Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria miraton garancinë sovrane 30 mln euro për bujqësinë

Fermerë e biznese të sektorit të bujqësisë do të mund të marrin kredi të butë me shtetin garant. Qeveria do japë 30 milionë euro garanci sovrane për këtë sektor, ndërsa interesi për kreditë pritet të jetë deri 2%. Vendimi është miratuar këtë të enjte në qeveri, dhe do të jenë të 11 bankat në vend që do të japin kredi për fermerët në norma të favorshme interesi. Kredia e butë që do të marrin…

Source

Hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e SPAK, analisti Hoxha: Janë një dështim total

Analisti Artan Hoxha, thotë se hetimi i krimeve zgjedhore nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë një dështim total. Ai kujtoi se një vit më parë, kreu i SPAK Altin Dumani tha para komisionit parlamentar se do të ndërtonte një strategji të posaçme për të parandaluar krimet zgjedhore. ”Në fakt e nxori një strategji nga janari, por më kujtoi atë shprehjen “shumë po shndrin ai diell, por pak po ngroh”…

Source

Qeveria vendos shpronësimin e pronave private që preken nga ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano

Një tjetër vendim që mori Këshilli i Ministrave, është që vendosi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Portit të Ri të Porto Romanos në Durrës. Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”…

Source

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

Drafti i Kodit të ri Penal, është lexuar edhe nga akademiku Artan Fuga. Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore, janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal. Për të ka rrezik që shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës. ”Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri…

Source

Të dëmtuarit nga tërmeti, qeveria i dorëzon bashkisë së Krujës 150 apartamente të reja

Në mbledhjen e kësaj të enjte të everisë, Këshilli i Ministrave miratoi dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. V E N D O S I: Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe…

Source

Akti vandal me statujën e Skëndërbeut në Prizren, deputeti Shehu: Plane ogurzeza të asgjësimit të identitetit tonë kombëtar

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas pamjeve të rënda të erdhën nga Prizreni, ku statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ngjyros me ngjyrë të verdhë, me një akt vandal. Shehu e quan këtë një vepër kriminale anti-shqiptare dhe vandalizmi ndaj heroit kombëtar. Postimi i plotë Një provokacion i ulët ndaj historisë e vlerave sublime të kombit shqiptar. Një veprim i verbër…

Source

Vendimi i qeverisë: Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74…

Source

Energjia e rafting në Vjosë, Rama poston fotot të përvojës unike

Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi…

Source

Marrëveshja mes AKR-ASPA, ministrja Muzhaqi: 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për…

Source

Zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën nga PD: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh

Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga…

Source

Ishte larguar nga familja, Policia gjen fëmijën 7-vjeçar në plazhin e Shëngjinit

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të vrojtuesve bregdetarë u mundësua gjetja e një fëmije 7-vjeçar që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Source

VIDEO/ Deputetët harrojnë luftën, grushta dhe sherr mes tyre

Kaos dhe dhunë fizike u pa këtë të enjte në Parlamentin e Ukrainës. Dy deputetë u përleshën me grushte para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion. Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit…

Source

💾

Spahiu: Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë do të mbahen në vitin 2027

Bashkia e Tiranës kryebashkiakun e votuar nga populli e ka në burg në betejë me drejtësinë, por analisti Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvilloheshin në rast se kryebashkiaku Erion Veliaj do të mund të jepte dorëheqjen. ”Çështja e Bashkisë së Tiranës është aq sa juridike edhe politike. Do të ketë avancim dhe të hetimeve…

Source

Avioni me 300 persona humbet në lartësi, raportohen dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku. Avioni pësoi një rënie të papritur prej 460 metrash për vetëm 85 sekonda, për shkak të turbulencave ekstreme. Si pasojë e incidentit, të paktën 25 persona u plagosën dhe fluturimi u devijua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis/St. Paul, rreth orës 17:30 të…

Source

Hiqeshin si hetues financiarë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

Një grup kriminal ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë…

Source

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump tregon për një marrëveshje që do të zgjasë për 90 ditë tarifat aktuale prej 25% për disa mallra meksikane të importuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë që tarifa më e lartë prej 30% që Trump kishte kërcënuar do të shtyhet për të paktën tre muaj. ”Sapo kam përfunduar një bisedë telefonike me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila ishte shumë…

Source

U krijua nga embrioni i ngrirë 30-vjeçar, vjen në jetë foshnja amerikane

Një çift nga Ohio ka lindur djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke vendosur një rekord të ri botëror. Lindsey 35-vjeçe dhe Tim Pierce 34-vjeç, mirëpritën djalin e tyre, Thaddeus Daniel Pierce. Besohet se është koha më e gjatë që një embrion është ngrirë përpara se të rezultojë në një lindje të suksesshme të gjallë. Çifti Pierce ishte përpjekur të kishte një fëmijë për…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, Manjani analizon dy çështje: Nuk gjejmë zgjidhje, madje ky kod i përkeqëson

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani.

Source

Sula kundër Nokës: Fyerje ndaj demokratëve që një figurë me këtë nivel të jetë numri dy i PD-së

Dashnor Sula nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të 11 Majit, por kjo nuk e ndalon që të komentojë zhvillimet politike. Ai e cilësoi si fyerje që Flamur Noka mban postin e sekretarit të përgjithshëm të PD, duke e cilësuar si “njeri me zhvillim mesatar intelektual”. Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se Berisha nuk i do pranë njerëzit që i thonë të vërtetën në sy. ”Nuk jam nga ato servilët që thonë se Berisha…

Source

❌