Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pak ditë pasi u bë nënë, reagon Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar

Pas disa ditësh heshtje, këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka reaguar për herë të parë pas lindjes së djalit të saj, Daskan.

Në një postim të ndjerë në rrjete sociale, Dafina shprehet mirënjohëse për dashurinë e marrë nga fansat, miqtë dhe familjarët.

Artistja dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë, ndërsa emri i djalit, Daskan, ka tërhequr vëmendjen për origjinalitetin dhe ndjeshmërinë që mbart.

Postimi i plotë i Zeqirit:

“Faleminderit prej zemrës

Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.

Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.

Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e keaj bote.

Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.

Burrit tem, faleminderit qe je shkrmbi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.

Ju du krejtve shume

Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”.

The post Pak ditë pasi u bë nënë, reagon Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar appeared first on iconstyle.al.

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan – një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”.

Foto: Kreshnik Gjergji/Instagram

Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë me historinë, kulturën dhe krenarinë shqiptare.

Një emër që, sipas tyre, bart në vetvete trashëgiminë e të parëve dhe aspiratat për një brez të ri që e njeh dhe e mbron origjinën e vet.

Ky detaj i ndarë nga Kreshniku është pritur me shumë pozitivitet nga fansat e çiftit, duke e bërë Daskan një nga emrat më të komentuar të momentit në rrjet. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir appeared first on Telegrafi.

Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri

Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.

Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:

Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”

Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.

The post Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri publikon pamjet nga lindja e djalit

Dafina Zeqiri ka ndarë disa momente nga lindja e djalit. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale nga klinika, artistja shfaqet e emocionuar, ndërsa përlotet në çastin kur prek për herë të parë Daskanin, së bashku me partnerin e saj, Kreshnikun.

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, që u martuan në tetor të vitit të kaluar, u bënë prindër për herë të parë. Në një tjetër foto të postuar në rrjetet sociale, ajo zbuloi edhe emrin e djalit: Daskan.

The post Dafina Zeqiri publikon pamjet nga lindja e djalit appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Dafina ka publikuar një foto ku duken këmbët e djalit të cilin kanë vendosur ta quajnë Daskan. Këngëtarja shkruan: Mirë se erdhe Daskan Gjergji.

Të shumta janë urimet nga fansat dhe të afërmit për ardhjen në jetë të djalit të Dafina Zeqirit.

The post Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e të birit! Ja si ia kanë vendosur emrin appeared first on Albeu.com.

Dafina poston foton e parë dhe tregon emrin e veçantë të djalit

Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan emër me origjinë sanskrite që simbolizon “dhuratë e Zotit” ose “bekim”. Lajmin e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit…

Source

Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e bukur ajo e ka ndarë në mënyrën e saj të veçantë, përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ku ka publikuar një foto bardh e zi me këmbët e bebushit.

Ajo që mori menjëherë vëmendje ishte emri i të voglit, të cilin këngëtarja e ka zbuluar për herë të parë në përshkrimin e fotos: Daskan Gjergji.


Edhe pse detaje të tjera rreth lindjes nuk janë bërë ende publike, emocionet dhe dashuria që transmeton fotografia e publikuar thonë gjithçka.

The post Djali i Dafinës ka një emër që s’e kemi dëgjuar shpesh: Ja si e zbuloi appeared first on iconstyle.al.

Pritjes i erdhi fundi! Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë.

Sipas mediave në Kosovë, Dafina ka lindur një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Sipas tyre, ajo është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, të cilin e kishte pritur me shumë gëzim e dashuri.

Me jetë të gjatë bebushi!

The post Pritjes i erdhi fundi! Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto të fëmijës së sapolindur. Daskan është emri që ajo dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji kanë zgjedhur për të birin. […]

The post FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë appeared first on BoldNews.al.

“E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale, duke dhënë sinjale të qarta se ka mbyllur një periudhë jo të lehtë të jetës së saj.

Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë”, shkruan ajo, duke shtuar se tani ndjehet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme. Me një zemër të bardhë në fund, Dafina duket se ka vendosur të fokusohet në vetveten dhe në një rrugëtim të ri profesional dhe personal.

Ajo la të kuptohet se është në fazë ndryshimesh të mëdha, duke shkruar: “Ekip i ri. Synime t’rreja. Kapitull i ri.” Ndërsa mesazhin e saj e shoqëroi me hashtagë si #BigTeam, #BiggerGoals dhe #NewEra, duke theksuar fillimin e një epoke të re në karrierë dhe ndoshta edhe në jetën private.

The post “E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri appeared first on iconstyle.al.

Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur. Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.

Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!

The post Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital appeared first on iconstyle.al.

Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.

Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.

Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.

Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.

Foto: Screenshot/YouTube

Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.

“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/

The post Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah” appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën.

Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe përshkrimin e shkurtër por shumë të qartë: “Akoma shtatzënë”.

Postimi erdhi si reagim ndaj thashethemeve që nisën të qarkullonin në rrjet se ajo mund të ishte bërë nënë në fshehtësi.

Me këtë konfirmim, Dafina bën të ditur se ende është në pritje dhe nuk ka lindur ende.

Këngëtarja, e njohur për privatësinë që ruan rreth jetës personale, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shtatzëninë, por vijon të ndajë momente të zgjedhura me ndjekësit, duke e mbajtur lidhjen me publikun të ngrohtë dhe të sinqertë.

Foto: Screenshot/Instagram

Vlen të ceket se së bashku me Kreshnik Gjergjin po presin një djalë. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma appeared first on Telegrafi.

2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Pija”.

Teksti është krijuar nga vetë ata në bashkëpunim me Ghulon dhe Rron Kai, që njihen për bashkëpunime të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është videoklipi, i cili ka sjellë një risi për tregun muzikor shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

I realizuar nga Endrit Ismajli, videoklipi është prodhuar tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke i dhënë projektit një estetikë vizuale futuristike dhe ndryshe nga çdo gjë që publiku është mësuar të shohë deri tani.

“Pija” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale dhe platforma muzikore, ku fansat kanë përgëzuar jo vetëm melodinë e kapshme dhe interpretimin e fuqishëm të artistëve, por edhe vizualet unike të klipit.

Foto: Screenshot/YouTube

Me këtë projekt, Dafina Zeqiri dhe 2Ton konfirmojnë edhe njëherë pozicionin e tyre si artistë që guxojnë të eksperimentojnë dhe të sjellin risi, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe artistike.

Kënga duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të 2 Ton, “Aura”. /Telegrafi/

The post 2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale appeared first on Telegrafi.

2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një projekt të ri muzikor, të cilin e kanë titulluar “Pija”.

Teksti është krijuar nga vetë ata në bashkëpunim me Ghulon dhe Rron Kai, që njihen për bashkëpunime të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë është videoklipi, i cili ka sjellë një risi për tregun muzikor shqiptar.

I realizuar nga Endrit Ismajli, videoklipi është prodhuar tërësisht me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke i dhënë projektit një estetikë vizuale futuristike dhe ndryshe nga çdo gjë që publiku është mësuar të shohë deri tani.

“Pija” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale dhe platforma muzikore, ku fansat kanë përgëzuar jo vetëm melodinë e kapshme dhe interpretimin e fuqishëm të artistëve, por edhe vizualet unike të klipit.

Me këtë projekt, Dafina Zeqiri dhe 2Ton konfirmojnë edhe njëherë pozicionin e tyre si artistë që guxojnë të eksperimentojnë dhe të sjellin risi, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe artistike.

Kënga duhet theksuar se është pjesë e albumit të ri të 2 Ton, “Aura”.

 

The post 2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja Dafina Zeqiri, shijon pushimet/ Shfaqet e lumtur në muajt e fundit të shtatzënisë (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet që po kalon në brigjet mahnitëse të Karaburunit, në Vlorë.

Në disa prej fotove, këngëtarja pozon e buzëqeshur pranë bashkëshortit të saj, Kreshnikut. Çifti duket i qetë dhe i dashuruar, duke kaluar momente të bukura larg ritmit të zhurmshëm të jetës së përditshme. Të dy rrezatojnë pozitivitet dhe emocion në këtë periudhë të veçantë të jetës së tyre.

“Energji”, ka shkruar Dafina në përshkrimin e postimit, një fjalë që duket se përmbledh ndjesinë që po përjeton në këto ditë pritjeje dhe paqeje.

Postimi është pritur me shumë dashuri nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët kanë mbushur seksionin e komenteve me urime për një shtatzëni të mbarë dhe një ardhje të gëzueshme në jetë për beben që po vjen. Edhe shumë figura publike i janë bashkuar komenteve pozitive, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë për Dafinën në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

The post Këngëtarja Dafina Zeqiri, shijon pushimet/ Shfaqet e lumtur në muajt e fundit të shtatzënisë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente e aludime! Fero dhe Dafina Zeqiri janë shfaqur së bashku në një postim që i ka bërë fansat të mendojnë se mund të jetë në prag një bashkëpunim muzikor.

Të dy artistët, të njohur për energjinë e tyre në skenë dhe ndikimin në tregun shqiptar, nuk kanë zbuluar ende detaje për ndonjë projekt konkret, por ngrohtësia dhe natyra spontane e fotos ka ndezur menjëherë spekulimet.

A është ky thjesht një takim miqësor, apo po përgatitet një “hit i verës”? Duke njohur stilin e tyre, gjithçka është e mundur!

The post Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror? appeared first on Albeu.com.

Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?

Një foto e vetme ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në komente e aludime! Fero dhe Dafina Zeqiri janë shfaqur së bashku në një postim që i ka bërë fansat të mendojnë se mund të jetë në prag një bashkëpunim muzikor.

Të dy artistët, të njohur për energjinë e tyre në skenë dhe ndikimin në tregun shqiptar, nuk kanë zbuluar ende detaje për ndonjë projekt konkret, por ngrohtësia dhe natyra spontane e fotos ka ndezur menjëherë spekulimet.

A është ky thjesht një takim miqësor, apo po përgatitet një “hit i verës”? Duke njohur stilin e tyre, gjithçka është e mundur!

The post Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror? appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga menaxheri!

Prej disa ditësh, emri i Dafina Zeqirit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve se ajo ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj, Pëllumb Çitakun.

Sipas burimeve nga mediat rozë, marrëdhënia mes tyre ka përfunduar pas një kohe të gjatë bashkëpunimi, ndërsa këngëtarja ka ndërmarrë edhe hapa konkretë, duke e hequr Çitakun nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, një veprim që ka ngritur edhe më shumë dyshimet për prishjen e raporteve.

Në mes të gjithë zhurmës, Dafina ka reaguar në mënyrën e saj, përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory, ku citon një artikull të MTV Kosova.

“E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”, thuhej në postimin e ndarë nga artistja, e cila nuk ka shtuar koment personal, por ka lënë të kuptohet se gjithçka është bërë me qetësi dhe vetëdije.

The post Dafina Zeqiri reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga menaxheri! appeared first on iconstyle.al.

Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj

Dafina Zeqiri, një prej emrave më me peshë të muzikës shqiptare, po përjeton një periudhë të re në jetën e saj – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Këngëtarja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka vendosur t’i japë vetes një pauzë nga muzika për të përjetuar plotësisht momentin e ëmbël të mëmësisë.

Por ndërsa përgatitet për rolin e nënës, artistja ka vendosur të mbyllë një tjetër kapitull të rëndësishëm – bashkëpunimin e gjatë me menaxherin e saj, Pëllumbin, si dhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të ngushtë. Sipas burimeve pranë Prive, kjo ndarje nuk ka qenë thjesht profesionale, por ka ardhur pas disa pakënaqësive dhe tensioneve që kanë nisur të ndihen prej kohësh në prapaskenë.

Fansat e vëmendshëm kanë vënë re edhe detaje në rrjetet sociale – ku Dafina dhe ish-ekipi i saj nuk ndiqen më, duke ushqyer dyshimet për një krisje më të thellë në marrëdhënie. Po ashtu, flitet se një rol të rëndësishëm në këto ndryshime ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, i cili është përfshirë më tepër në drejtimin e karrierës së Dafinës në muajt e fundit.

The post Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj appeared first on iconstyle.al.

❌