❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës

14 July 2025 at 11:56

TIRANË, 14 korrik//ATSH/ Tuma e KamenicĂ«s u vizitua nga 25 arkeologĂ«, filologĂ« dhe studiues tĂ« ndryshĂ«m austriakĂ« tĂ« cilĂ«t treguan interes tĂ« veçantĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« monument tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« trashĂ«gimisĂ« shqiptare.

Vizita u shoqërua me diskutime mbi vlerat arkeologjike dhe mënyrat e interpretimit të të dhënave të zbuluara gjatë gërmimeve në këtë sit unik, i cili gjendet rreth 15 km larg Korçës dhe konsiderohet si një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme në Ballkan.

Në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronxi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke.

Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.

Kjo tumë ka pushuar së funksionuari rreth mesit të shek VI p.es, pra ka një histori gati 700- vjeçare. /j.p/

The post Arkeologët dhe studiuesit austriakë vizituan Tumën e Kamenicës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blendi Gonxhe: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023

By: V K
11 July 2025 at 10:13

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, bëri publike statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit.

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur 569,089 vizitorë gjatë periudhës janar-qershor 2025. Rritja llogaritet në 74% krahasuar me vitin 2023, ndërsa sa i përket të ardhurave, ato janë shtuar me 119% krahasuar po me 2023-shin.

5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

1.Parku Arkeologjik Butrint, me 105,623 vizitorë

2.Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë

3.Parku Arkeologjik Shkodër, me 79,885 vizitorë

4.Muzeu “Gjergj Kastrioti” KrujĂ«, me 74,636 vizitorĂ«

5.Parku Arkeologjik Apoloni, me 58,059 vizitorë

Pjesa më e madhe e turistëve, duket se preferojnë të vizitojnë parqet arkeologjike, më pas renditen muzetë kombëtarë dhe kalatë e monumentet e tjera të kulturës.

Me nisjen e sezonit turistik, oraret e vizitave janë zgjatur deri në orën 19:00 në të gjitha sitet kulturore.

 

The post Blendi Gonxhe: Mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore, 74% më shumë se në vitin 2023 appeared first on Albeu.com.

Fundjavat në Butrint ku çdo vizitë kthehet në përjetim të veçantë

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Butrinti po shndĂ«rrohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ« preferuara tĂ« fundjavĂ«s pĂ«r pushuesit vendas dhe tĂ« huaj.

Në këtë cep të jugut, ku historia antike takon bukurinë natyrore dhe qetësinë e rrallë, çdo vizitë kthehet në një përjetim të veçantë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se gjatë fundjavave të fundit, prurjet e vizitorëve janë rritur ndjeshëm.

Familje, grupe të rinjsh, turistë nga vende të ndryshme të botës, por edhe shumë shqiptarë që kërkojnë largimin nga zhurma dhe rutina e përditshme, kanë zgjedhur Butrintin si vendstrehimin ideal për disa ditë çlodhëse.

Ajo që i tërheq më shumë pushuesit është kombinimi unik i vlerave arkeologjike me natyrën e paprekur që e rrethon.

Parku Kombëtar i Butrintit ofron jo vetëm mundësinë për të eksploruar rrënojat e lashta, por edhe për të shëtitur nëpër shtigje të qeta mes gjelbërimit dhe pasqyrës së liqenit, që reflekton hijet e mureve mijëravjeçare.

Shumë prej vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë për më shumë se një ditë, duke u akomoduar në strukturat mikpritëse të zonës së Ksamilit ose Sarandës, vetëm pak kilometra larg. Ndërkohë, operatorët turistikë raportojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave për ture të organizuara drejt Butrintit, sidomos gjatë fundjavave.

Përveç pjesës historike, gjithnjë e më shumë pushues po zbulojnë mundësitë për eksplorim natyror në zonën përreth, si shëtitje me biçikletë, vëzhgim të faunës dhe peshkim të lehtë buzë liqenit.
Qetësia, ajri i pastër, bëjnë që Butrinti të mos jetë thjesht një ndalesë kulturore, por një destinacion i mirëfilltë relaksi.

Në këtë verë që sapo ka nisur, Butrinti mbetet një ftesë e hapur për ata që kërkojnë më shumë se plazhe, për ata që duan të prekin historinë me dorë, të ndiejnë natyrën me shpirt dhe të rigjejnë qetësinë në një prej perlave më të vyera të Mesdheut. /j.p/

The post Fundjavat në Butrint ku çdo vizitë kthehet në përjetim të veçantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 54 mijë vizitorë në 5 muaj, Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës, thesar i historisë shqiptare

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kalaja e GjirokastrĂ«s vijon tĂ« mbetet siti mĂ« i kĂ«rkuar nga turistĂ«t e huaj qĂ« vizitojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« dhe qĂ« e pĂ«rfshijnĂ« qytetin e gurtĂ« nĂ« itinerarin e tyre.

Kështu, Kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur 53,455 vizitorë vetëm në 5 muajt e parë të vitit.

Shifra u bë publike nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja i cili e cilësoi kalanë si një thesar të historisë shqiptare që vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Kjo kala i ka fillimet e saj në vitin 1336 megjithatë shumë historianë mendojnë se këto mure janë akoma më të hershme.

NĂ« gjithĂ« historinĂ« e saj vlen pĂ«r t’u theksuar shkĂ«lqimi qĂ« pati nĂ«n udhĂ«heqjen e Ali PashĂ« TepelenĂ«s. NĂ« vitin 1812 filloi rikonstruktimi nga Ali PashĂ« Tepelena. GjatĂ« kĂ«saj periudhe kalaja u fortifikua dhe u pajis me armatime tĂ« pĂ«rparuara.

Gjithashtu u ndërtua edhe kulla e sahatit, e cila edhe sot rrëmben vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, kjo kala u kthye në strehën e shumë banorëve që mbroheshin nga bombardimet ajrore.

Prej vitit 1968 ajo do të bëhej qendra e trashëgimisë folklorike duke u bërë me krenari djepi i Festivalit Folklorik Kombëtar, një festival që mban në këmbë traditën unike të këngës folklorike shqiptare.

Kjo kala është kthyer në një nga pikat kulturore më të frekuentuara nga turistët dhe i lejon qytetit të ketë një sezon turistik përgjatë gjithë vitit.

The post Rreth 54 mijë vizitorë në 5 muaj, Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës, thesar i historisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: 1.28 milionë vizitorë nga janari në maj në zonat e mbrojtura

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Zonat e mbrojtura nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« vizituar nga 1.28 milionĂ« persona nĂ« periudhĂ«n nga nisja e vitit deri nĂ« maj.

Shifra u bë publike nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

“1.28 milionĂ« vizitorĂ«  gjatĂ« periudhĂ«s janar-maj 2025 janĂ« shĂ«nuar nĂ« zonat tona tĂ« mbrojtura, parqe kombĂ«tare e natyrore, laguna dhe alpe, oaze tĂ« biodiversitetit, peizazhe mbresĂ«lĂ«nĂ«se tĂ« natyrĂ«s, destinacione ekoturizmi dhe hapĂ«sira tĂ« edukimit tĂ« gjelbĂ«r pĂ«r fĂ«mijĂ«t e ShqipĂ«risĂ«â€, theksoi Kumbaro.

Zonat e Mbrojtura nĂ« ShqipĂ«ri vlerĂ«sohen si njĂ« mundĂ«si efektive pĂ«r zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. PavarĂ«sisht se Ă«shtĂ« njĂ« vend relativisht i vogĂ«l, ShqipĂ«ria ështĂ« jashtĂ«zakonisht e pasur me biodiversitet. Shumica e tyre Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« kategorinĂ« “Monument natyre” .

Qeveria dhe MTM po punojnë që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

 

 

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: 1.28 milionë vizitorë nga janari në maj në zonat e mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Butrinti, 67% vizitorë më shumë se në majin e 2024-ës

By: Kult Plus
4 June 2025 at 14:59

Parku Kombëtar i Butrintit publikoi statistikat e vizitueshmërisë sa i përket muajit maj i cili rezulton të ketë pasur 67% më shumë vizitorë se maji i vitit 2024.

Shtimi i numrit të vizitorëve është reflektuar edhe tek të ardhurat të cilat janë rritur me 190% krahasuar me majin e një viti më parë.

Numri i vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit ka ardhur gjithnjë e në rritje, duke dëshmuar edhe një herë vlerat e rralla kulturore dhe natyrore që ky vend i Trashëgimisë Botërore te UNESCO-s mbart.

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Ai ndodhet 25 km larg qytetit të Sarandës dhe shtrihet nga brigjet e detit Jon në fushëgropën e Delvinës, ku historia dhe natyra gërshetohen në një harmoni të papërsëritshme.

Në brendësi të parkut gjendet qendra kryesore arkeologjike e Butrintit, ndërsa përreth saj ka edhe monumente të tjera që dëshmojnë për qytetërim mbi 3000-vjeçar. Gjithashtu në brendësi të tij dhe afër tij ka disa monumente natyre me vlera shkencore, didaktike dhe turistike.

Një kombinim fantastik i mjediseve detare, lumore, lagunore, fushor e kodrinor, ku janë mjaft të pranishme edhe elementet historike, të tillë si Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës, e sidomos rrënojat arkeologjike të qytetit të Butrintit, me fillesat që në sh.IV p.e.s. Për këtë arsye, pjesa arkeologjike e saj, në Gadishullin e Butrintit, është shpallur pjesë e UNESCO-s, që më 1999, gjë që rrit më tej atraksionin ekoturistik. / atsh/ KultPlus.com

Turizmi natyror, vizitorët në zonat e mbrojtura u rritën me 10%

7 May 2025 at 19:59

ShqiptarĂ«t duket se po preferojnĂ« gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« natyrĂ«n pĂ«r t’u relaksuar teksa edhe interesi i tĂ« huajve gjithashtu shfaqet me rritje.

Të dhënat e fundit zyrtare për ecurinë e turizmit në vend publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se ndryshe nga turizmi kulturor që ishte me tkurrje në muajt e parë të vitit ai natyror shënoi rritje në raport me një vit më parë në nivelin 10 për qind.

“TĂ« dhĂ«nat nga Agjencia KombĂ«tare e Zonave tĂ« Mbrojtura, tregojnĂ« se gjatĂ« muajit shkurt 2025 kemi 272,658 vizitorĂ« vendas dhe tĂ« huaj, qĂ« kanĂ« vizituar zonat tona tĂ« mbrojtura. GjatĂ« kĂ«tij muaji vihet re njĂ« rritje prej 10% krahasuar me muajin shkurt tĂ« vitit 2024. Rritje tĂ« ndjeshme ka numri i vizitorĂ«ve nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s” raportoi Ministria nĂ« statistikat e saj zyrtare.

Janë disa kategori zonash të mbrojtura në vend që kanë pasur frekuentim nga vizitorët vendas dhe të huaj. Kështu kategoria e Parqeve Kombëtare ka 13 zona të cilat janë vizituar nga 54,489 vizitorë, prej tyre 74,4 % janë vizitorë vendas dhe 15.6% vizitorë të huaj.

Numri më i madh i vizitorëve për këtë kategori është në Parkun Kombëtar të Divjakës-Karavasta (38,9% ) dhe e dyta për nga vizitueshmëria këtë muaj është Alpet e Shqipërisë (19,3%) dhe më pas është Mali i Dajtit (16,9%).

“NĂ« kategorinĂ« Monumentet e NatyrĂ«s, janĂ« tĂ« shpallura 30 zona, tĂ« cilat gjatĂ« muajit shkurt kanĂ« pasur vizitorĂ« vetĂ«m nĂ« 23 prej tyre, Numri i vizitorĂ«ve nĂ« Monumentet e NatyrĂ«s gjatĂ« kĂ«tij muaji Ă«shtĂ« 24,978 vizitorĂ«.

Nga kĂ«ta 88% janĂ« vizitorĂ« vendas dhe 12% vizitorĂ« tĂ« huaj. VizitorĂ«t me numrin mĂ« tĂ« madh janĂ« nĂ« Monumentin e NatyrĂ«s Sarisalltik tĂ« KrujĂ«s (25,2% e vizitorĂ«ve), e cila ndiqet nga Shpella e ShĂ«nandoit (15%)” thuhet nĂ« publikim.

Po kështu në kategorinë Peizazh i Mbrojtur përfshihen 8 zona, por për muajin shkurt 2025, ka pasur vizitorë vetëm në 7 zona. Numri i vizitorëve për këtë kategori gjatë shkurtit 2025 është 72,534, nga ku 71,5 % e vizitorëve janë shqiptarë dhe 28,5 % shtetas të huaj

Vizitorët me numrin më të madh janë në Peizazhin e Mbrojtur të Liqenit të Pogradecit (85,4%), të ndjekur nga vizitorët në Lumin Buna e Nartë Pishë Poro.

Turizmi në tërësi pritet që të ketë një ecuri të mirë edhe këtë vit pavarësisht luhatjeve që ka treguar nga muaji në muaj dhe një tkurrjeje të lehtë në mars që operatorët parashikojnë të rikuperohet në vijim./Monitor

The post Turizmi natyror, vizitorët në zonat e mbrojtura u rritën me 10% appeared first on Sot News | Lajme.

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Strukturat akomoduese pritĂ«n mĂ« shumĂ« vizitorĂ« tĂ« huaj gjatĂ« muajit janar tĂ« kĂ«tij viti.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin për strukturat akomoduese, ku bëhet e ditur se numri i vizitorëve shënoi rritje me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.

Referuar raportit, vizitorët qëndruan më gjatë, teksa bëhet e ditur se netëqëndrimet gjithsej u rritën me 35,8 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 49,1 %, ndërsa ato nga rezidentët me 19,0 %.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare me 46,5 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme me 38,4 %.

Publikimi vlerëson se italianët kryesojnë sa i takon netëqëndrimeve në strukturat akomoduese, duke lënë pas edhe Kosovën.

“Shumica e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« tĂ« cilĂ«t u akomoduan nĂ« strukturat pritĂ«se nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). MbretĂ«ria e bashkuar dhe Franca kontribuan pĂ«rkatĂ«sisht me 6% dhe 5% tĂ« vizitorĂ«ve”, bĂ«n tĂ« ditur INSTAT-i. /j.p/

1 nga 2

The post Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

TIRANE, 16 mars/ATSH/ Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Shifra u bë e njohur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndërsa ndau foto nga vizitorë të ndryshëm në rrjetet sociale.

Turistët në Shkodër ndalen në kala për një vizitë ndërsa ndodhen qoftë edhe tranzit drejt veriut të vendit. Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe per peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse. Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.

Parku Arkeologjik Shkodër, ka një sipërfaqe prej rreth 70 ha. Rozafati, me një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe një perimetër muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut. Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna, në hyrjen juglindore të qytetit të Shkodrës.

Gjurmët antike të saj, teknika e mureve me blloqe poligonalë, ruhen pranë hyrjes kryesore dhe datojnë të shek. IV p.e.s. Kalaja kishte një rol të rëndësishëm si qendër e fortifikuar ilire gjatë periudhës së mbretit Ilir Genti në mesin e shek. II p.e.s. Historiani romak Tit Livi e quante Shkodrën vendin më të fortifikuar të fisit Ilir të Labeatëve.

Kalaja njihet me emrin Rozafa, të cilin duhet ta ketë marre aty mes shek. V-VI-të.

 

The post Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

By: E.K
16 March 2025 at 10:08

Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifra u bë e njohur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndërsa ndau foto nga vizitorë të ndryshëm në rrjetet sociale.Turistët në Shkodër ndalen në kala për një vizitë [
]

The post Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit appeared first on FaxWeb.

Rama fton izraelitët të vizitojnë Shqipërinë: Do të kurseni më shumë se në Greqi

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “presim me padurim qĂ« tĂ« presim sa mĂ« shumĂ« hebrenj nĂ« ShqipĂ«ri”.

GjatĂ« konferencĂ«s pĂ«r shtyp, pĂ«rpara hapjes sĂ« panairit mĂ« tĂ« madh ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« botĂ« tĂ« Turizmit, ITB Berlin ku ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur si “Vendi i Nderit” pĂ«r 2025, duke iu pĂ«rgjigjur pyetjes pĂ«r zhvendosje tĂ« turistĂ«ve izraelitĂ« nga Greqia drejt ShqipĂ«risĂ«, Rama tha se “ne nuk ankohemi qĂ« tĂ« tjerĂ« janĂ« nĂ« dashuri me tĂ« tjerĂ«, por ju duhet ta dini se ne, ShqipĂ«ria ishim i vetmi vend nĂ« EuropĂ« pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore qĂ« kishim mĂ« shumĂ« hebrenj se para saj. Kemi njĂ« bilanc tejet tĂ« pastĂ«r, pa asnjĂ« hebre qĂ« i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar nazistĂ«ve”.

“Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« Ă«shtĂ« pranuar edhe nga shteti i Izraelit. ShqipĂ«risĂ« i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« titulli “E drejtĂ« mes kombesh”. Ajo çfarĂ« ishte edhe mĂ« me rĂ«ndĂ«si, shumĂ« prej mbrojtĂ«sve tĂ« hebrenjve ishin myslimanĂ« dhe janĂ« dy emra hebrenj qĂ« shfaqen nĂ« listĂ«n e atyre qĂ« u shfarosĂ«n nĂ« kampin e Bergen-Belsen-it. Ata nuk ishin hebrenj, ishin shqiptarĂ«. Kur nazistĂ«t shkuan tĂ« merrnin kĂ«ta hebrenj qĂ« kishin kĂ«ta emra nĂ« shtĂ«pi, i vjetri i shtĂ«pisĂ« i tha tĂ« prisnin se do t’i dorĂ«zonte nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore dhe dorĂ«zoi dy djemtĂ« e tij pĂ«r tĂ« mbrojtur hebrenjtĂ«â€, theksoi Rama.

Kreu i qeverisĂ« u shpreh se “ajo qĂ« ju pĂ«rmendĂ«t si “shqipĂ«rizĂ«m” Ă«shtĂ« e thellĂ«, edhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse jemi vendi mĂ« i mirĂ« pĂ«r turistĂ«t se nĂ« KushtetutĂ«n tonĂ«, tĂ« drejtĂ«n tonĂ« zakonore kemi njĂ« fjali shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme: “ShtĂ«pia e shqiptarit i pĂ«rket Zotit dhe mikut”. Çdo mik pĂ«rfaqĂ«son Zotin! NĂ«se doni tĂ« ndiheni siç ndihet Zoti, ejani nĂ« ShqipĂ«ri! NĂ«se doni tĂ« shkoni nĂ« njĂ« vend ku mendoni edhe qĂ« shoferĂ«t e taksive janĂ« perĂ«ndi, shkoni nĂ« Greqi. Por nĂ« qoftĂ« se doni tĂ« ndjeheni kĂ«sisoj ejani nĂ« ShqipĂ«ri dhe presim me padurim qĂ« tĂ« presim sa mĂ« shumĂ« hebrenj nĂ« ShqipĂ«ri”.

“E dimĂ« qĂ« pĂ«r ne Ă«shtĂ« dashuri pĂ«r ju, Ă«shtĂ« edhe para, por ejani nĂ« ShqipĂ«ri, do tĂ« kurseni mĂ« shumĂ« se nĂ« Greqi dhe do tĂ« keni gjithçka keni nĂ« Greqi, dhe me shumĂ« pluse tĂ« tjera”, tha Rama.

NĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti kryeministri Rama njoftoi nisjen e fluturimeve me Izraelin duke theksuar se “kjo jo vetĂ«m qĂ« do ta bĂ«jĂ« udhĂ«timin mĂ« tĂ« thjeshtĂ«, por hap mundĂ«si pĂ«r shkĂ«mbime kulturore, turizĂ«m dhe mundĂ«si biznesi”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Rama fton izraelitët të vizitojnë Shqipërinë: Do të kurseni më shumë se në Greqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 4500 vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë në janar, Hafizi për ATSH-në: Kryesojnë turistët nga Kina

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Muaji janar i kĂ«tij viti shĂ«noi njĂ« rritje prej mĂ« shumĂ« se 28% tĂ« vizitorĂ«ve nĂ« Muzeun Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu nĂ« KrujĂ«, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« 2024-Ă«s.

Drejtori i Muzeut KombĂ«tar “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu” dhe Muzeut Etnografik, KrujĂ«, Mehdi Hafizi tha pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare se “gjatĂ« janarit 3994 vizitorĂ« vizituan Muzeun Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu nĂ« KrujĂ«â€.

“NĂ« total numri i vizitorĂ«ve nĂ« QendrĂ«n Muzeore KrujĂ« (Muzeu Gjergj Kastrioti dhe Muzeu Etnografik KrujĂ«) arriti nĂ« shifrĂ«n 4519 vizitorĂ«â€, tha Hafizi.

Sipas tij, numrin më të lartë të turistëve të huaj gjatë muajit janar 2025 e përbëjnë vizitorët nga Kina.

NjĂ« turiste nga Kina shprehet se “ne vijmĂ« nga Kina dhe jemi 20 turistĂ«. Ne qĂ«ndruam nĂ« ShqipĂ«ri dy ditĂ«, ditĂ«n e parĂ« vizituam kalanĂ« e RozafĂ«s dhe sheshin SkĂ«nderbej. Sot po vizitojmĂ« kĂ«tĂ« kala nĂ« KrujĂ«. Jemi shumĂ« tĂ« mahnitur me pamjen, kalanĂ« me gjithçka dhe veçanĂ«risht me historinĂ«. Historia ishte shumĂ« frymĂ«zuese, inkurajuar nga SkĂ«nderbeu, i cili mori shumĂ« fitore. ËshtĂ« njĂ« vend shumĂ« i bukur pĂ«r t’u vizituar”.

Kalaja e Krujës e ndërtuar në shekujt V-VI, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri.

Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ndërsa  Pazari karakteristik i Krujës është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale.

 

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Mbi 4500 vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë në janar, Hafizi për ATSH-në: Kryesojnë turistët nga Kina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të huajt, interes për traditën/ Vizitorë të shumtë në Muzeun e Traditës në Sarandë

By: lia rda
2 February 2025 at 15:41

Gjatë 2024-ës shifrat e vizitorëve në Muzeun e Traditës ishin më të kënaqshme se vitet e tjera.

Turistët e vegjël duket se janë më kureshtarët për të parë se çfarë fshihet brenda muzeut buzë detit, ndersa të rriturit, janë informuar paraprakisht dhe duan të dinë më shumë për mënyrën e jeteses së të parëve në Sarandë.

“Nese mund te flasim me % mund te themi qe nga 70% qe ishim ne 2023, kemi arritur ne 75% qe kane vizituar kete muze por je vetem sepse Saranda perbehet nga 3 muze qe funksionojne ne menyre te nje trajtshme per te 3 muzete.

Jane grupet qe vijne te organizuara nga shtetet te ndryshme, vizitore nje ose disa ditore. Grup moshat jane nga me te larmishmet sepse brenda nje grupi qe vjen ta vizitoje qytetin ka femije, ka moshen e trete. Interesi me i madh eshte nga femijet sepse shohin dicka te vjeter qe nuk e kane pare as ne shtetin e tyre as ne perditshmerine e tyre. Grup mosha e vjeter eshte e interesuar per menyren e jeteses sesi ka evoluar, vegla te ndryshme qe jane perdorur ne krahina te ndryshme, jane te interesuar per te pare perdorimin e tyre. “

Befasia e vitit të shkuar për Muzeun e Traditës ishin turistët indian, ndërsa muzeu deri në fund të shkurtit pret nxënësit e shkollave të ndryshme, për tu përgatitur më pas për sezonin turistik.

“Nacionaliteti qe ka bere diferencen ne kete vit ishin pjesa e Indise, ishin njerez qe vinin nga India e larget dhe cuditeshin qe nje qytet kaq i vogel te kete muze.

Pjesa e janarit dhe e shkurtit eshte ajo pjesa e gjumit letargjik, nuk ka kaq shume vizitore, por na vizitojne shkollat e Sarandes dhe perreth, bejme altivitete sidomos kur jane ne oret e hapura te historise ose letersise”.

Muzeu i Traditës është pjesë e grupit muzeal të Sarandës, që shpalos vlerat, kulturën dhe historinë e bashkive jugore./abcnews.al

Pogradeci turizëm gjithëvjetor, Xhakolli për ATSH-në: Shtojmë ofertën me trashëgimi kulturore e destinacione malore

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Pogradeci, i cilĂ«suar si njĂ« atraksion i pĂ«rhershĂ«m turistik, me hijeshinĂ« e liqenit, natyrĂ«n, kulturĂ«n, historinĂ«, kulinarinĂ«, tĂ«rheq turistĂ« tĂ« shumtĂ« vendas e tĂ« huaj nĂ« çdo stinĂ« tĂ« vitit.

Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Pogradecit, Ilir Xhakolli tha pĂ«r AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare se çdo vit Pogradeci ka njohur rritje tĂ« numrit tĂ« vizitorĂ«ve, duke u kthyer nĂ« njĂ« ndĂ«r qytetet mĂ« tĂ« preferuara pĂ«r t’u vizituar nĂ« 12 muajt e vitit.

Ai informoi se bazuar në statistikat e referuara nga strukturat akomoduese gjatë vitit 2024 numri i turistëve të cilët vizituan Pogradecin dhe zonat përreth është 135 904, nga të cilët 24 736 janë turistë të huaj dhe 111 168 turistë vendas.

“NĂ«se krahasojmĂ« totalin me vitin 2023, ku Pogradeci u vizitua nga 124 502 turistĂ«, cilĂ«sojmĂ« faktin se ka njĂ« rritje rreth 10% tĂ« numrit tĂ« turistĂ«ve nĂ« vitin 2024”, tha Xhakolli.

Xhakolli u shpreh se sezoni turistik në qytetin e Pogradecit për vitin 2024 ka qenë tepër produktiv.

“Bashkia e Pogradecit, duke iu referuar edhe StrategjisĂ« KombĂ«tare tĂ« Turizmit 2024-2030, e ka orientuar fokusin nĂ« zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« turizmit katĂ«rstinor. GjatĂ« vitit 2024 janĂ« organizuar shumĂ« evente dhe aktivitete tĂ« cilat lidhen me turizmin kulturor dhe artistik, ku turistĂ«t vendas dhe tĂ« huaj kanĂ« treguar interesit tĂ« lartĂ«â€, vuri nĂ« dukje ai.

Nga ana tjetër, theksoi Xhakolli, bashkëpunimi me tur-operatorët ka evidentuar një eksperiencë pozitive në lidhje me turizmin malor, kryesisht turistët e huaj kanë preferuar guidat malore, në të cilën bëjnë pjesë atraksionet turistike si Guri i Kamjes, Varret Monumentale të Selcës, Bazilika Paleokristiane dhe Mozaikët në Lin, liqenet e Lukovës etj.

Kryebashkiaku Xhakolli thekson se “njĂ« nga indikatorĂ«t kryesorĂ« qĂ« ka ndikuar nĂ« zgjedhjen e Pogradecit si destinacion turistik veçanĂ«risht nga turistĂ«t e huaj Ă«shtĂ« dhe zbulimi i palafiteve 7600-vjeçare nĂ« Lin, tĂ« cilat janĂ« njĂ« vlerĂ« e shtuar pĂ«r paketĂ«n promocionale qĂ« ofron bashkia Pogradec”.

Sa i pĂ«rket strukturave akomoduese, hoteleve apo bujtinave, Xhakolli tha se “industria e turizmit Ă«shtĂ« njĂ« nga shtyllat kryesore pĂ«r zhvillimin ekonomik nĂ« qytetin e Pogradecit”.

“Nisur nga fakti se statistikat e turistĂ«ve janĂ« nĂ« rritje Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re dhe investimin nĂ« ndĂ«rtimin e strukturave tĂ« reja akomoduese. GjatĂ« vitit 2023 nĂ« bashkinĂ« Pogradec kanĂ« qenĂ« 37 struktura akomoduese dhe aktualisht janĂ« 40 struktura tĂ« regjistruara dhe funksionale. Gjithashtu nĂ« zonat pĂ«rreth Pogradecit numri i bujtinave Ă«shtĂ« nĂ« rritje”, tha Xhakolli.

Sa i pĂ«rket synimeve pĂ«r vitin 2025 lidhur me turizmin, Xhakolli tha se “kĂ«tĂ« vit kemi si qĂ«llim rritjen e mĂ«tejshme tĂ« numrit tĂ« turistĂ«ve dhe netqĂ«ndrimeve si dhe diversifikimin e ofertĂ«s turistike. NjĂ« tjetĂ«r prioritet Ă«shtĂ« zhvillimi i turizmit malor dhe agroturizmit, me rritjen e bujtinave dhe njĂ«sive akomoduese nĂ« zonat rurale”.

Sipas tij, një ndër projektet kryesore gjatë këtij viti është edhe rivitalizimi i kalasë së Pogradecit.

“NdĂ«rkohĂ«, do tĂ« pajisen me sinjalistikĂ« informuese tĂ« gjitha atraksionet natyrore dhe kulturore. Do tĂ« ngrihet qendra e re e informacionit turistik si dhe markimi i shtigjeve turistike nĂ« zonat malore”, tha Xhakolli.

Me një paketë të plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë, Pogradeci tashmë është një tjetër destinacion shumë i kërkuar.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

PĂ«rveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumĂ« bukuri tĂ« tjera natyrore nĂ« periferinĂ« e tij, nĂ« fshatrat qĂ« e rrethojnĂ«, ka monumente tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore e historike qĂ« tĂ« ftojnĂ« t’i vizitosh.

/k.s/j.p/r.e/

The post Pogradeci turizëm gjithëvjetor, Xhakolli për ATSH-në: Shtojmë ofertën me trashëgimi kulturore e destinacione malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ItalianĂ«t, “adhuruesit” mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« ShqipĂ«risĂ«, shĂ«nuan rritjen mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 2024! Ja turistĂ«t qĂ« vizituan mĂ« shumĂ« vendin tonĂ«

23 January 2025 at 07:28
Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht. Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me

Rekord turistësh në 2024-ën, Rama: 500 mijë vizitorë në Kalanë e Beratit, 85% ishin të huaj

20 January 2025 at 15:55

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Berati vijon tĂ« jetĂ« ndĂ«r destinacionet kryesore qĂ« vizitohet nga mijĂ«ra turistĂ« nĂ« tĂ« gjitha stinĂ«t e vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale disa tĂ« dhĂ«na mbi sitet kryesore turistike nĂ« qytetin e “njĂ« mbi njĂ« dritareve”.

Sipas kryeministrit, “viti 2024 shĂ«noi njĂ« rekord turistik nĂ« qytetin e Beratit”.

“VetĂ«m Kalaja Ă«shtĂ« vizituar nga 500 mijĂ« vizitorĂ«, ku 85% e tyre ishin tĂ« huaj, ndjekur nga Muzeu ‘Onufri’, krenaria e Beratit dhe thesar i çmuar i gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, i cili u vizitua nga 100 mijĂ« vizitorĂ« pĂ«rgjatĂ« vitit qĂ« shkoi”, u shpreh Rama.

Berati ka njĂ« sĂ«rĂ« pikash turistike qĂ« zgjojnĂ« interesin e turistĂ«ve, disa prej tĂ« cilave janĂ« Qendra Historike e qytetit, Kalaja, Gorica, Mangalemi qĂ« janĂ« pasuri e UNESCO-s, Muzeu Ikonografik “Onufri”, Qendra Mesjetare, objektet e kultit bizantin dhe xhamitĂ« e vjetra tĂ« periudhĂ«s otomane.

Turistët vlerësojnë jo vetëm historinë e kulturën, por edhe ushqimin e mikpritjen vendase.

Vitet e fundit turistët kanë treguar interes edhe për atraksionet e ekoturizmit, fshatrat turistike Roshnik, Sinjë, Drobonik, kantinat e verës, aktivitetet rafting në lumin Osum, ngjitje në malin e Tomorit, hedhje me parashuta nga mali Shpirag, kanoe në liqenet e Tomorit, ecje me biçikletat malore në rrethinat e Beratit, vizitë në Kanionet e Osumit, pjesëmarrje në turet e gastronomisë në agrobizneset në fshatrat turistikë etj.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rekord turistësh në 2024-ën, Rama: 500 mijë vizitorë në Kalanë e Beratit, 85% ishin të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: 5,5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë vitit 2024

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Zonat e mbrojtura nĂ« vend janĂ« kthyer nĂ« destinacione turistike mjaft tĂ« vizituara pĂ«r shkak tĂ« bukurive natyrore dhe relievit tĂ« larmishĂ«m.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bĂ«ri tĂ« ditur sot se “ 5,5 milionĂ« vizitorĂ« kanĂ« shijuar parqet tona natyrore e kombĂ«tare gjatĂ« vitit 2024, ose 1 milion mĂ« shumĂ« se viti 2023, si njĂ« shembull i interesit tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r ekoturizmin, sportet e natyrĂ«s si ecja nĂ« shtigje, rafting apo ngjitjet nĂ« mal, por edhe kuriozitetit pĂ«r tĂ« njohur biodiversitetin”.

Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për stafet pasionante të zonave të mbrojtura në 12 qarqet e vendit që me përkushtim e pasion administrojnë xhevahiret tona natyrore dhe janë udhërrëfyesit më të mirë për turistët.

Në shifrat e publikuara nga Kumbaro bëhet e ditur se në periudhën janar- dhjetor 2023 zonat e mbrojtura u vizituan nga 4,5 milionë vizitorë, ndërsa në janar-dhjetor 2024 nga  5,5 milionë vizitorë, pra 22% më shumë vizitorë. Nga këta 5,5 milionë vizitorë, 3,6 milionë vizitorë vendas dhe 1,9 milionë vizitorë të huaj.

Qarqet me rritjen më të lartë të vizitorëve janë; qarku Shkodër 1,3 milionë vizitorë, qarku Durrës 384 mijë vizitorë, qarku Elbasan 192 mijë vizitorë, qarku Korçë 1 milion vizitorë, qarku Berat 380 mijë vizitorë dhe qarku Gjirokastër 135 mijë vizitorë.

Turizmi natyror dhe zonat e mbrojtura janë në fokus të buxhetit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin 2025, me dy projekte kryesore siç është ngritja e infrastrukturës në Eko-Park Ulza dhe Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë. /j.p/

 

1 nga 3

/k.s/

The post Kumbaro: 5,5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura gjatë vitit 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festivali më i madh fetar në botë mbahet në Indi, priten 400 milionë vizitorë

14 January 2025 at 17:33

Miliona njerëz janë mbledhur në qytetin verior indian Prayagraj, për të marrë pjesë në Mahakumbh Mela, grumbullimin më të madh të njerëzimit në botë.

Peligrinët dynden nga të gjitha anët e vendit për të marrë pjesë në këtë traditë mijëravjeçare, duke shpresuar të pastrojnë mëkatet e tyre. Hindutë besojnë se një zhytje në ujërat e shenjta sjell shpëtim dhe çlirim.

Autoritetet kanë ngritur një qytet të madh çadrash të shtrirë në 4,000 hektarë tokë të hapur përgjatë brigjeve të lumenjve për të strehuar vizitorët, të cilët mbërrijnë në radhë të mëdha, duke kënduar dhe kërcyer gjatë rrugës. Organizatorët presin rreth 400 milionë vizitorë, duke e bërë këtë festivalin më të madh fetar në botë.

Vendi është shndërruar në një qytet me tenda të përhapura, me më shumë se 3,000 kuzhina, 150,000 tualete dhe mbi 90 trena specialë për të transportuar pelegrinët drejt dhe nga eventi.

Zona e festivalit mbulon 40 kilometra katrorë dhe përfshin banesa, rrugë, energji elektrike, ujë. Ka gjithashtu 11 spitale në vend për të ofruar kujdes mjekësor për dhjetëra miliona të pranishëm.

Autoritetet po përdorin më shumë se 2,500 kamera vëzhgimi, duke përfshirë ato me Inteligjencën Artificiale,  për të monitoruar turmat dhe për të shmangur rrëmujët e mundshme.

Festivali është gjithashtu i një rëndësie politike, por edhe shpirtërore. Udhëheqësit e kaluar të Indisë kanë përdorur prej kohësh Kumbh Mela për të ndërtuar lidhje më të forta me shumicën hindu të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali më i madh fetar në botë mbahet në Indi, priten 400 milionë vizitorë appeared first on Euronews Albania.

1.3 milionë vizitorë në sitet kulturore, më e frekuentuara Gjirokastra dhe Butrinti

12 January 2025 at 17:44

2024 është viti më pozitiv sa i takon vizitueshmërisë në trashëgiminë kulturore. Në 12 muaj në 28 objekte dhe site kulturore kanë hyrë mbi 1.3 milionë vizitorë, 31% më shumë se vitit 2023.

Kalaja e Gjirokastrës mbetet destinacioni i parë më i frekuentuar edhe për këtë vit, me mbi 263 mijë vizitorë, ose 20.7% më shumë se viti 2023. Ndryshe nga 2023, ku Parku Arkeologjik i Shkodrës renditej i dyti si më i vizituari, në 2024 ai renditet i katërti me mbi 157mijë.

Pas Gjirokastrës, siti më vizituar është Butrinti me mbi 200 mijë vizitorë. Si më të frekuentuar renditet edhe Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me mbi 174 mijë vizitorë dhe Apolonia me 121 mijë.

Investimet në institucionet kulturore, pritet të shtojnë më shumë shërbimet ndërsa synimi është që shifrat gjatë këtij viti të jenë akoma më pozitive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1.3 milionë vizitorë në sitet kulturore, më e frekuentuara Gjirokastra dhe Butrinti appeared first on Euronews Albania.

Mbi 260 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë 2024-ës

By: Kult Plus
7 January 2025 at 22:30

 Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Ndërsa fluksi turistik ka përfshirë gjithë zonën e Gjirokastrës, kalaja mbetet destinacion i preferuar.

Statistikat e publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Gjirokastrës flasin për rritje me më shumë se 20.73 për qind të vizitorëve në këtë kala.

Ishin 262 972 vizitorë për vitin 2024 që panë nga afër dhe u mahnitën nga struktura dhe peizazhet që ofron kalaja e Gjirokastrës si pjesë e vizitave turistike.

Mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtĂ«â€, Ă«shtĂ« ndĂ«r qytetet mĂ« tĂ« bukura nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pjesĂ« e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO-s.

Simboli kryesor i qytetit është kalaja, e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 m mbi nivelin e detit.

❌
❌