❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Masivi pyjor i DrenovĂ«s ‘i mbĂ«rthyer’ nga flakĂ«t/ Era favorizon pĂ«rhapjen nĂ« disa drejtime, mbĂ«rrijnĂ« mjete tĂ« tjera tĂ« ushtrisĂ«

Flakët  të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë. Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar  shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.

Kanë qënë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës , Roskovecit, Beratit , Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol Eltar Deda.

Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtime. / abcnews.al

“Vendi ka nevojĂ« pĂ«r reformĂ« zgjedhore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, Jupi: Opozita, nuk ishte alternativĂ« nĂ« zgjedhjet e fundit

Kandidatja pĂ«r deputete nga ‘Koalicioni Euroatlantik’ Taulanda Jupi, e ftuar nĂ« ‘Real Story’ tha se duhet tĂ« bĂ«het menjĂ«herĂ« njĂ« reformĂ« e re zgjedhore. Jupi shtoi mĂ« tej se ndihet e keqardhur qĂ« opozita nuk mundi tĂ« jetĂ« njĂ« alternativĂ« nĂ« zgjedhje dhe se ka qenĂ« vetĂ« vendimi i saj qĂ« nĂ« zgjedhjet e 11 majit tĂ« ishte nĂ« listĂ« tĂ« hapur. Sipas saj, vendin nĂ« listĂ« duhet ta pĂ«rcaktojnĂ« qytetarĂ«t.

“PĂ«r hir tĂ« sistemit dhe dakortĂ«sisĂ«, ne tentuam njĂ« akt tĂ« guximshĂ«m. Jemi future nĂ« betejĂ« duke kĂ«rkuar edhe vetĂ« tĂ« jem nĂ« listĂ« tĂ« hapur. Vendin nĂ« listĂ« duhet tĂ« ma pĂ«rcaktojnĂ« qytetarĂ«t, atĂ« qĂ« duan nĂ« raport me pĂ«rfaqĂ«simin politik. Kushti qĂ« i kam vĂ«nĂ« kryetarit ka qenĂ« qĂ« nuk dua tĂ« jem nĂ« listĂ« nĂ« mbyllur.

Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, një sistem që e detyron zgjedhësin të shkojë drejt dy partive të mëdha. Në 26 korrik të 2024 ka qenë një dakortësi për një kod zgjedhor mes dy partive të mëdha. Keqardhja më e madhe e imja ka qenë mungesa e alternativës, mungesa e opozitës për të qenë një alternative, shumë demoraktë ndihen të keqardhur.

Ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« reform zgjedhore qĂ« duhet tĂ« nis me votimin elektronik. Nga rinumĂ«rimi kemi parĂ« sesi Ă«shtĂ« deformuar vullneti I qytetarĂ«ve. Duhet njĂ« reform gjithpĂ«rfshirĂ«se, edhe pse mendoj qĂ« mungon vullneti politik.” , tha Jupi. / abcnews.al

Situata me zjarret/ Vijon ‘lufta’ me flakĂ«t, AKMC: JanĂ« raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre ende aktive

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
  2. Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
  3. Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
  4. NĂ« vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-DejĂ«s
  5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
  6. Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
  7. NĂ« rrugĂ«n “Haki StĂ«rmilli”, njĂ«sia administrative Nr.6, bashkia TiranĂ«
  8. Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
  9. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
  10. Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

  1. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesĂ« e Parkut KombĂ«tar LurĂ«, njĂ«sia administrative LurĂ«, bashkia DibĂ«r, ku ka vijuar puna pĂ«r shuarjen e zjarrit tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« datĂ« 07.07.2025 nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe pyjore me pisha dhe livadh. NĂ« operacionin e shuarjes sĂ« zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojĂ«, deri tani Ă«shtĂ« pĂ«rshkuar njĂ« sipĂ«rfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
  2. Vendin e quajtur “Mali i PeladhisĂ«â€, njĂ«sia administrative Zerqan, bashkia BulqizĂ«, ku ka vazhduar puna pĂ«r shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar nĂ« datĂ« 13.07.2025. Zjarri Ă«shtĂ« aktiv nĂ« 2 vatra me zhvillim tĂ« ngadaltĂ«, ku njĂ«ra zhvillohet nĂ« drejtim tĂ« fshatit Vlashaj dhe tjetra nĂ« drejtim tĂ« fshatit KrajkĂ«. NĂ« operacionin sot marrin pjesĂ« rreth 35 forca operacionale.

 

Qarku Fier

  1. Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.

Qarku Vlorë

  1. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

  1. Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Elbasan

  1. Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  2. Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  3. Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse. / abcnews.al

BE rrit buxhetin pĂ«r vendet kandidate/ Kos: Unioni i vendosur pĂ«r t’u zgjeruar

Bashkimi Europian rrit buxhetin per vendet kandidate. Unioni akordon mbi 42 miliarde euro per Shqiperine dhe vendet aspirante. Komisionerja per zgjerim tha se qellimi eshte permbushja e reformave te integrimit. Marta Kos tha se rritja e buxhetit tregon angazhimin e Bashkimit Europian për integrimin e shteteve anëtare.

Bashkimi Europian do të japë 42.6 miliarde euro Shqipërisë dhe vendeve të tjera të kandidate, me qëllim përmbushjen e reformave të integrimit.

komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se ka një rritje prej 37% të buxhetit europian per zgjerimin, ose 11 miliarde euro më shumë sesa jepen aktualisht.

“Negociatat e pranimit me shtete tĂ« tilla si Mali i Zi, ShqipĂ«ria, Moldavia dhe Ukraina kanĂ« pĂ«rparuar shumĂ« shpejt. KĂ«to shtete kanĂ« ambicien pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar negociatat brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r. Ne do tĂ« japim nĂ« vitet nĂ« vijim edhe 42.6 miliardĂ« euro pĂ«r vendet kandidate, njĂ« rritje prej 37% nga 31 miliardĂ« eurot qĂ« japim aktualisht. Ky Ă«shtĂ« njĂ« angazhim i qartĂ« politik dhe strategjik pĂ«r integrimin e shteteve anĂ«tare tĂ« ardhshme, ndĂ«r to edhe ShqipĂ«ria.”

Rritja e fondeve vjen edhe pas kërkesës së vazhdueshme të vendeve anëtare, duke dëshmuar kështu edhe angazhimin e Bashkimit Europian në procesin e Zgjerimit. Së fundmi, Brukseli ka vlerësuar jo pak progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane. Duke u zotuar kështu edhe për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave gjatë presidencës daneze. Konkretisht Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni. / abcnews.al

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta forconin vendin e tij gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij.

Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisĂ« sĂ« re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesĂ« e njĂ« shtytjeje pĂ«r tĂ« prodhuar 50% tĂ« armĂ«ve dhe pajisjeve fushore tĂ« vendit nĂ« UkrainĂ«.

Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.

Svyrydenko, e cili u nominua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij.

PĂ«rfaqĂ«suesit e opozitĂ«s dyshojnĂ« nĂ« legjitimitetin e ndryshimit tĂ« qeverisĂ«. “Parlamenti kohĂ«t e fundit e zgjati afatin e gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme dhe mund tĂ« shkelĂ« Nenin 10 me kĂ«tĂ«, megjithĂ«se tĂ« gjithĂ« bien dakord se legjislacioni duhet tĂ« mĂ« parĂ« precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, njĂ« anĂ«tar i fraksionit opozitar “Holos”- “ZĂ«ri”. / abcnews.al

Veterani i luftĂ«s dhe ish minatori nĂ« protestĂ«/ “Ju dhamĂ« votĂ«n, bĂ«ni detyrĂ«n”

Me nje hije deshperimi, te ulur ne shkallet e atij qe duhej te ishte tempulli i demokracise, dy qytetare te kosoves kane zgjedhur te protestojne me pranine e tyre, per moskostituimin  e kuvendit te Kosoves, qe pas zgjedhjeve te 9 shkurtit.

Njeri prej tyre, veteran i UÇK dhe tjetri ish minator i Trepçes.

Ish-minator nga Mitrovica ka kĂ«rkuar formimin e shpejtĂ« tĂ« Parlamentit. Ai, nĂ« emĂ«r tĂ« ish-minatorĂ«ve tĂ« “Trepçës”, theksoi se populli u dha votat pĂ«rfaqĂ«suesve dhe kĂ«rkon qĂ« ato tĂ« mos keqpĂ«rdoren.
“Na keni premtuar dhe na keni borxh. Nuk kemi luftuar qĂ« sot tĂ« mashtrohemi. Familjet e minatorĂ«ve po jetojnĂ« nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, ndĂ«rsa ne ende kĂ«rkojmĂ« drejtĂ«si”

Protestuesi shtoi se zvarritja e formimit të institucioneve po i sherben Serbisë, duke kërkuar nga liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi kombëtare.

“NĂ« emĂ«r tĂ« ish-minatorĂ«ve dhe tĂ« punĂ«torĂ«ve tĂ« kombinatit ‘Trepça’, mĂ« 17 nĂ«ntor tĂ« vitit 1988, mĂ« 16 nĂ«ntor kemi marrĂ« vendim me ardhĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« nĂ« PrishtinĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«n tonĂ«. Na janĂ« cenuar tĂ« drejtat prej shkaut, na morĂ«m vendim me ardhĂ« kamĂ« pĂ«r PrishtinĂ«. KĂ«tu janĂ« duke punuar, kĂ«tu mĂ« kanĂ« burgosur, kĂ«tu ku kemi marrĂ« vendim pĂ«r mu nis pĂ«r PrishtinĂ«. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorĂ«ve, edhe 217 jemi gjallĂ«. Kam qenĂ« edhe njĂ« javĂ«, kam kĂ«rku, ma kanĂ« refuzu. Vullneti pĂ«r me e tregu tĂ« vĂ«rtetĂ«n, pĂ«r çka kemi luftuar.”

Ndersa ne duarte e ish veteranit te UCK qendronin pankarta me sloganin: Te largohen uzurpatoret per te mundesuar formimin e institucioneve shteterore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit te parlamentit e ne vazhdim.

Kjo e enjte shenon edhe tentativen e 48 te deshtuar per kostituimin e kuvendit, ndersa qyteret vijojne te mbeten pa qeveri ne mes te nje krize politike te paprecedente.

Gjendet e pajetë një 63 vjeçare amerikane në Sarandë

Një amerikane me banim në Sarandë është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja nga Amerika ëshrë identifikuar si Sharly Lynn Chaddick.

Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte këtu. Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në IML në Tiranë për ekspertizë. Dyshohet se shtetasja amerikane ka vdekur nga mbidoza.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen. / abcnews.al

 

Senati kalon planin e Trump-it për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë

Senati miratoi planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe të transmetimeve publike, duke i dhënë presidentit republikan fitore tjetër. Me 51 vota pro e 48 kundër, senatorët e kaluan kërkesën e Trump-it për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi.

Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për të luftuar sëmundjet, luftërat e fatkeqësitë natyrore, por plani ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do të merrte gjatë dy viteve të ardhshme.

Trump e shumĂ« nga republikanĂ«t e tjerĂ« argumentojnĂ« se shpenzimet pĂ«r transmetimet publike janĂ« tĂ« panevojshme dhe e kritikojnĂ« mbulimin e lajmeve tĂ« tyre si “tĂ« njĂ«anshĂ«m”.

Paketa tĂ« veçanta pĂ«r anulime tĂ« fondeve nuk kanĂ« kaluar prej dekadash, pasi ligjvĂ«nĂ«sit kanĂ« hezituar ta dorĂ«zojnĂ« kontrollin kushtetues mbi shpenzimet. Por, republikanĂ«t e Trump-it, tĂ« cilĂ«t kanĂ« shumicĂ« tĂ« ngushtĂ« nĂ« Senat dhe nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve, treguan pak dĂ«shirĂ« pĂ«r t’i kundĂ«rshtuar politikat e tij qĂ« nga fillimi i mandatit tĂ« dytĂ« nĂ« janar.

Nëntë miliardë dollarët në fjalë përfaqësojnë një shumë mjaft të vogël në krahasim me buxhetin federal prej 6.8 trilion dollarësh dhe janë vetëm një pjesë e vogël e fondeve të miratuara nga Kongresi që administrata Trump ka mbajtur pezull teksa synon shkurtime të mëdha, shumë prej të cilave të urdhëruara nga Departamenti për Efikasitetin Qeveritar (DOGE) i drejtuar nga miliarderi Elon Musk.

Sipas ligjvĂ«nĂ«sve demokratĂ«, deri nĂ« mesin e qershorit, Trump kishte bllokuar 425 miliardĂ« dollarĂ« financime tĂ« miratuara mĂ« parĂ« nga Kongresi. MegjithatĂ«, Trump dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tij kanĂ« premtuar mĂ« shumĂ« kĂ«rkesa pĂ«r “anulim fondesh”, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r ta tkurrur qeverinĂ« federale.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin për anulimin e fondeve muajin e kaluar me 214 vota pro dhe 212 kundër, pa ndryshuar kërkesën e Trump-it. Katër republikanë iu bashkuan 208 demokratëve për të votuar kundër.

Por, pasi disa senatorë republikanë shprehën shqetësim për shkurtimet në programet globale shëndetësore, drejtori i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin, Russell Vought, tha se PEPFAR, një program global për luftën kundër HIV/AIDS-it i nisur në vitin 2003 nga Presidenti George W. Bush, do të përjashtohej nga shkurtimet. / abcnews.al

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Të paktën 22 persona humbën jetën të enjten nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë një burrë dhe një grua që u vranë në një sulm ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, një vend që Papa i ndjerë Françesku e përmendte shpesh në mesazhet e tij.

Sipas PatriarkanĂ«s Latine tĂ« Jeruzalemit, sulmi ishte “i dukshĂ«m” nga ushtria izraelite dhe shkaktoi plagosjen e disa personave tĂ« tjerĂ«, pĂ«rfshirĂ« priftin argjentinas Gabriele Romanelli, i cili ishte nĂ« kontakt tĂ« rregullt me PapĂ«n pĂ«r situatĂ«n nĂ« Gaza. Ai mori lĂ«ndime tĂ« lehta dhe u trajtua nĂ« Spitalin Al-Ahly.

Fotot e publikuara nga kisha tregonin dĂ«mtime nĂ« çati dhe thyerje tĂ« dritareve. “Lutemi pĂ«r shpirtin e viktimave dhe pĂ«r njĂ« fund tĂ« kĂ«tij konflikti barbar. AsgjĂ« nuk justifikon sulmet ndaj civilĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m,” thuhej nĂ« deklaratĂ«n e kishĂ«s.

Ndërkohë, Izraeli vazhdon ofensivën ndaj Hamasit, edhe pse bisedimet për armëpushim po zhvillohen në Doha. Një zyrtar amerikan tha se bisedimet po përparojnë, por përfaqësuesit e Hamasit deklaruan se nuk ka pasur ndonjë përparim konkret.

Në Jabalia, në veri të Gazës, një burrë, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre u vranë nga një tjetër sulm ajror. Tetë burra që kishin marrë përgjegjësinë për të mbrojtur kamionët me ndihma humanitare po ashtu humbën jetën në veri. Të tjera sulme vranë tre persona në Gaza qendrore dhe katër të tjerë në Zeitoun, lindje të qytetit të Gazës.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dĂ«noi sulmet duke i quajtur “tĂ« papranueshme” dhe tha se “asnjĂ« veprim ushtarak nuk e justifikon njĂ« sjellje tĂ« tillĂ«â€. / abcnews.al

Mbretëri e Bashkuar/ Mosha e votimit në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të ulet në 16 vjeç

Qeveria britanike ka shpallur planet për të ulur moshën minimale për të votuar në 16 vjeç, një ndryshim që synohet të hyjë në fuqi përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Ministrja pĂ«r DemokracinĂ«, Rushanara Ali, e quajti kĂ«tĂ« ndryshim “tĂ«rmet politik” dhe tha pĂ«r BBC se do tĂ« sigurojĂ« qĂ« zĂ«ri i tĂ« rinjve tĂ« dĂ«gjohet. Sipas saj, nĂ« moshĂ«n 16 vjeç njĂ« person mund tĂ« punojĂ«, tĂ« paguajĂ« taksa dhe tĂ« bashkohet me ushtrinĂ«, prandaj Ă«shtĂ« e drejtĂ« qĂ« tĂ« kenĂ« tĂ« drejtĂ« vote.

Aktualisht, 16-vjeçarët mund të votojnë vetëm në zgjedhjet lokale në Skoci dhe Uells, por jo në zgjedhjet parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar apo në Angli dhe Irlandën e Veriut.

Ky do të ishte ndryshimi më i madh në trupin elektoral që nga viti 1969, kur mosha për të votuar u ul nga 21 në 18 vjeç.

NdĂ«rsa Unioni KombĂ«tar i StudentĂ«ve e quajti vendimin “fitore tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ«â€, opozita konservatore kritikoi politikĂ«n si “konfuze”. Deputeti Paul Holmes theksoi se 16-vjeçarĂ«ve nuk u lejohet ende tĂ« blejnĂ« alkool, bileta lotarie apo tĂ« martohen pa leje, por do tĂ« lejohen tĂ« votojnĂ«.

Nga ana tjetër, ndryshimet në rregullat për donacionet do të detyrojnë partitë të verifikojnë burimin e fondeve nga kompani, duke siguruar që ato të kenë të ardhura reale në MB apo Irlandë.

Komisioni Zgjedhor do të ketë fuqi më të mëdha ndëshkimi, duke përfshirë gjoba deri në 500,000 paund për shkelësit e rregullave.

Liberal DemokratĂ«t pĂ«rshĂ«ndetĂ«n votĂ«n nĂ« moshĂ«n 16 vjeç si “njĂ« vendim tĂ« qartĂ«â€, por kĂ«rkuan masa mĂ« tĂ« forta pĂ«r tĂ« parandaluar ndikimin e oligarkĂ«ve tĂ« huaj nĂ« politikĂ«n britanike.

/ abcnews.al

Dënohet Imamoglu/ Rivali i Erdogan akuzohet për fyerje dhe kërcënime të zyrtarëve

Ish kryenashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me një vit e 8 muaj burg nga një gjykatë turke, e cila nuk vendosi asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.

Rivali i presidentit turk Recep Tajip Erdogan do tĂ« vuajĂ« njĂ« dĂ«nim njĂ« vit, 5 muaj e 15 ditĂ« burg pĂ«r “fyerje publike tĂ« njĂ« zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditĂ« pĂ«r “kĂ«rcĂ«nime”.

Megjithatë Gjykata rrëzoi akuzën për shënjestërimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit.

Imamolgu përballej me një dënim maksimal me burgim prej 7 vitesh e katër muajsh.

Hetimi i prokurorisĂ« kundĂ«r tij nĂ« kĂ«tĂ« rast u urdhĂ«rua mĂ« 20 janar pĂ«r deklaratat qĂ« ai bĂ«ri nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive nĂ« lidhje me kreun e ProkurorisĂ« Publike tĂ« Stambollit, Akin GĂŒrlek, dhe familjen e tij.

Gurlek, 43 vjeç, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, luajti një rol të rëndësishëm në gjyqe të mëdha që përfshinin ndjekje penale të figurave të opozitës, përfshirë dënimin e bashkëkryetarit të Partisë së Drejtësisë Popullore dhe ndjekjet penale të kryetarëve të bashkive të partisë opozitare. Ai më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë.

Imamoglu i ka mohuar akuzat duke e quajtur procesin një ndëshkim dhe jo drejtësi, dhe ka akuzuar gjykatën se vepron nën presionin e qeverisë. / abcnews.al

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit/ Raportuesja për Gazën në OKB: SHBA bashkëpunëtore e Tel Avivit

Teksa palestinezët e dëshpëruar janë në kërkim të ushqimit, thirjet ndërkombëtare për sanksione ndaj Izraelit janë rritur.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Gazën dhe Bregun Perëndimor Francesca Albanese tha se është koha që kombet në mbarë botën të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar atë që ajo e quajti gjenocid në Gaza.

Ajo theksoi se ccdo shtet duhet të rishikojë dhe pezullojë menjëherë të gjitha lidhjet me Shtetin e Izraelit, duke filluar nga marrëdhëniet ushtarake, diplomatike dhe ato ekonomike.

Albanese shprehu bindjen e saj se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht bashkëpunëtore në atë që po bën Izraeli, duke furnizuar me armë.

Ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mbështesin sanksione më të ashpra kundër Izraelit për shkak të situatës humanitare në Gaza.

Fajon tha se unioni duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ushtruar presion mbi Izraelin dhe për të parandaluar vdekjet e civilëve.

Sllovenia ka qenë ndër kritikët më të fortë të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u bërë thirrje anëtarëve të tjerë të BE të bashkojnë forcat në sanksionet tregtare dhe të vendosin një embargo armësh.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte i tmerruar nga raportet për civilë të vrarë në Gaza, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.

“Izraeli duhet tĂ« marrĂ« masa qĂ« mbrojnĂ« siç duhet civilĂ«t nĂ« pĂ«rputhje me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar. Ne gjithashtu duam tĂ« shohim, njĂ« armĂ«pushim tĂ« menjĂ«hershĂ«m”, tha Starmer.

Më shumë se 2 milionë palestinezë të Gazës po jetojnë një krizë katastrofike humanitare. Që prej fillimit të luftës 21 mujore, Izraeli ka bombarduar dhe rrethuar Rripin e Gazës, duke e lënë enklavën në prag të urisë.

‘NĂ« kĂ«rkim’ tĂ« sendeve tĂ« ndaluara dhe celularĂ«ve/ TiranĂ«, kontrolle ‘Blic’ nĂ« burgjet 313 dhe 302

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në institucionet e vuajtjes së dënimit 313 dhe 302 në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme (blic), me qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, përfshirë telefonat celularë, që mund të jenë futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgjeve. / abcnews.al

BE dështon për herë të dytë në miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian dështoi për të dytën ditë me radhë në miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa Sllovakia vazhdon të kërkojë garanci të reja lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2027, raportojnë diplomatë të BE-së.

Sipas katër diplomatëve të BE-së, vetoja e Sllovakisë gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës së re të sanksioneve. Dy prej diplomatëve thanë gjithashtu se edhe Malta ka pasur kundërshtime.

Qeveria sllovake, e udhëhequr nga kryeministri Robert Fico, ka deklaruar se nuk do ta miratojë paketën e re pa marrë garanci të qarta që vendi nuk do të preket nga plani paralel i BE-së për të hequr dorë nga gazi rus deri në fund të vitit 2027.

“E konsiderojmĂ« propozimin pĂ«r braktisjen e energjisĂ« ruse si njĂ« formĂ« sanksioni dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye e lidhim atĂ« drejtpĂ«rdrejt me paketĂ«n e 18-tĂ« tĂ« sanksioneve,” shkroi Fico nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar Presidentes sĂ« Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Fico theksoi se votimi për paketën e re të sanksioneve duhet të ndodhë vetëm pasi të jenë zgjidhur në mënyrë substanciale rreziqet lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2028.

Komisioni Evropian i kishte dërguar një letër Sllovakisë të martën, duke u përpjekur të bindte Bratislavën për tërheqjen e vetos, por përgjigjja e Ficos konfirmoi se nevojiten më shumë bisedime për të qartësuar angazhimet e BE-së ndaj vendit të tij.

Sllovakia vazhdon tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« gazin rus dhe shpesh ka mbajtur qĂ«ndrime pro-ruse nĂ« lidhje me luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«. Sipas qeverisĂ« sllovake, ndĂ«rprerja e menjĂ«hershme e kontratĂ«s ekzistuese me kompaninĂ« ruse Gazprom – e cila Ă«shtĂ« e vlefshme deri nĂ« vitin 2034 – mund tĂ« shkaktonte mungesa tĂ« energjisĂ«, rritje tĂ« çmimeve dhe pasoja financiare pĂ«r shtetin.

Për dallim nga plani për fazën e largimit nga energjia ruse, që mund të miratohet me shumicë të përforcuar në BE, sanksionet kërkojnë unanimitet, duke i dhënë Sllovakisë mundësinë e bllokimit të tyre.

Paketa e 18-të e sanksioneve do të ishte përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, pas pushtimit të vitit 2022, por për momentin ajo mbetet pezull për shkak të kundërshtimeve të brendshme brenda bllokut.

Fillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verĂ« Rama mbyllet nĂ« vilĂ«n qeveritare, del me kabinetin e ri

Edi Rama u rikthye sërish Vlorë.

Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.

Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve.

Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre

Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë  e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove

Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« nĂ« koordinim dhe bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, sipas urdhĂ«resĂ«s nga gjykata, ka ndermarre nje aksion pĂ«r bastisje dhe kontroll nĂ« institucionin e ArkivĂ«s dhe atĂ« kadastral tĂ« KosovĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale ‘KeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar’”, ka thĂ«nĂ« ajo. / abcnews.al

“Kurti, ndĂ«rhyrje e papranueshme ndaj sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€/ Gjykata Supreme nĂ« PrishtinĂ« i pĂ«rgjigjet “qeverisĂ« nĂ« detyrĂ«â€

Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, firmosur nga ministri ne detyre I Ekonomise Hekuran Murati,

Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë po bene jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit.

Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e këtij parimi.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r ta vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje autoritetin e GjykatĂ«s dhe legjitimitetin e vendimeve tĂ« saj, pĂ«rmes deklaratave politike, cenon pavarĂ«sinĂ« e gjyqĂ«sorit dhe dĂ«mton besimin e qytetarĂ«ve nĂ« institucionet e drejtĂ«sisĂ«. Gjykata Supreme pret, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, qĂ« institucionet shtetĂ«rore tĂ« tregojnĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r zbatimin e vendimeve gjyqĂ«sore, si kusht i funksionimit tĂ« shtetit ligjor. Gjykata Supreme do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ushtrojĂ« funksionin e saj nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit,” thuhet mĂ« tej nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media.

Qeveria në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, e ka cilësuar atë si arbitrar dhe si një interpretim të njëanshëm të dispozitave ligjore.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ministrat, të cilët janë edhe deputetë, nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese, nderkohe qe qeveria Kurti sillet ende si nje ekzekutiv me pushtet te plote, edhe pse ka siguraruar vetem 48 deputete nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

“Dielli do tĂ« lind pĂ«rsĂ«ri”/ LumĂ« kritikash ndaj vendimit tĂ« HagĂ«s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

 “ÇlirimtarĂ«t, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i KosovĂ«s nuk kemi kĂ«rkuar favore, por vetĂ«m drejtĂ«si. DrejtĂ«si qĂ« nuk ndikohet nga paragjykimet. QĂ« nuk e ngatĂ«rron lirinĂ« me fajin. Sepse liria nuk Ă«shtĂ« faj. KurrĂ« s’ka qenĂ«. KurrĂ« s’do tĂ« jetĂ«â€, shtoi ai.

Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund tĂ« shkruhet nĂ« sallat e heshtura tĂ« gjykatave, sepse Ă«shtĂ« shkruar nĂ« sakrificat e popullit tonĂ« pĂ«r liri”.

“DrejtĂ«sia mund tĂ« vonohet, por e vĂ«rteta nuk do tĂ« ndryshojĂ« asnjĂ«herĂ«. Ata janĂ« tĂ« pafajshĂ«m. Ata janĂ« çlirimtarĂ«. Prandaj, e presim me padurim vendimin final pĂ«r lirinĂ« e tyre. Dielli do tĂ« lind pĂ«rsĂ«ri – pĂ«r çlirimtarĂ«t, pĂ«r KosovĂ«n dhe pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n”, shkroi ai.

Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.
Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.

“Kur Paneli Gjykues bĂ«het njĂ«sh me ProkurorinĂ«, aty nuk ka drejtĂ«si.

Ka vetĂ«m njĂ« padrejtĂ«si special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.

Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. / abcnews.al

 

❌