Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Shqipëria, destinacion magjepsës”/ Mediat spanjolle: Vijë bregdetare me bukuri që rivalizojnë Greqinë dhe Italinë

Vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.

Turistët çdo vit  kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është kthyer në një  nga  vendet  kryesore për tu vizituar.

Kështu shkruan  e përditshmja spanjolle “Super Deporte” për vendin tonë.

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse.  “Super Deporte” e përshkruan si një destinacion magjepës të pazbuluar më parë.

Me bregdetin e Adriatikut dhe Jonit që  sipas medias spanjolle rivalizojnë plazhet e Greqisë dhe Italisë dhe me  histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane.

Qytete si Butrinti, një vend i trashgimisë botërore të UNESCO-s shkruan “super deporte”  u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit.  Nga malet te liqenet piktoreske, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë.

Media spanolle  shkruan  për kuzhinë të pasur  e  çmime të përballueshme   dhe vlerëson mikpritjen e vendasve  si një nga  aspektet e paharrueshme të vizitës në Shqipëri.

Bayern tregon forcën/ Bavarezët duken në formë përpara nisjes së sezonit të ri

Deri në ditën e fundit të tregut të transferimeve mund të ndodhë gjithçka. Surprizat nuk përjashtohen, por për Bayern Munich merkato mund të quhet e mbyllur.

Transferimi i Jonathan Tah si lojtar i lirë, ai i të riut Tom Bischof për vetëm 300 mijë euro dhe blerja e Luis Diaz për 70 milion euro nga Liverpool kanë plotësuar skuadrën e Vincent Kompany për sezonin e ri që nis me finalën e Superkupës kundër Stuttgart më 16 gusht.

Si gjithmonë, bavarezët janë favoritë absolutë për titullin kampion në Gjermani, ndërsa objektiv është rikthimi te triumfi në Europë.

Një sinjal për këtë Bayern Munich e dha në miqësoren e fundit, të fituar 4-0 kundër Totenham.

Përveç Harry Kane dhe Kingsley Coman, rrugën e rrjetës gjetën edhe dy lojtarë të rinj si Karl dhe Asare.

Përtej rezultatit, ajo që ra në sy ishte dominimi total i kampionëve gjermanë, ndërsa edhe Luis Diaz duket se ka hyrë shpejt në mekanizmat e skuadrës.

Sulmuesi meksikan e tregoi këtë edhe në ndeshjen e parë me Bayern në miqësoren kundër Lion gjithashtu të fituar me rezultatin 2-1.

Përpara debutimit në sezonin e ri të Bundesligës në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe më 22 gusht në Bundesligë kundër Leipzieg, bavarezët do të zhvillojnë edhe një test të fundit në miqësoren kundër Grasshopers.

 

Barcelona, sezoni nis me “halle”/ Tetë lojtarë nuk janë regjistruar ende për kampionatin

Nga jashtë duket se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Barcelona u kthye nga turneu i suksesshëm veror në Azi, ndërsa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të La Liga në kompleksin e saj sportiv.

Por kur mbeten vetëm pak ditë nga ndeshja e parë në kampionat kundër Mallorca më 16 gusht, mediat spanjolle nxjerrin në dritë problemet emergjente që klubi blaugrana duhet të zgjidhë.

Dhe bëhet fjalë për probleme të mëdha, siç është regjistrimi i të gjithë futbollistëve për sezonin e ardhshëm, përfshirë transferimet e verës, Marcus Rashford, Rony dhe Joan Garcia.

Po ashtu, duhet marrë një vendim edhe për Ter Stegen, me portierin dhe kapitenin në një konflikt të hapur me klubin gjatë javëve të fundit.

Të gjitha këto lidhen me problemet financiare që shoqërojnë Barcelonën. Gjatë vitit të fundit ato janë përmirësuar, por jo mjaftueshëm, ndërsa trajneri Hansi Flick ende nuk është I sigurt se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion për ndeshjen e parë në La Liga.

Trajnerit gjerman i është shtuar edhe një problem tjetër. Robert Leëandoëski është dëmtuar në seancën e parë stërvitore në shtëpi dhe është e sigurtë që do të mungojë në transfertën kundër Mallorca.

Ndërkohë, një tjetër çështje pa zgjidhje ka të bëjë me stadiumin “Camp Nou”. Rikonstruksioni i impiantit ka kaluar afatet. Ai ishte parashikuar të inagurohej më 10 gusht, por në të vërtetë do të hapet vetëm për ndeshjen e dytë të kampionatit dhe me një kapacitet të reduktuar në vetëm 30 mijë tifozë.

Në këtë mënyrë, atmosfera që rrethon kampionët spanjollë në prag të sezonit të ri nuk është aq “rozë” sa duket nga jashtë. / abcnews.al /

Rijetëzimi i “Shën Prokopit”/ Drejt fundit restaurimi i Kishës Ortodokse te liqeni artificial

Besimtarët ortodoksë të kryeqytetit do të kenë shumë shpejt objektin e kultit më të vecantë për të kryer ritualetyb e besimit tyre. Bëhet fjalë për kishën e shën prokopit, e cila do të hapë dyert për të pritur besimtarët, pasi punimet për rindërtimin e saj janë drejt përfundimit. Kjo kishëe ka origjinën rreth dy shekuj më parë dhe mban emrin e shenjtorit mbrojtës të kryeqytetit.

Kisha e re, e rindërtuar ka ruajtur stilin e vjetër bizantin, sipas standardeve ortodokse.

“Ketu jemi ne pjesen e narteksit, është paradhoma nëse e quajmë kështu, para se të hyjmë në pjesën qëndrore. Këtu jemi në pjesën qëndrore. Do te vendosen ikonostaset.”, tha Grigor Pelushi.

Ky objekt kulti ka një rëndësi të veçantë për komunitetin ortodoks të Tiranës.

“Është një bekim shumë i madh për besimtarët e Tiranës. Janë të shumtë njërezit që njoh të paktën këtu në tiranë që janë shumë të lidhur me kishën e Shën Prokopit. Kur vizitoj vends që i rezistuaj shkatërrimit shikoj aty familje që kanë ndërtuar një kishë të tyre. Marrëdhënia me zotin është shumë intime.”

Kisha e Shën Prtokopit u ndërtua fillimisht në vitin 1780 aty ku ndodhet sot oboori i Presidencws. Në vitet ‘30, ajo u zhvendos nga italianët, si pjesë e planit urbanistik për zgjerimin e kryeqytetit dhe u rindërtua në truallin ku ndodhet sot tek parku i liqenit artificial. Në vitin 1967 edhe kisha e Shën Prokopit pati fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit në vend. Regjimi i kohës shkatërroi kishën simbol të ortodoksëve.

“E prishën kupolën dhe e shndërruan në një godinë tipike të stilit sovjetik, u kthye ne restorant, “restorant liqeni” quhej, por ishte kisha.”

Ajo që kishte mbetur nga gjurmët e kishës, iu rikthye funksionit të saj të vendit të shenjtë të lutjeve pas viteve ‘90. At Grigor Pelushi kujton me emocion se rindërtimi i kësaj kishe është një ëndërr e përmbushur e kryepeshkopit Anastas.

“Me përfundimin e ndertimit të katedrales, një brengë shumë e madhe e kryepeshkopit ishte pikerisht kjo kishë. E desh zoti që ai ishte i pari që vuri atë gurin e themelit. Një moment prekës, shumë mallëngjyes, pashë kryepeshkopin shumë të gëzuar, ndoshta në ato momente të vecanta të tij.”

Kisha ndodhet në një pozicion strategjik për besimtarët ortodoksë, por edhe vizitorët e kryqytetit, e vendosur tek kodrat e liqenit artificial, në një zonë mjaft të frekuentuar,

“Do të jetë e hapur si një tempull, si çdo tempull ortodoks.” / abcnews.al /

Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin/ Tiranë, policia zbardh ngjarjen. Në pranga 3 persona, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të premtes të Renato Cadrës.

Në pranga kanë rënë Bekim Nikolli, Alfred Lleshi për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje e armëve”. Ndërsa Ibrahim Kupa është arrestuar për mos kallëzim krimi.

Sipas hetimeve Bekim Nikolli 47-vjec Alfred Lleshi 42 vjeç si dhe miku I tyre I cili është shpallur në kërkim, kanë pasur një konflikt me 27-vjeçarin, Renato Cadra. Gjatë këtij sherri në zonën e Treshit, I pranishëm ka qënë edhe I arrestuari Ibrahim Kupa. Fillimisht të personat janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta ndërsa më pas dyshohet se një prej të arrestuarve, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë 27-vjecarin.
Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i demtuar lehtë me sende të forta, shtetasi Gentian Shima., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e Renato Cadrës.

Pas krimit autorët janë larguar me një audi, ndërsa pas arrestimit policia ka mundur të sekuestrojë edhe armën e krimit

Infermierja e Velipojës/ 30 vite në shërbim të banorëve, me bluzën e bardhë dhe përkushtimin

Në Velipojë  të gjithë ata që I drejtohen qendrës shëndetësore e njohin Vjollca Vocaj. Prej më shumë se 30 vitesh  është në shërbim  të  të  sëmurëve atje ku kanë nevojë.

Çdo verë infermierja është mbështetja e qindra pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por këtë vit  për të gjithçka është më e vështirë. Është sezoni i parë pa bashkëshortin, Fredi Vocaj, shofer autoambulance prej rreth 40 vite.  Ai humbi jetën në  krye të detyrës.

Vjollca  thotë se e  vazhdon punën  duke e konsideruar shërbimin ndaj pacientëve si një amanet që nuk do ta lërë përgjysmë. / abcnews.al /

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, një viktimë

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e Kerateas, në periferinë juglindore të Athinës, Kryeyqytetit Grek.

Flakët shpërthyen rreth orës 14:00 me orën lokale të Greqisë të premten, në zonën Manoutso, dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta deri në 80 km/h.  Banorët në të paktën 7 zona të ndryshme janë evaukuar deri më tani nga Shtëpitë e tyre.

Më shumë se 200 forca zjarrfikëse të mbështetur nga 11 avionë për shuarjen e flakëve dhe shtatë helikopterë janë në garë me flaket por gjithashtu edhe me kohën.  Në betejën kundër flakëve, Greqinë po e ndihmojnë edhe forcat zjarrfikëvse të ardhura nga Çekia dhe Rumania me mjetet e tyre.Mediat Greke raporuan se situata e zjarreve është vënë nën kontroll disi këtë të shtunë, megjithatë erërat e forta kërcënojnë përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të mëdha duke përfshirë zonat e banuara.

Përtej zjarrëve në rrethinat e Athinës, flakët kanë përfshirë edhe rajonin e Olimpias së lashtë në jugperëndim të Greqisë duke rrezikuar disa site historike si  Greqia dhe vendet e tjera mesdhetare ndodhen në një zonë të quajtur “vatra e zjarreve ” nga shkencëtarët, pasi përgjatët stinës së verës për shkak të thatësirës ekstreme në vitet e fundit janë rregjistruar me qindra zjarre katastrofike.

Situata me flakët është bërë më e rëndë përgjatë viteve të fundit për shkak edhe të ndryshimeve klimatike.

Rusia sulmon bazën e naftës SOCAR në Odesa të Ukrainës

Forcat e Armatosura Ruse sulmuan depon e naftës të Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR) në rajonin e Odesës me dronë të tipit Shahed. Si rezultat i sulmit, shpërtheu një zjarr dhe u dëmtua një tubacion i karburantit dizel, thanë burime në agjencitë e zbatimit të ligjit për RBC-Ukrainë.

Sipas burimeve, zjarri u shua shpejt. Katër punonjës morën lëndime të rënda dhe iu ofrua kujdes mjekësor emergjent. Shkalla e dëmit po përcaktohet aktualisht. Puna urgjente e restaurimit është duke u zhvilluar.

Burimet vërejnë se të dhënat zyrtare të hetimit nuk janë publikuar ende, megjithatë, trajektorja e pesë dronëve të drejtuar tregon qartë se depoja e naftës ishte objektivi kryesor i sulmit. Më herët, Zyra e Prokurorit Rajonal të Odesës raportoi shkatërrimin e pjesshëm të një stacioni pompimi dhe dëmtimin e objekteve në njërën prej ndërmarrjeve.

 

Kakavijë, 83 mijë persona kanë lëvizuar në kufi gjatë muajit gusht

Kjo fundjave ka regjistruar sërish fluks lëvizje në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijes.

Sipas Policisë Kufitare gjatë 24 orëve të fundit në
Kakavijë janë përpunuar 10 256 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6738 në hyrje dhe 3518 në dalje, si dhe 3645 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2396 në hyrje dhe 1249 në dalje.

Nga nga data 1–8 gusht në Kakavije rezultojnë 83 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë e kanë dalë nga territori shqiptar, si dhe rreth 25 mijë mjete në hyrje-daljet e Shqipërisë.Pala shqiptare punon me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje. Gjithashtu edhe pala greke punon me numër të shtuar sportelesh.

Flakët në Finiq, nën kontroll/ Vijojnë operacionet në Mirditë, në dispozicion avioni ‘Canadair’ dhe helikopter

Finiq– Flakët në fshatin Livinë janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen  nga ajri me helikopterin Black Haëk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

Mirditë – Operacionet për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

/ abcnews.al /

Shumë NBA në “Eurobasket”/ Yjet e basketbollit amerikan në finalet e Kampionatit Europian

Duket si NBA, por është Kampionati Europian i basketbollit për meshkuj. Janë 32 basketbollistë, pjesë e kampionatit amerikan, që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre për finalet e turneut që do të nisin më 27 gusht dhe do të zhvillohen të shpërndara në katër shtete Poloni, Finlandë, Qipro dhe Letoni.

Mes tyre janë disa prej yjeve më të mëdhenj të NBA, si Nikola Jokiç, Luka Donçiç, Janis Antentokoumpo, Jonas Valanciunas, Kristaps Porzingis, Denis Shroder apo Lauri Markanen.

Sa I përket kombëtareve me më shumë basketbollistë që luajnë në NBA, në krye të listës qëndron Franca.

Francezët kanë 6 lojtarë të kampionatit më të fortë, por mungon më i rëndësishmi, Viktor Uembanijama, me yllin e San Antonio që vijon rikuperimin pas një dëmtimi të rëndë.

Në vendin e dytë qëndron Serbia.

Pesë basketbollistë, përfshirë kapitenin e Denver, Nikola Jokiç do të luajnë për skuadrën e tyre në finalet e kampionatit europian.

Por të gjithë sytë janë drejtuar nga Luka Donçiç. Ylli i Lakers prezantohet në skenën e madhe të basketbollit amerikan pas kontratës rekord me skuadrën nga Los Angeles, por edhe me një fizik ndryshe, pas kilogramëve të shumtë të hequr siç duket edhe në videot që qarkullojnë në rrjet nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë.

/ abcnews.al /

Fluks në PKK të Kapshticës/ Pala shqiptare punon me 6 sportele dhe me procedura të përshpejtuara

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Dhjetra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë doganë.

Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar.

Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, ka bërë që të krijohet fluks në këtë doganë.

/ abcnews.al /

 

Ndizet sfida për “Topin e artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

Pas publikimit të 30 kandidatëve për “Topin e Artë” nga “France Football” është ndezur përpara kohe gara mediatike për të përcaktuar favoritët kryesorë për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.

Megjithëse në listën e zgjeruar bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm tre prej tyre do të shkojnë si finalistë në Paris për mbrëmjen gala më 22 shtator.

Sa I përket parashikimeve, në krye të listës qëndron Ousmane Dembele.

Sulmuesi I rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori.

Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit të fundit kampion në La Liga.

Një vend mes tre finalistëve pritet të ketë edhe Mohamed Salah, si golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Premier League dhe kampion me Liverpool.

Një garë e fortë dyshe do të jetë ajo e trofeut “Kopa” për lojtarin më të mirë U21.

Lamine Yamal është pretendent edhe në këtë kategori, por ka rivalitetin e fortë të talentit të Paris SG, Desire Doue.

Sa I përket garës për “Trajnerin më të Mirë”, Luis Enrique i Paris SG duket se nuk ka rivalë mes kandidatëve të tjerë që janë Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.

Të gjitha këto janë parashikime, ndrësa gjithçka do të zbulohet më 22 shtator në ceremoninë e Parisit.

 

Përplasen tre mjete/ Vlorë, plagosen dy të mitur në makinën me targa italiane

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën që të çon në Zvërnec të Vlorës mëngjesin e sotëm.

Tre automjetete jaën përplasur me njëri tjetrit.

Si pasojë  e  përplasjes janë plagosur dy  fëmijë që ndodheshin në mjetin me targa italiane. Të miturit  janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku ndodhen në mbikqyrjen e mjekëve.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. / abcnews.al /

Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier/ Drejtori Proda i akordon inspektorit certifikatën për shërbime të dalluara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vlerëson dhe falënderon Inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe detyrës, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.

Për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara!

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.

Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit.”

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master. / abcnews.al /

‘Avash se na shtype’, sherri në Fier me 2 të plagosur/ Si u konfliktuan të rinjtë te vijat e bardha

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri mes të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Burime për komisariatin e policisë së Fierit bëjnë me dije se shkak për sherrin mes të rinjve ka qenë shpejtësia e mjetit që u preu rrugën vëllezërve Seitaj.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ teksa vëllezërit Seitaj po kalonin në vijat e bardha ku një automjet tjetër me drejtues Albion Majacin u preu rrugën me shpejtësi. Të revoltuar vëllezërit Seitaj i drejtohen me shprehjen ‘Avash se na shtype’, gjë e cila shqetësoi Majacin. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan me fjalë e më pas konflikti degradoi deri në përdorimin e mjetëve prerëse. Poseduesi i thikës ishte vëllai i Loni Seitajt, i cili u arrestua nga blutë e Fierit. Ndërkohë dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, konkretisht Seitaj me plagë në dorë dhe Majaci në bark.

Policia dhe grupi hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ abcnews.al /

Kultivoi 110 bimë të dyshuara kanabis/ Thumanë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florjan Kalia, 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. / abcnews.al /

❌