Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

7 August 2025 at 15:43

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës. Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare […]

The post Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë appeared first on BoldNews.al.

Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë…

By: V K
7 August 2025 at 15:17

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum, hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria, duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës.

Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare në Vjenë, ndërsa ndërmarrja shtetërore Albpetrol, një prej partnerëve strategjikë në sektorin e naftës, shtyhet në mënyrë sistematike për t’u paguar “më vonë”.

Në audiopërgjigjimet që disponon prokuroria, newsbomb.al ka zbardhur bisedën e datës 9 prill 2025, midis Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers dhe një zyrtareje të huaj të financave, Sheri.

Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Disa nga kompanitë që përfitojnë janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, thotë Majlinda Thana.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Në të njëjtën bisedë diskutohet për përdorimin e një karte krediti që rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi të kompanisë, një person i identifikuar si “Sugar”, i cili, sipas zyrtares, është larguar nga Bankers që prej janarit, por karta vazhdon të përdoret në mënyrë të paqartë.

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana.

“PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Nga përmbajtja e përgjimeve del qartë se pagesat ndaj institucioneve shtetërore si Albetrol nuk shihen si përparësi, ndryshe nga furnitorët privatë që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë.

Skema e menaxhimit të këtyre pagesave ka bërë që Shqipërisë t’i shkaktohet një dëm financiar prej 240 milionë eurosh.

Tashmë drejtuesit e kësaj kompanie janë vënë para përgjegjësisë penale, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Ndërkaq, për Majlinda Thanën është vendosur një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi  – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…

Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: Por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: Po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim./NEWSBOMB.al

The post Skandali i “Bankers”/ Zbardhen përgjimet mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë… appeared first on Albeu.com.

Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers”

By: V K
7 August 2025 at 11:40

Ish-deputeti Myslim Murrizi i ka drejtuar një letër publike drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum”.

Në letrën drejtuar Dumanit, Murrizi kerkon nga drejtuesi i SPAK të hedhë sytë nga Bankers dhe të hetohet nga SPAK si çështje.

Murrizi shkruan se shuma e parave që është vjedhur në rastin Bankers, nuk është vjedhur as nga të gjithë të burgosurit së bashku, që nga vitit 1991.

Letra e Myslim Murrizit drejtuar Altin Dumanit

Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani.

Nisur nga shifrat marramendëse të qindra miliona eurove të “qerasura” nga kjo kompani te kompani të tjera, te individë, politikanë apo sekserë të politikanëve në 21 vite, nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite, rreth 15 miliardë euro.

Z. Dumani!
Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je, dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta… dhe në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen. Por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje – meqë kaq euro nuk janë vjedhur as nga të gjithë të arrestuarit së bashku që nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ia di marifetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë te hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it.

Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.

Z. Dumani!
Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Panevino tek hotel Plazza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet deri sa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave.

Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaqet edhe Llagami e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.

Z. Dumani!
Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh më kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blenë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombajn nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me kontejnerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”.

Por po ke këlqe, meru me këta zogj k… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës. E ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke paketë të gjitha hallet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin./ CNA

The post Myslim Murrizi letër Altin Dumanit: Hidhi sytë nga “Bankers” appeared first on Albeu.com.

Dosja “BANKERS”/ Gjykata lë në burg drejtorin kinez dhe ish-administratori Leonidha Çobo, zbuten masat për disa zyrtarë

By: V K
6 August 2025 at 10:36

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao.

Seanca u zhvillua sot, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë.

Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

Nga pesë masat “arrest shtëpie”, vetëm njëra u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi një prej të dyshuarve është prind i një fëmije 2-vjeçar.

Ndërsa për tre persona të tjerë u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në polici gjyqësore.

Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro.

Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.

Personat e hetuar dhe në kërkim akuzohen për veprat penale:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” (neni 144/a),

“Fshehja e të ardhurave” (neni 180/3),

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287),

“Shpërdorimi i detyrës” (neni 248),

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” (neni 181/a).

Hetimet për këtë çështje vijojnë, dhe autoritetet shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të tyre edhe ndaj institucioneve të tjera që mund të kenë pasur lidhje me aktivitetin e kompanisë gjatë periudhës së hetuar.

The post Dosja “BANKERS”/ Gjykata lë në burg drejtorin kinez dhe ish-administratori Leonidha Çobo, zbuten masat për disa zyrtarë appeared first on Albeu.com.

Afera “Bankers”/ Gjykata e Apelit vendos sot për masat e sigurisë

By: Ela
6 August 2025 at 09:28

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë sot për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të “Bankers Petroleum”, teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Seanca e Apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se 6 […]

The post Afera “Bankers”/ Gjykata e Apelit vendos sot për masat e sigurisë appeared first on BoldNews.al.

Dosja BANKERS, Gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

By: redi
5 August 2025 at 18:42

Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm shtyn për të mërkurën vendimin për dosjen Bankers. Vendimi do të shpallet në orën 10:00. Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga Gjykata e Fierit. Për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, Gjykata e Fierit caktoi masat e sigurisë të cilat u kundërshtuan prej…

Source

Çështja “Bankers”/ Prokuroria kërkoi arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin

By: M C
5 August 2025 at 18:40

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e “Bankers Petroleum”. Ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje të konfidencialitetit.

Përfaqësuesit e ambasadës kineze në Tiranë, që ndodheshin në ambientet e jashtme të Apelit për të ndjekur nga afër procesin, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë. Arsyeja për këtë është ndjeshmëria e lartë e çështjes. 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë mes tyre dhe ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao, kërkuan ndryshimin e masës së “arrestit me burg”.

Drejtuesi i Bankers Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo, u arrestuan nën akuzat e mashtrimit, pastrimit të parave dhe abuzimit me detyrën ndërsa katër persona u shpallën në kërkim.

Sipas prokurorisë, drejtuesit e Bankers akuzohen se kanë fryrë shpenzimet e kompanisë përmes transferimit të parave në palë të lidhura apo me kontrata të dyshimta, gjë që ka sjellë nxjerrjen e kompanisë më humbje dhe mospagesën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Sipas ligjit aktual, kompanitë e naftës mundet të arrijnë marrëveshje me autoritetet shqiptare me qëllim që të nxjerrin naftë në operacione private, por në këtë rast, tatimi mbi fitimin është në masën 50%.

Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka shitur naftë me vlerë 532 miliardë lekë ndërsa ka deklaruar shpenzime në masën 684 miliardë lekë, duke i shtyrë prokurorët të pyesin se cili është motivimi që pronarët e kompanisë vijojnë operacionet kur kompania del në vijimësi me humbje si dhe të ngrenë dyshime nëse pronarët, të cilët mbeten të panjohur, kanë gjetur mënyra alternative për të transferuar fitimet nga kompania.

The post Çështja “Bankers”/ Prokuroria kërkoi arrest me burg për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin appeared first on Albeu.com.

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

3 August 2025 at 16:10

Ish drejtori i shoqërisë publike të naftës Albpetrol Endri Puka, i njohur si mëkëmbës i Koço Kokëdhimës, rezulton i përfshirë në një skemë korruptive sa banale aq edhe flagrante me kompaninë private të naftës Bankers Petroleum, nën akuzë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Përmes veprimeve korruptive, Puka dhe ‘ustallarët’ e […]

The post Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

3 August 2025 at 15:48

Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare “Bankers Petroleum Albania” që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit. Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë […]

The post Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim appeared first on BoldNews.al.

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

31 July 2025 at 15:36

Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes dhe në lidhje me hetimet për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, të cilat aktualisht janë në dorë të Prokurorisë së Fierit. Dumani tha se është në dorën e Prokurorisë së Fierit që të vendosë nëse do […]

The post Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa

By: V K
24 July 2025 at 14:00

Dokumentet zyrtare tregojnë se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës.

Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa.

Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje.

Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar deri në 100 milionë euro në vit për rimbursim TVSH-je.

Për të shpenzuar paratë që duhet t’i derdhte në buxhetin e shtetit, kompania e naftës Bankers ka sajuar lloji-lloji banaliteti, deri edhe tek organizimi i konkurseve për mësimin e gjuhës kineze, duke kaluar nga puset e naftës tek gramatika.

Për vite me radhë, Bankers ka financuar gjoja nxitjen e mësimit të gjuhës kineze, duke mbuluar me para Institutin Konfuci dhe Ambasadën e Kinës, ndërsa pagesa kanë marrë edhe mediat për të transmetuar këto aktivitete qesharake, pjesë e skemës së korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Miliona euro janë devijuar dhe pastruar përmes mësimit të gjoja gjuhës kineze për 7 vite me radhë.

Në prill të vitit 2022, Qing Fang, asokohe CEO i Bankers, i cili zbatoi aq sa qëndroi skemën e zhvatjes së pasurisë nëntokësore të Shqipërisë, fliste për financimin nga Bankers të përhapjes së kulturës kineze në Shqipëri. “Bankers është një nga kompanitë më mëdha dhe më të rëndësishme në vend. Ne jemi shumë të lumtur që po ndihmojnë në përhapjen e dijeve dhe kulturës kineze në Shqipëri, që është një nga kulturat më të lashta të njerëzimit“.

Në gusht të vitit 2002 u larguar Qing Fang dhe në vend të tij u emërua si administrator i Bankers Huanqin Xiau, një nga hajdutët e huaj më të frikshëm që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Huanqin Xiau, i besuar i pronarit në letra Hongping Xiao, i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë.

Në vitin 2023, Huanqin Xiau, i cili i kishte vënë vetes pagë 1 milionë euro në vit, komentonte konkursin e radhës për gjuhën kineze. “Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu të interesuar për të mësuar Gjuhën Kineze dhe që e flasin aq mirë atë. Kina është një vend i madh plot kulturë dhe histori dhe ka një gjuhë unike që është mjaft sfiduese për t’u mësuar. I uroj shumë suksese këtyre të rinjve në përpjekjet e tyre të ardhshme”.

Skema u përsërit edhe në maj të vitit 2024, ku u shfaq sërish Huanqin Xiau, ndërsa u ndalua kur kupola zhvatëse mësoi për hetimet që kishte nisur prokuroria.

Për vite me radhë, Bankers ka bërë kërdinë me pasurinë e shqiptarëve. Vetëm gjatë vitit 2021, në kuadër të shpenzimeve për të mos paguar taksa, kupola e Bankersit ka shpenzuar 460 mijë euro për festa, dekorime dhe akomodime.

Bankers ka shpenzuar deri në 500 mijë euro në vit për të paguar mediat, që të mos denoncojnë aferat korruptive të kompanisë dhe protestat ndaj saj. Për sigurime shëndetësore në spitale private shpenzimet janë 374 mijë euro në vit.

Dhjetëra milionë euro ka shpenzuar Bankers për shërbime ligjore, konsulencë dhe udhëtime. Kupola e kompanisë ka sajuar qindra mijëra euro për ping-pong, konkurse vizatimi, dhurata, veshje sportive, kalçeto etj./ Prapaskena

 

The post Bankers miliona euro për mësimin e gjuhës kineze, ping-pong dhe festa appeared first on Albeu.com.

DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet

By: M C
22 July 2025 at 20:21

Shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë përfituar miliona nga Bankers…

Dalin në dritë të tjera skandale nga “Bankers Petroleum”. Sot kompania e naftës kërcënoi shtetin se do të hedhë në Arbitrazh, por fakte tregojnë se shumë shtetas kinezë të lidhur me këtë kompani kanë përfituar miliona lekë. Përveç pagave të larta, drejtuesit duket se kanë përdorur skema fiktive për të kënaqur njerëzit pranë tyre, pse jo dhe veten.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Fierit që ka siguruar “Pamfleti”, shumë shtetas kinezë, por edhe kazakë, kanë krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe kanë marrë shuma të mëdha parash.

“Megjithatë, ka një problem në lidhje me deklarimin e punonjësve, pasi të paktën dhjetë prej tyre janë regjistruar në listëpagesa si aktive 22 ditë, ndërkohë që nuk kanë qenë fizikisht në Shqipëri sipas të dhënave nga sistemi TIMS. Gjithashtu, administratori ka dalë nga Shqipëria në Korrik 2024 dhe nuk është kthyer më. Në lidhje me aktivitetin ekonomik, kompania ka pasur të ardhura dhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit 2024, me një fitim neto mbi 135 milion lekë”, shprehet prokuroria në rastin e një kompanie.

Pjesë nga dosja

Nga hetimi ka rezultuar se dyshohet se një tjetër skemë me faturime fiktive vjen dhe në një fushë tjetër, konkretisht, disa shoqëri të themeluara në Shqipëri nga shtetas që vijnë nga Kina dhe Kazakistani, kryejnë faturime fiktive për shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, transferojnë fonde jashtë Shqipërisë, etj, të analizuara si më poshtë vijon:

1. Shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP” – Dega Shqipëri, është regjistruar në datën 14 dhjetor 2023, e cila ka kompaninë mëmë në Kazakistan dhe me pronësi (pronar përfitues) shoqërinë kineze “China International Zoom Material Co Limited me adresë: Richmond Commercial Building, Argyle Street, Yau Tsim Mong, Koëloon, Hong Kong dhe me adresë në Fier. Përfaqësuesi ligjor i saj është shtetasi Jiang Yijun, ndërsa administratori është shtetasi Junlin Sheng.

Kompania operon në sektorin e naftës, kryesisht me shërbime si çimentim, shpim, punim pusesh dhe teste të vajit. Ajo ka dy njësi qiraje me sipërfaqe të vogla, dhe aktiviteti i saj është përqendruar në këto shërbime specifike. Në aspektin e punësimit, gjatë periudhës Dhjetor 2023- Mars 2024 ishte vetëm administratori i punësuar. Ndërsa gjatë vitit 2024 u shtuan punonjës rinj deri në 24 punonjës në Mars 2025, shumica dërrmuese e të cilëve janë shtetas kinezë.

Megjithatë, ka një problem në lidhje me deklarimin e punonjësve, pasi të paktën dhjetë prej tyre janë regjistruar në listëpagesa si aktive 22 ditë, ndërkohë që nuk kanë qenë fizikisht në Shqipëri sipas të dhënave nga sistemi TIMS. Gjithashtu, administratori ka dalë nga Shqipëria në Korrik 2024 dhe nuk është kthyer më.

Në lidhje me aktivitetin ekonomik, kompania ka pasur të ardhura dhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit 2024, me një fitim neto mbi 135 milion lekë. Faturimi është kryesisht me shoqërinë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ndërsa blerjet më të mëdha shërbimesh i bëhen fillimisht me shoqërinë “Albdrilling” sh.a dhe pastaj një shoqëri kineze në Kinë dhe kompani kizene me bazë në Abu Dhabi – BIN SHARRARA CHINA HORIZON DRILLING SERVICES LLC. Janë evidentuar anomali në faturim, përfshirë anulime masive të faturave dhe transaksione të mëdha blerjeje dhe shitjeje që nuk përputhen me vlera të shtuar reale, dyshohet se shërben për transferim fondesh jashtë vendit, shmangie tatimore dhe pastrim parash.

Ndërkohë, është konstatuar se shoqëria “Albdrilling” sh.a që ka qenë më parë nënkontraktore direkte e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, tani ndërmjetësohet nga shoqëria “Qinglong Albania Ltd” në mënyrë që, krijohet një zinxhir i dyshimtë ndërmjetësimi, i cili mund të përdoret për të fryrë artificialisht çmimet dhe për të transferuar fitime në mënyrë të fshehtë. Në thelb, shoqëria “Qinglong Albania Ltd”, në Shqipëri, paraqitet si një entitet ndërmjetësimi i dyshuar fiktiv që shfrytëzohet për të justifikuar shpenzime dhe pagesa për persona që nuk janë në Shqipëri, por ne Kinë, për të faturuar shërbime me vlera të lartë, pa kryer realisht punën, dhe për të fshehur qarkullimin financiar, duke e kaluar atë nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, përmes saj dhe më tej tek shoqēri kineze. Kjo skemë krijon mundësi për transferim të paligjshëm të fondeve jashtë vendit, shmangie tatimore dhe pastrim parash. Në përfundim, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP”, në Shqipëri, është një kompani që dyshohet se është formuar me qëllim ndërmjetësimi fiktiv në kontratat e naftës, ka kryer blerje-shitje me fitime të mëdha pa krijuar vlerë reale.

Nga këqyrja e kësaj shoqërie konkludohet si vijon:

1- Krijohen dyshime për deklarime fiktive të marrëdhënieve të punës dhe pagesave.

Subjekti ka deklaruar në mënyrë sistematike punonjës (kryesisht shtetas kinez) si të punësuar me kohë të plotë dhe të pranishëm 22 ditë në muaj. Megjithatë, verifikimi në sistemin TIMS tregon se një numër i këtyre punonjësve nuk kanë qenë fizikisht në territorin e Shqipërisë, gjatë periudhës për të cilën deklarohen si të punësuar. Kjo situatë përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe të punësimit, me elementë të mundshëm të veprave penale si:

-Pastrim parash përmes justifikimit të rremë të pagave dhe transferime fondesh.

-Deklarim i rremë në dokumente zyrtare.

2- Aktivitet ekonomik i dyshimtë – mungesë reale e kapaciteteve teknike dhe njerëzore.

Subjekti nuk kishte asnjë punonjës real ose pajisje në janar-shkurt 2024, megjithatë ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme për shërbime që në mënyrë të natyrshme kërkojnë staf dhe pajisje fizike në terren (shpim pusesh, çimentim, etj). Nga kontrolli fiskal rezulton se të gjitha shërbimet janë blerë nga nënkontraktori “Albdrilling” sh.a dhe të njëjtat janë faturuar pa vlerë të shtuar më tej tek “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Shoqëria nuk zotëron asete, përveç një vlere minimale të deklaruar në fund të 2024 (rreth 36 milionë lekë),e papërputhshme me volumin e qarkullimit financiar dhe natyrën e veprimtarisë që deklaron.

3. Skemë e dyshimtë ndërmjetësimi mes “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe “Albdrilling” sh.a.

Më parë, shoqëria “Albdrilling” sh.a ka qenë nënkontraktore direkte e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ndërsa tani faturon të njëjtat shërbime përmes shoqërisë “Qinglong Petroleum Technology Ltd”, një shoqëri e sapo hapur pa kapacitet të dukshëm teknik ose njerëzor. Ky ndryshim ngre dyshime për ekzistencën e një strukture fiktive ndërmjetësimi, që mund të përdoret për:

-Të krijuar marzhe fiktive fitimi;

-Të transferuar fonde në mënyrë të pajustifikuar;

-Të justifikuar kontrata fiktive dhe punonjës joekzistentë.

4. Anomalitë në faturim dhe fiskalizim:

Gjatë muajit mars 2024 konstatohet një numër i madh anulimesh dhe korrigjimesh të faturave – veprim që në vēzhgim fiskal konsiderohet shenjë alarmi për manipulim dokumentacioni.

Faturat e shitjes mbartin përshkrime për shërbime që mund të realizohen vetëm përmes stafit të specializuar dhe pranisë fizike në terren, ç’ka bie ndesh me mungesën reale të punonjësve në Shqipëri sipas të dhënave të marra nga sistemi TIMS.

5. Mungesë e përfaqësuesit ligjor në territor:

Administratori ligjor Junlin Sheng nuk është i pranishëm në Shqipëri që nga korriku 2024, dhe ka rezultuar i punësuar njëkohësisht në një tjetër kompani që operon në të njëjtin sektor dhe është gjithashtu nënkontraktore e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”.

Kjo është në kundërshtim me parimet e përfaqësimit ligjor të një dege të huaj që operon në një sektor strategjik siç është ai i hidrokarbureve.

6. Mospërputhje mes blerjeve dhe shitjeve – mungesë vlerë të shtuar:

Në periudhën janar-mars 2024, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology LTD” ka realizuar shitje në vlerën 161 milionë lekë, ndërkohë që ka blerë shërbimet përkatëse nga shoqëria “Albdrilling” sh.a për rreth 109 milionë lekë me një marzh fitimi të pashpjegueshëm, duke qenë se nuk ka as staf e as pajisje vetjake që të justifikojnë këtë shtesë vlere.

7. Ndryshim i strukturës së furnitorëve në fund të vitit 2024:

Në fund të vitit 2024 dhe vazhdon në vitin 2025 subjekti fillon të bashkëpunojë me furnitorë të rinj të huaj (si “BIN SHARRARA CHINA HORIZON DRILLING SERVICES LLC” nga Abu Dhabi dhe “Beijing Top Energy Technology Co. Ltd”), duke shtuar më tej kompleksitetin dhe natyrën ndërkombëtare të qarkullimeve financiare.

Këto ndryshime, të shoqëruara me mungesën e transparences dhe strukturë të paqartë operacionale, mund të përdoren për të fshehur origjinën dhe destinacionin e fondeve – indikator i mundshëm i pastrimit të parave.

Nga verifikimi i detajuar, shoqëria “Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP” duket se nuk ka pasur aktivitet real ekonomik dhe teknik në Shqipëri në fillim të vitit 2024, dhe ka funksionuar kryesisht si ndërmjetës financiar në një strukturë të dyshimtë të faturimit dhe raportimit tatimor, ku përfshihet edhe shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe nënkontraktori i saj shoqëria “Albdrilling” sh.p.k. Bazuar në të gjitha të dhënat e mësipërme, Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP-Dega Shqipëri: Nuk ka pasur aktivitet real teknik në fazën fillestare të regjistrimit. Ka shfaqur sjellje të përsëritura që ngjajnë me struktura të pastrimit të parave, mashtrimit tatimor dhe ndërmjetësimit fiktiv.

Eshtë e lidhur me një rjet kompanish (kryesisht kineze dhe nga Lindja e Mesme) që mund të jenë pjesë e një skeme të evazionit dhe transferimit ndërkombëtar të kapitalit. Pronari përfitues, China International Zoom Material Co. Limited, është një kompani me seli në Hong Kong – një juridiksion që shpesh përdoret për strukturim korporativ me qëllime të errëta fiskale ose ligjore.

2. Shoqëria “Petrosolution” sh.p.k, me NIPT M12003039K, është regjistruar në tatime më datë 3.08.2021, me aksioner shtetasin kazakistanas Ramil Kimurov, i cili njëkohesisht ka regjistruar dhe subjektin “Black Gold Investment Company Limited”, me NIPT M11817011B”, më datë 17.06.2021, me objekt të aktivitetit:”Aktivitete të ndërmjetësimit për shitjen e karburantit, mineraleve, metaleve dhe kimikateve industrial”. Por, që nuk ka ushtruar aktivitet me kete te fundit dhe e ka kaluar Pasiv më datë 05.08.2024.

Bazuar ne ekstraktin e QKB rezulton se në datë 07.04.2023 është ndryshuar ortaku nga Ramil Kimurov dhe është shtuar ortaku “EXA PETROLEUM PTE. LTD” me zoterim kapitali 100% të shoqërise me aksioner shtetasit kinez Hou Joun dhe Chen Xinming. Shoqeria e huaj “EXA PETROLEUM PTE LTD”, është një kompani private e regjistruar në Singapor, e themeluar më 6 Dhjetor 2018. Ajo është regjistruar me numrin unik të entitetit (UEN) 201841018C dhe ka adresën zyrtare në: 10 Anson Road, #11-07, International Plaza, Singapore 079903, një adresë që zakonisht përdoret për kompani që mund të kenë zyra virtuale ose përfaqësime formale, por jo aktivitet fizik real në territor. Kjo lloj adrese përdoret shpesh nga kompani që nuk kanë një prani fizike të plotë në vend, por që kërkojnë të regjistrohen për qëllime administrative dhe ligjore.

Kompania mund të mos ketë një prani fizike të drejtpërdrejtë në vend. Kompania është aktive (“Live Company”), që do të thotë se nuk është e pezulluar, e mbyllur apo në likuidim. Kapitali i paguar është zero (USD 0.00) – si për aksionet ordinare, ashtu edhe për ato preferenciale. Kjo është jo e zakonshme për një kompani që pretendohet të operojë në një industri kapitale si ajo e naftës ose makinerive industriale. Kjo strukturë e kapitalit mund të sinjalizojë:

-Kompani formale “shell” (pa veprim real ekonomik);

-Përdorim të mundshëm për qëllime ndërmjetësimi financiar, kontraktor ose fiskal, dhe jo për prodhim të drejtpërdrejtë;

Shoqëria “EXA PETROLEUM PTE. LTD”, paraqet karakteristika të një subjekti formal të regjistruar në Singapor me aktivitet të kufizuar dhe kapital zero, pa shenja të qarta për operacione të mëdha reale. Lidhja e saj me sektorin e makinerive industriale mund të jetë vetëm në letër dhe dyshohet se përdoret për qarkullim fondesh ndërkombëtare në skema të ndërlidhura të industrisë së hidrokarbureve.

Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “EXА Petroleum Pte. Ltd.”, pasi kjo e fundit, është aksionere e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Kjo lidhje tregon se shoqëria “EXA Petroleum Pte. Ltd.”, një kompani me seli në Singapor dhe me një adresë që duket se është virtuale, ka ndikim të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe pronësinë e shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k në Shqipëri. Kjo situate, krijon dyshime për transparencën dhe qëndrueshmërinë e operacioneve të shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k, duke qenë se EXA nuk ka aktivitet të dukshëm real ekonomik dhe i mungon prezenca fizike konkrete. Për më tepër, shoqëria “Petro Solution” sh.p.k rezulton të ketë marrë hua edhe nga shoqeria e huaj “Alb Talent Solution” dhe “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pavarësisht se ka pasur rezultate me humbje financiare nga viti 2021-2023, gjë që tregon se ka një rjet të nderlikuar financimesh mes këtyre

kompanive të lidhura. Kjo strukturë financiare dhe aksioncrësh krijon dyshime për përdorim të skemave të ndërlikuara financiare që mund të synojnë shmangien e taksave, pastrim parash dhe manipulimin e raporteve financiare në sektorin e naftës në Shqipëri. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka përfituar transferta të konsiderueshme gjatë periudhës 2021-2023, nga Kina i janë transferuar 1,739,424 USD nga kompania “Hong Kong Loong Saphire Energy; 900,000 USD, hua, nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”. Në Tetor të vitit 2022 ka marrë hua nga shoqëria “Alb Talent Solution” në vlerën 1,000,000 USD. Gjithë këto hua, i jepen një shoqërie që rezulton me humbje dhe pa aktivitet.

Shoqëria ka kryer blerje me shoqërinë “Hong Kong Long Saphpphire Energy Limited” në vlerë prej 1,523,631,785 lekë. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k ka një lidhje të ngushtë me shoqërinë “Bankers Petroleum Albabia Ltd”, pasi ajo kryen kryesisht shitje ndaj shoqërisë Bankers dhe, blen shërbime ose mallra nga kompani kineze, duke bërë që paratë të transferohen në Kinë. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k, ka deklaruar rreth 100 punonjës, por pagat e larta i marrin kryesisht shtetasit kinezë, gjë që ngre dyshime mbi funksionimin real të kompanisë dhemënyrën e menaxhimit të fuqisë punětore. Kjo strukturë, duket si një mekanizëm për transferuar fitimet jashtë vendit dhe, për të shmangur taksat lokale, duke krijuar një rrjedhë financiare që përfundon në Kinë. Subjekti me dokumentet mund të jenë në rregull nga ana formale, por ajo që ka rëndësi është nëse aktiviteti real dhe financat e kompanisë reflektojnë një veprimtari të ligjshme dhe jo një skemë që mund të shërbejë për pastrim parash ose shmangie tatimore.

-Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k deri në Dhjetor 2022 ka patur vetëm 1-2 punonjës të punësuar sipas listepagesave të deklaruara nga tatimpaguesi. Më pas, në Maj 2023 janë të punësuar 70 punonjës, por pagat me vlerat më të larta, i kanë shtetasit kinez. Nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë problematika të punonjësve që deklarohen në listëpagesa sikur janë 22 ditë pune prezent, por realisht ata nuk janë në Shqipëri prej kohësh, konkretisht: shtetasi kinez Yankun Ëang me pozicion Drejtori Sigurie që merr pagë çdo muaj nga shoqëria “Petro Solution” sh.p.k nuk ka hyrë në Shqipëri që nga data 01.04.2024, pra, prej më shumë se një viti.

Po ashtu, shtetasi kinez Shibing Zhang -me profesion “mekanik për makineri industriale”, që paguhet çdo muaj me pagë të lartë dhe deklarohet sikur është prezent 22 ditë në muaj, nuk rezulton të ketë hyrë në Shqipëri që nga data 05.04.2024, pra, prej më shumë se një viti. Shoqëria “Petro Solution” sh.p.k paraqet të gjitha karakteristikat e një kompanie me funksion formal, e krijuar për qarkullim fondesh ndërkombëtare, me dyshime për veprimtari të parregullta financiare, punësim fiktiv dhe dyshime për pastrim parash dhe shmangie tatimore.

3. Shoqëria “Alb Talent Solution” sh.p.k, me NIPT M11608026U, regjistruar më datë 08.04.2021, aksioner i shoqërisë është shtetasi kazikistanas Dauren Zhamabayev, me administrator shtetasin kinez Tao Huang, që nga data 17.05.2023, me objekt aktiviteti: “Shërbime të këshillimit të biznesit; Trajnime; Hulumtime, sherbime dhe zgjidhje teknike;

Aktivitetet e kerkimit dhe promovimit te tregut; Sherbime transporti; Pajisje dhe furnizime materiale: Venie ne dispozicion e personelit; Import dhe eksport: Tregti dhe shërbime të tjera; Shpenzime të udhëtimit dhe i biletave të transportit për udhëtime pune, takime, hoteleri dhe gëllime turistike, sherbim organizim udhëtimesh, shërbime financiare, zinxhir furnizimi, logjistikë, shërbim tregtar, shërbim adm”.

Aksioneri i shoqërisë Dauren Zhamabayev ka regjistruar edhe një shoqëri tjetër më datë 06.08.2021, konkretisht shoqërinë “Global Energy Solution” sh.p.k, me NIPT M12006007L, e cila ka deklaruar me 0 deri ne vitin 2024. Pra, nuk ka kryer aktivitet vetëm ka qëndruar hapur si NIPT. Sipas sistemit Tims figuron që shtetasi Dauren Zhamabayev ka hyrë në Shqipëri, më datë 27.07.2021 dhe është larguar më datën 09.08.2021 dhe nuk rezulton të ketë hyrë më në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë, sipas listëpagesave të vetëdeklaruar nga subjekti ky shtetas ka qenë i regjistruar si “konsulent biznesi” dhe ka marrë pagë deri më datë 23.08.2023 në vlerën prej 194,000 lekë.

Pra, vlera e të ardhurave nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” është 1,556,227,341 lekë nga vlera totale e shitjeve që ka 1,556,227,341 lekë. Shoqëria “Alb Talent Solution” sh.p.k, gjatë muajit Nëntor 2021 ka përfituar transferta në shumën 151,772 USD nga shoqëria “PITC Training Center LLP”, dhe nga këto fonde të përfituara 100,000 USD i’a jep shoqërisë “Petro Solution Albania” sh.p.k. Po ashtu, i jep hua edhe shtetasit Mentor Kllari 18,000 euro, ku lidhja me të dhe qëllimi i dhënies së këtyre fondeve është i paqartë.


Gjatë periudhës Janar- Maj 2023 janë dërguar për paga, bonuse, rimbursim për punonjësit e kompanisë shtetas kinez në vlerën prej -990,751 USD. Po ashtu, i ka dhënë hua shoqërisë “Petro Solution” sh.p.k. Shoqëria në vitin 2021 është deklaruar me humbje dhe në vitin 2022 e më pas, me fitim. Gjithashtu, në raportet e kontrollit ku shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka kërkuar rimbursim TVSH-je dhe është kontrolluar nga inspektoret e kontrollit të Tatimpaguesve të Mëdhenj rezulton që në shumë kontrolle faturimet e shoqërisë “Alb Talent Solution” sh.p.k ka rezultuar se: “Nga verifikimi i blerjeve për shërbime të përfituara për të cilat është kredituar tvsh-ja, rezulton se shoqëria nuk disponon dokumentacion plotësues si kontrata specifike për secilin faturim, dokumentimin e negocijimit paraprak për të vendosur të përfitojë shërbimin nga kontraktori, produktin e këtij shërbimi të materializuar, ku të justifikojë qartë se këto shërbime i kanë shërbyer veprimtarisë ekonomike, cilës periudhë tatimore i takojnë këto shërbime, apo matshmëritë e këtyre shërbimeve duke qenë në kundërshtim me kërkesat e Ligjit Nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerên e Shtuar në RSH”, i ndryshuar, neni 69.1, Udhëzimit Nr. 6, date 30.01.2015, i ndryshuar, neni 53 pika 3. Në këto kushte, TVSH-ja e kredituar për këto fatura, nuk njihet si e zbritshme në blerje. Referuar kërkesave të Ligjit 9920, date 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar, neni 68.2 dhe neni 115.1, shoqëria përveç uljes së TVSH-së zbritshme gjithashtu penalizohet. Kjo ndodh në mënyrë të përsëritur dhe me vlera mbi 2 milion USD në një kontroll”. /Pamfleti

The post DOSJA/ Skema si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona; zbulohen transaksionet appeared first on Albeu.com.

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet

By: Ardit
22 July 2025 at 10:56

Skandali i kompanisë Bankers Petroleum, e cila ka eksportuar naftë bruto me vlera miliarda euro dhe nuk ka paguar detyrimet në shtet, është kthyer në qendrën e vëmendjes në vendin tonë. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se pjesë e aferës dhe evazionit fiskal me pasoja të rënda që Bankers i ka shkaktuar shtetit […]

The post Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet appeared first on BoldNews.al.

Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

By: Ardit
21 July 2025 at 13:11

Në 14 korrik të vitit 2016, një vajzë e re e quajtur Laura Saro themeloi një kompani të quajtur PCG me objekt konsulencë dhe asistencë ligjore. Pak muaj pas themelimit, zonja Saro vendosi që 49 për qind të aksioneve të shoqërisë së sapokrijuar t’i shiste tek avokati Besnik Çerekja. Dhe biznesi filloi të lulëzonte. Në […]

The post Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s appeared first on BoldNews.al.

Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive

By: M C
20 July 2025 at 19:46

Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart në pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Personazhe të politikës dhe biznesit kanë përfituar miliona euro nga kompania e shfrytëzimit të naftës, në formë korruptive, duke ndikuar nga ana tjetër në fryrjen e shpenzimeve të Bankers, përfitimin e padrejtë të rimburimit të TVSH dhe shmangien e taksave.

Disa personazhe të tjerë janë implikuar në pastrimin e parave të Leonidha Çobës, ish administrator i Bankers, i vizatuar tashmë si hajduti i shekullit, me pagë deri në 1.7 milionë euro në vit, kartel kompanish fantazmë, 100 milionë euro të vjedhura me faturime fiktive, vila, ferma, sera, aksione dhe thasë me para.

I tillë është rasti i ish ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, me të birin Dardan Mustafaj, të përfshirë në faturime fiktive me Leonidha Çobon, ish administrator i Bankers në periudhën 2010-2015, ideator i zhvatjes 5.5 miliardë euro nga Bankers. Sipas dosjes së Prokurorisë së Fierit, para se Leonidha Çobo të largohej nga Bankers në maj 2019, ka hapur subjektin ‘Leonidha Çobo’ person fizik, duke pastruar rreth 1.6 milionë euro.

Mes kompanive për të cilat Loni i Bankers ka lëshuar fatura të dyshuara si fiktive është edhe kompania H2015 shkpk, për të cilën Çobo ka lëshuar fatura me vlerë rreth 300 mijë euro. Pronari kryesor i kompanisë H2015, me objekt shërbime konsulence, rezulton Besnik Mustafaj me 75.70 % të aksioneve, ndërsa 4.3 % të aksioneve i ka i biri Dardan Mustafaj.

Nuk kuptohet se çfarë shërbimi do t’i ofronte Loni i Bankersit ish ministrit të Jashtëm, Besnik Muftafaj, figurë e njohur e PD-së, kur dy kompanitë kanë objekt pothuajse të njëjtë dhe Çobo nuk ka çfarë ofron, pasi nuk ka asnjë punonjës, pra kompania e tij është vetëm në letra. Ka dyshime të forta se Çobo mund t’i ketë dhënë cash qindra mijëra euro Dardan Malajt, i cili një pjesë ia ka kthyer me faturime fiktive.

Nga verifikimet e deritanishme rezultojnë rreth 50 personazhe të politikës, biznesit, medias, sekserë dhe njerëz të drejtësisë të përfshirën mashtrimin më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Alket Hyseni, Besnik Mustafaj me të birin, Endri Puka, Behar Çukaj, Leonidha Çobo, Artur Çobo, Antigoni Çobo, Frident Kuqi, Ardit Kero, Flavia Capo, Kledi Xhani, Doina Goga, Anila Denaj, Baki Sinaj, Fatos Sinaj, Idajet Ismailaj etj., janë vetëm disa nga personazhet e përfshirë./ Prapaskena

The post Besnik Mustafaj me të birin të përfshirë në pastrim parash me Lonin e Bankers me faturime fiktive appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

By: Ardit
20 July 2025 at 10:00

Siç edhe e kemi sinjalizuar përmes një artikulli në korrik të vitit të kaluar, tashmë Prokuroria e Fierit ka konfirmuar përfshirjen e ish drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka në një aferë korruptive dhe pastrimi parash me kompaninë Bankers, e cila përfaqëson zhvatjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ […]

The post Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln € appeared first on BoldNews.al.

Hetimi i Bankers/ Berisha: Ka paguar qindra milionë euro taksa gjatë qeverisjes sonë

By: user 11
7 July 2025 at 11:17

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kompania ‘Bankers Petroleum’, gjatë qeverisë së tij, ka paguar çdo qindarkë për detyrimet e taksave. Berisha tha se firma ka paguar taksën e rentës minerare që vlente më shumë se tatimi mbi fitimin. Po ashtu ai tha qeveria e tij e ka detyruar firmën të paguaj taksën e karbonit.

“Kontrata me Bankers Petrolium është e firmosur nga qeveria para qeverisë së PD. Një kontratë për hidrokarburet, e cila ka një klauzolë, nenin 18 që e mbron kompaninë, nuk lejon që të bëhen lëvizje të saj pa miratimin e kompanisë. Me gjithë këtë, qeveria e PD ka bërë më të jashtëzakonshmen, dhe më e jashtëzakonshmja ka qenë vendosja e rentës 10 përqind. Vendosja e rentës 10 përqind është disa herë më shumë se tatim fitimi. Renta vendoset mbi 10 përqind të shitjeve të përgjithshme dhe në raste të caktuara mund të arrihet në 50 përqind të fitimit.

E para kjo, se nuk kishte rentë. Megjithatë t’ia njoh si meritë kompanisë që e pranoi si marrëveshje dhe nuk shkoi në arbitrazh sepse kishte një klauzolë. Sepse renta u vendos në kuadrin e një nisme të OKB për industritë nxjerrëse. Në atë kohë, Bankers ka qenë kompani joprivate, por publike e listuar në bursë.

A e ka paguar? Po të garantoj që edhe më shumë, gjer në 200-250 milionë në vit gjatë kohës që kemi qenë ne në pushtet. Jo vetëm kaq, por ka paguar me detyrim taksën e karbonit që e shtuam, ka paguar, e them këtu, në vlerësimin tim, në mënyrë të padrejtë, ka paguar taksën e holluesit, të cilin e paguante dy herë. Njëherë kur injektohej dhe pastaj kur nxirrej. Po kryeministri nuk ishte ai që ishte sot dhe nuk i ndërhynte autoritetit tatimor. Tani të lutem shumë, emra mos përmend këtu se këtu kanë vlerë shifrat. Ato kanë paguar qindra milionë dhe ata që mohojnë këtë, meritojnë tjetër gjë. Janë librat e tatimeve dhe nuk veprohet në këtë mënyrë se është banditizëm. Ajo ka qenë kompani publike kanadeze e listuar në bursë dhe ka pranuar dhe ka paguar rentë.

Dhe renta e saj është e barabartë me 70 përqind të rentës të gjithë industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Ajo ka paguar 1500 familje me rroga fare të mira dhe me sigurime shoqërore. Ajo ka paguar pagesën koncesionare që shkon në qindra milionë euro naftë për Albpetrolin. Se çfarë ka bërë pas largimit tonë, nuk di unë. Por ata që duan të barazojnë, ata kanë interesa nga më të pistat në këtë aferë dhe ndaj sillen në këtë mënyrë.

Gjatë periudhës tonë ajo ka paguar qindarkë për qindarkë. Ka pasur njëherë problem me taksën e karbonit, e kemi detyruar dhe e ka paguar. Dhe një gjë, është e turpshme që për interesa mafioze të bëhen skupe mediatike. Ju jeni gazetarë investigative, ju i keni tatimet e hapura, shkoni dhe merrni librat e tatimeve dhe shihni sa kanë paguar në mënyrë që të mos përdoret media si shpatë gjobëvënëse.

Prokuroria ka bërë një deklaratë, unë u them shqiptarëve se për periudhën 2006-2013, prokuroria ka mashtruar në mënyrën më të turpshme sepse kompania ka paguar qindra milionë euro në periudhën që unë flas. Dhe ka paguar në atë periudhë 60-70 përqind të të gjithë rentës së industrive nxjerrëse në Shqipëri. Por kur ka prokurorë gjobëvënës si ai, që mashtron publikisht, është tjetër punë. Për periudhën tjetër, nuk di. Pas vitit 2013, nuk kam asnjë të dhënë por nuk besoj që mund të arrinte gjer në atë shkallë sa disa ministra rresht të mos lejonin të paguanin asnjë qindarkë. Më duken përralla këto.”, tha Berisha.

The post Hetimi i Bankers/ Berisha: Ka paguar qindra milionë euro taksa gjatë qeverisjes sonë appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Kur isha unë në pushtet, “Bankers” paguante të gjitha taksat

By: V K
7 July 2025 at 11:02

Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, ka komentuar skandalin që ka përfshirë kompaninë ‘Bankers Petrolium’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat, duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.

Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai të vinte në pushtet, ndërsa shtoi se gjatë qeverisë së tij, ka paguar çdo qindarkë.

“Kontrata e Bankers Petrolium është firmosur nga qeveria para qeverisë së PD. Një kontratë për hidrokarbureve, e cila ka një klauzolë në nenin 18 që e mbron kompaninë, nuk lejon që të bëhet lëvizjet e saj pa miratimin e kompanisë. Megjithë këtë qeveria e PD ka bërë më të jashtëzakonshëm, dhe më e jashtëzakonshmja ka qenë vendosja e rentës 10%, është disa herë më shumë se tatim fitimi, renta vendoset mbi shitjen. Dhe në raste të caktuara mund të arrijë deri në 50% të fitimit. Ia njoh meritë kompanisë që e pranoi me marrëveshje dhe nuk shkoi sepse kishte një klauzolë me të cilën mund të shkonte në arbitrazh. Në atë kohë Bankers ka qenë kompani jo private, publike, e listuar në bursë. A e ka paguar? Të garantoj gjerë në 250 mln në vit gjatë kohës që kemi qenë në në pushtet. Ka paguar taksën e karbonit, ka paguar në vlerësimin tim në mënyrë të padrejtë, taksën e holluesit, të cilin e paguante dy herë.

Ajo ka qenë kompani publike kanadeze, e listuar në bursë dhe ka pranuar vendosjen dhe paguar rentën dhe renteja e saj, është e barabartë me 70% të rentës së të gjithë industrisë nxjerrëse në shqipëri, ka paguar 1500 rroga të mira dhe me sigurime shoqërore. Ka paguar fija koncensionare në qindra milion euro naftë për Alb Petrol, se çfarë ka bërë pas largimit tonë se di. Por ata që duan të barazojnë, kanë interesa të pista në këtë aferë. Gjatë periudhës tonë ka paguar qindarkë më qindrakë, ka pasur një problem me taksën e karbonit, por e kemi detyruar dhe paguar”, tha Berisha.

The post Berisha: Kur isha unë në pushtet, “Bankers” paguante të gjitha taksat appeared first on Albeu.com.

Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat

By: Ardit
7 July 2025 at 10:49

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar skandalin që ka përfshirë kompaninë ‘Bankers Petrolium’, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Në prononcimin për mediat, pasi u paraqit në SPAK, Berisha tha se kontrata e kompanisë është firmosur para se ai […]

The post Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat appeared first on BoldNews.al.

Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë

By: M C
6 July 2025 at 19:59

Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.

Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.

Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.

Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.

Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.

Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.

Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.

Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!

Bilanci

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë./ Prapaskena

The post Kush janë Baki e Fatos Sinaj pjesë e vjedhjes me Bankersin, babë e bir zgrapën miliona euro, në skenë edhe një çerr, përlau 1.5 mln euro, pas fshihen politikanë dhe oligarkë appeared first on Albeu.com.

❌
❌