Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhvillim i fundit, Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev. Ky i fundit aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse. Deklarata e Trump vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është pritur me shqetësim nga…

Source

Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Franca ka shpërndarë 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza për të ndihmuar banorët të cilët po përballen me një uri të madhe. Hedhjet humanitare nga ajri rifilluan të dielën, pasi ushtria izraelite njoftoi një pauzë në luftime. Fluturimet e para nga ajri që shpërndanë ndihmën shumë të nevojshme u kryen nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë…

Source

Bankers Petroleum pranon humbjen në Arbitrazh, zotohet të paguajë 236 milionë dollarë

Kompania e nxjerrjes së naftës, Bankers Petrolium ka pranuar humbjen e gjyqit me shtetin shqiptar në Arbitrazh dhe zotohet të zbatojë vendimin për të paguar 236 milionë euro dënshpërblim. Përmes një komunikate për mediat, Bankers Petrolium shkruan se është e angazhuar ndaj Manifestit “Shqipëria 2030” dhe ndaj një vizioni afatgjatë që forcon sigurinë energjetike, duke theksuar se “ky angazhim…

Source

DW: Gjykata e BE-së vë në pikëpyetje listën e ”vendeve të sigurta” të Italisë për emigrantët

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vende të sigurta origjine në procedurat e përshpejtuara të azilit. Anëtarët e BE-së mund të hartojnë lista me vende të tilla vetëm nëse paraqesin edhe burimet për vlerësimin e tyre; gjykatat duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë se mbi cilat informacione bazohet vendimi për shpalljen e një vendi si vend i…

Source

Ministrja e Bujqësisë, Denaj: Synojmë krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit ”Berati 2400 vjet”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se qeveria synon ndërtimin e një konsorciumi për vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerë dhe prodhues të vajit në një brand shqiptar.Në një takim me autoritetet lokale të bashkive në Berat, përfaqësues të biznesit të vajit të ullirit dhe ekspertë teknikë nga Banka Botërore, Denaj tha se u diskutua për krijimin e konsorciumit të vajit…

Source

Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit, Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi

Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë. Shumica dërrmuese e tyre janë nga Shqipëria, kryesisht nga Kukësi dhe Tropoja. Çdo ditë ata enden nëpër rrugët e qytetit, të pashoqëruar dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve. ”Ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Prizren, por edhe në qytete të tjera turistike të Kosovës. Duhet të kemi kujdes me mënyrën…

Source

Një çift kurorëzohet në Kishën e Thethit, Rama poston videon: Kurora e artë e Shqipërisë

Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, vijoi me përparësi pastrimi i territorit nga inertet, në këtë zonë u pa edhe një dasëm. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga zona, aty ku një çift është kurorëzuar në kishën. ”Kurora e artë e Shqipërisë”, shkruan Rama. Kisha e Thethit është një kishë katolike në Theth të rrethit të Shkodrës, e ndërtuar në vitin 1892.

Source

Hero apo diktator? Nayib Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të rikandidojë për një numër të pakufizuar mandatesh. Miratimi i reformës u bë me votat e 57 deputetëve të partisë në pushtet Ide të Reja, ndërsa vetëm tre deputetë të opozitës votuan kundër. Shumë kritikë e kanë cilësuar këtë si një hap…

Source

G Bani shpallet ”non-grata” në Kosovë, i anulohet edhe koncerti

G Bani, një nga banorët më të diskutuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, është shpallur ”non-grata” në Drenas të Kosovës. Gjithçka erdhi pas një deklarate në TikTok. Artisti në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”. Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga…

Source

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

Mjeku Ilir Alimehmeti nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, dhe tani kërkon që procesi i analizës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese. Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti shton se ndryshimet nuk janë tabu. ”Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin, aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme janë patjetër…

Source

Spiropali: Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës. Veprat që la janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka kujtuar Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës…

Source

”Show televiziv”, Tabaku: Godasin kioska dhe aktivitete të vogla, ndërsa ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dhënë sërish një mendim për aksionin e hapësirave publike. Për të po goditen kioska dhe aktivitete të vogla, kurse për të ndërtesat nga klientët e pushtetit nuk preken. Për të Shqipëria në BE kërkon institucione të barabarta për të gjithë, reforma të thella dhe jo show televiziv. ”Aksioni i qeverisë nuk është për zbatim të ligjit, por për të mbuluar gabimet dhe…

Source

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Kroacia organizoi paradën ushtarake, ndërsa Beogradi po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator. Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si “fuqinë më të fortë…

Source

Berisha për Kodin e ri Penal: Narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon me akuzat dhe qëndrimet kundër qeverisë ”Rama 3”, edhe pse grupi i tij dhe pothuajse opozita është me pushime. Këtë herë në një postim të shkurtër në Facebook ku e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze, Berisha ka një fjalë për draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm.

Source

Hetem Ramadani tregon arsyet pse politikanët tanë janë të traumatizuar dhe të palumtur

Në një intervistë të veçantë për “The Dalina Show”, Hetem Ramadani, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë në botë, tha hapur se shumica e sipërmarrësve në Shqipëri nuk janë të lumtur. Sipas tij, prishja e ekuilibrit mes jetës dhe punës ka sjellë një shoqëri të sëmurë emocionalisht dhe fizikisht. ”Këta që punojnë shumë nga Amerika, nga Japonia, janë në nxitim dhe nuk i përjetojnë ato…

Source

Lirimi i hapësirave publike, Balluku ka një mesazh: Nga sot IKMT dhe Policia do të ndërmarrin masa konkrete

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një mesazh publik në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Dje ishte afati i fundit për largimin në mënyrë vullnetare nga hapësirat publike pranë akseve kombëtare, ndaj edhe Balluku thotë se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia, do të ndërmarrin masa konkrete për respektimin e distancave nga…

Source

Ambasadori italian në Tiranë flet për tregtinë dhe pensionet: Ju presim në BE

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të rritet më tej këtë vit. Kjo nxitur edhe nga marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, të konkretizuara së fundmi edhe me marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të pensioneve, që është bërë efektive nga 1 korriku. Por cilat janë projektet e radhës, investitorët që pritet të vijnë, si e shohin ata Shqipërinë…

Source

Drafti i Kodit të Penal/ Kush abuzon me fondet evropiane, do të dënohet deri në 12 vite burg

Qeveria kërkon të bëjë për herë të parë pjesë të Kodit Penal, dispozita të veçanta që ndëshkojnë abuzimet me fondet e BE-së. Në nenin 610 të Kodit të ri Penal të hedhur për konsultim parashikohen një sërë veprash penale do të dënohen deri me 12 vite burg. Veprat penale të parashikuar në këtë nen kanë të bëjnë me paraqitjen e dokumenteve të rreme me synim shpërdorimin e fondeve të Bashkimit…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, Agim Baçi: Ka nene që vetë BE i ka refuzuar

Analisti dhe gazetari Agim Baçi teksa analizon draftin e ri të Kodit Penal, thotë se disa prej ndryshimeve të propozuara, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e shprehjes, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe bien ndesh me Kushtetutën. ”Do të komentoj pjesën e cenimit të lirisë së shprehjes në Kodin e ri Penal. Mendoj se është antikushtetuese dhe e rrezikshme”, tha Baçi duke theksuar se qeveria…

Source

❌