Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Edhe pse jeni shumë të vendosur dhe të qartë në qëllimet tuaja, Branko ju këshillon të kombinoni impulsivitetin me durimin. Në punë kini kujdes që të mos merrni vendime të nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë dhe e qartë do të jetë në gjendje të zgjidhë çdo keqkuptim. Demi Dita e re favorizon […]

The post Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë!

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza për shkak të Izraelit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Madonna cilëson se papa është i vetmi person që mund të hyjë në ato territore. “Ati i Shenjtë, të lutem, shko […]

The post Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë! appeared first on BoldNews.al.

Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës

Kjo javë e gushtit, sjell ndryshime të dukshme për shumë shenja. Për disa, yjet hapin dyert e mundësive të reja në dashuri, punë dhe shëndet, duke i dhënë shtysë të fortë optimizmit dhe vendimeve të guximshme. Këto janë tre shenjat që do të ndihen më të mbrojtura nga yjet dhe do të përfitojnë më shumë […]

The post Zbuloni 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat me më pak fat të javës appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje. Demi Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju […]

The post Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

Disa shenja të zodiakut e përjetojnë trishtimin shumë më thellë se të tjerat dhe kanë vështirësi ta menaxhojnë. Për to, emocionet nuk janë thjesht një fazë e përkohshme, por një stuhi e brendshme që i ndikon në çdo aspekt të jetës. Gaforrja – Super e ndjeshme dhe e lidhur me emocionet, Gaforrja e mban trishtimin […]

The post 4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë appeared first on BoldNews.al.

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

Cristiano Ronaldo i ka propozuar Georgina Rodríguez për martesë pas tetë vitesh lidhjeje, duke emocionuar fansat në mbarë botën. Lajmi u konfirmua përmes një postimi në Instagram, ku Georgina ndau një foto të dorës së saj mbi dorën e Ronaldos, duke ekspozuar një unazë me diamant oval. Ajo e shoqëroi imazhin me fjalët: “Po, dua. […]

The post Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin! appeared first on BoldNews.al.

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa mbrojtëse për veshët.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, këngëtari me famë botërore shihet teksa ndërpret performancën dhe kritikon nënën për pakujdesinë e saj.

“A mendoni se është ide e mirë që fëmija juaj 1-vjeçar të shkojë në një koncert ku decibelët janë tepër të lartë? Foshnja as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët e tij. Vërtet. Është shumë e rëndë për fëmijën. Kjo është përgjegjësia jote“, tha këngëtari.

Maluma, i cili ka një vajzë 1-vjeçare, theksoi gjithashtu se nuk do ta bënte kurrë këtë gjë si baba.

“Po e tund majtas e djathtas sikur të ishte lodër. Ky foshnjë nuk do të jetë këtu. Po ta them me gjithë dashurinë dhe respektin tim, tani që jam baba… nuk do ta çoja kurrë në një koncert. Herën tjetër, ji më vigjilent“, përfundoi Maluma, me turmën që e duartrokiste për reagimin e tij./e.t

Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi

Binjakët Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus ju jep jo vetëm fjalët e duhura për të shprehur veten, por edhe kohën e përsosur për ta bërë këtë. Pra, nëse keni menduar të ndani një ide shumë të rëndësishme që keni, kjo është […]

The post Një periudhë me shumë fat fillon për këto tre shenja horoskopi appeared first on BoldNews.al.

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë mjaft virale në rrjet. Ndërsa po performonte një nga hitet e saj, një karkalec u hodh mbi këngëtaren dhe filloi të zvarritej lart në trupin e saj, duke arritur deri në qafë.

Pavarësisht shqetësimit të dukshëm të turmës, Lopez mbeti e qetë dhe e kontrolluar. Me një lëvizje të shpejtë, ajo largoi insektin dhe, duke buzëqeshur, shtoi: “Po më ndjente një pickim.”

Pamjet e incidentit u përhapën menjëherë në Instagram, TikTok dhe platformat e tjera sociale, duke grumbulluar qindra mijëra shikime dhe komente. Disa përdorues bënë shaka duke thënë se karkaleci thjesht dëshironte të kishte një rol në një shfaqje botërore, ndërsa të tjerë e lavdëruan qetësinë dhe profesionalizmin e Jennifer Lopez gjatë momentit të papritur./E.T

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të saj, Sidritit.

Ky ngjarje festive ka sjellë së bashku të afërm, miq dhe fytyra të njohura të ekranit, duke krijuar një atmosferë të veçantë që do të mbahet mend gjatë.

Ajo ka treguar se kjo dasmë nuk ishte vetëm një festë për Sidritin dhe partneren e tij, por një dhuratë e madhe për babain e saj, e cila ishte organizuar me shumë dashuri dhe kujdes.

Momenti kulminant i kësaj feste ka qenë kur në sallë është shfaqur këngëtari i njohur Sinan Hoxha. Me energjinë e tij të veçantë, ai ka kënduar “Hajredin Pasha”, këngën e preferuar të babait të Arbanës, duke e bërë atë të ndjehet i veçantë në këtë ditë të rëndësishme.

Reagimet e të pranishmëve kanë qenë të jashtëzakonshme, me duartrokitje dhe kërcime që kanë shoqëruar performancën e tij. Ky moment ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, duke e bërë dasmën një ngjarje të paharrueshme për të gjithë.

Komentet dhe urimet nga ndjekësit kanë vlerësuar këtë gjest si një shembull të dashurisë familjare, e cila shprehet me veprime, jo vetëm me fjalë./kb

Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta

Aktorja e njohur e industrisë së filmave për të rritur, e njohur me emrin artistik John Dough, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 24-vjeçare. Emri i saj i vërtetë ishte Lina Bina, dhe ajo ishte me bazë në Florida. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta u konfirmua të martën e kaluar, por shkaku i […]

The post Vdes aktorja 24-vjeçare e filmave për të rritur, çfarë shkruante para se të ndahej nga jeta appeared first on BoldNews.al.

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana Osmanit i ka dhënë fund beqarisë.

Dasma e organizuar një natë më parë, kishte mbledhur bashkë familjarë e miq të shumtë të familjes Osmani, ku të gjithë duartrokitën, festuan dhe trokitën gotat për një kapitull të ri në jetën e Sidritit dhe partneres dhe shoqes së tij të zemrës.

Fjalimi i Arbanës për të atin, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve! Ashtu e përsosur në të folur dhe ne detaje, moderatorja arriti që të lumturonte akoma dhe më tepër në këtë ditë të veçantë babain e saj. Ajo solli suprizë këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën, i cili i mblodhi tok të gjithë bashkë në tryezën e rrumbullakët e ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim. m.p.

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment […]

The post Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

“Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30”, Dua Lipa pushon në Shqipëri

Vera e ka gjetur sërish në Shqipëri këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Pas festivalit Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa sëbashku me partnerin e saj Calum Turner dhe familjen e Këngëtares, u nisën drejt jugut të Shqiëprisë.

Për të disatin vit radhazi Dua zgjedhe jugun e Shqipërisë, në një nga vilat dhe zonat më luksoze në vend, të kalojë disa ditë pushime. m.p.

Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në Kosovë, ku këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë. Mediat kosovare raportojnë se […]

The post Zbardhen EMRAT, kush janë dasmorët që rrahën Shpat Kasapin në dasmë appeared first on BoldNews.al.

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.

Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.

“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.

Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.

“Jam pikante në një marr ëdh ënie”, tha ajo./e.t

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi.

Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes.

Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Kujtojmë se përplasja e dy moderatoreve ka nisur vite më parë, që në nisje të “BBV1”, ku Luana ishte ajo që donte ta moderonte këtë format, por ishte Arbana ajo që e mori drejtimin e këtij formati. Pas këtij vendimi duket se dy vajzat nuk kanë pasur më asnjë kontakt me njëra-tjetrën, duke ngrirë kështu raportet.

E tashmë duket se historia po përsëritet, këtë herë për drejtimin e Festivalit të fundvitit. Të dy projektet e dorëzuar janë marrë në konsideratë për të qenë drejtueset e këtij formati, ndonëse të shumtë kanë qenë ata në rrjet, që janë shprehur se drejtimi do t’i jepet Luanës, për shkak të kostove të ulëta që projekti i saj ka. Deri më tani, vetë dy vajzat kanë zgjedhur që mos të japin detaje për hapat që kanë ndërmarrë deri më tani.

Në rrjetet e tyre sociale, Luana dhe Arbana janë duke shijuar pushimet, në pritje të një vendimi, se cili prej tyre do të jetë imazhi i Festivalit. E nëse disa vite më parë ishte Arbana ajo që arriti të fitonte, në dukje këtë herë do të jetë Luana ajo që do të vendoset në krye të kompeticionit të rëndësishëm muzikor. Megjithatë, deri sa drejtuesit e RTSH të marrin një vendim, ka ende pak kohë./E.T

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. […]

The post Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit appeared first on BoldNews.al.

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune.

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe,Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht gjatë një përplasjeje që ka ndodhur në ambientet e lokalit.

Sipas mediave në Kosovë, të lënduarit janë Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Të dy kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj (62), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29).

Me urdhër të prokurorit të rastit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e konfliktit./e.t

E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë. Shpat Kasapi nuk […]

The post E rrahu dhëndri në dasmë/ Reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët! appeared first on BoldNews.al.

❌