Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron

10 July 2025 at 07:55

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kalaja e Gjirokastrës priti një numër të madh vizitorësh, ashtu siç ndodh shpesh këto ditë të sezonit turistik. “DRTK Gjirokastër” publikoi pamjet plot jetë, histori dhe zëra nga e gjithë bota, që enden mureve të gurta.

Vizitorë vendas dhe nga bota që ecin mbi gurët shekullorë, grupe turistike që vizitojnë dhe prijnë drejt historisë, aparate që shkrepin kujtime, kjo është pamja që ofron qyteti mijëravjeçar.

Panorama nga kalaja e Gjirokastrës është një pamje që ngjall kureshtje te vizitorët, të interesuar për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky qytet-muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. Simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Pranë mureve, në pjesën ku qëndron aeroplani shpaloset një peizazh mahnitës i të gjithë luginës së lumit Drino dhe maleve gjetkë.

Me gjithë vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota.

/e.r//r.e//a.f/

The post Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

By: Ardit
10 July 2025 at 08:11

Nga Lutfi Dervishi Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë. “Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë. “Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi. Në Qafë-Pazar, ku një shishe […]

The post Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik appeared first on BoldNews.al.

Përfundojnë punimet në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër, Rama: Një shteg i ri drejt bukurive të qytetit të gurit

By: Rovena
7 July 2025 at 08:07

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për përfundimin e punimeve në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër.

“Mirëmëngjesi dhe nga Gjirokastra, ku kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik, ju uroj javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al

Me artistë të njohur dhe energji, Gjirokastra pret edicionin e pestë të muzikës rock

6 July 2025 at 14:49

Gjirokastra gjatë kësaj fundjave është kthyer në kryeqendrën e rock-ut shqiptar për një natë të veçantë. Skena e Odeonit të gurtë në zonën muzeale mikpriti artistë të njohur dhe dashamirës të muzikës rocks duke vazhduar traditën e organizimit të këtij eventi muzikor.

Në skenën e festivalit u ngjitën këngëtarë dhe grupe muzikore që ndajnë të njëjtin pasion: tingujt e gjallë të rock-ut dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun.

“Sot po organizojmë edicionin e 5-të të Gjirokastra Rocks Festival, tradita vazhdon me artistët më të njohur dhe më në zë të këtij zhanri muzikor, ajo që ne po mundohemi të bëjmë është të pasurojmë aktivitetin kulturor të qytetit të Gjirokastrës, i cili për momentin është një destinacion në kulmin e turizmit”, tha Albert Haloçi organizator.

“Për herë të parë në këtë festival, emocioni kuptohet që është sepse gjithmonë herët e para janë emocionuese por është emocion i bukur sepse për fat të mirë po bëhen ende festivale rock dhe personalisht mezi pres që të ngjitem në skenë dhe të performoj”, tha Frank Brahimi, këngëtar.

“Kthehem në Gjirokastër për të disatën herë sepse më ka lënë një shije shumë të mirë, kësaj radhe jemi në Gjirokastra Rocks dhe mezi po pres të fillojmë”, shtoi një tjetër këngëtar, Sardi Strugaj.

Ky festival është pjesë e kalendarit të aktiviteteve që e bëjnë Gjirokastrën mikpritëse gjatë gjithë sezonit turistik të verës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me artistë të njohur dhe energji, Gjirokastra pret edicionin e pestë të muzikës rock appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan pamje: Verë në Gjirokastër

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit, por edhe nga pikat e tjera të qytetit që janë kthyer në atraksione për të gjithë pushuesit dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album fotografish nga qyteti i gurtë, ndërsa e ka cilësuar “Verë në Gjirokastër”.

Në foto shihen grupe të mëdha turistësh dhe pushuesit që vizitojnë dyqanet me suvenire të Gjirokastër, e shumë të tjerë që zgjedhin ushqimet tradicionale apo pijet në baret dhe restorantet e qytetit.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, u vizitua nga 100 mijë turistë në periudhën janar-qershor 2025 dhe ky është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, që qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Shifra prej 100 mijë vizitorësh në gjysmën e parë të vitit 2025, tregon një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë kështu Kalanë e Gjirokastrës një nga më të vizituarat, me interes të lartë për të njohur e mësuar historinë e saj.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

Album fotografish nga Gjirokastra
1 nga 9

/e.i//r.e/

The post Rama ndan pamje: Verë në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas një mungese prej 30 vitesh, studiuesit e trashëgimisë kulturore janë rikthyer në Kalanë e Gjirokastrës

By: KultPlus
4 July 2025 at 23:00

Pas një mungese prej 30 vitesh, studiuesit e trashëgimisë kulturore janë rikthyer në Kalanë e Gjirokastrës për të rinisur gërmimet dhe studimet arkeologjike në një nga monumentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë.

Ekspedita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ka për qëllim të nxjerrë në dritë gjetje të reja që do të pasurojnë njohuritë mbi origjinën dhe zhvillimin e kalasë, e cila përmendet për herë të parë në dokumente të shekullit XIV, por besohet se rrënjët e saj shtrihen shumë më përpara.

Aktualisht, punimet po zhvillohen pranë hyrjes kryesore të kalasë, ku janë zbuluar fragmente të një kulle guri që datojnë në periudhën IV-VI pas Krishtit, duke hapur një dritare të re mbi epokën e hershme të këtij monumenti historik.

Gërmimet do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit korrik në pika strategjike të kalasë, duke synuar jo vetëm evidentimin e artefakteve, por edhe përmirësimin e infrastrukturës për vizitorët, në mënyrë që ky thesar kulturor të mbahet gjallë dhe të promovohet më mirë, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur si një qendër e rëndësishme për ngjarje kulturore dhe historike, pritet të ofrojë zbulime që do të shtojnë vlerë trashëgimisë shqiptare dhe do të tërheqin interesin e turistëve dhe studiuesve nga e gjithë bota.

Ripërtëritja e veshjeve popullore/ Qëndistarja e Gjirokastrës dhe trashëgimia e kostumeve

14 June 2025 at 20:38

GJIROKASTËR- Në qendrën e artizanatit ne pazarin e gurtë të Gjirokastrës qëndistarja Burbuqe Muka realizon dhe risjell veshjet popullore të prezantuara në shekuj nga figura dhe emra të njohur të historisë.

Në punishten ku punon se bashku me djalin e saj, ajo ka punuar kostume popullore të veshura nga Naim Frasheri,Lord Bajroni,Ali Pashë Tepelena,Laver Bariu e shumë emra e figura të njohura, ndërsa aktualisht po punon për të realizuar kostumin e Tafil Buzit,patrioti i rezistencës kundër Osmanëve.

Qëndistarja thotë se më të interesuar janë emigrantët të cilët impresionohen me tepër kur njihen me historinë ndërsa realizimi cilësor i veshjeve është një sfidë me vete pasi ato duhen punuar sa më autentike, fakt ky që ka tërhequr edhe vëmendjen e koleksionistëve apo muzeve që po hapen në zona të ndryshme në qarkun Gjirokastër

Realizimi dhe risjellja e kostumeve tradicionale duhet të jetë sa me origjinale dhe i kompletuar me të gjithë elementët e për këtë kujdeset Mario, djali i Burbuqes,i cili realizon skicat, të cilat me pas punohen nga qëndistarja e njohur që është vlerësuar edhe me mjaft certifikata e tituj të ndryshëm

Modelet në të shumtën e rasteve merren nga studimet e kryera nga njohës dhe specialiste të etnografisë

Kostumet popullore të krahinave të ndryshme të vendit, por edhe ato të Kosovës, spikasin me finesën e realizimit duke prezantuar me se miri historinë, kulturën shqiptare, por edhe trashëgiminë në breza.

Magjia e fijeve të arta, turistët e huaj mësojnë zanatet tradicionale në Gjirokastër

By: Besnik
13 June 2025 at 18:06

Vlerat e artizanatit dhe mjeshtërive tradicionale në Gjirokastër po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e turistëve.

Në këtë sezon vere, qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelie trajnimi, ku vizitorët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës.

Këto vlera, të transmetuara brez pas brezi, turistët i cilësojnë si tërheqëse dhe mjaft interesante.

“Unë quhem Kelly dhe jam nga Izraeli. Kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur më shumë me traditat. Na intereson veçanërisht qëndistaria. Po mësojmë nga artizanet vendase dhe është një eksperiencë e mrekullueshme, sidomos në një vend miqësor dhe me njerëz shumë të dashur,” – thotë një turiste.

“Unë jam Mihaila nga Izraeli. Punoj si artizane në disa profile të këtij zanati. Prej disa vitesh realizojmë ture të ndryshme, ku pjesë është edhe Shqipëria. Por ku më mirë se në Gjirokastër mund të mësojmë teknikat e qëndisjes, sidomos ato me fije ari, të cilat janë pjesë e rëndësishme dhe mjaft e bukur e kostumeve tradicionale të zonave të ndryshme?” – shton një tjetër vizitore.

Tashmë, qendrat e artizanatit janë bërë pjesë e rëndësishme e guidave turistike, duke promovuar për turistët e huaj edhe vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Paketa jonë është diçka e veçantë. Dëshironim të ofronim diçka ndryshe nga turizmi standard – një turizëm të dedikuar, që sjell edhe gëzim. Deri tani kemi pasur sukses. Kemi paketa për jugun dhe për veriun, të dyja shumë të suksesshme. Jam shumë krenare për punën tonë dhe për vajzat që kanë marrë pjesë – të gjitha shumë të kënaqura me Shqipërinë, mikpritjen shqiptare dhe atë që ne ofrojmë,” – thotë Rozana Gjergji.

Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe të punimeve karakteristike në Gjirokastër, ndërsa këtë vit janë hapur edhe disa qendra të reja artizanale në zonën historike të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Magjia e fijeve të arta, turistët e huaj mësojnë zanatet tradicionale në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Artizanati tërheq turistët/ Gjirokastër, të huajt duan të njohin trashëgiminë kulturore

By: Rovena
12 June 2025 at 15:49

Qëndismat shqiptare  po tërheqin gjithnjë  e më tepër të huajt.

Ky grup  vizitorësh nga Izraeli  është ndalur në këtë punishte në  zonën muzeale në Gjirokastër. Vendas e të huaj shkëmbejnë përvojat e tyre profesionale.

“Unë quhem Kelly dhe jam nga Izraeli. Kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur më shumë rreth traditave. Ne interesin tonë është edhe qëndistaria. Po mësojmë nga artizanet vendas dhe është një eksperiencë e mrekullueshme për më tepër kur jemi në një vend miqësor dhe me njerëz tepër të dashur.”

“Unë jam Mihal nga Izraeli. Punoj si artizane në të gjitha profilet e këtij zanati, Prej disa vitesh kryejmë ture të ndryshme ku pjese është edhe Shqipëria, por ku më mire se në Gjirokastër mund të njihemi apo të na tregojnë teknikat në qëndisjeje, për më tepër ato me fije ari, pjese e rëndësishme dhe mjaft e bukur edhe e kostumeve tradicionale te zonave te ndryshme.”

Artizania gjirokastrite Burbuqe Muka që punon në qendër të zonës historike  tregon  se turistët e huaj  kanë interes për të mësuar mbi traditën. Këto vizita në punishtet e artizanatit  për guidat turistike janë një mënyrë për të promovuar trashëgiminë kulturore.  Njëkohësisht nxisin zhvillimin e  biznesit lokal.

Në zonën muzeale në Gjirokastër ushtrojnë profesionin  e tyre dhjetëra artizanë në profile të ndryshme që   çdo vit  zgjojnë interesin  e turistëve  të huaj që vizitojnë qytetin e gurtë./abcnews.al

Artikulli i “The Times”, Rama: Përcjell Shqipërinë 2025 për turizëm cilësor dhe me standarde

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një tjetër  artikull Shqipërisë, ku promovon potencialin turistik të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot artikullin e publikuar në “The Times”. Ai thekson se artikulli “udhëton drejt vendit tonë për të përcjellë Shqipërinë 2025 midis peizazheve të egra, vendosmërisë për të zhvilluar një turizëm cilësor dhe me standarde”.

“Përcjell Gjirokastrën ku midis rrugicave të ngushta e gurëve e historisë shekullore befason një jetë plot vitalitet dhe bashkëjetesë perfekte mes turistëve, tregtarëve, gurgdhendësve, artizanëve e banorëve, por edhe siteve të UNESCO-s e qyteteve si Pogradeci ku mund të përjetosh një anë vërtet autentike të Shqipërisë”, shtoi Rama.

Në artikullin e shkruar nga Laura Sanders, ftohen turistët të zbulojnë pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë.

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Media britanike “The Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

/m.m/a.f/

The post Artikulli i “The Times”, Rama: Përcjell Shqipërinë 2025 për turizëm cilësor dhe me standarde appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra, Berati dhe Pazari i Krujës u shpallën qytete-muze më 2 qershor 1961

By: Kult Plus
2 June 2025 at 11:12

Më 2 qershor 1961, Këshilli i Ministrave shpalli Gjirokastrën, Beratin, nëntokën e Durrësit dhe Pazarin e Vjetër të Krujës, “qytete-muze”.

Bazuar në këtë vendim, u ngarkua Universiteti Shtetëror i Tiranës që të kryente studimin dhe projektimin për zonifikimin e këtyre qyteteve. Ndërkohë këto qytete duhet të mirëmbaheshin, të restauroheshin dhe të administroheshin në përputhje me dispozitat e rregullores së qytetit-muze të Beratit dhe me udhëzimet e veçanta të Uinersitetit Shtetëror.

Sipas rregullores së përmendur, qyteti i Beratit ndahej në zonën-muze, zonën e mbrojtur dhe zonën e lirë. Zona-muze ruante monumente të kategorisë së parë dhe të dytë, në dallim nga zona e mbrojtur ku gjenin vend vetëm monumente të kategorisë së parë. Ndërsa në zonën e lirë bënin pjesë monumente të izoluara të kategorisë së parë, në pjesën e mbetur të qytetit pa pikëprerje me dy zonat e tjera./atsh/KultPlus.com

Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Revista prestigjioze e udhëtimeve “Islands” i ka kushtuar një artikull qytetit të Gjirokastrës, duke e konsideruar një atraksion të jashtëzakonshëm turistik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se Gjirokastra nuk është vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme, i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant, siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands””, thotë Rama, duke iu referuar artikullit të revistës prestigjioze të udhëtimeve.

Media amerikane “Islands”: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën unike dhe kuzhinën e shijshme

/r.e/a.f/

The post Rama: Artikulli i revistës “Islands”, Gjirokastra destinacion i një udhëtimi unik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artikulli në revistën “Islands”, Kumbaro: Gjirokastra, destinacion në fokus të udhëtimeve unike

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën prestigjioze të udhëtimeve “Islands”, që i ka bërë jehonë qytetit të Gjirokastrës, si një destinacion i jashtëzakonshëm për turizmin në Shqipëri.

Ministrja Kumbaro shprehet në një postim në rrjetet sociale, se Gjirokastra nuk është vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.

“Një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme, i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant, siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve “Islands”, thotë Kumbaro, duke iu referuar artikullit të revistës prestigjioze të udhëtimeve, “Islands”.

/a.f/

The post Artikulli në revistën “Islands”, Kumbaro: Gjirokastra, destinacion në fokus të udhëtimeve unike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika

By: Oldi
7 May 2025 at 09:44

Në hyrje të qytetit të Memaliajt, përpara një dyqani të tregëtimit të mishit, pronari dhe dy miqtë e tij të sapodalë në pension janë shtruar për një bisedë të qetë paraditen e 1 majit. Por tonet e tyre nxehen pasi u kërkon që të flasin për fushatën, aq sa nëse dikush që nuk do të […]

The post Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastra, destinacion i aventurës/ Qyteti i gurtë pushtohet nga motoçiklistët

3 May 2025 at 20:41

Gjirokastra po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët aventurierë, veçanërisht për ata që udhëtojnë me motoçikleta.

Me ardhjen e pranverës, qyteti i gurtë po mirëpret grupe të shumta vizitorësh nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë Shqipërinë përmes këtyre itinerareve.

Itineraret sportive në rrugët karakteristike me kalldrëm, shëtitjet nëpër zonat malore përreth dhe vizitat në pikat turistike më të njohura, si Kalaja e Gjirokastrës, po i japin një dimension të ri turizmit të aventurës në këtë qytet historik.

Sonja, pjesë e një grupi prej 9 motoçiklistësh nga Franca, shprehet e entuziazmuar për eksperiencën e saj në Shqipëri.

“Është një vend i mrekullueshëm. Vizituam kalanë – një monument shumë i bukur, me një pamje mbresëlënëse. Për fat sot kemi mot me diell dhe po e shijojmë shumë vizitën këtu”

Edhe një tjetër grup motoçiklistësh nga Italia, të cilët po përshkojnë jugun e vendit, ndalen në Gjirokastër për të shijuar arkitekturën unike dhe mikpritjen vendase.

“Mendoj se është një vend i bukur. Këto ditë po udhëtojmë nëpër Shqipëri; kemi qenë në Vlorë, Sarandë… qytete të mrekullueshme.”

Ky fluks në rritje i turistëve me motoçikleta po e kthen Gjirokastrën në një nga qendrat më tërheqëse për turizmin sportiv dhe të aventurës. Turet me motor po bëhen gjithnjë e më popullore falë kombinimit të natyrës, historisë dhe rrugëve sfiduese që i ofron kjo zonë.

Turizmi i aventurës, me itinerare të planifikuara dhe ndalesa kulturore, pritet të sjellë edhe më shumë vizitorë gjatë muajve në vijim, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë lokale dhe promovimin ndërkombëtar të Gjirokastrës./abcnews.al

Turistë nga Franca, Gjermania e SHBA: Kalaja e Gjirokastrës, histori e mahnitshme

By: Kult Plus
25 April 2025 at 22:01

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale një video me përshtypjet e disa prej turistëve që kanë vizituar gjatë prillit kalanë e Gjirokastrës.

“Kalaja e Argjirosë përmes fjalëve të vizitorëve që e shijojnë në çdo stinë e në çdo kohë”, shkruan Kumbaro.

Një turiste shprehet se “vijmë nga Franca, kjo është hera e parë në Shqipëri dhe në Gjirokastër, zbuluam këtë kala të mrekullueshme me një pamje magjike, është vërtet mbresëlënëse”.

Klara nga Gjermania tha se “na ka pëlqyer shumë përvoja këtu në kala. Është shumë bukur që mund të ecësh kudo dhe pamja është fantastike. Na pëlqen shumë”.

Një tjetër turist që vjen nga SHBA, tha se “jam me prejardhje kinezo-amerikane. Sapo kam ardhur në Shqipëri dhe më pas në Gjirokastër, është super bukur, moti e shihni vetë fantastik, kalaja është e mrekullueshme, pamjet janë fantastike”.

“Ne jetojmë në Londër kjo është hera e parë në Shqipëri, erdhëm dje dhe sot erdhëm në Gjirokastër. Deri tani po e shijojmë shumë, kalaja është e bukur e ruajtur shumë mirë, është e mahnitshme sa shumë histori ka këtu. Ka periudha të ndryshme shumë interesante, pamjet janë të jashtëzakonshme dhe vendi është ende i ruajtur shumë mirë”, tha një çift turistësh.

Sipas tyre, kalaja është vendi ideal për të shëtitur lirshëm.

“Nuk ka shumë informacion ngarkues , por sa duhet, tabelat informuese janë të qarta”, thanë ata.

Stacey nga Leeds, Angli, u shpreh se “na ka pëlqyer shumë këtu”.

Ndërsa Edmond Saushi nga Berati tha se “kam ardhur të vizitoj kalanë është hera ime  dytë, është shumë bukur objektet duhen ruajtur janë gjëra të rralla”./atsh/KultPlus.com

“Barazia para ligjit”, Rama flet nga Gjirokastra për reformën në drejtësi

22 April 2025 at 19:50

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot nga Gjirokastra me të gjithë qytetarët të cilët besojnë në Partinë Socialiste.

Kryeministri i kushtoi rëndësi qëllimit për anëtarësimin në BE dhe kapjen e afateve për negociatave. Gjatë fjalimit të tij, Rama ka folur për drejtësinë dhe kujtoi faktin se Altin Dumani është një profesionist i mirë. Por, deri para reformës në drejtësi ai dhe kolegët e tij nuk kishin marrë në pyetje apo arrestuar zyrtarë të lartë siç po bëjnë tani me SPAK, përtej të majtës dhe të djathtës.

“Kush ia kishte dëgjuar emrin Altin Dumanit? Ai është profesionist i vërtetë, jurist i vërtetë, meriton të gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë. Por Altin Dumani ishte këtu, ishte në Tiranë dhe ishte prokuror për vite. Si ka mundësi që askush nuk e dinte se kishte një njeri me emrin Altin Dumani, prokuror. Si ka mundësi që një njeri prokuror dikur nuk thërriste një njeri me pushtet dhe t’i thoshte hajde këtu të të marr një çik në pyetje?

Që nga 1912 nuk kishte ndodhur që një zyrtar i lartë të shkonte të jepte llogari në Prokurori, kishte ndodhur me pushkatime në diktaturë, por jo siç ndodhi pas 1990, kur i pari i vendit burgosi kryetarin e opozitës politikisht, për turpin tonë ndodhi kjo. Por demokratëve nuk u intereson shumë se godet majtas dhe djathtas, por se godet me drejtësi. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, juve ju intereson barazia para ligjit”, tha ai.

Rama gjithashtu u referohet atyre të cilët shpesh herë bëjnë deklarata për shkrirjen e SPAK. Sipas kryeministrit, ata thjeshtë duan ta kthejnë në një lojë diçka të tillë.

“Kurse ata të tjerët na thonë më 12 maj do shkrijmë SPAK-un. Ata duan ta kthejnë në lojë, por kjo nuk është lojë, ndaj ju them nënave dhe baballarëve që më 11 maj votoni për të hyrë në BE dhe për drejtësinë, sepse po hyre në BE nuk ka më lojë me barazinë para ligjit apo ta hedhësh vallen si ta duash. BE është i vetmi opsion për ne.

Barazia para ligjit nuk bëhet dot, nuk bëhet dot sot se nuk kemi kapacitet, do bëjmë lojëra ne. Këtu është çështja që të mos guxojë njeri fare dhe këtë e garanton vetëm BE-ja, që të mos preket drejtësia dhe reforma”, tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Barazia para ligjit”, Rama flet nga Gjirokastra për reformën në drejtësi appeared first on Euronews Albania.

BIRN: Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI

By: user 11
18 April 2025 at 10:11

Gjirokastra është qarku i dytë më i vogël në Shqipëri, i cili, falë disa makinacioneve ekstraligjore të socialistëve, u dha atyre tre nga katër mandate në zgjedhjet e vitit 2021. Këto makinacione duket se nuk janë më të nevojshme kësaj here për shkak se ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo tashmë është kryebashkiak për socialistët në Himarë. Gjithsesi, rezultati nuk është tërësisht i sigurt për shkak se Gjirokastra ka numër çift mandatesh, gjë që matematikisht favorizon barazimin.

Qytetarët e qarkut Gjirokastër pritet të votojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare dhe vota e tyre do të prodhojë katër mandate deputetësh, ndërsa historiku i zgjedhjeve sugjeron se socialistët do ta kenë jo fort të vështirë që të fitojnë shumicën e tyre. Qarku ka qenë gjithmonë me prirje nga Partia Socialiste, ku rezultati më i mirë për demokratët shënohet në vitin e largët 2009, kur arriti të marrë 2 nga 5 mandate, ndonëse rezultati në përqindje ishte 56% për socialistët dhe koalicionin e tyre në atë kohë dhe 40% për demokratët dhe aleatët e tyre. Në ato zgjedhje, LSI garonte me një koalicion tjetër, por votat që ajo mori në ato zgjedhje ishin më pak se 2 mijë dhe nuk patën efekt në rezultat.

Në zgjedhjet pasuese, Lëvizja Socialiste për Integrim, e përfaqësuar në këtë zonë nga deputeti i shumë mandateve, Vangjel Tavo, ndërhyri duke gërryer vota më së shumti nga Partia Demokratike dhe arriti të fitojë mandat në vitet 2013 dhe 2017, mandat që u humb nga demokratët. Socialistët arritën të ruajnë tre mandatet pasi përmirësuan rezultatin e tyre në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Rritja e tyre në vitin 2017, kur morën 27 mijë vota ose 50%, është edhe më domethënëse nëse merret parasysh se popullsia banuese në qark ka ardhur në rënie të vazhdueshme dhe se për rrjedhojë, ka më pak vota që mund të fitohen.

Që nga zgjedhjet e vitit 2021, qarku i Gjirokastër ka katër mandate, me një mandat të humbur për shkak të rënies demografike. Ndryshimi i Gjirokastrës në qark me numër mandatesh çift e bën veçanërisht të vështirë fitimin e tre mandateve, por socialistët gjithsesi ia dolën për shkak se LSI dhe PD garuan veçmas ndërsa një vendim kontrovers i qeverisë javën para zgjedhjeve mbylli kufirin me Greqinë, nën argumentin e pandemisë Covid-19, gjë që i hoqi LSI-së dhe kandidatit të saj Vangjel Tavo një burim të rëndësishëm votash.

Pjesërisht si pasojë e mbylljes së kufirit, socialistët arritën të marrin 54% të votave dhe fituan tre mandate, ndërsa PD në opozitë fitoi 30% të votave dhe një mandat, ndërsa LSI me 13% të votave mori zero mandate. Në rast se LSI dhe PD do të kishin garuar bashkë, pavarësisht se socialistët fituan 54% të votave, rezultati në mandate do të ishte barazim 2 me 2.

Aktualisht Vangjel Tavo mbështet socialistët dhe vitin e kaluar u bë kryebashkiak i Himarës për ta. Dhe zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2023 tregojnë se në shtatë bashkitë e qarkut, kandidatët socialistë për kryetar bashkie fituan 67% të votave. Nëse ky rezultat ruhet në zgjedhjet e 11 majit, socialistët do të marrin sërish tre mandate dhe me tepri votash.

Në mënyrë që kjo të ndryshojë, do të duhet që opozita të marrë më shumë se 40% të votave dhe maxhoranca të bjerë në më pak se 60%, me kushtin që votat e opozitës të mos jenë të përçara. Nga njëra anë kjo do të thotë që aleanca opozitare do të duhe të realizojë rezultatin e vet më të mirë në histori në qark, ndërsa socialistët janë në gjendje më komode për ta mbyllur qarkun me rezultatin 3 me 1. Ky rezultat për socialistët nuk është i pamundur, por gjithsesi, ndarje të tilla të thella në preferencat politike nuk janë fort të zakonshme në Shqipëri. Për shembull, rezultati veçanërisht i thellë në zgjedhjet e vitit 2023 ishte pjesërisht si pasojë e pjesëmarrjes shumë të ulët në votime.

Pjesëmarrja në zgjedhje në qarkun Gjirokastër ka qenë vazhdimisht në rënie gjatë zgjedhjeve të fundit, ku zgjedhjet për pushtetin vendor 2023 shënuan minimumin historik me 36%. Këtë herë, situata mund të ndryshojë pasi rreth 8,500 qytetarë të qarkut janë regjistruar për të votuar në distancë. Kjo përbën gati 7% të të gjithë votuesve të regjistruar dhe 17% të votave të hedhura në zgjedhjet e vitit 2021. Rrjedhimisht, rritja e pjesëmarrjes nga emigrimi pritet të ketë efekt jo të paktë në rezultat.

Profili demografik e social

Qarku i Gjirokastrës shtrihet në një terren kodrinor dhe malor në Shqipërinë e jugut dhe është një nga qarqet më të prekura nga emigrimi dhe nga rënia demografike në Shqipëri. Në censin e vitit 2023, popullsia e qarkut ishte 60 mijë banorë rezidentë me rënie 13% kundrejt vitit 2011 dhe rënie 47% kundrejt vitit 2001. Qarku ka aktualisht një densitet popullsie prej 20 banorësh për kilometër katrorë. Qyteti i Gjirokastrës aktualisht numëron 16 mijë banorë nga 20 mijë që kishte në vitin 2011, ndërsa qytezat e tjera, Përmeti, Tepelena, Memaliaj e Libohova kanë pësuar tkurrje popullsie në shkallë edhe më të madhe. Afërsisht gjysma e popullsisë jeton në zonat urbane dhe gjysma në zonat rurale.

Gjashtë nga shtatë bashkitë e qarkut kontrollohen nga Partia Socialiste, ku Gjirokastra dhe Tepelena kanë pasur vazhdimisht kryebashkiak socialist, ndërsa Përmeti dhe Memaliaj kanë pasur rezultat më të përzjerë. Memaliaj është aktualisht një nga pesë bashkitë e vetme të vendit të qeverisura nga demokratët në opozitë.

Kandidatët

Mirela Kumbaro, ministrja aktuale e Mjedisit dhe Turizmit dhe deputete që nga viti 2013 është në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Qarkun Gjirokastër, ndërsa për Partinë Demokratike gjendet Tritan Shehu, gjithashtu deputet prej shumë mandatesh në Gjirokastër, gjithmonë i pari dhe i vetmi i partisë së tij.

Në listat e hapura, socialistët garojnë me kryebashkiakun e dorëhequr të Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili i ka gjasat të bëhet deputet pasi ka qeverisur qytezën e Tepelenës që nga viti 2011. Tre kandidatët e tjerë janë: Piro Dhima, një ekonomist, drejtor i një hoteli privat në Gjirokastër, Anila Dhimitri, punonjëse e OSHEE në Përmet, dhe Shyqyri Hysi, profesor në universitetin e Gjirokastrës.

Nga radhët e opozitës garon Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së, Maklent Dervishi, banor i fshatit Krahës i angazhuar në biznes privat dhe nënkryetar i bashkisë Memaliaj, dhe Alma Kore, jetëshkrimi i të cilës nuk është i lexueshëm.

The post BIRN: Gjirokastra, bunkeri socialist përforcohet me makinerinë e ish-LSI appeared first on Lapsi.al.

Rama në podkastin “Flasim” me skuadrën e Gjirokastrës: Vendosim rekord votash në 11 maj

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryeministrit Edi Rama tha sot se, “me skuadrën e Gjirokastrës kemi vendosur të shënojmë një rekord votash në zgjedhjet e 11 majit”.

Në podkastin “Flasim”, me Episodin Ekskluziv, “Parti e re për Shqipërinë në BE”,  kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Rama bashkëbisedoi me tre nga kandidatët e PS-së për Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Anila Dhimitrin, Pirro Dhima dhe Prof. Shyqëri Hysin.

Anila Dhmitri, vijoi Rama është nga Përmeti, ndërkohë që Pirro është nga Gjirokastra dhe Prof. Shyqëriu është nga Memaliaj, por është pedagog në Gjirokastër.

Duke i dhënë fjalën, Anilës që është kryetare e këshillit bashkiak në Gjirokastër, Kryeministri vuri në dukje se, “Bashkia Përmetit është kampione për thithjen e projekteve të BE dhe donatorëve të huaj, ndërsa vlerësoi fluksin e lartë të turistëve që e vizitojnë sot Përmetin e Gjirokastrën falë investimeve që i kanë kthyer këto zona në destinacione të zhvillimit ekonomik dhe social”.

“Unë kam mbaruar shkollën e mesme Tregtare në Vlorë dhe më pas studiova degën Financë me rezultate të larta. Pasi emigruam me familjen për 5 vite, vendosëm të kthemi në Përmet për të ringritur jetën në vendin tonë”, tha Anila.

Ajo tha se, aderon prej 8 vitesh në PS dhe angazhimin politik e shikon si një kontribut në dobi të vendit.

“Aderimin si anëtare e PS e kam nisur para 8 vitesh. Kam marrë një hap të sigurt dhe doja ta bëja me përkushtim për të dhënë kontributin tim në PS që ka vizion të qartë për vendin dhe kjo duket qartë në Përmet. Dje kishim ujë e drita me orar. Sot falë investimeve të qeverisë kemi ujë e drita pandërprerje. Sot Përmeti është kthyer në një kantier investimesh dhe destinacion i turizmit. Në Përmet janë hapur bujtina dhe është rritur numri i vizitorëve që duan ta vizitojnë”, tha Anila.

Ndërsa Pirro tregoi se, vajti në Greqi për një kohë të gjatë, por sot ai është kthyer dhe ka ngritur biznesin e tij në Gjirokastër, duke e shndërruar një pjesë të shtëpisë së tij në bujtinë për turistët.

“Sot, investimet në Gjirokastër e kanë bërë qytetin tonë, vend ku punohet dhe jetohet”,  tha ai.

Ndërsa profesor Shyqo tregoi se, ka aplikuar në platformën “Deputetin që duam” me besim të plotë për të aderuar aty.

“Kisha besim te serioziteti i PS”, tha ai. Ai tregoi se ka studiuar në Gjirokastër për histori me rezultate të larta. Rrugëtimi im shkencor ka filluar në 1992 duke marrë master shkencor dhe kam investuar shumë në fushën kulturore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha ai.

/e.xh/ /a.g/

The post Rama në podkastin “Flasim” me skuadrën e Gjirokastrës: Vendosim rekord votash në 11 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacioni tendencë për vitin 2025

By: Kult Plus
15 February 2025 at 11:00

Sipas raportit të kompanisë amerikane të udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në vitin 2025, shkruan Jennifer Allen në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Seattle Times”.

“Expedia” anketoi 25 000 njerëz nga 19 vende të ndryshme.

Numri i turistëve amerikanë që planifikojnë të vizitojnë destinacionet e njohura këtë vit ka regjistruar një rënie prej 37%, duke i dhënë përparësi qyteteve të vogla evropiane – si “çelësi” për përvoja të reja kulturore të personalizuara.

Janë shfaqur shqetësime për turizmin masiv dhe mbipopullimin e vendeve të njohura të pushimeve.

“Turistët tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike”, sipas një raporti të janarit 2025, të “USA Today”.

Dëshira për të zbuluar destinacionet nën radar i ka nxitur turistët të vizitojnë qytetet e vogla evropiane.

 Qytetet e vogla ia vlen t’i vizitoni

Qytetet e vogla në Evropë ofrojnë një kontrast unik me energjinë e gjallë të qyteteve të mëdha.

Ritmi i tyre më i ngadaltë i jetës dhe traditat e ruajtura i bëjnë ato ideale për vizitorët që kërkojnë një përvojë më pak turistike dhe më autentike.

Ritëm më i ngadaltë i jetës

Raporti për tendencat e udhëtimeve zbuloi se 63% e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më të qeta dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025.

Ky ritëm më i ngadaltë i lejon vizitorët të zhyten në atmosferën e qetë dhe të vlerësojnë sharmin e jetës së përditshme që shpesh u mungon qyteteve të mëdha.

“Njerëzit po kërkojnë qytete më të vogla dhe më shumë përvoja autentike lokale” tha Christina Bennett, eksperte e udhëtimeve për “Priceline”, në një raport të vitit 2025 të “USA Today”.

“Turistët duan të shkojnë në vende unike për t’u zhytur në kultura të reja dhe për të krijuar lidhje të reja”, shtoi ajo.

7 qytete të vogla për t’u eksploruar në Evropë

Sipas “Travel + Leisure”, qytetet e vogla janë të mbushura me brigje, fshatra dhe vargmale të Evropës.

Ato ofrojnë bukuri,  kulturë dhe përvoja autentike.

Qytetet e vogla evropiane ofrojnë udhëtime të përsosura ditore, me akomodime brenda natës ose arratisje njëjavore.

Këto qytete te bukura – mund të mos jenë emra të njohur, por ofrojnë përvoja që nuk do t’i harroni kurrë.

Ne rekomandojmë shtatë destinacione evropiane që janë tendencat e reja të udhëtimit në 2025:

Gjirokastra, Shqipëri

Hallstatt, Austri

Bolgheri, Itali

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Lavenham, Angli

Staufen im Breisgau, Gjermani

Saint-Genies, Francë

Gjirokastra, Shqipëri

Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurtë, është një thesar i fshehur në Ballkan.

Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë të kodrës dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me kosto më të lirë se destinacionet më të famshme.

Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar – ku organizohen shfaqje muzikore tradicionale dhe ekspozohen vepra artizanale.

Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zejtarinë vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare./atsh/KultPlus.com

❌
❌