Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret/ Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave të zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se do të ketë rritje të gatishmërisë për muajin gusht dhe shtoi se do të mobilizohen strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.

“Masat e marra, rritja e gatishmërisë për muajin Gusht 2025 dhe mobilizimi i strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, ku qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.” thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Zjarri në fabrikë, mijëra euro dëme/ Prishtinë, nuk pati viktima. Dëme të shumta materiale

Sigurimi i kushteve teknike per te punuar ne sektorin e ndertimit ne Kosove eshte ne nivele alarmante.

Edhe mbremjen e se merkures, një punëtor i ketij sektori ka nderruar jete pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi.

Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./abcnews.al

VIDEO/ Me pranga në duar, mbërrin në gjykatë Ilirjan Selmani. Akuzohet për vrasjen e 52-vjeçares

Mbërrin në gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec.

Nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, Ilirjan Selmani është sjellë në gjykatë, ndërsa do të dalë para togave të zeza për masën e sigurisë, e caktuar të zhvillohet në orën 12:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik. ku Teç u vra në apartamentin e saj dhe më pas për të fshirë gjurmët e krimit, banesës i është vënë zjarri.

Fillimisht, policia njoftoi se Kozeta Teço u gjet pajetë në apartamentin ku jetonte e vetme  si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Por ngjarja mori një rrjedhë tjetër pasi burime nga grupi hetimor i thanë Abc News se dyshonin  për një ngjarje kriminale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë konstatuan shenja mbytjeje dhe dëmtime me mjete prerëse.

Policia dyshoi për 31-vjeçarin Ilirjan Selman inga Pogradeci, cili ka patur lidhje intime me viktimën. Ai nuk e ka pranuar krimin./abcnews.al

Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK, Altin Dumani: 43 procedime penale, vendime edhe për kontrolle banesash dhe zyrash

Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se janë 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Në një konferencë me gazetarët, Dumani u shpreh se ka pasur 43 procedime penale, teksa 17 vendime ka pasur për kontrille banesazh, zyrash apo kontrolle personale, prej të cilave janë gjetur prova të qenësishme.

“193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese. Në këto subjekte përfshihen parti politike, Policia e Shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK. Ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime. Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, që kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme. Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK”, theksoi ai./abcnews.al

Tiranë, ikin nënkryetarët e bashkisë/ Dorëheqjet, pas kërkesës së Ramës për “rifreskim”

Tirana ka katër nënkryetarë të rinj. Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për rifreskim të bashkisë, të enjten kanë dhënë dorëheqjen 4 nënkryetarët, Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi seferi dhe Jonida Halili.

Ndërkaq, në vend të tyre janë vendosur Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës./abcnews.al

“Edhe Elbasani po rimerr frymë”/ Hapësirat publike, Rama: Së shpejti, konsultim me komunitetet dhe sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se shpejti, lidhur me këtë aksion, do të ketë konsultim me me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë. Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Aksident në Levan-Vlorë, dy persona të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autoatradën Levan- Vlorë , në afërsi të “Urës së Mifolit”.

Një motor, teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar menjëherë dret spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit./abcnews.al

Zgjedhjet/ KAS i drejtohet Celibashit: Identifiko dhe nis hetim për numëruesit në qendrat ku ka pasur mospërputhje votash

KAS i drejtohet me një shkresë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të identifikojë numëruesit në qendrat ku pa pasur mospërputhje të theksuara votash dhe të nisë një hetim administrativ.

Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave.

Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim./abcnews.al

Kritikët e Kremlinit e akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.

Përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga ish-të burgosur politikë si Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov dhe Ilya Yashin, akuzuan Zvicrën për mikpritjen e aleatëve kryesorë të Putinit, përfshirë kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, në kohën kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Trump paralajmëron Kanadanë pas vendimit për njohjen e Palestinës: Do jetë shumë e vështirë të bëjmë marrëveshje tregtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim për Kanadanë pasi vendi njoftoi se po planifikonte të njihte një shtet palestinez, duke ndjekur Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Sipas Trump,  kjo do ta bëjë shumë të vështirë për SHBA që të bëjë një marrëveshje tregtare me Kanadanë.

“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë e Palestinës. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”, shkruan Trump në Truth Social.

Trump e ka përdorur shpesh tregtinë si një mënyrë për të ushtruar presion mbi vendet e tjera.

Reagimi i Trump vjen pasi Kanadaja dhe Malta njoftuan se planifikojnë të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke iu bashkuar Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat njoftuan më parë se do ta bënin këtë./abcnews.al

Vdes një person në Prizren, ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Të paktën 30 palestinezë u vranë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihmë në Gaza

Të shtënat me armë zjarri nga forcat izraelite vranë të paktën 30 palestinezë që prisnin ndihmë humanitare në Gazën veriore të mërkurën, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile të Gazës i tha agjencisë së lajmeve AFP se zjarri izraelit plagosi rreth 300 persona të tjerë. Izraeli tha se detajet e incidentit “po shqyrtohen ende”.

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se qëlluan “të shtëna paralajmëruese” pasi banorët e Gazës u mblodhën rreth kamionëve me ndihma 3 km në jugperëndim të pikës kalimtare të Zikim, por ata “nuk ishin në dijeni të ndonjë viktime” nga të shtënat me armë zjarri të IDF-së.

Mohammed Abu Salmiya, drejtor i Spitalit al-Shifa në Gaza City, tha se institucioni i tij kishte marrë 35 trupa pas incidentit, sipas AFP-së.

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Mbretëria e Bashkuar po bën një ndryshim të madh politik për të njohur Palestinën si shtet.

Sir Keir Starmer ka qenë nën presion pasi më shumë se 250 deputetë – mbi një e treta e Dhomës së Komunëve – nënshkruan një letër ndërpartiake duke kërkuar që ai të ndërmarrë këtë hap.

Kryeministri fillimisht i kishte rezistuar thirrjeve, duke thënë se njohja duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë paqeje, shkruan Sky News.

Por tani ai e ka ndryshuar qëndrimin e tij, megjithëse me disa kushte .

Kjo vjen gjithashtu pas vendimit të fundit të Francës për të njohur Palestinën si shtet – duke u bërë vendi i parë që e bën këtë në G7, një grup që përfaqëson shtatë nga ekonomitë më të mëdha të përparuara në botë.

Ja çfarë duhet të dini rreth rëndësisë së njohjes së një shteti palestinez, kohës së vendimit dhe nëse vendet e tjera ka të ngjarë të ndjekin shembullin e Francës.

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?

Sipas Konventës së Montevideos të vitit 1933, ekzistojnë disa kritere përpara se Palestina të njihet si shtet sovran sipas së drejtës ndërkombëtare.

Procesi kërkon që shteti të ketë:

• një popullsi e përhershme

• një territor i përcaktuar

• një qeveri dhe marrëdhënie ndërkombëtare efektive

• procese zyrtare diplomatike duke përfshirë ambasadat, ambasadorët dhe traktatet

Nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, 147 e kanë njohur tashmë Palestinën si shtet që nga marsi i vitit 2025.

Kjo përfshin Rusinë, Kinën dhe Indinë, si dhe më shumë se një duzinë të tjerash në Evropë, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, dhe më së fundmi Francën.

Si i pranon OKB-ja shtetet e reja anëtare?

Vendet zakonisht i drejtohen sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili e dërgon atë në Këshillin e Sigurimit për vlerësim fillestar dhe një votim të mundshëm.

Miratimi kërkon të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Franca, Rusia apo Kina.

Nëse Këshilli e miraton kërkesën, ajo i kalon Asamblesë së Përgjithshme për miratim, ku nevojitet një shumicë prej dy të tretash.

Një shtet nuk mund të anëtarësohet në OKB pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme.

Çfarë ndodhi me aplikimin palestinez në vitin 2011?

Këshilli i Sigurimit e shqyrtoi aplikimin për disa javë për të parë nëse ai i plotësonte kushtet për anëtarësim.

Megjithatë, nuk arriti në një qëndrim unanim, kështu që një votim formal nuk u zhvillua kurrë.

Edhe nëse do ta kishte miratuar këtë hap, SHBA-të thanë se po planifikonin të vendosnin veton ndaj aplikimit.

Pse kanë vepruar tani Mbretëria e Bashkuar dhe Franca?

Sir Keir thotë se koha për të njohur Palestinën është tani, pasi kjo do të ketë ndikimin më të lartë, pasi shpresa e një zgjidhjeje me dy shtete – një Izrael “i sigurt” së bashku me një shtet palestinez “të qëndrueshëm” – është në rrezik.

Ai thotë se kjo është pjesë e një “plani me tetë pjesë”, të diskutuar tashmë me Francën dhe Gjermaninë, por mohon se përfaqëson një kthesë pas presionit nga deputetët laburistë, duke thënë se në vend të kësaj ajo ka qenë gjithmonë pjesë e planit për të njohur Palestinën.

Pasi iu drejtua një samiti të OKB-së mbi një zgjidhje me dy shtete, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, e përshkroi atë që po ndodh në Gaza si “të tmerrshme” dhe bëri thirrje për një armëpushim.

“Ka ardhur koha që pengjet të lirohen dhe ka ardhur koha për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez, për t’u siguruar atyre ndihmën, pajisjet dhe furnizimet mjekësore që u nevojiten”, shtoi ai.

Emmanuel Macron ka qenë i prirur drejt njohjes së një shteti palestinez për muaj të tërë, si pjesë e një përpjekjeje për të mbajtur gjallë idenë e një zgjidhjeje me dy shtete, pavarësisht presionit nga vendet e tjera për të mos e bërë këtë.

Çfarë është një zgjidhje me dy shtete?

Një zgjidhje me dy shtete do të shihte një shtet të pavarur palestinez të themeluar përkrah shtetit ekzistues të Izraelit, duke u dhënë të dy popujve territorin e tyre.

Palestinezët kërkojnë një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor të pushtuar, të aneksuar nga Jerusalemi Lindor dhe Gaza, territore që janë pushtuar nga Izraeli që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe pjesa më e madhe e klasës politike të Izraelit kanë qenë prej kohësh kundër shtetësisë palestineze dhe argumentojnë se kjo do të shpërblente militantët pas sulmeve të 7 tetorit të nisura nga Hamasi në vitin 2023.

Një nga pengesat më të mëdha për një zgjidhje me dy shtete do të ishte vendosja se cilat do të ishin kufijtë e një shteti të mundshëm palestinez.

Shumë besojnë se ato duhet të jenë të njëjtat që ekzistonin para vitit 1967, por që atëherë, një numër gjithnjë e në rritje i vendbanimeve izraelite janë krijuar brenda Bregut Perëndimor, me rreth 600,000 izraelitë që jetojnë tani atje dhe në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Si kanë reaguar Izraeli dhe Palestina?

Ndoshta jo çuditërisht, Izraeli e ka dënuar vendimin.

Ministria e jashtme e vendit tha në një postim në X: “Ndryshimi në qëndrimin e Qeverisë Britanike në këtë kohë, pas veprimit francez dhe presioneve të brendshme politike, përbën një shpërblim për Hamasin dhe dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një kuadër për lirimin e pengjeve.”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka dënuar ashpër Francën, duke thënë se njohja e një shteti palestinez tani do të ishte një “pikë nisjeje për të shkatërruar Izraelin – jo për të jetuar në paqe pranë tij”.

Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas në Jerusalem shprehu “falënderime dhe vlerësim” për udhëheqësin francez.

Po vendet e tjera?

Në përgjigje të vendimit të Francës, qeveria gjermane tha se Berlini ende mbështet një zgjidhje me dy shtete, por nuk do të njohë një shtet palestinez për momentin, duke theksuar në vend të kësaj nevojën për një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve dhe ndihmë urgjente humanitare.

Kanadaja gjithashtu i bëri presion Izraelit që të kërkojë paqe, me kryeministrin Mark Carney që përsëriti mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete, por deri më tani nuk e ka njohur Palestinën si shtet.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e përshkroi situatën në Gaza si një “katastrofë humanitare” dhe tha se vendi i tij është “i përkushtuar për një të ardhme ku si populli izraelit ashtu edhe ai palestinez mund të jetojnë në paqe dhe siguri brenda kufijve të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht”.

Ministri i Jashtëm i Italisë tha se njohja e një shteti palestinez duhet të njohë edhe Izraelin si shtet.

“Një shtet palestinez që nuk e njeh Izraelin do të thotë se problemi nuk do të zgjidhet”, tha Antonio Tajani në një takim të partisë së tij konservatore Forza Italia në Romë.

Spanja , e cila tashmë njeh shtetësinë palestineze, e mirëpriti njoftimin e zotit Macron. Kryeministri Pedro Sanchez shkroi në një deklaratë në X: “Së bashku, duhet të mbrojmë atë që Netanyahu po përpiqet të shkatërrojë. Zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje.”

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha gjithashtu se “e përgëzon këtë vendim historik” dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të ndërmarrin “hapa të ngjashëm pozitivë”./abcnews.al

Horoskopi 31 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI

Me këtë Hënë në opozitë, me siguri do të ketë tension. Ka pasur kaq shumë ndryshime në jetën tuaj, shumë prej të cilave edhe ju vetë i keni dëshiruar. Disa njerëz mund të mos i kenë pranuar zgjedhjet tuaja, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë aspak.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), ju jeni krijesa të zakonit, por ndonjëherë futja e ndryshimeve mund të jetë një ndryshim freskues. Nëse keni punë të papërfunduara, është më mirë ta bëni këtë shpejt. Mund të jetë më mirë të adresoni çdo diskutim në fillim të ditës…

BINJAKËT

Shumë lajme po vijnë. Dikush mund të ketë marrë disa lajme interesante disa orë më parë. Me këtë Mars në opozitë, mund të përjetoni edhe disa mosmarrëveshje ose tensione me partnerin tuaj. Yjet këshillojnë kujdes.

GAFORRJA

Muaji gusht do të sjellë një valë emocionesh të forta dhe të sinqerta në jetën tuaj. Po ndjeni një dëshirë të fortë për të lënë pas muajt e errët. Hëna është në një aspekt të favorshëm, edhe nëse vini nga një fazë ku keni qenë disi të tërhequr.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), jeni të mbushur me një energji të bukur që ju përshkon dhe ju bën të ndiheni mirë. Disave mund të mos u pëlqejë t’ju shohin në qendër të vëmendjes, veçanërisht pasi janë xhelozë dhe ushqejnë pakënaqësi ndaj jush.

VIRGJËRESHA

Kohët e fundit jeni mbingarkuar me angazhime dhe përgjegjësi, dhe e gjithë kjo ka qenë një burim stresi për ju. Po e ndjeni peshën e botës mbi supet tuaja, dhe jo të gjithë kanë forcën për të përballuar presionin. Mundohuni të gjeni pak kohë për t’u çlodhur.

PESHORJA

Prisni edhe pak. Nga 6 gushti, patjetër që do të keni një qiell shumë më të favorshëm dhe produktiv, por deri atëherë, do t’ju duhet të menaxhoni një periudhë stresi mendor dhe fizik që mund t’ju vërë në provë nervat.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), kjo Hënë tranzitore në shenjën tuaj sjell një valë të mirëpritur energjie që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë muajit. Të gjitha kushtet do të jenë të përshtatshme për forcimin e marrëdhënieve tuaja dhe rikthimin në lojë.

SHIGJETARI

Dëshira juaj për t’u shfaqur është shumë e fortë: nuk duhet të shtypet. Nëse keni investuar kaq shumë energji për të arritur një qëllim që e keni shumë për zemër, së shpejti do të shpërbleheni. Gushti do të jetë një muaj aktiv profesionalisht.

BRICJAPI

Nesër – 31 korrik – do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Do të përpiqeni të përballeni me çdo sfidë me vendosmëri, edhe nëse gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë siç i keni imagjinuar. Duke filluar nga e shtuna, Hëna do të kthehet gjithashtu në një aspekt pozitiv, duke ju lejuar të shijoni një fundjavë më të relaksuar.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 31 korrik 2025), është dita perfekte për të sqaruar çdo çështje të mbetur pezull. Mos e shtyni për nesër gjithçka që mund të bëni sot, sepse nuk do të merrni të njëjtat rezultate.

PESHQIT

Muaji gusht do ta vërë dashurinë në qendër të vëmendjes. Gjatë orëve të ardhshme, do të keni më shumë nevojë për mbështetjen e të tjerëve, qoftë partneri/partnerja juaj, miqtë apo të dashurit tuaj. Empatia juaj do të vlerësohet.

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës, Kremlini mohon

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj shkurt se “Rusia nuk ndërhyn në punët e asnjë vendi”.

Në konferencën për media pas mbledhjes së këshillit, shefja e shtetit deklaroi se Kremlini do të përdorë disa “instrumente politike” për të rritur gjasat e tij për të siguruar shumicën në Parlamentin e Kishinievit, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit.

Ajo tha se këto janë të grupuara në të ashtuquajturin “rrymë sovraniste”, e cila promovon “një alternativë zhvillimi për Moldavinë”, së bashku me euroskepticizmin.

Ajo përmendi gjithashtu “rrymën populiste-agresive” të grupit kriminal Shor, e cila përdor skema për blerje votash, rekruton persona të dhunshëm për protesta të paguara kundër qeverisë dhe përfshin grupe të krimit të organizuar për të vandalizuar institucione shtetërore.

Presidentja tha se një nga objektivat është edhe ulja e pjesëmarrjes së diasporës në votime, përmes provokimeve dhe korrupsionit zgjedhor.

Autoritetet planifikojnë të hapin një numër rekord prej gati 300 qendrash votimi jashtë vendit.

Aksidenti me dy viktima në Borsh/ Identifikohet një prej tyre, dy të plagosurit dërgohen në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të Borshit.

Mësohet se një furgon është përplasur me një automjet. Nga aksidenti kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Një nga viktimat është Kujtim Mehmeti 60 vjeç. Viktima tjetër është bashkëshortja e tij.

Drejtuesi i automjetit, Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të shpenzuar qindra miliarda euro për infrastrukturë dhe mbrojtje, raporton DPA.

Buxheti i Ministrit të Financave, Lars Klingbeil, për vitin e ardhshëm parashikon shpenzime prej rreth 520 miliardë eurosh dhe një borxh të ri në vlerë rreth 174 miliardë euro.

Qeveria e re gjermane, që mori detyrën në maj, ka premtuar të rrisë ndjeshëm investimet për të përditësuar infrastrukturën e amortizuar të vendit dhe për të riarmatosur ushtrinë gjermane.

Buxheti për vitin 2025, i cili u miratua nga kabineti në qershor, mbetet ende në shqyrtim dhe pritet të miratohet në parlament pas pushimeve verore.

Buxheti për vitin pasues pritet të hidhet në votim në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit, në nëntor.

❌