Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri

30 May 2025 at 10:50

Tani është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh.

Ky lum gjendet në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur se kjo është pjesë e “angazhimit” të tyre për të investuar në infrastrukturën mjedisore.

“Foto nga Lumadhi ku momentalisht po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit, si pjesë e angazhimit tonë për të investuar në infrastrukturën mjedisore”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

The post Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri

29 May 2025 at 14:57

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.

“Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përfaqësues nga Zyra e Presidencës së Kosovës, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komuniteteve dhe zyrtarë komunalë”, thuhet nӕ njoftim.

Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/

The post Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

5 May 2025 at 18:50

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.

“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

The post Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

2 May 2025 at 16:31

Sot janë përkujtuar 116 martirë në Studime të Vushtrrisë, të cilët para 26 vitesh, më 2 maj 1999 u vranë nga forcat serbe.

Kjo masakër cilësohet si një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.

“Është detyrë morale dhe institucionale që kjo masakër të dokumentohet, të njihet ndërkombëtarisht dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve dhe gjithë qytetarëve që ndjejnë ende plagët e kësaj tragjedie.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Studimes. Drejtësi për viktimat!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë

29 April 2025 at 15:42

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë janë afër përfundimit.

Tashmë në këtë park ka filluar mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo hapësirë do të kthehet në një vend relaksues për qytetarët.

“Pas fazës së parë të punimeve intensive në zonën afër oborrit të xhamisë dhe ish-parkingut të taksistëve, tashmë ka nisur mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, që do ta kthejnë këtë hapësirë në një vend relaksues për të gjithë qytetarët”, ka thënë Idrizi.

Idrizi është shprehur se ky park po pasurohet çdo ditë me elemente që do ta bëjnë një vend të dashur për të kaluar kohë cilësore. /Telegrafi/

The post Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë appeared first on Telegrafi.

INPO kërkon anulimin e tenderit 4.98 milionë euro në Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese”

28 April 2025 at 15:50

Iniciativa për Progres – INPO, pas një analize të kujdesshme dosjes së tenderit të shpallur nga Komuna e Vushtrrisë për projektin “Asfaltimi i Rrugëve në fshatra dhe qytet, Projekt 3 vjeqar”, me një vlerë të parashikuar prej 4,980,282.58 euro, shpreh shqetësimin e saj mbi vendosjen e disa kriterieve teknike dhe kërkesave për certifikime që sipas INPO-s, janë diskriminuese dhe joproporcionale.

Sipas komunikatës për media, INPO ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në këtë aktivitet ka inicuar disa aktivitete që në Planin Vjetor të Prokurimit për vitin 2025 janë planifikuar si aktivitete të ndara, shkruan Telegrafi.

Sipas INPO-s, ky bashkim i disa aktiviteteve në një procedurë të vetme prokurimi nuk është në përputhje me parimet e planifikimit dhe krijon paqartësi.

“Afati fillestar për pranimin e ofertave, fillimisht i caktuar deri më 22 maj 2025, është shkurtuar pa asnjë arsyetim deri më 30 prill 2025, duke ulur afatin efektiv në vetëm 19 ditë, në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe në dëm të përgatitjes së duhur të operatorëve ekonomikë”, thuhet në komunikatë për media.

Thuhet se në analizë të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugëve, janë identifikuar disa kërkesa për kualifikim që tejkalojnë parimin e proporcionalitetit.

“Pavarësisht se INPO ka adresuar këto shqetësime drejtpërdrejtë dhe në kohë, Autoriteti Kontraktues nuk i ka marrë parasysh rekomandimet tona. Vlen të theksohet se pretendime të ngjashme janë ngritur edhe nga dy Operatorë Ekonomikë të interesuar, të cilët përmes kërkesave për rishqyrtim kanë kërkuar uljen e kritereve dhe rishikimin e dosjes tenderit, duke konfirmuar se kërkesat aktuale janë të papërballueshme dhe kufizuese për garën e ndershme, por kërkesat e tyre janë refuzuar nga ana e Autoritetit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Sipas INPO-s, dosja e tenderit përmbanë:

-Kërkesat 2.2, 2.4 dhe 2.6, ku kërkohet që inxhinierët të posedojnë numër të madh certifikatash shumë specifike dhe dhe të kombinuara, që përbëjnë kriter të lartë.

-Kërkesën për një (1) inxhinier të diplomuar ose me master në drejtimin e elektros, i cili duhet të jetë njëkohësisht i certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë, i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri dhe i certifikuar si Auditor i Energjisë në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Kjo kërkesë konsiderohet tejet specifike dhe e paarsyeshme. Sipas të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, kërkesat për kualifikim duhet të jenë proporcionale dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e kontratës. Në këtë rast, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dhe jo me ndërtesa apo ndriçim publik, prandaj kërkesa për një certifikim si auditor i energjisë në ndërtesa e ndriçim publik është jorelevante dhe e pajustifikueshme për natyrën e kontratës.

-Kërkesat për standardet ISO 27001:2013, ISO 4063:2023, ISO 3834-2:2021 nuk janë të justifikuara me natyrën e projektit për ndërtimin e rrugëve, pasi ato lidhen me fusha të tjera si siguria e informacionit, proceset e saldimit metalik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Vendosja e tyre e panevojshme mund të kufizojë konkurrencën dhe të paraqesë barriera të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.

-Kërkesat për standardin OHSAS 28001:2007 që në fakt është standard i shuar dhe i zëvendësuar tashmë me standardin ISO 45001:2018.

INPO ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që të anulojë këtë aktivitet të prokurimit dhe ta inicoj siç është paraparë në planifikimin e prokurimit.

“Ose, të bëjë ndryshime urgjente në dokumentet e tenderit, duke eliminuar kriteret joproporcionale dhe të paarsyetuara që kufizojnë konkurrencën”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media. /Telegrafi/

The post INPO kërkon anulimin e tenderit 4.98 milionë euro në Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese” appeared first on Telegrafi.

Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu

15 April 2025 at 20:37

Mjeshtri i fotografisë dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu sot ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së tij artistike.

Për të shënuar këtë moment është mbajtur një program brenda ambienteve të Kalasë së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me anë të këtij programi “kanë udhëtuar” nëpër kujtime e histori të punës së Ispahiut.

“Në programin ‘Vushtrria Ime’, të zhvilluar në ambientet historike të Kalasë së Vushtrrisë, udhëtuam bashkë nëpër kujtime, emocione dhe histori të ruajtura me dashuri nëpërmjet objektivit të një njeriu që i ka dhënë shpirt qytetit tone”, ka thënë Idrizi.

Idrizi e ka falënderuar mjeshtrin e fotografisë dhe poetit, Nesim Ispahiu për kontributin e dhënë për gjithë këto vite. /Telegrafi/

The post Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu appeared first on Telegrafi.

Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim

10 April 2025 at 09:35

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky delegcion ishte i udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Gjatë takimit diskutuam mbi situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për bashkëpunim dhe i njoftuam për mundësitë që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime”, ka thënë Idrizi.

Ai e ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vizitë dhe përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve tanë britanikë”, është shprehur kryetari i Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/

The post Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje

6 April 2025 at 14:11

Sot është kujtuar me nderim familja Ujkani nga fshati Reznik i Vushtrrisë, në të cilën 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo ngjarje ishte një nga plagët më të rënda të “shpirtit tonë kolektiv”, shkruan Telegrafi.

“Ishte një nga plagët më të rënda të shpirtit tonë kolektiv, por edhe një dëshmi e çmimit të lirisë që sot gëzojmë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka shprehur përulje para kujtimit të secilit civil të vrarë, që u bë simbol i rezistencës, sakrificës dhe dinjitetit njerëzor.

“Lavdi martirëve të kombit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje appeared first on Telegrafi.

Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024

5 April 2025 at 20:52

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë ka mbajtur dje ceremoninë zyrtare për zgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2024.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar sportistët e dalluar të vitit 2024, për të cilët tha se janë krenaria e qytetit, shkruan Telegrafi.

“Sot, në një ceremoni të veçantë shpallëm “sportistët më të dalluar të vitit 2024”, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre gjatë vitit që lamë pas. Urime për të gjithë të vlerësuarit – jeni krenaria e qytetit tonë”, ka thënë Idrizi.

Çmimet kryesore u ndanë për: Sara Pllana – Sportistja më e dalluar, Aldrin Imeri – Sportisti më i dalluar, Malvina Haziti – Sportistja më e dalluar dhe Dardan Menxhiqi – Sportisti më i dalluar.

Po ashtu me çmime u nderuan: trajnerët më të suksesshëm të vitit, klubet më të dalluara në kategori të ndryshme, punëtorët sportiv të dalluar, pedagogë të shkollave për kontribut në sport, gjyqtarët sportive dhe veteranët e sportit e referimit. /Telegrafi/

The post Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin

4 April 2025 at 15:28

Sot janë mbajtur garat e shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Vushtrri.

Në edicionin e katërt të këtyre garave ekspertët e rinj të kësaj loje kanë sfiduar njëri-tjetrin, shkruan Telegrafi.

“Sot u mbajt edicioni i 4-të i Garës së Shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Innovation Academy, ku ekspertët e rinj të shahut sfiduan njëri-tjetrin në këtë garë shumë frymëzuese”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur krenar që po kontribuojnë në rritjen e mundësive për fëmijët që të bëhen kampionë të ardhshëm të shahut.

“Faleminderit Innovation Academy dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit për organizimin e këtij eventi të shkëlqyer!”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

The post Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin appeared first on Telegrafi.

Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri

2 April 2025 at 18:31

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit janë zhvilluar disa aktivitete edhe në Vushtrri.

Në shkollën fillore “’Ali Kelmendi” është zhvilluar një aktivitet ku të gjithë janë bashkuar për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së çdo fëmije, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Në shkollën fillore ‘Ali Kelmendi’ u organizua një aktivitet i veçantë, ku të gjithë nxënësit, prindërit, dhe stafi u bashkuan për të theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfshirjes së çdo fëmije”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se ky aktivitet i’u ka dhënë mundësinë të shprehin solidaritetin dhe të rrisim ndërgjegjësimin për nevojat e fëmijëve që përballen me çrregullime të spektrit të autizmit. /Telegrafi/

The post Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

30 March 2025 at 21:07

Njohës të çështjeve të sigurisë po e vlerësojnë si nismë të mirë atë të Komunës së Vushtrrisë që doli me disa rekomandime, përfshirë shtimin e forcave policore në disa hapësira.

Dy raste të vrasjeve, njëra prej tyre me dy viktima, në qytetin e Vushtrrisë brenda 24 orëve ka shtyrë kryetarin e kësaj komune të ndërmarrë disa veprime.

Të nevojshme, Këshilli i Sigurisë së Komunës e ka paraparë shtimin e njësiteve të Policisë si masë për ngritjen e sigurisë.

E kjo në Vushtrri, ka nisur zbatimin të mërkurën.

“Besoj se do ta përmirësojnë dukshëm gjendjen. Veç kanë filluar të zbatohen menjëherë, është rritur shumë prezenca e patrullave të policisë në lokalitete dhe DKA ka marrë masat të telefonojë që sot prindërit, të bisedojë çështjet me ta dhe ta rrisë aktivitetin në shkolla. Këto duhet të jenë vazhdimisht prezentë”, ka deklaruar Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Vushtrrisë.

Sipas atyre që dikur shërbenin në uniformën blu, shpërndarja e njësiteve nuk do përfshijë gjithë Vushtrrinë por zona të caktuara.

E një masë e tillë pritet të ketë efektin e vet.

“E mirëpres shumë, mendoj se këtë duhet ta bëjë edhe niveli qëndror. E kuptoj në atë formë se policët do shpërndahen në pjesët më problematike dhe në ato ku, nga informatat inteligjente, dyshohet të ketë armë ilegale. Ose që është edhe lokal problematik ku vizitohen nga persona me armë ilegale sepse s’është ideja që në tërë komunën të shpërndahen policët.  Policia vazhdimisht punon nga informatat prandaj një veprim i tillë është i mirëseardhur dhe e shoh të mirë nga kryetari. Njësoj do duhej të vepronin edhe kryetarët e tjerë”, ka theksuar Refki Morina, ish-kolonel.

Morina të njëjtin mendim ka edhe për organizimin e fushatave vetëdijesuese që bënte pjesë edhe në 7 rekomandimet e komunës.

Në këto të fundit, hynin edhe takimet e vazhdueshme të prindërve me DKA-në në komunë.

Por sipas sociologëve, me rëndësi mbetet ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit.

“Mirë do ishte të merreshim më seriozisht në nivelin shoqëror në krijimin e vlerave, para se të ndodhnin këto dukuri sepse si shoqëri, shumë pak po punojmë në këtë drejtim. Rastet nuk janë të pakta, është e vështirë të mënjanohen mirëpo jemi përgjegjës për veprimet të cilat iu qëndrojmë si kalimtarë. Këto duhet përcjellë edhe nga instancat e sigurisë që të merren më seriozisht dhe mos të bëhet kjo si dukuri. Të bëhet kulturë që këto raste para se të vinë si raste të dhunshme, të trajtohen si probleme”, ka theksuar Florim Shabani, sociolog.

Rekomandim tjetër ishte edhe mbajtja e ligjërimeve vetëdijesuese në institucionet fetare, praktikë e cila ka zënë vend në shumicën e rasteve të kësaj natyre.

Mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, një 19 vjeçar u vra pasi u qëllua me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij ndërsa të nesërmen, një shef biznesi qëlloi ish-punëtoren duke ia marrë jetën, e më pas edhe veten./Dukagjini/

The post Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna? appeared first on Telegrafi.

Përfundon shtrimi i trotuareve në disa fshatra të Vushtrrisë

28 March 2025 at 14:58

Tashmë ka përfunduar shtrimi i trotuareve në disa fshatra të Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur vendet ku ka përfunduar ky projekt, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se në fshatin Dobërllukë ka përfunduar shtrimi i trotuarit në gjatësi 280 metra.

Në Reznik ka përfunduar shtrimi i trotuarit në afërsi të shkollës, në gjatësi 470 metra.

Në Stroc, në afërsi të shkollës, është shtruar trotuari në gjatësi 315 metra.

Në Maxhunaj është shtruar trotuari në rrugën “Besëlidhja kombëtare” në gjatësi 335 metra.

“Këto janë vetëm disa nga investimet e vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në Vushtrri, që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

The post Përfundon shtrimi i trotuareve në disa fshatra të Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

26-vjetori i vrasjes së intelektualit, Latif Berisha – Idrizi i dorëzon titullin “Nderi i Qytetit” familjes Berisha

24 March 2025 at 18:58

Sot është 26-vjetori i vrasjes së profesorit, shkrimtarit dhe intelektualit, Latif Berisha

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka dorëzuar titullin “Nderi i Qytetit” familjes së profesorit Berisha, shkruan Telegrafi.

Fillimisht janë bërë homazhe pranë varrit të profesorit Latif Berisha në Smrekonicë, e më pas është përkujtuar në një akademi solemne.

“Profesor Latif Berisha ishte dhe do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të intelektualizmit shqiptar, një model për brezat që do të vijnë. Vepra e tij do të jetë gjithmonë udhëzues dhe frymëzim për të gjithë ata që besojnë në dijen, atdheun dhe lirinë. Qofsh i përjetshëm në kujtesën tonë, Profesor Latif Berisha!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

The post 26-vjetori i vrasjes së intelektualit, Latif Berisha – Idrizi i dorëzon titullin “Nderi i Qytetit” familjes Berisha appeared first on Telegrafi.

26-vjetori i rënies së dëshmorëve, Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi – Idrizi bën homazhe tek varret e tyre

24 March 2025 at 18:38

Sot është 26-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit, Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi.

Në kuadër të kësaj dite janë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve të kombit në Bletaj të Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Këto homazhe i ka bërë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se dëshmorët, Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi, lirinë e Kosovës e kishin më të rëndësishme sesa jetën e tyre.

“Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi, që lirinë e Kosovës e kishin më të rëndësishme sesa jetën e tyre”, ka thënë Idrizi.

Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi, ishin pjesë e brigadës 141 në Zonën Operative të Shalës. /Telegrafi/

The post 26-vjetori i rënies së dëshmorëve, Isë Mërnica dhe Nysret Zymberi – Idrizi bën homazhe tek varret e tyre appeared first on Telegrafi.

Idrizi takohet me të rinjtë që po i ndjekin trajnimet në fushën e zhvillimit softuerik

14 March 2025 at 11:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar të rinjtë që po i përcjellin trajnimet në fushën e zhvillimit softuerik.

Këto trajnime po mbahen në “SPEEX Education”, të ndarë në tre grupe me rreth 60 të rinj, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se këto trajnime janë investim i drejtëpërdrejtë në të ardhmen e të rinjve.

“Bashkëpunimi me SPEEEX Education është një hap konkret për të fuqizuar të rinjtë me aftësi digjitale dhe për t’i përgatitur ata për tregun e punës në sektorin e teknologjisë”, ka thënë Idrizi.

Ai është shprehur se duke investuar në rininë tonë, po investojnë në një të ardhme më të mirë për Vushtrrinë dhe Kosovën.

“Jam i lumtur të shoh përkushtimin dhe entuziazmin e këtyre të rinjve dhe besoj se me punë dhe mbështetje të vazhdueshme, ata do të arrijnë suksese të mëdha”, ka shtuar Idrizi. /Telegrafi/

 

The post Idrizi takohet me të rinjtë që po i ndjekin trajnimet në fushën e zhvillimit softuerik appeared first on Telegrafi.

Largohet një deponi ilegale me mbeturina në një pronë private në Vushtrri

12 March 2025 at 14:39

Sot është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në një pronë private në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se fillimisht ishte ankesa e qytetarëve, e më pas reagimi i shpejtë i institucioneve përkatëse që situata të rregullohet në një periudhë të shkurtër, shkruan Telegrafi.

“Sot në mëngjes kemi pranuar një ankesë nga qytetarët për ekzistencën e një deponie ilegale me mbeturina në një pronë private. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit efektiv, gjendja është sanuar brenda më pak se një ore”, ka thënë Idrizi.

Ai ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës dhe secilit ambient. /Telegrafi/

The post Largohet një deponi ilegale me mbeturina në një pronë private në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Mbahet gara e eseve nga nxënësit e Vushtrrisë, tema i’u kushtohet rolit të mësimdhënësve në edukimin e brezave

7 March 2025 at 17:18

Komuna e Vushtrrisë ka organizuar garën e eseve me temën “Roli i mësimdhënësve në edukimin e brezave ndër vite”, në kuadër të “Javës për Barazi Gjinore” dhe Festave të Marsit.

Në këtë garë morën pjesë nxënës nga tri shkolla të mesme të qytetit të Vushtrrisë: Gjimnazi “Eqrem Çabej”, SHMLP “Bahri Haxha” dhe SHMLT “Lutfi Musiqi”, shkruan Telegrafi.

Esetë janë vlerësuar nga një juri profesionale, e përbërë nga mësimdhënësit Mentor Hajrizi, Mentor Mani, Minire Berisha Tërbunja dhe zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Vushtrrisë, Remzije Zekolli.

Fituesit e garës janë: Rita Spahiu nga Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Imer Aliu nga SHMLT “Lutfi Musiqi” dhe Fjollë Ukiqi nga SHMLP “Bahri Haxha”.

“Fituesit u shpërblyen me dhurata simbolike nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Melihate Basholli Latifi, dhe drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha”, thuhet në njoftim.

Kjo garë e eseve ka promovuar vlerat e barazisë dhe edukimit cilësor. /Telegrafi/

The post Mbahet gara e eseve nga nxënësit e Vushtrrisë, tema i’u kushtohet rolit të mësimdhënësve në edukimin e brezave appeared first on Telegrafi.

Në Vushtrri shënohet Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë

5 March 2025 at 16:42

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë në Vushtrri.

Kjo ditë në Komunën e Vushtrrisë nisi me një sërë, fillimisht ishte programi me temën “Potenciali i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Nivel Lokal”, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se efiçienca e energjisë është një angazhim që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë.

“Efiçienca e energjisë nuk është vetëm një koncept teknik, por një angazhim që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë. Duke reduktuar harxhimin e panevojshëm të energjisë, jo vetëm që kursejmë burimet tona natyrore, por edhe ulim ndotjen dhe ndikimin negativ në mjedis”, ka thënë Idrizi.

Drejtori i GIZ në Kosovë, David Oberhuber, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit te akterëve relevant në sektorin e energjisë si dhe mbështetjen që po jep GIZ për këto iniciativa në emër të Qeverisë Gjermane.

U organizua edhe një session i hapur me qytetarët, ku ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve ndanë njohuritë e tyre mbi rëndësinë e kursimit të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme në nivel lokal.

“Një moment i veçantë i ditës ishte aktiviteti me nxënësit e SHMU-1, të cilët u angazhuan në projektin ‘Kapsula e Kohës’. Përmes shkrimeve të tyre, ata përshkruan sesi e imagjinojnë energjinë në vitin 2050, duke i vendosur mesazhet e tyre në një kapsulë që do të ruhet për brezat e ardhshëm. Në fund të aktivitetit, nxënësit shprehën vizionin e tyre për të ardhmen e energjisë përmes ekspozitës artistike ‘Ndriçojmë të Ardhmen’, ku punimet më të mira u vlerësuan me çmime simbolike”, thuhet në njoftim.

Këto aktivitete u organizuan nga Komuna e Vushtrrisë, Instituti INDEP, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. /Telegrafi/

The post Në Vushtrri shënohet Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌