Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm

”Sunny Hill Festival” në Prishtinë për 3 ditë, u bë kryefjalë në mbarë Europën dhe jo vetëm. Pas këtij suksesi, Dua Lipa ka treguar ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku nisur edhe pushimet në jugun magjik, në Ksamil. Pas një performance të fuqishme në natën e parë të festivalit, që këtë vit mblodhi yje dhe adhurues të muzikës nga mbarë bota, artistja shqiptare ka zgjedhur qetësinë dhe bukurinë…

Source

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Trump

Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë. Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e…

Source

Liqeni i Malit të Gramozit si pikturë, Rama ndan pamjet: Beautiful Albania

Liqeni i malit të Gramozit në Kolonjë është një ndër destinacionet ideale turistike, për vizitorët vendas dhe turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të këtij liqeni. Ky liqen një “thesar” i fshehur i bukurive natyrore shqiptare gjendet në 2400 metra lartësi, ndërsa malet e larta dhe natyra përreth ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme. Liqeni me origjinë akullnajore…

Source

Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare. ”E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën? të këtij lloji janë pyetjet që bëj”…

Source

Juristët dalin kundër draftit për Kodin e ri Penal: Do prodhohet një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi…

Source

Ish-presidenti i parë postkomunist shuhet në moshën 95 vjeç

Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeç. Ai kryesoi tranzicionin kaotik të vendit nga komunizmi në demokraci. Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Iliescu ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht i Rumanisë dhe shërbeu dy herë, nga viti 1986-1996 dhe nga viti 2000…

Source

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

Mbrojtja e personave që largohen nga diskriminimi, përndjekja dhe konfliktet është detyrim ligjor dhe angazhim ndërkombëtar. Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime…

Source

Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Sali Berisha ka dënuar në emër të PD, thirrjet antishqiptare në Kumanovë, ku sjelljen e quan një akt nacionalizmi primitiv. ”Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”. Postimi i plotë Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare…

Source

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes.

Source

VIDEO/Zyrtari i lartë i Trump në jug për pushime: Shqipëria me Amerikanë

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shijon pushimet në Shqipëri. Ai ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit. ”Shqipëria me Amerikanë”, shkruan Grenell, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA-a. I njohur për angazhimin e tij në…

Source

VIDEO/ Vlorë, shi në kulmin e sezonit veror

Vlora është përfshirë nga një stuhi me rrebeshe shiu pasditen e kësaj të marte, edhe pse në kulmin e sezonit veror. Si pasojë e shndërrimeve të befasishme klimatike teksa turistët e qytetarët janë ndodhur në plazh, brenda pak minutash qielli është ngrysur dhe shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë përshkuar qytetin bregdetar. Reshjet e shiut të rëna me intensitetë të lartë për pak minuta kanë…

Source

💾

Dosja BANKERS, Gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm shtyn për të mërkurën vendimin për dosjen Bankers. Vendimi do të shpallet në orën 10:00. Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga Gjykata e Fierit. Për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, Gjykata e Fierit caktoi masat e sigurisë të cilat u kundërshtuan prej…

Source

VIDEO/ Mbështetje fermerëve, ministrja Denaj: 50% grant për investime në sektorin bujqësor

Fermerët që synojnë të investojnë në mbjellje të reja pemësh frutore, agrumesh, ullishtesh dhe vreshtash do të përfitojnë 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, e cila është hapur për aplikime deri më 30 shtator. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me fermerë të qarkut të Beratit, me qëllim sqarimin e kritereve të aplikimit.

Source

💾

Veliaj do të shkarkohet? Teliti: Zgjidhja e duhur për kryebashkiakun e ri janë zgjedhjet vendore

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti komenton lëvizjet pas dorëheqjeve të nënkryetarëve kohët e fundit. Ai tha se aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka humbur çdo lloj ndikimi administrativ dhe politik. Sipas Telitit postet e reja në bashki janë deleguar nga vetë Edi Rama dhe se për rizgjedhjen e kryebashkiakut të ri duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Source

Përplasje e frikshme e disa mjeteve në aksin Fier-Lushnjë, raportohet për dy të plagosur

Një aksident u shënua këtë të martë në aksin Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Disa mjete u përplasën, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento. Të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore.

Source

Sherri për mandatin e vetëm, Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht se kush do të shkojë në Kuvend

Edhe pse mbi 63 mijë vota, në zgjedhjet e 11 Majit koalicioni mes Lapajt dhe Shabanit mori vetëm një mandat, ku më pas u panë në një përplasje se kush do të shkojë në Kuvend. Më 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, ndërsa KAS e kaloi tek Ana Dajko.

Source

Rruga e re Dukat-Llogora, Rama poston pamjet: Një bukuri më vete

Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë. ”Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama. Me një gjatësi prej 6 kilometrash…

Source

Gjyqtari është kër*ënim për sigurinë kombëtare, presidentja Osmani tërheq kërkesën në Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e Kuvendit për shkak se gjyqtar raportues i lëndës ishte caktuar serbi Radomir Llaban. Sipas Osmanit, institucionet e sigurisë kanë mbledhur informacione për veprimtari të rrezikshme për sigurinë kombëtare të Llabanit. Osmani tha se në interesin e Republikës tërheqja e kërkesës është vendim i…

Source

Organizata Europiane dhe Shqiptare flasin për vështirësitë në blerjen e banesave: Ndërhyrje urgjente

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë. Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve…

Source

Drejtori i Policisë, Proda pret diplomatin e Ambasadës së Kinës: Luftë kundër prostitucionit dhe krimit të organizuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e institucionit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ‘ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral’, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe…

Source

❌