Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyshi tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

28 June 2025 at 09:14

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrjes apo mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit, mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës.

“Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës”, thuhet në raport.

Po ashtu gjatë kontrollit, bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Gjyshi tentoi me forcë ta marr në përkujdesje mbesën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë

20 June 2025 at 20:39

Xhafer Tahiri do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një deklaratë publike të shpërndarë të premten, Tahiri ka konfirmuar rikthimin e tij në garën për zgjedhjet lokale, duke e cilësuar këtë vendim si rezultat i një “reflektimi të gjatë” dhe konsultimeve të shumta me qytetarë, familjarë dhe bashkëpunëtorë.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, po i rikthehem garës për kryetar të komunës sonë. E bëj këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dashurie dhe përkushtimi ndaj qytetit tonë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se vendimi nuk është i udhëhequr nga ambicia personale, por nga ndjenja se “ka ende shumë punë për të përfunduar” dhe shumë projekte që presin realizimin.

Duke folur për përvojën e tij të mëparshme si kryetar komune, Tahiri ka thënë se nuk ka premtuar mrekulli, por ka punuar me përkushtim për të realizuar premtimet e dhëna qytetarëve.

Në mesazhin e tij, ai u është drejtuar qytetarëve me ftesën për të ndërtuar së bashku një “kapitull të ndritur” për Vushtrrinë, duke ofruar një qasje të ndershme dhe të përkushtuar ndaj qeverisjes lokale.

“Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për punë”, theksoi ai, duke shtuar se ndjehet më i gatshëm se kurrë për të vazhduar projektet e nisura në mandatin e kaluar./Telegrafi/

The post Xhafer Tahiri sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon në vazhdime

31 May 2025 at 17:55

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pas 90 minutave ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë mes Vushtrrisë dhe Llapit.

Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste.

Rasti i parë për Vushtrrinë erdhi në minutën e 18-të, por goditja e tyre përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 31-të Vushtrria pati një mundësi të mirë të realizonte pas një kundërsulmi, por mbrojtja e Llapit bllokoi një goditje të rrezikshme që po shkonte në drejtim të Marijan Coric.

Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala.

Të besuarit e Tahir Batatinës patën një tjetër rast të mirë shënimi në minutën e 68-të, kur pas ekzekutimit të një rivënie këndore, shtylla ishte aleat i Vushtrrisë.

Vushtrria doli në rast sërish në minutën e 69-të, por pas krosimit të Maxhunit, Hajdari nga afërsia nuk goditi siç duhet.

Në minutën e 90-të Arianit Hasani i Llapit ishte shumë afër golit, por Shala ia mohoi atë me një super pritje.

Mbetet të shihet nëse 30 minutat në vazhdim do të përcaktojnë fituesin, apo do të duhet të ekzekutohen penalltitë për t’u vendosur ekipi që do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon në vazhdime appeared first on Telegrafi.

Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare të barazhit të çmendur

31 May 2025 at 15:18

Vushtrria dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e barazhit për një vend në edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit dhe llapjanët do të ndeshen sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen në këtë takim pas një forme brilante me pesë fitore nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Parë, teksa fituan edhe ‘play-off’-in ndaj Lirisë, para kësaj përballje me Llapin.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës pati një formë të përzier në kampion, e cila bëri që të përfundoj në pozitën e tetë, aty ku do të luajë në barazh për të mbetur në Superligë, teksa disa ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.

Si Dallku, ashtu edhe Batatina kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Vushtrria: Shala, Dallku, Krasniqi, Peposhi, Likaj, Shabani, Shurdhiq,i Solomon, Maxhuni, Fazliu.

Llapi: Coric, Namani, Vokrri, Ramadani, Rama, Bytyqi, Useini, Musolli, Hasnai, Gashijani, Tahiri.


/Telegrafi/

The post Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare të barazhit të çmendur appeared first on Telegrafi.

Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri

30 May 2025 at 10:50

Tani është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh.

Ky lum gjendet në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur se kjo është pjesë e “angazhimit” të tyre për të investuar në infrastrukturën mjedisore.

“Foto nga Lumadhi ku momentalisht po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit, si pjesë e angazhimit tonë për të investuar në infrastrukturën mjedisore”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

The post Bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri

29 May 2025 at 14:57

Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.

“Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përfaqësues nga Zyra e Presidencës së Kosovës, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komuniteteve dhe zyrtarë komunalë”, thuhet nӕ njoftim.

Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/

The post Mbahet punëtoria për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Llapi përballë Vushtrrisë në barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re

25 May 2025 at 19:43

Llapi e ka mbyllur një nga sezonet më të dobëta në histori të tyre në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva do të luajë në barazh, për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar prej Tahir Batationës kishte një formë të tmerrshme këtë edicion, ndërsa fitorja 3-1 përballë Dukagjinit ua siguroi edhe një mundësi për të vazhduar në Superligë.

Por, Llapi e di se do të ketë shumë punë për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi përballë do të ketë një Vushtrri tejet të motivuar që mposhti Lirinë.

Batatina e humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës përballë Prishtinës, me këta të fundit që luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Llapi shpreson që të triumfojë përballë Vushtrrisë për të vazhduar garën në elitën e futbollit tonë, ndërsa Tahiri e di se nëse e realizon duhet shumë punë për të mos e lënë skuadrën në këtë gjendje.

Nga liga ra një skuadër si Suhareka që bëri shumë transferime, por që nuk arriti të komponojë skuadrën dhe nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Befasi nuk është edhe Feronikeli ’74, që pas shumë probleme me emrin dhe drejtësinë me UEFA-n, do të luajë në Ligën e Parë.

Skuadra nga Drenasi nuk arriti pothuajse asnjë skuadrës t’i bëjë ballë, duke kaluar nëpër një formë skandaloze nga fillimi deri në fund.

Në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë inkuadrohen direkt Prishtina e Re dhe Drenica, me këta të fundit që shijuan për herë të parë rënien nga liga në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Llapi përballë Vushtrrisë në barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

Rashica ia ‘përfundoi karrierën’ me dy gola në ndeshjen e fundit, Boroci: E kisha vendosur më herët t’i varja këpucët

24 May 2025 at 21:34

Drejtori sportiv i klubit Prishtina e Re, Sami Boroci ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, ndër to edhe dy golat e pësuar nga Milot Rashica.

“Në lojën e fundit, me Vushtrrinë. Milot Rashica në atë kohë ishte top talent në futboll tek ne”, rrëfen Boroci.

“Dhe Miloti luan në atë lojë, luante edhe Faruk Statvoci, por ne humbim 3-1 ose 3-2 nuk jam shumë i sigurt”.

“Miloti mi shënon dy gola. Njëra ishte si një pritje, por topi rrëshqet dhe futet në portë, ndërsa e dyta ishte një super gol…”, rrëfen më tej ish-lojtari.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Rashica ia ‘përfundoi karrierën’ me dy gola në ndeshjen e fundit, Boroci: E kisha vendosur më herët t’i varja këpucët appeared first on Telegrafi.

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

5 May 2025 at 18:50

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.

“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

The post Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

2 May 2025 at 16:31

Sot janë përkujtuar 116 martirë në Studime të Vushtrrisë, të cilët para 26 vitesh, më 2 maj 1999 u vranë nga forcat serbe.

Kjo masakër cilësohet si një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.

“Është detyrë morale dhe institucionale që kjo masakër të dokumentohet, të njihet ndërkombëtarisht dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve dhe gjithë qytetarëve që ndjejnë ende plagët e kësaj tragjedie.

“Lavdi e përjetshme të rënëve të Studimes. Drejtësi për viktimat!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohen 116 martirët nga masakra e Studimes së Vushtrrisë appeared first on Telegrafi.

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë

29 April 2025 at 15:42

Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë janë afër përfundimit.

Tashmë në këtë park ka filluar mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo hapësirë do të kthehet në një vend relaksues për qytetarët.

“Pas fazës së parë të punimeve intensive në zonën afër oborrit të xhamisë dhe ish-parkingut të taksistëve, tashmë ka nisur mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, që do ta kthejnë këtë hapësirë në një vend relaksues për të gjithë qytetarët”, ka thënë Idrizi.

Idrizi është shprehur se ky park po pasurohet çdo ditë me elemente që do ta bëjnë një vend të dashur për të kaluar kohë cilësore. /Telegrafi/

The post Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë afër përfundimit, nis mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë appeared first on Telegrafi.

INPO kërkon anulimin e tenderit 4.98 milionë euro në Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese”

28 April 2025 at 15:50

Iniciativa për Progres – INPO, pas një analize të kujdesshme dosjes së tenderit të shpallur nga Komuna e Vushtrrisë për projektin “Asfaltimi i Rrugëve në fshatra dhe qytet, Projekt 3 vjeqar”, me një vlerë të parashikuar prej 4,980,282.58 euro, shpreh shqetësimin e saj mbi vendosjen e disa kriterieve teknike dhe kërkesave për certifikime që sipas INPO-s, janë diskriminuese dhe joproporcionale.

Sipas komunikatës për media, INPO ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në këtë aktivitet ka inicuar disa aktivitete që në Planin Vjetor të Prokurimit për vitin 2025 janë planifikuar si aktivitete të ndara, shkruan Telegrafi.

Sipas INPO-s, ky bashkim i disa aktiviteteve në një procedurë të vetme prokurimi nuk është në përputhje me parimet e planifikimit dhe krijon paqartësi.

“Afati fillestar për pranimin e ofertave, fillimisht i caktuar deri më 22 maj 2025, është shkurtuar pa asnjë arsyetim deri më 30 prill 2025, duke ulur afatin efektiv në vetëm 19 ditë, në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe në dëm të përgatitjes së duhur të operatorëve ekonomikë”, thuhet në komunikatë për media.

Thuhet se në analizë të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugëve, janë identifikuar disa kërkesa për kualifikim që tejkalojnë parimin e proporcionalitetit.

“Pavarësisht se INPO ka adresuar këto shqetësime drejtpërdrejtë dhe në kohë, Autoriteti Kontraktues nuk i ka marrë parasysh rekomandimet tona. Vlen të theksohet se pretendime të ngjashme janë ngritur edhe nga dy Operatorë Ekonomikë të interesuar, të cilët përmes kërkesave për rishqyrtim kanë kërkuar uljen e kritereve dhe rishikimin e dosjes tenderit, duke konfirmuar se kërkesat aktuale janë të papërballueshme dhe kufizuese për garën e ndershme, por kërkesat e tyre janë refuzuar nga ana e Autoritetit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Sipas INPO-s, dosja e tenderit përmbanë:

-Kërkesat 2.2, 2.4 dhe 2.6, ku kërkohet që inxhinierët të posedojnë numër të madh certifikatash shumë specifike dhe dhe të kombinuara, që përbëjnë kriter të lartë.

-Kërkesën për një (1) inxhinier të diplomuar ose me master në drejtimin e elektros, i cili duhet të jetë njëkohësisht i certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë, i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri dhe i certifikuar si Auditor i Energjisë në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Kjo kërkesë konsiderohet tejet specifike dhe e paarsyeshme. Sipas të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, kërkesat për kualifikim duhet të jenë proporcionale dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e kontratës. Në këtë rast, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dhe jo me ndërtesa apo ndriçim publik, prandaj kërkesa për një certifikim si auditor i energjisë në ndërtesa e ndriçim publik është jorelevante dhe e pajustifikueshme për natyrën e kontratës.

-Kërkesat për standardet ISO 27001:2013, ISO 4063:2023, ISO 3834-2:2021 nuk janë të justifikuara me natyrën e projektit për ndërtimin e rrugëve, pasi ato lidhen me fusha të tjera si siguria e informacionit, proceset e saldimit metalik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Vendosja e tyre e panevojshme mund të kufizojë konkurrencën dhe të paraqesë barriera të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.

-Kërkesat për standardin OHSAS 28001:2007 që në fakt është standard i shuar dhe i zëvendësuar tashmë me standardin ISO 45001:2018.

INPO ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që të anulojë këtë aktivitet të prokurimit dhe ta inicoj siç është paraparë në planifikimin e prokurimit.

“Ose, të bëjë ndryshime urgjente në dokumentet e tenderit, duke eliminuar kriteret joproporcionale dhe të paarsyetuara që kufizojnë konkurrencën”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media. /Telegrafi/

The post INPO kërkon anulimin e tenderit 4.98 milionë euro në Vushtrri, shkak disa kritere “diskriminuese” appeared first on Telegrafi.

Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu

15 April 2025 at 20:37

Mjeshtri i fotografisë dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu sot ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së tij artistike.

Për të shënuar këtë moment është mbajtur një program brenda ambienteve të Kalasë së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me anë të këtij programi “kanë udhëtuar” nëpër kujtime e histori të punës së Ispahiut.

“Në programin ‘Vushtrria Ime’, të zhvilluar në ambientet historike të Kalasë së Vushtrrisë, udhëtuam bashkë nëpër kujtime, emocione dhe histori të ruajtura me dashuri nëpërmjet objektivit të një njeriu që i ka dhënë shpirt qytetit tone”, ka thënë Idrizi.

Idrizi e ka falënderuar mjeshtrin e fotografisë dhe poetit, Nesim Ispahiu për kontributin e dhënë për gjithë këto vite. /Telegrafi/

The post Shënohet 80-vjetori i veprimtarisë së fotografit dhe poetit, Nesim Ispahiu appeared first on Telegrafi.

Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim

10 April 2025 at 09:35

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar.

Ky delegcion ishte i udhëhequr nga deputeti Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se kanë diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Gjatë takimit diskutuam mbi situatën aktuale në Kosovë, mundësitë për bashkëpunim dhe i njoftuam për mundësitë që ofron Komuna e Vushtrrisë për investime”, ka thënë Idrizi.

Ai e ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vizitë dhe përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kosova do të jetë gjithmonë falënderuese për ndihmën dhe qëndrimet e palëkundura të miqve tanë britanikë”, është shprehur kryetari i Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/

The post Idrizi pret në takim delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim appeared first on Telegrafi.

Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të 

6 April 2025 at 18:36

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta dhe ndeshjet me gola. 

Në Grupi A, gjërat janë bërë edhe më interesante, pasi derbi mes Lirisë dhe Drenicës u mbyll me rezultat 2-2. 

Nga kjo ka përfituar Trepça ‘89 duke fituar derbin lokal ndaj Mitrovicës me rezultat 3-1. 

Trepça dhe Rahoveci kanë barazuar me rezultat 0-0, ndërsa në barazim 2-2 u mbyll takimi mes Vëllaznimit dhe Istogut. 

Rilindja 1974 ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir në derbin lokal ndaj Besa Pejës, duke marr tri pikë pas fitores 2-0. 

Drenica aktualisht është lider me 42 pikë, ndërsa tani Trepça ‘89 është e dyta me 40 pikë. 

Vëllaznimi dhe Liria mbajnë pozitat tre dhe katër me nga 37 pikë. Trepça ka mbetur pak prapa, ku me 35 pikë është e pesta.  

Besa Peja dhe Rilindja 1974 mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 24 pikë. Istogu është i teti me 20 pikë, ndërsa Rahoveci është i nënti me 16 pikë.  Në fund  është Mitrovica me 11 pikë.  


Në anën tjetër, në Grupi B, kryesuesit e kampionatit morën fitoret e radhës. Prishtina e Re shënoi fitore në derbin lokal si mysafir ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 1-0. 

Vushtrria nuk kishte mëshirë ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultat 4-0. 2 Korriku mori tri pikë si mysafir i KEK-ut, duke e mposhtur me rezultat 3-0.  Kika ka marr një fitore të madhe ndaj Dinamo Ferizajt si mysafir me rezultat 3-1.  

Përballja mes Vjosës dhe Fushë Kosovës është shtyrë për të hënën, për shkak të reshjeve të mëdha të borës. 

Prishtina e Re është lider me 53 pikë, ndërsa pas tyre vjen Vushtrria me 49 pikë. Në vendin e tretë është Ramiz Sadiku me 36 pikë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Dinamo me 33 pikë. 

KEK-u ka 30 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Vjosa me 22 pikë është e gjashta. 2 Korriku dhe Kika kanë nga 20 pikë në pozitën shtatë dhe tetë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 18 pikë. Flamurtari mbyll renditjen me 10 pikë në fund.

Deri në mbyllje kanë mbetur edhe shtatë xhiro, ku vendet e para ngjiten direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa vendet e dyta luajnë barazh mes vete, për të zhvilluar pastaj një ndeshje me vendin e tretë të elitës së futbollit kosovar.  /Telegrafi/  

The post Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të  appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje

6 April 2025 at 14:11

Sot është kujtuar me nderim familja Ujkani nga fshati Reznik i Vushtrrisë, në të cilën 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo ngjarje ishte një nga plagët më të rënda të “shpirtit tonë kolektiv”, shkruan Telegrafi.

“Ishte një nga plagët më të rënda të shpirtit tonë kolektiv, por edhe një dëshmi e çmimit të lirisë që sot gëzojmë”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka shprehur përulje para kujtimit të secilit civil të vrarë, që u bë simbol i rezistencës, sakrificës dhe dinjitetit njerëzor.

“Lavdi martirëve të kombit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Përkujtohet familja Ujkani nga fshati Reznik, 26 vjet më parë forcat serbe vranë 9 anëtarë të kësaj familjeje appeared first on Telegrafi.

Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024

5 April 2025 at 20:52

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë ka mbajtur dje ceremoninë zyrtare për zgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2024.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar sportistët e dalluar të vitit 2024, për të cilët tha se janë krenaria e qytetit, shkruan Telegrafi.

“Sot, në një ceremoni të veçantë shpallëm “sportistët më të dalluar të vitit 2024”, duke vlerësuar talentin, përkushtimin dhe sukseset e tyre gjatë vitit që lamë pas. Urime për të gjithë të vlerësuarit – jeni krenaria e qytetit tonë”, ka thënë Idrizi.

Çmimet kryesore u ndanë për: Sara Pllana – Sportistja më e dalluar, Aldrin Imeri – Sportisti më i dalluar, Malvina Haziti – Sportistja më e dalluar dhe Dardan Menxhiqi – Sportisti më i dalluar.

Po ashtu me çmime u nderuan: trajnerët më të suksesshëm të vitit, klubet më të dalluara në kategori të ndryshme, punëtorët sportiv të dalluar, pedagogë të shkollave për kontribut në sport, gjyqtarët sportive dhe veteranët e sportit e referimit. /Telegrafi/

The post Vushtrria nderon më të mirët në sport për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin

4 April 2025 at 15:28

Sot janë mbajtur garat e shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Vushtrri.

Në edicionin e katërt të këtyre garave ekspertët e rinj të kësaj loje kanë sfiduar njëri-tjetrin, shkruan Telegrafi.

“Sot u mbajt edicioni i 4-të i Garës së Shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Innovation Academy, ku ekspertët e rinj të shahut sfiduan njëri-tjetrin në këtë garë shumë frymëzuese”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi është shprehur krenar që po kontribuojnë në rritjen e mundësive për fëmijët që të bëhen kampionë të ardhshëm të shahut.

“Faleminderit Innovation Academy dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit për organizimin e këtij eventi të shkëlqyer!”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

The post Mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri, ata sfidojnë njëri-tjetrin appeared first on Telegrafi.

Nesër do të mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri

3 April 2025 at 21:46

Nesër do të zhvillohen garat e shahut për nxënësit e klasave 1-5 në Vushtrri.

Ky do të jetë edicioni i katërt i këtyre garave, derisa do të mbahen në “Innovation Academy” në Vushtrri, shkruan Telegrafi.

Këto gara do të organizohen nga drejtoria komunale e Arsimit në Vushtrri në bashkëpunim me “Innovation Academy” dhe do të fillojnë në orën 10:00.

Shpërblimet për fituesit për kategorinë e meshkujve janë vendi i parë fiton 50 euro dhe një shah, vendi i dytë 30 euro dhe vendi i tretë 20 euro.

Ndërsa, për kategorinë e femrave vendi i parë fiton 50 euro dhe një shah, vendi i dytë 30 euro dhe vendi i tretë 20 euro. /Telegrafi/

The post Nesër do të mbahen garat e shahut për nxënësit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri

2 April 2025 at 18:31

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit janë zhvilluar disa aktivitete edhe në Vushtrri.

Në shkollën fillore “’Ali Kelmendi” është zhvilluar një aktivitet ku të gjithë janë bashkuar për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së çdo fëmije, shkruan Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Në shkollën fillore ‘Ali Kelmendi’ u organizua një aktivitet i veçantë, ku të gjithë nxënësit, prindërit, dhe stafi u bashkuan për të theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfshirjes së çdo fëmije”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se ky aktivitet i’u ka dhënë mundësinë të shprehin solidaritetin dhe të rrisim ndërgjegjësimin për nevojat e fëmijëve që përballen me çrregullime të spektrit të autizmit. /Telegrafi/

The post Zhvillohen aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

❌
❌