Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në Fier, përplasen dy mjete/ Lëndohet një fëmijë, shoferët konfliktohen fizikisht

Rreth orës 14:20, një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë.

Sipas informacioneve të para, nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e tij shendetesore eshte e qendrueshme

Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. / abcnews.al /

Hamas vijon sulmet, të paktën 26 të vrarë në Gaza

Dy persona humbën jetën sot pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në jug të Gazës, të cilët po kërkonin ndihma nga Organizata Humanitare GHF, e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.

Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vrarëve sot në enklavë arrin në 26, katër prej të cilëve kanë humbur jetën në pikat e shpërndarjes së ndihmave, raporton Al Jazeera.

Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e urisë, sipas Munir al-Barsh, drejtues i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza. Me këto humbje, numri i përgjithshëm i viktimave nga uria në Gaza shkon në 266, përfshirë 122 fëmijë.

Sulmet nuk ndalen, pavarësisht se Hamas pranoi armëpushimin, një hap me rëndësi ndërsa situata humanitare në enklavë është kritike dhe civilët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë. / abcnews.al /

Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motomjetin, tre të plagosur

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

/ abcnews.al /

Takimi në Zyrën Ovale/ Presidenti Trump telefonatë 40 minuta me Putin

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, telefonoi menjëherë presidentin rus, Vladimir Putin, pas përfundimit të takimit me Zelenskyn.

Ashtu siç veproi edhe me presidentin ukrainas pas takimit me Putin në Alaskë, Trump zhvilloi një telefonatë 40-minutëshe me homologun e tij rus pasi përfundoi takimin me Zelenskyn.

Sipas mediave shtetërore ruse, Trump informoi Putin për rezultatet e bisedimeve të tij me Volodymyr Zelenskiy. Detajet e telefonatës u zbuluan nga ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov.

“Në këtë telefonatë, Vladimir Putin dhe Donald Trump mbështetën idenë e vazhdimit të bisedimeve të drejtpërdrejta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. U diskutua ideja e rritjes së nivelit të përfaqësuesve në bisedimet për Ukrainën”, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një audio të postuar në kanalin Telegram të Kremlinit.

Në një postim në rrjetin X, Trump konfirmoi se kishte nisur organizimin e këtij takimi.

Një përballje mes Zelenskyt dhe Putin pritet të ndodhë. Presidenti ukrainas ka shprehur gatishmërinë për të takuar udhëheqësin rus, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë datë se kur do të ndodhë.

“Nuk kemi asnjë datë. Sapo konfirmuam pas këtij takimi produktiv me presidentin Trump dhe më pas me të gjithë kolegët dhe partnerët tanë, të cilët konfirmuan se jemi gati për një takim trepalësh. E gjithë kjo tregon se Ukraina nuk do të ndalet kurrë në rrugën drejt paqes dhe ne jemi gati për çdo lloj formati, por në nivelin e udhëheqësve.”, tha Zelensky.

Kremlini ende nuk e ka pranuar publikisht një takim të tillë dhe mbetet për t’u parë nëse Putini, forcat e të cilit kanë përparuar ngadalë në Ukrainën lindore, është i përgatitur të ulet me Zelenskyn apo të tërhiqet. / abcnews.al /

Menaxhimi i mbetjeve urbane/ Lezhë, Bashkia cakton orare për qytetarët dhe bizneset

Bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre. Duke filluar nga kjo verë, bizneset duhet të hedhin mbetjet në intervalin 20:00 – 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00 – 21:00.

 “Eshtë konstatuar se disa nga këto kontejnerë janë plot dhe jashtë orarit të caktuar nga bashkia. Është bërë e mudnur evidentimi se ëkush është shkaktari i ndotjeje.”, tha  Jurgen Marku, Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës.

Sipas bashkisë së Lezhës në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbetje jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh. Për subjektet që nuk respektojnë vendimin ka penalizime.

“Është evidentuar s eëndoyjet e bëjnë subjektet. Shumë nga subjektet janë njoftuar dhe ka pasur edhe subjekte që kanë marrë masa nga policia bashkiake.”

Sipas bashkisë së Shkodrës, problematike mbetet edhe hedhja e inerteve.

“Ndotja është e madhensi nga qytetarët ashtu edhe nga subjektet. Për të bërë të mundur bashkia lezhe për të bërë të mudnru që cilido që ka interte të njoftojë numrin e vënë mnga bashkia Lezhe.”

Ky vendim pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm në standardet e pastërtisë në qytet, duke permirsuar imazhin por edhe duke ndikuar në disiplinimin dhe përgjegjësinë qytetare për një qytet më të pastër. / abcnews.al /

“Trump ka ndryshuar qëndrim, ‘krah’ Ukrainës”, Tafani: Karta e Zelenskyt, mbështetja e Europës

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Endri Tafani komentoi për ‘NewsLine’ takimin mes presidentëve Zelensky dhe Trump. Sytë e botës dje u drejtuan në zyrën ovale, ku sipas Tafanit ishte një hap shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit.

Më tej Tafani shtoi se Trump ka ndryshuar qëndrim lidhur me ‘fajtorin’ e luftës, tanimë Trump është në krah të Ukrainës. Tafani tha se sipas burimeve në takimin në Alaska, Trump kërkoi që të ndërpritej pasi kërkesat e Rusisë ishin maksimaliste.

“Ky takim është në drejtim të zgjidhjes, nuk është bërë për tre vite dhe mund të shihet si diçka pozitive. Ka një ndryshim mes dy takimeve, është mes vetë ndryshimit të Trump. Trump ka qenë në fillim i bindur se fajin për luftën  e kishte Ukraina, dhe në fillim retorika e tij ishte e tillë. Zelensky sipas tij kishte faj dhe ishte një retorikë që e ndihmoi për zgjedhjet, e ndihmoi të vinte në zgjedhje duke vendosur fajin mbi Zelenskyn. Nga ajo kohë e pas filloi të kuptoi që nuk ishte problem tek Zelensky por tek Rusia e cila nuk është e interesuar për paqe. Trump ndryshoi qëndrim.

Pas takimit me Putin u anulua dreka e përbashkët, nuk doli me një deklaratë të përbashkët dhe takimi mbaroi jo siç ishte parashikuar. Kjo tregon  një hatërmbetje dhe tregon se rusët kanë një teori maksimaliste të të bërit politikë. Rusia ka kërkesa absurde. Kjo kërkesë maksimaliste sipas burimeve në takim e kishin mërzitur Trump, sepse dhe ai ka të njëjtën metodologji. Ishte raportuar që kishte mundësi të ndërpritej takimi me Putinin. Nuk është më Trump krah Putinit dhe e ka kuptuar më tepër pozicionin e Ukrainës, dhe Ukraina e ka një mbështetje unanime të Europës. Kjo është një nga kartat që Zelensky luan.” / abcnews.al /

“Takimi Putin Zelensky, në Gjenevë”/ Macron: Duam të shohim dhe liderët europianë në tryezë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar Zvicrën si vendin e takimit mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për mediat franceze, Macron tha se ai po këmbëngul që bisedimet të mbahen në Gjenevë, pasi sheh si avazntazh neutralitetin e Zvicrës dhe theksoi se dëshiron që në tryezë të jenë edhe udhëheqësit europianë.

Presidenti francez u ndal gjithahstu te cështjet territorial, duke thënë se Ukraina do të bëjë lëshimet që I konsideron të drejta dhe të mira. Ai njoftoi gjithashtu nisjen e bisedimeve konkrete me aleatët amerikanë, për të kuptuar se ccfarë do të bëjë secila palë.

Ndërkohë kancelari gjerman Friedrich Merz I konsideroi këto ditë vendimtare për Ukrainën, por shprehu dyshimin e tij nëse Vladimir Putin do të ketë guximin të ulet përballe homologut të tij ukrainas.

Kancelari gjerman komentoi dhe ccështjen e shkëmbimit të territoreve, për të cilin tha se është Ukraina ajo që duhet ta marrë vendimin, nëpërmjet procesit të negociatave.

Nga ana tjetër kryeministri britanik Keir Starmer theksoi ndjesine e unitetit qe pati ne shtepine e bardhe me SHBA dhe Europes. Starmer shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë të ngjashme me nenin 5 të natos. Tashmë ekipet e palëve janë udhëzuar për t’I diskutuar këto garanci.

Një reagim për takimin e Uashingtonit ka ardhur edhe nga Moska zyrtare. Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov tha se Vladimir Putin dhe Donald Trump kanë diskutuar idenë e vazhdimit të bisedimeve të drejtpërdrejta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, por pa përmendur një vendndodhje specifike.

Ushakov tha se Putin dhe Trump folën për 40 minuta pas takimit të presidentit amerikan me Zelenskyn të hënën, dhe biseda ishte e sinqertë dhe shumë konstruktive.

/ abcnews.al /

Përgatitje për takim Zelensky Putin/ Trump telefonon presidentin rus pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për herë të parë që prej fillimit të luftës në Ukrainë, thuajse 4 vjet më parë.

Ky hap I rëndësishëm u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump pas takimit historik ne Shtëpinë e Bardhë mes tij, liderit ukrainas dhe liderëve europiane.

Ne nje postim ne Truth Social Trump tha se ne perfundim te takimit ai telefonoi kreun e Kremlinit per te diskutuar kohen dhe vendin e takimit mes dy liderëve. Pas kësaj mund te pasoje nje takim trepalësh mes Putin, Zelensky dhe Trump.

Nderkohe kreu i shtetit ukrainas i shpreh i gatshëm per t’u takuar me homologun e tij rus dhe me pas te mbahet ne takim trepalësh, nje ide qe ai tha se u propozua nga Kreu i Kremlinit.

Ne Shtëpinë e Bardhë u diskutuan gjithashtu garancite e sigurisë per Ukrainën. Europa do të jetë ajo që do të sigurojë vijën e parë, me përfshirjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Zelensky tha se këto garanci do të diskutohen gjatë 10 ditëve në vijim dhe përfshijnë gjithashtu blerjen e armëve amerikane që Ukraina nuk I ka, me një vlerë 90 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, kur Ukraina të fillojë të eksportojë dronët e saj, Shtetet e Bashkuara do t’I blejnë.

Ndërkohë një nga pikat më të rëndësishme të diskutimeve, çështjet territorial, do të zgjidhen mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas presidentit amerikan Donald Trump, këto diskutime duhet të fillojnë nga vija aktuale e frontit.

Ne bisdime Trump përsëriti se qëllimi i tij është “një paqe afatgjatë”, duke shtuar se arritja e një armëpushimi përpara negociatave të mëtejshme është e panevojshme.

Por ky qëndrim shkaktoi kundërshtim nga udhëheqësit evropianë të cilët theksuan se takimi I ardhshëm nuk mund të mbahet pa një armëpushim.

Ukraina e ka cilësuar të rëndësishëm armëpushimin dhe ka theksuar se negociatat nuk mund të mbahen nëse sulmet në qytetet e saj vazhdojnë të vrasin njerëz.

Edhe teksa po mbaronin bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, Rusia lëshoi 270 dronë dhe 10 raketa në rajonet e Ukrainës, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit.  / abcnews.al /

Zjarret e verës në Vlorë/ Kreu i zjarrfikësve: Të qëllimshme, situata më e rëndë në Dukat

Vlora është një nga zonat më të prekura nga zjarret gjatë verës që përfshinë vendin nga veriu në jug.

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarret përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka me bimësi të dendur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe në disa raste edhe në pronat private të banorëve.

Beteja për të vënë nën kontroll flakët ishte e vështirë prej disa ditësh. Problematika sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Vlorë mbetet zjarrvënia.

Nje tjeter situatë shqetesuese mbeten edhe zjarret në banesa, ku vetem në ditet e fundit janë rregjistruat disa të tilla.

Situata aktualisht mbetet nën monitorim, pasi temperaturat e larta ende favorizojnë përpahjen e flakëve. Ndërkohë autoritetet lokale në Vlorë do të bëjnë edhe një verifikim te demëve te shkaktuara nga zjarret. / abcnews.al /

Zelensky: Takimi në Shtëpinë e Bardhë, hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka përshkruar takimin e tij të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë si një “hap të rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, duke theksuar se diskutimet me liderët evropianë dhe presidentin Donald Trump janë një mundësi e madhe për të arritur një marrëveshje paqeje.

Pas takimit, Zelenskyy ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale ku ka nënvizuar se Ukraina ka marrë angazhime për “garanci sigurie”, edhe pse përmbajtja e këtyre garancive ende është duke u përcaktuar në detaje. Ai shtoi se “nuk ka asnjë dyshim” që Ukraina do të vazhdojë të luftojë për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe se ndihet fuqizuar nga mbështetja që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë.

Bisedimet, të cilat përfshinë përfaqësues të niveleve të larta të administratës amerikane dhe të Bashkimit Evropian, kanë përfshirë diskutime të thella mbi mundësinë e ofrimit të mbështetjeve të reja për Ukrainën, si dhe përkrahjen për të siguruar një marrëveshje të ardhshme paqeje që do të sillte stabilitet afatgjatë.

Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina do të bëjë çdo përpjekje për të realizuar një rrugë paqësore, duke u angazhuar për të ruajtur forcën e brendshme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai ka shprehur besimin e tij se kjo është një mundësi për të arritur një marrëveshje që do të çonte në fundin e luftës dhe në rinisjen e paqes për Ukrainën dhe gjithë rajonin. / abcnews.al /

Zaptimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama: Ra një mur i madh ‘kinez’

Kryeministri Rama ka reagur sërish lidhur me aksionet e pastrimit të hapësirave publike të zëna. Rama ndau pamjet e aksionit për shembjen e një ndërtimi pa leje të cilën e cilësoi si rënien e murit të madh kinez. Më tej Rama vijoi duke thënë se po i hapet rruga Rilindjes Urbane 2.0 për komunitetin e bllokuar pas murit.

Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal.”, shkruan Rama. / abcnbews.al /

Nënë e bir dhunohen nga 6 persona/ Sarandë, policia arreston dy vëllezër, shkak dyshohet parkimi

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën  me sende të forta nënë e bir N. A dhe E. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona. Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë. Ata kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi fillimisht 4 persona, ndërsa pas hetimeve arrestoi në flagrancë dy prej tyre për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”. Ata janë Romeo Laze 45 vjeç dhe Fabion Laze 39 vjeç, persona me precedentë të shumtë penalë. Në maj 2011, vëllezërit Laze janë akuzuar për plagosjen me sende të forta të dy vëllezërve Avdiu. Në tetor 2014, Fabion Laze është arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”. Në dhjetor 2015, Romeo Laze është arrestuar për “dhunë në familje” dhe “dëmtime të tjera me dashje”. Në gusht 2021 Romeo Laze është  arrestuar për  “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në shkurt 2025, Prokuroria e Sarandës sekuestroi 2 pasuri, 2 automjete dhe 1 biznes të Romeo Lazes. Ndërkohë Fabion Laze rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve edhe jashtë shtetit.

/ abcnews.al /

Ukrainasit kundër lëshimit të territorëve/ “Po dhamë Donbasin, nesër Putin kërkon Zaporizhjan”

Lufta në Ukrainë mund të marrë rrjedhë tjetër pas takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij ukrainas, Zelensky.

Lëshimi i territoreve është një pikë e nxehtë edhe për ukrainasit, mirëpo ata kanë shprehur besim te Zelensky.

Kërkesat e Putin janë të papranueshme dhe nuk ka asgjë për të folur. Duhet të përdoret vetëm forca, sepse Rusia nuk kupton asnjë gjuhë tjetër. Takimet dhe bisedimet e tyre janë cirk i pastër. Mendoj se ata i forcuan pozicionet e tyre sepse një diktatori iu lejua të fliste dhe u dëgjua.

Të irrituar nga një luftë që fundi duket po aq afër sa edhe larg, banorët shprehen me bindje se presidenti ukrainas Zelensky nuk do t’i pranojë kushtet, pasi shumë njerëz humbën jetën gjatë luftimeve.

Mendoj se Zelensky nuk do të pranojë kushtet, sepse shumë njerëz vuajtën dhe humbën jetën. A vdiqën ata për asgjë dhe ne do të japim tokë? Por në të njëjtën kohë, është shumë e dhimbshme që njerëzit vazhdojnë të vdesin ndërsa negociojnë në kabinete.

Nga ana tjetër, banorët theksojnë se Putin do të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe për të nuk kanë rëndësi marrëveshjet që nënshkruan, sepse deri më sot nuk ka zbatuar asnjë.

Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën. Çfarë premtimesh? Nëse heqim dorë nga Donbasi, atëherë nesër Rusia do të kërkojë Zaporizhjian dhe Khersonin. Putin nënshkroi shumë dokumente në të kaluarën, por ato nuk kishin absolutisht asnjë kuptim.

Takimi mes dy liderëve, Trump dhe Zelensky, pason samitin që u zhvillua mes presidentit amerikan dhe atij rus në Alaskë.

Pavarësisht përpjekjeve për të arritur një paqe të qëndrueshme, Rusia vijon sulmet e saj, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. / abcnews.al /

Kurti sulmon Kushtetuesen/ “Vendimi për Kuvendin, i padrejtë dhe i padurueshëm”

Edhe njehere ne kundershtim me organet e drejtesise.

Per Albin Kurtin, moszbatimi i vendimeve te gjykatave ne vend, eshte kthyer ne nje norme.

Nje sinjale te qarte per mosdakordesi me vendimin e Gjykates Kushtetetuese e ka dhene edhe kete fillim jave.

Sipas tij, qeveria e Kosoves ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ndersa vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të kesaj gjykate ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.
Me tej, kryeminsitri ne detyre I ka dhene vetes te drejten ta cilesoj vendimin si te pazakonte, te padrejte dhe te padurueshem.

“Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë.”

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe vendimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

“Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”

Pas botimit te plote te vendimit te Gjykates Kushtetuese ne fletoren zyrtare, Kuvendi duhet te mblidhet pas 48 oresh per te votuar me votim te hapur kryeparlamentarin e ri, ndersa kushtetuesja e ka bere te qarte qe nje emer nuk mund te kandidohet me shume se tre here.

Kosova eshte zhytur ne ngerc politik pas zgjedhjeve te 9 shkurtit, pasi VV e Albin Kurtit nuk arriti te siguronte shumicen e votave me nje renie prej gati 10 perqind te mbeshtetjes ne elektorat, duke lene edhe qyetaret e saj pa nje qeveri, qe do te duhet ti perfaqesoj si ne politiken e brendshme, ashtu edhe ne politiken e jashtme. / abcnews.al /

Kërkesat e Ukrainës/ Armëpushim dhe anëtarësim në NATO, por do lëshojë territor

Kievi dhe Moska mund të ulen në tryezën e negociatave nëse takimi mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë shkon mirë. Por të dyja vendet kanë kërkesa të ndryshme për t’I dhënë fund luftës.

Ukraina kërkon para së gjithash një armëpushim. Liderët e vendit kanë përsëritur vazhdimisht se është e pamundur të negociohet një marrëveshje paqeje e qëndrueshme, nëse sulmet ruse vrasin çdo ditë qytetarët ukrainas. Deri më tani ky kusht është mbështetur plotësisht nga aleatët europianë të Kievit.

Në kushte ideale për Ukrainën, një marrëveshje paqeje do t’I kthente asaj të gjithë tokën që Rusia ka pushtuar, ose pjesërisht pushtuar, dhe më pas të aneksuar në mënyrë të paligjshme që nga viti 2014, pra Krimenë dhe katër rajonet jugore dhe lindore të Khersonit, Zaporizhzhjës, Donetskut dhe Luhanskut.

Një kërkesë tjetër e Ukrainës është anëtarësimi në NATO, të cilin Kievi e sheh si garancinë e saj më të mirë kundër një agresioni të ardhshëm rus. Por në vend të kësaj, Ukrainës I kërkohet të pranojë garanci sigurie nga aleatët, detajet e së cilës ende nuk janë përpinuar.

Kjo është një kërkesë që Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht, por Vladimir Putin ka bërë lëshime në takimin e Alaskës me Donald Trump. Një anëtarësim në NATO nuk është I pranueshëm, por garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të aleancës janë pranuar. Ky nen nënkupton se nëse një nga vendet anëtare sulmohet, gjithë aleanca është në luftë.

Kërkesat ruse nuk ndalen këtu. Që nga fillimi I luftës, Putin ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale ukrainase, që e akuzon si naziste. Në vitin 2022 pushtimi I Ukrainës nisi me prerendimin se po bëhej denazifikimi I vendit. Pra me fjalë të tjera, Putin kërkon një qeveri në Kiev që ka një qëndrim pro Moskës.

Disa nga kushtet ruse kanë ndyrshuar ditët e fundit pas takimit të Alaskës. Vladimir Putin ka pranuar që t’I japë fund luftimeve nëse Ukraina heq dorë nga Donetsku dhe nëse kjo ndodh ai është treguar I gatshëm të ngrijë konfliktin në vijën aktuale të frontit dhe të mos sulmojë për të marrë territore të reja.

Dorëzimi I çdo territori është kundërshtuar nga Ukraina, pasi një hap të tillë nuk e lejon kushtetuta e vendit.

Ndërmjetësuesit mes palëve, Shtetet e Bashkuara dhe Europa, duan të shohin fundin e luftës, por teksa Donald Trump I ka kërkuar Kievit të pranojë lëshimin e territoreve, Brukseli zyrtar ka thënë se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial I Ukrainës. / abcnews.al /

Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri/ INSTAT: Kryesojnë kosovarët, italianët dhe polakët

Shqipëria ka pritur më shumë turistë gjatë këtij viti të cilët kanë qëndruar më gjatë .

Shtetasit nga Kosova  edhe përgjatë këtij viti kanë vijuar të mbajnë peshën kryesore të turistëve të huaj.Risi gjatë këtij viti është fakti që ka pasur një shtim të ndjeshëm të numrit të turistëve evropianë të cilët kryesohen nga ata italianë .Sipas të dhënave të Instat në Qershor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova duke  zënë 19 % të totalit ,nga  Italia 13 % dhe Polonia 10 %. Gjermania dhe Franca kontribuan përkatësisht me 8 % dhe 6 % të vizitorëve, ndërsa 44 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës

Sipas të dhënave të Instat  turizmi ka shënuar një rritje të vizitorëve dhe të net qëndrimeve në strukturat akomoduese gjatë muajit Qershor.

Nga të dhënat konfirmohet që netëqëndrimet u rritën mbi 38%  çka konfirmon se  turistët kanë qëndruar më gjatë në vend ku kanë eksploruar jo vetëm plazhet por edhe vendet historike dhe kulturore.

Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare  me mbi 42,4 % dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme

Deri në fund të muajit qershor  shifrat zyrtare tregojnë se në vend erdhën 4.7 milionë të huaj, ose 4,8% më shumë se vjet. / abcnews.al /

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës/ Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

Zëvendës kryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e infrastrukturës po inspekton punimet në ndërtimin e hekurudhës.

Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia e saj do të jetë se do krijoj lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit.

Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero që do të jetë komerciale dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare.

Në aeroport do të jetë një nyje e rëndësishme hekurudhore për të gjithë udhëtarët, ndërsa stacioni i Epokës do të jetë në qytetin e Durrësit. / abcnews.al /

Rekord pagesash në euro/ Turistët dhe emigrantët shtuan monedhën europiane

Qarkullimi i euros në vendin tonë ka regjistruar shifra rekord përgjatë  këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  vetëm në korrik janë kryer trasaksione në vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë  përgjatë këtij viti.Ndërsa në numër janë realizuar mbi 36 mijë të tilla.Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë vërehet se eurot që përdoren në ekonominë shqiptare kanë qenë më të shumta.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore gjatë periudhës janar-korrik në vend  trasaksionet në monedhën europiane  në sistemin  AIPS arritën në 3.4 miliardë euro ose 22 % më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto të dhëna konfirmojnë sasisë së lartë të eurove që qarkullojnë  në ekonominë shqiptare duke bërë që monedha europiane  të qëndrojë në kufijtë e 97 lekëve.Nëse vërejmë të dhënat e kursit të këmbimit  euro është dobësuar përballë lekut me rreth 1 pikë  pasi në fillim të muajit korrik këmbehej me mbi 98 lekë.

zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me turizmin pasi korriku shënon pikun  e ardhjes së turistëve, remitancat që sjellin emigrantët  por edhe me investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit ndërsa parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. / abcnews.al /

❌