Reading view
Ngërçi politik bllokon fondet e BE/ Kreu i Odës Ekonomike: Kurti mban peng Kosovën, po dëmtohemi nga të gjitha anët
KOSOVË- Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Bashkimi Europian ka bërë thirrje dy herë për të nxituar në procesin e formimit te institucioneve të reja të Kosovës, pa përmendur thirrjet e njësive diplomatike te perëndimit në Prishtinë.
Konstituimi i parlamentit është themelor për kalimin e reformave te domosdoshme për avancimin e procesit integrues të vendit në Bashkimin Europian po sigurisht edhe për përfitimin e fondeve nga Brukseli, përfshirë këtu fondet nga Plani i Rritjes.
Brukseli ka ndarë për Kosovën 882.6 milionë euro, nga të cilat rreth 62 milionë euro, pra 7 për qindëshi i parë do të mund të merreshin nga Prishtina, por ky proces ka ngecur, bashkë me ngecjen e zhvillimeve politike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ftuar në “Ballkan Update” u shpreh se vonesat në konstituimin e institucioneve po e mban peng zhvillimin e vendit.
Ai theksoi se përthithja e fondeve të BE-së nuk mund të bëhen nëse Kuvendi nuk është funksional.
“Kusht për të përfituar ende nga BE është konstituimi i Kuvendit. Imazhi jo i mirë që është krijuar për Kosovë, ku është nën masa sanksionuese nga BE dhe tensionin mes qeverisë dhe presidencës për tarifat me SHBA.
Ne nga të gjitha anët po dëmtohemi. Kurti po e mban peng Kosovën. Është shqetësuese shumë.
Kosova e ka të domosdoshme që të ketë institucionet e saj fuqiplota dhe të marrin vendime në interes të vendit.
Mosdeklarimi nga partia më e madhe që është në pushtet mbi dëmet që po shkaktohen nga mosgjetja e konsensusit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, është shqetësuese”, tha ai.
Gjatë intervistës, Rafuna pohoi se nuk ka asnjë investim të huaj në Kosovë dhe ky është një fakt se imazhi i vendit është dëmtuar rëndë.
“Ka hezitim për të ardhur investime të huaja në Kosovë. Nuk kemi investime të huaja kualitative.
Nuk kemi fabrika që prodhojnë dhe punësojnë punëtorë. Vendet përreth Kosovës po ecin më shpejt.”, tha ai./ abcnews.al
‘Sulmi i Kurtit ndaj familjes Devolli, i paarsyetuar’/ Rafuna: Në katër vite, asnjë brend ndërkombëtar nuk investoi në Kosovë
Në prag të zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë, kryeministri Kurti ka shtuar retorikën e tij në daljet publike dhe së fundmi nga familjes Devolli i cili zotëron një korporatë me rëndësi të madhe ekonomike në Kosovë. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna u shpreh se sulmi i Kurtit është i paarsyetuar.
Sipas tij, në këto katër vite, asnjë brend ndërkombëtar nuk ka hapur biznes në Kosovë dhe se bizneset nuk janë në garë politike dhe duan të shohin ofertat më të mira për ta.
“ Është fakt që kemi një sulm të ashpër nga Kurti. Jemi të interesuar për të parë ofertat e partive politike sepse biznesi do një siguri për të ditur planin e qeverisë dhe se si mund të ndihmojnë biznesin.
Kemi parë planet e partive e partive, por tek Vetëvendosja nuk kemi pasur mundësine të shohim një plan përvec masave që kanë thënë nëpër tubime. Përpara tre ditësh në Pejë në vendlinje e familjes Devolli, patëm një sulm të paarsyetuar nga Kurti. Këto biznese janë të respektuara dhe punësojnë mbi 15,000 familje. Janë kontribuesit më të mëdhenj në eksportin e mallrave të Kosovës dhe në vend të shpërblehen këto biznese për tatimet e paguara, numrin e madh të të punësuarve nuk është e drejtë të sulmohen. Ky është një mesazh më i keq që mund t’ju përcillet atyre që duan të investojnë në Kosovë.
Kryeministri po harron që të vijë një biznes në Kosovë sepse Kosova po vuan për investime kualitative, shumica e tyre shkon nga Diaspora dhe 70% janë në paluajshmëri. Kosova po vuan në hapjen e fabrikave që së paku punësojnë 100 banorë. Nuk kemi pasur asnjë brand që ka hapur biznes në Kosovë. Korporata Devolli është më e kërkuara në rajon dhe kanë shumë presion që të futen në kontakt nga të tjerët. Janë me dhjetëra ambasadorë që kanë vizituar këtë biznes dhe kjo tregon se sa të respektueshëm janë me ligjin. Kërkesa jonë është që të dëgjojmë ofertat e tyre sepse sektori privat nuk po hyn në zgjedhje, nuk është në konkurencë me partitë dhe janë të hapur të ndjekin ofertat e partive. “ / abcnews.al