Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Thirrjet raciste, Taravari nga Pogradeci: Skandaloze. Nacionalizmi maqedonas, një nga arsyet pse u larguam nga qeveria

By: Re Nato
7 August 2025 at 16:36

Arben Taravari, Kryetari i “Aleanca per Shqiptaret” ne Maqesonine e Veriut nga Pogradeci, pas një takimi me kryebashkiakun e këtij qyteti, është shprehur për thirrjet raciste të maqedonasve gjatë një ndeshje basketbolli midis Maqedonise së Veriut dhe Rumanisë.

“Ishte ngjarje skandaloze, të cilën realisht e kemi komentuar të gjithë politikamët në Maqedoninë e Veriut edhe të disa partive politike shqiptare, por edhe disa maqedonase. Dua të falenderoj publikisht për solidarizimin që dha Shqipëria edhe Kosova.  Ky është një trend muajt e fundit që rritet nacionalizmi maqedonas  he kjo është edhe arsyeja që Aleanca për Shqiptarët e lëshoi edhe qeverinë pata tre muajsh dhe tani jemi në opozitë dhe po përgatitemi për zgjedhjet lokale.”, theksoi ai..

“Disa ditë para ngjarjes në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, kryeministri në mënyrë fyese ndaj shqiptarëve fliste në parlament dhe kjo natyrisht reflektohet tek qytetarët.  Gjithashtu edhe atë që e tha që qëndron edhe në raportin e BE se bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut dhe këto janë pasoja të funksionimit të inkuadrimit së botës serbe në politikat maqedonase.  Shqiptarët e Maqedonisë janë të ndarë në dy blloqe diçka që është e shëndetshme.  Janë disa parti por të ndara në dy blloqe çka është me e shëndetshme për një shoqëri”, shtoi Taravari.

Më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person

By: redi
5 August 2025 at 19:44

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes.

Source

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

By: armand
4 August 2025 at 22:35

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa se ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës. “Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me […]

The post FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë appeared first on BoldNews.al.

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zv/ministrave shqiptarë

By: redi
4 August 2025 at 20:28

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. “BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke…

Source

Bogojeski: Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga Ali Ahmeti dhe shovinizmi shqiptar

4 August 2025 at 19:18

Petar Bogojeski, drejtori i Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, thotë se incidenti me thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani në Kumanovë dje tregoi, siç thotë ai, “standarde të dyfishta në qëndrimin ndaj fjalimeve dhe fyerjeve me motive etnike në hapësirën publike”.

“Do të gjeni heshtje pas skandaleve me banderola në Tetovë, ndërsa ka një kërkesë për përgjegjësi penale për tifozët maqedonas… Sot, tifozët maqedonas po bëhen viktima të një gjuetie shtrigash, vetëm sepse kanë dashuri për Maqedoninë! Nëse fyerjet ndaj një bashkësie etnike ndiqen penalisht, atëherë të gjithë të tjerët duhet të ndiqen penalisht gjithashtu. Ose askush”, shkroi Bogojeski në një postim në Facebook.

Ai thotë se maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga shovinizmi etnik shqiptar.

“Të rinjtë maqedonas nuk janë kriminelë! Ata janë zëri i një brezi të nënvlerësuar që ende beson në vendin e tyre! Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga shovinizmi etnik shqiptar! Nga deklaratat e Ahmetit me një ton nënvlerësues dhe fyes ndaj festës së shenjtë të Ilindenit! Ata nuk janë ngacmues, as urrejtës! Le të mos turpërohemi që jemi maqedonas. Le të mos kemi frikë të bëjmë zhurmë. Mjaft me standardet e dyfishta!”, shkruan Bogojevski./Telegrafi/

The post Bogojeski: Maqedonasit në Kumanovë u provokuan nga Ali Ahmeti dhe shovinizmi shqiptar appeared first on Telegrafi.

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

By: Ela
4 August 2025 at 12:50

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht. Në ndeshjen, ishte […]

The post Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme appeared first on BoldNews.al.

Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, reagime të ashpra nga Kosova, Shqipëria e diaspora

4 August 2025 at 13:40

Një incident i rëndë me thirrje raciste ndaj shqiptarëve është regjistruar të shtunën në mbrëmje (2 gusht) në Sallën e Sporteve në Kumanovë, gjatë ndeshjes kualifikuese të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Thirrjet, të cilat dyshohet se janë bërë nga tifo grupi “Kumani”, përfshinin fraza si: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri Maqedoni nuk do të zhduket. Maqedoni, e pastër”.

Thirrjet u dëgjuan në prani të disa zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrin Ivan Stoillkoviq, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski dhe kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

E gjithë skena është transmetuar drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) në YouTube.

Këto thirrje shkaktuan një valë reagimesh, veçanërisht pasi ndeshja u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Zëvendëskryeministri i Parë në Qeverinë e Maqedonisë së veriut, Izet Mexhiti, dënoi ashpër thirrjet, duke i cilësuar si një sulm ndaj bashkëjetesës dhe barazisë që e bën Maqedoninë e Veriut unike. Ai bëri thirrje për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se incidenti nuk ishte vetëm një turp për sportin, por një goditje ndaj idesë së barazisë. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një mozaik kulturor që duhet ndërtuar me frymë të përbashkët.

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se thirrjet ofenduese ndaj shqiptarëve ndodhën në prani të kryeministrit Mickovski dhe zyrtarëve të tjerë, duke kërkuar një reagim të fortë nga ana e tyre.

BDI kërkoi përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e dy zëvendësministrave nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në qeveri që të distancohen publikisht nga ky akt.

Thirrjet raciste janë dënuar edhe nga subjekte të tjera politike, të cilat kanë kërkuar zbardhjen e shpejtë të rastit dhe marrjen e masave nga autoritetet kompetente.

Reagime pati edhe nga Kosova.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë. Ajo i ka cilësuar këto thirrje si të papranueshme dhe si cenim të drejtpërdrejtë të frymës së bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, thekson Osmani në deklaratën e saj publike.

Presidentja ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e reagimit nga institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, heshtja e zyrtarëve të lartë në Shkup i jep hapësirë retorikës së urrejtjes dhe minon tolerancën ndëretnike – një vlerë kyçe për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen,” tha ajo.

Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve në Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj organizatorëve të këtyre thirrjeve dhe të dënojnë çdo formë të gjuhës së urrejtjes, për të mbrojtur parimet e tolerancës dhe barazisë.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë,” përfundoi Presidentja Osmani.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ashpër për këtë heshtje.

“Sot, ndërsa në Shkup bërtiten parulla fashiste kundër shqiptarëve, Kurti hesht. Heshtja e tij është më shumë se indiferencë, është bashkëfajësi politike dhe morale. Sot hesht edhe Donika Gërvalla, e cila kinse përfaqëson zërin diplomatik të Kosovës në skenën ndërkombëtare, por është zë i urrejtjes kundër oponentëve politik. Sot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vetë viktimë e përbuzjes institucionale të qeverisë së Mickoskit në incidentin e aeroportit. Heshtja e saj është dëshmi e transformimit në figurë të nënshtrimit”, ka shkruar Behrami.

Edhe deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme përballë valës së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj thotë se “ndryshimi” që Kurti pretendoi ta sillte në këtë vend po shoqërohet me “klithma shurdhuese” të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ai rendit disa nga sloganet që, sipas tij, janë dëgjuar së fundmi:

“Dhoma gazi për shqiptarët”
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”

Haradinaj e akuzon Kurtin për heshtje dhe mungesë reagimi, duke e quajtur atë “kumbarë të koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut”.

Reagime të forta ka pasur edhe nga Shqipëria zyrtare.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e quajti ngjarjen “të papranueshme” dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë kërkon një angazhim të vazhdueshëm.

Spiropali theksoi se gjuha e urrejtjes, e cila nxit dhunën dhe racizmin, nuk duhet të ketë vend në asnjë hapësirë publike, e sidomos në sport. Ajo shtoi se sporti, në thelb të tij, promovon frymën e bashkimit, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.

Kryeparlamentarja vlerësoi reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi një reagim edhe më të fortë nga zyrtarët më të lartë të vendit.

“Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit. Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik”, theksoi Spiropali.

Spiropali shtoi se bashkëjetesa ndëretnike është një vlerë e përbashkët në rrugën evropiane, e cila duhet ruajtur me përgjegjësi.

Ajo bëri thirrje që sjellja korrekte, si në fusha dhe tribuna, ashtu edhe në institucione, të shërbejë si shembull për vizionin e përbashkët për të ardhmen.

“Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën evropiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit. Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen. Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje”, shkruan Spiropali.

Edhe Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar ashpër ndaj incidentit racist të ndodhur në Kumanovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli.

Në një deklaratë publike, ai theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport dhe shoqëri, duke e cilësuar ngjarjen si një “alarm” për të gjithë.

Ambasadori Meidani kërkoi një reagim të fortë dhe të qartë nga autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut. “Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, shkroi ai.

Edhe Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka reaguar ashpër pas thirrjeve skandaloze anti-shqiptare të dëgjuara gjatë një ndeshjeje në Maqedoninë e Veriut, ku u bë thirrje që shqiptarët të futen në “dhoma gazi”.

Në reagimin e tyre, AARC thekson se kjo gjuhë urrejtjeje nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe shumëetnike, duke kujtuar se këto thirrje rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë europiane.

Organizata shpreh indinjatën edhe për heshtjen e udhëheqësve shtetërorë, përfshirë kryeministrin, të cilët ishin prezentë por nuk reaguan. “Udhëheqja matet me guxim moral, jo me heshtje,” thekson AARC.

Sipas tyre, shqiptarët janë pjesë përbërëse e këtij vendi dhe çdo përpjekje për nxitje urrejtjeje duhet të ndiqet me pasoja ligjore dhe institucionale.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën.

“Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës po vazhdon dhe ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës për të hetuar elementët e një vepre penale në thirrjet që përmbanin gjuhë urrejtjeje nga individë aktualisht të panjohur në ndeshjen e djeshme të basketbollit midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Rumanisë. Është lëshuar gjithashtu një urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm”, njoftoi Prokuroria.

The post Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, reagime të ashpra nga Kosova, Shqipëria e diaspora appeared first on Telegrafi.

Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mbajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ambasadori shqiptar thekson në një postim në rrjetet sociale se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri”.

“Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo”, deklaron Meidani.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup nënvizon se “po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar gjuhën e përdorur në Kumanovë duke theksuar se ajo që po u bëhet shqiptarëve është përbuzja, përndjekja, deri te rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite. Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për t’i thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më, përbuzjes, ofendimeve, nënçmimit, vazalitetit, përkuljes, shumëzimit me zero, përndjekjeve, anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit, largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë. Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit”, deklaron Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes u dëgjuan thirrjet “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve.

The post Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali dënon thirrjet raciste antishqiptare në Kumanovë

4 August 2025 at 07:45

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Ajo e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport.

Spiropali vlerësoi reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por kërkoi që zyrtarët e lartë të vendit mik të shprehen edhe më fort publikisht.

Sipas saj, bashkëjetesa ndëretnike është vlerë që duhet mbrojtur dhe kultivuar me përgjegjësi.

The post Spiropali dënon thirrjet raciste antishqiptare në Kumanovë appeared first on Telegrafi.

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, ambasadori i Shqipërisë në RMV i shqetësuar: Alarm për të gjithë

By: M C
3 August 2025 at 20:42

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Denion Meidani shprehet se thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne, thuhet në një reagim publik të ambasadorit shqiptar.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne. Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, – thuhet në reagimin e ambasadorit shqiptar në RMV.

The post Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë, ambasadori i Shqipërisë në RMV i shqetësuar: Alarm për të gjithë appeared first on Albeu.com.

Spiropali dënon thirrjet fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj ngjarjes së djeshme në një ndeshje basketbolli në Kumanovë.

Spiropali në një postim në rrjetet sociale tha se “ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë”.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, theksoi Spiropali.

Spiropali vlerësoi reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.

“Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit. Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen”, theksoi Spiropali.

Kryeparlamentarja Spiropali tha se “Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje”.

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve.

/k.s//a.f/

The post Spiropali dënon thirrjet fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndalohen dy persona nga Kumanova, përdorën armë zjarri në aheng familjar

1 August 2025 at 13:39

MPB Maqedoni njofton se dy persona nga Kumanova, të moshës 30 dhe 25 vjeç, u ndaluan më 31 korrik nga oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës, pas një denoncimi për të shtëna gjatë një feste familjare.

“Pas raportimit, policia kreu kontroll në shtëpinë e tyre me urdhër gjykate, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua një armë, e cila dyshohet se është përdorur në incident”.

“Personat e ndaluar u dërguan në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

The post Ndalohen dy persona nga Kumanova, përdorën armë zjarri në aheng familjar appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në Tetovë dhe Kumanovë, 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

3 July 2025 at 10:38

MPB Maqedoni njofton se dje (02.07.2025) në periudhën nga ora 16.00 deri në orën 22.00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i Departamentit të Policisë së Uniformuar të Byrosë së Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor kryen kontroll aksionar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dhe Kumanovës, për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e trafikut.

Gjatë kontrollit, u sanksionuan 169 shoferë, nga të cilët 17 për vozitje pa leje drejtimi, 13 për vozitje të automjetit me leje të skaduar trafiku dhe dy shoferë për vozitje me kategori të papërshtatshme.

“U shqiptuan nëntë masa ndaj shoferëve që drejtojnë mjet motorik si shofer fillestar, pra me fuqi motori më të madhe se e lejuara, 73 sanksione për shoferë motoçikletash për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, pesë masa për xhama të errët pa test A, tetë sanksione për sigurimin e transportit publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, u konfiskuan dy motoçikleta sipas nenit 344 të Ligjit për Trafikun Rrugor. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Kontrolle në Tetovë dhe Kumanovë, 169 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Bashkimi blindon bazën, pritet ardhja e Armend Alimit

22 June 2025 at 11:51

Anëtari i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, KF Bashkimi nga Kumanova ka vazhduar me kompletimin e ekipit për sezonin e ri, duke rinovuar me shtatë futbollistë, ndërsa janë në pritje të transferimeve të reja, njofton Telegrafi.

Pas emërimit të trajnerit të ri, Muarem Muaremi, drejtuesit e KF Bashkimi nga Kumanova kanë nisur me intensitet punën për ndërtimin e një skuadre konkurruese për edicionin 2025/26 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra zi e gjelbër është në pritje të finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e njohur Armend Alimi, ndërsa paralelisht ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me shtatë lojtarë nga përbërja ekzistuese. Bëhet fjalë për, Filip Aleksovski, Samet Rexhepi, Amir Jashar, Ardit Demiri, Borjan Panovski, Muarem Mislimi dhe Emir Asani, të cilët edhe në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e ekipit kumanovar në Ligën e Parë.

Burime pranë klubit konfirmojnë se Bashkimi është në negociata të avancuara me disa futbollistë të tjerë, për të cilët pritet të ketë zhvillime konkrete në ditët në vijim. Synimi është i qartë, një skuadër e fortë dhe e qëndrueshme që të garantojë një paraqitje dinjitoze në rikthimin e shumëpritur mes më të mirëve të futbollit vendas. /Telegrafi/

The post Bashkimi blindon bazën, pritet ardhja e Armend Alimit appeared first on Telegrafi.

Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht

19 June 2025 at 15:43

Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka miratuar zyrtarisht kalendarin e garave për Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe për Kupën e Maqedonisë për sezonin garues 2025/26, njofton Telegrafi.

Ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen gjatë fundjavës, të shpërndara në tre ditë: e premte, e shtunë dhe e diel. Ndeshjet e Ligës së Dytë do të luhen të shtunave, ndërsa ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të punës – të martën, të mërkurën ose të enjten.

Pjesa e parë e sezonit në Ligën e Parë do të nisë mes datave 8 dhe 10 gusht, ndërsa sezoni në Ligën e Dytë fillon më 23 gusht.

Edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë nis me rrethin e parë më 26/27 gusht. Finalja e madhe e Kupës është caktuar të luhet më 30 maj 2026./Telegrafi/

The post Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht appeared first on Telegrafi.

Besa e Dobërdollit tërhiqet nga gara në Ligën e Dytë – fokusi mbetet te akademia

25 May 2025 at 19:51

Pas eliminimit nga Bashkimi i Kumanovës për ndeshjen e balotazhit për Ligën e Parë, klubi Besa njofton dorëheqjen nga gara me ekipin e parë. Pronarët e klubit konfirmojnë se nga tani e tutje do të përkushtohen vetëm në zhvillimin e akademisë së të rinjve, njofton Telegrafi.

Pas përfundimit të sezonit dhe eliminimit nga Bashkimi i Kumanovës në ndeshjet e balotazhit për mbijetesë, klubi futbollistik Besa nga Dobërdolli ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka njoftuar tërheqjen nga garat në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë të shpërndarë në rrjetet sociale, drejtuesit e klubit bëjnë të ditur se nuk do të vazhdojnë më me ekipin e parë, ndërsa fokusi i vetëm do të jetë tek akademia, e cila ka qenë ndër pikat më të forta të klubit gjatë viteve të fundit.

“Pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe sakrifice për klubin tonë të zemrës, është marrë vendimi që nga sot e tutje ekipi të mos garojë më në Ligën e Dytë. Fokusi do të jetë i përqendruar vetëm te Akademia”, thuhet në deklaratë.

Nga Besa kanë falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit disavjeçar – lojtarë, trajnerë, tifozë, sponsorë dhe bashkëpunëtorë – duke shprehur mirënjohje për mbështetjen në të gjitha fazat, si në ngritje ashtu edhe në vështirësi.

Ky vendim shënon një kthesë për klubin, i cili në vitet e fundit ka qenë një ndër skuadrat më të organizuara në futbollin vendor, veçanërisht në promovimin e talenteve të rinj nëpërmjet strukturave të akademisë. /Telegrafi/

The post Besa e Dobërdollit tërhiqet nga gara në Ligën e Dytë – fokusi mbetet te akademia appeared first on Telegrafi.

Besa – Bashkimi garë për elitën, Shkëndija e Haraçinës kërkon ringritjen

24 May 2025 at 11:30

Ndeshja e shumëpritur e balotazhit për një vend në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ardhshëm do të zhvillohet mes dy ekipeve shqiptare,  Besës nga Dobërdolli dhe Bashkimit nga Kumanova, njofton Telegrafi.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar se kjo sfidë vendimtare do të luhet në stadiumin e qytetit në Kavadar, pas një rekomandimi nga Ministria e Punëve të Brendshme për arsye sigurie dhe organizative.

Kjo përballje, që do të përcaktojë se cila skuadër do të jetë pjesë e elitës së futbollit vendor në sezonin e ardhshëm, është caktuar të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 17:00. Për drejtësinë në fushë do të kujdeset arbitri Stojançe Trpçevski nga Shkupi. Kujtojmë se Besa e përfundoi sezonin në Ligën e Parë në pozitën e dhjetë, duke kërkuar që përmes balotazhit të sigurojë vazhdimësinë në elitë, ndërsa Bashkimi, që u rendit i treti në Ligën e Dytë, synon rikthimin historik në mesin e më të mirëve pas një sezoni të suksesshëm.

Sot me fillim në ora 17:00 në Kavadar, Shkëndija e Haraçinës përballet me Osogovën në ndeshjen vendimtare të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Kjo sfidë paraqet një nga momentet më të rëndësishme për klubin nga Haraçina, që pas shumë viteve kërkon të rikthehet në Ligën e Dytë të vendit. /Telegrafi/

The post Besa – Bashkimi garë për elitën, Shkëndija e Haraçinës kërkon ringritjen appeared first on Telegrafi.

Ndalohet një shtetas hungarez në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjetin e tij

21 May 2025 at 09:44

MPB Maqedoni njofton se dje (20.05.2025), në orën 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, oficerët e policisë arrestuan C.Z. (47) nga Hungaria.

“Gjatë një kontrollit kufitar dhe inspektimi të automjetit me targa kombëtare hungareze që ai po drejtonte, u gjet dhe u konfiskua marihuanë sipër xhamit të përparmë në tapiceri. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kreu inspektim, dhe droga u sekuestrua për procedura të mëtejshme”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me një prokuror publik, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Ndalohet një shtetas hungarez në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjetin e tij appeared first on Telegrafi.

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

4 March 2025 at 19:40

Njësia nacionale për kontrabandë me migrantë dhe trafikim me qenie njerëzore në Sektorin e Hetimeve të Krimeve të Rënda ka ngritur kallëzim penal kundër A.M.(44), A.M (35), F.A.(61) dhe Gj.K (55) të gjithë nga Shkupi, dhe kundër M.M (41) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “trafikimi i fëmijëve”.

“Gjatë vitit 2024, të raportuarit A.M., A.M., F.A. dhe G.K., duke shfrytëzuar gjendjen financiare të të akuzuarës M.M., e cila ishte shtatzënë, e kanë mashtruar duke i ofruar ndihmë financiare në shumë prej 250 deri në 270 euro, si dhe ekzaminime mjekësore falas për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së saj të porsalindur”.

“Më 18 shkurt 2025, pasi M.M. ka sjellë në jetë një vajzë, me deklaratë noteriale i ka dhënë kujdestarinë A.M, se vullnetarisht e lë foshnjën për kujdesin, edukimin dhe mbështetjen e saj, për të cilën është paguar një shumë prej 4000 euro. Nga gjyqtari i procedurës paraprake, A.M. dhe M.M. u është caktuar masa e 30 ditë paraburgim, ndërsa A.M., F.A. dhe G.K. u është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thonë nga MPB.

The post E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë appeared first on Telegrafi.

Kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Kumanova, rrahu dy persona në kazino

3 March 2025 at 19:20

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë, ka ngritur kallëzim penal kundër një 39-vjeçari nga Kumanova, pasi siç bëhet e ditur, ka sulmuar fizikisht dy persona në një kazino në Kumanovë.

“SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër B.V.(39) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë””.

“Më 09.11.2024 në kazino të Kumanovë, i denoncuari fizikisht ka sulmuar Z.R. nga fshati Hotël, Likovë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas çfarë fizikisht e ka sulmuar edhe I.S. nga Kumanova”, thonë nga MPB.

The post Kallëzim penal ndaj një 39-vjeçari nga Kumanova, rrahu dy persona në kazino appeared first on Telegrafi.

❌
❌