Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranë

Ka përfunduar mbledhja me dyert të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës. Një takim që nisi në orën 18:30, aty ku kryeministri Edi Rama lajmëroi disa nisma ligjore për të vendosur kontroll mbi territorin dhe duke paralajmëruar masa drastike ndaj abuzuesve. Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë bllokuar nga bizneset me qëllim përfitimi.

Source

SHBA nuk komenton zgjedhjet në Shqipëri, Bimo: Udhëzimi i Rubios vendos administratën vetëm për interesat amerikane

Ish-ambasadori në Amerikë, Roland Bimo flet për heshtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë se administrata e Trump më shumë po sheh punët e veta, interesat e amerikanëve. Sipas ish-ambasadorit Bimo, amerikanët përballen me 2 probleme jashtëzakonisht të mëdhaja: paraja blen shumë politikë, dhe e dyta, politika po blen politikat e shërbimeve sekrete.

Source

Zbulohet një nga depozitat më të mëdha të naftës në Evropë, dhe këtë e ka bërë ky shtet

Central European Petroleum (CEP) ka njoftuar zbulimin më të madh të naftës konvencionale në Poloni dhe një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës konvencionale në Evropë në një dekadë, të vendosura pranë brigjeve të Detit Baltik të vendit të Evropës Qendrore. Zbulimi u bë në pusin Wolin East 1 (WE1) të CEP, rreth 6 kilometra nga qyteti portual i Świnoujście në veriperëndim të Polonisë.

Source

Thirrja e fortë nga Braçe: Të ndryshojë forma e subvencionimit, formalizimi nuk bëhet me policë

Kontrolli i një produkti bujqësor duhet të nisë që tek fara e më pas të përfundojë tek tezga e markatës. ”Nuk funksionon gjëja me polic gjithmonë, duhet të funksionojë edhe me financë”, thotë Erion Braçe, deputet i PS-së. ”Informaliteti në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë ka ardhur gjithnjë në rritje, dhe fajin për këtë e ka vetë ministria e financës e cila para se të merrte vendime për të…

Source

Rama në aksion, po PD? Deputeti Baçi: Pas ”vjedhjes” së zgjedhjeve, pritej reagimi i kryeministrit

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se aksioni i kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike dhe disa nismave të tjera ishte e pritshme pas zgjedhjeve. ”Ishte e pritshme që do kishte lëvizje të tilla, goditje të kryeministrit pas mbarimit të vjedhjes së zgjedhjeve. Puna e parë që bëri pas zgjedhjeve në 2013, sulmoi të gjithë, fermerët, të gjithë banorët e fshatit, banorët e qytetit…

Source

Ikën edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Rama kërkon emra të rinj deri në zgjedhje

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, mësohet se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Sipas ”A2cnn”, Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat).

Source

Rama jep lajmin: Do të konfiskohen objektet e braktisura prej ’90-s dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

Kryeministri Edi Rama, paralajmëron se do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve ‘90. Në takimin e zhvilluar me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë, Rama tha se do merret një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e…

Source

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, ka pasur korrupsion gjigand në Shqipëri

Teksa SPAK po i afrohet përfundimit të mandatit 9-vjeçar, avokati Spartak Ngjela thotë se duhet të thellohet akoma në çështjet e korrupsionit. ”SPAK-u ka qenë një arritje e re në historinë e drejtësië shqiptare. Kryesorja është që ka ndihmë ndërkombëtare në kuptimin e gjithanshëm, edhe profesional. Deri tani, për mendimin tim ka ecur mirë. Mund të kishte ecur pak më shpejt, por për faktin që atje…

Source

Senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Senatori amerikan Lindsey Graham i dërgoi një mesazh të ashpër Presidentit rus Vladimir Putin në një intervistë me Fox News, duke e paralajmëruar atë të mos nënvlerësojë vendosmërinë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Putin, radha jote po vjen. Donald Trump është Scottie Scheffler i politikës dhe diplomacisë së jashtme amerikane, dhe ai është gati të të japë një mësim”, tha Graham…

Source

Nita Latifi tallet me Eglin për videon në koncert: Brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk po këndon

Egli Tako vijon që të jetë kryefjalë në media. Gjatë një koncerti, ajo interpretoi këngën ikonike patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, një këngë me simbolikë të thellë kombëtare dhe emocione të forta për publikun shqiptar. Më shumë se sa zëri apo interpretimi, ajo që ra në sy ishte paraqitja e saj skenike. Egli u shfaq me një veshje të shkurtër dhe provokuese, që shumë e konsideruan të…

Source

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dy të plagosur. Policia jep detaje të ngjarjes në Fier

Këtë të hënë një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen ”1 Maji” në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. ”Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R.

Source

Greqia sjell ndihmë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Nuk ka vonuar ndihma. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, se Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i…

Source

Thirrja nga Rama: Kush bllokon rrugë e vendos tra për banorët, do të konsiderohet vepër penale

Kryeministri Edi Rama ka një thirrje të fortë për ata që bllokojnë rrugët apo vendos tra në hapësira të përbashkëta mes pallateve, me pretendimin se është pronë e tij, Për Ramën kjo sjellje do të konsiderohet vepër penale. Në fjalën e tij në takimin e dytë në Tiranë me deputetët dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, Rama shtoi edhe se është adresuar edhe ligji për bashkëpronësinë.

Source

Konfiskime për ndërtimet e braktisura, Rama: Listë të zezë për ndërtuesit abuzues, humbasin të drejtën për të marrë leje

Në një takim në Tiranë me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë aktesh normative për reformën e territorit. Sakaq Rama ka dhënë një meszh për të gjithë ndërtuesit dhe investitorët abuzues, duke thënë se do të futen në një listë të zezë që do të krijohet me ligj nga qeveria…

Source

Zjarri në Dukat rrezikon Llogoranë, ministri Vengu i kërkon ndihmë BE-së: Presim dy avionë Canadair

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore. Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka…

Source

Kontrolli i territorit, Bardhi për Ramën: Nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje. Teksa ka postuar një video, Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.

Source

Aplikimet për drejtoritë e bashkive, Rama: Me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re në Tiranë

Disa nga bashkitë në vend kanë hapur thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre. Kryeministri Edi Rama ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të aplikojnë me kurajo dhe besim. Rama thekson se Vlora si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar. Në bashkëpunim me Institutin…

Source

Berisha: Rama kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese

Afati në Gjykatën Kushtetuese dhe koha e kryetares Holta Zaçaj dhe anëtares Sonila Bejtja po mbaron. Këtë e verteton shqetësimi i Sali Berishës që mbrojti publikisht dy gratë e Kushtetueses me mandat të skaduar. Në një dalje për shtyp, Berisha akuzoi duke thënë që ” Rama me anë të Sadushit kërkon të kapë edhe mandatin që u ka ngelur pa grabitur në Gjykatën Kushtetuese”.

Source

Zhupa: Aeroporti i Vlorës u bë në një zonë të mbrojtur, Konventa e Bernës kundërshtoi ndërtimin

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se aksioni në Theth nuk lidhet me prishjen e ndërtimeve në zonat e mbrojtura, pasi ligji i mbronte vetë, po mazhoranca e ndryshoi për interesa të veta. Për të ka projekte të tjera për ndërtime në zona të mbrojtura, për shembull, Aeroporti i Vlorës bëhet në një zonë të mbrojtur, ku ka reaguar Konventa e Bernës dhe Progres Raporti i BE-së. ”Rama jo vetëm ka…

Source

Rama tregon suksesin tek spitali Traumës: Teknika e avancuar Whipple, realizohet ndërhyrja tek një paciente 33-vjeçare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për një operacion që u finalizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa. Në Spitalin Universitar të Traumës falë…

Source

❌