Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Draft-Kodi Penal, Avokati i Popullit: Konsultim gjithëpërfshirës për të balancuar interesin publik

Institucioni i Avokatit të Popullit njoftoi sot se ka nisur shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë për konsultim publik.

Sipas Avokatit të Popullit, ky proces shënon një moment vendimtar, pasi Kodi Penal është një nga aktet më të rëndësishme që përcakton se cilat sjellje konsiderohen vepra penale dhe cilat masa ndëshkuese mund të marrë shteti.

“Ky kod ka ndikim të drejtpërdrejtë tek liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, ndaj procesi kërkon transparencë. Si institucion i pavarur kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit e konsideron thelbësore që ndryshimet në politikën penale që sjell Kodi i ri Penal të analizohen me kujdes, duke siguruar se çdo dispozitë e re ruan proporcionalitetin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore”,thuhet në njoftim.

“Ndaj, përfshirja në këtë proces është më shumë se një detyrim institucional: është një garanci që politikat ndëshkimore të shtetit nuk cenojnë të drejtat individuale”, vijon njoftimi.

Në njoftim thuhet se “Avokati i Popullit vlerëson nevojën për një diskutim të gjerë publik mbi projektin dhe e sheh këtë si një ushtrim të shëndetshëm demokratik. Një konsultim gjithëpërfshirës, ku profesionistët e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, etj japin mendimet e tyre, është mënyra e vetme për të ndërtuar një kuadër penal të balancuar që ruan interesin publik, por edhe respekton standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Në vijim, institucioni i AP do të zhvillojë një analizë të detajuar të dispozitave të propozuara dhe do t’i paraqesë autoriteteve përgjegjëse vërejtje dhe rekomandime konkrete për të siguruar që Kodi i ri të jetë një standard i përmirësuar që t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë shqiptare për të luftuar kriminalitetin, por edhe të garantojë të drejtat e njeriut.

The post Draft-Kodi Penal, Avokati i Popullit: Konsultim gjithëpërfshirës për të balancuar interesin publik appeared first on Albeu.com.

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se procesi për të njohur një shtet palestinez duhet të fillojë tani, por e shtyu çdo vendim përfundimtar për shumë kohë në të ardhmen.

Sipas mediave të huaja, kjo deklaratë vjen pas njoftimit të parë të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas Kanadasë, të cilat kanë ndërmend të ndërmarrin një veprim të tillë, bazuar në përmbushjen e disa kushteve.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha sot se njohja e një shteti palestinez vjen në fund të negociatave për një zgjidhje me dy shtete, por sipas tij, ky proces duhet të fillojë tani, duke paralajmëruar se Berlini do t’u përgjigjet “hapave të njëanshëm”.

“Një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë që mund t’u ofrojë njerëzve në të dyja anët një jetë në paqe, siguri dhe dinjitet”, tha ai.

Wadephul shtoi: “Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez vjen në fund të këtij procesi. Por një proces i tillë duhet të fillojë tani.”

Fjalët e tij vijnë në sfondin e presionit në rritje ndërkombëtar që po ushtrohet mbi Izraelin, ndërsa kriza e urisë thellohet në Gaza.

Kjo deklaratë vjen gjithashtu ndërsa Wadephul udhëton sot për në Izrael. Gjatë vizitës së tij, ai do të shkojë edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

The post Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit appeared first on Albeu.com.

Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në veri të Kinës për shkak të kushteve ekstreme të motit, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur kryeqytetin kinez në vitet e fundit.

Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.

Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun – nivele që mediat lokale i përshkruan si “jashtëzakonisht shkatërruese”.

Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Pekin është rreth 600 mm.

Në provincën fqinje Hebei, 16 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve intensive, njoftuan autoritetet.

Të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Chengde, pranë Pekinit, ndërsa 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Humbjet e jetëve kanë ndodhur në fshatra brenda rajonit Xinglong të Chengdeut në provincën Hebei, raportoi agjencia shtetërore Xinhua të mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar autoriteteve lokale, pa dhënë detaje se kur apo si ndodhi vdekja e tyre.

Viktimat në Chengde ishin nga fshatra që kufizohen me Miyun-in e Pekinit, rreth 25 km larg rezervuarit Miyun, më i madhi në veriun e Kinës. Rezervuari ka regjistruar nivele rekord të ujit dhe kapaciteti gjatë reshjeve që shkatërruan qytetet përreth.

The post Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ish-kryeministri këndon në koncertin e Katy Perry, forcohen thashethemet për një romancë mes saj dhe Justin Trudeau

Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe ylli i popit Katy Perry kanë ngjallur spekulime për një romancë të mundshme, pas një serie shfaqjesh publike të njëpasnjëshme në Montreal.

Vetëm pak ditë pasi u panë duke darkuar bashkë në restorantin e njohur Le Violon, të dy u shfaqën sërish në të njëjtin qytet, këtë herë në koncertin e Perry-t, pjesë e turneut të saj në Kanada.

Trudeau, i shoqëruar nga vajza e tij, Ella-Grace, u pa duke kërcyer dhe kënduar së bashku me turmën, ndërsa Perry performonte hitin e saj “Dark Horse” më 30 korrik.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetin social X (ish-Twitter) tregojnë Trudeau-n duke ndjekur me interes këngëtaren në skenë dhe duke u përfshirë plotësisht në atmosferën festive.

Kjo ka bërë që fansat të nisin spekulimet për një afrim të mundshëm mes dy yjeve publikë, veçanërisht duke marrë parasysh ndarjet e fundit të të dyve.

Sipas TMZ, Perry dhe Trudeau kaluan kohë së bashku më herët atë ditë në një shëtitje në Mount Royal Park, përpara se të shkonin për darkë në Le Violon.

Një dëshmitar i pranishëm tha se ata ndanin kokteje dhe pjata të ndryshme, përfshirë një me karavidhe.

Samantha Jean, konsulente komunikimi për restorantin, konfirmoi për Canadian Press se të dy qëndruan për rreth dy orë, duke theksuar se ishin “të sjellshëm dhe miqësorë” me stafin.

“Përshtypja që na lanë ishte se ishin shumë të relaksuar. Nuk kishte shfaqje të dukshme dashurie apo diçka që sugjeronte diçka më shumë,”  tha Jean.

Ajo shtoi se Shef Smiles i përshëndeti shkurtimisht dhe se përpara se të largoheshin, Trudeau dhe Perry ndaluan në kuzhinë për të falënderuar personalisht stafin, një gjest që dëshmon për qasjen e tyre të përulur dhe diskrete.

Ky interes i publikut vjen pas ndarjeve të bujshme që të dy kanë përjetuar: Katy Perry i dha fund marrëdhënies me aktorin Orlando Bloom, ndërsa Trudeau, 54 vjeç, njoftoi në gusht 2023 ndarjen nga bashkëshortja Sophie Gregoire, pas 18 vitesh martesë.

Ndërkohë, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, shfaqjet e përsëritura dhe afërsia mes tyre kanë ndezur kureshtjen e publikut dhe mediave në të gjithë globin.

justin trudeau singing firework like that at katy perry’s concert 😭😭😭

pic.twitter.com/IAiE9rFncN

— kanishk (@kaxishk) July 31, 2025

The post VIDEO/ Ish-kryeministri këndon në koncertin e Katy Perry, forcohen thashethemet për një romancë mes saj dhe Justin Trudeau appeared first on Albeu.com.

Kur arti bëhet identitet! Dua Lipa në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës ka sjellë sërish në qarkullim një nga seritë më të veçanta të pullave postare, ato me imazhin e Dua Lipes. Fillimisht të lëshuara në verën e vitit 2022, këto pulla janë rikthyer me rastin e festivalit ndërkombëtar “Sunny Hill 2025”, duke u bërë sërish pjesë e komunikimit zyrtar dhe kulturor të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Posta e Kosovës përcolli një mesazh simbolik:

“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin”, duke e shoqëruar me hashtagun #DuaLipaVibes.

Përveçse një nderim për suksesin global të këngëtares, kjo iniciativë e kthen Dua Lipën në një ikonë të identitetit kombëtar, të përfaqësuar me krenari përmes mjeteve të komunikimit publik.

The post Kur arti bëhet identitet! Dua Lipa në pullat postare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy

Në momentet para funeralit të Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne bëri një gjest të veçantë që preku mijëra fansa të vokalistit legjendar të Black Sabbath.

Dukshëm emocionale, e veja e muzikantit ngriti të dyja duart së bashku me pjesën tjetër të familjes, duke formuar shenjën e dyfishtë të paqes drejt turmës së mbledhur, duke përsëritur gjestin karakteristik që ishte bërë sinonim i Ozzy-t gjatë gjithë karrierës së tij.

Ky gjest i veçantë kishte një kuptim të veçantë për Ozzy-n. Siç tha ai në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2002, “Ne ishim grupi i fundit hipi. Ne ishim të gjithë për paqen”. Edhe pse gjestet “djallëzore” u bënë të famshme ndër të tjera, Ozzy gjithmonë këmbënguli në shenjën e dyfishtë të paqes – një gjest që njerëzit e identifikonin me fytyrën e tij.

Sharon dhe fëmijët e saj, Amy, Jack dhe Kelly, dolën nga makina në Broad Street, ku ndodhet stoli i Black Sabbath, për të parë procesionin mortor dhe për të përshëndetur publikun. Turma, duke brohoritur “Ozzy, Ozzy, Ozzy – oi, oi, oi!” dhe “Faleminderit, Ozzy”, krijoi një atmosferë prekëse.

The post Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy appeared first on Albeu.com.

Argjentina Ramosaj shkëlqen nga jugu i Shqipërisë, publikon fotografi mahnitëse duke ekspozuar trupin e skalitur

Argjentina Ramosaj, këngëtarja e njohur shqiptare që prej kohësh është tërhequr nga muzika, i ka lënë ndjekësit pa fjalë me disa fotografi të publikuara nga jugu i Shqipërisë.

Në imazhet që ka ndarë në rrjetet sociale, Argjentina shfaqet në top formë, duke treguar linjat e përkryera trupore dhe hijeshinë që e karakterizon në çdo paraqitje publike.

Pavarësisht se nuk është më aktive në skenën muzikore, ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe të ndjekura nga publiku.

Argjentina është larguar prej vitesh nga muzika dhe është zhvendosur së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë tashmë në mënyrë të përhershme.

Megjithëse ka lënë pas karrierën muzikore, bukuria dhe prezenca e saj vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke e bërë atë një ikonë të vërtetë të stilit dhe elegancës.

The post Argjentina Ramosaj shkëlqen nga jugu i Shqipërisë, publikon fotografi mahnitëse duke ekspozuar trupin e skalitur appeared first on Albeu.com.

“Specialja po përdor dokumente të Serbisë”, Haxhiu: E papranueshme, nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë sot se me shqetësim ka marr lajmin se Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, përfshirë Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm, pasi institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës.

“Pranimi i materialeve të prodhuara nga ky regjim si burime të besueshme përbën një deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri.

Tentimi i Gjykatës, me një fjali sikur “Për më tepër, fakti që disa Prova të Propozuara vijnë nga autoritetet serbe nuk përbën, në vetvete, një ndalesë për pranimin e tyre.” (par. 17), përveç tjerash është edhe juridikisht i gabuar dhe i padrejtë. Ky pretendim tronditës bie ndesh me praktika të etabluara të drejtësisë penale ndërkombëtare, sipas të cilave një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e pranueshmërisë së provave është nëse burimi i tyre ka një interes në rezultatin e procesit apo ka indikatorë të tjerë të anshmërisë”, thotë ajo.

Haxhiu tutje thekson se refuzimi i Gjykatës për ta marrë parasysh këtë kriter, ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

“Përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga institucionet e regjimit serb është i gabuar dhe i papranueshëm. Nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal, jo për të ndërtuar drejtësi, por për të manipuluar të vërtetën, për të fajësuar viktimën dhe për të amnistuar kriminelin.

Slobodan Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij janë gjykuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte. Pranimi i dokumenteve të prodhuara nga regjimi i tyre nga një gjykatë që vepron në emër të Republikës së Kosovës e zhvesh këtë gjykatë nga legjitimiteti kushtetues dhe e shndërron atë në instrument të logjikës së vjetër të mohimit të së vërtetës, barazimit të palëve dhe relativizimit të krimeve. Kjo është jo vetëm e padrejtë, por politikisht e papranueshme”, shkruan ministrja Haxhiu.

The post “Specialja po përdor dokumente të Serbisë”, Haxhiu: E papranueshme, nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal appeared first on Albeu.com.

Blero i dashuruar marrëzisht pas të dashurës së re, publikon mesazhet private që shkëmben në WhatsApp me të

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie, duke ndarë publikisht një pjesë të intimitetit me partneren e tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka ndarë një fragment nga biseda e përditshme me të dashurën, ku shihet qartë se ndjenja mes tyre është e thellë dhe e sinqertë.

Ajo i shpreh mallin dhe dëshirën për martesë me një dozë humori dhe dashurie të pastër: “Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, shkruan ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që qesh me lot.

Krahas këtij momenti, Blero ka reaguar shkurt por kuptimplotë me fjalën “Përgjithmonë”, duke treguar qartë se është i përkushtuar në këtë marrëdhënie dhe e po e shijon në maksimum.

Ky postim vjen pas një periudhe të qetë në aspektin personal të artistit, dhe mesa duket, Blero është gati të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij dashurore.

Fansat dhe ndjekësit kanë përshëndetur lajmin me komente pozitive dhe urime për çiftin.

The post Blero i dashuruar marrëzisht pas të dashurës së re, publikon mesazhet private që shkëmben në WhatsApp me të appeared first on Albeu.com.

Një vit dashuri: Lana Del Rey ndan një foto të rrallë nga dasma

Lana Del Rey po ndan kujtime të ëmbla nga dasma e saj me Jeremy Dufrene.

Përvjetori i parë i martesës së këngëtares së “Summertime Sadness” mund të jetë më shumë se një muaj larg, por kjo nuk e pengon atë të reflektojë mbi një moment intim në ceremoninë e saj në shtator 2024.

“12 engjëj ju ruajnë ndërsa predikoni sonte”, shkroi Del Rey, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Woolridge Grant, në mbishkrimin e një fotoje të saj duke qëndruar pranë altarit me Dufrene.

Imazhi me ndriçim të zbehtë tregon këngëtaren e “Say Yes to Heaven” duke mbajtur dorën e burrit të saj ndërsa ata shikonin njëri-tjetrin në sy.

Lidhja e Dufrene dhe Del Rey daton të paktën që nga viti 2019, kur ajo postoi në Facebook foton e Dufrene. Megjithatë, ata nuk ishin të lidhur romantikisht deri në gusht të vitit 2024, kur një përdorues i Reddit bëri një foto të të dyve duke ngrënë drekë së bashku në Londër.

The post Një vit dashuri: Lana Del Rey ndan një foto të rrallë nga dasma appeared first on Albeu.com.

Pse Khloé Kardashian ka “zgjedhur” të jetë kujdestarja kryesore e vëllait të ish-it të saj?

Khloé Kardashian ka folur hapur rreth vendimit të saj për të qenë kujdestarja kryesore e vëllait të ish-it të saj Tristan Thompson, Amari.

Gjatë një episodi “Ask Me Anything” të podkastit të saj Khloé in Wonder Land më 30 korrik, ylli i Kardashians foli pse ndërhyri për të ndihmuar me Amari-n, 18 vjeç, pas vdekjes së nënës së Tristan, Andrea Thompson, në janar 2023.

“Për ata që nuk e dinë, Tristan ka një vëlla më të vogël që është 18 vjeç dhe është me aftësi të kufizuara të rënda. Amari vuan nga LGS (sindroma Lennox-Gastaut), e cila është një formë e epilepsisë, dhe është me aftësi të kufizuara”, shpjegoi ajo. “Ai nuk mund të ecë ose të flasë. Ai kurrë nuk ka qenë në gjendje të flasë.”

Duke vënë në dukje se Andrea ishte “kujdestari i vetëm për Amarin” kur familja jetonte në Kanada, ajo tha se “ne – unë, Tristani, e gjithë familja ime – e morëm Amarin me vete në Shtetet e Bashkuara” pas vdekjes së saj.

“Tristani është në NBA dhe thjesht nuk është e favorshme për Amarin të jetë në kaq shumë aeroplanë”, tha ajo. “Amari ka disa kriza në ditë me llojin e epilepsisë që ka.”

“Pra, Amari qëndron në Los Angeles me mua, dhe unë kam zgjedhur të kujdesem për të dhe të jem aty për të, sepse nuk është mirë që ai udhëton”, vazhdoi ajo.

Bashkëthemeluesja e “Good American” tha se i pëlqen shumë “që Amari të jetë pjesë e familjes sime”.

The post Pse Khloé Kardashian ka “zgjedhur” të jetë kujdestarja kryesore e vëllait të ish-it të saj? appeared first on Albeu.com.

“Meriton botën”/ Kevin surprizon Anën në Paris për ditëlindje (FOTO)

Çifti i njohur nga BBVK, Kevin dhe Ana, po shijojnë disa ditë romantike në Paris, ku kanë festuar edhe ditëlindjen e Anës me një darkë përballë Kullës Eiffel. Kevin ka ndarë në Instagram një foto nga momenti i veçantë, të shoqëruar me një dedikim emocional për partneren e tij:

Urime ditëlindjen! Shpresoj me kan me ty në ditëlindjen e Tua për 100 vjet tjera. Kjo është ma e pakta që muj me e bo me të kallxu që e meriton botën për personin që je, dhe për personin që më ke bo. Faleminderit që ekziston, urime ditëlindjen ????

Ana iu përgjigj me fjalë të thjeshta, por plot ndjenjë:

Fotoja ku të dy duken të lumtur dhe të dashuruar në një nga qytetet më romantike të botës ka marrë dhjetëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e tyre.

The post “Meriton botën”/ Kevin surprizon Anën në Paris për ditëlindje (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Julia Roberts dhe Cameron Diaz rikthehen në ekran me filmin ikonik

Një nga filmat klasikë të viteve’90, “My Best Friend’s Wedding” do të vijojë.

Filmi origjinal me protagoniste Cameron Diaz dhe Julia Roberts, u kthye në një sukses në vitin 1997 kur u shfaq për herë të parë. Tani ai konsiderohet një nga ikonikët e zhanrit të tij.

Roberts dhe Dermot Mulroney ishin në rolet e Julianne dhe Michael, miqve të ngushtë që bënë një marrëveshje se nëse do të ishin ende beqarë kur të bënin 28 vjeç, do të martoheshin.

Kur personazhi i Mulroney fejohet me një grua tjetër që luhet nga Diaz, Roberts ka vetëm katër ditë afat për ta ndaluar dasmën.

Regjisorja Celine Song, e cila është nominuar për Oscar për filmin “Past Lives”, është punësuar nga Sony për të shkruar vazhdimin e filmit.

Lajmi zyrtar vjen pas intervistës së fundit të Mulroney i cili tha për New York Post se “po bëhen bisedime për vijimin.”

“Nuk di gjë. Së fundmi dëgjova, hap thonjëza, avokatët po flisnin, mbyll thonjëza”, tha ai.

The post Julia Roberts dhe Cameron Diaz rikthehen në ekran me filmin ikonik appeared first on Albeu.com.

“Ma shpife dashurinë…”/ G-Bani shpërthen në një rrëfim emocional: Po, fitove (FOTO)

Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm dhe emocional në Instagramin e tij, ku duket se i drejtohet një personi që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij. Në një postim me tone të ndjera dhe të dhimbshme, ai rendit me ironi dhe sarkazëm një seri gjykimesh dhe realitetesh që duket se i janë veshur atij nga të tjerët:

“Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë… Po, ish përdorues hashashi… Po, më mungon… Po, humba. Po, fitove.”

Fjalët e tij përshkruajnë një përzierje emocionesh: zhgënjim, nostalgji, dhimbje dhe ndoshta edhe pendesë, duke e përfunduar me një mesazh të fortë për personin në fjalë:

“Po, nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë. Po, ma shpife dashurinë… Po, humba. Po, fitove.”

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekës që pyesin nëse ky mesazh është i drejtuar një ish-partnereje dhe çfarë e ka shtyrë artistin ta ndajë publikisht këtë rrëfim kaq personal.

The post “Ma shpife dashurinë…”/ G-Bani shpërthen në një rrëfim emocional: Po, fitove (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa dhe i fejuari i saj shijojnë jetën e natës në Prishtinë

Vetëm pak ditë përpara performancës së saj në festivalin “Sunny Hill 2025”, ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka zgjedhur të shijojë atmosferën e verës në Prishtinë, larg skenës dhe reflektorëve.

Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar është parë në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner. Të dy janë fotografuar në një mbrëmje relaksuese, në praninë e disa miqve të afërt dhe mes koktejve verorë që i kanë dhënë tonin natës prishtinase.

Dua, si zakonisht, ka spikatur me stilin e saj elegant dhe prezencën karizmatike, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me natyrshmërinë dhe buzëqeshjen e saj të njohur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se çifti ka qenë tepër i afërt dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të qetë e të qëndrueshme.

The post Dua Lipa dhe i fejuari i saj shijojnë jetën e natës në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Japonia në alarm: Valët e cunamit godasin bregdetin, një viktimë gjatë evakuimit

Autoritetet japoneze lëshuan paralajmërime të menjëhershme për cunami përgjatë bregdetit të Paqësorit, duke urdhëruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve.

Mediat vendase raportuan se tre valë cunami goditën zonën, me më të lartën që arriti në 1.3 metra.

Gjatë procesit të evakuimit, një grua 58-vjeçare humbi jetën në prefekturën Mie, kur makina e saj ra nga një shkëmb.

Ngjarja ka rikthyer frikën e kujtimeve të trishta të cunamit të vitit 2011, teksa vendi përpiqet të mbetet në gatishmëri të plotë.

The post Japonia në alarm: Valët e cunamit godasin bregdetin, një viktimë gjatë evakuimit appeared first on Albeu.com.

Tërmeti në Kamchatka/ Rishfaqet profecia e Baba Vangës japoneze: a e parashikoi vërtet ajo cunamin?

Në prill, ajo solli panik në Japoni; sot, profecia për një ngjarje katastrofike klimatike ka dalë në dritë. Shumë e shohin tërmetin e fuqishëm të regjistruar në Kamchatka dhe paralajmërimin për cunami që pasoi në pjesën më të madhe të Paqësorit, si një jehonë të parashikimeve të Ryo Tatsuki-t për fatin e botës në mangën e tij Watashi Ga Mita Mirai (“E ardhmja që shoh”).

Ish-artisti, vepra e të cilit u ribotua në vitin 2022, kishte “paralajmëruar” se një mega-cunami do të ndodhte në korrik 2025, duke cituar një nga ëndrrat e tij, të konsideruar “paralajmëruese” nga mijëra njerëz. Por a kishte të drejtë vërtet?

Në historinë e tij në libër komik, të quajtur “Baba Vanga japoneze” (sipas parashikuesit bullgar që vdiq në vitin 1996), Ryo Tatsuki pretendoi se kishte parë detin duke “vluar” në jug të Japonisë , duke e interpretuar atë si një shenjë të një shpërthimi vullkanik nënujor. Në ëndrrën e tij, qendra e cunamit ndodhej në një rajon në formë diamanti që lidhte Japoninë, Tajvanin, Indonezinë dhe Ishujt Mariana.

A e parashikoi vërtet Ryo Tatsuki cunamin? Tërmeti në Rusi shkaktoi me të vërtetë valë cunami që prekën Japoninë (veçanërisht Hokkaidon) dhe Ishujt Kuril. Megjithatë, pavarësisht sensacionalizmit të përcjellë nga miliona përdorues të internetit, profecia e supozuar e Ryo Tatsukit pikturoi një pamje mjaft të ndryshme. Së pari, data: Baba Vanga japoneze kishte parashikuar një katastrofë për 5 korrik 2025, jo më 30. Për më tepër, megjithëse historia u ringjall së fundmi, versioni i saj i parë daton që nga viti 1999. Edhe duke pranuar se profecia iu afrua shumë datës së parashikuar, fakti mbetet se vetë Ryo Tatsuki i paralajmëroi lexuesit dhe përdoruesit kundër riprodhimit pa kritikë të përmbajtjes së veprave të saj, duke i inkurajuar të gjithë të “dëgjojnë ekspertët”.

Vetë ekspertët, përfshirë profesorët më të mirë në Universitetin e Tokios, i kanë hedhur poshtë parashikimet e Tatsukit si “jo-shkencore”, duke theksuar se tërmetet nuk mund të parashikohen me saktësi. Zyrtarët japonezë më parë i kishin kërkuar publikut të injoronte profecitë e mangakës , duke pretenduar se ato ishin plotësisht të privuara nga çdo bazë shkencore. Zhurma rreth parashikimit të cunamit të korrikut 2025 është rritur ndjeshëm në javët e fundit, duke çuar në “afatin e fundit”, duke i dhënë shkas njërit prej hashtagëve më viralë të vitit: #July5Disaster. Për më tepër, frika që rrjedh nga profecia ka çuar gjithashtu në një rënie prej 83% të rezervimeve të fluturimeve nga Hong Kongu në Japoni midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, si dhe në një rrëmujë të përgjithshme midis banorëve në zonat e përmendura në manga.

Kush është në të vërtetë Ryo Tatsuki, Baba Vanga japoneze?

Një ish-autore mangash, Ryo Tatsuki u bë shpejt e famshme për profecitë që fuste në vizatimet e saj. Ajo ëndërroi për “katastrofën e 5 korrikut” në vitin 1976, fillimisht pa i kushtuar shumë vëmendje. Megjithatë, vizionet profetike u shumëfishuan, duke përfunduar në letër dhe duke përkuar me ngjarje që do të ndodhnin në të vërtetë. Në vitin 1992, për shembull, ajo tregoi një ëndërr në të cilën ishte në korridorin e një ndërtese, në fund të së cilës pa një portret të një gruaje bjonde që mbante një vajzë të vogël. Emri i pikturës shkruhej “Diana”. Ryo më vonë do të theksonte se, saktësisht pesë vjet më vonë, në të njëjtën ditë, Princesha Diana u vra në një aksident me makinë në Paris. Në mënyrë të ngjashme, Tatsuki pretendoi se kishte parashikuar vdekjen e Freddie Mercury në vitin 1991 dhe, duke vazhduar me fatkeqësitë natyrore, tërmetin vdekjeprurës të Kobe në vitin 1995 dhe cunamin në Japoni në vitin 2011.

The post Tërmeti në Kamchatka/ Rishfaqet profecia e Baba Vangës japoneze: a e parashikoi vërtet ajo cunamin? appeared first on Albeu.com.

Autoritetet po mobilizohen! Macron: Cunami po vjen në Polinezinë franceze

Emmanuel Macron paralajmëron se një cunami ‘po vjen’ në Polinezinë Franceze. Presidenti francez tha se të gjitha departamentet qeveritare janë “mobilizuar” për të “mbrojtur qytetarët tanë”.

Valët kishin filluar të godisnin ishullin e Paqësorit më herët sot, thanë autoritetet lokale, por parashikohej që valët të ishin më të vogla nga sa ishte parashikuar fillimisht.

Sipas autoriteteve lokale, valët mund të arrinin deri në 2.5 metra, më pak se një parashikim i mëparshëm prej pothuajse dyfishi, tha Komisioni i Lartë i Republikës në Polinezinë Franceze.

The post Autoritetet po mobilizohen! Macron: Cunami po vjen në Polinezinë franceze appeared first on Albeu.com.

Australia merr vendim, për të pasur llogari në You Tube duhet të kesh mbushur 16 vjeç

Qeveria e Australisë ka miratuar një ligj të ri që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin YouTube.

Nga viti 2026, vetëm personat mbi 16 vjeç do të mund të krijojnë llogari në këtë platformë. Ky vendim vjen pas masave të ngjashme që autoritetet australiane morën për rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok dhe të tjera.

Qeveria tha se rezultatet e analizave të mëparshme justifikojnë këtë kufizim edhe për YouTube. Ndërkohë, kompania e YouTube ka paralajmëruar se do të kundërshtojë ligjin në gjykatë, duke argumentuar se përmbajtja e tyre nuk përmban materiale të papërshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç.

The post Australia merr vendim, për të pasur llogari në You Tube duhet të kesh mbushur 16 vjeç appeared first on Albeu.com.

“BE i pret fondet Shqipërisë”, Balliu: Qeveria, pengesë për integrimin dhe zhvillimin e vendit

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një postim në Facebook ka komentuar situatën aktuale të Shqipërisë lidhur me çështjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Sipas Balliut, qeveria aktuale, nën drejtimin e Ramës, është një pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke rrezikuar të shpërdorohen fondet dhe duke i lënë qytetarët pa përfitime reale.

Për më tepër, ai thekson se kjo qeveri ka krijuar një situatë ku hajdutët janë të privilegjuar, ndërsa interesat e qytetarëve mbeten të shkelura.

Pjesë nga deklarata:

BE i pret fondet Shqipërisë – arsyeja: qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar!

Me Ramën nuk ka as integrim, as para. Bashkimi Europian nuk i beson më kësaj qeverie, sepse fondet rrezikojnë të vidhen, jo të shkojnë te qytetarët.

Kjo është prova që qeveria e sotme është pengesë për Europën dhe ndihmë vetëm për hajdutët.

The post “BE i pret fondet Shqipërisë”, Balliu: Qeveria, pengesë për integrimin dhe zhvillimin e vendit appeared first on Albeu.com.

❌