Iniciativa pĂ«r Progres â INPO, pas njĂ« analize tĂ« kujdesshme dosjes sĂ« tenderit tĂ« shpallur nga Komuna e VushtrrisĂ« pĂ«r projektin âAsfaltimi i RrugĂ«ve nĂ« fshatra dhe qytet, Projekt 3 vjeqarâ, me njĂ« vlerĂ« tĂ« parashikuar prej 4,980,282.58 euro, shpreh shqetĂ«simin e saj mbi vendosjen e disa kriterieve teknike dhe kĂ«rkesave pĂ«r certifikime qĂ« sipas INPO-s, janĂ« diskriminuese dhe joproporcionale.
Sipas komunikatës për media, INPO ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në këtë aktivitet ka inicuar disa aktivitete që në Planin Vjetor të Prokurimit për vitin 2025 janë planifikuar si aktivitete të ndara, shkruan Telegrafi.
Sipas INPO-s, ky bashkim i disa aktiviteteve në një procedurë të vetme prokurimi nuk është në përputhje me parimet e planifikimit dhe krijon paqartësi.
âAfati fillestar pĂ«r pranimin e ofertave, fillimisht i caktuar deri mĂ« 22 maj 2025, Ă«shtĂ« shkurtuar pa asnjĂ« arsyetim deri mĂ« 30 prill 2025, duke ulur afatin efektiv nĂ« vetĂ«m 19 ditĂ«, nĂ« kundĂ«rshtim me kĂ«rkesat ligjore dhe nĂ« dĂ«m tĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« duhur tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ«â, thuhet nĂ« komunikatĂ« pĂ«r media.
Thuhet se në analizë të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugëve, janë identifikuar disa kërkesa për kualifikim që tejkalojnë parimin e proporcionalitetit.
âPavarĂ«sisht se INPO ka adresuar kĂ«to shqetĂ«sime drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe nĂ« kohĂ«, Autoriteti Kontraktues nuk i ka marrĂ« parasysh rekomandimet tona. Vlen tĂ« theksohet se pretendime tĂ« ngjashme janĂ« ngritur edhe nga dy OperatorĂ« EkonomikĂ« tĂ« interesuar, tĂ« cilĂ«t pĂ«rmes kĂ«rkesave pĂ«r rishqyrtim kanĂ« kĂ«rkuar uljen e kritereve dhe rishikimin e dosjes tenderit, duke konfirmuar se kĂ«rkesat aktuale janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme dhe kufizuese pĂ«r garĂ«n e ndershme, por kĂ«rkesat e tyre janĂ« refuzuar nga ana e Autoritetitâ, thuhet tutje nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media.
Sipas INPO-s, dosja e tenderit përmbanë:
-Kërkesat 2.2, 2.4 dhe 2.6, ku kërkohet që inxhinierët të posedojnë numër të madh certifikatash shumë specifike dhe dhe të kombinuara, që përbëjnë kriter të lartë.
-Kërkesën për një (1) inxhinier të diplomuar ose me master në drejtimin e elektros, i cili duhet të jetë njëkohësisht i certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë, i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri dhe i certifikuar si Auditor i Energjisë në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Kjo kërkesë konsiderohet tejet specifike dhe e paarsyeshme. Sipas të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, kërkesat për kualifikim duhet të jenë proporcionale dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e kontratës. Në këtë rast, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dhe jo me ndërtesa apo ndriçim publik, prandaj kërkesa për një certifikim si auditor i energjisë në ndërtesa e ndriçim publik është jorelevante dhe e pajustifikueshme për natyrën e kontratës.
-Kërkesat për standardet ISO 27001:2013, ISO 4063:2023, ISO 3834-2:2021 nuk janë të justifikuara me natyrën e projektit për ndërtimin e rrugëve, pasi ato lidhen me fusha të tjera si siguria e informacionit, proceset e saldimit metalik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Vendosja e tyre e panevojshme mund të kufizojë konkurrencën dhe të paraqesë barriera të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.
-Kërkesat për standardin OHSAS 28001:2007 që në fakt është standard i shuar dhe i zëvendësuar tashmë me standardin ISO 45001:2018.
INPO ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që të anulojë këtë aktivitet të prokurimit dhe ta inicoj siç është paraparë në planifikimin e prokurimit.
âOse, tĂ« bĂ«jĂ« ndryshime urgjente nĂ« dokumentet e tenderit, duke eliminuar kriteret joproporcionale dhe tĂ« paarsyetuara qĂ« kufizojnĂ« konkurrencĂ«nâ, thuhet mes tjerash nĂ« komunikatĂ«n pĂ«r media. /Telegrafi/
The post INPO kĂ«rkon anulimin e tenderit 4.98 milionĂ« euro nĂ« Vushtrri, shkak disa kritere âdiskriminueseâ appeared first on Telegrafi.