Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë/ Rrezik i lartë për përhapjen e sëmundjeve

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin për pije dhe pastrim, një barrë të dhimbshme që është ende shumë nën nivelet e nevojshme për të mbajtur njerëzit të shëndetshëm.

Ndërsa vëmendja globale është përqendruar në urinë në Gaza, ku pas 22 muajsh një fushate shkatërruese ushtarake izraelite, një raport ka thënë se një skenar i urisë po zhvillohet, kriza e ujit është po aq e rëndë sipas grupeve të ndihmës.

Uji vjen nga njësitë e vogla të drejtuara nga agjencitë e ndihmës, por pjesa më e madhe merret nga puset në një akuifer të kripur që është ndotur edhe më tej nga kanalizimet dhe kimikatet që kalojnë nëpër grumbujt e gërmadhave, duke përhapur diarre dhe hepatit.

COGAT, agjencia ushtarake izraelite që është përgjegjëse për koordinimin e ndihmës në territoret palestineze të pushtuara, thotë se operon dy tubacione uji në Rripin e Gazës që sigurojnë miliona litra ujë çdo ditë.

Por, zyrtarët palestinezë të ujit thonë se këto tubacione nuk kanë funksionuar së fundmi. Izraeli ndaloi të gjitha furnizimet me ujë dhe energji elektrike për Gazën në fillim të luftës, por ka rifilluar furnizimin më vonë, megjithëse rrjeti i tubacioneve në territor është dëmtuar rëndë.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së ujit dhe pastrimit është shkatërruar dhe pompuesit që mbështeten në akuifer shpesh varen nga energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorë të vegjël – për të cilët karburanti është shpesh i paarritshëm. / abcnews.al

Politikat Trump/ Universiteti Stanford shkarkon mbi 360 punonjës dhe redukton fondet

Universiteti i Stanford ka njoftuar se ka shkarkuar më shumë se 360 punonjës, duke i lidhur këto masa me politikat e administratës së Donald Trump. Universiteti tha se vendimi është marrë si pasojë e ndikimeve të ndryshme ekonomike dhe të ndryshimeve në financimin federal, që janë shkaktuar nga politika të mëparshme të Trump.

Ky vendim ka shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit universitar dhe është përshkruar si një pasojë e drejtëpërdrejtë e pasigurisë financiare të shkaktuar nga këto politika.

Në qershor, universiteti kishte paralajmëruar një reduktim prej 140 milionë dollarësh në buxhetin e përgjithshëm për vitin e ardhshëm, duke e lidhur këtë masë me një “ambient fiskal të vështirë“, që është formuar pjesërisht nga ndryshimet në politikat federale që ndikojnë në arsimin e lartë.

Ndërkohë, administrata e Trump ka ngrirë më shumë se 330 milionë dollarë financime për Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, për shkak të akuzave se ky universitet nuk ka parandaluar një atmosferë armiqësore për studentët hebrenj dhe izraelitë pas shpërthimit të protestave në kampus lidhur me luftën në Gaza.

Ky është një moment kritik për universitetet amerikane, që po përballen me pasiguri financiare dhe ndikimet e politikave federale në arsimin e lartë. / abcnews.al

Zjarr masiv në Francë, humb jetën një person/ Sipërfaqja në flakë, më e madhe se Parisi

Franca është duke luftuar për të kontrolluar zjarrin më të madh në vend në dekada, që ka shpërthyer në rajonin jugor të Aude, duke përfshirë një sipërfaqe më të madhe se Parisi. Zjarri ka shkatërruar deri tani të paktën 25 shtëpi, duke detyruar banorët dhe turistët të largohen.

Një person ka humbur jetën në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura. Zjarri, që përhapet me shpejtësi të madhe përmes pyjeve dhe fshatrave, ka shkaktuar një katastrofë të paprecedentë, sipas kryeministrit François Bayrou, i cili vizitoi fshatin.

Derimë tani, më shumë se 15,000 hektarë janë djegur, një sipërfaqe e ngjashme me atë që u dogj në të gjithë Francën gjatë disa viteve të kaluara. Ky është zjarri më i madh që ka djegur një sipërfaqe të tillë që nga viti 1949, tha ministri i Brendshëm Bruno Retailleau.

Përveç 2,000 zjarrfikësve që po luftojnë për të shuar zjarrin, rreth 2,500 familje janë pa energji elektrike. Sipas një zëdhënësi të zjarrfikësve, zjarri po përhapet me shpejtësi 5.5 km/h.

India nën pushtetin e ujit/ Përmbytje masive në disa zona, të paktën 10 ushtarë të zhdukur

Të martën, reshje të dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në zonën malore të Uttarkashi, në shtetin verior indian të Uttarakhand, duke përfshirë fshatin turistik Dharali. Ujërat e furishme përmbytën rrugë, ndërtesa dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale. Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur, përfshirë të paktën 10 ushtarë nga baza ushtarake në Harsil.

Derimë tani, 130 persona janë shpëtuar, por katër persona janë konfirmuar të vdekur dhe trupat ende nuk janë gjetur. Operacionet e kërkim-shpëtimit po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të rrëshqitjeve të dheut, rrugëve të dëmtuara dhe motit të keq që vazhdon.

Rritja e papritur e nivelit të lumit Kheerganga shkaktoi përmbytjen, ndërsa lumi Bhagirathi është bllokuar nga balta dhe rrënojat, duke formuar një liqen artificial, që përmbyti edhe një helipad qeveritar. Kjo paraqet rrezik për zonat e banuara përreth.

Autoritetet kanë paralajmëruar për reshje të tjera dhe kanë mbyllur shkollat në disa zona. Komunikimi me ekipet në terren është i pamundur për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe sinjalit. Ngjarja rikujton përmbytjet katastrofike të vitit 2013, kur mijëra persona humbën jetën në të njëjtin rajon.

 

Zjarr në pyllin me pisha në Patos/ Flakët përparojnë drejt zonave të banuara, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe dendësisë së madhe të pyllit.
Kryeplaku i fshatit Gjinoqarë Nuri Gllava ka deklaruar për mediat se situata mund të përkeqësohet gjatë natës, pasi zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara. Ai apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, duke theksuar se mjetet aktuale nuk mund të depërtojnë në vatrën e zjarrit.

Siperfaqja e pershkuar nga zjarri deri tani eshte mbi 3 hektare.
Sipas banorëve, zjarri është i qëllimshëm, pasi vatra ndodhet në mes të pyllit, larg çdo rruge apo banese.
Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa rreziku për përhapjen e flakëve drejt fshatrave përreth mbetet i lartë.

Të shtëna me armë zjarri në një bazë ushtarake në SHBA, pesë ushtarë të plagosur

Pesë ushtarë u plagosën gjatë një incidenti me të shtëna në bazën ushtarake Fort Stewart në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet vendosën menjëherë izolimin e vendit. Baza u mbyll në orën 11:04, ndërsa forcat e rendit u dërguan në vendngjarje për të marrë situatën nën kontroll.

Ngjarja ndodhi në zonën e Brigadës së 2-të të Këmbësorisë së Blinduar dhe raportohet për disa të plagosur. Autori i sulmit është arrestuar dhe nuk ka më kërcënim për komunitetin, njoftoi baza ushtarake.

Ngjarja është ende nën hetim dhe nuk do të jepen informacione të tjera deri në përfundim të tij. Mbyllja e bazës u hoq në orën 12:10.

Guvernatori i Georgias, Brian Kemp, shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe tha se mbështet viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ushtarët që shërbejnë.

Fort Stewart ndodhet rreth 40 kilometra juglindje të Atlantës dhe është baza më e madhe ushtarake e Ushtrisë Amerikane në lindje të lumit Mississippi. Në bazë shërbejnë mijëra ushtarë dhe familjet e tyre. /abcnews.al /

Italia miraton ndërtimin e urës gjigante të Sicilisë

Qeveria italiane ka dhënë miratimin përfundimtar për ndërtimin e një ure monumentale që do të lidhë Sicilinë me Italinë kontinentale përmes ngushticës së Mesinës. Ura, e planifikuar që prej fundit të viteve 1960, do të jetë rreth 3.7 kilometra e gjatë, duke u bërë ura më e gjatë në botë me një hapësirë të vetme. Ajo synon të zëvendësojë kalimin aktual me traget dhe të lehtësojë ndjeshëm lidhjen rrugore dhe hekurudhore midis dy pjesëve të vendit.

Projekti, i cili është shtyrë për dekada për shkak të shqetësimeve mjedisore, financiare dhe teknike, ka marrë tashmë miratimin nga Komiteti Ndërministror për Planifikim Ekonomik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIPESS). Qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni e ka konsideruar ndërtimin e urës si një nga projektet prioritare dhe ka planifikuar 13.5 miliardë euro fonde përgjatë dhjetë viteve të ardhshme për ndërtimin e urës dhe infrastrukturës përreth saj.

Projekti do të zbatohet nga konsorciumi ndërkombëtar “Eurolink”, i udhëhequr nga kompania italiane “Webuild”, me pjesëmarrjen e kompanisë spanjolle “Sacyr” dhe asaj japoneze “IHI”. Këto kompani kanë eksperiencë në ndërtimin e veprave madhore si ura “Osman Gazi” në Turqi, ura Akashi në Japoni dhe zgjerimi i Kanalit të Panamasë.

Sipas kompanisë “Messina Strait”, e cila mbikëqyr projektin, ndërtimi i urës pritet të përfundojë në vitin 2032 dhe pritet të krijojë mbi 100 mijë vende pune. Në fazën fillestare do të nisin punimet paraprake si studimet arkeologjike, gjeologjike dhe shpronësimet.

Megjithatë, projekti ka ngjallur kundërshtime të shumta nga aktivistë mjedisorë, banorë lokalë dhe organizata joqeveritare, të cilët shprehin shqetësime për: Rrezikun sizmik të zonës (ngushtica ndodhet në një rajon të prirë ndaj tërmeteve),ndikimin mjedisor, koston e lartë që mund të tejkalojë parashikimet dhe rrezikun e përfshirjes së mafies në tendera dhe procese ndërtimi.

/abcnews.al

 

Milinkovic, “timonieri i kuq”/ Trajneri serb prezantohet në stolin e Partizanit për këtë vit

Shpreson ta ketë nisur me këmbën e mbarë.

Mladen Milinkoviç është trajneri I ri I Partizanit, I prezantuar nga klubi I kuq, pak javë para nisjes së sezonit.

Tekniku serb rikthehet në Shqipëri pas gati 8 viteve, pasi punoi tek Luftëtari e Kukësi, ndërsa vlerëson lart përvojën që ka pasur në vendin tonë.

“Ju thatë gjithçka. Unë kurrë nuk e kam fshehur që këtu nuk kam pasur asnjë problem. Jam pritur shumë mirë. Mendoj edhe se sjellja ime dhe puna ime janë vlerësuar mirë këtu. Pra nuk kam pasur asnjë problem. Raportet me njerëzit dhe me mediat kanë qenë mjaft korrekte. Siç thatë edhe ju, sporti nuk njeh kufinj, dhe kështu duhet të jetë. Ne gjithmonë jemi sportistë, dhe gjithmonë do të mbetemi të tillë. Le të jenë njerëz të tjerë që të krijojnë probleme, jo ne”.

Milinkoviç pati sukses të madh tek Luftëtari duke arritur vendin e katërt në Superligë në 2017.

“Po. Kam qenë tek Luftëtari. Keqardhja ime e madhe mbetet që nuk qendrova më gjatë tek Luftëtari. Në ato momente, klubi nuk pati para për të mbajtur lojtarët që kishte. Sa i takon Kukësit, u ndamë për disa arsye të tyre private, të cilat unë nuk dua t’i tregoj tani”.

A e ka të qartë Milinkoviç se çfarë përfaqëson Partizani në Shqipëri dhe se prej tij kërkohet titulli?

“Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, jam i ndërgjegjshëm se ku kam ardhur. E di se çfarë institucioni është ky klub. E di se cilat janë objektivat, dhe është nder e kënaqësi për mua, ashtu si edhe një përgjegjësi e madhe. Si trajner i Partizanit nuk mund të mendosh vetëm për veten, as vetëm për lojtarët e tu, por edhe për tifozët e shumtë që e mbështesin këtë skuadër. Siç e thashë, do të bëj gjithçka që ata të mbeten të kënaqur”.

Mladen Milinkoviç u përzgjodh nga Partizani në konkurrencë me italianin Moriero dhe kroatin Cvetkoviç, ndërsa kontrata e tij besohet se do të jetë 1-vjeçare me opcion për t’u rinovuar edhe një sezon tjetër. / abcnews.al / 

Reperi i burgosur kërkon faljen e Trump/ P.Diddy është shpallur fajtor, pret dënimin në tetor

Ekipi ligjor i producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs ka kontaktuar me Administratën e Presidentit Amerikan Donald Trump për ti kërkuar Kreut të Shtëpisë së Bardhë që ti jap reperit falje presidenciale. Lajmi i raportuar nga mediat amerikane u konfirmua nga Avokatja e P Diddyt në një intervistë për CNN.

Muajin e kaluar,Sean Diddy  Combs u shpall fajtor për dy akuza lidhur me prostitucionin, por Gjykata e gjeti ati te pafajshem lidhur me akuza te tjera qe lidheshin me trafikim seksual dhe komplot per zhvatje.

Rreperi dhe producenti I mirenjohur I Hollywood rrezikon te denohet me maksimuni 20 vite Burg per te dyja akuzat, nderkohe qe vendimi per te pritet te jepet ne muajin tetor.

Presidenti Trump, i pyetur në maj përpara se rreperi dhe producenti te shpallej fajtor , deklaroi se “do ta shqyrtonte rastin”, megjithëse tha se nuk e kishte ndjekur nga afër. Në një intervistë te fundit për Newsmax, Trump u shpreh: “Kam qenë mik I mire me të, kuptoheshim mirë. M’u duk si djalë i sjellshëm, por kur kandidova për president, ai ishte shumë armiqësor ndaj meje.”- deklaroi presidenti Amerikan ndersa shtoi se nuk kishte marre ende nje vendim per falje presidenciale ndaj P Diddyt.

Shtepia e Bardhe nuk ka komentuar mbi kerkesen e bere nga ekipi ligjor I Sean “Diddy” Combs, ku kerkohet qe Presidenti Amerikan Donald Trump te perdore kompetencen e tij te jashtezakonshme per te falur dikend qe denohet me burgim per nje krim te caktuar.

Kundër luftës në Gaza/ Ish kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe, fton protesta kundër Netanyahu

Kritikat ndaj qeverisë së Izraelit janë shtuar paralelisht me zërat se kabineti i Benjamin Netanyahu po përgatitet për një pushtim të plotë të Gazës.

Më i fundit ka qenë ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, i cili u bëri thirrje izraelitëve të dalin në rrugë për të kundërshtuar vendimet e qeverisë.

“Mos e ndëshkoni shtetin e Izraelit dhe mos e ndëshkoni popullin e Izraelit. Nëse doni të ndëshkoni qeverinë e Izraelit, kjo është në rregull. Mendoj se ka ardhur koha që izraelitët të tregojnë kundërshtimin e tyre, që do të thotë të dalin në rrugë. Unë bashkohem plotësisht me atë që tha ish-kryeministri Barak, me mosbindje civile. mendoj se kjo është koha që ne, izraelitët, do të marrim përgjegjësinë për të marrë masa që janë të pazakonta.”

Olmert i bëri deklaratat në një intervistë për Sky Neës, teksa Netanyahu ka lënë të kuptohet se mund të ketë zgjerim të operacioneve ushtarake në Gaza, edhe pse ish shefat e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite kanë bërë thirrje për fundin e luftës. Mes tyre ishte edhe ish kryeministri tjetër izraelit Ehud Barak.

Ndërkohë situata në Gaza vijon të mbetet e rëndë. Të paktën 20 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi katër kamionë të ndihmave në Gazën qendrore u përmbysën mbi turmën, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë edhe pse hyrja e ndihmave në enklave vazhdon, grupet e ndihmës dhe palestinezët kanë thënë se ato nuk janë mjaftueshëm. Numri i kamionëve që hyjnë në Gaza shumë rrallë i kalon 100 në ditë, ndërkohë që sipas OKB, të paktën 500-600 kamionë në ditë duhet të hyjnë në enklavë për të mbuluar nevojat bazike të popullsisë që prej muajsh përballet me mungesë ushqimi. / abcnews.al

Ambasada Amerikane takim me deputetët e rinj të Kuvendit/“Presim me kënaqësi të punojmë për të vijuar partneritetin me Shqipërinë”

Na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e punës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ku mes 140 deputetë që morën mandatin spikasin emra të rinj të politikës shqiptare.

Ambasada Amerikane zhvilloi këtë të mërkurë një takim me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit. Fokusi i takimit ka qenë lidhur me adresimin e shqetësimeve të komuniteteve që ata përfaqësojnë.

Në reagimin e Ambasadës Amerikane, thuhet se presin me kënaqësi të punojnë me të sapozgjedhurit për të vijuar më tej partneritetin e ngushtë me vendin tonë.

Super leku mbizotëron ndaj valutave/ Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë euro për të stabilizuar kursin

Banka e Shqipërisë ka shtuar ndërhyrjet në tregun valutor për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit ndërsa një euro po këmehet me 97 lekë.Aktualisht jemi në pikun e sezonit turistik çka bërë që edhe prurjet e euros të jenë të mëdha nga turzimi por edhe emigrantët që kthehn pranë familjeve .Guvernatoir Gent Sejko tha se BANKA E Shqipërisë ka shtuar prezencën në tregun valutor

Pavarësisht risqeve gjeopolitike Banka e Shqipërisë parashikon që  rritja ekonomike e vendit të jetë e qëndrueshme në pjesën e dytë ët vitit.

Këshilli Mbikqyrës I bankës së Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit  në nivelin 2.5%. / abcnews.al

 

 

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni, për herë të parë temperatura arrin në mbi 41 gradë

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të nxehtit po përfshin vendin. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, temperaturat arritën fillimisht në 41.6°C, për t’u rritur më pas në 41.8°C, duke vendosur një rekord të ri historik për vendin. Temperaturat ekstreme u shënuan të martën në qytetin Isesaki, që ndodhet në prefekturën Gunma në pjesën veriore të rajonit Kanto. Këto vlera e tejkalojnë ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 41.2°C, i cili ishte regjistruar vetëm javën e kaluar në prefekturën Hyogo, në perëndim të Japonisë.

Përpara kësaj vale të fundit të të nxehtit, rekordi më i lartë ishte 41.1°C, i shënuar më parë në vitet 2020 dhe 2018. Agjencia Meteorologjike ka bërë të ditur gjithashtu se muaji i kaluar ka qenë më i nxehti që prej fillimit të matjeve në vitin 1898. Temperatura mesatare mujore ishte 2.89°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Edhe qyteti turistik i Kyotos është prekur nga vala përvëluese. Javën e kaluar, temperaturat atje arritën në 40°C, për herë të parë që ndonjë prej pikave të matjes, nga më e vjetra që daton në vitin 1880, deri tek më e reja e hapur në 2002 ka regjistruar një vlerë të tillë.

Klima ka ndryshuar dhe vitet e fundit, verat janë më të gjata dhe të nxehta, dimrat më të butë, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë çrregulluar plotësisht. Studimi i fundit i publikuar në “Progress in Environmental Geography”, thekson se nuk po përballemi thjesht me ndryshime, por me lindjen e stinëve të reja të krijuara si pasojë e aktiviteteve të njeriut. Autorët propozojnë terma të rinj për të përshkruar këtë epokë të çuditshme klimatike. Sipas tyre e para janë stinët sinkopike; verat po bëhen më të nxehta, dimrat po bëhen më të butë dhe ngjarjet ekstreme po bëhen më të shpeshta. / abcnews.al /

India kritikon sanksionet e SHBA-së: Të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme

Qeveria e Indisë ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara për importet e naftës ruse, duke i cilësuar ato “të padrejta, të pajustifikuara dhe të paarsyeshme.” Reagimi vjen pas vendosjes nga Presidenti Donald Trump të një urdhri ekzekutiv që imponon një taksë shtesë prej 25% për produktet indiane, për shkak të vazhdimit të tregtisë me naftë ruse.

Trump deklaroi se kjo masë kishte për qëllim të ndikonte në çmimet globale të energjisë dhe të ushtronte presion mbi presidentin rus Vladimir Putin për të përfunduar luftën në Ukrainë. Megjithatë, India ka reaguar duke e cilësuar këtë vendim si “fatkeqësi” dhe ka theksuar se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Qeveria indiane theksoi se importet e saj të naftës janë të bazuara në faktorët e tregut dhe se janë bërë me qëllimin e sigurimit të energjisë për 1.4 miliardë njerëzit e saj. Ajo përsëriti se politika energjetike e vendit është e orientuar drejt sigurimit të furnizimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme me energji, pa marrë parasysh ndikimet gjeopolitike.

Në këtë mënyrë, India mbetet e vendosur në mbrojtjen e nevojave të saj energjetike dhe ekonomike, pavarësisht presionit nga SHBA. / abcnews.al

Milan merr Ardon Jasharin/ Brugge bie dakord me kuqezinjtë për yllin shqiptaro-zviceran

Ardon Jashari është tashmë një futbollist I Milanit. E përditshmja italiane, “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi kuqezi arriti marrëveshje me klubin belg, Klub Bryzh, për transferimin e yllit shqiptaro-zviceran.

Jashari ka mbërritur në Milano këtë të mërkurë dhe do të kalojë vizitat mjekësore këtë të enjte, përpara sesa të firmosë kontratën. Sipas kësaj gazete, akordi u arrit mbi bazën e 34 milionë eurove që duhet të paguhen menjëherë për kartonin, dhe 3 milionë euro të tjera si bonuse, që do të arrihen në bazë të klauzolave në kontratë.

Vendimtar në këtë marrëveshje ishte vullneti I Jasharit, që donte të luante vetëm për Milanin, si dhe strategjia e ndjekur nga drejtori sportiv I klubit nga Lombardia, Igli Tare.

Shuhet ylli portugez i topit/ Jorge Costa mbyll sytë në moshën e parakohshme, 53 vjeç

Futbolli portugez dhe ai botëror janë në zi për shuarjen e një ylli. Ish-lojtari I kombëtares së Portugalisë dhe I Portos, Zhorge Kosta, mbylli sytë në moshën e parakohëshme 53-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër. Kjo ndodhi, ndërsa ai ndodhej në kompleksin stërvitor të Portos, ndërsa ishte caktuar prej një viti drejtor futbolli I klubit. Zhorge Kosta luajti 50 ndeshje për Portugalinë, ndërsa fitoi Kupën e Botës U20 në vitin 1991. Me Porton fitoi Championsin në 2004 nën drejtimin e trajnerit Zhoze Murinjo, duke qenë kapiten I skuadrës. Po ashtu fitoi Kupën UEFA si kapiten dhe Kupën Interkontinentale, si dhe 8 tituj kampion në Portugali, 5 Kupa të Portugalisë dhe 8 Superkupa. Zhorge Silva punoi për gati 20 vjet si trajner dhe drejtoi 17 skuadra të ndryshme.

Putinit po i mbaron afati/ Trump telefonon Zelensky, diskuton tarifat për Kremlinin

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump patën një bisedë telefonike me fokusin kryesor te një zgjidhje që do i jepte fund luftës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se me presidentin amerikan diskutuan sanksionet kundër Rusisë, në një kohë kur ekonomia ruse është në rënie dhe pikërisht për këtë arsye Moska është tepër e ndjeshme ndaj vendosmërisë së Trump.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe sulmet e fundit ruse, për të cilat Donald Trump është plotësisht i informuar.

Rusia nuk i ka ndalur bombardimet ndaj Ukrainës dhe sulmet e fundit në jug dhe verilindje të vendit kanë lënë të paktën 6 të vrarë, ndërsa katër të tjerë janë vrarë në rajonin e Luhanskut. Të paktën 17 të tjerë u plagosën.

Zelensky dhe Trump diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes. Presidenti ukrainas tha se draft marrëveshja për dronët është përgatitur dhe mbeten për tu diskutuar detajet për ta përfunduar.

Zelensky thehksoi se tashmë ka angazhime nga Holanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka për  mbi një miliard dollarë për armët amerikane që Ukraina do të marrë.

Telefonata mes dy liderëve vjen pak ditë para afatit të 8 gushtit që Donald Trump i ka vendosur Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës. Nëse Putin nuk pranon, presidenti amerikan do të vendosë sanksione dhe tarifa të reja ndaj Moskës.

Trump Osmanit: Mike e SHBA!/ Presidenti amerikan e falenderon për marrëveshjen për emigrantët

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në të cilën e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Presidenca e Kosovës njofton se ne letrën e Trump shkruhet se vendimi për të pranuar shtetas nga vende të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me SHBA.

Sipas Trump, me këtë çështje, tregohet fuqia dhe dhembshuria e popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe me prosperitet. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta.”

Më tej Trump shpreh sërish falënderimin ndaj Osmanit, që sipas tij ka qëndruar si mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.

Në fund të letrës, Presidenti ameirkan i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë Melania Trump.

Kujtojmë se Kosova ka pranuar strehimin e 50 emigrantëve nga vende të treta, të dëbuar nga territori amerikan.

Qeveria në detyrë e Kosovës tha pak muaj më parë se përzgjedhja e shtetasve do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. / abcnews.al

Ngërçi, Osmani tërhiqet/ “Kërkesa në Kushtetuese, në duart e një gjyqtari serb”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tërhoqi kërkesën që kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për sqarim të pasojave nga moskonstituimi I Kuvendit prej disa muajsh.

Arsyeja e lëvizjes më të fundit të Osmanit, ishte se kërkesa do të shqyrtohej nga një gjyqtar serb. Ajo e quajti Radomir Llaban një rresik për sigurinë kombëtare dhe tha se ai nuk mund të ketë në dorë fatin e rendit kushtetues të vendit.

“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare”, tha Osmani në një konferencë për mediat.

Megjithatë Llaban është gjyqtar që në vitin 2018 dhe veprimi i Osmanit ngre shumë pikëpyetje dhe më shumë duket si tërheqje para Albin Kurtit

Gazetari Shkodran Hoti, i ftuar në Balkan Update, se ka pasur raste ku pushteti aktual ka shkelur Kushtetutën dhe presidentja ka qëndruar pasive duke mos reagur.

SINK

Më tej, Hoti tha se presidentja Osmani ka nisur në mënyrë jozyrtare angazhimin e saj politik dhe se asaj i intereson ngërçi politik në Kosovë.

SINK

❌