Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më

Evropa po zbaton masa të reja ndëshkuese ndaj turistëve të padisiplinuar këtë verë, me gjoba që shkojnë deri në mijëra euro për sjellje që dikur toleroheshin, nga ecja me rroba banje jashtë plazhit deri te drejtimi i makinës me shapka.

Në Turqi, një pasagjer që zgjidh rripin e sigurimit para ndalimit të plotë të avionit mund të gjobitet me 62 euro. Në Albufeira të Portugalisë, veshja me bikini në rrugë mund të kushtojë deri në 1,500 euro, ndërsa në Ishujt Balearik të Spanjës, pirja e alkoolit në publik mund të sjellë një gjobë deri në 3,000 euro.

Autoritetet lokale thonë se masat nuk kanë për qëllim të trembin turistët, por të ruajnë mirëqenien e banorëve dhe të promovojnë turizmin e përgjegjshëm.

“Rregullat janë për të mbrojtur përvojën e shumicës së vizitorëve që sillen mirë,” tha Jessica Harvey Taylor nga Zyra Spanjolle e Turizmit në Londër.

Në Malaga, një fushatë sensibilizuese me 10 pika u lançua për të edukuar pushuesit mbi sjelljen e duhur, përfshirë shmangien e mbeturinave, zhurmës dhe përdorimit të pakujdesshëm të skuterëve elektrikë.

Gjobat janë konkrete dhe policia po monitoron nga afër zonat turistike, veçanërisht ato me jetë të gjallë nate.

Në Greqi, marrja e një guaske nga plazhi mund të kushtojë deri në 1,000 euro. Në Itali, ecja në shtigjet e Cinque Terre me këpucë të papërshtatshme mund të sjellë një gjobë prej 2,500 eurosh. Madje edhe duhanpirja në plazhet publike në Francë tani ndalohet dhe ndëshkohet me 90 euro.

Ekspertët thonë se kjo është përgjigje ndaj viteve të pakënaqësisë lokale ndaj mbiturizmit dhe mungesës së respektit ndaj komuniteteve pritëse.

Megjithatë, ka shqetësime për efektivitetin afatgjatë të këtyre masave. Për momentin, prania e policisë është rritur dhe turistët janë të këshilluar të njihen me rregullat përpara udhëtimit.

Në Albufeira, posterat dhe fletëpalosjet informuese janë vendosur në hotele, por shumë vizitorë ende nuk janë të vetëdijshëm për rregullat e reja.

Si të mos gjobiteni në Evropë këtë verë:

Gjoba: Deri në 300 euro (261 paund) për drejtim mjeti me shapka, këmbë zbathur ose sandale.

Ku? Spanjë, Greqi, Itali, Francë, Portugali

Si ta shmangni: Vishni këpucë të përshtatshme për të drejtuar makinën.

Gjoba: Deri në 1,500 euro (1,307 paund) për veshjen e rrobave të banjës larg plazhit.

Ku? Barcelona, Albufeira, Split, Sorrento, Kanë, Venecia

Si ta shmangni: Mbulohuni kur të largoheni nga plazhi.

Gjoba: Deri në 3,000 euro (2,615 paund) për pirjen e alkoolit në publik

Ku? Majorka, Ibiza, Magaluf, Ishujt Kanarie

Si ta shmangni: Pijeni me masë në një bar, restorant ose në vilën apo apartamentin tuaj.

Gjoba: Deri në 1,000 euro (871 paund) për marrjen e një guaske ose guraleci nga plazhi

Ku? Greqi

Si ta shmangni: Bëni një foto në vend të kësaj.

Gjoba: 350 euro (305 paund) për not në një kanal

Ku ? Venecia

Si ta shmangni: Mos harroni se ujërat e zeza derdhen në kanal; në vend të kësaj bëni një udhëtim me gondolë.

The post Turistët në Evropë do të ”mbyten” me gjoba: Nëse doni të qëndoni, silluni mirë! Çfarë nuk do të tolerohet më appeared first on Albeu.com.

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer sot hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës, një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë.

Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).

Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Sipas tij, operacioni në fjalë u organizua në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në  një rajon, banorët e të cilit vuajnë tejmase.

The post Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët appeared first on Albeu.com.

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur.

Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër, i cili la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.

Ai rrëfen se ka vepruar instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë pak çaste më vonë.

Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.
Pas ngjarjes, polici hero ka marrë shumë falënderime nga qytetarë të thjeshtë dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Mustaj thotë se nëse do të përballej sërish me një situatë të ngjashme, nuk do të hezitonte të vepronte njësoj.

Në fund, ai u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur tragjeditë.

The post Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri appeared first on Albeu.com.

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit ka mbërritur sot superjahti “Dragonfly”, me  gjatësi 142 metra, i ndërtuar nga kantieri gjerman Lürssen dhe i pajisur me teknologji të avancuar e dizajn luksoz.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se ky jaht u nis nga porti i Palermos dhe mbërriti paraditen e sotme në Portin e Durrësit.

Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, ky jaht u porosit nga bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin. Vetëm dy ditë më parë në Portin e Durrësit u ankoruan tre jahte turistike, të cilat morën shërbime turistike të ndryshme.

Jahtet ishin në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit të njohur të futbollit Manchester City.

Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Edhe këtë vit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në këtë port është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Durrësi dhe bregdeti i Shqipërisë prej vitesh tashmë janë kthyer në mikpritës të jahteve luksozë nga e gjithë bota.

The post Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar brutalisht para dhjetëra të ftuarve.

Sipas dëshmive, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. Ajo që nisi si një debat verbal u kthye shpejt në një përleshje fizike.

Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe vetë dhëndri i dasmës. Sulmuesit kanë goditur këngëtarin me grushte e shkelma, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa skena e dhunës është zhvilluar para syve të dasmorëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, teksa hetimet për rastin vijojnë.

The post Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët appeared first on Albeu.com.

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

The post Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut të kokainës. Sipas Policisë dhe Zyrës së Prokurorit Publik, i riu dyshohet se ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në qytetin e Bellinzonës.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën ku ai qëndronte, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine të gatshme për shitje, si dhe rreth 1 mijë franga zvicerane dhe qindra euro në para cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative, ndërsa arrestimi është kryer të hënën. I riu akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe për shkelje të ligjit federal për të huajt.

Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit vijojnë.

The post Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë appeared first on Albeu.com.

Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shembjes së një ndërtese në Vlorë, duke dhënë mesazhin se ndërhyrjet ndaj ndërtimeve të paligjshme nuk do të ndalen.

Ai thekson se ndëshkimi prek edhe ata që mendohet se nuk preken, “shkelësit e mëdhenj”.

 “Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj.” -shkruan Rama.

Ai thekson se godina e shembur nuk është rast i izoluar, por pjesë e një procesi më të gjerë.

Kjo ngrehinë këtu nuk është as e para e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri.“-vijon Rama.

Në vijim të qëndrimit të tij, Rama paralajmëron edhe miratimin e një pakete të re masash që synon jo vetëm ndëshkimin e shkelësve, por edhe të atyre që lejojnë këto paligjshmëri të ndodhin.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët, po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.” -shkruan ai.

 

The post Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj” appeared first on Albeu.com.

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

Media italiane ka publikuar një lajm duke u referuar nga The Guardian, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë. Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

The post Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, automjeti përfundon në kolektorin e ujërave

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Bistricë. Automjeti i markës “Opel”, me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.

Sipas dëshmitarëve, kalimtarë të rastit, ndër ta Vasil Koto Xhamiha, kanë ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar drejtuesin e mjetit. Mësohet se Xhamiha ka lënë kafen dhe është hedhur për të shpëtuar drejtuesin, duke i dhënë edhe frymëmarrje artificiale.

Fillimisht 80-vjeçari nuk ka reaguar, por pas ndërhyrjes së bërë ka shfaqur shenja jete, ndonëse nuk ka folur. Ai është identifikuar si Vasillaq Gjini dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, për shkak të plagëve të marra nga rënia.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pas ndërhyrjes mjekësore, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera ka rezultuar se Vasillaq Gjini drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

The post Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, automjeti përfundon në kolektorin e ujërave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 19 tetor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor.

Gashi nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të teta lokale në përputhje me nenin 12, paragrafi 4 i Kodit Zgjedhor, duke respektuar afatin prej 70 deri në 90 ditë nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Me shpalljen e zgjedhjeve, fillojnë të ecin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që do të miratohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komune dhe anëtarë të këshillave të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor, në përputhje me nenin 16, paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë bashkie do të mbahet më 2 nëntor, në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat zgjedhjet nuk do të përfundojnë në raundin e parë.

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Gashi iu drejtua publikut me një deklaratë me shkrim në të cilën, ndër të tjera, theksoi se zgjedhjet nuk janë një proces i thjeshtë teknik, por janë thelbi i demokracisë sonë.

-Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe bazuar në kompetencat e mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju informoj se sot, zyrtarisht, nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. E kam dorëzuar këtë vendim te autoritetet kompetente për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm dhe demokratik, theksoi Gashi.

Ai informoi se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë me funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim, shtoi ai, synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime zgjedhore dhe t’u mundësojë deputetëve t’i përkushtohen plotësisht komunikimit me qytetarët.

-Dua të theksoj se zgjedhjet nuk janë një proces i thjeshtë teknik, por janë thelbi i demokracisë sonë. Ato përfaqësojnë një mundësi reale për qytetarët që të zgjedhin udhëheqës që pasqyrojnë përgjegjësi, vizion dhe përkushtim ndaj interesit publik. Kështu, 19 tetori 2025 është një moment i rëndësishëm për forcimin e demokracisë, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë, theksoi kryetari i parlamentit.

Duke theksuar se si Kryetar i Parlamentit, është i vetëdijshëm për rëndësinë e rolit unifikues që i është besuar, si dhe përgjegjësinë që ka për të garantuar integritetin dhe paanshmërinë e institucioneve, ai u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje të demonstrojnë një nivel të lartë kulture politike.

-Prandaj, u bëj një thirrje të qartë dhe të sinqertë të gjitha forcave politike, kandidatëve dhe strukturave përkatëse të demonstrojnë një nivel të lartë kulture politike. Të shmangin çdo formë presioni, fjalim përçarës dhe çdo përpjekje për të instrumentalizuar institucionet dhe burimet publike për interesa partiake. Ky është një proces që duhet të përqendrohet te qytetari, te nevojat dhe sfidat e tij reale, dhe te zgjidhjet konkrete që duhet të ofrojë secili kandidat, theksoi Gashi.

Ai pret, siç deklaroi, që ky proces të jetë provë e pjekurisë sonë demokratike, ku rregullat respektohen, dinjiteti mbizotëron dhe vullneti i lirë i qytetarëve reflektohet, dhe jo rezultat i presioneve apo manipulimeve.

– Në këto zgjedhje, është e nevojshme të tregojmë vlera dhe standarde evropiane në mënyrë që të reflektojmë angazhimin tonë të palëkundur për integrim. Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve dhe të gjitha partive politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, uroj që këto zgjedhje lokale të jenë një garë ku idetë dhe vizionet për një të ardhme më të mirë do të jenë në qendër të diskutimeve, theksoi Kryetari i Kuvendit.

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 19 tetor appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e saj mahnitëse të pushimeve të bëra gjatë një pushimi luksoz në parajsën e bukur bregdetare të Kep Merli në jug të Shqipërisë.

Pas performancës së saj të paharrueshme në “Sunny Hill Festival 2025”, ku ajo dha një shfaqje të jashtëzakonshme live, Lipa zgjodhi të relaksohej dhe të rimbushte energjitë në peizazhin e qetë dhe piktoresk të plazheve të virgjëra të Shqipërisë.
Në imazhe, Lipa shihet duke shijuar diellin dhe detin me familjen e saj, ndërsa mban veshur një veshje elegante të bardhë.

Ajo vesh një bluzë të bardhë të gjatë të zbukuruar me detaje delikate dantelle, të kombinuar me një fund bikini që shfaq elegancë të lehtë.

Pamja përmirësohet më tej nga aksesorët e saj: vathë të mëdhenj, tërheqës, varëse të shtresuara dhe byzylykë ari që shkëlqejnë nën diellin e ndritshëm të verës.

Pamja e relaksuar por joshëse e Lipës kap në mënyrë të përkryer ndjenjën e saj të stilit, duke përzier rehatinë me modën e nivelit të lartë.

The post Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit appeared first on Albeu.com.

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për pushime, që nga Velipoja, Shëngjini e deri në Sarandë.

Do shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe vitin e kaluar isha po në Sarandë. Do qëndrojmë 10 ditë”, tha një qytetar.

Do shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë po shkojnë në aeroport të marrin të afërmit e tyre.

Kujtojmë që nga protokolli I nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator. Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas

The post Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka thyer heshtjen mbi fotografinë që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku vajza e tij shihet duke tymosur duhan. Në intervistën për emisionin “Pushime On Top”, ai sqaroi se zakonet e Duas nuk lidhen me periudhën e performancave, duke theksuar:

“Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne nuk pi. Kur është në pushim, pi”.

Dukagjini theksoi se një artiste e rritur dhe e pavarur ka të drejtë për zgjedhjet e saj personale, pavarësisht prejardhjes kulturore:

“Nuk e besoj që në shekullin 21-të ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’.”

Komenti i tij vjen pas debatit të krijuar në rrjet, ku disa fansa shprehën habi e zhgënjim për foton e Duas me cigare, veçanërisht gjatë pushimeve në mes të një turneu botëror intensiv.

The post Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare… appeared first on Albeu.com.

Ndikimi në rritje që Melania Trump ka në mendimin dhe vendimet e Donald

Me Presidentin Donald Trump që do të bëjë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, të gjithë sytë do të jenë tek ai dhe Melania Trump. Sipas vlerësimeve të qeverisë britanike, Zonja e Parë ka një ndikim të rëndësishëm në vendimet e presidentit, madje duke ndikuar edhe në politikën e jashtme të SHBA-së.

Gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë, një periudhë në të cilën Donald Trump ka bërë një kthesë 180 centimetra në pothuajse çdo çështje të madhe ndërkombëtare, zyrtarët britanikë duket se e kanë rishikuar qasjen e tyre, duke braktisur përpjekjen për të frenuar presidentin republikan dhe tani duke u përqendruar te gruaja e tij. Udhëtimi i fundit i Trump për golf në Britani përforcoi ndjesinë se Melania është ndikuesja e tij më e rëndësishme.

Sipas të njëjtave vlerësime, Zonja e Parë luajti një rol në ndryshimin e qëndrimit të presidentit ndaj krizës humanitare në Gaza, si dhe në qëndrimin e tij skeptik ndaj qëllimeve – ndoshta të pasinqerta – të Vladimir Putinit për paqe në Ukrainë. Në biseda private, Trump i referohet pikëpamjeve të saj me respekt, ndërsa burimet thonë se ai shpesh e pranon publikisht ndikimin e saj.

Melania, e njohur për praninë e saj diskrete dhe shmangien e deklaratave politike, ka qëndruar kryesisht larg aktiviteteve zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, kryesisht për të vizituar Nju Jorkun dhe për të qenë më afër të birit. Zbulimi në fund të majit se ajo mund të ketë kaluar më pak se dy javë në Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i dytë i burrit të saj nuk zbuloi një grua që dëshiron me dëshpërim të jetë ” në dhomën ku ndodhin gjërat “.

Autobiografia e saj, “Melania”, të cilën kritikët e kanë përshkruar si sipërfaqësore, nuk zbuloi shumë përfshirje politike nga ana e saj. Megjithatë, ajo ndërhyn në çështjet humanitare, me theks në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtës për abort, një pozicion që e ka sjellë atë në konflikt me burrin e saj.

Edhe pse ajo u rendit vetëm e 10-ta për nga ndikimi brenda administratës në një sondazh të shkurtit 2025, madje edhe pas Stephen Miller, zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhe Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi, largimi i figurave të tjera nga rrethi i ngushtë i Trump, siç është Elon Musk, duket se ka rritur peshën e mendimit të saj.

The post Ndikimi në rritje që Melania Trump ka në mendimin dhe vendimet e Donald appeared first on Albeu.com.

Italia dhe katër vende të tjera dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës

Ministrat e Jashtëm të Italisë, Australisë, Gjermanisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe kanë hedhur poshtë “fuqimisht” planet e Kabinetit të Sigurisë Izraelite për të pushtuar Qytetin e Gazës, sipas “Skytg24”.

Sipas tyre, ky vendim do të përkeqësonte situatën katastrofike humanitare në Gazë, do të rrezikonte jetën e pengjeve dhe do të rriste rrezikun e një eksodi masiv të civilëve. Një valë kritikash ndaj vendimit të Izraelit për të pushtuar Gazën ka shpërthyer në OKB dhe në BE

Të gjithë po i bëjnë thirrje qeverisë së Netanyahut të ndalojë planin e miratuar për të pushtuar, fillimisht Qytetin e Gazës, duke evakuuar një milion banorë deri më 7 tetor – përvjetori i dytë i masakrës së Hamasit.

IDF e ka kundërshtuar planin e qeverisë. Pas njoftimit të Netanyahut, gjithçka pritet të jetë shumë komplekse. Berlini ka pezulluar furnizimet me armë për Izraelin, Belgjika ka thirrur ambasadorin e saj.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së është shtyrë deri nesër. Ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka heshtur për momentin.

“Të paktën 14 palestinezë, tetë prej të cilëve po prisnin ndihmat humanitare, janë vrarë pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm”, sipas “Al Jazeer”.

The post Italia dhe katër vende të tjera dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu”

Jennifer Lopezi iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi sigurimi “nuk e njohu”.

Pasi këngëtarja, 56 vjeç, nuk u lejua të hynte në butikun luksoz, ajo shkoi në dyqanin ngjitur dhe, sipas raportimeve, shpenzoi mijëra dollarë gjatë një maratone blerjesh tre-orëshe

Ajo po shëtiste në qendrën tregtare dhe tentoi të hynte në filialin e Chanel, kur një roje sigurie i tha: “Jemi plot”.

E pa shqetësuar nga refuzimi, Jennifer u përgjigj: “Në rregull, asnjë problem,” dhe më pas hyri në një dyqan tjetër.

Sipas mediave turke, JLo më vonë u prit me mirëseardhje në Celine dhe Beymen, ku shpenzoi shumë për blerje luksoze.

Në disa fotografi, aktorja shihet e veshur me një kostum rozë glamuroz dhe syze dielli të mëdha e moderne, ndërsa ishte e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë.

Një burim nga industria e muzikës tha për median:

“Jennifer është padyshim jashtëzakonisht e suksesshme dhe e talentuar, por i ka qenë e vështirë të gjejë një markë me të cilën të jetë në të njëjtën gjatësi vale”.

The post Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu” appeared first on Albeu.com.

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

Sara Kolami di gjithmonë si të befasojë ndjekësit e saj.  

Këtë herë, moderatorja e njohur ka bërë një transformim të dukshëm në stilin e flokëve, duke zgjedhur një ndryshim që tërheq menjëherë vëmendjen.

Ajo ka stiluar flokët në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë, duke iu afruar pamjes së ikonës së famshme Marilyn Monroe, një imazh që ngjall elegancë dhe shkëlqim klasik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sara pyeti ndjekësit e saj me një ton të lehtë dhe misterioz: “Si duhet ta quajmë?”, pa dhënë detaje të tjera për transformimin e saj, duke i lënë fansat të imagjinojnë dhe komentojnë.

Sara Kolami, e cila ishte banore në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar të jetë pjesë aktive e botës së televizionit edhe gjatë kësaj vere, përmes projektit të saj të ri “Supernova”.

Ajo ka arritur të mbajë një prani të fuqishme në ekran, duke befasuar vazhdimisht me paraqitjet e saj të guximshme dhe tërheqëse.

 

The post Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oferta sekrete e Trumpit për Putinin – këto janë detajet e marrëveshjes për armëpushim

Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.

Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet se është koordinuar me disa fuqi evropiane.

Sipas burimeve, oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të favorshme për Rusinë.

Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:

Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.

Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99 vjet.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.

Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për Moskën.

Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa reagimet nga Ukraina dhe vendet e tjera perëndimore ende nuk janë bërë publike.

Ndryshe, Trump pritet që shumë shpejt ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

The post Zbulohet oferta sekrete e Trumpit për Putinin – këto janë detajet e marrëveshjes për armëpushim appeared first on Albeu.com.

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Mediat në Kosovë raportojnë se Ahmeti është parë teksa i bashkohet protestës i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci.

Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

The post Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

❌