Me kĂ«rkesĂ« tĂ« SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerĂ« mbi 9.3 milion euro, nĂ« emĂ«r tĂ« kompanisĂ« âAlbania Tabak Fabrika e Re e Cigareveâ sh.p.k., tĂ« dyshuara si pĂ«rfitim nga kontrabanda nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« grupi kriminal.
GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë.
Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro.
Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, gazetarja Klodiana Lala, raportoi se këto aksione dhe pasuritë janë të lidhura me shtetasin me iniciale E.A.
Njoftimi i SPAK
Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal
Prokuroria Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar TiranĂ«, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, pĂ«r veprat penale tĂ« âKontrabanda me mallra pĂ«r tĂ« cilat paguhet akcizĂ« ose me pezullim tĂ« plotĂ« apo tĂ« pjesshĂ«m nga detyrimet doganore ose tĂ« akcizĂ«sâ, e kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit âGrupi i strukturuar kriminalâ, si dhe âKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminalâ, tĂ« parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, si dhe âKontrabanda nga punonjĂ«s qĂ« lidhen me veprimtarinĂ« doganoreâ, e kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal dhe âGrupi i strukturuar kriminalâ, si dhe âKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminalâ, tĂ« parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 tĂ« Kodit Penal, si dhe vepra penale âShpĂ«rdorimi i detyrĂ«sâ, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 473 datë 28.07.2025 ka vendosur:
a) Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
b) Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme, si më poshtë vijon:
I. Pasuri nĂ« emĂ«r tĂ« âAlbania Tabak Fabrika e Re e Cigareveâ sh.p.k. (NIPT J87824603F):
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
II. Apartamente banimi:
10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
III. Parkime:
17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8
IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:
20. VilĂ« e tipit Rose nr. 151 me pĂ«rbĂ«rje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelĂ« ndĂ«rtimi 818 m2 dhe sip ndĂ«rtimi 386 m2, e cila ndodhet nĂ« kompleksin rezidencial âRolling Hillsâ Mullet, TiranĂ«.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Sqarim: Ădo person prezumohet i pafajshĂ«m deri sa nuk vĂ«rtetohet fajĂ«sia e tij me vendim gjyqĂ«sor tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.
The post Aksioni nĂ« kompaninĂ« âAlbania Tabak Fabrika e re e Cigareveâ, sekuestrohen 21 pasuri me vlerĂ« mbi 9.3 milion euro appeared first on Albeu.com.