Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream
  • ✇
  • Vera  

Vera

By: Kult Plus
3 August 2025 at 14:14

Poezi nga Ndre Mjeda

Vera

A zverdhe fusha, e nder grunore
Po velojne korrcat porsi zogj;
Kendojne katundcat me malcore
Pa u kujtue si dielli i dogj
Vec n’at are, porsi nji e tretun
Zi nder petka e ne fetyre terr
Korre nji cuce pa shoqe,vetun
Me hije t’vet qe mbrapa e merr
Tjetra here tri vet e treta
Korrshe o bij me motra n’shend
Si vjet vetun tiu korr t’gjeta
Pa nji moter, pa gazmend./KultPlus.com

Spiropali nderon kujtimin e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e largimit nga jeta: Vepra e tij, ishte një gur themelimi në ndërtimin e identitetit kombëtar

By: D Marku
1 August 2025 at 19:28

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka nderuar figurën e klerikut Dom Ndre Mjedës në përvjetorin e largimit të tij nga jeta.

Ajo shkroi se  vepra e Dom Ndre Mjedës ishte një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar dhe një mbrojtës i kulturës dhe gjuhës shqipe.

Spiropali shtoi më tej se  si mësues, poet, përkthyes,  dhe atdhetar  Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare.

Postimi i Elisa Spiropalit:

The post Spiropali nderon kujtimin e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e largimit nga jeta: Vepra e tij, ishte një gur themelimi në ndërtimin e identitetit kombëtar appeared first on Albeu.com.

Spiropali përkujton Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spirali nderoi sot kujtimin e Dom Ndre Mjedës, i ndarë nga jeta më 1 gusht 1937.

Spiropali e konsideroi Mjedën, si një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

“Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, një zë zgjues i ndërgjegjes së shtypur të shqiptarëve, një mbrojtës si rrallëkush i kulturës dhe i gjuhës sonë. Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”, tha Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908.

Spiropali tha se trashëgimia e Ndre Mjedës mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri, ndërsa ndau një nga poezitë më të njohura të Mjedës, “Gjuha Shqipe”:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel,

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.

/e.i/j.p/

The post Spiropali përkujton Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Sot nderojmë kujtimin e Dom Ndre Mjedës. Veprat që la janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar

By: redi
1 August 2025 at 17:42

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka kujtuar Dom Ndre Mjedën, i cili u nda nga jeta më 1 gusht 1937. Sipas Spiropalit, veprat që la pas Mjeda, janë një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar. ”Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës…

Source

Ndre Mjeda, zëri poetik i Rilindjes që u dha shpirt letrave shqipe

By: Kult Plus
1 August 2025 at 14:50

Ndre Mjeda (20 nëntor 1866 – 1 gusht 1937) ishte një filolog, poet, prift, rilindas, përkthyes dhe shkrimtar shqiptar i periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Në formimin dhe krijimtarinë e tij letrare, Mjeda u ndikua nga shkrimtari jezuit Anton Xanoni dhe poeti françeskan Leonardo De Martino.

Në përvjetorin e 88-të të ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë Ndre Mjedën si një nga zërat më të rafinuar të poezisë shqipe dhe një figurë të përkushtuar në përpjekjet për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar. Vepra e tij mbetet një pasuri e çmuar në historinë kulturore të Shqipërisë.

Në vijim KultPlus sjell disa nga pjesët e poemës më të njohur të Ndre Mjedës, “Andrra e jetës”:

Trina

 I

 Molla t’kputuna nji deget,

dy qershia lidhë n’nji rrfanë,

ku fillojnë kufijt’ e Geget,

rrijnë dy çika me nji nanë.

Kreskë e bre perzie me lisa

rriten rrotull, me çetinë,

plepa t’but’ e qiparisa

mbëlojnë e veshin at’ ledinë.

S’ushton mali prej baktie,

s’fryn murrlani me duhi;

paq i kthelltë prej perendie,

paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut veç ushtonte

si lahutë me kangë kreshnike;

e ndër pemë bylbyli këndonte

valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,

ushto, gurrë trimneshë, n’shkambije;

bulk i natës kungallë, qi talle

nëpër gemba e për lamie,

këndoni, këndoni. Veç prej stanit

t’ardhmen Trina mbramje n’shpi,

tue blegrue nji kij mbas zanit

t’deles nanë keni me ndi.

Veç prej plehut gjel-kokoti

me njat za që s’nd’rron kurr-herë,

ka me gjegjë se a tue ndërrue moti

se a tue çue nji tjetër erë.

Zoga

III

Vijnë dallëndyshat porsi era

përte’ det te çerdhja e vet;

vijnë bylbylat ku pranvera

n’pyje t’veshuna po i thrret.

Se qe pemët kan’ endun lulet,

e u vesh fusha me blerim;

lehtas prroni malit ulet

da prej borës që i nep ushqim.

E, i dish’ruem, bje për fushore

me rritë bimën për gjith’ vend,

ku ‘j erë akullit mizore

kishte hupë lul’zim e shend.

Edhe ti prej asaj që t’rriti

daju, vash’, e mos vajto;

me nji veshë, që kurr s’ta shndriti

paras, shtatin hijesho.

Bashkë me lule len dashtnija,

me kangë t’shpendit që galdon;

e pranverës bukuria

bashkë prej gjumit t’tan’ i zgjon.

Del, o bij’, prej shpisë sate,

del prei t’vorfënit katund;

njajo flakë që n’zemër pate

do t’përvjellin tjetërkund.

T’pret nji zemër flak’ e shkëndija,

pret me tanden m’u ba nji;

sa jetë t’apin Perëndia

mos m’u damun kurr prej ‘si.

T’lypë nji bes’ e ta nep t’ndershme

dora e unazaqë t’ven n’gisht;

e ndërmjet pr’at besë t’gjithhershme

a dorzan’ i lumi Krisht.

Sogjetarë, porsi furia

e nji rrfes’ që qetat shpon,

janë të qiellit nalt ushtria

e n’dorë shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi,

e dinë lott që pa pra qet,

kur sheh morten se kositi

an’ e mb’an krajlninë e vet.

Lokja

II

U shty vjeshta e krisantemi

vetun vorreve lul’zon;

landët e pyje, gjith’ ku kemi,

tue fry veri po i cungon.

Nd’rron prej dimnit landa veshën,

e lëshon gjeth’t qe para pat;

e, për mëshirë, duhitë qi ndeshen,

ia çojnë t’vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor’ e frynte veri

tue çue akull për gjith’ vis;

nalt orteku ushton për mneri

tue fundue çetin’ e lis.

Me dy cokla n’votër plaka

rri gjith’ natën e vajton;

rri me duer kah ndezet flaka

porsi njeri kur uron.

E shikjon nji dritë t’venitun,

vron pasqyrën e jetës s’vet:

e larg morten tue kositun

e kujton e pran’ e thrret.

E ndie ‘j frymë përmbrenda shpie

porsi erë qe vjen pa shkas;

e, n’at muzg, nji vegim hije

Lokes n’votër leht’ iu qas;

përmbi plakën krahët i uli

e ngryk t’shuemen e shtrëngoi;

buzët t’shpulpueme n’ball’ ia nguli;

u ndal drita e ajo mbaroi./KultPlus.com

Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

1 August 2025 at 11:05

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Më 1 gusht të vitit 1937 u nda nga jeta kleriku, teologu, poeti, gjuhëtari, deputeti dhe patrioti i Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda.

Mjeda ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, i afirmuar si njeri me dije poliedrike dhe veprimtari në shumë fusha, megjithatë, u diplomua doktor në Teologji dhe Filozofi nga Universiteti Pontifik Gregorian, më 20 tetor 1931.

Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866, në Shkodër. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas vazhdoi studimet e mesme dhe të larta teologjike në disa vende të Evropës. Kur u kthye në atdhe, Mjeda u emërua famullitar në disa fshatra dhe u lidh me lëvizjen patriotike. Ishte viti 1901 kur bashkë me të vëllain, themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Mes të tjerash, Dom Ndre Mjeda ishte anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes në Kongresin e Manastirit, i zgjedhur në 1908-ën, si përfaqësues i Shkodrës dhe mbështeti variantin e shkronjave latine bashkë me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin. Në kujtesën popullore ai mbetet si poeti i “Vajit të Bylbylit”, botuar më 1887.

/r.e//a.f/

The post Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda”, e cila po rilind me standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës.

Kryeministri theksoi se shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj.

“Ky investim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor”, theksoi kryeministri.

Shkolla “Ndre Mjeda” nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilindë nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative.

Shkolla e re do të jetë në funksion të 800 nxënësve, ndërkohë që në plan për t’u rindërtuar në qytetin e Shkodrës janë edhe pesë shkolla të tjera.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës.

/m.m/r.e/

The post Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Andrra e Jetës (Trina)

By: Kult Plus
24 July 2025 at 14:00

Molla t’kputuna nji deget,
dy qershia lidhë n’nji rrfanë,
ku fillojnë kufijt’ e Geget,
rrijnë dy çika me nji nanë.

Kreskë e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me çetinë,
plepa t’but’ e qiparisa
mbëlojnë e veshin at’ ledinë.
S’ushton mali prej baktie,
s’fryn murrlani me duhi;
paq i kthelltë prej perendie,
paq prej njerit e qeti.

Gurra e lugut veç ushtonte
si lahutë me kangë kreshnike;
e ndër pemë bylbyli këndonte
valle dasmet e fisnike.

Ngreh, bylbyl, n’at’ hije valle,
ushto, gurrë trimneshë, n’shkambije;
bulk i natës kungallë, qi talle
nëpër gemba e për lamie,

këndoni, këndoni. Veç prej stanit
t’ardhmen Trina mbramje n’shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t’deles nanë keni me ndi.

Veç prej plehut gjel-kokoti
me njat za që s’nd’rron kurr-herë,
ka me gjegjë se a tue ndërrue moti
se a tue çue nji tjetër erë.

II

U ndie nji za te shtegu;
Cice! del se erdh murgjina,
e mbrapa po vjen Trina
me ‘j qingj të sykës ngryk.

E duel me mjelcë te burgu
Lokja, nxuer viçin jashtë,
e Shega, e lehtë si kashtë
tue kcyemun u bërlyk.

Iu suell oborrit rrotull
tu’ u hjedhë me bisht përpjetë;
derisa plaka vetë
rrshanë tu murgjina e çoj.

Moli tue këndue, lopën,
tue pritur viçin prorë;
e tambli, bardh si borë
përmbrenda mjelcës gufoj.

Mandej muer kijin pezull
e u vu me sykën n’sanë,
sa çote tamblin anë
Zoga me nxe do pak.

Muer edhe krande e cokla,
e Trinkën muer për bri:
ish lodhë: i dhimbte nd’ijë,
e kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n’votër
e fryni n’zjerm qi ish ndalë;
thej pshesh me tambël valë,
e mbushi kupat plot.

Pshesha me kollomoqe,
t’mirë edhe për zotni,
kur don për rob e shpi,
me i fal’ i madhi zot.

E hangri Zoga shishëm,
por Tringa s’hangri gja,
as Lokja, qi ishte vra
mbas çikës, nuk hangri dot.

Por tirte ndejë te votra,
tue kqyrë me zemër t’plasun,
tue nduk’ at’ shllugë të rrasun
iu mbushnin sytë me lot.

Kur nji mbas nji pranë zjermit
u mblodhën gjumit fëmija,
u çue, e t’dy, si kija,
mbi t’shtruemen i vendoj.

E tirte prap te votra;
penj tirte për xhubleta,
e i dukej se tu këneta,
se n’shpella me dragoj,

tirshin dhe shtojzovallet
tue luejtë pa mejun gishtat;
siellshin me pleq ferishtat
ndoshta edhe fëmin’ e vet?

E shloj me pa tue pritun
dritën e pishës me dorë;
ngrykas, si dy qiellorë,
me krahë pa pupla i gjet.

III

Cice, shka ka sot Trinka
qi po priton m’u çue?
Zgjoje me dalë me mue,
me lëshue bag’tin’ e vet.

Bij’, mos e prek, se njomja
tash a tue folë me Zojën;
len zan’ e mos çil gojën
se e lumja Zojë t’bërtet.

Qe prifti, nanë, qe dajat
mbas tij, me qiri n’dorë;
katundca me malcorë
sa shpia nuk i xe.

Rri, bij’ se sonte Trinka
po shkon me bujtë te Zoja;
merri këto lule e çoja
së lumës dhunti për të.

’Fëmija dhe zogu’

By: Kult Plus
30 June 2025 at 23:55

| Ndre Mjeda – Fëmija dhe zogu |

Fëmija
Çka ke, zog, që rri kaq idhun
N’at kafaz e nuk këndon?

Zogu
Jam ktu brendë si’i qen i lidhun
Prandaj zemra, më loton.

Fëmija
Fort i bukur, fort i dlirë
Ky kafaz dikur t’u duk.

Zogu
S’e kam dijtë për kaq t’vështirë,
Ktu ha helm ma shumë se bukë / KultPlus.com

Andrra e jetës

By: Kult Plus
27 May 2025 at 23:10

Poezi nga Ndre Mjeda

N’për ograjë po këndojnë bylbylat
si tu u prrallë me shoqi-shojnë,
drandafilleve zymbylat
t’kandshmen erë dhunti ia çojnë.

E nalt n’qiell ma e bukur hana
rreze t’paqta shkon tue shkri;
maje bjeshkve fillon zana
n’valle shoqeve m’u pri.

Lodhë prej vegësh, prej rrangësh shpijet,
si u ba natë, ndej Zoga n’votër;
ndej m’u xe me dru dullijet
që kish ba n’për mal, pa motër!

E kuvendte me nanë-locen
si përgjumshëm, ndonji fjalë,
derisa bri votrës gocën
e muer gjumi dalkadalë.

Fjet bri votrës: e kur shkëndija
shndritte at fëtyr’ të patravajë,
ejëll prej qiellit ulet te shpia
dukej faret fëtyra e sajë.

Herë n’at’ gjumë tue qeshun dukej,
si m’u falë herë dorën çote;
herë përmallshem n’veti strukej
e n’fëtyrë gjaku t’tan’ i vëlote.

(Ngrimun n’ar, mbi ‘i pullali
nën balkue nji beg kish dalë;
holl’ e i gjatë porsi selvi
n’rrugë nën gardh ish dukë nji djalë.)

E nan-bardha tue shikjue:
“Flej me engjuj, thotë, o bi;
pusho shtatin me i ndihmue
Lokes sate nëpër shpi”.

II

Prej nën nji tjegllet kish dalë si ‘j tra,
ku nji mij’ tesha vëloshin pa da;
përmbi shpi ndihej tue rrahun troka
e ushtonte toka

prej kambësh t’bag’tive. Ka dalë Harapi
herët, e shpatit delet ja hapi;
ka dalun Mica me lopë të mëdhaja
nëpër ograja.

Kur u zgjue Zoga vojt te balkoni
e pau se bleta vëlonte te zgjoni;
pau se n’at’ nade poshtë nji lavruer
kish ba nji shpuer.

Tue sjellun krahnin këndote me veti,
e i rridhte krahve si nji valë deti,
ku shndriçëm dielli lëshonte si zhgjeta
rrezet e veta.

Rreze flak’ arit. Por rrotull fëtyra
e fushës kish nd’rrue; kish nd’rruemun zyra
e bimës e e pem’ve; përmbi balkue
deri kish nd’rrue

erë filcigeni; po vite ‘j tjetër
erë: porsi makthit; e rruga e vjetër
nën shpi, mbas gardhit, porsi nji dritë
shkonte tue qitë.

Nuk e kish vrumun kurr nder dit’ t’veta
at rrugë n’balkue. Ktheheshin me çeta
asaj katundsit, tue dalë pa pra
e ajo s’kish pa.

U nis te puna mërziçëm. Nisi
ndër penj sovajkën, e shpata krisi,
cirliknë rrotllat posht’ e përpjetë
nën kambë të shpejtë.

E vojt n’dritare prap. Ndoshta begu
ka mbërri te rruga e pret te shtegu
veshun me t’arta, mbi ‘j pullali
për bukuri.

Nuk ishte begu: nën diell t’valtë
veç dy dallëndysha bajshin do baltë,
balt’ e kashtare për çerdhe t’vet,
se Shën Ejëlli a nget.

Ndoshta po avitet nji djal’ i ri
i holl’ e i gjatë porsi ‘j selvi,
me rrip rreth brezit, me nji gjashtore
e ‘j kacatore.

Nuk erdhi djali: veç dy bylbyla,
nji n’drandofille, nji ndër zymbyla,
përmallshëm thrrasin, e shoqi-shojnë
me kangë gazmojnë.

III

Vijnë dallëndyshat porsi era
përte’ det te çerdhja e vet;
vijnë bylbylat ku pranvera
n’pyje t’veshuna po i thrret.

Se qe pemët kan’ endun lulet,
e u vesh fusha me blerim;
lehtas prroni malit ulet
da prej borës që i nep ushqim.

E, i dish’ruem, bje për fushore
me rritë bimën për gjith’ vend,
ku ‘j erë akullit mizore
kishte hupë lul’zim e shend.

Edhe ti prej asaj që t’rriti
daju, vash’, e mos vajto;
me nji veshë, që kurr s’ta shndriti
paras, shtatin hijesho.

Bashkë me lule len dashtnija,
me kangë t’shpendit që galdon;
e pranverës bukuria
bashkë prej gjumit t’tan’ i zgjon.

Del, o bij’, prej shpisë sate,
del prei t’vorfënit katund;
njajo flakë që n’zemër pate
do t’përvjellin tjetërkund.

T’pret nji zemër flak’ e shkëndija,
pret me tanden m’u ba nji;
sa jetë t’apin Perëndia
mos m’u damun kurr prej ‘si.

T’lypë nji bes’ e ta nep t’ndershme
dora e unazaqë t’ven n’gisht;
e ndërmjet pr’at besë t’gjithhershme
a dorzan’ i lumi Krisht.

Sogjetarë, porsi furia
e nji rrfes’ që qetat shpon,
janë të qiellit nalt ushtria
e n’dorë shpata iu veton.

E din idhun regj Davidi,
e dinë lott që pa pra qet,
kur sheh morten se kositi
an’ e mb’an krajlninë e vet.

IV

E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n’tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n’për qiell, jan’ t’bukur faret.

Kur del agimi
e rruzullimi
me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.

Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a ‘j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht’, me e l’mue.

Por s’i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi ‘të përkulet./KultPlus.com

I Tretuni

By: Kult Plus
8 May 2025 at 21:47

Poezi e shkruar nga shkrimtari Ndre Mjeda

Nuk kalon nji natë e n’andërr
porsi zgjandërr
e shof nanën këtu përbri;
me krye vjerrte, me lot për sy
rri tue shfry
njat idhnim që don me e gri
Ndejun m’duket prap te votra
ku me motra
n’dritë t’kandilit qepte e arnote
por njat gaz ka që i shndritte
kur goditte
petkat e djalit e shendote
Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishe
kur nuk kishe
fije idhnimi nëpër ftyrë
e ngurron, si t’kenke gurit
e, pshtetë murit
lot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë
“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë –
thotë sa herë, –
Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;
t’kishe mbyllë me duer te mia
këtu te shpia
njata sy qe mordja shuejti
Afër vorrit tand nan-shkreta
porsi bleta
ishte sjellun tue gjimue
e n’at bar qe kishte qitë
për gjithë ditë
ndonji lule kish kerkue…”
…E mandej, si del nji krue
tue bumue
rreth e rreth prej brijes s’malit
rrkaj i ulen lot’ per rrudha
– Nuk asht udha
nanë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit
Kur n’kët shekull n’drit’ e qite
kur e rrite
me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,
bir n’kët dhe
nana jote a shqiptaria
Mend e zemër për të shkriji
e përtriji
nam e lavd kur t’i vijë dita”
Mbas fjalësh t’tua përherë shkova
e t’ndigjova:
shqiptarin’ nuk e korrita./KultPlus.com

‘Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet, bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet’

By: Kult Plus
9 April 2025 at 23:01

Poezi nga Ndre Mjeda

‘Vaji i Bylbylit’-

Po shkrihet bora,
Dimri po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murrlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou, mos rri shkret.

Gjith’ fushët e malet
Blerimi i mbëloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoi.

Ndër pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjithkend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue që veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çilë kafazi,
Bylbyl flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kurrkush ma hovin
Atje s’ta pret;
Me zeher hajen
Kurrkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith’ ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamie,
Ke me gjetë mel;
Për gjith’ prendverën
Njajo buk’ t’del.

E kur t’zit edi
Ndër prroje pi;
Te njato prroje
Që ti vetë di.

Tash pa frikë çerdhen
E mban n’ndo’j lis;
Nuk je si ‘i nieri
Që nuk ka fis.

E kur t’vij’ zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Ndahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, fluturo;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër drandofille,
Ndër zambakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

II

Por vaj! Se ‘i dimën tjetër
Paske, o bylbyl i shkreti;
Pa da ty zemra t’treti
Mbas vajit që t’rrethon.

Me lulzim t’vet prendvera
Ty s’ta përtrin gazmendin:
Jo kurrë s’e njifke shendin,
Bylbyl, që po vajton.

A thue po kjan, se çerdhen
Ta ka shkatrrue skyfteri?
A thue po kjan, o i mjeri,
Se me rrnue gjallë s’ke mel?

Ndrrojn’ edhe stinët e motit,
E për çdo herë ndron era.
Mbas dimrit vjen prendvera,
Mbas borës blerimi del.

Veç ti me idhnime t’tuja
N’zemër gjithmonë po pihe,
E ditë e natë po shkrihe
Mbas vajit që t’mundon.

Kur â tuj ardhun drita
Ndihet tuj këndue shpendi,
E n’kangë i duket shendi,
Që zemrën ia gazmon.

Gjetiu ndër pem, ndër lule
Shkon e fluturon bylbyli;
N’at erë që jep zymbyli
Vjollca e zambaku nget.

Por ty, n’kafaz t’shtrëngueshëm,
Ty t’paska ndry mizori,
E kurrnjiherë nuk t’nxori
Me t’lëshue ku zemra t’thrret.

Ti kurr, nji kangë s’ia këndove
Diellit kur nadje çohet;
Zemra me vaj t’coptohet
E me pajtue nuk don.

Ndoshta kujdesi i t’tujve
Gjith’ ket hidhnim ta qiti,
E shendin ta shutiti
E vshtira që i mundon.

T’burguem i bani gjindja
Veç përse donë me ndie
Njat za që lëshojnë me hije
Që t’knaq e që t’ban rob.

Çdo krajl i madh ndër shpija
Ty t’mba m’u thanë i veti;
Vetë bukuria, o i shkreti,
Kenka për ju nji kob.

Përse tu ndeja e t’mëdhajve
Nji shpend i vogël s’ndalet;
Shpendit i kande malet,
Çerdhen e t’parve do.

Me at zanin tand t’përmallshëm
Ndoshta ti ankon këto t’vështira;
Derisa t’kthejn’ e mira,
Bylbyl, papra gjimo.

III

Por njaj vaj që je tuj lëshue,
Bylbyl, zemrën ma copton;
Ditë e natë rri tuj prigjue,
Vaj për mue! Kush mund t’ngushëllon?

Gjama jote a porsi ankimi
I nji fëmijës që vetun mbet;
Gjama jote a si shungllimi
I nji t’zezës që gja s’ pre.

Porsi dnesë me futë në krye
Nana e shkretë që mbet pa djelm;
Njashtu tine rri tuj shfrye
Njat idhnim që t’u ba helm.

Puna jote, o i mjeri, m’mbyti
E kurrkund nuk m’len pushim,
Shkoi nji muej, po shkon i dyti
T’zezat t’tua s’kanë mbarim.

Tash ndër arë lulzoi qershia
E me borë dimni po shkon:
Kurr s’mbarojn’ t’zezat e mia,
Gjama jote kurr s’mbaron.

Si t’burguemit n’ishull t’detit,
Ku tallazi i thekshëm vrret,
O t’vijë t’ftoftit, o t’vijë t’nxetit,
Vaji zemrën ia pëlset;

E papra n’ankime t’veta
Vajton fisin që larg la;
E tu fëmija i shkon si zgjeta
Mendja e shkretë se mbet pa ta;

Njashtu ti rri tuj vajtue
N’njat kafaz që shungullon;
Fisin tand rri tuj mendue
T’zinë atdhe që s’e harron.

Për fat tand, për zogj që kishe
Ndoshta zemra, i mjeri, t’dhemb;
Me e pat dit’ të mjerët ku rrishe
Kërkue t’kishin gemb mbi gemb.

Me e pasë ndie njat za që lëshoshe,
Me e pasë ndie njat vajin tand,
Kishin ardhë kudo që t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Njat vaj tandin tuj kujtue
Pa mbyllë syt’ kan’ shkue sa net;
Pveshtin hanën tuj gjimue,
Pvetshin hyjt për prind të vet.

Por aj kob që hana e diti
E njaj vaj që ylli pau,
T’shkretve n’vesh kurr nuk iu mbrriti,
E kurr zemra nuk ju ndau.

Me ditë hyjt me bisedue,
Me pasë sy që me derdhë lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja për jet’e mot.

Nëpër fush’ e nëpër shpija,
Me kujdes që s’nep afat,
Rreth e rreth t’kishin ardhun fëmija,
Kjamun t’kishte i ngriti fat…

IV

Por ça ka toka, bylbyl, ndrron moti;
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Përgjithmonë zemrën me na coptue;
Fillo me gëzue.

Mbas boret t’dimnit çilet prendvera;
Nji ditë nuk gjindet që s’po ndrron era;
Sendet që patmë nuk janë tuj mbarue;
Fillo me gëzue.

Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,
Me ankime t’veta mbush rrugët e shpijat;
Lehtsim por s’mbramit gjen tuj punue;
Fillo me gëzue.

Kjajnë fëmijn e dekun prindt e shkretnuem
Me ‘j vaj që duket se s’ka t’pajtuem!
Por zemrën moti jua ndrron tuj shkue:
Fillo me gëzue.

Ndër ishujt t’detit kjan i burguemi
Për fmij, për grue që s’shef i shuemi,
Por prap durimi ka me ja prue,
Fillo me gëzue.

Shpend tjerë burgosi sa herë mizori,
E rishtas jashtë dikur i nxori;
Ndër fushë e male janë tuj fluturue;
Fillo me gëzue.

Flutrojnë ndër male, flutrojnë ndër lule,
Flutrojnë ku çerdhen motit e ngule,
E kangët e parshme nisin me këndue:
Fillo me gëzue.

Ndër zogj që kishe ndonjëherë do t’hasin,
Ndër pemë, ndër lule bashkë me ta ngasin;
Për ty t’vorfnuemit rrijnë tuj shpnesue:
Fillo me gëzue.

Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzue.

Porsi motmoti ndrrojmë dhe na vetë,
Herë-herë gazmohna, herë rrijmë të shkretë,
Por vaji e ankimi kanë për t’u shue;
Fillo me gëzue.

Mbas vajit t’tashëm ka me t’ardhë shendi,
Ka me ta shëndodhun zemrën gazmendi,
Për mall, si motit, zanë ke me e lëshue:
Fillo me gëzue.

Kur t’shkojsh ndër fush, kur t’shkojsh ndër male,
Afër shpisë seme hovin tand ndale;
Mahnit’ at zanin tand tuj prigjue
Kam për t’u gëzue. / KultPlus.com

I tretuni…

By: Kult Plus
8 April 2025 at 11:54

Poezi e shkruar nga shkrimtari Ndre Mjeda.

Nuk kalon nji natë e n’andërr
porsi zgjandërr
e shof nanën këtu përbri;
me krye vjerrte, me lot për sy
rri tue shfry
njat idhnim që don me e gri
Ndejun m’duket prap te votra
ku me motra
n’dritë t’kandilit qepte e arnote
por njat gaz ka që i shndritte
kur goditte
petkat e djalit e shendote
Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishe
kur nuk kishe
fije idhnimi nëpër ftyrë
e ngurron, si t’kenke gurit
e, pshtetë murit
lot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë
“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë –
thotë sa herë, –
Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;
t’kishe mbyllë me duer te mia
këtu te shpia
njata sy qe mordja shuejti
Afër vorrit tand nan-shkreta
porsi bleta
ishte sjellun tue gjimue
e n’at bar qe kishte qitë
për gjithë ditë
ndonji lule kish kerkue…”
…E mandej, si del nji krue
tue bumue
rreth e rreth prej brijes s’malit
rrkaj i ulen lot’ per rrudha
– Nuk asht udha
nanë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit
Kur n’kët shekull n’drit’ e qite
kur e rrite
me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,
bir n’kët dhe
nana jote a shqiptaria
Mend e zemër për të shkriji
e përtriji
nam e lavd kur t’i vijë dita”
Mbas fjalësh t’tua përherë shkova
e t’ndigjova:
shqiptarin’ nuk e korrita./ KultPlus.com

“Në dekë të shoqit tim” – një poezi rrethane

12 March 2025 at 10:49

“Pata rasë me shprehë mendimin tem mbë nji mënyrë të shkurtë e të përmbledhun mbi këtë shkrimtar (Ndre Mjeda – A.P.), që më duket ma i madhi poet klasik i derisotshëm i kombit shqiptar…”. (Fulvio Cordignano, Manuale Hoepli. Milano, 1931, f.226-227)[1]

Nga: Anton Papleka

Në një recension për përmbledhjen poetike Juvenilja të Ndre Mjedës, shkruar nga Gjergj Fishta dhe botuar në gazetën “Posta e Shqypnisë”, më 1917, gjendet edhe ky vlerësim: “… e fillim e mbarim në kët vepër zotnon nji melankoni e kandshme, e cilla edhe sendeve ma t’vogla u ep nji interes e nji randsi të veçantë, sado qi kishe me thane se kjo melankoni nuk rrjedh gjithmonë prej zemret aq sa prej mendjet t’auktorit”.[2] Sipas autorit të këtij recensioni, dobësia e mësipërme e krijimtarisë poetike të Ndre Mjedës manifestohet edhe në marrëdhëniet e saj me lexuesit realë apo të mundshëm, tek të cilët nuk mund të ketë ndikim të madh: “Njimend, duket se kjo melankoni nis nji here prej mendjet t’auktorit, përshkohet nëpër rreze të filozofis e të poezis klasike, e mandej depërton nëpër fashoje të gjuhës shqype, por jo aq e përmallshme, sa me t’u molisë zemra për shka autori kndon mbi lyre të vet të tingllueshme …”. (nënvizimi im – A. P.).[3] Ky vlerësim, i bërë nga njëri prej personaliteteve më me autoritetet në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare të asaj periudhe, dashur padashur ka ndikuar për të krijuar një opinion të pasaktë për poezinë e Mjedës. Një opinion i tillë, me sa duket, është kthyer në njëfarë klisheje që ka lënë gjurmë jo vetëm te publiku i gjerë, por edhe në qarqet letrare e te studiuesit. Në studimin e tij të rëndësishëm “Dy shkollat letrare shkodrane”, analisti mendjemprehtë i traditës letrare të Shkodrës, madje edhe dashamirës i veprës së autorit të “Juvenilias”, Ernest Koliqi ka shkruar: “Xanoni, Mjeda, Thaçi shkruen e vjerrshuen me ton e stil të naltë… Frymëzimi i tyne buron ma fort nga librat, jo aq nga jeta”.[4]

Meqenëse “Juvenilja” dhe botimet e mëvonshme të Mjedës bëjnë pjesë në traditën e gjallë, e cila është shumë më jetëgjatë se mjaft libra që dalin nga shtypi në ditët tona, mendova se nuk do të ishte pa interes të sillja ndonjë argument të ri për t’iu kundërvënë opinionit të pasaktë lidhur me frymën libreske apo me karakterin cerebral të poezisë së Mjedës. Duke mos dashur të hedh mbi vete merita të paqena, do të saktësoj se kundërvënia, përpjekja për të vënë në vend të vërtetën zë fill të paktën qysh në vitet tridhjetë. Veç simpatisë dhe admirimit që kishin nxënësit apo pasuesit për mësuesin dhe poetin, këtë gjë e shpreh edhe qëndrimi i ndonjë kritiku, siç është rasti i Filip Fishtës: “Ai që ka zemër e ndin poezin e Miedës”.[5] Përmendja e zemrës të kujton dikotominë mendje/zemër dhe i jep përfundimit të mësipërm karakter polemist. Parashtrimi i bërë në recensionin e vitit 1917 paraqitet në një dritë tjetër: ndjeshmëria, emocionaliteti i poezisë mjediane nuk lidhet me thelbin e saj, por me shkallën e ndjeshmërisë, me aftësinë pranuese (receptuese) të lexuesit të saj…

Kushdo që është përqendruar te krijimtaria e Ndre Mjedës, ka vënë re se në të ka një informacion të pasur e të shumanshëm nga historia, nga mitologjia, nga etnologjia, nga gjeografia dhe nga jeta e përditshme e shqiptarëve. Duke pasur parasysh erudicionin e tij të gjerë, pa mëdyshje autori i mësipërm mund të quhet poet erudit. Po a është i dëmshëm erudicioni që brendatrupëzohet në poezi, që ngjizet në indet e saj?! Në një jetëshkrim të tij, Jorge Luis Borges-i ka thënë: “Nëse do të më pyesnin se çfarë ka çuar peshë më shumë në jetën time, do të përgjigjesha: biblioteka e tim eti. Më ndodh të mendoj se në të vërtetë kurrë nuk kam dalë nga kjo bibliotekë”.[6]

Të jetuarit midis librave, të ushqyerit prej librave, prej kulturave të Perëndimit e të Lindjes, nuk e ka penguar argjentinasin e madh të qëndrojë përkrah shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, Proust-it, Joyce-it e Kafka-s, siç shkruan H. Bianciotti në esenë e tij “Bibliotekari i Babelit”.[7]

Poezia erudite apo intelektualiste, siç e quan ai vetë në një parathënie të shkruar më 1981, është një ndër kërkimet më të frytshme dhe një ndër prurjet që kanë pasuruar më shumë poezinë bashkëkohëse. Veç Borges-it, eruditë të mëdhenj kanë qenë disa poetë që kanë lënë gjurmë të thella në poezinë botërore si K. Kavafis, T.S. Eliot, E. Pound, S.-J. Perse e të tjerë.

Në rrafshin kombëtar Mjeda ka afri me shkrimtarin erudit Pjetër Bogdani, me autorin e “Sibilave”, të cilat janë jo vetëm një nga majat e poezisë shqiptare të të gjitha kohërave, por mund t’i kenë të rralla shoqet në poezinë europiane dhe atë botërore të shekullit XVII. Në një shkrim të botuar me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Mjedës, nxënësi i tij N. Doçi e përkujton kështu mësuesin erudit e libërdashës: “Kurr s’kam me të pa ma tui këthye o tui ardhë në shkollë, nëpër rrugina të Seminarit, me Bogdan a Bud nën sjetull?”.[8] Mendoj se nuk mund të ketë shembëlltyrë më domethënëse, paraqitje ikonografike më prekëse sesa kjo për dijetarin, poetin, përkthyesin e mësimdhënësin N. Mjeda…

Nuk mund të mohohet se për nga erudicioni i gjerë, disa krijime të Mjedës mund të përqasen me aso veprash që janë cilësuar “krijime kabineti”. Siç është thënë edhe në të shkuarën, kjo gjë nuk i ka penguar as krijimet me lëndë mitologjike dhe historike që në to të ndihet rrahja e zemrës së poetit, hovi i tij shpirtëror. Pasi pohon se te Juvenilja: “S’mungon sigurisht as arti, as “ndjesija” (nënvizimi im – A. P. ),F. Cordignano ngulmon më tej: “Me gjithë këtë prep po e thom, rrjedhin prej njëj gurre së fresktë e së gjallë poezije së vërtetë e së ndieme…”[9] (nënvizimi im – A. P.).

Ndonëse krijimtaria poetike e Mjedës nuk është e vëllimshme, asaj nuk i mungon larmia tematike. Krahas cikleve me sonete si ScodraLissus, në këtë krijimtari përfshihen edhe poema të ngjizura me lëndë të marrë nga bashkëkohësia, krijime që kanë zanafillën te faktet jetësore. Një tekst i mbushur me përjetime të thella, të shkaktuara nga situata të tendosura intime dhe/apo shoqërore, është konsideruar Vaji i bylbylit: “Në Vajin e bylbylit dridhet nji mall i mprehtë që lëshon dritë të çudiçme mbi rinin e mërgueme në vende të hueja dhe mbi luftën që në shpirtin e tij vërté shqyptar padurues zgiedhash të çdo lloji, zhgrehej kundra dishiplinës e rregullave të forta pranue vetvetiu”.[10]

Tek Andrra e jetës, për të cilën Koliqi ka shkruar se është “poemth i kulluet, ma i bukri qi lulzoi në kopshtijet e letërsisë sonë”,[11] janë të pranishme vëzhgime të shumta nga realiteti i Shqipërisë së asaj kohe, zhbirime të thella në botën e brendshme të personazheve. Nuk ka dyshim se në poemën e gjatë “I tretuni[12] kanë zënë vend mendime e ndjesi të poetit që rravgoi në dhera të huaja, veçanërisht ato përjetime që lidhen me arrestimin dhe me nisjen e tij për në internim, më 1902, me pranga në duar.[13]

Të frymëzuara nga jeta janë edhe lirika të tilla emocionuese si “Malli për atdhe”,[14] “Prandvera”,[15] “Vera”,[16] “Dimni[17] apo “Për një shkollë shqype mbyllun prej qeveris otomane (Korçë 1902)”.[18] Vetë titulli i poezisë së fundit dëshmon se zanafilla e saj ka qenë një ngjarje konkrete, e përcaktuar në hapësirë dhe kohë: Korça, viti 1902.

Meqenëse nuk kam qëllim të bëj katalogun e krijimeve që Mjeda mund t’i ketë shkruar, i nxitur nga ndonjë fakt apo ngjarje jetësore, në studimin tim do të ndalem vetëm te lirika me titull “Në dekë të shoqit tim”. Me sa di unë, për herë të parë ajo është botuar në revistën “LEKA”, Shkodër, fruer 1936.[19] Më vonë është përfshirë në përmbledhjen “Juvenilja dhe poezi të tjera”, përgatitur nga M. Gurakuqi.[20]

Këtë tekst e zgjodha si një shembull tipik të asaj poezie që studiuesit europianë e kanë cilësuar si “poezi rrethane”. Sipas librit “Biseda me Eckermann-in”, del se konceptin e lartpërmendur e ka përdorur poeti gjerman Volfgang Goethe, më 18 shtator 1823.[21] Në qoftë se formulimi i përket datës së mësipërme, poezi rrethane ka në krijimtarinë e disa poetëve të Lashtësisë si Horaci, Katuli, Ovidi.[22] Në mesjetë, përmendet “Antologjia” greke, e cila përmban rreth pesë mijë krijime të autorëve grekë.[23] Në suazat e letërsisë franceze, poezi rrethane kanë shkruar Du Bellay, Baudelaire, Mallarmé, Eluard, Aragon, Francis Ponge etj.[24] Në letërsinë shqipe, poezi të kësaj natyre mund të quhen: “Seferi humajun” e H.Z.Kamberit, fragmente të poemës “Këngët e Milosaos” J.De Radës, “Për lirinë e Venetisë” e Z.Serembes, “O moj Shypni” e P. Vasës, “Një lule e fishkur apo një vajzë e vdekur” e N.Frashërit, “Një lule vjeshtet” e Gj. Fishtës, “Vaje” e A. Z. Çajupit, “Papa Kriston e vranë” e L. Logorit etj.

Studiuesit kanë sqaruar se termi “poezi rrethane” ka dy kuptime të ndryshme, diametralisht të kundërta:

I. Sipas kuptimit të rëndomtë, me poezi rrethane kuptohet një poezi e bërë me porosi, e paguar nga porositësi, siç ka ndodhur me poetët kurtizanë, të cilët rronin në oborret mbretërore.[25]Pasi tregon se sulltan Mahmud Gaznevidi nuk i dha asnjë ndihmë Firdusiut, autorit të “Shahnamesë”, Henri Massé shkruan: “Biografi Aruz thotë se si shpërblim për një katërvargësh të thjeshtë, sulltani kishte dhënë urdhër ta mbushnin me gurë të çmuar tri herë radhazi gojën e poetit Onsori…”.[26]

II. Në gjuhën e kritikës letrare, me “poezi rrethane” kuptohet një poezi e lindur nga një rrethanë e jetës së poetit. Pikërisht në këtë kuptim e kam përdorur edhe unë këtë term në studimin për lirikën “Në dekë të shoqit tim”. Duket sheshit se kjo poezi e ka fillesën te një ngjarje reale, konkretisht te agonia dhe vdekja e një njeriu të njëmendtë, shoq i Ndre Mjedës, i cili ka dhënë shpirt në prani të këtij të fundit. Që ky shoq ka qenë një individ historik, këtë gjë e përforcojnë edhe nistoret Gj. S., prapa të cilave fshihet emri i përveçëm i protagonistit të lirikës. Megjithëse gjetja e këtij emri të përveçëm nuk ka të bëjë fare me vlerat e tekstit që po shqyrtohet, oj se kjo gjë dbeso të ngjallë interes për ekzegjetët e veprës mjediane.

Të botuarit e lirikës “Në dekë të shoqit tim” më 1936 nuk don të thotë se kjo poemë është shkruar rreth kësaj kohe. Brendia e saj të shtyn të mendosh të kundërtën: se ajo duhet të jetë shkruar shumë vite më parë, kur poeti rronte e studionte në dhé të huaj. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet edhe një alternativë tjetër: siç ndodh jo rrallë, motivi i kësaj poeme do ta ketë ndjekur pas Mjedën për një kohë të gjatë, derisa ka ardhur çasti fatlum kur janë sinkronizuar shtysa e jashtme dhe shtysa e brendshme. Me fjalë të tjera, skica embrionale ka marrë trajtën përfundimtare, pasi është përpunuar gjatë në kokë apo në letër. Në dobi të alternativës së dytë, mund të përmendet fakti se ky tekst mungon te “Juvenilja” e botuar më 1917. Që nuk është krijim i rinisë së hershme, kjo gjë vërtetohet edhe nga mungesa e turqizmave, ndaj të cilave Mjeda ka qenë dorëlirë në poezitë e periudhës së parë. Idenë se përjetimin e ngjarjes dhe hedhjen e vargjeve në letër i ndan njëfarë largësie kohore, ta sugjeron edhe përdorimi i kohës së shkuar: “Ishte tu errun nata / E përmbi krye ngurue/ i rrishe kur lingata / Shkrinte njatë jetë të dishrue;/ e thoshe: pra, s’do të desin / Nji që sa shokë mbë të shpresin…”.[27] Në dobi të alternativës se fill pas ngjarjes poeti do të ketë bërë njëfarë skice apo keqeshkronje, flet një argument i pakundërshtueshëm siç është prania në tekst e një mori hollësirash nga më të imtat, të cilat vështirë se do të ishin mbajtur mend dhe do t’i kishin shpëtuar harresës për vite të tëra.

Pavarësisht se cili nga parashtrimet e mësipërme mund të jetë më afër së vërtetës, një gjë është e qartë si drita e diellit: autori i lirikës “Në dekë të shoqit tim” është nxitur nga një ndodhi konkrete, të cilën e ka përjetuar thellë, sepse njeriun që ka hequr shpirt para syve të tij e ka pasur bashkëvendës dhe bashkëmendimtar: “E më thotë”: o vlla, nji teje / Këto zemra për gjithherë,/Të forcueme prej nji feje,/ Rrahne në kët jetë të mjerë;/ Nji caku kje, nji shkëndija / E zemrës: Shqiptarija”.[28] Më tutje: “Pa të gëzue përsëri moj Shkodër,/ Qi më bane djalë të Shqipnis…”.[29]

Në qoftë se poezia e rrethanave, e praktikuar nga poetët e oborrit, karakterizohej nga mungesa e sinqeritetit të poetit, nga mediokriteti dhe precioziteti, përkundrazi, poezia e rrethanës, ashtu siç e konceptonte Goethe-ja, ishte “poezia më e sinqertë, më e thellë dhe më humane”.[30]

1. Sinqeriteti. Poezia e rrethanës është më e sinqertë, sepse poeti nuk rend pas temave të mëdha, të bujshme. Ai shfrytëzon ato tema që i jep jeta e përditshme dhe synon t’u qëndrojë sa më besnik fakteve jetësore.[31] Besnikëria ndaj jetës është e pandashme nga besnikëria ndaj vetvetes. Në raste të tilla, vetëkuptohet se vargjet burojnë nga zemra, janë spontane. Tekstet e poezisë së rrethanës janë të shkurtra dhe koncize. Ato nuk mund të pajtohen me zvargien dhe me proliksitetin, çka të sjell ndër mend thënien proverbiale të Lafontenit: “Gjërat e gjata më kallin frikë”.[32] Nuk ka dyshim se një nga atributet kryesore të lirikës Në dekë të shoqit timështë sinqeriteti poetik, i cili mishërohet jo vetëm në brendinë, por edhe në formën e saj. Në këtë tekst tepër konciz, të përbërë nga trembëdhjetë strofa, shpaloset një jetë njeriu, madjé aty zënë vend meditime për vdekjen dhe pasvdekjen e tij.

2Thellësia. Meqenëse poezia e rrethanës ndjek hap pas hapi përditësinë, mund të krijohet përshtypja se ajo është e sipërfaqshme. Studiuesit janë të mendimit se nuk ndodh aspak kështu. Ngjarja e përditshme i ngjan një shkrepëtime, e cila i jep mundësi vështrimit të poetit të depërtojë shumë thellë brenda vetes dhe te gjërat. Shkreptimën zbulimtare, takimet me përditësinë, të cilat janë si një derë e hapur kah e panjohura, i kanë shfrytëzuar disa poetë të mëdhenj si Baudelaire-i dhe syrealistët (A. Breton: Naxha, Enët komunikuese).[33]

Edhe autori i lirikës Në dekë të shoqit tim rreket të zbulojë thelbin e dukurive, i jep përparësi depërtimit vertikal në tri drejtime të ndryshme, të bashkëlidhura dhe përplotësuese: depërtimit në jetën e protagonistit, depërtimit në botën e brendshme të subjektit lirik dhe depërtimit në historinë tragjike të popullit shqiptar qysh nga periudha e luftërave iliro-romake deri në kohën moderne: O prill i ri ku Iliri / Zotnoi nji ditë ma së parit / E kombi i huej s’e shtiri/ Detin për tokë të shqiptarit;/ Por lir e fuqiplote / Shqipja dykrenshe urdhnote…[34]

3. Humaniteti.Sipas studiuesve, “rrethana” hedh një dritë të veçantë mbi poetin dhe mbi njerëzit e tjerë. Në poezinë “Plakat e vocrra” dhe “Vejushat”, del në pah keqardhja e Baudelaire-it për protagonistet e krijimeve të tij, ndërsa në poezinë “Me çadrën tënde”, Francis Jammes shpreh dhembshurinë e tij për bariun plak.[35]

Duke shkoqitur veçoritë dhe vlerat e poezisë së Mjedës, F. Cordignano saktëson: “Dy tema qi pat për zemër ndër vargje të veta janë ato që i përkasin familjes e atdheut; pa lanë pas dore ndiesin e miqsis”.[36] Këto tema përbëjnë strumbullarin e lirikës “Në dekë të shoqit tim”, ku mbizotëron një atmosferë e theksuar humaniste, e cila shprehet si përmes dashurisë së Gj. S.-së për vendlindjen, për viset shqiptare, për kombin e tij fatkeq, ashtu edhe përmes përgjërimit të subjektit lirik për shokun e sfilitur nga lëngata dhe të kërcënuar nga vdekja, për bashkëkombasin dhe për bashkëmendimtarin që jep shpirt me fjalën “Shqipni” në gojë: Ngrimun si i gur mbi krye/ Kqyrshe at vol trishtimi;/ Kur ai, si t’ish tui kthye / Shpirti prej ndoj udhtimi,/ Tui çilun sytë përsëri,/ Tha të mbramen fjalë: “Shqypni![37]

Prirje të poezisë së rrethanës

Poezia e rrethanës ka prirje për të veçuar nga realiteti i përditshëm situata, sende dhe personazhe që marrin karakter simbolik. Me këtë rast, ia vlen të përmendim fjalët e një kritiku që për këtë çështje ka thënë: “Në thelb, për një symbolist ashtu si dhe për një poet të rrethanës nuk ka simbole të vogla, ekziston vetëm interesi që ne tregojmë për to”.[38]

Protagonisti i lirikës së Mjedës shndërrohet në një figure simbolike, sepse vdekja e tij nuk është thjesht një shuarje biologjike. Dihet se kur mbyll sytë një njeri që ka punuar një jetë të tërë për popullin e vet, për të zgjuar vetëdijën e tij kombëtare, për ta çliruar nga robëria e huaj dhe për ta vënë në udhën e përparimit, vdekja nuk mund të jetë absolute. Në situata të tilla, asgjësimit fizik i kundërvihet pavdekësia morale, mbijetesa e veprës apo e mesazhit të rëndësishëm që ka lënë i vdekuri: “E thoshe: pra s’do të desin/ Nji qi sa shokë mbë të shpresin/ Shpreson nji atdhe për dije/ E harte që në të shndrisin;/ Për atë dashtni e shije / Që zemrën ia stolisin;/ E, veton rrebtë nji mende / Ndër shkrime e ndër kuvende”.[39]

Pas pohimeve të mësipërme, dua të shtoj se trajtimi i temës së vdekjes e të pavdekësisë vetëm në rrafshin patriotik, do ta ngushtonte shumë vizionin filozofik të Mjedës, do ta cungonte mesazhin universal të poezisë së tij. Qysh në lashtësi, filozofët që janë marrë me problemin e vdekjes, kanë vënë në dukje se ajo ka karakter tragjik vetëm në rrafshin individual, sepse shënon fundin e një individi, kurse në kuptimin filozofik, ai që vdes, nuk zhduket as nuk asgjësohet, mbetet pjesë e materies universale.

Një prirje e rëndësishme e poezisë së rrethanës është fryma e saj intime, ngrohtësia e saj dhe përqëndrimi i saj te sfera e jetës intime.[40] Lirika “Në dekë të shoqit tim” mund të konsiderohet si një ndër shembujt më të gjallë të frymës intime, për të cilën u fol më lart. Pasqyra magjike e poezisë na jep mundësi të shohim çfarë ndodh edhe në skutat më të thella të shpirtit të protagonistit apo të subjektit lirik. Me plasticitet të rrallë janë paraqitur përjetimet e tyre: “E u pak: me dorë ia shkova / Djersën e ftohtë e më zbritshin / Lott kur, mahnit vrova”.[41]

Rreziqet e poezisë së rrethanës

Për t’iu shmangur çdo lloj mbivlerësimi të poezisë së rrethanës, studiuesit kanë tërhequr vëmendjen edhe për rreziqet që i kanosen këtij zhanri:

1. Bukuria e stisur: Një rrezik i këtillë ekziston në ato raste kur ngjarja vlerësohet më shumë nga ç’duhet, kur protagonistit të poezisë i atribuohen cilësi që nuk i ka, kur stili mbingarkohet me figura stilistike të papërshtatshme dhe të panatyrshme.[42]Kam bindjen se në lirikën “Në dekë të shoqit tim” është ruajtur sensi i masës, janë shmangur retorika dhe çdo shfaqje tjetër panatyrshmërie. Përjetimet e atdhetarit të devotshëm janë dhënë në mënyrë të besueshme, pa teprime, pa stil të përfryrë e të rënduar: “Pa të gëzue përsëri, moj Shkodrë,/ Qi më bane djalë të Shqipnis,/ E në hije të njasai kodrë / Urojmës s’Iliris / Eshtnat me i lanë, e urime / Me pritë prej kuj në giuhë time”.[43]

2. Prozaizmi. Këtë dobësi, kritikët e quajnë një “rrezik të dukshëm, në qoftë se poeti bie në tundimin përshkrimor, në qoftë se e shpjegon gjerë e gjatë rrethanën”.[44]Duke lexuar lirikën “Në dekë të shoqit tim”, të bie në sy menjëherë se Mjeda nuk përshkruan, e shmang elementin narrativ, tregohet shumë i kursyer në informacionin që i jep lexuesit. Madje do të shtoja se në këtë tekst ai përdor atë procedim letrar që P. Cittati e quan “teknika e omisionit” (heqjes), kurse Mario Vargas Llosa e ka emërtuar “element i fshehur”.[45] Për të shpëtuar nga prozaizmi, nga narrativiteti, poetin e kanë ndihmuar struktura që ka zgjedhur dhe monologu lirik. Si kohë fizike, nga tërë jeta e Gj. S.-së janë paraqitur vetëm çastet e agonisë. Duke u nisur nga këto çaste, si nga një pikë ideale (bie fjala, alefi i Borges-it) lexuesi rrok me sy tërë jetën e protagonistit si dhe çastet kulmore të historisë së popullit shqiptar.

Në radhë të parë, mjeshtërore është tabloja që ravijëzon kohën e agonisë. Hollësirat që përfshihen në të, kanë vërtetësi psikologjike, tension dramatik. Kjo gjë bën të mundur që këto hollësira të shndërrohen në shenja ligjërimi me ngarkesë të lartë kuptimore dhe emocionale, siç ndodh në strofën e mëposhtme: “Por ai mbi nkrejca pshetun / Rryeshëm e ngrehi shtatin / E syt përpara mbetun,/ I njalli prep e shtratin / E trandi nji fuqi / Ardhun n’atë ças për së ri”.[46]

Përveç intensitetit kuptimor e emocional, prozaizmit i bëhet sfrat edhe forma poetike, në të cilën mishërohet brendia e tekstit. Ritmi i vargjeve të kujton regëtimat e një zemre që ndodhet në përpëlitjet e fundit, frymëmarrjen gulçuese të atij që heq shpirt. Këtë fakt e përforcon përdorimi i shpeshtë i tejbartjes, i thyerjes së vargjeve: “Ku Topja i madh flamorin / Tand kundra të huejit qiti / Shqipe, e kah ti krahnorin / Të mësuemit nën zgjedhë valviti…”.[47]

Kundërshtar i një stili të thatë e narrativ, Mjeda i zgjedh me dorë të sigurt dhe i vë në vendin e duhur figurat stilistike. Me anë të paralelizmit figurativ, ai përqas ditën me jetën, natën me vdekjen: “Për mue kjo jetë po soset,/ O vlla, pa u sosun nata…”.[48] Ky paralelizëm na shtyn të mendojmë se jeta e Gj. S. – së ka qenë ditë, dritë për bashkëkombasit e tij. Metafora është figura që i jep gjallëri të madhe këtij teksti, ia rrit shumë ngarkesën kuptimore. Si rilindës i vërtetë, Mjeda shpreh bindjen e tij se drita e qytetërimit, përparimi i një populli janë të lidhur ngushtë me rolin emancipues të dijes e të arteve: “Shpreson nji atdhe për dije / E harte që në të të shndrisin…”.[49] Në portretin moral të protagonistit, Mjeda veçon pasurinë shpirtërore, ndjenjat e thella, zemërbardhësinë: “Për atë dashtni e shije / Qi zemrën ja stolisin…”.[50] Mendimet e intelektualit të vetëdijshëm për detyrimet që ka ndaj vendit dhe popullit të vet u ngjajnë vetëtimave që ndizen flakë në një qiell me re të zeza: “E i veton nji mende / Ndër shkrime e ndër kuvende”.[51] Patriotizmi i kulluar është një zjarr i shenjtë, i cili e ngroh dhe e nxit njeriun për të ndërmarrë punë të mëdha e për të kryer vepra me rëndësi kombëtare: “Nji caku kje, nji shkëndija / E zemrës: Shqiptarija”.[52] Në pajtueshmëri me formimin e tij si klerik, Mjeda e përfytyron vdekjen e njeriut si një shteg që lidh botën tokësore me botën e përtejme: “Lëshohei ku i dekës ish shtegu…”.[53] Metafora më e bukur e më origjinale e kësaj lirike haset në ato vargje ku ditët e jetës njerëzore përqasen me penjtë që përdor pëlhurendësja: “Ky tymen do të paloset / Pa u endun mirë e ngrata…”[54] Një pasazh i tillë hedh dritë mbi prejardhjen e Mjedës nga gjiri i vegjëlisë, pranë së cilës kishte shërbyer me vite të tëra si meshtar i thjeshtë. Vetëm një poet që e njihte mirë jetën e fshatarësisë, mund të dinte çfarë ishte indi dhe tymni. Nuk më duket e pavend të shtoj se metafora e mësipërme ka edhe konotacione mitologjike, sepse ajo na kujton Orët (Fatitë), Vejtoren (Çabej), të cilat tirrnin e prisnin fillin e jetës njerëzore. Për autorin tonë, të ushqyer me kulturën klasike greke dhe romake, nuk kanë qenë të panjohura miti i pëlhurës së Penelopës, miti për dyluftimin midis Arahnes e Palladës (Minervës) i cili është përjetësuar në “Metamorfozat” e Ovidit.[55]

I mbështetur në botëkuptimin mitologjik është edhe personifikimi i atdheut si një qenie njerëzore: “Shpreson nji atdhe për dije…”.[56] Dihet se shumë studiues e kanë konsideruar epitetin si një dhjamë të tepërt që e rëndon dhe e ngathtëson frazën apo vargun. Vëmë re se në këtë tekst, epitetet janë fare të pakta: “Pa puthë njato shkambije / Të lame me gjak të shqiptarit…”.[57] Te ndonjë epitet është e pranishme edhe nënshtresa mitologjike: “Ngrimun si i gur mbë krye / Kqyrshe ata vol trishtimi…”.[58] Me të lexuar këto vargje të vijnë në mendje Zanat e malit që gurëzojnë krushqit dhe nusen e Mujit, gurëzimi i Rozafës së muruar në themelet e kështjellës, gurëzimi i Niobes apo gurëzimi i Atlasit dhe i bashkëluftëtarëve të Pineusit, kur Perseu u tregon kokën e Meduzës… Veç krahasimit të thjeshtë, Mjeda përdor me mjeshtri edhe similitudën virgjiliane, e cila i zgjeron hapësirat e tekstit, duke e pasuruar me informacion historik e gjeografik: “Lëshohei ku i dekës ish shtegu / Mbi çeta t’Anadollit/ i rrmyeshëm Skanderbegu/ Si shkulmat e Devollit,/ Si valet e ‘j prrojt qi maja / Lëshon, e npër fushë bie rrkaja”.[59]

I bindur se emfaza, retorika e dëmtojnë poezinë, autori i lirikës “Në dekë të shoqit tim” e shtie në punë eksklamacionin vetëm në ato raste kur përmes tij shprehet një voltazh i lartë emocional: “E më thotë: o vlla, nji teje / Këto zemra për gjithë here / Të forcueme prej nji feje,/ Rrahne në kët jetë të mjerë…”.[60] I vetëdijshëm për vdekjen që i kanoset, protagonisti ndien një dashuri të madhe për jetën, nji dhimbje të thellë për këputjen e saj në mes nga kosa mizore e vdekjes: “Për mue kjo jetë po soset / O vlla, pa u sosun nata…”. Ndjenja e atdhedashurisë është e pashkëputur nga nderimi për historinë e kombit tonë, nga dëshira për të shijuar bukurinë e viseve shqiptare: “O prill i ri, ku Iliri / Zotnoi nji ditë ma së parit,/ E kombi i huej s’e shtiri / Detin për në tokë të Shqiptarit…”.[61] Para se të jetë një testament politik, testamenti i një atdhetari të njëmendtë është një testament dashurie, të cilën nuk mund ta cenojë as vdekja: “Tui çilun syt për së ri,/ Tha të mbramen fjalë: Shqipni![62] Me anë të së vetmes pyetje retorike që përmban ky tekst, zbulohet fati tragjik i mërgimtarit, i cili është i dënuar të mbetet larg atdheut të tij për së gjalli dhe për së vdekuri, i rrethuar nga ftohtësia, mospërfillja, heshtja dhe harrimi. Në këtë mënyrë, mërgimtari pëson një vdekje të dyfishtë: fizike dhe shpirtërore: “Vetëm ndër dhena t’hueja / Me dekun, o Shqypni?!”[63]

Simbolet e aktivizuara në lirikën “Në dekë të shoqit tim” i përkasin arsenalit të poezisë së Rilindjes sonë Kombëtare. Një ndër më tipiket është shqipja dykrenare, e cila simbolizon Shqipërinë, lirinë, forcën jetike të popullit tonë, lashtësinë dhe identitetin e tij: “Por lir e fuqiplote / Shqipja dykrenshe urdhnote”.[64] Simbolet “eshtnat” dhe “gjak” shenjojnë luftërat e shumta që kanë bërë iliro-shqiptarët kundër pushtuesve të ndryshëm. Me gjithë humbjet që kanë pësuar, bijtë e shqipes ia kanë dalë mbanë të ruajnë qenien, trojet dhe kulturën e tyre: “Pa puthë njato shkambije / Të lame me gjak të shqiptarit / Pa u hjekë mbi giuj në vallnije/ Qi eshtnat vorruen të barbarit…”.[65]

Kundërvënia midis të kaluarës heroike e të lavdishme nga njëra anë, dhe një të sotmeje fatkeqe e poshtëruese nga ana tjetër, është një ndër lajtmotivet e poezisë së Rilindjes sonë Kombëtare: “Ti ke pasë qenë nji zojë e randë,/ burrat e dheut të thirrshin nanë./ Ke pasë shumë t’mira e begati,/ Me varza të bukura e djem të ri…/…/ Po sot, Shqypni, po më thuej si je?/ Po sikur lisi i rrëxuem përdhe…”.[66] Kjo kundërvënie që është e pranishme edhe në krijimtarinë e Mjedës, në këtë teskt shpërfaqet me antiteza të gjetura: “Kur Topja i madh flamorin / Tand kundra t’hujit qiti / Të mësuemit nën zgjedhë valviti / E ndrroi në liri robnimin…”.[67]

Në studimin e tij për Mjedën, F. Cordignano bën edhe këtë vërejtje prej vëzhguesi të mprehtë: “Pse duhet verue se Mjeda nuk e temelon poezin e vet në popull, si P. Fishta, por veç herë herë ndien prej si do jehona të largta e të bukra për mrekull”.[68] Ka të ngjarë që njëra nga këto jehona të largëta mund të jetë edhe personifikimi i yjeve në vargjet e mëposhtme: “Hyjzit qi nelt shëtitshin,/ Nëpër dritsore e vruene / Me sy të përlotët, e shkuene”.[69] Duke u përqendruar paksa mbi këto vargje, cilitdo që e njeh poezinë tonë gojore do t’i vijnë ndërmend këto vargje të rapsodisë “Ajkuna kjan Omerin”: “Qyqe vetëm rrugën ma paska marrë,/ Kanë xanë vend hyjt vajin për me e ndie”.[70] Edhe në qoftë se Mjeda nuk e ka njohur fare rapsodinë e mësipërme, së paku personifikimi i yjeve në lirikën “Në dekë të shoqit tim” mbështetet te besimet popullore. Dihet se filozofi i lashtë Anaksagora qe i pari që i quajti yjtë masa inkandeshente, natyra e të cilave ishte identike me atë të trupave tokësorë: “Deri në atë kohë, imagjinata popullore shihte në ta perëndi”.[71]

Bukuria klasike e poezisë mjediane lidhet ngushtë me përsosurinë e saj formale, çka del në pah në fushën e stilistikës dhe në atë të metrikës. Për këtë mjeshtër të rrallë të poezisë shqipe të shkruar me varg të matur, Cordignano-ja shprehet kështu: “Mjeda asht poeti qi ka shti me përfundime krejt të lumnueshme atë rrymbë të pastrë klasiqizmi nd’art që asht shprehja e amshueme e gjenit estetik të njeriut në mjeshtri të fjalës e të vargut”.[72] Model i mjeshtrisë poetike të Mjedës mund të konsiderohet edhe lirika “Në dekë të shoqit tim”, e ndërtuar me strofa gjashtëvargëshe, me skemën ABABCC. Rimat janë: e alternuar: “Shpreson nji atdhe për dije / E harte qi në të shndrisin;/ Për atë dashtni e shije / Ai zemrën ja stolisin…”[73]e puthur: “E i veton rrebtë nji mende / Nder shkrime e nder kuvende”.[74] Në pikëpamje statistikore, del se mbizotëron rima femërore, e cila haset 35 herë, ndërsa rima mashkullore vetëm 4 herë.

Në tekstin e kësaj lirike nuk gjendet ndonjë barbarizëm, çka, siç e kam thënë më parë, dëshmon se ajo është shkruar ose është ripunuar në fazën e pjekurisë poetike të autorit të saj. Sintaksa poetike ka ndikime të dukshme nga poezia klasike italiane apo nga ndonjë poezi tjetër europiane. Kjo sintaksë qëndron larg ligjërimit popullor apo modelit folklorik. Duke folur për shkollën letrare të jezuitëve, E. Koliqi thotë: “Këta andrrojshin nji prozë të pasun me gjuhë të pastër, pa fjalë të hueja; nji poezi fluturuese në trajtë madhështore simbas atyne shembujsh të huej qi kishin parasysh e shijojshin pajada. Shka bane? Hynë e studiuen shqipen; fjalët e shqipes, jo frazeologjinë, e cila i gitte tepër e përvujtë e popullore; kërkuen fjalë të rralla në popull; ndër libra të vjetër, ndër fjalorë që filluen të botohen”.[75]

Në fund të këtij shqyrtimi, besoj se mund të them me plot gojën se lirika “Në dekë të shoqit tim” është një poezi rrethane. Kjo lirikë dhe tërë vepra mjediane hedhin poshtë si të pathemeltë opinionin e atyre që kanë dashur t’i ngjitnin Ndre Mjedës etiketën e poetit libresk, cerebral. Pas një pohimi të tillë, e quaj të nevojshme të shtoj se për kritikën bashkëkohore është e papranueshme dikotomia kokë/zemër apo mendim/ndjenjë. Poeti dhe eseisti francez Michel Deguy shprehet kështu për marrëdhëniet midis poezisë dhe mendimit: “Pa mendim, nuk ka poemë; nuk ka kurrfarë vajtje diku, kurrfarë përçueshmërie, asnjë domethënie, asnjë alegori, asnjë “krijim të vazhduar”, asnjë tejbartje, madje asnjë ndërtim sintaksor, asnjë figurë, asnjë fjali. Siguria se Homeri është i verbër, fliste për artin grek: ai përparon përmes mendimit”.[76]

Përsëri na del në shteg i pashmangshmi Goethe me termin e tij “Gedankenlyrik” = lirikë mendimi ose lirikë meditative. Pavarësisht nga kjo gjë, çdo njohës serioz i veprës së Ndre Mjedës është i bindur se në të nuk mbizotëron “Gedankenlyrik”. Për të karakterizuar këtë poezi, së cilës koha nuk ia ka venitur as veskun, as vlerat, do të citoj fjalët që ka shkruar N. Doçi, më 1937: “Ti diqe Dom Ndre në sa ne ishim larg Teje, por ani s’ka gja, djelmnija e Shkodrës jetike të ka shoqnue, të ka nderue, e njasaj Shkodre, ti i fale çka ma të bukur, të kandshëm e t’amblë ka kanga lirike Shqyptare”.[77] (2002) / Gazeta “ExLibris”

_________________

[1] CIRKA, Shkodër, 31 korrik 1938, f.195.
[2] Fishta, Estetikë dhe kritikë, Tiranë, 1999, f.129.
[3] Po aty, f.129.
[4] Ernest Koliqi, Kritikë dhe estetikë, Tiranë, 1999, f.26.
[5] Hylli i Dritës, Shkodër, 1931, f.595.
[6] Jorge Luis Borges, Oeuvre poétique, 1925-1965, 1996, f.209.
[7] Borhes, Poezi, Tiranë, 2000, f.234.
[8] CIRKA, Shkodër, 31 korrik 1938, f. 195.
[9] Po aty, f.196.
[10] Po aty, f.196.
[11] Po aty, f.196.
[12] Ndre Mjeda; Juvenilia dhe vepra të tjera, Tiranë 1964, f.41.
[13] Po aty, f.5.
[14] Po aty, f.93.
[15] Po aty, f.100.
[16] Po aty, f.101.
[17] Po aty, f.103.
[18] Po aty, f.126.
[19] LEKA, Shkodër, fruer, 1936, f.66-67.
[20] N. Mjeda, Juvenilia dhe vepra të tjera, T.1964, f.137.
[21] A. Chassang, Ch. Senninger, La dissertation littéraire générale, Paris, 1992, f.15.
[22] Po aty, f.86.
[23] Po aty, f.86.
[24] Po aty, f.86.
[25] Po aty, f.86-87.
[26] Henri Massé, Firdousi et l’épopée nationale, Paris, 1935, f.89.
[27] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.66.
[28] Po aty, f.66.
[29] Po aty, f.67.
[30] A. Chassang, Ch. Senninger, vep. e cit., f.87.
[31] Po aty, f.88.
[32] Po aty, f.88.
[33] Po aty, f.88.
[34] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[35] A. Chassang, Ch. Senninger, vep. e cit. f.89.
[36] CIRKA, Shkodër, 31 korrik, 1838, f.196.
[37] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[38] A. Chassang, Ch. Senninger, vep. e cit. f.89.
[39] LEKA, Shkodër, fruer, 1936, f.66.
[40] A. Chasang, Ch. Senninger, vep. e cit, f.89.
[41] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[42] A. Chasang; Ch. Senninger, vep. e cit., f.91.
[43] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[44] A. Chasang, Ch. Senninger, vep. e cit., f.91.
[45] Luan Canaj, Një univers në një rrokje, Tiranë 2002, f.88.
[46] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.66.
[47] Po aty, f.67.
[48] Po aty, f.66.
[49] Po aty, f.66.
[50] Po aty, f.66.
[51] Po aty, f.66.
[52] Po aty, f.66.
[53] Po aty, f.66.
[54] Po aty, f.66.
[55] Ovide, Les Metamorphoses, Paris, 1966, f.155-159.
[56] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.66.
[57] Po aty, f.67.
[58] Po aty, f.67.
[59] Po aty, f.67.
[60] Po aty, f.66.
[61] Po aty, f.67.
[62] Po aty, f.67.
[63] Po aty, f.66.
[64] Po aty, f.67.
[65] Po aty, f.67.
[66] Poetë shqiptarë, Tiranë, 1999, f.138.
[67] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[68] CIRKA, Shkodër, 31 korrik 1938, f.196.
[69] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.67.
[70] Epika legjendare, Tiranë, 1966, f.248.
[71] Penseurs grecs avant Socrate, Paris, 1964, f.143.
[72] CIRKA, Shkodër, 31 korrik 1938, f.196.
[73] LEKA, Shkodër, fruer 1936, f.66.
[74] Po aty, f.66.
[75] E. Koliqi, vep. e cit., f.23-24.
[76] Magazine Littéraire, mars 2001, f.47.
[77] CIRKA, Shkodër, 31 korrik 1938, f.195.

The post “Në dekë të shoqit tim” – një poezi rrethane appeared first on Telegrafi.

“Dashunija ndaj prindëve” nuk mund të shprehej më bukur se në poezinë e Ndre Mjedës

By: Kult Plus
25 February 2025 at 10:32

“Dashunija ndaj prindëve” është një poezi e shkruar nga poeti i njohur shqiptar Ndre Mjeda. Poezia, sikurse e shpreh edhe titulli, tregon dashurinë që prindërit kanë derdhur mbi autorin në veçanti, por në plan më të gjerë, shpreh dashurinë e çdo prindi për fëmijën e vet.

Poezia përfshin tre stadet e jetës së një individi. Nis në strofën e parë me fëmijërinë, ku prindërit e rrisin fëmijën që në djep. Vazhdon në strofën e dytë me rritjen ku prindërit bëjnë maksimumin që ta rrisin në mënyrën e duhur fëmijën dhe përfundon në strofën e tretë, me momentin kur fëmija është i rritur dhe e kupton realisht çdo sakrificë që kanë bërë prindërit (Ju ma ndez’t nji flakë në zemër për punë t’nalta e për lumni.).

“Dashunija ndaj prindëve”

Me sy çilun afër djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Për vaj tem tue hjekun zi,
Tue shëndue kur m’shifshi n’shend.

Babë e nanë sa keni derdhë
Mbi shteg tem e hire e dritë;
Ah, sa mirë m’keni gatitë
Për çdo kohë e për çdo vend.

Ju ma ndez’t nji flakë në zemër
Për punë t’nalta e për lumni
Për ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra më lakmon. / KultPlus.com

Rama: Nis rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër do të rikonstruktohet  krejtësisht me financimin e buxhetit të shtetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në shkollë, si dhe nga projekti që synon ta transformojë atë.

“Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije për 800 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës.

Ky projekt bën pjesë në rilindjen e plotë edhe të shkollës “Kolë Idromeno” dhe tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Shkodrës.

Këto projekte do t’i ndryshojnë faqen infrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut.

/k.s/

The post Rama: Nis rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vaji i bylbylit

By: Kult Plus
27 January 2025 at 20:00

Ndre Mjeda

Po shkrihet bora,
Dimri po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murrlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou, mos rri shkret.

Gjith’ fushët e malet
Blerimi i mbëloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoi.

Ndër pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjithkend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue që veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çilë kafazi,
Bylbyl flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kurrkush ma hovin
Atje s’ta pret;
Me zeher hajen
Kurrkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim;
E gjith’ ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamie,
Ke me gjrtë mel;
Për gjith’ prendverën
Njajo buk’ t’del.

E kur t’zit edi
Ndër prroje pi;
Te njato prroje
Që ti vetë di.

Tash pa frikë çerdhen
E mban n’ndo’j lis;
Nuk je si ‘i nieri
Që nuk ka fis.

E kur t’vij’ zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Ndahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, fluturo;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër drandofille,
Ndër zambakë nga;
Ku qeshte kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

II

Por vaj! Se ‘i dimën tjetrë
Paske, o bylbyl i shkreti;
Pa da ty zemra t’treti
Mbas vajit që t’rrethon.

Me lulzim t’vet prendvera
Ty s’ta përtrin gazmendin:
Jo kurrë s’e njifke shendin,
Bylbyl, që po vajton.

A thue po kjan, se çerdhen
Ta ka shkatrrue skyfteri?
A thue po kjan, o i mjeri,
Se me rrnue gjallë s’ke mel?

Ndrrojn’ edhe stinët e motit,
E për çdo herë ndron era.
Mbas dimrit vjen prendvera,
Mbas borës blerimi del.

Veç ti me idhnime t’tuja
N’zemër gjithmonë po pihe,
E ditë e natë po shkrihe
Mbas vajit që t’mundon.

Kur a tuj ardhun drita
Ndihet tuj këndue shpendi,
E n’këngë i duket shendi,
Që zemrën ia gazmon.

Gjetiu ndër pem, ndër lule
Shkon e fluturon bylbyli;
N’at erë që jep zymbyli
Vjollca e zambaku nget.

Por ty, n’kafaz t’shtrëngueshëm,
Ty t’paska ndry mizori,
E kurrnjiherë nuk t’nxori
Me t’lëshue ku zemra t’thrret.

Ti kurr, nji kangë s’ia këndove
Diellit kur nadje çohet;
Zemra me vaj t’coptohet
E me pajtue nuk don.

Ndoshta kujdesi i t’tujve
Gjith’ ket hidhnim ta qiti,
E shendin ta shutiti
E vshtira që i mundon.

T’burguem i bani gjindja
Veç përse donë me ndie
Njat za që lëshojnë me hije
Që t’knaq e që t’ban rob.

Çdo krajl i madh ndër shpija
Ty t’mba m’u thanë i veti;
Vetë bukuria, o i shkreti,
Kena për ju nji kob.

Përse tu ndeja e t’mëdhajve
Nji shpend i vogël s’ndalet;
Shpendit i kande malet,
Çerdhen e t’parve do.

Me at zanin tand t’përmallshëm
Ndoshta ti ankon këto t’vështira;
Derisa t’kthejn’ e mira,
Bylbyl, papra gjimo.

III

Por njaj vaj që je tuj lëshue,
Bylbyl, zemrën ma copton;
Ditë e natë rri tuj prigjue,
Vaj për mue! Kush mund t’ngushëllon?

Gjama jote a porsi ankimi
I nji fëmijës që vetun mbet;
Gjama jote a si shungllimi
I nji t’zezës që gja s’ pre.

Porsi dnesë me futë në krye
Nana e shkretë që mbet pa djelm;
Njashtu tine rri tuj shfrye
Njat idhnim që t’u ba helm.

Puna jote, o i mjeri, m’mbyti
E kurrkund nuk m’len pushim,
Shkoi nji muej, po shkon i dyti
T’zezat t’tua s’kanë mbarim.

Tash ndër arë lulzoi qershia
E me borë dimni po shkon:
Kurr s’mbarojn’ t’zezat e mia,
Gjama jote kurr s’mbaron.

Si t’burguemit n’ishull t’detit,
Ku tallazi i thekshëm vrret,
O t’vijë t’ftoftit, o t’vijë t’nxetit,
Vaji zemrën ia pëlset;

E papra n’ankime t’veta
Vajton fisin që larg la;
E tu fëmija i shkon si zgjeta
Mendja e shkretë se mbet pa ta;

Njashtu ti rri tuj vajtue
N’njat kafaz që shungullon;
Fisin tand rri tuj mendue
T’zinë atdhe që s’e harron.

Për fat tand, për zogj që kishe
Ndoshta zemra, i mjeri, t’dhemb;
Me e pat dit’ të mjerët ku rrishe
Kërkue t’kishin gemb mbi gemb.

Me e pasë ndie njat za që lëshoshe,
Me e pasë ndie njat vajin tand,
Kishin ardhë kudo që t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Njat vaj tandin tuj kujtue
Pa mbyllë syt’ kan’ shkue sa net;
Pveshtin hanën tuj gjimue,
Pvetshin hyjt për prind të vet.

Por aj kob që hana e diti
E njaj vaj që ylli pau,
T’shkretve n’vesh kurr nuk iu mbrriti,
E kurr zemra nuk ju ndau.

Me ditë hyjt me bisedue,
Me pasë sy që me derdhë lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja për jet’e mot.

Nëpër fush’ e nëpër shpija,
Me kujdes që s’nep afat,
Rreth e rreth t’kishin ardhun fëmija,
Kjamun t’kishte i ngriti fat…

IV

Por ça ka toka, bylbyl, ndrron moti;
Ankimi e vaji nuk asht i zoti
Përgjithmonë zemrën me na coptue;
Fillo me gëzue.

Mbas boret t’dimnit çilet prendvera;
Nji ditë nuk gjindet që s’po ndrron era;
Sendet që patmë nuk janë tuj mbarue;
Fillo me gëzue.

Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat,
Me ankime t’veta mbush rrugët e shpijat;
Lehtsim por s’mbramit gjen tuj punue;
Fillo me gëzue.

Kjajnë fëmijn e dekun prindt e shkretnuem
Me ‘j vaj që duket se s’ka t’pajtuem!
Por zemrën moti jua ndrron tuj shkue:
Fillo me gëzue.

Ndër ishujt t’detit kjan i burguemi
Për fmij, për grue që s’shef i shuemi,
Por prap durimi ka me ja prue,
Fillo me gëzue.

Shpend tjerë burgosi sa herë mizori,
E rishtas jashtë dikur i nxori;
Ndër fushë e male janë tuj fluturue;
Fillo me gëzue.

Flutrojnë ndër male, flutrojnë ndër lule,
Flutrojnë ku çerdhen motit e ngule,
E kangët e parshme nisin me këndue:
Fillo me gëzue.

Ndër zogj që kishe ndonjëherë do t’hasin,
Ndër pemë, ndër lule bashkë me ta ngasin;
Për ty t’vorfnuemit rrijnë tuj shpnesue:
Fillo me gëzue.

Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzue.

Porsi motmoti ndrrojmë dhe na vetë,
Herë-herë gazmohna, herë rrijmë të shkretë,
Por vaji e ankimi kanë për t’u shue;
Fillo me gëzue.

Mbas vajit t’tashëm ka me t’ardhë shendi,
Ka me ta shëndodhun zemrën gazmendi,
Për mall, si motit, zanë ke me e lëshue:
Fillo me gëzue.

Kur t’shkojsh ndër fush, kur t’shkojsh ndër male,
Afër shpisë seme hovin tand ndale;
Mahnit’ at zanin tand tuj prigjue
Kam për t’u gëzue.

Forma e përkyer, gjatësie e vargut nis me katër-gjashtë rrokësh në pjesën e parë, tetë në të dytën, nëntë në të tretën, dhejtë dymbëdhjetë dhe gjashtë rroksh në të katërtën. Rrima abcb në pjesën e parë, abbc në të dytën, abab në të tretën, aabb në të katërtën. A ka bylbyl të këndojë më larmishëm e më gjatë pa iu dridhur zëri një herë të vetme?
Vargje shekspiriane:
Me ditë hyjt me bisedue,
Me pasë sy që me derdhë lot,
Vajin tand ju kishin prue
T’kishin kja për jet’e mot.
për Bylbylin, presje mbas çdo shkrimi të fjalës si një përulje të thellë për të.
Dymbëdhjetë herë, aq sa muaj ka viti, grishje “Fillo me gëzue”, e mbas tyre një mbyllje e papritur “Kam për t’u gëzue” që na bën ta nisim recitimin (leximi është i pakët) nga e para e nëse gjendet bylbyl të na shoqërojë të shohim kush i vajton më bukur fitores së jetës ndaj vdekjes, gazmendit ndaj idhnimit, lirisë ndaj burgut.
Me e pasë ndie njat za që lëshoshe,
Me e pasë ndie njat vajin tand,
Kishin ardhë kudo që t’shkoshe,
T’kishin lypun kand e kand.

Ne erdhëm. Bylbyl, fillo me gëzue./ KultPlus.com

“Një çati për kulturën”, nismë për të mbrojtur trashëgiminë e Ndre Mjedës! Qëllimi për të krijuar një hapësirë të re për kulturën në Shqipëri

16 January 2025 at 10:49
INES SULAJ/ Figura e Ndre Mjedës është një nga figurat më tërheqëse në mbarë historinë e letërsisë shqipe. Mjeda ishte novator në poezinë shqipe. Ai solli polimetrinë, kombinimin e vargjeve teke me çifte, kombinimi i vargjeve 10 rrokshe me vargje 5 rrokshe. Mërgimi, malli dhe brenga për atdheun, si dhe e kaluara e lavdishme e tij,
❌
❌