Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Guardiola, suksesi te paratë/ Tekniku spanjoll ka shpenzuar më shumë se 2 miliard euro në merkato

Paratë nuk të japin sigurinë e triumfit, por sigurisht janë një mjet për ta bërë rrugën më të lehtë drejt fitores.

Konfimimi për këtë vjen nga Pep Guardiola. Spanjolli është me të vërtetë një nga trajnerët më fitues, por edhe ai që ka shpenzuar më shumë për të patur në dispozicion lojtarët më të mirë.

Në pankinat e disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, si Barcelona, Bajern Mynih dhe prej kohësh te Manchester City, klubet kanë investuar në merkato 2.1 miliard euro, në mënyrë që tekniku spanjoll të kishte në skuadër lojtarët e preferuar prej tij.

Rekordet e Guardiola nisën në vitin 2009 me transferimin e Ibrahimovic për 70 milion euro, vijuan te Bajern me lojtarë si Vidal apo Mario Goetze ndërsa vijojnë tani te City. Por transferimi më i shtrenjtë te skuadra e angleze, rezultoi edhe dështimi më i madh siç ishte ai I Jack Grealish për 117 milion euro në vitin 2021.

Ata që ndjekin Pep Guardiola në listën e trajnerëve më dorëlëshuar kanë një diferencë të madhe dhe sigurisht nuk janë fitues sa spanjolli.

Vendin e dytë e mban Diego Pablo Simeone, që ka shpenzuar në karrierën e tij, pjesën më të madh të kaluar te Atletico Madrid 1.3 miliard euro. Blerja rekord e “Cholo” edhe ajo një fiasco e madhe ishte transferimi I Joao Felix nga Benfica për 127 milion euro.

Në të njëjtin nivel, podiumi plotësohet me Masimilliano Allegri dhe Thomas Tuchel.

Që nga viti 2028 kur debutoi me Kaljarin në Serie A, më pas me Milan, duke vijuar te Juventus dhe sërish tani te Milan, klubet kanë shpenzuar për teknikun italin 1.2 miliard euro. Për të blerja rekord ishte në kohën e Juventus, që transferoi Cristiano Ronaldo në një operacion që I kushtoi “Zonjës” 117 milion euro. Por deri tani këto shpenzime i kanë shërbyer Alegrit vetëm për trofe në Itali, ndërsa nuk e ka fituiar asnjëherë Champions.

Tomas Tuschel ndan vendin e tretë me Allegi me 1 miliard e 190 milion euro, por ndryshe nga kolegu i tij italian, ai e ka fituar Champions.

Transferimi rekord i trajnerit gjerman ishte ai I Kilian Mbappe për 180 milion euro në kohën që drejtonte Paris SG.

 

Plagosi me thikë bashkëjetuesen/ Tiranë, pranga 41-vjeçarit

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. / abcnews.al /

Derbi më “i afërt” në botë/ Paris SG dhe Paris FC i kanë stadiumet e tyre vetëm 190 metra larg

“Claude Ferrer” është një rrugë modeste në Paris, që I kushtohet shkrimtarit dhe akadamekut francez të shekullit të 19-të. Po ashtu ishte e njohur për parizienët, pasi kalon poshte tribunës veriore të stadiumit “Parc De Prince”, impianti I Paris Sent Zhërmen.

Por duke nisur nga ky sezon i Ligës 1 franceze do të bëhet e njohur nga të gjithë, pasi kjo rrugë do kthehet në kufirin që do të ndajë derbin më të afërt në historinë e futbollit.

Bëhet fjalë për sfidën mes Paris Sent Zhërmen dhe Paris FC, skuadër kjo që për herë të parë do të luajë në kampionatin elitar të futbollit francez.

Klubi në pronësi të Bernard Arnault, një prej njerëzve më të pasur të botës, zotërues i shtëpive të famshme të modës si “Louis Vuitton”, “Dior” apo “Givenchy”, po bën gati stadiumin e ri që ndodhet vetëm 190 metra larg atij të rivalëve parizienë.

Në këtë mënyrë, derbi I Parisit hyn në histori si ai I transfertës më të shkurtër, pasi skuadrave iu duhen vetëm pak hapa për të vizituar stadiumet respektivë.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave është në program më 4 janar, ku pritës në “Parc de Prince” do të jetë Paris Sent Zhërmen.

 

Stërvitja ushtarake në Letoni/ NATO: Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas

“Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas”, kështu ka deklaruar Aleanca Euroatlantike NATO në një postim në rrjetet sociale teksa ndanë pamje nga stërvitja e forcave ushtarake.

Ndër të tjera, NATO shkruan se inxhinierë ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia dhe Spanja po stërviten për të përmirësuar aftësitë e tyre në hapjen me eksplozivë, ndërtimin e pengesave dhe pastrimin e minave.

Stërvitja po realizohet në Letoni ku pjesëmarrëse është edhe vendi ynë. Deklarata e NATO-s nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar kërcënimet moderne dhe për të garantuar sigurinë e trupave dhe civilëve në zonat e konfliktit. / abcnews.al /

“Ukraina të pranojë marrëveshjen”/ Trump: Zelensky nuk ka zgjidhje tjetër

Pas takimit me Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump foli në një intervistë për Fox News, duke i bërë thirrje Ukrainës që të bëjë një marrëveshje.

Kreu i shtëpisë së bardhë tha se Kievi duhet të bjerë dakord, pasi Rusia, është një fuqi më e madhe.

“Duhet të bëni një marrëveshje. Rusia është një fuqi shumë e madhe, dhe Ukraina nuk është. Ukraina duhet të bjerë dakord, Presidenti Zelenskyy duhet të bjerë dakord. Tani është me të vërtetë në dorë të Presidentit Zelensky ta përfundojë”

Më tej Trump theksoi se kjo është një luftë e tmerrshme, ku të dyja palët po humbasin shumë. Ai theksoi se nëse konflikti përfundon, kjo do të jetë një arritje e madhe për palët.

Presidenti amerikan tha per Fox News se u ngrit edhe mundësia që Ukraina t’i lëshojë territore Rusisë dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sipas tij, këto janë pika që u negociuan dhe për të cilat kryesisht u ra dakord. Trump e cilësoi takimin e Putin të nrgohtë.

Ndërkohë sipas medias ameirkane Axios, Trump i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai nuk preferon thjesht një armëpushim, por një fund të luftës.

Trump mësohet t’u ketë thënë Zelenskyt dhe liderëve europianë se një marrëveshje e shpejtë paqeje është më mirë se armëpushimi.

 

Në ndjekje te Barcelona/ Skuadra “blaugrana” është favorite edhe në sezonin e ri në La Liga

Sezon i ri, por pretendentë të vjetër. La Liga ngre siparin e edicionit 2025/2026, ndërsa në vijën e parë të nisjes si favoritë janë si gjithmonë tre emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll: Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Edhe radha është kjo e përmendur më lart, me parashikimet që shohin sërish skuadrën “blaugrana” kandidanten kryesore për të ngritur trofeun e titullit kampion.

Pavarësisht problemeve financiare që shoqërojnë klubin prej vitesh tashmë dhe regjistrimin në ditën e fundit të disa prej futbollistëve, kompanitë e basteve dhe ato të statistikave, i japin Barcelonës kuotat më të larta në këtë edicion të La Liga.

Me Lamine Yamal si yllin e skuadrës, por edhe me grupin e lojtarëve të tjerë kampionë të sezonit të shkuar, Hansi Flick ka një ekip shumë kompetitiv, të forcuar edhe me transferimet e Markus Rashford, apo portierin Joan Garcia.

Si gjithmonë rivalët e mëdhenj të Barcelonës do të jenë dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletiko.

“Los Blancos” vazhdojnë revolucionin, ndërsa projekti i udhëhequr nga Xabi Alonso me transferimin e talenteve të reja si Hujsen, Garcia apo i fundit Mastantuono nuk bindin parashikimet, që I japin Real pak më shumë se 32.1% shanse për të fituar titullin kampion.

Thuajse I njëjti diskutim vlen për Atletico Madrid.

Skuadra e Diego Pablo Simeone mbyll podiumin e favoritëve me vetëm 11.7% mundësi për triumf në këtë sezon të La Liga.

 

Detaje nga vrasja e 14 vjeçarit/ Autori xhiroi gomat përpara lokalit, viktima u vetëmbrojt me karrige por…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit nga një bashkëmoshatar i tij. Pas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga kamerat, policia ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar.   Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.

Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit të cilat ndihmuan në zbardhjen e ngjarjes.

Për vrasjen e të miturit u vunë në pranga 8 persona, mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.

/ abcnews.al /

Liverpool, nisje kampionësh/ “The Reds” mundën 4-2 Bournemouth në sfidën e parë të Premier

Liverpul i ka bërë një nisje prej kampioni Premier Ligës. Në ndeshjen që hapi sezonin e ri të kampionatit anglez, skuadra e kuqe vuajti, por në fund fitoi 4-2 kundër Burnmuth.

Ashtu sic pritej, të ndihmuar edhe nga atmosfera spektakolare në tribunat e “Anfilld”, Liverpul mori menjëherë kontrollin e topit. Në një sfidë me ritëm të cmendur, rastet nuk munguan, por rezultati do të shbllokohej vetëm në minutën e 37-të.

Pas golit në finalen e Superkupës, Ekitike shënoi golin e parë për Liverpul në Premier League, duke vendosur fatin e pjesës së parë.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, të zotët e shtëpisë dyfishuan shpejt shifrat me golin e Gakpo në minutën e 49-të.

Por Burnemuth rihapi garën në minutën e 64-rt me Semenjo.

Ky i fundit do të jepte një tjetër goditje të rëndë për vendasit kur në të 77-ën do të barazonte shifrat me realizimin e dytë personal.

Gjithsesi, shpresat e miqve për një rezultat pozitiv do të shuheshin vetëm dy minuta nga fundi. Federiko Kieza ktheu sërish në epërsi “The Reds”, ndërsa në shtesë Salah do të vuloste me golin e katërt fitoren e Liverpul që i dërgon një mesazh të gjithë rivalëve se nuk do ta dorëzojë me lehtësi titullin kampion. / abcnews.al /

ANALIZA/ Putin, ‘fituesi suprem’ i takimit në Alaska

Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë si fituesi i qartë nga samiti me presidentin amerikan Donald Trump, i mbajtur në Alaska. Për Putinin, ky ishte një moment i artë në skenën globale  një ditë në qendër të vëmendjes botërore, trajtim si i barabartë me udhëheqësin e një superfuqie dhe një pritje me tapet të kuq. Më e rëndësishmja për të: nuk pati asnjë detyrim për të pranuar një armëpushim në Ukrainë.

Ai kthehet në Moskë me një fitore propagandistike të madhe në duar. Mediat shtetërore ruse, të cilat janë plotësisht nën kontrollin e tij, do të shfrytëzojnë pamjet e takimit për javë me radhë, përfshirë imazhin e bujshëm ku Putin shihet duke qeshur në pjesën e pasme të makinës presidenciale amerikane “Cadillac One”.

Trump, humbësi i takimit

Presidenti amerikan Donald Trump, sipas analizave të shumta ndërkombëtare, nuk arriti të përfitojë asgjë të prekshme nga ky takim. Ai vetë u shpreh se “nuk do të ishte i kënaqur nëse Rusia nuk do të pranonte një armëpushim”, por nuk arriti të sigurojë ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, Putin shmangu për të disatën herë presionin e sanksioneve të reja që mund të kishin goditur rëndë ekonominë ruse, veçanërisht industrinë e naftës.

Për Trump-in, momentet e lavdisë në televizion dhe vëmendja botërore duken të kenë qenë qëllimi kryesor i samitit, më shumë se arritja e ndonjë zgjidhjeje konkrete për luftën në Ukrainë.

Ukrainasit: të injoruar dhe të tradhtuar

Pala ukrainase, e cila nuk ishte e ftuar në samit, e ka përjetuar takimin me indinjatë të thellë. Rrjetet sociale në Ukrainë u mbushën me zemërim pas publikimit të imazheve nga Alaska.

“Njeriu që pushton territore, shkatërron qytete të tëra, vret, përdhunon, rrëmben dhe torturon, merr një pritje me tapet të kuq,” ishte një nga komentet më të shpërndara në rrjet.

Artisti i njohur ukrainas, Nikita Titov, publikoi një imazh simbolik ku simboli komunist i çekanit dhe drapërit ishte zëvendësuar me kollaren e kuqe të famshme të Trump-it, duke përmbledhur zhgënjimin dhe perceptimin që ky takim ka krijuar në Ukrainë.

Mesazhi për Evropën: Jeni gjithnjë e më shumë vetëm

Mesazhi që del nga Alaska është i qartë, sipas komenteve në mediat perëndimore: SHBA mund të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës, por në mënyrë gjithnjë e më të kufizuar — më shumë duke shitur sesa duke ofruar armë dhe me paqartësi për vazhdimin e ndarjes së inteligjencës ushtarake.

Kjo qasje ka alarmuar kryeqytetet evropiane, të cilat tashmë po e ndiejnë boshllëkun e krijuar nga një president amerikan që duket se po e zhvendos vëmendjen e tij larg Ukrainës. Tani sfida për Evropën është të forcojë vetë kapacitetet e saj për të mbështetur Kievin, përpara se të jetë tepër vonë — një realitet i ri që Putin do ta ketë parasysh.

/ abcnews.al /

Del nga shinat treni në Danimarkë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat pasi u përplas me një automjet në Danimarkën jugore, njoftoi policia daneze.

Sipas raportimeve të televizionit danez TV2, pamjet nga vendngjarja tregojnë një nga vagonët e trenit të shkëputur dhe të përmbysur në anë të hekurudhës.

Policia e rajonit të Jutlandit Jugor konfirmoi në një deklaratë për shtyp se në tren ndodheshin 95 pasagjerë. Një person ka vdekur dhe disa janë plagosur, përfshirë dy që janë transportuar me helikopter për në spital për trajtim urgjent.

Operatori kombëtar i sistemit hekurudhor, Banedanmark, bëri të ditur në rrjetin X se aksidenti ndodhi në një kalim rrugor, kur treni u përplas me një automjet.

/ abcnews.al /

Fundi i konfliktit Ukrainë-Rusi?/ Zelenksy do takohet me Trump të hënën në Uashington

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, të hënën në Uashington.

Ky njoftim vjen vetëm pak pas një bisede të gjatë telefonike mes dy liderëve, e cila u zhvillua pas takimit të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaska mbrëmjen e kaluar.

Takimi i ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë pritet të fokusohet te situata në Ukrainë, në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është intensifikuar në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti. Detaje të mëtejshme mbi axhendën e takimit nuk janë bërë ende publike. / abcnews.al /

Pakistani nën pushtetin e ujit/ Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet masive

Numri i viktimave nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet në Pakistan ka kaluar shifrën 300, thanë zyrtarët lokalë të shtunën.

Gjatë javëve të fundit, vendi është përballur me reshje jashtëzakonisht të dendura gjatë sezonit aktual të musonit, të cilat kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha duke shembur rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturë.

Përmbytjet kanë prekur mijëra banorë në zona të ndryshme të Pakistanit, duke rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve dhe mungesën e ndihmës emergjente.

Autoritetet janë në gatishmëri për të përballuar situatën, ndërsa organizatat humanitare po punojnë për të ofruar ndihmë për të prekurit. / abcnews.al /

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky zhvillim vjen vetëm pak minuta pasi agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se gjatë takimit mes Trump dhe Putin nuk është diskutuar për një samit të mundshëm që do të përfshinte edhe presidentin ukrainas.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pas përfundimit të bisedës me Zelenskyy, Trump ka zhvilluar gjithashtu telefonata me disa udhëheqës të vendeve anëtare të NATO-s.

Ende nuk janë publikuar detaje rreth përmbajtjes së bisedës mes Trump dhe Zelenskyy, por ajo vjen në një moment kritik për konfliktin në Ukrainë, pas dështimit për të arritur një marrëveshje për armëpushim gjatë takimit Trump-Putin në Alaskë. / abcnews.al /

Melania Trump letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë dhe Rusi, konfirmuan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Letra iu dorëzua Putinit personalisht nga presidenti Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë, sipas burimeve. Melania Trump, e lindur në Slloveni, nuk ishte pjesë e delegacionit në këtë udhëtim.

Zyrtarët nuk zbuluan përmbajtjen e plotë të letrës, por thanë se ajo përmendte rrëmbimin e fëmijëve si pasojë e luftës në Ukrainë – një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për Kievin.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e dhjetëra mijëra fëmijëve, të cilët janë dërguar në territor rus apo në zona të pushtuara nga Rusia pa pëlqimin e familjarëve apo kujdestarëve ligjorë, duke e cilësuar këtë akt si krim lufte që përmbush përkufizimin e gjenocidit sipas konventave të OKB-së.

Moska ka deklaruar më herët se veprimet e saj kanë për qëllim “mbrojtjen e fëmijëve të pambrojtur nga zona lufte”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se Rusia ka shkaktuar vuajtje të mëdha për miliona fëmijë ukrainas dhe ka shkelur të drejtat e tyre që prej nisjes së pushtimit të plotë në vitin 2022.

Takimi mes Trump dhe Putin zgjati gati tre orë në një bazë ushtarake amerikane në Anchorage, Alaska, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim në konfliktin në Ukrainë. / abcnews.al /

Shkëmbime territoresh në emër të paqes?/ Trump për frontin e luftës: Ende pa marrëveshje

“Nuk ka marrëveshje pa një marrëveshje!”– Me këto fjalë, presidenti amerikan Donald Trump përmbylli deklaratën e tij mbi samitin me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se edhe pse është arritur dakordësi në disa pika kyçe për përfundimin e luftës në Ukrainë, marrëveshja duhet të zyrtarizohet.

Trump bëri të ditur se do të thërrasë NATO-n dhe do të komunikojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për gjithçka u fol në këtë takim.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se me Putinin kanë rënë dakord që lufta të mbyllet përmes një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh dhe garanci sigurie nga SHBA-të për Ukrainën.

I pyetur nga Sean Hannity i Fox News për mundësinë e koncesioneve territoriale në favor të Rusisë dhe angazhimeve amerikane për mbrojtjen e Ukrainës, Trump u shpreh: “Mendoj se këto janë pikat që kemi negociuar dhe për të cilat jemi dakord në masë të madhe. Në fakt, mendoj se pajtohemi për shumë gjëra. Takimi ishte i ngrohtë.”

Ai e quajti Putinin “njeri të fortë” dhe “të ashpër”, por shtoi se bisedimet ishin pozitive.

“Jemi shumë afër fundit. Por, shikoni, Ukraina duhet të bjerë dakord për këtë,” tha Trump, duke i dhënë një mesazh të qartë Zelenskyt: “Duhet bërë një marrëveshje.”

Putin ‘dronë nga Alaska’/ Rusia sulmon Ukrainën me 85 dronë gjatë natës

Ushtria Ajrore e Ukrainës ka raportuar se Rusia ka kryer një sulm të gjerë ajror gjatë natës, duke lëshuar 85 dronë sulmues dhe një raketë balistike drejt territorit ukrainas. Sipas deklaratës zyrtare, sulmet kanë pasur në shënjestër rajonet në vijën e parë të frontit: Sumy, Donetsk, Chernihiv dhe Dnipropetrovsk.

Forcat ukrainase kanë bërë të ditur se kanë arritur të shkatërrojnë 61 nga 85 dronët sulmues, duke parandaluar dëme më të mëdha në infrastrukturë dhe civilë.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi 139 përleshje në vijën e frontit gjatë 24 orëve të fundit, duke treguar për një intensifikim të luftimeve.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se gjatë së njëjtës periudhë ka rrëzuar 29 dronë ukrainas në territore të ndryshme ruse, përfshirë edhe 10 në rajonin e Rostovit. / abcnews.al /

Parashikimi i motit, 16 gusht 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në Verilindje e Juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era me drejtim Juglindje -Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti-Valëzimi 1-2 ballë.

❌