Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.

Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.


Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

The post Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta appeared first on Albeu.com.

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit.

Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër.

Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

The post Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha.

Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të ecin mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri.

U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve.

Ndërsa situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike.

Disa shtëpi janë djegur ndërsa mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi që lidh Patrën me Pirgosin.

The post Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën appeared first on Albeu.com.

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat
luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë appeared first on Albeu.com.

Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend.

Kreu i shtetit kërkoi nga banorët të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave civile.

Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë. Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike”.

Begaj falenderon efektivët e angazhuar dhe shpreh mirënjohje për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara.

The post Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie

Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen me shpejtësi të flakëve.

Ministria e Mbrojtjes kërkon që banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë, në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.

The post Ministria e Mbrojtjes tjetër thirrje urgjente: Të largohen menjëherë banorët e Skënderbegasit! Ekipet e emergjencës po evakuojnë fshatrat Spanesh dhe Kazie appeared first on Albeu.com.

6 vrasje në 12 ditë në Kosovë, nën hetim vrasja e një 41-vjeçari afër Prishtinës, pezullohen 4 policë për krimin në Gjilan

Në vetëm 48 orë, në Kosovë 5 persona u vranë.

Në orët e mbrëmjes së të hënës, Muhamet Matoshi, 41-vjeçar, dyshohet se u vra nga Xhemajl Nuhiu, për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Nuhiu është larguar nga vendi i ngjarjes e është në arrati. “Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”, thanë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Dy ditë më parë në Prizren u vra me thikë një 34-vjeçar, e sipas Prokurorisë së Prizrenit, ai dyshohet se u vra nga një 35-vjeçar për shkak të mosmarrëveshjes për një luftë mes qenëve. Për të dyshuarin, prokurori ka bërë kërkesë për paraburgim prej një muaji. Ndërkohë, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engjulli, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan, vazhdojnë të jenë në arrati.

Duke pasur parasysh që të dyshuarit kishin precedent penal, por ishin lënë në liri, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policor të rajonit, në kuadër të hetimeve për të zbardhur nëse ka pasur lëshime ose përfshirje të zyrtarëve në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës. Në këtë aspekt kërkohet të ketë politika të funksionimit më të mirë të institucioneve të drejtësisë.

“Të kemi një politikë unike të veprimit të mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë, në kuptimin e rritjes së sigurisë publike në vend, në kuptim të sigurimit të jetës së qytetarëve”, u shpreh Valdet Hoxha, ekspert sigurie.

Në fillim të këtij muaji, Enver Bajraktari u gjet i vrarë e i groposur në një arë të mbjellur me misër. Tek këtë të martë, Policia e Kosovës arrestoi një person, T. K., si të dyshuar për vrasjen e tij.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës bën me dije se i njëjti ka pranuar kryerjen e veprës penale të vrasjes dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.

Rasti i rëndë i Bajraktarit e çon në 6 numrin e viktimave nga vrasjet brenda 12 ditëve të muajit gusht. Krimet e tilla në një periudhë kaq të shkurtër kohore paraqesin një situatë të brishtë sigurie në Kosovë.

“Shteti duhet të caktojë si top prioritet, çështjen e vrasjeve dhe të trajtojë këtë temë me seriozitetin më të madh duke filluar me ndërtimin e një strategjie të vetme që do të identifikonte numrin e armëve ilegale në duart e qytetarëve, që do të identifikojë motivet kryesore për çka kanë ndodhur, tani dhe në të kaluarën e afërt këto vrasje”, tha Hoxha.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, brenda periudhës janar – gusht të këtij viti në vend janë regjistruar 14 raste të vrasjeve, derisa përgjatë gjithë vitit 2024 ishin 17 raste.

Për situatën shqetësuese ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili ka kërkuar nga institucionet e nivelit qëndror dhe lokal, në bashkëpunim të nisin fushatë për konfiskimin e armëve pa leje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga muaji janar i këtij viti e deri në korrik janë konfiskuar 1039 armë pa leje e mbi 18 mijë copë municion.

The post 6 vrasje në 12 ditë në Kosovë, nën hetim vrasja e një 41-vjeçari afër Prishtinës, pezullohen 4 policë për krimin në Gjilan appeared first on Albeu.com.

Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë

Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës.

Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit në familje shumë prej tyre vijnë për të eksploruar Shqipërinë.

“Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, por tani vij më shpesh në Shqipëri. Do iki në Himarë, në Vlorë e në Durrës ku kam edhe shtëpinë. Këtu është shumë bukur”, tha një emigrant nga Himara që udhëton me motor.

Një tjetër qytetar ka zgjedhur të mbërrijë në mesditë për të evituar pritjen tha se vijnë rregullisht dhe jo vetëm për pushime.

“Po vijmë për pak ditë për një hall familjar, por vijmë shpesh, si rregull dy herë në vit patjetër”, tha një tjetër emigrant.

Një familje nga Elbasani i ka kaluar këtë vit pushimet në Greqi dhe po kthehen në shtëpi përmes Kakavijes.

“Jemi nga Elbasani. Ishim me pushime në Greqi dhe tani po ikim në shtëpi. Ka pak ngarkesë, por nuk krahasohet me vitet e mëparshme. Janë shumë makina, është normale”, tha ai.

Autoritetet ju kanë bërë thirrje udhëtarëve të shmangin oraret e pikut, të shfrytëzojnë udhëtimet paradite  dhe pasdite  dhe të marrin në konsideratë përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë, për të shmangur vonesat.

The post Fluks kalimesh në Kakavijë, mbi 112 mijë lëvizje gjatë muajit gusht, 20% më shumë se një vit më parë appeared first on Albeu.com.

Izraeli e quajti gazetarin e vrarë si pjesë të Hamasit, reagon Al Jazeera: Gënjeshtër, duan të heshtin një prej zërave të fundit brenda Gazës

Lajmi i fundit nga lufta që nuk përfundon tregonte për një bombardim, dhe ishte një raketë që vrau Anas al Sharif nga Al Jazeera së bashku me pesë kolegë, katër prej tyre të së njëjtës media.

Aviacioni izraelit goditi çadrën ku ata jetonin dhe punonin, afër spitalit Al Shifa, qendra që përmbledh tmerrin e këtyre njëzet e dy muajve dhe sfondin e transmetimeve të tyre direkte nga media e pronarit të Katarit.

Tani zëdhënësit e ushtrisë akuzojnë Anas, 28 vjeç, se ka qenë kreu i një qelize të Hamasit, se ka koordinuar sulme ndaj trupave të tyre, dhe sjellin një mesazh entuziast që ai thuhet se ka shkruar më 7 tetor 2023 gjatë sulmit të terroristëve palestinezë në fshatrat në jug të Izraelit, ku u masakruan 1200 veta.

Drejtorët e kanalit satelitor, që është ndaluar nga qeveria e Benjamin Netanjahut, mohojnë akuzat dhe denoncojnë vrasjen: “Kërkuan të heshtin një nga zërat e fundit nga brenda Gazës”.

Pak ditë më parë Anas shpërtheu në lot gjatë një raportimi kur përshkruante fëmijët që vdisnin nga kequshqyerja, dhe që nga ai moment filloi një fushatë në rrjetet sociale; Kombet e Bashkuara kishin paralajmëruar për rrezikun ndaj tij.

Qeveria britanike kërkon “një hetim të pavarur” për akuzat e izraelitëve ndaj Al Sharif, ndërsa zëdhënësja e Keir Starmer shfaqej skeptike për bazën e tyre: «Jemi shumë të shqetësuar për sulmet e përsëritura ndaj reporterëve në Rripin e Gazës». Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve e konsideron këtë konflikt si më vdekjeprurin për gazetarët: 192 janë vrarë që prej fillimit të ofensivës pas sulmeve të vjeshtës së kaluar, të gjithë palestinezë.

Izraelitët nuk lejojnë mediat ndërkombëtare të hyjnë në Rrip në mënyrë të pavarur; e vetmja leje janë hyrjet sporadike, të kufizuara dhe për pak orë, me konvojtë ushtarake.

Benjamin Netanjahu, kryeministri izraelit, deklaroi në një ceremoni se «Izraeli po afrohet në fund të fushatës ushtarake», ndërsa artileria dhe aviacioni kanë intensifikuar bombardimet në zonat përreth qytetit të Gazës. Në lagjen Zeitoun u vranë gjashtë fëmijë në një ish-shkollë të Kombeve të Bashkuara plot refugjatë; zëdhënësit e ushtrisë thonë se kanë goditur një bazë të fundamentalistëve.

The post Izraeli e quajti gazetarin e vrarë si pjesë të Hamasit, reagon Al Jazeera: Gënjeshtër, duan të heshtin një prej zërave të fundit brenda Gazës appeared first on Albeu.com.

80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh! Dyshohet se i moshuari ndezi zjarr në kopshtin e banesës në Kullollas, situata i doli nga kontrolli

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari, rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite.

Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën.

Aktualisht, vijon beteja me flakët në disa fshatra të Gramshit.

The post 80-vjeçari humb jetën mes flakëve në Gramsh! Dyshohet se i moshuari ndezi zjarr në kopshtin e banesës në Kullollas, situata i doli nga kontrolli appeared first on Albeu.com.

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.

“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”-njofton ministria.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.

Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

The post Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat appeared first on Albeu.com.

Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë

Në një postim të ri, Madonna përqendrohet në një tragjedi të madhe të kohës sonë, vdekjen e fëmijëve nga uria në Rripin e Gazës, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Rocco.

Siç shkruan ajo në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram: “Politika nuk mund të sjellë ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mundet. Kështu që i drejtohem një njeriu të Zotit. Sot është ditëlindja e djalit tim, Rocco. Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në zonën e zjarrit në Gaza. Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj, nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Dhe nënat e pengjeve. Lutem edhe për lirimin e tyre. Po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria .

Ajo thote;

“Atë i Shenjtë,

“Ju lutem shkoni në Gaza dhe ndriçoni fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, është e padurueshme për mua t’i shoh ata duke u torturuar . Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Dhe ju jeni i vetmi që askush nuk mund t’ia mohojë hyrjen.”

” Portat humanitare duhet të hapen gjerësisht për të shpëtuar këta fëmijë të pafajshëm.”

” Nuk ka më kohë .”

“Të lutem thuaj që do të shkosh.”

» Me dashuri,

“Madona “.

Shikoni postimin e saj të ri:

The post Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë appeared first on Albeu.com.

A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit?

Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur, dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.

“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.

Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj.

The post A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit? appeared first on Albeu.com.

Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një person i bllokuar brenda

Rëndohet situata në Gramsh.

Raportohet se është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda.

Situata është alarmante në disa fshatra të Gramshit, përfshirë Skënderbegas, Kullolas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur.

Mësohet se deri më tani Gramshi ka vepruar vetëm me zjarrfikëset e veta dhe punonjës vullnetar, asnjë ndihmë nga ushtria dhe emergjencat.

The post Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një person i bllokuar brenda appeared first on Albeu.com.

Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Begaj e përgëzoi homologun e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të rëndësishme të arritura nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e Aliyevit në këtë proces dhe mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Aliyev falënderoi Begajn për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani ka iniciuar agjendën e paqes në rajon dhe ka hartuar tekstin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e këtij procesi.

Të dy presidentët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen reciproke mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

The post Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Ervin Qose, 46-vjeç ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi goditi me thikë komshiun e tij.

Ngjarja u shënua pas një sherri për parkimin e makinave, një ditë më parë në rrugën “Jakov Xoxa”.

Fatmirësisht i plagosuri, 31-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për gjetjen e thikës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Goditi me thi*ë komshiun pas një sherri për parkim, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Goditja e rrjetit të kokainës/ Europol: Koka e grupit Ervis Çela, i dënuar me 21 vite për vra*je në Itali

Një seri bastisjesh të kryera më 7 dhe 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 personave të dyshuar si anëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar të përfshirë në trafik kokaine në sasi shumëtonëshe dhe pastrim parash.

Forcat shqiptare të rendit, në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë goditje të mbështetur nga Europol ndaj një rrjeti kriminal të bazuar në klan.

Hetimet kanë treguar se rrjeti kishte lidhje me organizata të tjera ndërkombëtare kriminale me rrezik të lartë, të përfshira në aktivitete të shumta kriminale në të gjithë BE-në dhe më gjerë.

Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit 2025, Ervis Çela, bastisjet çuan gjithashtu në sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona të ndryshme dhe biznese, si dhe prova të shumta fizike dhe digjitale.

Rezultatet e bastisjeve (15 urdhër-kontrolle):

Sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, si një resort turistik, vila, apartamente, parcela toke, si dhe automjete dhe aksione në kompani, me vlerë prej disa miliona euro

Sekuestrimi i shumave në para: 111,800 euro, 4,000 dollarë amerikanë (rreth 3,434 euro), dhe 880,000 lekë shqiptarë (rreth 9,048 euro)

Platforma e komunikimit të enkriptuar Sky EÇ vijon të japë rezultate që nga viti 2021.

Megjithëse platforma e komunikimit të enkriptuar Sky EÇ u çmontua mbi katër vite më parë, përmbajtja e saj vazhdon të sjellë rezultate operacionale.

Analiza e thelluar dhe e synuar e të dhënave nga Europol i mundëson autoriteteve të rendit të mbledhin informacion të vlefshëm për grupet kriminale të organizuara me rrezik të lartë dhe anëtarët e tyre.

Kjo qasje e koordinuar ndihmon hetuesit të hartojnë strukturën e rrjeteve kriminale dhe rolin e individëve të shpallur si objektiva me vlerë të lartë (High Value Targets).

Ky operacion i veçantë i udhëhequr nga SPAK-u shqiptar ishte përqendruar tek një objektiv shqiptar i nivelit të lartë, i përfshirë në trafik kokaine dhe pastrim parash. Hetues nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Holanda, së bashku me ekspertë të Europol-it, analizuan të dhënat e komunikimeve të enkriptuara nga Sky EÇ.

Ndër episodet kriminale të rindërtuara ishin dërgesa shumëtonëshe kokaine të trafikuara nga Amerika Latine në portet kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun dhe Roterdamin.

Hetimet treguan se vetëm nga një prej këtyre ngarkesave, objektivi kryesor kishte përfituar mbi 40 milionë dollarë.

Udhëheqësi i organizatës kriminale ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin në sasi shumë të mëdha kokaine.

Ai koordinonte këto veprimtari kriminale nga vende të largëta duke u mbështetur në mjete të enkriptuara komunikimi.

Ervis Çela Para arrestimit, ai ishte në kërkim sipas një vendimi të gjykatës shqiptare që njihte një dënim me 21 vite burg të dhënë nga një gjykatë italiane për vrasje, privim lirie, përpjekje për fshehje kufome, kërcënime, posedim të paligjshëm të lëndëve shpërthyese dhe municioneve, si dhe pengim të drejtësisë.

Rrjeti kriminal shqiptar nën hetim operonte në një shkallë tërësisht globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së.

Fitimet masive, që arrinin dhjetëra miliona euro, investoheshin në prona dhe biznese në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Ekspertiza e Europol-it në veprim

Europol ofroi ekspertizë të gjerë mbi fushat kriminale nën hetim, duke mbuluar struktura të krimit të organizuar, trafik droge në shkallë të gjerë dhe pastrim parash.

Bazuar në analizën e të dhënave të mëdha, Europol shpërndau raporte inteligjente dhe analitike për partnerët bashkëpunues, të cilët u takuan dhe shkëmbyen informacione në disa takime operative.

Gjatë ditës së operacionit, Europol dërgoi një ekspert për krimin e organizuar në Tiranë, Shqipëri, i cili mbështeti me një zyrë lëvizëse dhe lehtësoi bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit.

Shqipëri: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Byroja Kombëtare e Hetimit; Policia e Shtetit

Belgjikë: Policia Federale Gjyqësore

Gjermani: Zyra Federale e Policisë Kriminale; Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Baden-Ëürttemberg (Karlsruhe)

Itali: Policia e Shtetit; Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP)

Platforma Evropiane Shumëdisiplinore Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT) trajton kërcënimet më të rëndësishme që paraqet krimi i organizuar dhe i rëndë ndërkombëtar që prek BE-në.

EMPACT forcon inteligjencën, bashkëpunimin strategjik dhe operativ ndërmjet autoriteteve kombëtare, institucioneve dhe organeve të BE-së, si dhe partnerëve ndërkombëtarë. EMPACT funksionon në cikle katërvjeçare me fokus tek prioritetet kriminale të përbashkëta të BE-së.

The post Goditja e rrjetit të kokainës/ Europol: Koka e grupit Ervis Çela, i dënuar me 21 vite për vra*je në Itali appeared first on Albeu.com.

Autobusët sollën paratë e dro*ës në Shqipëri/ SPAK: U zbuluan 40 episode, 6 mln euro u futën në Durrës

Linjat e autobusave e kryesisht atyre që bëjnë rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësit janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë e fituara.

Të dhënat kanë dalë nga dosja e hetimit prej SPAK të organizatës së kryesuar nga Franca Çopja dhe Ervis Çela.

Sipas prokurorisë së posacme rezulton se në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021 në vëndin tonë kanë hyrë të paktën 6 mlon euro.

Paratë futeshin në termuse si ato të plazhit, cantë apo kuti të ndryshme.

Nga indentifikimi i përdoruesve të sky ecc rezulton se lëvizjet e të ardhurave të krijuara nga veprimtaria e paligjshme janë kryer nga Elido Cela Kujtim Gjyla, Alfred Gjoni si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Sipas prokurorisë së posacme janë provuar të paktën 40 episode ku grupi në fjalë ka sjell para në vëndin tonë.

Shifra me e ulet shtë 30 mije euro e ndërsa më e larta 400 mijë euro përmes këtyre mënyrave.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar.

Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Prokuroria dyshon se këto para janë investuar në vendin tonë ku deri me tani ka vënë në sekuestro një resort ne xhafzotaj të durrësit, dy vila një në himarë dhe një në Tiranë.

Po ashtu në sekuestro kanë kaluar  disa shoqëri tregatare e ndërsa janë zbulua edhe disa sipërfaqe toke.

Nga kontrolliu i ushtruar janë gjetur cash mbi 111 800 Euro Cash 4000 USD dhe 880.000 Lekë

The post Autobusët sollën paratë e dro*ës në Shqipëri/ SPAK: U zbuluan 40 episode, 6 mln euro u futën në Durrës appeared first on Albeu.com.

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë aktive.

Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut që sjell prezenca e minave në këtë zonë kufitare.

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë aktive.

Raportohet se në terren janë angazhuar rreth 40 forca nga shërbimet e MZSH-së, bashkia Kolonjë, policia dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe rrezikut që sjell prezenca e minave në këtë zonë kufitare.

Prefektura e Korçës ka bërë me dije se zjarri deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Gjithashtu është bërë me dije se është realizuar çdo komunikim i nevojshëm  me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

Prefektura e Korçës ka bërë me dije se zjarri deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Gjithashtu është bërë me dije se është realizuar çdo komunikim i nevojshëm  me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.

The post Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë sa i përket palestinezëve.

Debati parlamentar u thirr pasi Qeveria e qendrës së djathtë tha se po peshon qëndrimin e saj nëse duhet të njohë ose jo një shtet palestinez.

Aleatja e ngushtë, Australia, të hënën iu bashkua Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke njoftuar se do të njohë shtetin palestinez në shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Swarbrick, bashkëudhëheqëse e Partisë së Gjelbër, tha se Zelanda e Re është “vonuar” dhe mungesa e marrjes së një vendimi është e papranueshme, duke kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të mbështesin një projektligj “për të sanksionuar Izraelin për krime të luftës”.

Ky projektligj ishte propozuar nga partia e saj në mars dhe është mbështetur nga të gjitha partitë opozitare.

“Nëse ne gjejmë gjashtë nga 68 deputetët e Qeverisë që kanë shtyllë kurrizore, ne mund të jemi në anën e drejt të historisë”, tha Swarbrick.

Kryeparlamentari Gerry Brownlee thse kjo deklaratë ishte “krejtësisht e papranueshme”, duke i kërkuar deputetes që të tërheqë këto fjalë dhe të kërkojë falje.

Swarbrick refuzoi të bëjë një gjë të tillë dhe më pas u urdhërua që të largohej nga Parlamenti.

The post Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit appeared first on Albeu.com.

❌