❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha e Stefan Çapaliku fitojnĂ« titullin akademik

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Akademia e Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ« mblodhi asamblenĂ« e saj nĂ«n drejtimin e kryetarit SkĂ«nder Gjinushi, me praninĂ« e kryesisĂ« dhe tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« AsamblesĂ«.

Mbledhja kishte për qëllim zhvillimin e votimit për avancimin në titull të tre akademikëve të asociuar, votimin për një akademik në fushën e historisë, pranimin si anëtar nderi të një personaliteti të shquar në fushën e shkencës dhe zgjedhjen e një anëtari të ri të jashtëm të Akademisë.

Asambleja përmes një votimi ceremonial zgjodhi prof. Melisa Perry si anëtare nderi e Akademisë së Shkencave.

Në motivacionin e lexuar nga  Gjinushi u nënvizua profili i saj si një nga figurat më të shquara në shkencën e shëndetit publik në nivel global, me kontribute të rëndësishme në epidemiologji, toksikologji mjedisore dhe ndikimeve të ndotjes në shëndetin publik. Me angazhime të vazhdueshme në shkencën shqiptare, ajo ka qenë nismëtare e konferencës së parë mbi infodeminë dhe organizatore kryesore e Konferencës Ndërkombëtare për Shëndetin Publik dhe Mjedisin në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

Prof. dr. David Kalaj një personalitet i shquar në shkencën e matematikës u zgjodh anëtar i jashtëm i ASHSH-së. Ai është autor dhe bashkautor i 125 artikujve shkencorë, prej të cilëve 120 janë botuar në revista të indeksuara, si: Mathematische Annalen, Advances in Mathematics dhe Transactions of the AMS. Sipas Google Scholar-it, puna e tij është cituar rreth 1800 herë.

Ai ka bashkëpunuar me matematikanë të njohur ndërkombëtarë dhe ka marrë pjesë në mbi 40 konferenca shkencore. Prof. Kalaj ka përkthyer mbi 10 tekste shkollore nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe.

Asambleja vlerĂ«soi punĂ«n dhe rezultatet nĂ« kĂ«rkimin shkencor tĂ« tre akademikĂ«ve tĂ« asociuar, Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha, Stefan Çapaliku, qĂ« pas votimit morĂ«n titullin akademik.

Në fushën e historisë Asambleja zgjodhi prof. dr. Hamit Kabën si anëtar të ri të saj.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha e Stefan Çapaliku fitojnĂ« titullin akademik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qyteti i gurtĂ« i GjirokastrĂ«s mbushi 20 vjet nga shpallja pasuri botĂ«rore e UNESCO-s, teksa mbetet njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« vizituarit nga turistĂ«t vendas e tĂ« huaj.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër organizoi sot, me këtë rast, një sërë aktivitetesh në kalanë e qytetit.

Pjesë e festimeve ishte çelja e një ekspozite fotografike, si dhe një koncert me këngë polifonike dhe valle tradicionale.

Turistë të shumtë që vizitonin kalanë iu bashkuan grupit të këngëve dhe valleve, pasi kishin dëshirë ti njihnin më shumë ato.

I konsideruar si një qytet që përbën dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt XIV-XV, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shekullin e XIII, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa Pazari, i vendosur në qendër të qytetit, ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme me rrugica të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.

/k.s//r.e//a.f/

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, ekspozitë dhe koncert në kala appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ NĂ« qytetin e Korçës u çel sot edicioni i ri i Korça ICT Academy & Code for Albania 2025.

100 nxënës nga e gjithë Shqipëria u përzgjodhën për pasionin dhe kuriozitetin e tyre në teknologji dhe inovacion dhe nisën kështu një udhëtim dyjavor. Përkrah tyre janë instruktorë nga Stanford University dhe nga qendra të njohura teknologjike në SHBA e Kanada, që sjellin eksperiencë, dije dhe një frymë ndërkombëtare.

Të rinjtë do të kryejnë më shumë se 80 orë trajnimi praktik, projekte reale, mentorim të dedikuar dhe punë në grup, në një program që nuk mëson vetëm kodim, por ndërton mënyrën si të rinjtë mendojnë, krijojnë dhe bashkëpunojnë.

Kryetari i BashkisĂ« Korçë, Sotiraq Filo e cilĂ«soi kĂ«tĂ« aktivitet shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa njĂ« shkollĂ« verore. “ËshtĂ« njĂ« investim pĂ«r tĂ« ardhmen, pĂ«r njĂ« brez tĂ« ri tĂ« aftĂ«, krijues dhe tĂ« pĂ«rgatitur, qĂ« do tĂ« udhĂ«heqĂ« ndryshimin teknologjik tĂ« vendit”, u shpreh Filo. /j.p/

The post 100 të rinj trajnohen për teknologji e inovacion nga instruktorë të Stanford University appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Tyrbja e Dervish LuzhĂ«s nĂ« fshatin LuzhĂ« nĂ« TropojĂ«, Ă«shtĂ« Monument Kulture, Kategoria I.

Në ditën e tij të lindjes, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje veprën bamirëse të Rexhep Balës i njohur si Dervish Luzha.

Sot, me dhjetëra kureshtarë dhe besimtarë vizitojnë këtë vend të mirë, për të rimarrë besimin e humbur duke e shndërruar vendin ku mbylli sytë dervishi i njohur nga më të vizituarit në të gjithë krahinën e Tropojës.

Çdo vit, jo vetĂ«m banorĂ« tĂ« TropojĂ«s por edhe emigrantĂ« qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, kthehen nĂ« pelegrinazh tek ky vend, duke besuar nĂ« ndihmĂ«n e mbinatyrshme.

Dervish Luzha lindi në Luzhë 115 vite më parë, ndërsa u bë i njohur për aftësitë në shërimin e sëmundjeve apo largimin e shqetësimeve, duke u parë nga i gjithë komuniteti si shenjti i veriut.

Ai nuk jetoi kurrë në shtëpinë e tij, sepse atij i hapnin derën çdo shtëpi e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, madje kishte përcaktuar vetë vendin ku do të varrosej, aty ku sot ngrihet tyrbja. Sipas ritualit, në vendin e mirë nuk mund të futesh kur ke pirë alkool apo i pa ngrënë. /j.p/

1 nga 3

The post Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Armiku i jashtĂ«m”, ekspozitĂ« me karikaturat e revistĂ«s “Hosteni” nĂ« COD

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qendra pĂ«r Hapje dhe Dialog (COD), nĂ« bashkĂ«punim me BibliotekĂ«n KombĂ«tare, hapĂ«n mbrĂ«mĂ« ekspozitĂ«n “Armiku i jashtĂ«m” me kurator Bashkim Shehun.

NĂ« kĂ«tĂ« ekspozitĂ« janĂ« paraqitur pĂ«rfytyrimet se si mund tĂ« ishte “armiku i jashtĂ«m” nĂ«pĂ«rmjet karikaturave tĂ« revistĂ«s politiko-humoristike “Hosteni” pĂ«rgjatĂ« viteve tĂ« diktaturĂ«s 1945-1990.

Ekspozita është një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe duke u shndërruar menjëherë në vende armike në një proces që solli vetizolimin total të vendit.

NĂ« ceremoninĂ« e inaugurimit tĂ« ekspozitĂ«s nĂ« COD, krahas kuratorit Bashkim Shehu, ndanĂ« reflektime dhe kujtime pĂ«r rolin e “Hostenit” nĂ« jetĂ«n publike tĂ« kohĂ«s edhe Zhani Ciko dhe PĂ«rparim Kalo, duke sjellĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« gjallĂ« tĂ« kontekstit historik dhe kulturor tĂ« atyre viteve.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për publikun deri më datën 23 gusht. /j.p/

The post “Armiku i jashtĂ«m”, ekspozitĂ« me karikaturat e revistĂ«s “Hosteni” nĂ« COD appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ ArtistĂ«t e Teatrit KombĂ«tar tĂ« Operas e Baletit nuk e kanĂ« ndalur aktivitetin edhe gjatĂ« sezonit veror.

VetĂ«m gjatĂ« kĂ«saj jave, ata do tĂ« udhĂ«tojnĂ« nga Tirana nĂ« GjirokastĂ«r e mĂ« pas nĂ« Ulqin, pĂ«r tĂ« ndarĂ« me publikun brenda dhe jashtĂ« kufijve, shpirtin e artit shqiptar. Sot nĂ« KalanĂ« e GjirokastrĂ«s, do tĂ« interpretohet “Cantata”, me herĂ«t e vĂ«nĂ« nĂ« skenĂ«n e TKOB nga koreografi Mauro Bigonzetti. Baleti modern do tĂ« shoqĂ«rohet nga tingujt e grupit “Assurd”.

Pas premierĂ«s sĂ« sukseshme nĂ« TKOBAP, “Cantata” udhĂ«ton drejt GjirokastrĂ«s ku pritet tĂ« ndezĂ« KalanĂ« e ArgjirosĂ« me ritmin, pasionin dhe shpirtin e ItalisĂ« sĂ« Jugut. NĂ« freskinĂ« magjike tĂ« njĂ« nate vere, muzika autentike e grupit “Assurd” dhe koreografia e zjarrtĂ« e Mauro Bigonzetti-t do tĂ« krijojnĂ« njĂ« atmosferĂ« qĂ« shpĂ«rthen plot energji, pikĂ«risht nĂ« ditĂ«n e 20-vjetorit tĂ« shpalljes sĂ« GjirokastrĂ«s si pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s.

NdĂ«rsa “Gloria” e Vivaldit, do tĂ« interpretohet pĂ«rgjatĂ« dy ditĂ«ve nĂ« dy lokacione tĂ« ndryshme, nesĂ«r (16 korrik) nĂ« Kryeministri dhe nĂ« 17 korrik nĂ« KishĂ«n Katolike “Zemra e Krishtit”.

ArtistĂ«t e Ansamblit Popullor do tĂ« performojnĂ« nĂ« Muzeun Vendor, nĂ« KalanĂ« e Ulqinit me shfaqjen “Folk on Tour”, ditĂ«n e enjte (17 korrik). /j.p/

 

1 nga 5

The post Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çerçiz Topulli, prijĂ«s i shquar i LĂ«vizjes KombĂ«tare Shqiptare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Sot bĂ«hen 110 vjet prej ndarjes nga jeta tĂ« atdhetarit e luftĂ«tarit Çerçiz Topulli (1880-1915).

Ai ishte atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave për çlirimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit.

Çerçiz Topulli lindi nĂ« GjirokastĂ«r, nĂ« vitin 1880. Rol tĂ« madh nĂ« formimin e tij luajti vĂ«llai i tij mĂ« i madh, Bajo Topulli. NĂ« thirrjen “Nga malet e ShqipĂ«risĂ«â€, drejtuar bashkatdhetarĂ«ve tĂ« tij, botuar nĂ« janar 1907 nĂ« gazetĂ«n “Shpresa e ShqipĂ«risĂ«â€, Çerçiz Topulli kĂ«rkonte qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« shkĂ«putej nga Perandoria Osmane dhe tĂ« bĂ«hej e pavarur. NĂ« prill 1907 komandoi çetĂ«n e armatosur qĂ« vepronte nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Jugut, e sidomos nĂ« krahinat e GjirokastrĂ«s dhe tĂ« Korçës. Me vendim tĂ« Komitetit tĂ« GjirokastrĂ«s, anĂ«tarĂ« tĂ« çetĂ«s sĂ« tij, nĂ« fillim tĂ« marsit 1908, vranĂ« nĂ« GjirokastĂ«r komandantin turk tĂ« xhandarmĂ«risĂ«. Çerçiz Topulli drejtoi LuftĂ«n e MashkullorĂ«s mĂ« 18 mars 1908, si dhe punoi pĂ«r formimin e klubeve shqiptare dhe pĂ«r çeljen e shkollave shqipe nĂ« viset e ndryshme tĂ« vendit. Pas shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« mĂ« 28 nĂ«ntor 1912, u vu nĂ« shĂ«rbim tĂ« qeverisĂ« sĂ« Ismail Qemalit dhe luftoi pĂ«r mbrojtjen e tĂ«rĂ«sisĂ« territoriale tĂ« atdheut, pĂ«r sprapsjen e grekĂ«ve nga tokat e pushtuara nĂ« Jug (pas konferencĂ«s sĂ« LondrĂ«s), por edhe kundĂ«r rebelimit tĂ« Haxhi Qamilit nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Mesme.

NĂ« shtator tĂ« vitit 1914 Çerçiz Topulli, bashkĂ« me Muço Qullin, ndodheshin nĂ« ShkodĂ«r, ku mendohet se kishin shkuar pĂ«r t’iu bashkuar mbrojtĂ«sve tĂ« trojeve shqiptare nga pushtimi serbo-malazez. U vra mĂ« 15 korrik 1915 nĂ« FushĂ«n e Shtoit, nĂ« ShkodĂ«r, nga forcat e pushtuesve malazeze. MĂ« 1937, eshtrat e Çerçiz Topullit u sollĂ«n nĂ« GjirokastĂ«r.

e.r/j.p/

The post Çerçiz Topulli, prijĂ«s i shquar i LĂ«vizjes KombĂ«tare Shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Gjirokastra mbush 20 vjet pasuri botĂ«rore e UNESCO-s, ndĂ«rsa qĂ«ndron mes destinacioneve kulturore e historike qĂ« turistĂ«t preferojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga Gjirokastra në këtë përvjetor.

“Gjirokastra kremton 20-vjetorin si pasuri botĂ«rore nĂ« UNESCO dhe pĂ«rjetĂ«sisht pasuri e shpirtit”, u shpreh Rama nĂ« rrjetet sociale.

Deri në fund të qershorit këtë vit, Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Gjirokastra apo qyteti i gurtë) u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Gjirokastra është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

The post Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Aftësive të Rinisë

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ 15 korriku njihet nga OKB si Dita BotĂ«rore e AftĂ«sive tĂ« RinisĂ« (WYSD).

Tema e këtij viti fokusohet në fuqizimin e të rinjve përmes AI dhe aftësive dixhitale.

“NdĂ«rsa AI riformĂ«son botĂ«n tonĂ«, tĂ« rinjtĂ« duhet tĂ« shihen jo vetĂ«m si nxĂ«nĂ«s – por si bashkĂ«-krijues tĂ« njĂ« tĂ« ardhmeje dixhitale mĂ« tĂ« drejtĂ«â€, u shpreh Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-se, Antonio Guterres.

Në vitin 2014, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 15 korrikun si Ditën Botërore të Aftësive të Rinisë, për të festuar rëndësinë strategjike të pajisjes së të rinjve me aftësi për punësim, punë të denjë dhe sipërmarrje.

NdĂ«rsa Revolucioni i KatĂ«rt Industrial riformĂ«son ekonomitĂ« pĂ«rmes InteligjencĂ«s Artificiale (AI), Arsimi dhe Trajnimi Teknik dhe Profesional duhet tĂ« evoluojĂ« pĂ«r t’i pajisur tĂ« rinjtĂ« me aftĂ«si tĂ« gatshme pĂ«r tĂ« ardhmen. Inteligjenca artificiale po transformon mĂ«nyrĂ«n se si jetojmĂ«, mĂ«sojmĂ« dhe punojmĂ« – por gjithashtu paraqet rreziqe serioze nĂ«se nuk zbatohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ«.

NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« AftĂ«sive tĂ« RinisĂ«, Kombet e Bashkuara ftojnĂ« tĂ« bashkohemi pĂ«r tĂ« njohur fuqinĂ« e tĂ« rinjve si nxitĂ«s tĂ« ndryshimit dhe tĂ« angazhohemi pĂ«r t’i pajisur ata me AI dhe aftĂ«si dixhitale pĂ«r tĂ« trajtuar sfidat e sotme dhe pĂ«r tĂ« formuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« paqĂ«sore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« qĂ«ndrueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB, rreth 450 milionë të rinj (7 nga 10) janë të paangazhuar ekonomikisht, për shkak të mungesës së aftësive adekuate për të pasur sukses në tregun e punës.

86% e studentëve nuk ndihen të përgatitur në mënyrë adekuate për një vend pune të mundësuar nga AI.

Në vitin 2022, mbi 40% e të rinjve nuk ishin në punësim, arsim apo trajnim (NEET). Ndërsa 40.3% e të rinjve ishin parashikuar të punësoheshin, vetëm 27.4% e të rejave kishin akses në mundësi punësimi.

90% e vajzave adoleshente dhe grave tĂ« reja nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta janĂ« “jashtĂ« loje”. Edhe nĂ« vendet mĂ« tĂ« pasura tĂ« botĂ«s, vetĂ«m 1 nĂ« 10 15-vjeçarĂ« pĂ«rdorin pajisje dixhitale pĂ«r tĂ« mĂ«suar mĂ« shumĂ« se njĂ« orĂ« nĂ« javĂ«.

Në nivel global, vetëm 16% e vendeve kanë miratuar ligje që adresojnë bullizmin kibernetik në arsim, me 38% të atyre të miratuar që prej pandemisë COVID-19. /j.p/

The post Dita Botërore e Aftësive të Rinisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Instituti KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore njoftoi se sektori i Veprave tĂ« Artit (IKTK), nĂ« bashkĂ«punim me Parkun Arkeologjik Bylis/Klos, po kryen ndĂ«rhyrje konservuese paraprake nĂ« mozaikun e nefit verior tĂ« BazilikĂ«s Paleokristiane.

Sipas IKTK-së punimet përfshijnë: Trajtim çarjesh; Bordurime; Mbushje lakunash; Rivendosje teserash.

Qëllimi i restaurimit është ruajtja dhe nxjerrja në pah e trashëgimisë sonë kulturore.

Bylisi antik ruan në nëntokën e tij edhe objekte të tjera kulti. Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në një lartësi mbi 500 metra nga niveli i detit mbi luginën e Vjosës dhe ofron, përveç të dhënave historike, edhe një pamje mahnitëse të Mallakastrës dhe zonave përreth.

/r.e//a.f/

The post Ndërhyrje konservuese në mozaikun e nefit verior të Bazilikës Paleokristiane, në Bylis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit

nga Charlotte Higgins

Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni dhe është mbushur me vrima plumbash, shihet nga poshtë.

Kujdestarët e godinave historike të shkatërruara pranë vijës lindore të frontit po ruajnë kujtimet e kohës së luftës teksa përpiqen të rindërtojnë koleksionet e tyre.

Muzeu i historisë lokale në qytetin lindor ukrainas Izium, ashtu si edhe komuniteti rreth tij, ka kaluar shumë që prej pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Kur pĂ«r Iziumin u luftua ashpĂ«r nĂ« fillim tĂ« vitit 2022, godina e ndĂ«rtuar nĂ« shekullin XIX u godit dy herĂ« drejtpĂ«rdrejt nga raketat, tĂ« cilat shkatĂ«rruan çatinĂ« dhe shkaktuan pĂ«rmbytje. NĂ«n pushtimin rus nga marsi deri nĂ« shtator 2022, njĂ« roje ruse qĂ«ndronte te dera – por pushtuesit nuk e transportuan koleksionin e muzeut mĂ« thellĂ« pas vijave tĂ« tyre, dhe nuk e gjetĂ«n njĂ« vĂ«llim tĂ« rrallĂ« tĂ« ungjijve nga fillimi i shekullit XVIII – njĂ« prej vetĂ«m tre ekzemplarĂ«ve tĂ« tillĂ« – tĂ« cilin punonjĂ«sit e muzeut e kishin fshehur me kujdes.

Muzeu Ă«shtĂ« tani nĂ« duart e ukrainasve, por mbetet nĂ« njĂ« gjendje tĂ« brishtĂ« dhe tĂ« rrezikuar, shumĂ« afĂ«r vijĂ«s sĂ« frontit dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e ripushtimit. Çatia Ă«shtĂ« riparuar, thotĂ« drejtoresha Halyna Ivanova, por nuk ka kuptim tĂ« vendosen xhama tĂ« rinj, kur qyteti goditet natĂ« pĂ«r natĂ« nga raketat.

Pjesa më e madhe e koleksionit tashmë është evakuuar në mënyrë të sigurt, dhe vëllimi i çmuar i ungjijve, që ishte fshehur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kur muzeu dhe koleksioni i tij u shkatërruan pothuajse krejtësisht, tani po ruhet me kujdes pas periudhës së tij në fshehtësi.

Për momentin, institucioni është një lloj muzeu fantazmë. Koleksioni është zhdukur; dyert janë të mbyllura për publikun për shkak të rrezikut të sulmeve; dhe komuniteti që mbart kujtesën e tij është përgjysmuar, nga 40,000 banorë para pushtimit në më pak se 20,000.

Por ka ende shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ«, thotĂ« Ivanova. Stafi i muzeut organizon ture nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ«pĂ«r ndĂ«rtesat historike tĂ« dĂ«mtuara tĂ« qytetit. Ata mbajnĂ« edhe ekspozita tĂ« pĂ«rkohshme nĂ« dhoma tĂ« shkatĂ«rruara (“stil loft”, shaka ajo, pĂ«r muret e zhveshura dhe atmosferĂ«n e improvizuar), edhe pse vizitorĂ«t pĂ«r momentin janĂ« tĂ« kufizuar nĂ« ushtarĂ«t vendas dhe mysafirĂ«t e ftuar.

“Ne po pĂ«rpiqemi tĂ« ruajmĂ« kujtesĂ«n, ta fiksojmĂ« atĂ«,” – thotĂ« ajo. “T’u tregojmĂ« njerĂ«zve se si ishte qyteti para luftĂ«s, çfarĂ« ka ndodhur – dhe si duket tani.”

Në ekspozitë janë piktura nga artistë vendas dhe fotografi nga ushtarët e vendosur aty pranë, pjesë e një koleksioni në rritje të audios, videos dhe imazheve ushtarake që po mblidhen nga muzeu.

NjĂ« nga dhomat Ă«shtĂ« e dedikuar pĂ«r figura tĂ« rĂ«ndĂ«sishme lokale. NjĂ«ra Ă«shtĂ« shkrimtari pĂ«r fĂ«mijĂ« Volodymyr Vakulenko, i cili u vra – ai kishte varrosur ditarin e tij mbi jetĂ«n nĂ«n pushtim nĂ«n njĂ« pemĂ« qershie, pĂ«rpara se tĂ« arrestohej dhe tĂ« pushkatohej. NjĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« njĂ« zjarrfikĂ«s qĂ« shpĂ«rndante edhe ndihma humanitare, i cili vdiq nga njĂ« bombĂ« kasetĂ«.

“Ai ishte fqinji im dhe e njihja gjithĂ« jetĂ«n,” – thotĂ« Ivanova. “E pashĂ« kur lindi, dhe e pashĂ« kur vdiq.”

Ajo po ndĂ«rton gjithashtu njĂ« “muze tĂ« pushtimit”: duke mbledhur objekte tĂ« lĂ«na pas nga pushtuesit.

“KĂ«shtu do tĂ« kemi prova tĂ« pranisĂ« sĂ« tyre kĂ«tu – dhe prova tĂ« krimeve qĂ« kanĂ« kryer.”

Disa prej këtyre objekteve tashmë janë në ekspozitë:

– pjesĂ« raketash me municione kasetĂ«;

– uniforma dhe helmeta ruse dhe tĂ« ashtuquajturĂ«s Republika Popullore e Donetskut;

– pako ushqimore dhe cigare ruse – “marka qĂ« nuk i kisha parĂ« qĂ« kur i pija para 30 vitesh, pĂ«rpara rĂ«nies sĂ« Bashkimit Sovjetik”, thotĂ« Ivanova.

Ka paterica tĂ« vjetra dhe garza tĂ« tejkaluara nga koha, qĂ« tregojnĂ« pĂ«r furnizimet e vjetruara tĂ« ushtrisĂ« pushtuese. Ka pako ndihmash me logon e Uralvagonzavod, prodhuesi rus i tankeve; tekste shkollore pĂ«r fĂ«mijĂ«, ku Rusia paraqitet si “atdheu” dhe Moska si “kryeqyteti i vendit tonĂ«â€; si dhe fragmente nga njĂ« memorial guri, vendosur mbi varrin e njĂ« koloneli rus – “qĂ« tregon,” thotĂ« Ivanova, “se ata mendonin se do tĂ« qĂ«ndronin pĂ«rgjithmonĂ«.”

Ekspozita përfshin edhe gazeta propagandistike dhe një fotografi të një propagandisti të njohur rus, i rrethuar nga bashkëpunëtorë vendas.

“NjĂ«ri Ă«shtĂ« nĂ« Rusi, njĂ« tjetĂ«r Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim nga policia kĂ«tu, dhe dy gra janĂ« nĂ« burg,” – thotĂ« ajo.

Ka edhe prova tĂ« njĂ« humori tĂ« errĂ«t: njĂ« medalje e bĂ«rĂ« nĂ« shtĂ«pi, prej njĂ« cope druri, me mbishkrimin “pĂ«r gjithĂ« kĂ«tĂ« mut”.

Muzeu i Iziumit nuk është i vetmi në rrezik. Më në jug, në rajonin e Donetskut, ndodhet manastiri i madh i Sviatohirsk Lavra, i ngritur në mënyrë madhështore mbi shkëmbinjtë mbi lumin Siverskyi Donets.

Ky vend me origjinë mesjetare është i ndarë mes murgjve dhe murgeshave të Kishës Ortodokse Ukrainase, dhe përfshin një muze shtetëror. (Kjo kishë, që ka lidhje historike me Moskën, shpalli ndarjen zyrtare nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 2022, megjithëse shumë e konsiderojnë ndarjen si të paqartë apo jo të plotë.)

Të zhvendosurit nga lufta jetojnë në godinat e kompleksit, disa prej tyre që prej vitit 2014, kur konflikti nisi në rajon.

Yaroslava Diedova, zĂ«vendĂ«sdrejtoresha e muzeut, humbi shefen e saj nga pushtuesit rusĂ« – ajo dhe familja e saj u vranĂ« nga njĂ« raketĂ« teksa pĂ«rpiqeshin tĂ« evakuoheshin.

Katër murgj u vranë kur një raketë goditi godinat e manastirit në mars 2022, dhe tre punëtorë ndërtimi vdiqën në një sulm tjetër, thotë prifti i manastirit At Trofim.

Qyteti Sviatohirsk, përtej lumit, u pushtua nga rusët në qershor 2022 dhe ura që lidhte qytetin me manastirin u hodh në erë; kur Diedova u rikthye në punë në shtator, pas çlirimit, ajo duhej të ecte 11 km në këmbë përmes një ure tjetër, deri sa u organizua një varkë dhe më vonë një urë e re.

PranĂ« shkĂ«mbit tĂ« manastirit ngrihet njĂ« skulpturĂ« prej betoni 22 metra e lartĂ« e “Artyom”, pseudonimi i revolucionarit bolshevik Fyodor Sergeyev.

Statuja kolosale u përdor si pikë vrojtimi dhe zjarri nga ushtria ukrainase, dhe zona përreth është e minuar rëndë.

Skulptura, e dĂ«mtuar nga shrapneli, Ă«shtĂ« pĂ«rjashtuar nga ligjet ukrainase tĂ« dekomunistizimit – qĂ« pĂ«rndryshe do tĂ« kĂ«rkonin heqjen e saj – pĂ«r shkak tĂ« vlerĂ«s sĂ« saj artistike, si vepĂ«r e skulptorit tĂ« njohur ukrainas tĂ« shek. XX Ivan Kavaleridze.

Sot, një pjesë e punës së muzeut, thotë Diedova, është organizimi i punëtorive krijuese për fëmijët refugjatë që jetojnë në manastir, si dhe ture për ushtarët ukrainas.

“ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t’u tregojmĂ« atyre se pĂ«r çfarĂ« po luftojnĂ«. Ata qĂ« vijnĂ« nga rajoni e kanĂ« vizituar si fĂ«mijĂ« – por tani kemi ushtarĂ« nga gjithĂ« Ukraina.”

“NdonjĂ«herĂ«, ushtarĂ«t ndalojnĂ« pĂ«r tĂ« lutur nĂ« kisha, dhe mĂ« pas vijnĂ« nĂ« muze, pijnĂ« çaj dhe bisedojnĂ«; Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« shkarkimi psikologjik,” – thotĂ« drejtori i ri Ihor Saletskiy.

“Krahasuar me muze tĂ« tjerĂ« nĂ« Donetsk, qĂ« mund t’i zhvendosin koleksionet e tyre, ne jemi ndryshe. Objekti ynĂ« kryesor janĂ« shpellat dhe kishat – gjĂ«ra qĂ« nuk lĂ«vizin. Prandaj po qĂ«ndrojmĂ« kĂ«tu, duke punuar krah pĂ«r krah me manastirin.”

Ndërkohë në Izium, pavarësisht gjendjes së përgjithshme të shkatërruar, shatërvanët punojnë në park dhe nxënësit që mbarojnë shkollën pozojnë për fotografi me fustane mbrëmjeje përballë shkollës së tyre, tashmë një guaskë e djegur.

“Po jetojmĂ« si mĂ« parĂ«: ndryshimi i vetĂ«m Ă«shtĂ« se tani na duhet tĂ« vrapojmĂ« nĂ« bodrum çdo natĂ«,” – thotĂ« Ivanova. Krahasuar me urinĂ«, terrorin dhe izolimin gjatĂ« pushtimit, ajo thotĂ«, kjo nuk Ă«shtĂ« asgjĂ«.

“Ka gjithmonĂ« mundĂ«si qĂ« rusĂ«t tĂ« kthehen,” thotĂ« ajo. “NĂ«se ndodh, kĂ«saj here do tĂ« jetĂ« si Bakhmuti: do ta fshijnĂ« nga faqja e dheut.”

“Puna e muzeut Ă«shtĂ«, nĂ« njĂ«farĂ« mĂ«nyre, tĂ« shpĂ«tojĂ« qytetin – nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, nĂ« kujtesĂ«n e njerĂ«zve.”

Burimi: theguardian.com/ Përgatiti: L.Veizi

Ekspozita e Anastas Kostandinit “ringjall” vendet e harruara tĂ« Pogradecit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ NĂ« GalerinĂ« e Artit tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit u çel ekspozita “NĂ«nqyteti” e piktorit Anastas Kostandini.

Ekspozita sjell për publikun 31 vizatime si një hartë poetike të Pogradecit, me vende të harruara, të zhdukura apo të transformuara. Ekspozita është një projekt mes Anastas Kostandinit, i njohur si Taso dhe vajzës së tij Ledias, e cila këto punime i ka transformuar në QR kode të vendosura nëpër qytet, pikërisht në zonat ku janë bërë vizatimet dhe që tregojnë godina, objekte dhe zona historike.

Pogradecarët e përjetuan këtë ekspozitë si një udhëtim emocional dhe artistik në thellësinë e identitetit qytetar.

“NĂ«nqyteti” Ă«shtĂ« njĂ« projekt artistik qĂ« zbulon shtresat e fshehura dhe tĂ« harruara tĂ« qytetit tĂ« Pogradecit, por qĂ« mbeten tĂ« gjalla nĂ« kujtesĂ«n e banorĂ«ve dhe nĂ« identitetin e territorit. Kjo ekspozitĂ« u realizua si iniciativĂ« e COSV Albania nĂ« kuadĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrjeve tĂ« realizuara nĂ« dobi tĂ« territorit dhe komunitetit nĂ« rajonin e Pogradecit, tĂ« mbĂ«shtetura nga projekti “Liqenet e ShqipĂ«risĂ«â€, financuar nga Agjencia Italiane pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim (AICS Tirana). /j.p/

The post Ekspozita e Anastas Kostandinit “ringjall” vendet e harruara tĂ« Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ NjĂ« tjetĂ«r thesar ikonografik ka shpĂ«tuar falĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« Laboratorit tĂ« Restaurimit dhe Konsolidimit pranĂ« Muzeut KombĂ«tar tĂ« Artit Mesjetar.

Pas njĂ« pune disamujore, pĂ«rfundoi ndĂ«rhyrja restauruese nĂ« ikonĂ«n “Joan PagĂ«zori” vepĂ«r e realizuar nĂ« vitin 1860. E veçanta e kĂ«saj ikone Ă«shtĂ« paraqitja nĂ« miniaturĂ« e skenĂ«s sĂ« lindjes tĂ« Joan PagĂ«zorit.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti tha për ATSH-në se, procesi i restaurimit zgjati 10 muaj. Ishte një proces i gjatë por në fund i suksesshëm.

“Ikona i pĂ«rket vitit 1860, viti i cili u identifikua pas procesit sĂ« restaurimit, pasi ikona kishte dĂ«mtime tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t. Suporti i drunjtĂ« ishte tepĂ«r i dĂ«mtuar, kishte rĂ«nĂ« njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e gruntit dhe pikturĂ«s. Kishte gufime tĂ« shtresave pĂ«rgatitore dhe tĂ« pikturĂ«s. Verniku ishte i oksiduar dhe me depozitime mbi tĂ«â€, sqaroi drejtoresha e MKAM.

Përveç figurës së Joanit, brenda kompozimit është pikturuar dhe skena e lindjes së tij, dhe kjo e bën ikonën të veçantë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të Joan Pagëzorit në ikonografi. Poshtë kësaj skene është identifikuar viti i krijimit të ikonës dhe emrat e dhuruesve Kostandini dhe Anastasi.

Laboratorit të Restaurimit dhe Konsolidimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e MKAM, që në hapje të tij, prej 1980-ës. /j.p/

1 nga 3

The post Laboratori i Restaurimit në Korçë shpëton ikonën e veçantë të Joan Pagëzorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës

TIRANË, 14 korrik//ATSH/ Tuma e KamenicĂ«s u vizitua nga 25 arkeologĂ«, filologĂ« dhe studiues tĂ« ndryshĂ«m austriakĂ« tĂ« cilĂ«t treguan interes tĂ« veçantĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« monument tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« trashĂ«gimisĂ« shqiptare.

Vizita u shoqërua me diskutime mbi vlerat arkeologjike dhe mënyrat e interpretimit të të dhënave të zbuluara gjatë gërmimeve në këtë sit unik, i cili gjendet rreth 15 km larg Korçës dhe konsiderohet si një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme në Ballkan.

Në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke.

Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.

Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. /j.p/

The post Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

80-vjetori i Statutit të Komunitetit Bektashi

TIRANË, 14 korrik//ATSH/ MĂ« 14 korrik tĂ« vitit 1945 u aprovua Statuti i Komunitetit Bektashi, pak kohĂ« pas mbajtjes sĂ« Kongresit tĂ« 4-tĂ« nĂ« TiranĂ«, ku u hodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ideja e zgjatimit tĂ« kĂ«tyre mbledhjeve nĂ« njĂ« rang ndĂ«rkombĂ«tar.

Statuti i miratuar përfshinte rregulla mbi strukturën hierarkike të kryesuar nga Këshilli i Përgjithshëm, mbi përbërjen e klerit si dhe të ardhurat e shpenzimet. Fillesat e organizimit të Komunitetit Bektashi u shënuan më 26 shtator 1929 me mbajtjen e Kongresit të Parë të Bektashinjve, në Teqenë e Turanit, në Korçë, e cila do të bëhej Qendra e Parë Botërore e Përkohshme e Bektashizmit në Shqipëri.

Pas këtyre zhvillimeve, me vendim të mbretit Zog, në gusht të vitit 1930, Selia e Shenjtë Botërore e Bektashinjve u përcaktua në Tiranë. Më 16 prill 1950, në kryeqytet do të mbahej Kongresi i Pestë Kombëtar, i fundit në radhë, i zhvilluar gjatë regjimit diktatorial 45-vjeçar. Pas rënies së regjimit, kongresi do të rimbahej në korrik 1993. /j.p/

The post 80-vjetori i Statutit të Komunitetit Bektashi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian


TIRANË, 14 korrik//ATSH/ Fortesa TrekĂ«ndore Ă«shtĂ« njĂ« nga objektet historike mĂ« tĂ« dukshme dhe mĂ« madhĂ«shtore tĂ« Butrintit. Fortesa Ă«shtĂ« vendi ideal pĂ«r tĂ« interpretuar rolin e venecianĂ«ve nĂ« Butrint, bashkĂ« me tĂ« edhe arkeologjinĂ« pas-klasike, ku pĂ«r ta vizituar udhĂ«tohet me lundĂ«r pĂ«rmes Kanalit tĂ« Vivarit. Lundra Ă«shtĂ« mjeti  i aksesit pĂ«r stafin e menaxhimit dhe vizitorĂ«t pĂ«r nĂ« FortesĂ«n TrekĂ«ndore.

Kjo kala ka nevojë për konservim dhe këto punime janë përfshirë në ndërhyrjet e rekomanduara në Planin e Konservimit të Planit te Menaxhimit te Integruar te Butrintit. Ajo ka një oborr të brendshëm mjaft të madh për komunitetin dhe kryerjen e veprimtarive të tjera.

Kalaja Trekëndore ndodhet në bregun jugor të kanalit të Vivarit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Emri rrjedh nga planimetria e saj në formën e një trekëndëshi. Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore prej të cilave ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë.

Ndërtimi i saj i takon disa fazave. Muret e kalasë, frëngjitë me mbulesë pllakash në formë çatie dhe kulla dykatëshe në pjesën jugperëndimore janë ndër ndërtimet më të hershme të saj.

Kalaja Trekëndore është pjesë e rëndësishme e sistemit fortifikues të Butrintit duke siguruar mbrojtjen si nga pjesa fushore ashtu dhe nga pjesa e detit Jon me të cilin lidhet përmes kanalit të Vivarit. /j.p/

The post Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mozaikët e Bazilikës B në Bylis, ku historia është qendisur me gurë

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Qyteti antik i Bylisit Ă«shtĂ« njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme arkeologjike nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«. Ai shtrihet sapo del nga qyteti i vogĂ«l i Ballshit, 10 km larg tij, nĂ« krahun e djathtĂ« tĂ« rrugĂ«s, ku tĂ« bie nĂ« sy njĂ« varg kodrash tĂ« larta.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga mozaikët e Bazilikës B në Bylis, duke e cilësuar këtë si një vend ku historia është qëndisur me gurë.

Ky destinacion është një magnet për turistët që janë të interesuar për të zbuluar thesarin e pasur të trashëgimisë arkeologjike të Shqipërisë.

Në hyrje të parkut, vizitorët përballen me një peizazh të shkëlqyer natyror, me kodra të gjelbëruara që rrethojnë vendin. Në horizont, pamjet e rrënojave të lashta bëjnë që zemra të dridhet me emocion.

Kjo zonë është një muze i hapur nën qiell, që ofron një udhëtim emocionues nëpër kohë për të zbuluar pasurinë e lashtë të Bylisit.

Në brendësi të parkut, vizitorët ndeshen me strukturat e mrekullueshme të qytetit ilir të Bylisit. Ndër të tjera, një pamje e mahnitshme është amfiteatri i lashtë që ngrihet përpara tyre. Ky amfiteatër i lashtë ka një pamje impresionuese, duke u ngritur midis kështjellës së shkëlqyer dhe fushës së hapur. Kur shikon përgjatë mureve të tij të lashta, ndihesh i kapur nga ndjenja e përjetshme e historisë.

Pamjet e mrekullueshme të Parkut Arkeologjik të Bylisit nuk janë vetëm një shfaqje e këndshme për sytë, por ato shpalosin thellësinë e një trashëgimie të pasur historike dhe kulturore. Në këtë mjedis të pazakontë, vizitorët ndihen të lidhur ngushtë me kohën dhe historinë, duke bërë që kjo përvojë të jetë një udhëtim i paharrueshëm nëpër epokat e lashta të Shqipërisë.

/e.i//a.f/

The post Gonxhja: Mozaikët e Bazilikës B në Bylis, ku historia është qendisur me gurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Historia e balerinit të njohur që u arratis nga Shqipëria në 1957 dhe kur u kthye pas 58 vitesh kërkoi nënshtetësinë

Timoleo Papa, një balerin i njohur në botë, është arratisur nga Shqipëria në vitin 1957. Sapo ktheheshin nga ish-BS, nga një turneu të gjatë veprimtarish artistikë (si valltar) në një çast, që trupa me vapor ndaloi për disa orë në Pirea të Athinës, Timoleo arratiset.

Për disa kohë ai ishte i pabesueshëm, por çiltërsia i dukej në sy valltarit dhe balerinit, që për pak vite do të bëhej i dëgjuari krah balerinit me famë botërore, rusit, Nurejev. Në vitet 1957-1959 ai do të qëndronte në Athinë dhe më vonë do të shkonte në Amerikë.

Jeni një njeri i njohur nëpër botë, por jeta jote pak njihet në Shqipëri. Ku linde dhe si erdhe në Tiranë para Luftës së Dytë Botërore?

Unë linda në Poliçan të Gjirokastrës në vitin 1933 dhe erdha në Tiranë pas luftës Italo- Greke. Babai im donte qe të na merrte në Tiranë. Që atëherë deri në vitin 1957 kam banuar në Tiranë. Shkollën unë e kam kryer në Liceun Artistik (kulturën e përgjithshme).

Më pas kam qenë gjithmonë në teatër. Shkonim në lice nga ora 08-00 deri në orën 11-00 dhe nga ora 11 -00 dhe mbrapa ne ishim valltarë profesionistë në Ansamblin e Valleve. Qysh në 1 shkurt të vitit 1950, kur kam qenë 17 vjeç, isha valltar profesionist. Nga viti 1950 deri në 1957, isha në Filarmoninë e Shtetit.

NĂ« vitin 1957, Ansambli ynĂ« shkon dhe paraqitet nĂ« Festivalin e DytĂ« NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« RinisĂ« nĂ« MoskĂ« dhe duke u kthyer vapori ndalon nĂ« Pire. Kisha kohĂ« qĂ« mendoja tĂ« arratisesha. Gjeta njĂ« boshllĂ«k mes atyre qĂ« na shoqĂ«ruan dhe renda mes Pireut ku tĂ« gjeja njĂ« stacion policie. Duke pasur parasysh se njihja gjuhĂ«n greke u thashĂ« pse u arratisa dhe kĂ«rkova strehim politik. MĂ« panĂ« me dyshim. MĂ« kanĂ« provokuar disa ditĂ«, por unĂ« qĂ«ndroja besnik nĂ« fjalĂ«t e mia. Ka ndĂ«rhyrĂ« ambasadori sovjetik nĂ« AthinĂ«. Disa kohĂ« luftĂ« nervash, kishin mosbesim dhe kĂ«mbĂ«ngulnin pĂ«r t’u kthyer. Por unĂ« ngula kĂ«mbĂ«, dua strehim politik. U stresova se ata nuk donin tĂ« ma jepnin.

Së fundi më dhanë një proces-verbal, në formë kërkese dhe e nënshkrova. Dy vjet ndenja në Athinë dhe punova në Operan e Shtetit si balerin.

NĂ« 1959 shkova nĂ« AmerikĂ« ku ndenja 10 vjet. NĂ« Nju York jetova dhe punova. BĂ«ra njĂ« jetĂ« intensive. U punĂ«sova nĂ« njĂ« ndĂ«r teatrot e baletit mĂ« tĂ« njohura nĂ« AmerikĂ«, quhej “Llatin Kuoter”. Aty punova 7 vjet si profesionist me tĂ« gjitha kushtet dhe rregullat e kohĂ«s. NĂ« atĂ« teatĂ«r kam luajtur me tĂ« gjithĂ« yjet e botĂ«s sĂ« baletit. Kur shkova nĂ« AmerikĂ« isha 25 vjeç.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990 nuk u takove dhe nuk fole në telefon me asnjë nga të shtëpisë në Shqipëri?

Deri në vitin 1989 unë nuk u takova me asnjë nga të familjes, as në telefon nuk kam folur. Vetëm kam mundur të çoj ndonjë haber tek nëna në mënyrë shumë të fshehtë. Nëna dhe babai më ndruan jetë pa i parë më, pa i takuar, pa folur (loton). Pas 58 vjetësh sot shkova tek varri i tyre.

A u internuan pjestarët e familjes?

Jo, mund të them se u persekutuan disi, por nuk i internuan kurrë. Babai im bëri diçka shumë të zgjuar, mbas një këshille të një njeriu. Ai shkoi në Ministrinë e Brendshme të më kërkonte mua. Ai shkoi atje dhe i tha atyre se ju ma morët djalin dhe unë tani tek ju e kërkoj. E dua djalin gjallë ose vdekur. Nuk e çova unë në Rusi, ju e çuat.

I thanë se mos u mërzit se ne djalin do ta kthejmë. Dhe për këtë qëllim ata nuk u internuan, por vështirësitë kanë qenë në marrëdhëniet shoqërore. Njerëzit u qëndronin larg, në punë i shinin shtrembër, ishin gjithmonë nën trysni. Pra kaluan një jetë të vështirë.

Ju në Amerikë jeni njohur dhe keni dhënë shfaqje dhe me balerinin më të madh të botës Rudolf Nurejev. Si i kishe mardhëniet me të?

Kishim marrëdhënie pune. Marrëdhënie të thjeshta, normale, pa ndonjë miqësi të veçantë. Por Nurejev ishte njohur me vëllanë tim Milto Papa në Moskë, pasi im vëlla kishte studiuar në Moskë për balet. Në provimet për diplomë vëllai im edhe shumë yje të tjerë të baletit rus ishin para jurisë në të njëjtën ditë.

Por, dihej kërcimtarët janë të varfër. Nurejevi kur vinte nga Leningradi, për shkak të varfërisë nuk kishte ku të flinte. Vëllai im kishte dhomë të mirë, pasi ishte me bursë dhe e ftoi Nurejevin të flinte aty disa ditë. Këtë ai nuk e kishte harruar. Ai ka jetuar 10 ditë me vëllain tim dhe me pastërti ma kujtonte disa herë bujarinë e tim vëllai.

10 vjet në Amerikë nuk pate asnjë lidhje me Shqipërinë, po nga Ambasada Shqiptare a të bënin ndonjë provokim?

Provokime kisha jo nga shqiptarët, por nga amerikanët, por për të mirë. Kisha një takim shtetëror dhe ata që më kishin në vëzhgim më pyesnin se a më provokonte njeri, a me fyente njeri, a më shqetësonte njeri. Pra, më pyetën nëse kishte njeri që më bezdiste. U përgjigja, jo. Më thanë se ne jemi përgjegjës për jetën tënde.

Pas vitit 1969 erdha në Greqi se u martova. Gruaja ime ishte pedagoge baleti si koreografe dhe kishte studiuar në Institutin e Arteve në Athinë. Isha njohur kur isha në Operan e Athinës. Ajo më vonë edhi tek unë në Amerikë. Ndenji rreth 4 vjet dhe në vitin e katërt lindëm një djalë. Kur djali ishte tetë muajsh, ajo më tha se do kthehem në Greqi. Nuk e përballonte dot atë jetë. Koha larg njerëzve të saj e mërziti. Shkoi në Athinë dhe më lutej të kthehesha pasi kisha djalin.

U detyrova të kthehesha në Greqi. Atë ditë që u ktheva ishte 21 prill i vitit 1967. Mori fund aventura amerikane dhe u vendosa përfundimisht në Athinë në Teatrin e Operas dhe të Baletit Shtetëror të Athinës, ku punova për 25 vjet rresht. Deri në vitin 1992.

Kush janë rolet kryesore që ke luajtur në Teatrin e Operës dhe të Baletit Grek dhe në Amerikë dhe sa shfaqje keni dhënë?

Thuajse i kam luajtur të gjitha rolet kryesore të veprave të mëdha si solit. Kam dhënë më shumë se 1000 spektakle ku kam qenë balerin i parë.

Si i ndiqje zhvillimet në Shqipëri?

Kur ika, nuk e kisha idenë se çfarë bëhej më në Shqipëri. U ndërprenë marrëdhëniet. Nuk kam pasur komunikim. Nuk kisha asnjë informacion. As në radio nuk ndiqja asgjë. Pra informacioni për Shqipërinë ishte zero. Nuk fola asnjëherë në telefon me prindërit. Ishte një gjë e tmerrshme. Kur vdiq Enver Hoxha e mora vesh nga gazetat. Kaq. Një lajm i thatë. Nuk interesohej askush për Shqipërinë. Mendoja se diçka do të ndryshonte. Por jo. Ende nuk vinin sinjale.

Në 90 kur u hapën kufijtë si u takove me të afërmit?

Në vitin 1989 vëllai im Miltiadhi, erdhi në Korfuz dhe u takuam për herë të parë. Ishte një ditë e veçantë. Unë shkova nga Athina në Korfuz. Takim mes lotësh, mes mallit, mes dhimbjesh. Po trokiste 1990. Pak muaj më vonë më erdhën dhe më takuan dhe vëllezërit e tjerë. Më vonë ata u sistemuan të gjithë në Athinë. Ishin kohë të vështira për Shqipërinë. Ishin kohë që nuk i mendoja.

Nga jeta dhe kujtimet me vëllezërit dhe motrat çfarë veçon?

NĂ« vitin 1952, njĂ« mĂ«ngjes kur sapo hapa sytĂ«, dĂ«gjova nĂ«nĂ«n time qĂ« i thoshte motrĂ«s “mos e mbaro atĂ« copĂ«n e bukĂ«s se i duhet Timoleos”. Ai kĂ«rcen dhe pa bukĂ« nuk e mbajnĂ« kĂ«mbĂ«t.

U shqetĂ«sova dhe u ngrita nga shtrati, mora copĂ«n e bukĂ«s dhe ndoqa motrĂ«n. E arrita dhe i thashĂ« “merre bukĂ«n se unĂ« mar lekĂ« aty ku punoj, mund tĂ« blej diçka”. Ajo mes lotĂ«ve mĂ« thotĂ« “jo vĂ«lla ti lodhesh, tĂ« duhet buka”. Flitej vetĂ«m pĂ«r njĂ« copĂ« bukĂ« thatĂ«. Pra pĂ«r njĂ« kore bukĂ«.

Pse erdhe pikërisht tani pas 58 vjetësh dhe jo që në vitin 1990? Si e gjete Tiranën?

Ashtu erdhën rrethanat e jetës. Jeta ka të papritura. Por ja erdha tani. Tiranën e gjeta si një qytet përrallë. Qytet i bukur me njerëz të dashur. Nuk po çmallem dot. Po takoj miqtë që më përqafojnë me mall. Tirana është më e mirë se çdo qytet tjetër në botë. Jam takuar me një sërë njerëzish në mënyrë të veçantë me artistët e grupeve të valleve të vitit 1955.

Unë i thosha mikut tim të vyer Ramazan Bogdani, se tani dua të takojmë ato gocat që kemi kërcyer në ato vite, por ato tani janë goca stërgjyshe, Besa Morina, Irma Laze, Ikbal Morina, Advie Alibali e shumë të tjera


Kur u arratisa më hoqën nënshtetësinë. Tani dua atë të vërtetë që jam. Dua të vërtetën e jetës sime, nënshtetësinë shqiptare. /gazetadita/

The post Historia e balerinit të njohur që u arratis nga Shqipëria në 1957 dhe kur u kthye pas 58 vitesh kërkoi nënshtetësinë first appeared on JavaNews.al.

Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vajzat dhe djemtĂ« e OrkestrĂ«s Simfonike tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, dhuruan emocione dhe spektakĂ«l me performancĂ«n e tyre nĂ« kalanĂ« e Porto Palermos, duke e bĂ«rĂ« eksperiencĂ«n e pushuesve vendas, por edhe turistĂ«ve tĂ« huaj mĂ« tĂ« paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama tha nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, qĂ« “Porto Palermo, pikĂ«takimi mĂ« i veçantĂ« i pasurisĂ« natyrore me trashĂ«giminĂ« kulturore qĂ« zbukurohet edhe mĂ« shumĂ« nga tingujt e spektaklit tĂ« dhuruar nga Orkestra Simfonike e Forcave tĂ« Armatosura”.

Në kuadër të sezonit turistik, Porto Palermo ishte ndalesa e radhës e formacionit të OSFA-së.

Ky aktivitet përfaqëson një angazhim konkret të Forcave të Armatosura në mbështetje të jetës komunitare dhe nxitjes së turizmit kulturor në qytetet shqiptare.

Përmes këtij formacioni, Forcat e Armatosura kontribuojnë në gjallërimin e jetës sociale dhe kulturore, duke sjellë një produkt artistik të aksesueshëm për publikun vendas dhe vizitorët.

/e.i//a.f/

The post Rama: Porto Palermo zbukurohet nga tingujt e orkestrës simfonike të FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Varret perandorake Xixia tĂ« KinĂ«s u regjistruan nĂ« ListĂ«n e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore gjatĂ« sesionit tĂ« 47-tĂ« tĂ« Komitetit tĂ« TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s, tĂ« mbajtur nĂ« kryeqytetin francez, Paris, shkruan “Xinhua”.

Me këtë regjistrim, numri i përgjithshëm i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kinë ka arritur në 60.

Varret Perandorake Xixia janë një grup vendesh varrimi perandorake nga dinastia Xixia (Xia perëndimore, 1038-1227), të themeluara nga populli Tangut në Kinën Veriperëndimore gjatë shekujve XI deri në XIII.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej gati 40 km katrorë, vendi përfshin katër lloje mbetjesh arkitekturore: 9 mauzole perandorake, 271 varre vartëse, një kompleks arkitekturor verior që mbulon 0.05 km katrorë dhe 32 vepra kontrolli përmbytjesh.

Varret perandorake Xixia janë vendi arkeologjik më i madh, më i renditur dhe më i paprekur nga periudha Xixia që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.

Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, vendi është një dëshmi e bashkimit kulturor dhe ndërveprimeve të traditave të ndryshme. Ai gjithashtu dëshmon për rolin unik të dinastisë Xixia në shkëmbimet kulturore dhe tregtare përgjatë Rrugëve të Mëndafshit gjatë shekujve XI deri në XIII.

Komiteti përgëzoi përpjekjet dhe arritjet e bëra nga qeveria kineze në mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore të këtyre varreve.

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Rao Quan, tha se Kina do të mbetet e palëkundur në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore, do të forcojë më tej mbrojtjen holistike dhe sistematike të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe do të përmirësojë kapacitetin dhe standardet e ruajtjes.

The post Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s first appeared on JavaNews.al.

❌