Destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tâi shpĂ«tuar vapĂ«s kĂ«tĂ« verĂ«
Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.
Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.
Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.
Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.
Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.
I njohur si âkryeqyteti i veriutâ i IslandĂ«s, Akureyri ka vetĂ«m rreth 19 mijĂ« banorĂ«, por u ofron vizitorĂ«ve pĂ«rvoja tĂ« pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike qĂ« datojnĂ« nga viti 1912, parku i parĂ« publik nĂ« IslandĂ«. UjĂ«rat pĂ«rreth janĂ« gjithashtu tĂ« njohura pĂ«r vĂ«zhgimin e balenave.

Cortina dâAmpezzo
NĂ« vendin e dytĂ« u rendit Tisvilde, DanimarkĂ«, njĂ« fshat i vogĂ«l bregdetar pĂ«rgjatĂ« asaj qĂ« njihet si âRiviera Danezeâ, i rrethuar nga plazhe me rĂ«rĂ« tĂ« artĂ« dhe restorante tĂ« vogla qĂ« shĂ«rbejnĂ« ushqime lokale. Ky destinacion ka tĂ«rhequr prej kohĂ«sh artistĂ« e shkrimtarĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javĂ« aty nĂ« shekullin XIX.

Nuuk
ListĂ«s i bashkohen edhe Nuuk nĂ« GroenlandĂ« (vendi i 3-tĂ«), Cortina dâAmpezzo nĂ« Itali, Parku KombĂ«tar Lahemaa nĂ« Estoni, Lucerna nĂ« ZvicĂ«r, Malmö nĂ« Suedi, Arlberg nĂ« Austri, si dhe dy destinacione nĂ« BelgjikĂ«: Riviera belge dhe qyteti Ghent.

Ghent
Të gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.al
The post Destinacionet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tâi shpĂ«tuar vapĂ«s kĂ«tĂ« verĂ« appeared first on Revista Monitor.