Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alarm në Parkun e Syrit të Kaltër, nënprefekti Kiço: Po presim avionët Canadair, nga terreni e vështirë! Era në disfavor

Alarmante është situata në Parkun Natyror të ”Syrit të Kaltër”. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Vizitorët janë evakuar të gjithë, teksa një helikopter ndërhyn nga ajri, por disfavor mbetet depërtimi nga terreni për shkak të dendësisë së bimësisë. Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço, i gjendur në aksion, tha se nuk mbante mend një situatë të…

Source

VIDEO/ Zv.kryeministrja Balluku në kantierin e aksit rrugor Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e mureve mbajtës si dhe ndërtimi i shtresave. Ndërkohë që ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së…

Source

Trump do të dëbojë njerëzit e pastrehë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në…

Source

Gazetarët në protestë për News 24, Ministria e Ekonomisë: Nuk ka paguar qira që prej 2017

Pas protestës së zhvilluar sot në mesditë para godinës së News 24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ka ardhur një reagim nga Ministria e Ekonomisë. Në njoftimin e shpërndarë, bëhet me dije se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë.

Source

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

Source

Jo Republikës së Prokurorëve!

Nga Fatos Çoçoli Togfjalëshi “Republika e Prokurorëve” përdoret kudo në botë, sidomos në vendet që synojnë të vendosin sundimin e shtetit ligjor, për të përshkruar një situatë ku pushteti dhe ndikimi i organit të akuzës rritet në atë masë, sa të krijojë një disproporcion me balancën tradicionale të pushteteve në një shtet të së drejtës. Rreziku që shoqëria të bjerë nën një republikë…

Source

Ma*akra ndaj kuajve, pronari kërkon drejtësi dhe apelon për ndihmë

Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë për mungesën e reagimit të institucioneve ligjzbatuese në lidhje me rastin e paprecedentë të denoncuar prej tij. “Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Në 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu…

Source

Berisha vijon akuzat për çështjen McGonigal: Dumani është bërë mburojë e Ramës

Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje. “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës…

Source

Izraeli do pushtojë Gazën? Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare. Sipas informacioneve të siguruara nga disa burimet, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

Source

Takim i fshehtë, Dodik takohet me Richard Grenell. Pjesë edhe një kongresiste republikane nga SHBA

Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA. Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të…

Source

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se 6 prej vatrave janë shuar, ndërsa 7 prej tyre janë ende aktive. Qarku Vlorë Në fshatin Navaricë zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren…

Source

Personazhi i Tiktok, Genard Hajdini rrëfen dhunën: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

Genard Hajdini, një personazh i njohur në rrjetet sociale, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit u dhunua bashku me babanë e tij në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në një intervistë për Top Channel pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, dhe më pas u dhunua edhe ai.

Source

Aksident në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë u shënua në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të…

Source

Jennifer Lopez i refuzohet hyrja në dyqanin Channel në Stamboll

Jennifer Lopez dhe refuzimi që iu bë në një dyqan Chanel në Turqi, është bërë kohët e fundit një temë e nxehtë në internet. Një roje sigurie nuk e njohu këngëtaren dhe për këtë arsye nuk e lejoi të hynte në dyqan. Me sa duket, J.Lo kishte dalë për pazar një ditë para koncertit të saj në Parkun e Festivalit Yenikapı. ”Në rregull, s’ka problem”, thuhet se u përgjigj me qetësi 56-vjeçarja e cila…

Source

Kryebashkiaku Dredha: Forcat zjarrfikëse janë në punë për shuarjen e zjarrit në Tragjas

Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha…

Source

Finiq, avionë nga Suedia dhe Kroacia ndihmojnë në shuarjen e zjarreve

Në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin e situatës së zjarreve dy avionë “Air Tractor Fire Boss” të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion “Canadair” i Forcës Ajrore kroate. Mjetet ajrore operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe janë vënë në dispozicion për të mbështetur nga ajri operacionet e shuarjes së zjarreve në Mallakastër dhe Finiq. Ekuipazhet ndërkombëtare asistojnë në…

Source

Samiti mes Trump dhe Putin, Shtëpia e Bardhë: Ndodh në fund të javës së ardhshme

Një samit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Vendi nuk është përcaktuar ende, me opsione të mundshme që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Diskutimet mbi datën dhe vendndodhjen janë duke vazhduar dhe koha dhe detajet mbeten…

Source

Kosova pa Kuvend, BE thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin…

Source

❌