“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle: Vijë bregdetare me bukuri që rivalizojnë Greqinë dhe Italinë
Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.
Turistët çdo vit kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një nga vendet kryesore për tu vizituar.
Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “Super Deporte” për vendin tonë.
E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse. “Super Deporte” e përshkruan si një destinacion magjepës të pazbuluar më parë.
Me bregdetin e Adriatikut dhe Jonit që sipas medias spanjolle rivalizojnë plazhet e Greqisë dhe Italisë dhe me histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.
Qytete si Butrinti, një vend i trashgimisë botërore të UNESCO-s shkruan “super deporte” u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit. Nga malet te liqenet piktoreske, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.
Media spanolle shkruan për kuzhinë të pasur e çmime të përballueshme dhe vlerëson mikpritjen e vendasve si një nga aspektet e paharrueshme të vizitës në Shqipëri.