❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ermonela Jaho vjen nĂ« GjakovĂ« me ‘7 kĂ«shillat e mia pĂ«r artistĂ«t e rinj’

NjĂ« nga sopranot mĂ« tĂ« vlerĂ«suara nĂ« botĂ«, Ermonela Jaho, mĂ« 19 Korrik vjen nĂ« GjakovĂ« pĂ«r tĂ« ndarĂ« “7 kĂ«shillat e mia pĂ«r artistĂ«t e rinj”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Festivalit DitĂ«t e Shqiptarit, shkruan KultPlus.

Përmes një bisede të rrallë, intime dhe frymëzuese, sopranoja Jaho në këtë takim me artistët e rinj do të ndajë përvojën e saj të fituar përgjatë viteve, në skenat prestigjioze si: Royal Opera House (Londër), Metropolitan Opera (New York), Teatro alla Scala (Milano) etj.

“Kemi kĂ«naqĂ«sinĂ« me ju njoftu qĂ« n’kuadĂ«r t’festivalit, vjen Ermonela Jaho — njĂ« nga sopranot ma t’vlerĂ«suara n’botĂ« pĂ«r t’u takuar me artistĂ«t e rinj kosovarĂ« n’GjakovĂ«.

Hajdeni me marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« bisedĂ« t’rrallĂ«, intime dhe frymĂ«zuese:

Ermonela Jaho: “7 kĂ«shillat e mia pĂ«r artistĂ«t e rinj””, thuhet nĂ« njoftim.

Takimi mbahet nĂ« ShkollĂ«n e MuzikĂ«s “Prenk Jakova”- GjakovĂ«, mĂ« 19 Korrik, nĂ« ora 10:00.

Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën. Të gjitha koncertet dhe aktivitetet e festivalit janë falas, pa rezervime dhe të hapura për të gjithë./ KultPlus.com

Shqipe Ajeti me ekspozitë në Helsinki, përfaqësohet me dy vepra

Artistja shqiptare, Shqipe Ajeti Rexhepi Ă«shtĂ« nĂ« emrin e artistĂ«ve tĂ« tjerĂ«, pjesĂ« e ekspozitĂ«s kolektive “Arrivals and Departures”, kuruar nga Mari Blomroos-Heininen nĂ« GalerinĂ« Kookos, Helsinki.

Ajo po pĂ«rfaqĂ«sohet me dy veprat e saj, “Unheard Voice” dhe “In Between”.

“Jeta Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje nĂ« ndryshim tĂ« vazhdueshĂ«m. Materialja dhe jomaterialja janĂ« nĂ« lĂ«vizjen e kohĂ«s dhe hapĂ«sirĂ«s, duke ndryshuar thelbin e tyre dhe duke krijuar variacione tĂ« pafundme. Ajo qĂ« largohet nuk kthehet kurrĂ« plotĂ«sisht e njĂ«jtĂ« ose nĂ« tĂ« njĂ«jtin vend. Diçka ka ndryshuar dhe ndryshimi po ndryshon gjithashtu. Ne mbĂ«rrijmĂ« dhe ikim pĂ«rsĂ«ri e pĂ«rsĂ«ri”, thuhet nĂ« njoftimin e ekspozitĂ«s.

Ekspozita qëndron e hapur deri më 26.7.2025,  nga ora 13:00 deri 18:00.

Artisti Petrit Halilaj nĂ« shtator hap ekspozitĂ«n ‘Syrigana’ nĂ« Berlin

Artisti shqiptar i njohur nĂ« botĂ«, Petrit Halilaj, nĂ« muajin shtator do tĂ« hap ekspozitĂ«n “Syrigana” nĂ« Berlin tĂ« GjermanisĂ«, shkruan KultPlus.

Ekspozita “Syrigana” do tĂ« hapet nĂ« Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart – nĂ« njĂ« nga institucionet mĂ« tĂ« njohura tĂ« artit bashkĂ«kohor nĂ« Gjermani dhe EvropĂ«.

Lajmi pĂ«r hapjen e kĂ«saj ekspozite  Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga Ambasadori i KosovĂ«s nĂ« Gjermani, Faruk Ajeti, pĂ«rmes njĂ« shkrimi nĂ« rrjetin social “Facebook”.

“Ky nuk Ă«shtĂ« „bahnhof“-i nĂ« Runik, por Hamburger Bahnhof – Nationalgalerie der Gegenwart – njĂ« nga institucionet mĂ« tĂ« njohura tĂ« artit bashkĂ«kohor nĂ« Gjermani dhe EvropĂ«.

Nga shtatori, artisti ynĂ« Petrit Halilaj do tĂ« hapĂ« ekspozitĂ«n e tij tĂ« veçantĂ« „Syrigana“, ku do tĂ« sjellĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« Berlinit elemente dhe tregime unike tĂ« kulturĂ«s sonĂ« – nga Runiku ynĂ« nga Kosova jonĂ«â€, ka njoftuar ambasadori Ajeti./ KultPlus.com

Presidentja Osmani: Në fund të majit u informuam për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka pasur dhe ka ende qëllim që ta destabilizojë dhe ta përshkallëzojë situatën në Kosovë.

E para e shtetit tha se ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që i marrin nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

“MĂ« konkretisht, nĂ« fund tĂ« muajit maj kemi marrĂ« informacione tĂ« reja specifike lidhur me veprimet e SerbisĂ« nĂ« kufi me KosovĂ«n. MenjĂ«herĂ« pas marrjes sĂ« kĂ«tyre informatave kam pasur takime me institucionet e sigurisĂ« qĂ« mĂ« raportojnĂ« si presidente”.

“Jemi siguruar qĂ« çdo institucion nĂ« KosovĂ« ka mobilizimin e duhur pĂ«r mbrojtjen e vendit. MenjĂ«herĂ« kam ndarĂ« kĂ«to informata me aleatĂ«t tanĂ« tĂ« sigurisĂ«, duke kĂ«rkuar mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r ta ndalur pĂ«rshkallĂ«zimin e planifikuar nga ana e SerbisĂ«â€, tha Osmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se gënjeshtrat e Serbisë se kinse ajo nuk ndërmerr hapa destabilizues janë pjesë e propagandës së tyre.

“Siç e dini, deklarata tĂ« tilla kishin edhe pak para aktit tĂ« agresionit tĂ« shtatorit 2023 por edhe nĂ« çdo akt tjetĂ«r agresioni, pĂ«rfshirĂ« sulmin kundĂ«r infrastrukturĂ«s kritike qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« kundĂ«r KosovĂ«s”, tha ajo.

Për ndaljen e një sulmi nga Serbia ndaj Kosovës ka pasur disa herë deklarata edhe nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

Presidentja Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për vizitën që e pati në ShBA, duke treguar se çfarë ka biseduar atje me zytarët e Administratës Trump.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se Kosova mori mbështetje nga ShBA-ja, si dhe theksoi që Amerika e përkrah Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

“NjĂ«ra nĂ« ShBA dhe tjetra nĂ« Letoni, nĂ« ShBA kemi pasĂ« takime jashtĂ«zakonisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. NĂ« tĂ« gjitha kĂ«to takime pa dallim u konfirmuar se ShBA-ja e shohin KosovĂ«n si aleate strategjike. U rikonfirmua pĂ«rkrahja pĂ«r shtetin tonĂ«, pĂ«r sovranitetin e RepublikĂ«s sonĂ«, pĂ«r integrimin euroatlantik, si dhe pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« Kombet e Bashkuara”.

“GjatĂ« kĂ«tyre takimeve kam pasĂ« diskutime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe shumĂ« konkrete edhe pĂ«r hapjen  kapitujve tĂ« rinj nĂ« ekonomi mes KosovĂ«s dhe ShBA-sĂ«, duke pasĂ« parasysh potencialin tonĂ«, sundimin e ligjit, luftĂ«n pa kompromis kundĂ«r krimit dhe mbrojtjen e kufirit”.

“NĂ« kĂ«to takime kam folur edhe pĂ«r KosovĂ«n si eksportuese e sigurisĂ«, mobilizimin tonĂ« nĂ«pĂ«rmjet rritjes sĂ« buxhetit tĂ« mbrojtjes, por edhe pĂ«rkushtimin e pa lĂ«kundur qĂ« tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r sigurinĂ« globale me anĂ«tarĂ«siminĂ« nĂ« NATO”, u shpreh Osmani.

“Si ta doni”, vepra e Shekspirit nĂ« Teatrin KombĂ«tar

Komedia romantike e William Shakespeare, “Si ta doni”, do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e sezonit tĂ« ri tĂ« Teatrit KombĂ«tar.

Kjo komedi romantike për dashurinë dhe lirinë, vjen me regji të John Blondell dhe me interpretim nga Genti Deçka, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Luli Bitri, Elia Zaharia, Donald Shehu, Dritan Boriçi, Besmir Bitraku, Flaura Kureta, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Ilirda Bejleri, Krist Lleshi.

“Si ta doni”, nĂ« origjinal “As you like it”, Ă«shtĂ« njĂ« komedi baritore nga William Shakespeare qĂ« besohet se Ă«shtĂ« shkruar nĂ« vitin 1599. Ajo u vu nĂ« skenĂ« nĂ« Wilton House nĂ« 1603. Prej atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« adaptuar si pjesĂ« pĂ«r radio, film dhe muzikal.

“As You Like It” ndjek heroinĂ«n e saj Rosalind ndĂ«rsa ajo ikĂ«n nga persekutimi nĂ« oborrin e xhaxhait tĂ« saj, e shoqĂ«ruar nga kushĂ«rira, Celia pĂ«r tĂ« gjetur sigurinĂ« dhe dashurinĂ«, nĂ« Pyllin e Ardenit. NĂ« pyll, ata ndeshen me njĂ« sĂ«rĂ« personazhesh tĂ« paharrueshĂ«m, veçanĂ«risht udhĂ«tarin melankolik Jaques, i cili reciton njĂ« nga fjalimet mĂ« tĂ« famshme tĂ« shkruara nga Shekspiri, “GjithĂ« bota Ă«shtĂ« njĂ« skenĂ«â€ dhe ofron njĂ« kontrast tĂ« mprehtĂ« me personazhet e tjerĂ« nĂ« shfaqje, duke vĂ«zhguar dhe diskutuar gjithmonĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« e jetĂ«s nĂ« vend./atsh/KultPlus.com

Piramidat e fshehta mbretërore të Skocisë

Të fshehura thellë në pyjet e Balmoralit, pronës mbretërore skoceze të dashur për Mbretëreshën Viktoria, ndodhen 11 gurë memorialë që përfshijnë një piramidë gjigante prej graniti.

Të ndërtuara për të përkujtuar momente të rëndësishme mbretërore dhe humbje personale, ato tregojnë një histori të heshtur dashurie, pikëllimi dhe ndërtimi kombëtar.

Kur Mbretëresha Viktoria vizitoi për herë të parë Kalanë Balmoral në Aberdeenshire-in, më 8 shtator 1848, gjashtë vjet pas vizitës së saj të parë në Skoci, ajo mori kohë për të shijuar pyjet, kopshtet dhe malet e valëzuara përreth.

“Gjithçka dukej se rrezatonte liri dhe paqe, dhe tĂ« bĂ«nte tĂ« harroje botĂ«n dhe shqetĂ«simet e saj tĂ« trishta,” shkroi ajo nĂ« ditarin e saj. SĂ« shpejti, ajo pronĂ« u bĂ« njĂ« vend i pĂ«rhershĂ«m pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« jetĂ«s sĂ« saj dhe mbetet njĂ« strehĂ« pĂ«r Familjen MbretĂ«rore Britanike edhe sot.

Ka shumĂ« histori tĂ« fshehura nĂ« KalanĂ« Balmoral, por ndoshta asnjĂ« nuk Ă«shtĂ« aq intriguese sa ajo e “piramidave” sekrete tĂ« pronĂ«s, gurĂ«t memorial qĂ« ngjasojnĂ« me murana. Ka 11 tĂ« tillĂ«, tĂ« shpĂ«rndarĂ« thuajse me pak kujdes nĂ« pronĂ«n prej gati 50,000 hektarĂ«sh. MĂ« i madhi Ă«shtĂ« njĂ« monument prej guri qĂ« pĂ«rngjan mĂ« shumĂ« me ndĂ«rtimet dinastike tĂ« Egjiptit tĂ« LashtĂ« sesa me ndonjĂ« strukturĂ« skoceze, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ«t janĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ« si tĂ« ishin pjesĂ« tĂ« njĂ« misteri mĂ« tĂ« madh, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Pse u krijuan këto struktura memoriale?

Sipas Ewen Cameron, profesor i historisë skoceze në Universitetin e Edinburgut, shumica u ndërtuan me porosi të Mbretëreshës Viktoria për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme në jetën e familjes së saj, përfshirë martesat e nëntë fëmijëve të saj. Gurët përkujtojnë Princin Albert Edward, Princeshën Alice, Princin Arthur dhe Princeshën Beatrice ndër të tjerë, duke formuar një lloj harte familjare përmes kodrave të pyllëzuara.

“Murana e PrinceshĂ«s Louise ka ndoshta historinĂ« mĂ« interesante,” tha Cameron, studiues i historisĂ«, pĂ«r mediat ndĂ«rkombĂ«tare. “Ajo ishte fĂ«mija i gjashtĂ« dhe vajza e katĂ«rt, dhe u martua me John Campbell, DukĂ«n e 9-tĂ« tĂ« Argyllit. Kjo ndihmoi nĂ« forcimin e lidhjeve tĂ« familjes me Highlands, qĂ« ishte kaq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r MbretĂ«reshĂ«n Viktoria. Ka njĂ« ironi tĂ« caktuar qĂ« njĂ« pasardhĂ«se e ShtĂ«pisĂ« sĂ« Hanoverit u magjeps nga ky imazh romantik i SkocisĂ«.”

NjĂ« tjetĂ«r monument u ndĂ«rtua pas vdekjes sĂ« Princit Albert nĂ« dhjetor 1861. Kjo solli ndĂ«rtimin e memorialit mĂ« tĂ« madh tĂ« pronĂ«s, nĂ« formĂ«n e njĂ« piramide prej graniti, shpjegoi Gordon Casely. E fshehur nĂ« majĂ«n e kodrĂ«s Craig an Lurachain, me njĂ« panoramĂ« mahnitĂ«se tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« Cairngorms, ajo kĂ«rkon mĂ« shumĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u arritur dhe shpesh quhet “Piramida e Madhe e SkocisĂ«â€.

“GurĂ«t memorial janĂ« njĂ« shtesĂ« e mrekullueshme, edhe pse e papritur, pĂ«r pronĂ«n,” tha Casely. “JanĂ« tepĂ«r intriguese, pasi secila ka historinĂ« dhe dizajnin e vet, dhe nuk mĂ« çudit qĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« vizitorĂ« po i kĂ«rkojnĂ«. Legjendat e tyre vlejnĂ« tĂ« tregohen.”

Mirëpo në gjithë këto mistere pamja e Piramdës së Princit Albert, gati 11 metra e gjatë, perkufizon bukurinë natyrore. Piramida, e ftohtë dhe e gurtë, përfaqëson një version të papritur të Highlands-it, ndryshe nga ai që shumica ëndërrojnë.

Edhe në një vend të mbushur me gurë të lashtë, vendbanime neolitike dhe histori të mistershme, ky ndërtim viktorian mbetet një mrekulli./KultPlus.com

48 vite nga pushkatimi i poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Më 17 korrik 1977, regjimi komunist shqiptar pushkatoi dy zëra të lirë të poezisë shqipe: Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, të dënuar përmes një aktakuze absurde që e konsideronte fjalën artistike si krim kundër pushtetit.

NĂ« mesin e dokumenteve tĂ« sekuestruara nga Sigurimi i Shtetit, njĂ« poezi e Blloshmit, me titull “Saharaja”, u konsiderua “vepĂ«r penale”, pasi e pĂ«rfytyronte realitetin shqiptar si njĂ« shkretĂ«tirĂ« tĂ« thatĂ«, pa shpresĂ« e pa jetĂ«:

“Saharaja s’di tĂ« Ă«ndĂ«rrojĂ«.

Ajo bluan gurĂ« me mend’ e saj


Saharaja s’ka kĂ«ngĂ« tĂ« kĂ«ndojĂ«,

Saharaja s’ka as lot tĂ« qajĂ«â€Šâ€

Vilson Blloshmi lindi mĂ« 18 mars 1948 nĂ« BĂ«rzeshtĂ« tĂ« Librazhdit. Edhe pse me rezultate tĂ« shkĂ«lqyera, iu mohua e drejta pĂ«r tĂ« ndjekur arsimin e lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« “biografisĂ« sĂ« keqe”. Jetoi si bujk, minator e druvar, por letĂ«rsia ishte fryma e tij e pĂ«rditshme e ndaluar, e padukshme, por e gjallĂ«.

Ai u arrestua nĂ« vitin 1977, bashkĂ« me Genc LekĂ«n, dhe mĂ« 13 qershor u dĂ«nuan me vdekje pĂ«r “agjitacion e propagandĂ«â€. Vendimi u ekzekutua mĂ« 17 korrik. PoetĂ«t e rinj lanĂ« pas dorĂ«shkrime, pĂ«rkthime, poezi dhe njĂ« jetĂ« tĂ« ndĂ«rprerĂ« brutalisht nga frika e fjalĂ«s.

Pas rĂ«nies sĂ« diktaturĂ«s, Vilson Blloshmi u nderua me dekoratĂ«n “Martir i DemokracisĂ«â€ (1994) dhe titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit (2006). Sot, njĂ« memorial nĂ« qytetin e tij pĂ«rkujton dy poetĂ«t martirĂ« si zĂ«ra qĂ« nuk heshtĂ«n./KultPlus.com

FOKUS: Shqipëria posedon vendbanimin më të vjetër liqenor të Evropës

Arkeologët që punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri janë të bindur se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër njerëzor të ndërtuar në një liqen evropian duke gjetur prova të një komuniteti të organizuar gjuetie dhe bujqësor që ka jetuar deri në 8 000 vjet më parë, sipas Reuters.

Ekipi, nga Zvicra dhe Shqipëria, kalon orë të tëra çdo ditë rreth tre metra nën ujë, duke nxjerrë me kujdes shtylla druri që mbështesnin shtëpitë.

Ata gjithashtu po mbledhin eshtra të kafshëve të zbutura dhe të egra, objekte bakri dhe qeramikë me gdhendje të detajuara.

Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por vendbanimet në fshatin Lin janë gjysmë mijëvjeçari më të vjetra, duke datuar midis 6 000 dhe 8 000 vjet më parë.

“MeqenĂ«se Ă«shtĂ« nĂ«n ujĂ«, materiali organik Ă«shtĂ« i ruajtur mirĂ« dhe kjo na lejon tĂ« zbulojmĂ« se çfarĂ« kanĂ« ngrĂ«nĂ« kĂ«ta njerĂ«z, çfarĂ« kanĂ« mbjellĂ«â€, tha Hafner.

Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është liqeni më i vjetër në Evropë, me mbi një milion vjet.

Mosha e gjetjeve përcaktohet nëpërmjet datimit me radiokarbon dhe dendrokronologjisë, e cila mat unazat vjetore të rritjes në pemë.

Më shumë se 1 000 mostra druri janë mbledhur nga vendi, i cili mund të ketë strehuar disa qindra njerëz.

Besohet se  vendbanimi mbulon rreth gjashtë hektarë, por deri më tani, vetëm rreth 1% është gërmuar pas gjashtë vitesh pune.

Hafner tha se zbulimet  tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen ndihmuan në përhapjen e bujqësisë dhe bagëtive në pjesë të tjera të Evropës.

“Ata ende merreshin me gjueti dhe mbledhje gjĂ«rash, por tĂ« ardhurat e qĂ«ndrueshme pĂ«r ushqimin vinin nga bujqĂ«sia”, tha ai.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht zonën.

“Nga mĂ«nyra se si kishin jetuar, ngrĂ«nĂ«, gjuajtur, peshkuar dhe nga mĂ«nyra se si arkitektura u pĂ«rdor pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar vendbanimin e tyre, mund tĂ« themi se ata ishin shumĂ« inteligjentĂ« pĂ«r atĂ« kohĂ«â€, tha Anastasi./atsh/KultPlus.com

Rina Krasniqi nĂ« rolin e motrĂ«s sĂ« Mbretit Zog, premiera e “BOOKISH” u dha nĂ« Britani tĂ« Madhe

NĂ« botĂ«n e televizionit britanik u mbajt premiera e serisĂ« “BOOKISH”, e cila u transmetua mĂ« 16 korrik nĂ« orĂ«n 20:00, nĂ« kanalet Sky 109 dhe Virgin 114, pjesĂ« e familjes sĂ« madhe UKTV dhe BBC Studios.

Një nga momentet më të veçanta të kësaj serie është prezantimi i Princeshës Nafije Zogu, motrës së Mbretit Ahmet Zogu, një figurë e rëndësishme në historinë shqiptare. Rolin e saj e luan aktorja Rina Krasniqi, që përmes këtij projekti i jep jetë dhe zë historisë shqiptare. Kjo ishte një mundësi për të parë pasionin dhe kompleksitetin e një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë në një format dramatik dhe tërheqës për publikun ndërkombëtar.

“BOOKISH” sjell nĂ« ekran njĂ« ekip tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m aktorĂ«sh, ku pĂ«rfshihen emra tĂ« njohur tĂ« industrisĂ« si Mark Gatiss (i njohur pĂ«r rolin nĂ« “Sherlock”), Joely Richardson (“101 Dalmatians”), Polly Walker (“Bridgerton”), Elliot Levey (“Peaky Blinders”) dhe Angeliki Papoulia (“Dogtooth”).

Aktorja shqiptare qĂ« portretizon PrinceshĂ«n Nafije Zogu shpreh emocionin e saj pĂ«r kĂ«tĂ« eksperiencĂ«: “Ka qenĂ« njĂ« nder i pa pĂ«rshkruar me fjalĂ« tĂ« luaj rolin e njĂ« figure kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme historike. TĂ« punosh pranĂ« legjendave tĂ« ekranit dhe njĂ« ekipi kaq tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m ka qenĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« e paharrueshme.” Ajo shton se ky projekt vlerĂ«son tregimet reale dhe Ă«shtĂ« krenare qĂ« po sjellin historinĂ« shqiptare pĂ«rpara njĂ« audience ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Atmosfera nĂ« setin e xhirimeve ka qenĂ« gjithashtu e veçantĂ« dhe e gjallĂ«, me njĂ« humor tipik ballkanik. Aktorja thotĂ« me buzĂ«qeshje: “Ne sollĂ«m pak mĂ« pak çaj
 dhe shumĂ« mĂ« shumĂ« raki!”, duke nĂ«nkuptuar jo vetĂ«m ngrohtĂ«sinĂ« e ekipit, por edhe njĂ« dozĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« kulturĂ«s shqiptare qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« produksion.

“BOOKISH” arriti tĂ« bashkojĂ« historinĂ«, kulturĂ«n dhe artin nĂ« njĂ« rrĂ«fim me dimensione ndĂ«rkombĂ«tare, e njĂ«herĂ«sh duke bashkuar edhe publikun shqiptar me atĂ« ndĂ«rkombĂ«tar, e poashtu edhe ekipin e aktorĂ«ve. “BOOKISH” arriti tĂ« shpĂ«rfaq njĂ« histori qĂ« pĂ«rçon jo vetĂ«m njĂ« ngjarje, por edhe njĂ« pjesĂ« tĂ« identitetit shqiptar nĂ« njĂ« nga platformat mĂ« tĂ« njohura televizive tĂ« botĂ«s./KultPlus.com

Ekipi Olimpik i të Rinjtë të Kosovës gati për EYOF Shkupi 2025

Prej 20 deri më 26 korrik, 32 sportistë nga Kosova do të përfaqësojnë vendin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), që këtë vit mbahet në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Ekipi ynë konkurron në 9 sporte: xhudo, atletikë, çiklizëm, pingpong, gjimnastikë, not, taekwondo, shenjëtari sportive dhe badminton. Sportistët janë të pajisur me veshje të brendit të njohur 4F, transmeton KultPlus

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, priti ekipin dhe uroi suksese, duke i inkurajuar për maksimumin në gara. Disa sportistë munguan në pritje për shkak të përgatitjeve jashtë vendit, të mbështetura po ashtu nga KOK-u.

Udhëtimi drejt Shkupit do të bëhet të shtunën, ndërsa ceremonia hapëse mbahet të dielën./KultPlus.com

Misteri i fundit i Edgar Allan Poe

Nga të gjithë shkrimtarët që i kanë dhënë letërsisë botërore atmosferën e errët, tronditëse dhe të mbështjellë në mister, Edgar Allan Poe mbetet figura më emblematike. Poeti dhe shkrimtari amerikan, i njohur për tregimet e tij gotike, temat e errëta dhe portretizimet e mendjes njerëzore në kufijtë e çmendurisë dhe ankthit, duket se jetën e tij jo vetëm që e kaloi në hije, por edhe e mbylli në mënyrë po aq të pashpjegueshme.

Vdekja e Poe-s më 7 tetor 1849, në moshën 40-vjeçare, mbetet një nga misteret më të mëdha të historisë letrare. Edhe sot, mbi 170 vjet më vonë, nuk ka një përgjigje të qartë për rrethanat që çuan në fundin e tij tragjik, një përfundim që mund të ishte shkruar prej vetë Poe-s, në ndonjë nga tregimet e tij të ankthshme dhe misterioze.

Poe kishte planifikuar njĂ« udhĂ«tim nga Richmond, Virginia, drejt Nju Jorkut, por gjatĂ« rrugĂ«s ndaloi nĂ« Baltimore mĂ« 28 shtator. PesĂ« ditĂ«t nĂ« vijim mbeten tĂ« paqarta dhe tĂ« zhytura nĂ« heshtje. MĂ« 3 tetor, ai u gjet nĂ« njĂ« gjendje tĂ« mjerueshme pranĂ« tavernĂ«s Gunner’s Hall, i pavetĂ«dijshĂ«m dhe me rroba qĂ« nuk i pĂ«rkisnin. U dĂ«rgua nĂ« spitalin Washington College, ku kaloi ditĂ«t e fundit tĂ« jetĂ«s nĂ« njĂ« luhatje mes vetĂ«dijes dhe delirit, pĂ«rcjellĂ« KultPlus.

Sipas dĂ«shmive tĂ« doktor John J. Moran, Poe pĂ«rjetoi halucinacione, bisedonte me “qenie tĂ« padukshme” dhe ishte i mbuluar me djersĂ«, me fytyrĂ« tĂ« zbehtĂ« dhe shikim bosh. Asokohe u mendua se ishte viktimĂ« e alkoolit, njĂ« plagĂ« qĂ« e kishte ndjekur herĂ« pas here gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij. Por kjo nuk shpjegon shumĂ«: pse ishte me rroba tĂ« huaja? Pse ndodhej nĂ« njĂ« qendĂ«r votimi pikĂ«risht ditĂ«n e zgjedhjeve?

NjĂ« nga teoritĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rhapura lidhet me praktikĂ«n e “cooping”, njĂ« metodĂ« mashtrimi elektoral ku viktimat rrĂ«mbeheshin, drogoheshin dhe maskoheshin pĂ«r tĂ« votuar disa herĂ« nĂ« emra tĂ« ndryshĂ«m. Poe mund tĂ« ketĂ« qenĂ« thjesht nĂ« vendin e gabuar, nĂ« kohĂ«n e gabuar dhe me pamjen e njĂ« njeriu tĂ« paorientuar, ai u bĂ« pre e njĂ« praktike brutale.

Të tjerë kanë hedhur hipoteza se mund të jetë rrahur dhe grabitur, ose madje se ka marrë ndonjë sëmundje si tërbimi. Por asnjë nga këto nuk është vërtetuar plotësisht. Misteri mbetet, ashtu siç do ta kishte dashur vetë Poe.

Ironikisht, Poe, mjeshtri i misterit dhe i së panjohurës, u nda nga jeta në mënyrën më të përshtatshme për një autor të tillë: duke lënë pas një fund të hapur, një enigmë dhe një pyetje që vazhdon të ngacmojë mendjet.

Sot, ajo që mbetet nuk është vetëm trishtimi për humbjen e një shkrimtari të madh, por edhe ndjesia e thellë se vetë jeta e Poe-s ishte një rrëfim i paplotë si një poezi e prerë në mes, ose si një tregim që mbyllet me fjali të ftohta, pa përfundim.

Edgar Allan Poe jetoi në mister, dhe vdiq në po të njëjtën mënyrë./KultPlus.com

Vdes Connie Francis, zĂ«ri legjendar i “Pretty Little Baby”

Këngëtarja e njohur amerikane, Connie Francis, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Disa ditë më parë, ajo ishte shtruar në spital për shkak të dhimbjeve ekstreme, shkruan People.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi miku i saj, Ron Roberts.

“Me zemĂ«r tĂ« rĂ«nduar dhe me pikĂ«llim tĂ« madh ju njoftoj pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« mikes sime tĂ« dashur, Connie Francis, mbrĂ«mĂ«. E di qĂ« Connie do tĂ« donte qĂ« fansat e saj tĂ« ishin ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« e mĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« lajm tĂ« trishtĂ«. Detaje tĂ« tjera do tĂ« publikohen mĂ« vonĂ«â€, ka shkruar ai.

KĂ«nga e saj “Pretty Little Baby” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« sĂ« fundi virale nĂ«pĂ«r rrjete sociale./KultPlus.com

Fyelli

Nga Naim Frashëri

Pa dĂ«gjo fyellin ç’thotĂ«
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta.

Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqĂ«sija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimet e mija!

Krahërore e kam çpuar
E kam bëre vrima vrima,
Dhe kam qar’ e kam rĂ«nkuar
Me mijëra psherëtima!

Dhe me botën e gëzuar
Bëhem shok edhe marr pjesë,
Dhe me njerës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.

Puna si do që të bjerë
Unë qanj me mallëngjime,
Më çdo vënt e kur-do-herë
Psherëtin zëmëra ime!

Gjithë bota më dëgjojnë
Po së jashtëmi më shohin,
DĂ«shirĂ«n s’m’a kupĂ«tojnĂ«
Zjar’ e brendĂ«shmĂ« s’m’a njohim.

Njerëzit me mua rrinë,
UnĂ« qanj’ e mallĂ«ngjehem,
Po dufn’ e pshehtĂ« s’m’a dinĂ«
Andaj kurrĂ« s’pĂ«rdĂ«llehem.

Gjith’ ata qĂ« janĂ« ndarĂ«
Fyellit shokë ju bënë,
ShkallĂ«t’ e tij disa farĂ«,
Na shkalluan mëndjen tënë.

Rrëmet i njerëzisë!
ZĂ«r’ i fyellit s’ësht’ erĂ«,
Ky Ă«sht’ zjarr’ i dashurisĂ«
Që i ra kallamit mjerë!

I ra qiellit e ndriti,
I ra zëmrësë e nxehu,
I ra verës e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit
I dha dritë bukurisë,
I dha këngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësisë.

Ay zjar i ra në qiej,
Edhe duke përvëluar,
U bënë kaq yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar,

Nga ky zjar Zot’ i vĂ«rtetĂ«,
Që ka ngehur gjithësinë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.

More zjar i bekuar!
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë. / KultPlus.com

Serialet më të suksesshme në histori: Ja pesë më të mirët

Në botën e argëtimit televiziv, disa seriale kanë arritur të thyejnë rekorde shikueshmërie dhe të bëhen fenomene globale. Këto prodhime kanë tërhequr miliona shikues dhe kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën popullore. Ja cilat janë pesë serialet me të shikuara dhe të vlerësuara që kanë thyer rekorde në mbarë botën:

Game of Thrones (2011-2019)

Me tetë sezone, Game of Thrones u bë një fenomen botëror dhe një nga serialet më të shikuara ndonjëherë. Episodet e fundit të serisë, veçanërisht finalja e sezonit të tetë, tërhoqën më shumë se 19 milionë shikues vetëm në SHBA, duke thyer rekorde të HBO-së. Seria e bazuar në librat e George R.R. Martin përmbante një kombinim të dramës epike, betejave spektakolare dhe kthesave të papritura që mbajtën audiencën të lidhur për vite me radhë.

Breaking Bad (2008-2013)

Breaking Bad u konsiderua një nga serialet më të mira të të gjitha kohërave dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie. Sezoni i fundit tërhoqi miliona shikues dhe finalja e serisë arriti një audiencë rekord me më shumë se 10 milionë shikues në SHBA. Ky thriller dramatik mbi një mësues kimie që kthehet në një prodhues droge, interpretuar nga Bryan Cranston, ka fituar një numër të madh çmimesh dhe një vend të veçantë në historinë e televizionit.

Friends (1994-2004)

Friends është një nga komeditë më ikonike të të gjitha kohërave. Ky serial i famshëm vazhdon të mbetet një hit global, madje edhe dekada pas transmetimit të tij për herë të fundit. Finalja e serisë, e cila u transmetua në maj të vitit 2004, tërhoqi rreth 52.5 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë një nga finalet më të shikuara të serialeve televizive. Friends mbetet i popullarizuar në platforma të ndryshme streaming dhe është ndër serialet më të ritransmetuara të të gjitha kohërave.

The Walking Dead (2010-2022)

Seria e zhanrit horror-dramatik, The Walking Dead, ka mbajtur rekorde të jashtëzakonshme për shikueshmëri, veçanërisht në sezonet e saj të hershme. Ky serial, që ndjek një grup të mbijetuarish në një botë të pushtuar nga zombitë, arriti kulmin në sezonin e pestë me më shumë se 17 milionë shikues për premierën e tij, duke vendosur një rekord të ri për rrjetin AMC.

Squid Game (2021)

Seriali korean Squid Game bëri një shpërthim të madh global kur u lansua në Netflix në vitin 2021. Ai u bë shpejt seriali më i shikuar në histori të platformës, duke thyer rekorde me mbi 1.65 miliardë orë të shikuara në katër javët e para pas lançimit. Me një premisë unike dhe tension të lartë, Squid Game ka fituar një vend të përhershëm në listën e serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Këto seriale jo vetëm që kanë tërhequr një audiencë masive, por kanë formuar edhe bisedat kulturore dhe kanë lënë një trashëgimi të qëndrueshme në botën e argëtimit. Shikueshmëria e tyre rekord tregon fuqinë e një historie të mirë dhe aftësinë e televizionit për të bashkuar audiencën globale në mënyra të papara më parë./KultPlus.com

Nata e shtatë e Etno Fest 2025: Identiteti i zhbërë në Sanxhak dhe kujtesa që ruhet me art

Edicioni i shtatë i Etno Fest 2025 solli një përballje të thellë me çështjen e identitetit shqiptar në Sanxhak, përmes debatit, artit skenik dhe trashëgimisë kulturore. Në një atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime thelbësore mbi ruajtjen e identitetit kombëtar në rajonet që ndodhen përballë sfidave të asimilimit dhe harresës historike.

Debati u mbajt me temĂ«n “Identiteti i zhbĂ«rĂ« nĂ« Sanxhak” dhe mblodhi nĂ« njĂ« panel emra tĂ« njohur si Ismet Azizi, kryetar i ShoqatĂ«s “Kosova pĂ«r Sanxhakun”, Ali Daci, profesor nga Rozhaja, dhe Qazim Namani, arkeolog e ekspert i trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Përmes shembujsh historikë dhe dëshmive autentike, u trajtua procesi i zbehjes së identitetit shqiptar në rajonet si Rizhaja, Tregu i Ri dhe Tutini. Ismet Azizi prezantoi një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ndrydhjen dhe asimilimin e shqiptarëve në këto zona, ndërsa Ali Daci solli dëshminë e udhëtares britanike Edit Durham, e cila në fillim të shekullit XX kishte vërejtur se vetëm dy familje nuk flisnin shqip në Rozhajë.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, u pĂ«rmend edhe Okarina – njĂ« instrument muzikor i periudhĂ«s sĂ« neolitit i zbuluar nĂ« Runik mĂ« 1968 – si dĂ«shmi e lashtĂ«sisĂ« dhe autoktonisĂ« shqiptare nĂ« kĂ«to troje. Rikonstruksioni i saj u realizua nga mjeshtri Shaqir Hoti.

Arkeologu Qazim Namani përshkroi me saktësi fazat historike të asimilimit të shqiptarëve nga shekulli XVIII deri më sot, duke theksuar edhe mungesën e vullnetit institucional për të ndriçuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë.

Konkluzioni i debatit ishte i qartë: duhet të qëndrojmë vertikalisht në etnokulturë për të ruajtur dhe pasuruar identitetin kombëtar.

PjesĂ« e veçantĂ« e festivalit ishte performanca e Ansamblit “Vaçe Zela” nga Lushnja, i cili solli kĂ«ngĂ« e valle tradicionale, si dhe veshje kombĂ«tare qĂ« pasqyrojnĂ« mozaikun e pasur tĂ« identitetit kulturor shqiptar. Atmosfera festive u pasurua me bashkĂ«punimin e ngrohtĂ« mes mysafirĂ«ve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« ansamblit, tĂ« cilĂ«t kĂ«nduan dhe vallĂ«zuan sĂ« bashku.

NjĂ« tjetĂ«r moment kulmor i Etno Fest ishte monodrama “Arka” me autor dhe interpretues aktorin Mentor Zymberaj. PĂ«rmes njĂ« rrĂ«fimi emocional qĂ« zhvillohet nĂ« kohĂ« reale nĂ« skenĂ«, personazhi pĂ«rballet me kujtimet e tij familjare – nga babai intelektual deri tek vĂ«llai i vogĂ«l i dashuruar pas figurĂ«s sĂ« Charlie Chaplinit.

Kostumet familjare, ora e ndalur dhe një letër e nënës tërheqin emocionin e publikut, duke e kthyer skenën në një arkë të kujtesës që secili nga ne e mban brenda vetes. Me një lojë të saktë, pa teprime, Zymberaj e udhëhoqi shfaqjen deri në kulm, ku dhimbja dhe qeshja u shkrinë në një emocion të përbashkët, të përshëndetur me duartrokitje të gjata.

Etno Fest 2025 dëshmoi edhe njëherë se arti dhe kultura janë forca jetike në mbrojtjen e identitetit. Me diskutime të thella, prezantime të pasura kulturore dhe vepra artistike që prekin shpirtin, festivali mbetet një thirrje për vetëdijesim dhe veprim në ruajtjen e trashëgimisë sonë./KultPlus.com

Reuters: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës

Arkeologët që punojnë në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri besojnë se kanë zbuluar vendbanimin më të vjetër evropian të ndërtuar në një liqen në Evropë, duke gjetur dëshmi të një komuniteti të organizuar të gjuetisë dhe bujqësisë, që ka jetuar aty rreth 8,000 vjet më parë, shkruan Reuters.

Ekipi, i përbërë nga arkeologë shqiptarë dhe zviceranë, kalon orë të tëra çdo ditë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit, duke nxjerrë me kujdes shtyllat prej druri që dikur shërbenin si bazament për banimet. Sipas mediave ndërkombëtare, ata gjithashtu po mbledhin eshtra të kafshëve shtëpiake dhe të egra, objekte prej bakri dhe fragmente qeramike me gdhendje të detajuara.
Albert Hafner, nga Universiteti i Bernës, tha se vendbanime të ngjashme janë gjetur në rajonet alpine dhe mesdhetare, por ato të zbuluara në fshatin Lin janë rreth gjysmë mijëvjeçari më të vjetra, duke datuar midis 6,000 dhe 8,000 vjet më parë.

“PĂ«r shkak se ndodhen nĂ«n ujĂ«, materiali organik Ă«shtĂ« ruajtur shumĂ« mirĂ«, dhe kjo na lejon tĂ« zbulojmĂ« se çfarĂ« hanin kĂ«ta njerĂ«z dhe çfarĂ« mbillnin,” tha Hafner.

Studime të shumta tregojnë se Liqeni i Ohrit, i ndarë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është liqeni më i vjetër në Evropë, me një moshë mbi një milion vjet, përcjellë KultPlus.

Më shumë se një mijë mostra druri janë mbledhur nga vendbanimi, i cili mendohet të ketë strehuar disa qindra banorë.

Mendohet se vendbanimi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth gjashtë hektarësh, por deri tani, pas gjashtë vitesh punë, është zbuluar vetëm rreth 1% e tij.

Hafner tha se gjetjet tregojnë se njerëzit që jetonin në liqen kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e bujqësisë dhe blegtorisë në pjesë të tjera të Evropës.

“Ata ende merreshin me gjueti dhe mbledhje, por tĂ« ardhurat kryesore ushqimore vinin nga bujqĂ«sia,” u shpreh ai.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se mund të duhen dekada për të eksploruar plotësisht këtë zonë.

“Nga mĂ«nyra se si ata kanĂ« jetuar, janĂ« ushqyer, kanĂ« gjuajtur, peshkuar dhe nga mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« pĂ«rdorur arkitektura pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar vendbanimin, mund tĂ« themi se ata kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« zgjuar pĂ«r kohĂ«n e tyre,” tha Anastasi./KultPlus.com

Gabriel GarcĂ­a MĂĄrquez dhe “NjĂ«qind Vjet Vetmi” qĂ« rrezikoi tĂ« humbiste rrugĂ«s

Romani i famshĂ«m “NjĂ«qind Vjet Vetmi” (Cien Años de Soledad), njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« letĂ«rsisĂ« botĂ«rore, pothuajse nuk do tĂ« kishte dalĂ« kurrĂ« nĂ« dritĂ«, pĂ«r njĂ« arsye sa tĂ« thjeshtĂ« aq edhe prekĂ«se: Gabriel GarcĂ­a MĂĄrquez nuk kishte 82 pesos pĂ«r ta dĂ«rguar me postĂ« dorĂ«shkrimin e tij nĂ« shtĂ«pinĂ« botuese nĂ« ArgjentinĂ«.

Në vitin 1967, Mårquez dhe bashkëshortja e tij Mercedes jetonin me vështirësi ekonomike në Meksikë. Kur përfundoi dorëshkrimin e romanit që do të bëhej një nga kulmet e realizmit magjik, ata e çuan në postë për ta dërguar në Buenos Aires. Por dërgesa kushtonte 160 pesos, dhe çifti kishte vetëm 78. Ata e ndanë dorëshkrimin në dy pjesë dhe dërguan gjysmën e parë.

Mercedes, me humorin që e karakterizonte, i tha Gabrielit:
“Po tĂ« kishim pasur ato 82 pesos, do t’u kishim dĂ«rguar edhe romanin e keq qĂ« kishe shkruar.”
Pasi siguruan paratĂ« pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« dorĂ«shkrimit, romani mbĂ«rriti i plotĂ« te shtĂ«pia botuese Sudamericana, dhe pjesa tjetĂ«r Ă«shtĂ« histori: njĂ« vepĂ«r qĂ« tronditi botĂ«n letrare dhe i dha MĂĄrquez-it Çmimin Nobel pĂ«r LetĂ«rsi nĂ« vitin 1982.

Ky episod i thjeshtë tregon fuqinë e këmbënguljes, dashurisë dhe besimit në art edhe kur gjithçka duket e pamundur./KultPlus.com

Poezia e Arian LekĂ«s hap ekspozitĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “Nautical Poetics” nĂ« KinĂ«

Vargjet e poetit shqiptar Arian Leka janĂ« pĂ«rzgjedhur si hyrje poetike e ekspozitĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare “Nautical Poetics: Invitational Exhibition of Maritime Poetry”, e cila u hap nĂ« qytetin Hangzhou tĂ« KinĂ«s njĂ« nga qendrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« artit bashkĂ«kohor nĂ« rajonin e PaqĂ«sorit.

Kjo ekspozitë unike bashkon autorë nga vende dhe gjuhë të ndryshme përreth një simboli të përbashkët: detin, jo vetëm si hapësirë fizike, por edhe si metaforë e udhëtimit shpirtëror, kujtesës kolektive, përplasjes së identiteteve, përcjellë KultPlus.

Vargjet e LekĂ«s janĂ« pĂ«rzgjedhur nga libri “HartĂ« memece pĂ«r tĂ« mbyturit”, konkretisht nga cikli “KripĂ« fshehur nĂ« gjak” (Salt Hidden In The Blood), ku motivi i detit zĂ« njĂ« vend qendror.

Ky pranim ndĂ«rkombĂ«tar vjen si njĂ« tjetĂ«r dĂ«shmi e fuqisĂ« shprehĂ«se tĂ« poezisĂ« shqipe nĂ« skenĂ«n globale, dhe Ă«shtĂ« raportuar edhe nga Festivali Poeteka, si nje urĂ« komunikimi mes letĂ«rsisĂ« shqipe dhe botĂ«s. Vargjet e Arian LekĂ«s, tĂ« vendosura nĂ« mure poetike nĂ« ekspozitĂ«n “Nautical Poetics” nĂ« Hangzhou, krijojnĂ« njĂ« dritare tĂ« re pĂ«r tĂ« kuptuar se poezia shqipe, veçanĂ«risht ajo qĂ« buron nga brigjet mesdhetare, zotĂ«ron njĂ« identitet tĂ« fuqishĂ«m, thellĂ«sisht universal dhe gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« pranishĂ«m nĂ« peizazhin global tĂ« artit bashkĂ«kohor.

Një nga vargjet që ka zgjedhur vetë ekspozita si titull të saj është:

“Me botĂ«n bĂ«j luftĂ«, me veten paqe”
(With the world make war, and peace with yourself)

ć’Œäž–ç•Œäœœæˆ˜ć§ïŒäœ†èź°ćŸ—äžŽè‡Șć·±èźČ撌.

Ky varg tashmë qëndron i gdhendur në një mur digjital në zemër të Hangzhout. Ai shërben si një ftesë për të dëgjuar një zë poetik që vjen nga brigjet shqiptare, një zë që flet për idealin shpirtëror, për mungesën e lirisë, për betejat e brendshme njerëzore./KultPlus.com

Rabdishti, nĂ« garĂ« pĂ«r “Fshatrat mĂ« tĂ« mirĂ« turistik nĂ« botĂ«â€

Me shtigje të shënuara, male madhështore dhe një komunitet që ruan me përkushtim traditat, Rabdishti është shndërruar në një qendër të vogël për turizmin e qëndrueshëm në zonën e Dibrës.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nĂ« bashkĂ«punim me GIZ ShqipĂ«ri ka vendosur ta pĂ«rzgjedhĂ« si njĂ« nga 6 pĂ«rfaqĂ«suesit e ShqipĂ«risĂ« nĂ« nismĂ«n globale “Fshatrat mĂ« tĂ« MirĂ« TuristikĂ« nĂ« BotĂ«â€ nga UNWTO.

Një fshat ku çdo gur mbart një histori dhe çdo mik pritet si i shtëpisë. Në Rabdisht, jeta rrjedh e qetë, por hapat e rinj të turizmit po krijojnë një rrugë të re  një rrugë që nuk harron rrënjët.

Fshati Rabdishtit në Dibër, së fundi është kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për agroturizmet e reja që po shtojnë ofertën turistike të zonës.

Rabdishti është një nga fshatrat ku institucionet e linjës në bashkëpunim me donatorët, kanë punuar për ndërtimin e një modeli turizmi rural të bazuar te komuniteti.

Fshati Rabdisht Ă«shtĂ« njĂ« nga 100 fshatrat turistikĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. I ndodhur nĂ« njĂ« peizazh malor, i ndĂ«rtuar mĂ« shtĂ«pi tradicionale me gurĂ«, çatitĂ« prej rrase guri, si dhe rrugĂ«t me kalldrĂ«m i japin pamje tĂ« veçantĂ« dhe unike duke u njohur “fshati i gurtĂ«â€.

Rabdishti shtrihet në majën e Luginës së Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore e kullotës së bjeshkës së Rabdishtit dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës./atsh/KultPlus.com

❌