.

Pretendohet se fotografia është reale dhe jo e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e marrëveshjes, Ive dhe studioja e tij e dizajnit LoveForm do të vazhdojnë të operojnë në mënyrë të pavarur nga OpenAI.

MegjithatĂ«, Scott Cannon, Evans Hankey dhe Tang Tan, tĂ« cilĂ«t bashkĂ«themeluan “io” me Ivo-n, po bĂ«hen punonjĂ«s tĂ« OpenAI, sĂ« bashku me rreth 50 inxhinierĂ«, dizajnerĂ« dhe studiues tĂ« tjerĂ«.

Në bashkëpunim me ekipet ekzistuese të OpenAI, ata do të punojnë në harduer që u lejon njerëzve të bashkëveprojnë me teknologjitë OpenAI.

OpenAI nuk zbuloi nëse blerja do të paguhet me para në dorë apo me aksione.

Sipas Wall Street Journal, ky është një transaksion i plotë aksionesh, duke pasur parasysh që OpenAI ende nuk po nxjerr fitim nga operacionet e saj.

Kur Altman u pyet se si do ta financonte këtë blerje, ai i tha The Times se media ishte më e shqetësuar për financimin dhe të ardhurat e OpenAI sesa për vetë kompaninë.

“Do tĂ« jemi mirĂ«. Faleminderit pĂ«r shqetĂ«simin tuaj”, theksoi Altman.

Marrëveshja është ende në pritje të miratimit nga autoritetet rregullatore.

Në një intervistë me The Times, CEO i OpenAI, Sam Altman, dhe Jony Ive, i njohur më së miri për dizajnin e tij të iPhone, thanë se qëllimi i partneritetit është të krijojnë produkte të jashtëzakonshme që e ngrenë lart njerëzimin.

“Ekipi i io, i pĂ«rqendruar nĂ« zhvillimin e produkteve qĂ« frymĂ«zojnĂ«, fuqizojnĂ« dhe mundĂ«sojnĂ«, tani do tĂ« bashkohet me OpenAI pĂ«r tĂ« punuar mĂ« ngushtĂ« me ekipet e kĂ«rkimit, inxhinierisĂ« dhe prodhimit nĂ« San Francisko”, tha OpenAI nĂ« faqen e saj tĂ« internetit nĂ« lidhje me blerjen.

“NdĂ«rsa io integrohet me OpenAI, Johnny dhe LoveForm do tĂ« marrin role tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« dizajn dhe krijimtari brenda OpenAI dhe io”, thotĂ« Altman.

Sipas raportimeve, OpenAI tashmë kishte 23% të aksioneve në io bazuar në një marrëveshje që dy kompanitë arritën në fund të vitit 2024. Tani OpenAI po paguan rreth pesë miliardë dollarë për të marrë kontrollin e plotë të startup-it.

Nëse kjo do të thotë që pajisjet fizike OpenAI së shpejti do të na presin dhe në çfarë forme do të jenë të disponueshme, mbetet e paqartë për momentin.

PĂ«rshkrimi i videos nĂ« YouTube tĂ« treguar mĂ« poshtĂ« thotĂ«: “Po ndĂ«rtojmĂ« njĂ« familje produktesh tĂ« inteligjencĂ«s artificiale pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€. /Telegrafi/

 

The post OpenAI blenë kompaninë e njeriut që e bëri të famshëm dizajnin e iPhone appeared first on Telegrafi.

Syzet e para inteligjente të Apple mund të debutojnë vitin e ardhshëm

Apple po planifikon të debutojë syzet e para inteligjente vitin e ardhshëm, sipas një raporti nga Bloomberg.

Syzet e ardhshme thuhet se do tĂ« vijnĂ« me kamera, mikrofona dhe altoparlantĂ«, “duke i lejuar ata tĂ« analizojnĂ« botĂ«n e jashtme dhe tĂ« marrin kĂ«rkesat pĂ«rmes asistentit zanor Siri”, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

Syzet do të jenë gjithashtu të afta të marrin telefonata, të kontrollojnë muzikën, të kryejnë përkthime të drejtpërdrejta dhe të ofrojnë udhëzime.

Sipas Bloomberg, syzet do të jenë të ngjashme me ato të Ray-Ban.

Ndryshe, kompania mund të ketë hequr dorë nga planet për të krijuar një orë inteligjente me kamera dhe veçori të AI. /Telegrafi/

The post Syzet e para inteligjente të Apple mund të debutojnë vitin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

ÇfarĂ« baterie do tĂ« ketĂ« iPhone 17 Air?

Janë shfaqur informacione të reja që zbulojnë disa detaje rreth baterisë së telefonit iPhone 17 Air.

Informacionet, të cilat vijnë nga zinxhiri i furnizimit të Apple, konfirmojnë se iPhone 17 Air që po vjen do të ketë një trashësi prej 5.5 milimetra, si dhe kapacitetin e baterisë që do të furnizojë telefonin.

Sipas thashethemeve, Air do të ketë një bateri me kapacitet vetëm 2,800 mAh, që është shumë më pak se 3,900 mAh e Samsung Galaxy S25 Edge me madhësi dhe trashësi të ngjashme.

Megjithatë, përmendet se Apple mund të përdorë teknologjinë e dendësisë së përmirësuar të baterisë, e cila mund të rrisë kapacitetin e baterisë për 15 deri në 20 për qind. Për më tepër, informacionet e rrjedhura sugjerojnë se pesha e telefonit do të jetë 145 gramë.

Disa teori konspirative sugjerojnĂ« se Apple “kursen” nĂ« kapacitetin e baterisĂ« pĂ«r tĂ« shitur mĂ« shumĂ« karikues dhe mbĂ«shtjellĂ«se karikimi.

Raporte të tjera përmendin se kompania nga Cupertino po punon në një funksion kursimi të baterisë bazuar në inteligjencën artificiale, i cili mund të kompensojë kapacitetin dhe të sigurojë fuqinë e duhur të baterisë. /Telegrafi/

The post ÇfarĂ« baterie do tĂ« ketĂ« iPhone 17 Air? appeared first on Telegrafi.

UASHINGTON – Trump kĂ«rcĂ«non “Apple” me tarifa prej 25% pĂ«r iPhone-t e prodhuar jashtĂ« SHBA-sĂ«

UASHINGTON, 23 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump ka paralajmĂ«ruar “Apple” se do tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« importi prej 25% pĂ«r iPhone-t e prodhuar jashtĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

“E kam informuar prej kohĂ«sh drejtorin ekzekutiv, Tim Cook tĂ« “Apple” se iPhone-Ă«t qĂ« do tĂ« shiten nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« duhet tĂ« prodhohen nĂ« SHBA, dhe jo nĂ« Indi, apo diku tjetĂ«r”, shkroi sot Trump nĂ« platformĂ«n “Truth Social”.

“NĂ«se nuk Ă«shtĂ« kĂ«shtu, njĂ« tarifĂ« prej tĂ« paktĂ«n 25% do tĂ« duhet t’i paguhet SHBA-sĂ« nga “Apple”, shtoi ai.

Trump ka kĂ«rkuar prej kohĂ«sh qĂ« “Apple” tĂ« prodhojĂ« iPhone-t, nĂ« SHBA.

EkspertĂ«t argumentojnĂ« se kjo do tĂ« kĂ«rkonte investime tĂ« mĂ«dha dhe do t’i bĂ«nte telefonat inteligjentĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«.

NĂ«n udhĂ«heqjen e Cook, “Apple” ka ndĂ«rtuar zinxhirĂ« furnizimi nĂ« Azi gjatĂ« dekadave tĂ« fundit me fabrika tĂ« mĂ«dha, kryesisht nĂ« KinĂ«.

Në vitet e fundit, kompania ka rritur gjithashtu prodhimin në Indi dhe Vietnam, pjesërisht në përgjigje të bllokimeve të furnizimit pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi në Kinë. //a.i/

The post UASHINGTON – Trump kĂ«rcĂ«non “Apple” me tarifa prej 25% pĂ«r iPhone-t e prodhuar jashtĂ« SHBA-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për të gjithë përdoruesit e iPhone: Fikni menjëherë këtë funksion!

Hakerat mund të marrin kontrollin e iPhone-it, Mac-ut tuaj, madje edhe makinës përmes Apple AirPlay, duke përdorur një grup të rrezikshëm dobësish të quajtura AirBorne.

Ekipi i kompanisë Oligo Security ka zbuluar 23 dobësi në AirPlay, që lejon përdoruesit të transmetojnë audio, video dhe foto nga pajisjet Apple në pajisje të tjera inteligjente.

Pas zbulimit tĂ« kĂ«tyre dobĂ«sive, studiuesit teknologjikĂ« identifikuan 17 mĂ«nyra tĂ« ndryshme qĂ« hakerat mund t’i shfrytĂ«zojnĂ« pĂ«r sulme nĂ« distancĂ« ndaj miliarda pajisjeve qĂ« pĂ«rdorin kĂ«tĂ« teknologji transmetimi pa tel.

Çdo mĂ«nyrĂ« e mashtrimit kĂ«rkon pĂ«rditĂ«sime tĂ« posaçme softuerike pĂ«r tĂ« mbrojtur pajisjet nga kĂ«rcĂ«nime si marrja nĂ« distancĂ«, vjedhja e tĂ« dhĂ«nave ose pĂ«rhapja e malware-t pĂ«rmes rrjeteve.

DobĂ«sia AirBorne lejon sulme “zero-click”, ku hakerat mund tĂ« dĂ«mtojnĂ« pajisjet pa ndonjĂ« veprim nga ana e pĂ«rdoruesit, si problemi nĂ« macOS qĂ« fshehurazi zĂ«vendĂ«son aplikacionin Apple Music me kod keqdashĂ«s.

Apple mĂ« 31 mars pĂ«rditĂ«soi pajisjet me ‘patch-e’ sigurie, pĂ«rfshirĂ« iOS 18.4, macOS Sequoia 15.4 dhe tvOS 18.4.

Megjithatë, dhjetëra miliona pajisje AirPlay të prodhuara nga palë të treta mund të mbeten të pambrojtura nëse nuk marrin përditësime në kohë nga prodhuesit.

PĂ«r tĂ« qĂ«ndruar tĂ« sigurt, çaktivizoni marrĂ«sit AirPlay nĂ« cilĂ«simet e pajisjes dhe kufizoni qasjen nĂ« “Current User”. Instalimi i softuerit tĂ« sigurisĂ« nĂ« pajisjet Apple ul edhe mĂ« shumĂ« rreziqet nga transmetimi i vazhdueshĂ«m nĂ« sfond tĂ« AirPlay-t.

Me 1.8 miliard iPhone dhe 500 milion pajisje të tjera kompatibile me AirPlay aktive në të gjithë botën, kërcënimi nga AirBorne është i madh, përforcuar nga aftësia e tij për të lidhur sulmet zinxhir përmes rrjeteve.

PĂ«r tĂ« çaktivizuar AirPlay nĂ« iPhone tuaj, hapni “Settings” (CilĂ«simet), shkoni te seksioni “General” dhe pastaj “AirPlay & Continuity”.

NĂ« krye tĂ« menusĂ« do tĂ« shihni kartelĂ«n “Automatically AirPlay”. Shtypeni dhe zgjidhni opsionin “Never” pĂ«r tĂ« fikur kĂ«tĂ« funksion. /Telegrafi/

The post Për të gjithë përdoruesit e iPhone: Fikni menjëherë këtë funksion! appeared first on Telegrafi.

Apple do të lansojë veçori të reja aksesueshmërie për përdoruesit me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara

Apple ka njoftuar një sërë funksionesh të reja që do të jenë pjesë e përditësimit të ardhshëm të iOS, duke synuar mbështetjen e përdoruesve me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara.

Të shpallura në prag të Ditës Globale të Ndërgjegjësimit për Aksesueshmëri më 15 maj, këto risi përfshijnë përmirësime në përdorimin e brajlit dhe jo vetëm, përcjell Telegrafi.

Kompania prezantoi gjithashtu “etiketat e aksesueshmĂ«risĂ«â€ pĂ«r aplikacionet nĂ« App Store, duke u kĂ«rkuar zhvilluesve tĂ« tregojnĂ« funksionet qĂ« i bĂ«jnĂ« aplikacionet mĂ« tĂ« aksesueshme pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Apple theksoi se të gjitha këto veçori janë të integruara në pajisje pa ndonjë kosto shtesë.

“Ne po demokratizojmĂ« aksesueshmĂ«rinĂ«â€, tha Sarah Herrlinger, drejtoreshĂ« e lartĂ« pĂ«r politikat globale tĂ« aksesueshmĂ«risĂ« nĂ« Apple, “duke siguruar qĂ« kĂ«to mjete tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r tĂ« gjithĂ« qĂ« nĂ« momentin qĂ« hapin pajisjen”.

EkspertĂ«t thonĂ« se kĂ«to pĂ«rditĂ«sime — veçanĂ«risht mbĂ«shtetja e pĂ«rmirĂ«suar pĂ«r brajlin — mund tĂ« jenĂ« thelbĂ«sore pĂ«r studentĂ«t dhe pĂ«rdoruesit me aftĂ«si tĂ« kufizuara. /Telegrafi/

The post Apple do të lansojë veçori të reja aksesueshmërie për përdoruesit me vështirësi në shikim, dëgjim dhe aftësi të tjera të kufizuara appeared first on Telegrafi.

Apple drejt prezantimit të një iPhone të përsosur

Historia e Apple është e gjatë me shumë ulje-ngritje.

Por ajo ka prodhuar një prej telefonave më të njohur në botë sot.

Steve Jobs prezantoi telefonin e parë iPhone 18 vjet më parë.

NĂ« dy vjet nga tani – pĂ«r 20 vjetorin e iPhone – Apple po pĂ«rpiqet maksimalisht t’u japĂ« klientĂ«ve tĂ« saj besnikĂ« njĂ« telefon me tĂ« vĂ«rtetĂ« qĂ« ia vlen edhe mĂ« shumĂ«.

Ky telefon, ose iPhone 20 ose një emër i ri tërësisht, ka potencialin të jetë iPhone më i përsosur i krijuar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mark Gurman i Bloomberg raportoi së fundmi se kompania po punonte për një model të ri të guximshëm iPhone për vitin 2027.

Vizioni origjinal i Steve Jobs më në fund mund të bëhet realitet dy vjet nga tani me një iPhone pa port që eliminon gjithashtu kornizat e ekranit.

iPhone 20 – nĂ«se do tĂ« quhet ashtu – do tĂ« sjellĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re pĂ«r telefonat inteligjentĂ«.

Ai do të karikohet vetëm me valë, do të mbështesë vetëm pajisje audio Bluetooth dhe do të shfaqë një ekran të përsosur.

Madje ka zëra se Apple ka miratuar bateri më të mira për këtë telefon.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshoj në dy vjet dhe ndoshta Apple do të ketë plane të tjera. /Telegrafi/

The post Apple drejt prezantimit të një iPhone të përsosur appeared first on Telegrafi.

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Përditësimi i iOS 19 i Apple mund të përfshijë një veçori të fuqizuar me AI të krijuar për të kursyer baterinë, sipas një raporti nga Bloomberg.

Mjeti i menaxhimit të baterisë thuhet se do të optimizojë konsumin e energjisë së iPhone tuaj bazuar në mënyrën se si e përdorni pajisjen, shkruajnë mediat e huaja.

BĂ«het e ditur se funksioni i ri do tĂ« pĂ«rdorĂ« “tĂ« dhĂ«nat e baterisĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar tendencat dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« parashikime se kur duhet tĂ« ulĂ« fuqinĂ« e pĂ«rdorimit tĂ« aplikacioneve ose veçorive tĂ« caktuara”.

iOS 19 gjithashtu thuhet se do të përfshijë një tregues në ekran që tregon se sa kohë do të duhet për të ngarkuar plotësisht telefonin tuaj.

Siç raportohet, Apple është kryesisht duke lansuar mjetin me Al për menaxhimin e baterisë për iPhone 17 të ardhshëm, i cili përflitet të jetë telefoni më i hollë i kompanisë deri më tani.

Dizajni i tij i hollë do të thotë se do të ketë një bateri më të vogël, duke e bërë ruajtjen e baterisë më të rëndësishme.

Mjeti i baterisĂ« me AI do tĂ« jetĂ« i disponueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« iPhone me iOS 19 – jo vetĂ«m pĂ«r iPhone 17. /Telegrafi/

The post Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë appeared first on Telegrafi.

❌