Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

LSDM: Pse OBRM-PDUKM e dha koncesionin për “Kazandol” në vitin 2015?

LSDM pyet OBRM-PDUKM-në se pse e dha koncesionin për “Kazandol” në vitin 2015.

“Ndërsa kryeministri Mickoski përpiqet të shtrembërojë të vërtetën dhe të flasë për arbitrazhet që fitoi LSDM, pyetja e vërtetë që duhet të përgjigjet është: pse OBRM-PDUKM dha koncesionin për “Kazandol” në vitin 2015?

A ishte për shkak se interesat e biznesit ishin më të rëndësishme për ta sesa qytetarët?

Pse OBRM-PDUKM qëndroi kundër qytetarëve të rajonit juglindor që ishin kundër hapjes së minierave?

Këto janë pyetjet që Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet t’u përgjigjen.

Dihet që Qeveria e LSDM-së e ndërpreu kontratën për “Kazandol” në mars të vitit 2018 dhe u rreshtua në anën e qytetarëve. Ishte Qeveria e LSDM-së ajo që i dha fund procedurës së arbitrazhit për Kazandol, e cila u përfundua me sukses në interes të shtetit dhe tani vendimi sapo po vjen”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Pse OBRM-PDUKM e dha koncesionin për “Kazandol” në vitin 2015? appeared first on Telegrafi.

LSM: Shporta minimale për muajin gusht ka arritur në 65.507 denarë

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se vlera e shportës minimale sindikaliste për muajin gusht 2025 është 65.507 denarë, që paraqet një rritje prej 179 denarë krahasuar me korrikun, kur shporta ishte 65.328 denarë. Krahasuar me periudhën para heqjes së masave aktive qeveritare, shporta është rritur për 2.816 denarë ose 4,49%, njofton Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM, për një banesë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet totale në gusht arrijnë 80.882 denarë.

Në kategorinë e ushqimit dhe pijeve, vlera për gushtin është 24.064 denarë, që paraqet një rritje prej 382 denarë krahasuar me korrikun. Krahasuar me periudhën pas heqjes së masave, kjo kategori shënon një rritje prej 2.584 denarë ose 12,09%.

Nga kategoritë e tjera, sipas LSM, shpenzimet për veshmbathje dhe këpucë u ulën për 114 denarë, për higjienën personale ka pasur një ulje prej 74 denarë, ndërsa shpenzimet për transport janë ulur për 16 denarë.

The post LSM: Shporta minimale për muajin gusht ka arritur në 65.507 denarë appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një shtetas i Kosovës në “Bogorodicë”, kapet duke kontrabanduar ilaçe

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë zbuluar dhe penguar një përpjekje për kontrabandim të 4.577 ilaçeve të pasigurta.

Nga Doganat thonë se është ngritur kallëzim penal ndaj shtetasit të Kosovës dhe janë sekuestruar ilaçet.

“Të fshehura në hapësirën e bagazhit të një automjeti të marrë me qira. Kundër një personi, shtetas i Kosovës, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka ngritur padi penale për veprën penale të “kontrabandimit”. Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe solucione anti-alergjike në fiola qelqi, të cilat ishin “refuz”, pa paketimin origjinal dhe pa leje dhe certifikata të duhura nga institucionet përkatëse. Për të shmangur kontrollin doganor, personi i ka vendosur ilaçet në radhë dhe i ka fshehur mes jastëkëve për qafë të pasagjerëve, të vendosura në tre kuti kartoni”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.

 

The post Ndalohet një shtetas i Kosovës në “Bogorodicë”, kapet duke kontrabanduar ilaçe appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën?

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in për politikat e saja ndaj mërgatës shqiptare dhe për mos zbatim të premtimeve të dhëna ndaj tyre.

“Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e bizneseve në vend.

Pas gati një viti e gjysmë qeverisjeje, këto zotime kanë mbetur vetëm në letër.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët kërkon nga VLEN të përgjigjet: a është kthyer ndonjë mërgimtar përmes masave të premtuara, apo, përkundrazi, është shtuar numri i atyre që e kanë lëshuar vendin?

Pse nuk është themeluar ende Ministria e Diasporës dhe pse nuk janë përfshirë kuadro nga mërgata në nivele vendimmarrëse?

A po rrezikon mërgata të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se qeveria nuk ka tërhequr vendimin për fshirjen e saj nga listat zgjedhore dhe për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Mërgata shqiptare ka dhënë shumë për vendin tonë – me punë, remitanca dhe kontribut të pandërprerë. Për këtë arsye, premtimet ndaj saj nuk guxojnë të mbeten të pambajtura”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për mërgatën? appeared first on Telegrafi.

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

Drejtoria e Doganave sekuestroi 78 kg duhan për nargjile me vlerë tregu prej 810.698 denarë. Ndaj një personi është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar.

Sipas Drejtorisë së Doganave, rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit të një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

“Personi, me qëllim që t’i shmangej ilegalisht kontrollit doganor, refuzoi ta ndalonte automjetin para doganierit dhe u drejtua me shpejtësi të shtuar drejt rampës, duke e penguar kështu të kryente veprimin e tij zyrtar”, thonë nga Doganat.

Sipas Doganës, kur automjeti u ndalua, ai u përzgjodh për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën 13 kuti me 312 kanoçe me gjithsej 78 kilogramë duhan për nargjile. Kjo parandaloi një përpjekje për të liruar mallra akcize për të cilat nuk ishin paguar detyrime në vlerë prej 508.048 denarë.

 

The post Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile appeared first on Telegrafi.

Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro

Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi sot se shteti e ka fituar rastin “Kazandol” në të gjitha 11 pikat e aktakuzës.

“Dua t’ju informoj për vendimin në procedurën e arbitrazhit “Kazandol” ku shteti u padit nga disa investitorë.

Kërkesa e tyre ishte 115 milionë euro dëmshpërblim, por me krenari mund të them se e fituam këtë rast, të 11 bazat mbi të cilat shteti u padit u refuzuan dhe u kursyen 115 milionë euro.

Vendimi është plotësisht në favorin tonë, dhe rasti nuk ishte aspak i lehtë”, tha Nikolloski./Telegrafi/

The post Nikolloski: Shteti e fitoi rastin “Kazandol”, u kursyen 115 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Resnjë-Manastir, humbin jetën dy persona

MPB ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Resnjë-Manastir ku humbën jetën dy persona.

“Më 18.08.2025 rreth orës 12:50, në Stacionin Policor -Resnjë është pranuar informacion se në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir, në vendin e quajtur “Sleçishte”, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Ohrit, i drejtuar nga P.N. (20) nga Ohri dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga P.K. (52) nga Republika Federale e Gjermanisë.

Nga lëndimet e pësuara, në vendngjarje ndërroi jetë vozitësi P.K., ndërsa mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen. Vozitësi P.N. dhe bashkudhëtari i tij D.S. (19) nga f. Leskoec, rrethi i Ohrit, u transportuan në Spitalin Klinik të Manastirit, ku tek P.N., mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa tek D.S. u konstatuan lëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Resnjë./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Resnjë-Manastir, humbin jetën dy persona appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike

Një shtetas nga Romania u ndalua sepse iu gjet drogë teksa po përpiqej të hynte në vend përmes pikës kufitare Tabanoc, njoftojnë nga MPB.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e kanë ndaluar A.O., 36 vjeç, nga Rumania. Gjatë një kontrolli kufitar dhe inspektimi të një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa rumune, të cilin e drejtonte A.O., u gjet dhe u konfiskua marihuanë”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

The post Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Zajaz të Kërçovës kanë gjetur armë dhe municione.

Nga MPB thonë se kanë arrestuar dy persona.

“Më 18.08.2025, rreth orës 23:10 në fshatin Zajaz të Kërçovës, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga Zajazi. Pas një denoncimi se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, policët, me pëlqimin e tyre, hynë në shtëpinë e familjes dhe kryen bastisje.

Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të dy personat u dërguan në stacion policor dhe pas sqarimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

The post Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: VLEN dështoi me Kushtetutën e re, bllokadë në rrugën drejt BE-së

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in se kanë dështuar me ndryshimet kushtetuese, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është e bllokuar.

“Subjektet politike të koalicionit VLEN, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, u zotuan se do të respektojnë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shpallën se kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe nuk i pasqyron realitetet politike, sociale e etnike të vendit.

Premtuan se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes do të nisin ndryshimet kushtetuese, për të ndërtuar një dokument të ri, më demokratik dhe modern, që do ta ridefinonte vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë, me të drejta të garantuara për të gjitha komunitetet tjera, sipas praktikave më të mira të Bashkimit Evropian.

Ky ishte premtimi madhor me të cilin VLEN e justifikoi pjesëmarrjen në qeveri, duke e paraqitur atë si hapin vendimtar për integrimin e vendit në BE.

Pas gati një vit e gjysmë qeverisje, çfarë ndodhi? Asgjë. Ndryshimet kushtetuese nuk ndodhën. Deri më sot, procesi ka mbetur vetëm fjalë, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është bllokuar edhe më shumë”, akuzojnë nga ASh./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: VLEN dështoi me Kushtetutën e re, bllokadë në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Për shkak të zjarrit në “Jasen” mbetet e mbyllur rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

“Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitarë Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

 

The post Për shkak të zjarrit në “Jasen” mbetet e mbyllur rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup appeared first on Telegrafi.

Inspektim i jashtëzakonshëm i teleferikut në “Vodno”, NQP: Është i sigurt dhe me certifikatë të vlefshme deri në shtator 2025

Teleferiku në Vodno i plotëson të gjitha standardet e përcaktuara për siguri dhe posedon certifikatë të vlefshme për punë deri më 24 shtator 2025, thonë nga Ndërmarrja e Qarkullimit “Shkup”.

Prej atje thonë edhe se dje është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme e detajuar inspektuese teknike nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me ç’rast nuk janë konstatuar mangësish, por vetëm se teleferiku është në gjendje të rregullt dhe funksionale.

Teleferiku në Vodno të Mesme, për momentin nuk është në funksion për shkak të një ndërhyrjeje të madhe servisi, ndërsa nga ndërmarrja publike thonë se sapo të përfundojnë punimet, përsëri do të vihet në përdorim.

Më herët, Miço Stojanovski nga sindikata e NQP-së për disa media deklaroi se teleferiku në Vodno në periudhën e kaluar ka punuar pa leje pune dhe ka përfaqësuar rrezik për qytetarët.

 

The post Inspektim i jashtëzakonshëm i teleferikut në “Vodno”, NQP: Është i sigurt dhe me certifikatë të vlefshme deri në shtator 2025 appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë hapësirën për t’u zhvilluar, për të krijuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës së Ushtrisë – 18 gusht, tha se Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë terren për t’u zhvilluar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij.

“Sot festojmë 18 gushtin – Ditën e Ushtrisë, ditën kur nderojmë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.

Kur flasim për Ushtrinë, flasim për vazhdimin e ideve të Ilindenit dhe KAÇKM-së, idenë e një Maqedonie të pavarur dhe të lirë. Paraardhësit tanë luftuan me zemër, me sakrificë dhe me vizion”, shkroi kryeministri në Facebook.

Mickoski thekson se Ushtria sot është simbol i epokës së re dhe se sot investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për një jetë dhe punë dinjitoze të ushtarit./Telegrafi/

The post Mickoski: Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë hapësirën për t’u zhvilluar, për të krijuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij appeared first on Telegrafi.

DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për nesër paralajmëron mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Nga atje thonë se nga e mërkura deri të premten do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje të temperaturave ditore.

Gjatë fundjavës, përsëri do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale dhe bubullima, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rënie.

The post DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43 % në raport me vendimin e datës 11.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,143 den/kg dhe tani do të jetë 38,643 den/kg.

Nga data 19.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 67,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 38,643 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Ushtria e Maqedonisë së Veriut shënon 33 vjetorin e themelimit

Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e formimit të Ushtrisë. Ceremonia solemne sot pritet të mbahet në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ku përveç kreut shtetëror, do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Armatës, Sashko Lafçiski.

Me rastin e Ditës së Ushtrisë, mbrëmë në kazermën “Ilinden” të Shkupit u krye një qitje nderi artilerie nga gjashtë topa të batalionit të artilerisë së Ushtrisë.

Për ditëlindjen e Ushtrisë është zgjedhur 18 gushti, dita kur në vitin 1943 në Sllavej Planina është formuar batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNQ-së së Maqedonisë. Procesi i formimit të Ushtrisë bashkëkohore të Maqedonisë, megjithatë, filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Glogorov, me udhëheqësinë e UPJ-së e nënshkroi marrëveshjen për diskolimin e armatës federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.

Ushtria e Maqedonisë së Veriut sot është një pjesë përbërëse e sistemit më të madh të sigurisë kolektive pasi Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2020 u bë anëtarja e 30-të e plotë e NATO-s.

The post Ushtria e Maqedonisë së Veriut shënon 33 vjetorin e themelimit appeared first on Telegrafi.

IRM-ja me nismë deri te Gjykata Kushtetuese në RMV kundër faturave paushallë për energji elektrike

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë.

Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushallë për rrymë”, ndërkaq sipas tyre, që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve.

“Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O = Leximi; M = Gjendja e vlerësuar”, ku konsumatorëve u faturohet rryma bazuar në vlerësime dhe jo në konsumin real. Kjo përbën shkelje të ligjit, pasiguri ligjore dhe rrezik që qytetarët të shkëputen padrejtësisht nga rrjeti si debitorë.

Me këtë veprim, është ndërmarrë një hap i fundit në përballje me arbitraritetin e EVN-së dhe nga Gjykata Kushtetuese kërkohet t’i japë fund praktikës së faturimit paushallë. Deri te opinioni dhe institucionet është vendosur link për tekstin e plotë të nismës”, theksohet në kumtesën e IRM-së.

The post IRM-ja me nismë deri te Gjykata Kushtetuese në RMV kundër faturave paushallë për energji elektrike appeared first on Telegrafi.

ASh, Taravari: OBRM-PDUKM-VLEN janë duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues

VLEN erdhi në pushtet me premtime të mëdha për shqiptarët, por realiteti është krejt i kundërt. Nga premtimet e tyre të shumta, realizimi është zero, ndërsa i vetmi “rezultat” është degradimi i pozitës së shqiptarëve në shtet, akuzojnë sot nga ASh e Arben Taravatit.

“Një nga premtimet madhore ishte decentralizimi. VLEN premtonte më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat, zhvillim dhe barazi për qytetarët, modele evropiane të decentralizimit si Gjermania dhe Belgjika, si dhe komuna si nivel kryesor shtetëror për investime, administratë, rend civil dhe shërbime publike.

Por, çfarë ndodhi në realitet?

Qeveria OBRM-PDUKM-VLEN është duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues se kurrë më parë, duke i marrë kompetencat komunave, sikurse vendimi arbitrar për uljen e numrit të këshilltarëve komunal, që prek drejtpërdrejtë përfaqësimin e shqiptarëve, sidomos të mërgatës. Ky vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese, por qeveria dhe shumica parlamentare vazhdojnë ta injorojnë vendimin dhe të mbajnë në fuqi një diskriminim flagrant ndaj shqiptarëve.

Kjo është prova më e qartë se VLEN nuk punon për interesat e shqiptarëve, por vetëm për interesa të ngushta pushteti dhe për llogari të OBRM-PDUKM-së.

Aleanca për Shqiptarët rithekson se decentralizimi është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerë evropiane. Çdo tentim për centralizim të pushtetit është hap prapa, dëmton zhvillimin ekonomik dhe thellon pabarazinë mes rajoneve të privilegjuara dhe atyre me shumicë shqiptare.

Nisur nga ky realitet i hidhur, bëhet edhe më e qartë se vendimi i Aleancës për Shqiptarët për të braktisur këtë qeveri antishqiptare dhe koalicionin VLEN ka qenë i drejtë, i qëlluar dhe vizionar. Çdo ditë që kalon dëshmon se ky vendim ishte jo vetëm reagim politik, por edhe alarm i domosdoshëm kundër padrejtësive sistematike që po u bëhen shqiptarëve nga kjo shumicë parlamentare, e cila në vend të barazisë dhe zhvillimit, ka zgjedhur rrugën e centralizimit, diskriminimit dhe degradimit të pozitës së shqiptarëve në shtet”, thonë nga ASh./Telegrafi/

The post ASh, Taravari: OBRM-PDUKM-VLEN janë duke përgatitur projektligj për pushtetin lokal më centralizues appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mickoski deklaroi qartë se pagat nuk do të rriten

Ndërsa Mickoski analizon, qytetarët mezi po ia dalin mbanë. Konkretisht, të dhënat thonë se në tre muajt e fundit shporta e konsumatorit është rritur me mbi 2 mijë denarë. Domethënë, çdo qytetar në Maqedoni është më i varfër me 2 mijë denarë brenda tre muajve, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Vetëm muajin e kaluar, Maqedonia regjistroi inflacion prej rreth 5 përqind, që do të thotë se vlera e pagave dhe pensioneve që marrin qytetarët e vendit po ulet jashtëzakonisht shumë nga muaji në muaj.

Në të njëjtën kohë, Qeveria nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Mickoski jo vetëm që nuk ofron zgjidhje, por ai gjithashtu hodhi poshtë zgjidhjen e ofruar nga LSDM për të rritur pagën minimale në 500 euro.

Qeveria po i gënjen edhe pensionistët, të cilëve u ka ulur rritjen ligjore të pensioneve.

Në një kohë kur qytetarët mezi po ia dalin mbanë, mijëra euro po shpenzohen për shpenzime joproduktive si anketa, aeroplanë me qira dhe ushqime ekzotike”, thonë nga LSDM.

Për ta bërë ironinë edhe më të madhe, shtojnë nga atje, sot Mickoski ofendoi të gjithë qytetarët duke theksuar se pagat në Maqedoni nuk po rriten sepse produktiviteti i punëtorit në vend nuk po rritet. /Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski deklaroi qartë se pagat nuk do të rriten appeared first on Telegrafi.

Tripunovski: Pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski njofton se pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit

“Sot ndodhem në Institutin Hidrobiologjik – Ohër, me rastin e shumimit me peshqi të Liqenit të Ohrit, në përputhje me marrëveshjen që kemi nënshkruar në Ministri me Institutin Hidrobiologjik – Ohër dhe Institutin për Blegtori dhe Peshkim, sipas Programit për vitin 2024”, theksoi Tripunovski.

“Detyrimi është që Liqeni i Ohrit të shumohet me peshqi me të paktën 400,000 njësi të peshkut të Ohrit, të cilat janë rritur në Institutin Hidrobiologjik – Ohër, dhe 200,000 njësi nga Instituti për Blegtori dhe Peshkim”, shtoi ministri.

Ai theksoi se është informuar nga Instituti Hidrobiologjik – Ohër se, edhe pse minimumi ishte 400,000 njësi, në fakt janë rritur 620,000 njësi të cilat do të përdoren për shumimin e Liqenit të Ohrit në periudhën e ardhshme. Nga Instituti për Blegtori dhe Peshkim njoftuan se nga minimumi i parashikuar prej 200,000 njësi, janë rritur rreth 350,000 njësi të peshkut Ohri.

“Kjo është tregues se pas gjashtë vjetësh ndërprerje, po vazhdojmë me shumimin e peshqive të asaj që përbën pasurinë tonë më të madhe, që është peshku i Ohrit”, theksoi ministri Tripunovski./Telegrafi/

“Ka një rritje të mjeteve në lidhje me Programin për Peshkim dhe Akuakulturë. Marrëveshjet për vitin e ardhshëm me Institutin Hidrobiologjik – Ohër janë në vlerë prej 3,3 milion denarë, ndërsa me Institutin për Blegtori dhe Peshkim janë 1,7 milion denarë. Numri total i peshqve që duhet të rritet nga Instituti Hidrobiologjik – Ohër është rreth 1,1 milion njësi me peshë mesatare prej 3 gram. Ndërsa Instituti për Blegtori dhe Peshkim ka detyrimin të rrisë rreth 570,000 njësi”, shtoi ministri Tripunovski./Telegrafi/

The post Tripunovski: Pas 6 vjetësh ndërprerje Liqeni i Ohrit do të shumohet me rreth një milion njësi të peshkut të Ohrit appeared first on Telegrafi.

❌