❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Etika e biznesit, sa e shmangin sipĂ«rmarrjet shqiptare favorizimin dhe “mĂ«katin” nĂ« kompani

Skandali i një CEO-je dhe dashuria në publik rihap debatin mbi etikën, favorizimin dhe menaxhimin e rrezikut në kompani. Po në Shqipëri sa zbatohen kodet e etikës në biznese e korporata të mëdha


 

Nga Deada Hyka

Në një epokë ku çdo moment publik mund të kapet, shpërndahet dhe komentohet në kohë reale, rrëfimet e dikurshme të mbajtura nëpër zyrat e errëta të korporatave dalin në dritë me shpejtësinë e një klikimi.

Video virale e njĂ« drejtuesi tĂ« lartĂ« tĂ« njĂ« kompanie amerikane teksa ishte i pĂ«rqafuar nĂ« njĂ« koncert me njĂ« kolege tĂ« tij, gjithçka e regjistruar nga “kiss cam”-i i stadiumit, nuk ishte thjesht njĂ« moment pĂ«r tĂ« qeshur.

Ishte një ngjarje që hodhi dritë mbi një prej temave më të ndjeshme në jetën organizative: ndërthurja e marrëdhënieve personale me strukturat e pushtetit dhe pasojat që sjell kjo ndërthurje në funksionimin e shëndetshëm të një kompanie.

Nëse dikur, marrëdhëniet jashtëmartesore të drejtuesve të lartë ishin thjesht çështje personale, sot ato janë çështje të korporatës. Për dekada, korporatat janë përpjekur të mbajnë një linjë të hollë mes jetës private të drejtuesve të tyre dhe përgjegjësive të tyre publike.

Por ky ekuilibër delikat është thyer nga një realitet i ri: transparenca është bërë normë, e jo përjashtim.

Në rastin e përfolur, marrëdhënia e një CEO-je me një drejtoreshë të HR-së brenda kompanisë ku të dy ushtronin ndikim, ka ngritur pikëpyetje serioze për etikën e brendshme dhe balancën e fuqisë.

Përpos kësaj, është shndërruar në një pasqyrë të tensioneve që ndodhin nën sipërfaqen e qetë të korporatave, ku linja mes së lejueshmes dhe së papranueshmes është e turbullt.

Ajo që në dukje mund të duket si një romancë verore, për kompaninë dhe aksionerët është një ngjarje me pasoja serioze, që shpesh një dorëheqje nuk e rregullon mjaftueshëm.

Në jetën private, një lidhje intime mund të shihet si çështje e zgjedhjes personale, por në një strukturë hierarkike, është shumë më tepër se kaq.

Në këtë rast, raporti i pushtetit dhe mungesa e transparencës nuk janë thjesht arsye për thashetheme.

Janë faktorë që minojnë besimin e punonjësve, krijojnë pasiguri kulturore në organizatë dhe vënë në pikëpyetje edhe integritetin e politikave të kompanisë mbi barazinë në punë. Aksionerët dhe bordet nuk mund të injorojnë sinjalet e alarmit që këto dinamika ngjallin.

 

Etika është çështje e biznesit

Në të kaluarën, kodi i etikës ishte një dokument formalisht i detyrueshëm, shpesh i harruar në sirtarët e departamenteve të burimeve njerëzore. Sot, ai është një instrument jetik i menaxhimit të rrezikut dhe një mjet për ruajtjen e kapitalit njerëzor.

ShumĂ« kompani globale kĂ«rkojnĂ« qĂ« çdo marrĂ«dhĂ«nie brenda vendit tĂ« punĂ«s, sidomos kur pĂ«rfshin pozita tĂ« pabarabarta pushteti, tĂ« deklarohet zyrtarisht. Jo pĂ«r tĂ« ndĂ«shkuar, por pĂ«r tĂ« mbrojtur. Rasti nĂ« fjalĂ« ngre pyetjen thelbĂ«sore: nĂ« ç’pikĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale pĂ«rkthehet nĂ« kĂ«rcĂ«nim reputacioni dhe operacional pĂ«r kompaninĂ«?

“Kur etikĂ«s i mbyllen sytĂ«, edhe dĂ«mi nuk Ă«shtĂ« mĂ« hipotetik”, – shprehet Alma Sulçe, drejtuese e Albanian HR Consulting.

Sipas saj, në këtë rast, drejtuesi i lartë u përball me akuza për favorizim dhe mungesë transparence.

Por, nuk mjaftoi momenti publik për të ngritur dyshime: raportimet mediatike njoftuan se një punonjëse, e cila kishte qenë pjesë e stafit organizativ për eventin ku ndodhi incidenti dhe kishte blerë biletat, u pushua nga puna.

Komentet e përhapura në rrjet thonë se ajo u sakrifikua për të mbrojtur nivelet e larta të menaxhimit.

“NĂ« njĂ« skenar ku shumĂ«kush heshti dhe askush nuk mori pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ«, pushimi i saj nga puna bĂ«het simbol i njĂ« kulture organizative ku pĂ«rgjegjĂ«sia rrotullohet dhe viktimat bĂ«hen ata me mĂ« pak pushtet.

Kjo nuk është thjesht mungesë etike, por dobësi strukturore.

NĂ« njĂ« klimĂ« ekonomike gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar, kompanitĂ« nuk mund tĂ« lejojnĂ« qĂ« marrĂ«dhĂ«niet personale tĂ« minojnĂ« besimin e brendshĂ«m dhe besueshmĂ«rinĂ« pĂ«rballĂ« investitorĂ«ve”, -shton znj. Sulçe.

Investitorët nuk mjaftohen më me raportet tremujore financiare. Sipas saj, ata vëzhgojnë gjithnjë e më shumë mënyrën sesi një kompani reagon ndaj sfidave etike, çfarë qëndrimesh mban kur ballafaqohet me tensione morale dhe sa seriozisht e merr ruajtjen e një kulture profesionale të shëndetshme.

NĂ« kĂ«tĂ« aspekt, shton ajo, njĂ« krizĂ« etike, sado “private” tĂ« jetĂ« nĂ« pamje tĂ« parĂ«, ka pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta nĂ« vlerĂ«simin e kapitalit, reputacionin nĂ« treg dhe performancĂ«n afatgjatĂ«.

 

Alma Sulçe, drejtuese e Albanian HR Consulting

InvestitorĂ«t nuk mjaftohen mĂ« me raportet tremujore financiare. Sipas saj, ata vĂ«zhgojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« mĂ«nyrĂ«n sesi njĂ« kompani reagon ndaj sfidave etike, çfarĂ« qĂ«ndrimesh mban kur ballafaqohet me tensione morale dhe sa seriozisht e merr ruajtjen e njĂ« kulture profesionale tĂ« shĂ«ndetshme. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt, shton ajo, njĂ« krizĂ« etike, sado “private” tĂ« jetĂ« nĂ« pamje tĂ« parĂ«, ka pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta nĂ« vlerĂ«simin e kapitalit, reputacionin nĂ« treg dhe performancĂ«n afatgjatĂ«.

 

Favorizimi nuk është vetëm perceptim

Në psikologjinë e punës, perceptimi ka peshën e faktit. Në një kompani ku promovohet dikush që është i lidhur personalisht me një drejtues, pavarësisht se sa i aftë është, të gjithë të tjerët fillojnë të dyshojnë në drejtësinë e sistemit.

A është performanca ajo që vlerësohet, apo lidhjet? Dhe nëse lidhjet bëhen më të rëndësishme se kontributi, çfarë i motivon më punonjësit?

Kjo dilemë nuk është thjesht morale; është funksionale. Kompanitë që nuk mbrojnë meritokracinë e minojnë rendin e brendshëm dhe hapin rrugë për rotacion të lartë të stafit, cinizëm dhe mbyllje të iniciativës individuale.

Perceptimi i padrejtësisë është po aq i dëmshëm sa dhe praktika e saj.

Dalina Gjicali, eksperte e burimeve njerĂ«zore, thotĂ« pĂ«r “Monitor” se, nĂ« njĂ« realitet ku pjesa mĂ« e madhe e jetĂ«s sĂ« rriturve kalon nĂ« vendin e punĂ«s, Ă«shtĂ« e natyrshme qĂ« tĂ« lindin lidhje personale, emocionale apo romantike.

“Ato nuk janĂ« asgjĂ« pĂ«r t’u gjykuar, por kĂ«rkojnĂ« adresim etik dhe institucional, pĂ«r tĂ« mos u bĂ«rĂ« risk organizativ”, – shton znj. Gjicali.

Sipas saj, në realitetin shqiptar, vihet re një dinamikë tjetër: më shumë sesa marrëdhënie romantike të heshtura, ajo që vërehet më shpesh janë marrëdhënie personale të karakterit klientelist, ku ndikimet informale midis drejtuesve dhe punonjësve krijojnë konflikt interesi.

“KĂ«to raporte jo gjithmonĂ« burojnĂ« nga afĂ«rsia emocionale, por nga lidhje familjare, favorizime tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« besnikĂ«ri personale, ose nĂ« disa raste nga njĂ« ‘borxh moral’ i pashkruar”, -thotĂ« ekspertja.

 

Dalina Gjicali, eksperte e burimeve njerëzore

“NĂ« realitetin shqiptar, vihet re njĂ« dinamikĂ« tjetĂ«r: mĂ« shumĂ« sesa marrĂ«dhĂ«nie romantike tĂ« heshtura, ajo qĂ« vĂ«rehet mĂ« shpesh janĂ« marrĂ«dhĂ«nie personale tĂ« karakterit klientelist, ku ndikimet informale midis drejtuesve dhe punonjĂ«sve krijojnĂ« konflikt interesi. KĂ«to raporte jo gjithmonĂ« burojnĂ« nga afĂ«rsia emocionale, por nga lidhje familjare, favorizime tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« besnikĂ«ri personale, ose nĂ« disa raste nga njĂ« ‘borxh moral’ i pashkruar”.

 

Zona gri ligjore, por me pasoja reale

Në ligj, jo çdo marrëdhënie është e ndaluar. Por çdo marrëdhënie që mbart konflikt interesi ka nevojë për ekspozim dhe menaxhim institucional.

Nëse nuk ndërhyn struktura, ndodh ajo që ndodhi në këtë rast: reputacioni digjet, pavarësisht nëse kishte ose jo shkelje ligjore formale. Ligji mund të heshtë; publiku nuk e bën.

Dhe në një mjedis ku një TikTok mund të nxisë një dorëheqje, nuk është ligji që ruan një CEO, por është ndërgjegjja e kompanisë.

Sipas znj. Gjicali, në një kompani ku një marrëdhënie personale ndikon në vendimmarrje apo edhe kur thjesht perceptohet si ndikim fillon të ndërtohet një klimë mosbesimi.

“KolegĂ«t ndihen tĂ« pavlerĂ«suar, gjykimet bĂ«hen subjektive dhe rrjedha e bashkĂ«punimit ndryshon.

Ndarja e informacionit fillon tĂ« bĂ«het selektive, ekipi funksionon me rezerva dhe bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet kolegĂ«ve dobĂ«sohet. Kjo pĂ«rkthehet nĂ« rĂ«nie tĂ« moralit dhe, mĂ« tej, nĂ« rritje tĂ« largimeve nga puna, sidomos tĂ« atyre qĂ« ndihen jashtĂ« “rrethit tĂ« brendshĂ«m”.

Ndikimi shkon përtej klimës së brendshme, ai prek drejtpërdrejt edhe rezultatet e biznesit.

Produktiviteti bie, kultura e meritĂ«s zĂ«vendĂ«sohet nga dyshimi dhe organizata fillon tĂ« humbasĂ« kapitalin e saj mĂ« tĂ« vlefshĂ«m: njerĂ«zit me potencial, tĂ« cilĂ«t largohen pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar njĂ« mjedis ku ndihen tĂ« vlerĂ«suar pĂ«r aftĂ«sitĂ« dhe jo pĂ«r lidhjet”, – thotĂ« znj. Gjicali.

Ekspertja këshillon se, për kompanitë që synojnë performancë afatgjatë, një marrëdhënie personale e pamenaxhuar nuk është thjesht një problem etik, është një rrezik organizativ, që ndikon në kulturën e meritokracisë dhe në mënyrën se si shihen lidershipi dhe integriteti.

 

 

Skandalet si leksione për korporatat

Skandalet nuk janë më episode që kalojnë. Ato janë pasqyra që detyrojnë organizatat të shohin veten dhe të vendosin: do të reformohen apo do të mbyllin sytë derisa të vijë skandali tjetër?

“Skandalet janĂ«, nĂ« thelb, testet mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« njĂ« korporatĂ« mund tĂ« kalojĂ«. Ato nuk janĂ« thjesht kriza imazhi, por stres-teste tĂ« sistemit tĂ« vlerave, zinxhirit tĂ« komandĂ«s dhe kohezionit tĂ« brendshĂ«m.

Mënyra sesi një kompani reagon përballë një sjelljeje të papërshtatshme të drejtuesve të saj tregon më shumë për të, sesa vetë sjellja në fjalë.

A i fshihet problemi? A gjen njĂ« ‘kokĂ« turku’? Apo e pĂ«rdor rastin pĂ«r tĂ« reflektuar, pĂ«r tĂ« rishikuar politikat dhe pĂ«r tĂ« forcuar barrierat mbrojtĂ«se?”, thotĂ« pĂ«r “Monitor”, Eva Londo, eksperte e fushĂ«s sĂ« MarrĂ«dhĂ«nieve Publike.

Sipas saj, në epokën e kapitalizmit të përgjegjshëm, nuk është më e pranueshme që një CEO të sillet si monark i paprekshëm.

“Me rritjen e fuqisĂ« sĂ« investitorĂ«ve aktivistĂ«, me bordet qĂ« mbikĂ«qyren nga opinioni publik dhe me punonjĂ«sit qĂ« e dinĂ« vlerĂ«n e zĂ«rit tĂ« tyre, korporatat nuk kanĂ« luksin tĂ« heshtin.

Çdo rast i njĂ« drejtuesi qĂ« kapet nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« dyshimtĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« â€œĂ§Ă«shtje private”, por njĂ« rast studimi institucional, ku fitojnĂ« ata qĂ« veprojnĂ« me guxim dhe pĂ«rulĂ«si.

Dhe nĂ«se vendet e zhvilluara kanĂ« filluar tĂ« ndĂ«rtojnĂ« mekanizma pĂ«r tĂ« menaxhuar marrĂ«dhĂ«niet e pushtetit nĂ« vendin e punĂ«s, kompanitĂ« nĂ« tregje si ShqipĂ«ria, ku hierarkitĂ« janĂ« mĂ« tĂ« ngurta dhe transparenca mĂ« e brishtĂ«, duhet tĂ« ndihen tĂ« paralajmĂ«ruara”, – pĂ«rfundon znj. Londo.

 

Eva Londo, eksperte e fushës së Marrëdhënieve Publike

“Skandalet janĂ«, nĂ« thelb, testet mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« njĂ« korporatĂ« mund tĂ« kalojĂ«. Ato nuk janĂ« thjesht kriza imazhi, por stres-teste tĂ« sistemit tĂ« vlerave, zinxhirit tĂ« komandĂ«s dhe kohezionit tĂ« brendshĂ«m. MĂ«nyra sesi njĂ« kompani reagon pĂ«rballĂ« njĂ« sjelljeje tĂ« papĂ«rshtatshme tĂ« drejtuesve tĂ« saj tregon mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ«, sesa vetĂ« sjellja nĂ« fjalĂ«. A i fshihet problemi? A gjen njĂ« ‘kokĂ« turku’? Apo e pĂ«rdor rastin pĂ«r tĂ« reflektuar, pĂ«r tĂ« rishikuar politikat dhe pĂ«r tĂ« forcuar barrierat mbrojtĂ«se?”

 

Reflektimi i dinamikave

Saga e ngjarjes sĂ« fundit qĂ« mĂ« shumĂ« se sa thjesht “kapje mat” e njĂ« marrĂ«dhĂ«nie jashtĂ«martesore, pĂ«rtej memeve, ka shĂ«rbyer si reflektim i dinamikave nĂ« kompani: favorizimi, konflikti i interesit, mungesa e transparencĂ«s dhe sesi marrĂ«dhĂ«niet personale nĂ« pozita me peshĂ« mund tĂ« tronditin besimin e punonjĂ«sve.

Ironikisht, u desh një koncert i Coldplay që të ndizte më shumë se dritat skenike. Prej ditësh rrjetet sociale, zyrat dhe bordet e kompanive janë ndezur me pyetjet:

– A mund tĂ« ndahen ndjenjat nga pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« ekzekutive?

– ÇfarĂ« ndodh kur dashuria (ose lidhja) pĂ«rplaset me etikĂ«n profesionale?

– Dhe si ndikon kjo nĂ« performancĂ«n dhe kulturĂ«n e kompanisĂ«?

Pas kësaj historie, ndoshta është koha që kompanitë të rishikojnë jo vetëm politikat e tyre të HR-së, por edhe mënyrën se si trajtojnë udhëheqjen me integritet.

 

Lexoni edhe:

“Kultura e heshtjes nĂ« zyrĂ«, pengesĂ« pĂ«r meritokracinĂ«â€

 

The post Etika e biznesit, sa e shmangin sipĂ«rmarrjet shqiptare favorizimin dhe “mĂ«katin” nĂ« kompani appeared first on Revista Monitor.

“Kultura e heshtjes nĂ« zyrĂ«, pengesĂ« pĂ«r meritokracinĂ«â€

Flet Dalina Gjicali, eksperte e Burimeve Njerëzore

 

NĂ« njĂ« treg pune qĂ« po evoluon, marrĂ«dhĂ«niet personale nĂ« vendin e punĂ«s mbeten ende njĂ« temĂ« tabu – veçanĂ«risht nĂ« realitetin shqiptar, ku shpesh trajtohen me ndrojtje apo lihen nĂ« hije.

Por a mundet një lidhje personale të përbëjë rrezik për organizatën? Kur kthehet një marrëdhënie romantike në konflikt interesi? Dhe çfarë mund të bëjnë kompanitë për të ruajtur integritetin dhe drejtësinë organizative?

Dalina Gjicali, eksperte e Burimeve Njerëzore, thekson rëndësinë e strukturave të qarta dhe të etikës institucionale për të ruajtur drejtësinë, besimin dhe klimën e shëndetshme në kompani.

Gjicali flet hapur për sfidat që sjellin marrëdhëniet romantike apo klienteliste, për ndikimin e tyre në vendimmarrje, moralin e stafit dhe reputacionin e organizatës dhe mbi të gjitha, për mënyrat se si këto situata mund të menaxhohen me profesionalizëm, jo me ndëshkim.

 

A janë marrëdhëniet personale midis punonjësve apo drejtuesve dhe vartësve një tabu në kompanitë moderne?

Në realitetin shqiptar, marrëdhëniet personale në vendin e punës vazhdojnë të trajtohen shpesh me ndrojtje.

ShumĂ« kompani, veçanĂ«risht ato me strukturĂ« tradicionale apo pa politika tĂ« qarta etike, i shmangin kĂ«to tema duke i lĂ«nĂ« nĂ« “hapĂ«sirĂ«n gri” tĂ« çështjeve qĂ« thjesht nuk diskutohen.

Në SHBA, sipas sondazhit të SHRM Workplace Romance 2023, 27% e punonjësve raportojnë se kanë përjetuar një marrëdhënie romantike në vendin e punës 79% të rasteve me kolegë të nivelit të njëjtë, 10% me vartës dhe 18% me superiorë.

Nëse i kthehemi realitetit shqiptar, vëmë re një dinamikë tjetër: më shumë sesa marrëdhënie romantike të heshtura, ajo që vërehet më shpesh janë marrëdhënie personale të karakterit klientelist, ku ndikimet informale midis drejtuesve dhe punonjësve krijojnë konflikt interesi.

KĂ«to raporte jo gjithmonĂ« burojnĂ« nga afĂ«rsia emocionale, por nga lidhje familjare, favorizime tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« besnikĂ«ri personale, ose nĂ« disa raste, nga njĂ« “borxh moral” i pashkruar.

Në një realitet ku pjesa më e madhe e jetës së të rriturve kalon në vendin e punës, është e natyrshme që të lindin lidhje personale, emocionale apo romantike.

Ato nuk janĂ« asgjĂ« pĂ«r t’u gjykuar por kĂ«rkojnĂ« adresim etik dhe institucional, pĂ«r tĂ« mos u bĂ«rĂ« risk organizativ.

 

Në çfarë momenti një marrëdhënie personale bëhet problem për HR-në dhe për strukturën e një kompanie?

Një marrëdhënie personale bëhet problem për HR në momentin që ajo prek ose perceptohet se po ndikon në:

Objektivitetin në vendimmarrje;

Perceptimin e drejtësisë nga ana e të tjerëve në staf;

Funksionimin e proceseve kritike, siç janë promovimet, shpërblimet, shpërndarja e përgjegjësive, vlerësimi i performancës apo edhe masat disiplinore.

NĂ« psikologjinĂ« organizative, kjo lidhet me konceptin e “organizational justice” ose ndjesinĂ« e drejtĂ«sisĂ« qĂ« pĂ«rjeton njĂ« individ brenda njĂ« organizate. Kjo ndjesi Ă«shtĂ« e lidhur ngushtĂ« me motivimin, angazhimin emocional dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«.

Në një kompani ku një marrëdhënie personale ndikon në vendimmarrje apo edhe kur thjesht perceptohet si ndikim fillon të ndërtohet një klimë mosbesimi.

Kolegët ndihen të pavlerësuar, gjykimet bëhen subjektive dhe rrjedha e bashkëpunimit ndryshon. Ndarja e informacionit nis të bëhet selektive, ekipi funksionon me rezerva dhe bashkëpunimi ndërmjet kolegëve dobësohet.

Kjo pĂ«rkthehet nĂ« rĂ«nie tĂ« moralit dhe, mĂ« tej, nĂ« rritje tĂ« largimeve nga puna, sidomos tĂ« atyre qĂ« ndihen jashtĂ« “rrethit tĂ« brendshĂ«m”.

Ndikimi shkon përtej klimës së brendshme, ai prek drejtpërdrejt edhe rezultatet e biznesit.

Produktiviteti bie, kultura e meritës zëvendësohet nga dyshimi dhe organizata fillon të humbasë kapitalin e saj më të vlefshëm: njerëzit me potencial, të cilët largohen për të kërkuar një mjedis ku ndihen të vlerësuar për aftësitë dhe jo për lidhjet.

Për kompanitë që synojnë performancë afatgjatë, një marrëdhënie personale e pamenaxhuar nuk është thjesht një problem etik, është një rrezik organizativ, që ndikon në kulturën e meritokracisë dhe në mënyrën se si shihen lidershipi dhe integriteti.

Në fund të ditës, nuk është vetë marrëdhënia problemi, por mungesa e një strukture të qartë për ta adresuar në mënyrë profesionale, që të mbrohen njëkohësisht individët dhe organizata.

 

Si trajtohen në praktikë rastet kur drejtues të lartë hyjnë në marrëdhënie me vartës?

Në kompani me standarde të konsoliduara të qeverisjes së brendshme dhe me një kulturë të zhvilluar etike, marrëdhëniet që përfshijnë drejtues dhe vartës nuk ndalohen automatikisht, por menaxhohen me protokolle të qarta për të shmangur konfliktin e interesit dhe për të ruajtur integritetin e proceseve të brendshme.

Zakonisht, këto protokolle parashikojnë që marrëdhënia të deklarohet formalisht në departamentin e HR-së dhe më pas të vlerësohet ndikimi i saj në strukturën hierarkike.

Në shumë raste, një nga të dy personat zhvendoset në një njësi tjetër, i ndryshohet linja e raportimit ose përjashtohet nga çdo proces vlerësimi, promovimi apo vendimmarrjeje që lidhet me partnerin.

Kjo bëhet jo për të penalizuar marrëdhënien, por për të ruajtur transparencën dhe ndjesinë e drejtësisë ndaj gjithë stafit.

NĂ« disa shtete, madje edhe kompanitĂ« e mesme kanĂ« futur dispozita tĂ« qarta nĂ« kontratat e punĂ«s apo nĂ« politikat e etikĂ«s qĂ« ndalojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet nĂ« linjĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« hierarkike, duke u mbĂ«shtetur nĂ« praktika tĂ« njohura si “love contract” njĂ« dokument qĂ« siguron se marrĂ«dhĂ«nia Ă«shtĂ« konsensuale dhe se asnjĂ« nga palĂ«t nuk ka avantazh apo presion institucional.

Në Shqipëri, kjo qasje është ende në fazat fillestare. Kompanitë me strukturë ndërkombëtare ose ato që janë ekspozuar ndaj praktikave të menaxhimit modern priren të ndërtojnë politika të tilla, zakonisht si pjesë e një kode etike ose rregulloreje të brendshme.

Por ka ende një pjesë të madhe të tregut, ku kjo praktikë mbetet ende një zonë gri, ku gjithçka ndodh në mënyrë joformale dhe shpesh varet nga kultura e individëve në drejtim.

Kjo e bën trajtimin e rasteve të tilla jo vetëm të vështirë, por edhe të rrezikshëm për reputacionin dhe funksionimin e kompanisë.

Për aq kohë sa mungojnë rregulla të shkruara dhe një strukturë formale për menaxhimin e marrëdhënieve të tilla, organizata mbështetet në vlerësimin personal të drejtuesve gjë që rrit rrezikun për konflikte interesi, vendimmarrje të paqarta dhe dëm afatgjatë në kulturën e besimit dhe drejtësisë.

 

Në shumë kompani perëndimore, raportimi i një marrëdhënieje romantike brenda kompanisë është i detyrueshëm. A është kjo një praktikë që po përhapet edhe në tregjet më të vogla si Shqipëria?

Po, kjo është një praktikë që po fillon të përhapet edhe në tregje më të vogla si Shqipëria, megjithëse me ritme të ngadalta dhe shpesh vetëm në organizata që janë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare ose që kanë struktura të konsoliduara të HR-it dhe qeverisjes së brendshme.

Në shumë kompani perëndimore, raportimi i marrëdhënieve personale është pjesë e politikës së etikës, sidomos kur marrëdhënia përfshin dy persona në linjë hierarkike të lidhur, pra kur njëri është drejtues i drejtpërdrejtë i tjetrit.

Në rajonin tonë, përfshirë Shqipërinë, kjo qasje mbetet ende jo gjithmonë e institucionalizuar.

Megjithatë, në organizatat që investojnë në ndërtimin e kulturës dhe strukturës, ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për domosdoshmërinë e formalizimit të raportimit të marrëdhënieve.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një treg të vogël si ai shqiptar, ku lidhjet personale janë më të forta, informacionet përhapen më shpejt dhe perceptimet ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e punës.

Raportimi i marrëdhënieve në këtë kontekst nuk është kontroll, por një garanci për integritetin e sistemit të vendimmarrjes dhe për ndërtimin e besimit në organizatë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, është një praktikë që duhet jo thjesht të huazohet, por të përshtatet me ndjeshmëritë kulturore të tregut shqiptar.

 

Sa i dëmshëm është perceptimi i favorizimit për moralin e ekipit?

ShumĂ« i dĂ«mshĂ«m. Favorizimi nuk dĂ«mton vetĂ«m ata qĂ« “ndihen tĂ« pĂ«rjashtuar”, por edhe vetĂ« kulturĂ«n e kompanisĂ«. Krijon tensione tĂ« brendshme, zvogĂ«lon transparencĂ«n dhe ndikon negativisht nĂ« proceset e bashkĂ«punimit.

NĂ« ShqipĂ«ri, ku strukturat janĂ« shpesh tĂ« vogla dhe “thashethemet” qarkullojnĂ« shpejt, perceptimi bĂ«het po aq i rĂ«ndĂ«sishĂ«m sa realiteti.

Në mungesë të politikave të qarta, ajo që vendos rregullin është perceptimi dhe kur perceptimi nuk është i bazuar në drejtësi, atëherë kemi një problem që nuk është vetëm etik, por edhe strategjik.

 

A kanë ndikim real marrëdhëniet personale në vendimmarrjet e kompanive, për shembull në rekrutime apo promovime?

Po. Në mungesë të një strukture të fortë vendimmarrjeje, vendimet ndonjëherë ndikohen më shumë nga marrëdhëniet sesa nga kriteret.

ËshtĂ« njĂ« fenomen i njohur si “decision-making bias” dhe Ă«shtĂ« i zakonshĂ«m nĂ« organizatat me nivel tĂ« ulĂ«t profesionalizimi nĂ« HR. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse praktikat mĂ« tĂ« mira pĂ«rfshijnĂ«:

-Intervistim me më shumë se një vlerësues

-Përdorim të modeleve të kompetencës për matje objektive

-Përdorim të mjeteve psiko-metrike në rekrutim dhe promovim

-Auditim të brendshëm për vendimmarrje të ndjeshme.

           

ÇfarĂ« kĂ«shille do t’u jepnit kompanive shqiptare pĂ«r tĂ« menaxhuar situata tĂ« ngjashme?

Për kompanitë që dëshirojnë të menaxhojnë në mënyrë të pjekur dhe etike marrëdhëniet personale në vendin e punës, hapi i parë është të mos e shmangin më këtë temë.

Ajo duhet të adresohet qartë, duke u përfshirë si pjesë e kodit të etikës, rregulloreve të brendshme, apo edhe vetë kontratës së punës.

Qartësia ligjore dhe kulturore krijon një bazë të sigurt mbi të cilën ndërtohet besimi. Paralelisht, është e nevojshme të zhvillohen protokolle të veçanta për deklarimin e marrëdhënieve që përfshijnë linja hierarkike ose ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

Këto procedura duhet të jenë të strukturuara, të zbatueshme dhe të kuptueshme për të gjithë stafin.

NjĂ« tjetĂ«r shtyllĂ« kyçe Ă«shtĂ« trajnimi i drejtuesve, jo pĂ«r t’u kthyer nĂ« gjykatĂ«s tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve, por pĂ«r tĂ« mbajtur standardin e integritetit profesional nĂ« çdo vendimmarrje.

Drejtuesit duhet të jenë të aftë të ruajnë balancën midis humanizmit dhe drejtësisë strukturore.

Përtej kësaj, organizata duhet të garantojë konfidencialitetin në çdo rast, pa rënë në grackën e fshehtësisë. Konfidencialiteti nënkupton trajtim dinjitoz dhe profesional të informacionit, ndërsa fshehtësia ushqen thashethemet dhe përçarjen.

 

Cilat janë praktikat më të mira që një kompani mund të ndjekë për të menaxhuar rreziqet etike dhe për të ruajtur besimin e investitorëve dhe stafit?

Janë disa por do të përmendja: Politika e Etikës dhe Konfliktit të Interesit e qartë dhe e komunikuar. Kanal anonim raportimi, që punonjësit të ndihen të sigurt për të denoncuar çdo shqetësim.

Trajnime të rregullta për etikën profesionale, të përshtatura për realitetin lokal; Sistem i matshëm dhe transparent vlerësimi, për të eliminuar çdo ndikim të jashtëm; Zhvillim i një kulture organizative ku vlerat mbizotërojnë mbi marrëdhëniet personale.

Në fund të ditës, marrëdhëniet nuk janë gjithmonë problem, problemi lind kur mungojnë rregullat, transparenca dhe ndershmëria institucionale.

NjĂ« kompani qĂ« di t’i menaxhojĂ« kĂ«to me maturi dhe etikĂ«, jo vetĂ«m ruan klimĂ«n e brendshme, por rrit edhe vlerĂ«n e saj nĂ« treg.

 

Lexoni edhe:

Etika e biznesit, sa e shmangin sipĂ«rmarrjet shqiptare favorizimin dhe “mĂ«katin” nĂ« kompani

 

 

The post “Kultura e heshtjes nĂ« zyrĂ«, pengesĂ« pĂ«r meritokracinĂ«â€ appeared first on Revista Monitor.

Shoqatat e KosovĂ«s: ShqipĂ«ria po e “vret” vetĂ« turizmin me çmime tĂ« çmendura, prisni rĂ«nie

Dikur destinacioni më i parapëlqyer për pushimet verore të qytetarëve të Kosovës, Shqipëria duket se po humb gradualisht epërsinë që kishte në mesin e pushuesve të Kosovës. Sipas njohësve të fushës së turizmit, interesimi për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka shënuar rënie gjatë këtij viti dhe atij të kaluar.

 

Nga Prishtina, Fatos Shala

Shqipëria ishte deri një vit apo dy vite më parë, destinacioni i parapëlqyer për pushimet verore të qytetarëve të Kosovës.

Por duket se dy vitet e fundit, gjithçka ka ndryshuar.

Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm. Të dhënat e institutit shqiptar të statistikave, INSTAT tregojnë se për 5 mujorin e parë të këtij viti, hyrjet e shtetasve të huaj kanë rënë me 7%.

Ndërsa në 2024-n, hyrjet e shtetasve nga Kosova ishin pothuajse në të njëjtat nivele sa një vit më parë, përkundrejt tendencës rritëse dy shifrore që ishte konstatuar më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

Këtë tendencë e pohojnë dhe ata që merren me turizëm dhe kanë njohuri në këtë fushë.

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë se trendi ka filluar të ndryshojë që nga heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Trendi i turizmit edhe nĂ« KosovĂ« ka filluar tĂ« ndryshojĂ« sidomos pas liberalizimit tĂ« vizave, ku tashmĂ« njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s po lĂ«vizin drejt vendeve tĂ« EuropĂ«s.

Kjo ndikon drejtpĂ«rdrejt te vendet qĂ« ishin tradicionale si ShqipĂ«ria, Mali i Zi dhe Turqia”.

Z. Hoti thotë se përveç liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, një tjetër faktor kyç janë edhe çmimet që ofrojnë shërbimet në Shqipëri.

“Po ashtu, njĂ« element tjetĂ«r Ă«shtĂ« edhe lĂ«vizja me çmime nĂ« tendencĂ« tĂ« rritjes. Kjo situatĂ« krijon konfuzion te vizitorĂ«t. Ky element ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tek ata qĂ« duan tĂ« shkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, pasi ndihen jo tĂ« sigurt nĂ« atĂ« qĂ« po ofron shteti shqiptar”.

 

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës

“Po ashtu, njĂ« element tjetĂ«r Ă«shtĂ« edhe lĂ«vizja me çmime nĂ« tendencĂ« tĂ« rritjes. Kjo situatĂ« krijon konfuzion te vizitorĂ«t. Ky element ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tek ata qĂ« duan tĂ« shkojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, pasi ndihen jo tĂ« sigurt nĂ« atĂ« qĂ« po ofron shteti shqiptar”.

 

ShqipĂ«ria po e “vret” vetĂ« turizmin me çmime tĂ« çmendura

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Turizmit tĂ« KosovĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« edhe pronar i “Sharr Travel”, kompani turistike, ka ngritur njĂ« alarm serioz pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh me turizmin nĂ« ShqipĂ«ri.

Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptarët e Kosovës, ata që sipas tij, deri më tani, kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas z. Kurtishaj, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“TĂ« paguash 300 euro nata pĂ«r njĂ« dhomĂ« pa shĂ«rbim tĂ« denjĂ« dhe me produkte tĂ« lira nĂ« paketĂ«n ‘all inclusive’, Ă«shtĂ« tallje me shqiptarĂ«t e KosovĂ«s”.

Ai paralajmĂ«ron se nĂ«se nuk ndĂ«rhyhet urgjentisht, Kosova do t’i kthejĂ« sytĂ« drejt GreqisĂ«, TurqisĂ« apo BullgarisĂ«, ku çmimi dhe cilĂ«sia ecin paralelisht.

“ShqipĂ«ria po e vret vetĂ« turizmin e saj. Me kĂ«tĂ« ritĂ«m, sezoni tjetĂ«r mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i varfĂ«r dhe mĂ« i zbrazĂ«t”, – pĂ«rfundon z. Kurtishaj, duke u bĂ«rĂ« thirrje autoriteteve dhe pronarĂ«ve tĂ« hoteleve qĂ« tĂ« reflektojnĂ« para se tĂ« jetĂ« tepĂ«r vonĂ«.

Më tej, z. Kurtishaj thotë se gjatë muajit qershor, Shqipëria pati një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u mbështetur në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës.

“Ndryshimi i çmimit nĂ« korrik, sidomos pjesa e dytĂ« e muajit, ku çmimet nĂ« Jug arrijnĂ« nga 130 deri nĂ« 150 euro nĂ« varĂ«si tĂ« akomodimit nĂ« dhoma me pamje nga deti, janĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« larta, jo tĂ« justifikueshme, janĂ« çmime qĂ« do ta dĂ«mtojnĂ« turizmin me KosovĂ«n, do ta dĂ«mtojnĂ« turistin shqiptar tĂ« KosovĂ«s.

Këto çmime po i bëjnë të mendojnë qytetarët e Kosovës alternativa të tjera duke pasur parasysh Greqinë, e cila siç duket, në pjesën e dytë të korrikut dhe gushtit do të jetë shumë tërheqëse për shqiptarët e Kosovës.

Duhet pasur parasysh që hotelet në Greqi, përkatësisht resortet e mirëfillta, kanë zbritur çmimin deri në 50%. Nëse e krahasojmë një çmim 150 euro në Vlorë me hotelet greke, sigurisht që Greqia do të jetë tërheqëse për pushuesit e Kosovës.

Thirrja ime Ă«shtĂ« pĂ«r resortet turistike nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« tĂ« shikojnĂ« me kujdes tĂ« madh çmimet me KosovĂ«n”, deklaroi ai disa ditĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r mediat nĂ« KosovĂ«.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës përbëjnë një numër shumë të madh të numrit të përgjithshëm të pushuesve në Shqipëri, dhe me këtë rritje të çmimeve, sigurisht që shqiptarët e Kosovës gjatë pjesës së dytë të muajit korrik e ndoshta edhe gushtit, do të largohen për shkak të çmimeve të larta,

“U bĂ«j thirrje qĂ« tĂ« shikojnĂ« me kujdes çmimet, pra shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s qĂ« mbetet tĂ« shkojnë  nĂ« ShqipĂ«ri deri mĂ« 1 korrik dhe pas datĂ«s 20-25 gusht, kur edhe fillojnĂ« tĂ« bien ofertat.

Kjo është e pajustifikueshme për mua personalisht, për kontributin tim, shoqatës që unë udhëheq dhe gjithë atyre që merren me promovimin e turizmit shqiptar.

PĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« caktuar kohore, duket qĂ« vetĂ«m veriu, pĂ«rkatĂ«sisht njĂ« pjesĂ« e ShĂ«ngjinit dhe Velipoja do tĂ« jenĂ« destinacione tĂ« pranueshme pĂ«r shqiptarĂ«t e KosovĂ«s”.

Pavarësisht rritjes së turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 34% të totalit të hyrjeve për 5 mujorin 2025, sipas INSTAT.

Grupi i dytë më i madh, italianët, kanë shumë diferencë me Kosovën, duke sjellë 12% të hyrjeve në janar-maj të këtij viti.

 

Burimi: INSTAT

 

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës

“ShqipĂ«ria po e vret vetĂ« turizmin e saj. Me kĂ«tĂ« ritĂ«m, sezoni tjetĂ«r mund tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i varfĂ«r dhe mĂ« i zbrazĂ«t”, – pĂ«rfundon z. Kurtishaj, duke u bĂ«rĂ« thirrje autoriteteve dhe pronarĂ«ve tĂ« hoteleve qĂ« tĂ« reflektojnĂ« para se tĂ« jetĂ« tepĂ«r vonĂ«.

 

Turistët nga Kosova po largohen, janë lidhur me Greqinë

Kreu i ShoqatĂ«s sĂ« Hoteleri-Turizmit nĂ« ShqipĂ«ri, Zak Topuzi, ka ngritur alarmin mbi njĂ« fenomen qĂ« po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shqetĂ«sues pĂ«r sektorin turistik nĂ« ShqipĂ«ri – largimi i turistĂ«ve nga Kosova drejt vendeve tĂ« tjera tĂ« rajonit, veçanĂ«risht GreqisĂ«.

Në një deklaratë për mediat, z. Topuzi tha se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut për të krijuar një korridor të lehtësuar drejt destinacioneve greke, duke e bërë më tërheqëse për pushuesit nga Kosova që të kërkojnë alternativa të reja dhe më të organizuara për pushimet verore.

“Rajoni Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« shpejt gati sesa ne. Kosova Ă«shtĂ« lidhur me MaqedoninĂ« e Veriut pĂ«r tĂ« kaluar mĂ« lehtĂ«sisht nĂ« Greqi.

Kjo tregon se ka njĂ« mungesĂ« pĂ«rgatitjeje nga ana jonĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur dhe pĂ«r tĂ« rritur interesin e turistĂ«ve kosovarĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, tha z. Topuzi, duke theksuar se ShqipĂ«ria po humbet njĂ« nga tregjet mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe besnike tĂ« turizmit.

Ai theksoi se nuk është fjala vetëm për periudhën verore, por për potencialin që ka Shqipëria për të ofruar një përvojë turistike gjithëvjetore për të rinjtë nga Kosova.

“Ne nuk jemi gati pĂ«r tĂ« rinjtĂ« nga Kosova, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« vijnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe tĂ« kalojnĂ« pothuajse tĂ« gjithĂ« vitin kĂ«tu.

Duhet tĂ« bĂ«hemi njĂ« vend ku ata ndihen tĂ« mirĂ«pritur, tĂ« angazhuar, ku tĂ« kenĂ« çfarĂ« tĂ« bĂ«jnĂ«â€.

Sipas tij, nevojitet një investim më i madh në krijimin e aktiviteteve dhe produkteve të reja turistike që do të tërhiqnin vizitorët nga Kosova, jo vetëm për plazhin, por edhe për turizëm kulturor, natyror, sportiv dhe gastronomik.

 

Mos e nënvlerësoni Kosovën

Pavarësisht rritjes së turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 34 për qind të totalit të hyrjeve për 5 mujorin 2025, sipas INSTAT. Grupi i dytë më i madh, italianët, kanë shumë diferencë me Kosovën, duke sjellë 12% të hyrjeve në janar-maj të këtij viti.

 

 

ÇfarĂ« thonĂ« statistikat, dallimi kĂ«tĂ« vit dhe vitin e kaluar

Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues nga Kosova është zakonisht i lartë gjatë fundjavave.

Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata.

Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara.

“Monitor” ka kĂ«rkuar nga Policia e KosovĂ«s tĂ« dhĂ«na dhe statistika pĂ«r hyrjet dhe daljet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« fundjavĂ«n e shkuar nĂ« MorinĂ« dhe VĂ«rmicĂ«, por deri mĂ« tani nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje.

Por, sipas disa të dhënave që kanë qarkulluar për dy javët e para të këtij muaji, tregohet se janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë mbi 328 mijë qytetarë dhe afro 100 mijë vetura

“Sipas informacioneve nga shĂ«rbimet SPK MorinĂ«, pĂ«r datĂ«n 01.07.2025 ora 08.00 deri nĂ« datĂ«n 15.07.2025 ora 08.00, janĂ« pĂ«rpunuar nĂ« hyrje tĂ« ShqipĂ«risĂ«, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe nĂ« dalje tĂ« 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete”.

 

Sezoni veror 2024, sa qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri

Sezoni veror i vitit 2024 ka sjellĂ« njĂ« fluks vizitorĂ«sh nĂ« ShqipĂ«ri, sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare pĂ«r periudhĂ«n qershor–gusht. Statistikat tregojnë  numrin e turistĂ«ve nga muaji nĂ« muaj:

Në qershor 2024, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 1,244,967 vizitorë

Në korrik, numri është rritur në 1,818,378

Në gusht, është arritur kulmi me 2,167,665 vizitorë

Në renditjen sipas shteteve, Kosova zë vendin e parë bindshëm:

485,176 qytetarë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri në muajin qershor, 710,278 hyrje janë regjistruar në korrik, ndërsa në gusht, shifra arrin ë 943,240 hyrje.

Pas Kosovës, vendet me më shumë vizitorë janë: Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Anglia dhe Serbia.

 

Burimi: INSTAT

 

 

 

 

 

 

The post Shoqatat e KosovĂ«s: ShqipĂ«ria po e “vret” vetĂ« turizmin me çmime tĂ« çmendura, prisni rĂ«nie appeared first on Revista Monitor.

Sondazhi, Ku po i kalojmë pushimet këtë verë, 50% brenda vendit, të tjerët jashtë

TĂ« paktĂ«n 84% e personave qĂ« plotĂ«suan njĂ« sondazh tĂ« “Monitor thanĂ« se do tĂ« pushojnĂ« apo kishin pushuar kĂ«tĂ« verĂ«. Pakica prej 16% pĂ«rmendi arsye tĂ« ndryshme se pse nuk do tĂ« bĂ«nte pushime, ku nĂ« 73% tĂ« rasteve shkak ishte pamundĂ«sia ekonomike. Pjesa mĂ« e madhe prej 57% parashikonin qĂ« pushimet tĂ« ishin mes 1-2 javĂ«. Lidhur me destinacionin, 50% kanĂ« zgjedhur tĂ« qĂ«ndrojnĂ« brenda ShqipĂ«risĂ« dhe pjesa tjetĂ«r jashtĂ«, ku e preferuara Ă«shtĂ« Greqia. Akomodimi i parapĂ«lqyer mbeten hotelet dhe apartamentet nĂ« platforma si Booking dhe Airbnb me pĂ«rkatĂ«sisht 40% dhe 38% tĂ« pĂ«rgjigjeve. KĂ«tĂ« verĂ« vihet re rritja e peshĂ«s sĂ« shpenzimeve nĂ« buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% tĂ« pĂ«rgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura tĂ« aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

 

Nertila Maho

Vera e këtij viti ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.

PĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« shumĂ« rreth tendencave tĂ« pushimit tĂ« vendasve, kostove, preferencave tĂ« akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotĂ«suese, “Monitor” zhvilloi edhe kĂ«tĂ« verĂ« njĂ« sondazh pĂ«rmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u pĂ«rgjigjĂ«n 266 persona duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« panoramĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme mbi pushimet e shqiptarĂ«ve, kohĂ«zgjatjen dhe problematikat qĂ« ata konstatojnĂ« kĂ«tĂ« sezon.

 

84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomike

Ende pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.

Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.

Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.

Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?

Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.

Arsyet janĂ« nga mĂ« tĂ« ndryshmet, por nĂ« 73% tĂ« rasteve kur janĂ« pĂ«rgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundĂ«sinĂ« ekonomike.

NĂ« tĂ« tjera raste, shkak pĂ«r tĂ« mos pushuar gjatĂ« verĂ«s kanĂ« qenĂ«: arsyet personale, fakti qĂ« ende ishin tĂ« pavendosur mbi atĂ« qĂ« do tĂ« bĂ«nin, pamundĂ«sia pĂ«r t’u shkĂ«putur nga puna apo edhe vendimi pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar nĂ« periudha tĂ« tjera tĂ« vitit.

Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës. Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.

Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj. Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29 vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49 vjeç.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javë

Alternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.

Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.

BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.

Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.

NĂ«se ajo do tĂ« bindĂ« vendasit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« mĂ« pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r t’ju referuar sĂ«rish sondazhit, rreth kohĂ«zgjatjes sĂ« pushimeve, shifrat tregojnĂ« se tĂ« paktĂ«n 57% planifikonin qĂ« pushimet e tyre verore tĂ« ishin mes 1-2 javĂ«sh.

Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.

Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë dita

Kjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.

Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.

Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.

NĂ« anketĂ«n e “Monitor”, 73.5% e atyre qĂ« do tĂ« pushojnĂ« nĂ« bregdet thanĂ« se zona ku planifikojnĂ« tĂ« pushojnĂ« ka akses nĂ« plazh publik. PavarĂ«sisht kĂ«saj, ata parashikojnĂ« te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.

Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.

Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe Turqia

TĂ« paktĂ«n gjysma e tĂ« anketuarve qĂ« thanĂ« se kishin planifikuar pushime verore parashikonin qĂ« t’i kalonin jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«. Destinacionet janĂ« nga mĂ« tĂ« ndryshmet, por peshĂ«n kryesore e mban Greqia.

Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.

Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.

Teksa italianĂ«t po vizitojnĂ« gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« ShqipĂ«rinĂ« duket se tashmĂ« edhe shqiptarĂ«t po “i kthejnĂ«â€ vizitĂ«n me mĂ« shumĂ« udhĂ«time.

Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.

Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.

Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.

Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nata

Strukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.

Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.

Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.

Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.

Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.

NĂ« sondazhin e “Monitor”, tĂ« paktĂ«n 40% e atyre qĂ« janĂ« pĂ«rgjigjur kanĂ« thĂ«nĂ« se do tĂ« zgjedhin njĂ« hotel si strukturĂ« akomodimi pĂ«r pushimet verore.

Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.

Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.

Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.

Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

Burimi: Sondazhi i Monitor

Lexoni edhe:

Shtrenjtohen pushimet, shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje, problem pastërtia

The post Sondazhi, Ku po i kalojmë pushimet këtë verë, 50% brenda vendit, të tjerët jashtë appeared first on Revista Monitor.

Shtrenjtohen pushimet, shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje, problem pastërtia

Kur rezervon pushime jashtë një pakete që garanton transportin apo ushqimin, shpenzimet ditore mund të variojnë nga personi në person. Kjo lidhet së pari me mundësinë që një person apo një familje ka në buxhetin e parashikuar.

Nëse ai është një buxhet ekonomik, alternativa e preferuar është gatimi në një apartament që ofron këto kushte, frekuentimi i plazheve publike apo atyre me çmime më të lira, shmangia e aktiviteteve të tjera që rrisin kostot si vizita në muze apo parqe arkeologjike, ture me anije.

Nëse buxheti është më i lartë, atëherë zgjedhja e një hoteli është alternativa që shkon ky grup, si dhe ngrënia e vakteve jashtë apo përfshirja e aktiviteteve të tjera sociale dhe kulturore gjatë pushimeve.

Monitor” zhvilloi edhe kĂ«tĂ« verĂ« njĂ« sondazh pĂ«rmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u pĂ«rgjigjĂ«n 266 persona duke dhĂ«nĂ« kĂ«shtu njĂ« panoramĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme mbi pushimet e shqiptarĂ«ve, kostot dhe problematikat qĂ« ata konstatojnĂ« kĂ«tĂ« sezon.

Shifrat e sondazhit tĂ« “Monitor” tregojnĂ« se 52% parashikojnĂ« qĂ« kĂ«to shpenzime ditore pĂ«r aktivitete pĂ«rveç akomodimit tĂ« variojnĂ« mes 50-100 euro.

Më pak se 50 euro në ditë korrespondon me përgjigjet e 28% të të anketuarve ndërkohë që 15% parashikojnë mes 100-200 euro, kurse 200-300 euro të paktën 2% e përgjigjeve dhe mbi 300 euro të paktën 3% e të anketuarve.

Një vit më parë, vetëm 42% prisnin që të kishin shpenzime mes 50-100 euro, ndërkohë që ata me më pak se 50 euro në ditë ishin 43%.

Sa i takon buxhetit total tĂ« pushimeve, shumica apo 37% e tĂ« anketuarve parashikojnĂ« njĂ« buxhet mes 500-1000 euro ndĂ«rkohĂ« qĂ« 23% parashikojnĂ« buxhetin mes 1000 dhe 2000 euro. MĂ« pak se 500 euro janĂ« pĂ«rgjigjur vetĂ«m 22%, kurse 8% parashikojnĂ« njĂ« buxhet mes 2000 – 2500 eurove.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Pushimet verore, shumica janë të kënaqur nga përvoja e tyre e fundit

Pushimet verore konsiderohen shpesh si periudha kryesore e relaksit qĂ« planifikojnĂ« individĂ«t apo familjet, pĂ«r tĂ« marrĂ« energji tĂ« reja pĂ«r periudhĂ«n nĂ« vazhdim, ndaj “kĂ«naqĂ«sia” qĂ« marrin nga pĂ«rvoja e fundit merr rĂ«ndĂ«si.

Nga sondazhi i “Monitor” duket se pĂ«rvoja e fundit me pushime ka rezultuar pozitive pĂ«r pjesĂ«n dominuese tĂ« pĂ«rgjigjeve ku 35% e tĂ« anketuarve kanĂ« mbetur tĂ« kĂ«naqur nga pushimet e tyre tĂ« fundit tĂ« verĂ«s, ndĂ«rkohĂ« qĂ« 28.7% janĂ« pĂ«rgjigjur se nga pushimet e fundit kanĂ« mbetur shumĂ« tĂ« kĂ«naqur.

TĂ« paktĂ«n 18.5% kanĂ« qenĂ« neutralĂ« ndĂ«rsa 11.1% pak tĂ« kĂ«naqur. NjĂ« pakicĂ« prej 6% tĂ« pĂ«rgjigjeve e kanĂ« vlerĂ«suar pĂ«rvojĂ«n e tyre tĂ« fundit tĂ« pushimeve tĂ« verĂ«s jo pozitive, duke u pĂ«rgjigjur “shumĂ« tĂ« pakĂ«naqur”.

Sfidat kryesore me tĂ« cilat turistĂ«t janĂ« pĂ«rballur gjatĂ« pushimeve mund tĂ« jenĂ« tĂ« ndryshme, ku pjesa mĂ« e madhe e tĂ« anketuarve vlerĂ«sojnĂ« “çmimet e larta” si mĂ« kryesoren. Kjo ka arsye pĂ«r thuajse gjysmĂ«n e tĂ« anketuarve.

Ndërkohë në 107 raste, përgjigjja ka qenë se infrastruktura është sfida tjetër me të cilën janë përballur, për të vijuar më pas me cilësinë e dobët të shërbimit, mungesën e informacionit apo problemet me sigurinë dhe në fund, edhe barrierat gjuhësore.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Muzika e lartë dhe mbetjet bëhen problem për pushuesit

Shqipëria po e gjen veten gjithmonë e më shumë në platformat online me të huaj që e duan apo e kritikojnë për atë që shohin gjatë vizitave të tyre në vendin tonë.

Disa nga komentet e tyre në rrjete sociale kanë të bëjnë sidomos me mbetjet që mund të gjenden kudo, por edhe për zhurmën e lartë të muzikës në plazhe.

Por duket se këto janë sfida reale edhe për vendasit të cilët gjatë sondazhit mund të komentonin mbi sfida apo pakënaqësi të tjera të hasura gjatë pushimeve dhe përgjigjet që dominojnë janë: mbipopullimi në plazhe, muzika e lartë apo ndotja akustike, mungesa e pastërtisë në plazhe, si dhe abuzimet që bëhen nga subjekte të ndryshme që kanë në përdorim bregun në lidhje me çmimet.

Një tjetër sfidë është cilësuar edhe trafiku, edhe pse këtë vit më pak në disa akse, por gjatë fundjave nuk mungon në zonat bregdetare në pika të segment të ndryshme.

 

ÇfarĂ« ndikon nĂ« zgjedhjen e njĂ« destinacioni nga kostoja tek siguria e klima

Zgjedhja e një destinacioni për pushime kalon në filtra të ndryshëm të një individi apo të një familjeje dhe rëndësinë e marrin një seri faktorësh, por më dominuese kryesisht është ajo e kostos.

Edhe në sondazh, 104 të anketuar thanë se kostoja ishte faktori më i rëndësishëm i përzgjedhjes së një destinacioni.

Faktor i dytë më i rëndësishëm ishte afërsia me atraksionet kulturore apo natyrore që ka ky destinacion. Deti dhe plazhi duket se nuk janë më të mjaftueshëm dhe shkëputja për aktivitete të tjera është një pjesë e rëndësishme që plotëson pushimet.

Në vendin e tretë është siguria dhe më pas vijnë afërsia dhe klima.

Në një pyetje mbi faktorë të tjerë të anketuarit kanë renditur se pastërtia në plazhe, qetësia, aksesi për fëmijë të vegjël janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm që merren parasysh gjatë përzgjedhjes së destinacionit për pushimet e verës.

Nga pĂ«rgjigjet tĂ« paktĂ«n 78% e tĂ« anketuarve thanĂ« se do t’ua rekomandonin destinacionin e tyre tĂ« fundit tĂ« udhĂ«timit tĂ« tjerĂ«ve.

 

35% e shqiptarëve udhëtojnë 3-5 herë gjatë vitit, 8% asnjë udhëtim në 12 muaj

Linjat low cost kanë rritur mundësinë e eksplorimit nga shqiptarët të destinacioneve të ndryshme kudo në Europë. Por një pjesë e mirë parapëlqejnë që në fundjava, në periudha të ndryshme të vitit, të udhëtojnë edhe brenda vendit, por kjo gjithmonë sipas mundësisë, sepse çdo udhëtim ka koston e tij.

Sondazhi tregon se të paktën 35% e atyre që u përgjigjën bëjnë mes 3-5 udhëtime në vit, ndërkohë që 40% e tyre 1-2 udhëtime si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ka nga ata që udhëtojnë edhe më shumë me një limit mes 6-10 udhëtime në vit, dhe nga të anketuarit, të paktën 12% e përgjigjeve bien në këtë grup ndërkohë që 4% janë përgjigjur se kanë bërë më shumë se 10 udhëtime në 12 muajt e fundit.

Të paktën 8% e të anketuarve thanë se nuk kishin bërë asnjë udhëtim, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, në 12 muajt e fundit.

 

Burimi: Sondazhi i Monitor

 

Çmimet, pastĂ«rtia dhe mbrojtja e vendasve, nga efektet e turizmit si masa

Të pyetur se çfarë masash mund të merren për të përmirësuar sektorin e turizmit në vend, përgjigjet e të anketuarve kanë qenë nga më të ndryshmet.

Një prej tyre rekomandon që shteti të tregohet i kujdesshëm me qasjen që ka ndaj turizmit ku vendasit duhet të mbrohen nga efektet negative që sjell turizmi masiv duke nënkuptuar këtu rritjen e kostove.

“T’i kushtohet vĂ«mendje mbrojtjes sĂ« shtetasit shqiptar.

Shihni protestat kundĂ«r turizmit nĂ« SpanjĂ«, Itali e shumĂ« vende tĂ« tjera. TuristĂ«t nuk kanĂ« rritur konsumin dhe pĂ«rfitimi qĂ« marrim ne si vend nĂ« raport me rritjen e çmimeve qĂ« kanĂ« sjellĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« pak”, komenton njĂ« prej tyre.

Një tjetër thotë se duhet të mos lejohen praktikat abuzive siç janë parkimet para lokaleve apo hoteleve që bllokojnë qarkullimin për të gjithë, marrja e masave ndaj operatorëve që kanë plazhet në shfrytëzim dhe që nuk lejojnë konsumin e produkteve që merren me vete duke të detyruar të konsumosh nga restoranti dhe bari i tyre.

Të tjera rekomandime janë ato për një turizëm të qëndrueshëm apo për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe edukimin e brezit të ri për të qenë i përgjegjshëm me mjedisin.

 

 

 

The post Shtrenjtohen pushimet, shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje, problem pastërtia appeared first on Revista Monitor.

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

Në raportin e ri mbi Shtetin e së Drejtës, Komisioni Europian nuk evidenton drejtpërdrejt çështje të lidhura me ekonominë, por shqyrton disa fusha kyçe që ndikojnë ndjeshëm në klimën e të bërit biznes për kompanitë dhe sipërmarrësit në Serbi.

NjĂ« prej fushave tĂ« veçuara Ă«shtĂ« prokurimi publik. ËshtĂ« theksuar se pĂ«rjashtimet nga Ligji pĂ«r Prokurimin Publik vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rdoren gjerĂ«sisht. “Kjo shmang zbatimin e ligjit dhe mekanizmat e mbikĂ«qyrjes janĂ« tĂ« pamjaftueshĂ«m”, – thuhet nĂ« raport.

Komisioni vĂ«ren se nĂ« vitin 2023, vlera e prokurimeve tĂ« pĂ«rjashtuara nga ligji ishte pothuajse e barabartĂ« me vlerĂ«n e kontratave tĂ« pĂ«rfunduara nĂ«pĂ«rmjet procedurave tĂ« rregullta, duke “minuar efektivitetin e ligjit”.

Një tjetër sfidë madhore është përdorimi i përjashtimeve ligjore në kuadër të marrëveshjeve ndërqeveritare.

“MbikĂ«qyrja e procedurave tĂ« prokurimit publik ka dobĂ«si, qĂ« mund tĂ« çojnĂ« nĂ« mungesĂ« llogaridhĂ«nieje pĂ«r shkeljet. Edhe pse Kodi Penal pĂ«rfshin njĂ« vepĂ«r specifike pĂ«r abuzim nĂ« prokurim publik, dĂ«nimet janĂ« tĂ« rralla.

NĂ« vitin 2024, Institucioni Suprem i Auditimit zbuloi parregullsi nĂ« 21.2% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« kontratave tĂ« audituara tĂ« prokurimit publik”, thuhet nĂ« raport.

 

Pse ka rëndësi ky raport për ekonominë

Duke analizuar kuadrin kundër korrupsionit si një faktor me ndikim të madh në sektorin e biznesit, Komisioni Europian vëren se perceptimi mes ekspertëve, qytetarëve dhe bizneseve është se korrupsioni në sektorin publik mbetet i lartë.

Ai i referohet Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024 të publikuar nga Transparency International, ku Serbia, me një rezultat prej 35 nga 100, renditet në vendin e 105-të në nivel global.

“Ky perceptim ka mbetur relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« pesĂ« vitet e fundit, edhe pse Ă«shtĂ« rezultati mĂ« i ulĂ«t i regjistruar ndonjĂ«herĂ« pĂ«r SerbinĂ«.

Eurobarometri Special i 2025 mbi korrupsionin tregon se 85% e tĂ« anketuarve besojnĂ« se korrupsioni Ă«shtĂ« i pĂ«rhapur nĂ« vendin e tyre (mesatarja e BE-sĂ« Ă«shtĂ« 69%), ndĂ«rsa 31% raportojnĂ« se janĂ« ndikuar personalisht nga korrupsioni nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme (mesatarja e BE-sĂ« 30%)” thuhet nĂ« raportin e KE-sĂ«.

Në mesin e bizneseve, 84% besojnë se korrupsioni është i përhapur (mesatarja e BE-së 63%) dhe 53% thonë se korrupsioni është një pengesë për të bërë biznes (mesatarja e BE-së 35%).

Më tej, vetëm 26% e të anketuarve besojnë se ka mjaft dënime të suksesshme për të frenuar sjelljet korruptive (mesatarja e BE-së 36%), dhe 47% e kompanive mendojnë se individët dhe bizneset, që kapen duke korruptuar zyrtarë të lartë ndëshkohen në mënyrën e duhur (mesatarja e BE-së, 33%).

Komisioni Europian kujton se Strategjia KombĂ«tare KundĂ«r Korrupsionit e SerbisĂ« pĂ«r periudhĂ«n 2024–2028 u miratua nĂ« korrik tĂ« vitit tĂ« kaluar, sĂ« bashku me planin pĂ«rkatĂ«s tĂ« veprimit.

Raporti thekson sektorĂ« veçanĂ«risht tĂ« ndjeshĂ«m ndaj korrupsionit, pĂ«rfshirĂ« ata qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejt me ekonominĂ« – tatimet, doganat, privatizimet dhe prokurimin publik – si dhe fusha ku sektori privat ka interesa tĂ« mĂ«dha – shĂ«ndetĂ«sia, arsimi dhe qeverisja vendore.

 

Pasurimi i paligjshëm nuk është kriminalizuar

“MegjithatĂ«, aktivitetet e pĂ«rfshira nĂ« planin e veprimit janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara nĂ« krahasim me sfidat qĂ« identifikon strategjia dhe nuk pĂ«rfshijnĂ« plotĂ«sisht rekomandimet e GRECO-s

(Grupit tĂ« Shteteve kundĂ«r Korrupsionit, Group of States against Corruption), organit monitorues tĂ« KE-sĂ« i specializuar pĂ«r luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit, nga raundi i katĂ«rt dhe i pestĂ« i vlerĂ«simit”, thekson Komisioni.

Po ashtu, thuhet se duhen mekanizma të përshtatshëm koordinimi, burime buxhetore dhe një sistem efektiv monitorimi dhe vlerësimi për të siguruar zbatimin e duhur të strategjisë.

NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« theksohet se “pasurimi i paligjshĂ«m ende nuk Ă«shtĂ« kriminalizuar”. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Serbia nuk Ă«shtĂ« nĂ«nshkruese e KonventĂ«s KundĂ«r Korrupsionit tĂ« OrganizatĂ«s pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Përveç prokurimit publik, Komisioni Europian identifikon edhe fusha të tjera me rrezik të lartë korrupsioni, të cilat lidhen drejtpërdrejt me klimën e biznesit.

Këto përfshijnë ndërmarrjet shtetërore, koncesionet, procedurat e falimentimit, Partneritetet Publike-Private dhe sektorin e kujdesit shëndetësor.

 

A mund të ndikojë sektori i biznesit në ligje?

Një nga mënyrat më të rëndësishme përmes së cilës komuniteti i biznesit mund të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm është pjesëmarrja në procesin legjislativ.

Megjithatë, Komisioni Europian vëren se procesi i konsultimeve publike ka ende nevojë për përmirësim.

“PĂ«rqindja e projektligjeve qĂ« kaluan nĂ« konsultime publike u rrit pak, nga 52.9% nĂ« vitin 2023 nĂ« 58.3% nĂ« vitin 2024. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, pĂ«rqindja e akteve nĂ«nligjore qĂ« i nĂ«nshtrohen detyrimisht konsultimeve publike, por pĂ«r tĂ« cilat janĂ« kryer konsultime, ra pak nga 31% nĂ« 2023 nĂ« 29.7% nĂ« 2024”, thuhet nĂ« raport.

Një dobësi thelbësore në këtë fushë është mungesa e publikimit sistematik të rezultateve të konsultimeve.

“Organizatat e shoqĂ«risĂ« civile vazhdojnĂ« tĂ« theksojnĂ« se koha e dhĂ«nĂ« pĂ«r konsultime Ă«shtĂ« e pamjaftueshme dhe se komentet e tyre pĂ«r projektligjet me interes publik rrallĂ«herĂ« merren nĂ« konsideratĂ«.

Ende nuk ka njĂ« organ qendror pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r mbikĂ«qyrjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« konsultimeve publike”, thuhet nĂ« raportin pĂ«r Shtetin e sĂ« DrejtĂ«s 2025 pĂ«r SerbinĂ«.

Raporti shton gjithashtu se në fazën e mëvonshme të procesit legjislativ (miratimi në Parlament), praktika e grupimit të një numri të madh nismash të ndryshme në një të vetme ka vazhduar. Kjo ka penguar debatin e detajuar dhe mbikëqyrjen efektive.

KE kujton një shembull nga nëntori 2024, kur 68 pika, përfshirë buxhetin për vitin 2025, u trajtuan si një pikë e vetme dhe u miratuan pa asnjë debat.

 

Besimi?

Raporti thekson se mĂ« shumĂ« se gjysma e kompanive tĂ« anketuara nĂ« Serbi shprehin besim nĂ« efektivitetin e mbrojtjes sĂ« investimeve. “57% e kompanive janĂ« shumĂ« ose mjaft tĂ« bindura se investimet mbrohen nga ligji dhe gjykatat” thuhet nĂ« dokument.

PĂ«r sa i pĂ«rket prokurimit publik, 32% besojnĂ« se pavarĂ«sia e Komisionit tĂ« RepublikĂ«s pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« Drejtave nĂ« Procedurat e Prokurimit Publik Ă«shtĂ« “mjaft e mirĂ«â€ ose “shumĂ« e mirĂ«â€.

Një mendim i ngjashëm shprehet nga 33% edhe për punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Perceptimi pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e pushtetit gjyqĂ«sor nĂ« Serbi mbetet i ulĂ«t, si nĂ« mesin e publikut tĂ« gjerĂ« ashtu edhe nĂ« mesin e kompanive. NĂ« vitin 2025, gjithsej 30% e popullsisĂ« dhe 36% e kompanive e konsiderojnĂ« nivelin e pavarĂ«sisĂ« gjyqĂ«sore si ‘mjaft i mirë’ ose ‘shumĂ« i mirë’.

Perceptimi i publikut pĂ«r pavarĂ«sinĂ« gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar krahasuar me vitin 2024 (36%), ndĂ«rsa nĂ« mesin e kompanive ka pasur njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« lehtĂ« nga 34% nĂ« 2024” pĂ«rfundon Komisioni Europian. / Forbes Serbia

 

 

 

 

The post Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni appeared first on Revista Monitor.

Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter

Buxhetet e mĂ«dha e tĂ« bukura nuk janĂ« vetĂ«m njĂ« problem amerikan. ÇfarĂ« mund tĂ« shkojĂ« keq?, shkruan The Economist 

 

Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky deficit mund të rritet edhe më shumë së shpejti.

Projektligji i presidentit Donald Trump, “One Big Beautiful Bill Act” (Projektligji i madh e i bukur, BBB), i cili do tĂ« zgjasĂ« pĂ«rgjithmonĂ« uljet e taksave tĂ« vitit 2017, ofron mĂ« shumĂ« pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« hotelieri dhe pĂ«r tĂ« moshuarit dhe rrit pagesat pĂ«r fĂ«mijĂ«t e familjeve tĂ« varfra.

Legjislacioni i propozuar do të përkthehet në triliona dollarë hua shtesë në dekadën e ardhshme.

Mënyra teatrale e Trump për të tërhequr vëmendjen bie në sy, por edhe shumë vende të tjera të pasura po ndjekin të njëjtin kurs të shpenzimeve të larta.

Qeveritë në të gjithë botën e zhvilluar po shpenzojnë më shpesh (shih grafik 1). Këtë vit, Franca do të regjistrojë një deficit 6% të PBB-së; ai i Britanisë do të jetë pak më i vogël.

Qeveria gjermane do tĂ« marrĂ« hua ekuivalentin e 3% tĂ« PBB-sĂ«. Bilanci buxhetor i KanadasĂ« po shkon gjithashtu nĂ« territor negativ. Jean‑Baptiste Colbert, njĂ« burokrat nĂ« kohĂ«n e Luigjit XIV, e kishte pĂ«rkufizuar politikĂ«n e taksave si “t’i shkulin patĂ«s sa mĂ« shumĂ« pendĂ« me sa mĂ« pak zhurmĂ«â€.

QeveritĂ« e sotme nuk po ia shkulin pendĂ«t patĂ«s, por, ashtu si prodhuesit e ‘foie gras’ (ushqim francez me mĂ«lçinĂ« e patĂ«s), po e mbushin me forcĂ«.

QeveritĂ« kanĂ« pasur pĂ«rherĂ« deficite. Franca, vendi i ‘foie gras’, nuk ka regjistruar suficit qĂ« nga viti 1974. Gjithashtu, njĂ« qeveri mund tĂ« marrĂ« hua dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« zvogĂ«lojĂ« nivelin e borxhit, nĂ«se ekonomia rritet mĂ« shpejt se sa rritet borxhi.

Por ajo që po ndodh tani është e paprecedentë. Nivelet e deficitit nuk do të ishin të pazakonta nëse ekonomia do të ishte zhytur në recesion. Ekonomia në botën e pasur po shfaq rritje të mirë.

Papunësia është pranë niveleve minimale historike. Fitimet e korporatave janë në nivele të qëndrueshme.

Ndërkohë, kostot e huamarrjes janë rritur ndjeshëm. Norma mesatare e interesit për instrumentet e borxhit 10-vjeçar të një qeverie të pasur është tani 3.7% në vit, nga vetëm 1% gjatë pandemisë së Covid-19.

Nën këto kushte, modelet ekonomike do të rekomandonin të paktën uljen e deficitit. Por, qeveritë e sotme zgjedhin të thellojnë edhe më tepër humbjen.

Shumë po premtojnë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Mund të jetë e pashmangshme, por nuk është e domosdoshme.

Në Japoni, partitë politike po reklamojnë stimuj fiskalë, nga ndihmat në para tek uljet e TVSH-së, për të rritur mundësitë e tyre në zgjedhjet në Dhomën e Lartë të Parlamentit.

Qeveria britanike u detyrua të tërhiqej nga planet për të ulur ndihmat për personat me aftësi të kufizuara dhe për ndihmat për pagesën e faturave të energjisë për të moshuarit. Koreja e Jugut po pakëson tatimin mbi trashëgiminë. Australia po ul tatimin mbi të ardhurat.

Edhe vendet që dikur ishin të kujdesshme po ndryshojnë drejtim. Qeveria gjermane planifikon të marrë hua 800 miliardë euro për investime në mbrojtje dhe infrastrukturë.

Edhe Zvicra, e cila kishte njĂ« suficit tĂ« konsiderueshĂ«m pĂ«rpara pandemisĂ«, tani po regjistron suficit mĂ« tĂ« vogĂ«l. Vitin tjetĂ«r, ajo do tĂ« nisĂ« pagesĂ«n e “muajit tĂ« 13 tĂ« pensionit shtetĂ«ror”. Edhe pse tĂ« moshuarit atje duket se nuk kanĂ« nevojĂ«, kjo nuk ka rĂ«ndĂ«si, sepse nĂ« ditĂ«t e sotme, tĂ« gjithĂ« marrin diçka.

 

Pse janë qeveritë kaq të pakujdesshme në shpenzimet e tyre?

GjatĂ« pandemisĂ«, politikanĂ«t krijuan zakonin qĂ« tĂ« shpĂ«tonin bizneset dhe familjet nĂ« vĂ«shtirĂ«si financiare. MĂ« pas, inflacioni nxiti kĂ«rkesa pĂ«r kompensim ndaj “krizĂ«s sĂ« jetesĂ«s”.

Sot, ata në pushtet shpresojnë të ndalojnë populistët duke shpërndarë para. Sa herë që një politikan propozon një ulje shpenzimesh, mediat dhe rrjetet sociale përhapin menjëherë histori prekëse, duke krijuar presion për të mos bërë ndryshime. Përgjegjshmëria fiskale është bërë më e papëlqyeshme se kurrë.

Deri nĂ« kohĂ«t e fundit, qeveritĂ« mund tĂ« vijonin me politika liberale fiskale pa pasoja tĂ« dukshme. NĂ« 2021–2023, PBB nominale rritej nĂ« nivele tĂ« kĂ«naqshme, inflacioni ishte i lartĂ«, ndĂ«rsa normat e interesit ishin tĂ« ulĂ«ta.

NĂ« kĂ«to kushte, qeveritĂ« e pasura mund tĂ« mbanin deficite tĂ« mĂ«dha “primare” (para pagesĂ«s sĂ« interesit tĂ« borxhit) dhe prapĂ« tĂ« ulnin raportin borxh/PBB.

Disa vende, si Japonia, mund t’ia dilnin tĂ« ulnin borxhin edhe me njĂ« deficit primar 12%. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sot dy tĂ« tretat e qeverive tĂ« botĂ«s sĂ« pasur kanĂ« mĂ« pak borxh sesa pesĂ« vite mĂ« parĂ«.

Raporti borxh/PBB i Japonisë ka rënë me 24 pikë, ai i Greqisë me 68 pikë.

Por tani, rritja është më e dobët, inflacioni është ngadalësuar, ndërsa normat e interesit janë rritur. Si pasojë, për të ulur borxhin, vendet e pasura duhet të balancojnë buxhetet primare.

Në Itali, ky bilanc ka kaluar nga një deficit 3.1% i PBB-së në vitin 2023, në një suficit 1.3% këtë vit. Italia po ul deficitin, por jo mjaftueshëm.

Ndërsa shumë vende të tjera po e ngadalësojnë reduktimin e nivelit të borxhit. Për më tepër, lufta tregtare rrit rrezikun e ngadalësimit ekonomik, ndaj borxhi publik në vendet e pasura pritet të rritet sërish (shih grafik 2).

NĂ« fakt, ky Ă«shtĂ« njĂ« moment i papĂ«rshtatshĂ«m. DemografĂ«t kanĂ« parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do tĂ« ishte koha kur brezi “baby-boomer” (tĂ« lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do tĂ« dilte nĂ« pension, duke çuar nĂ« rritje tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r shĂ«rbim shĂ«ndetĂ«sor dhe pensione.

Edhe Zyra për Përgjegjshmëri Buxhetore e Britanisë (OBR) në 2015 sugjeroi se, edhe në kushte të favorshme, kjo periudhë do të ishte koha kur qeveria do të përballej me vështirësi për të ndaluar akumulimin e borxhit.

Një ngërç demografik dhe politikat fiskale të karakterizuara nga shpenzime të mëdha pritet të ndërthuren në mënyra të pakëndshme.

Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kur apo nëse tregjet do të humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit të rriten ndjeshëm.

Por duhet të ketë një kufi për këtë etje për borxhe. Ashtu siç e di çdo adhurues i foie gras, edhe pata më e pangopur nuk e përballon ushqimin e tepërt pa pasur pasoja.

 

Rreziku

DemografĂ«t kanĂ« parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do tĂ« ishte koha kur brezi “baby-boomer” (tĂ« lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do tĂ« dilte nĂ« pension, duke çuar nĂ« rritje tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r shĂ«rbim shĂ«ndetĂ«sor dhe pensione. NjĂ« ngĂ«rç demografik dhe politikat fiskale tĂ« karakterizuara nga shpenzime tĂ« mĂ«dha pritet tĂ« ndĂ«rthuren nĂ« mĂ«nyra tĂ« pakĂ«ndshme. Askush nuk mund tĂ« parashikojĂ« saktĂ«sisht kur apo nĂ«se tregjet do tĂ« humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit tĂ« rriten ndjeshĂ«m. Por duhet tĂ« ketĂ« njĂ« kufi pĂ«r kĂ«tĂ« etje pĂ«r borxhe.

 

 

 

 

The post Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter appeared first on Revista Monitor.

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin.

 

Dorina Azo

“Ujin e çezmĂ«s po e paguajmĂ« si tĂ« ishte luks nĂ« lokal. PĂ«r njĂ« kafe, ujĂ« dhe njĂ« Coca-Cola paguam 650 lekĂ«â€, – shprehet i revoltuar njĂ« banor i Pogradecit, teksa largohet nga bari i njĂ« hoteli qĂ« ndodhet buzĂ« liqenit.

Ai i pohoi mikut tĂ« tij me tĂ« cilin ishte ulur nĂ« bar, se njĂ« gotĂ« ujĂ« “nga çezma” po paguhet mĂ« shtrenjtĂ« se pijet freskuese.

Një tregues që shtrenjtimi i çmimeve, për shkak të fluksit të lartë të turistëve në bar-restorantet e qytetit, po ndikon në jetën e përditshme të vendësve të zonave turistike.

Në periudhën janar-maj në vend, sipas të dhënave të INSTAT, hynë 3,4 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vjet, numri i tyre u rrit 3,9%. Në muajin maj, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti në 987 mijë, me rritje 1,4% krahasuar me majin 2024.

Në këtë 5-mujor, rritja më e lartë e fluksit të turistëve të huaj u shënua përkatësisht në muajt e parë të vitit. Në janar, numri i turistëve u rrit 14,5% krahasuar me janar 2024 dhe në shkurt rritja ishte 7,4%.

 

Burimi: INSTAT

 

Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, ky nivel i lartë vizitorësh po çon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për banesa me qira, për blerje prone, si dhe për mallra të konsumit të përditshëm.

Sipas tij, kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve në këta sektorë, deri në nivele kërcënuese për vendasit.

“Me rritjen e numrit tĂ« turistĂ«ve, rritet kĂ«rkesa pĂ«r shĂ«rbime si akomodimi, ushqimi dhe transporti. Ky presion mbi ofertĂ«n ekzistuese shpesh çon nĂ«:

  1. Rritje sezonale të çmimeve në zonat bregdetare dhe turistike;
  2. Përshtatje e tregut për të përfituar më shumë nga turistët, që kanë më shumë kapacitet blerjeje sesa vendasit;
  3. Fenomenin e “airbnb-izimit”, ku shumĂ« banesa merren nga tregu i banimit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« çmim turistik mĂ« tĂ« lartĂ«â€, – pohon ai.

Gjatë diskutimeve për perspektivat turistike të Shqipërisë, ku parashikohet që deri në fund të vitit 2025 numri i turistëve të huaj të arrijë nga 12 deri në 14 milionë, sipas ekspertit të ekonomisë Arben Malaj, ky fluks i lartë pritet të sjellë edhe më tej rritje të konsiderueshme të kërkesës për shërbime dhe infrastrukturë turistike në vend.

 

Kostoja e shtrenjtë e strehimit nga turizmi

Një nga efektet kryesore më të ndjeshme të turizmit në rritje është ai mbi tregun e qirave për qëllime strehimi. Turistët që vizitojnë Shqipërinë parapëlqejnë të qëndrojnë në apartamente me qira ditore sesa në hotele, për shkak të çmimit më të lirë.

Edhe në vitin 2025 vijon të mbetet i ulët numri i shtetasve të huaj që hyjnë në vend dhe qëndrojnë në strukturat zyrtare akomoduese.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin prill hynë 819,1 mijë shtetas të huaj, por vetëm 149,6 mijë apo rreth 20% e vizitorëve jorezidentë qëndruan në strukturat akomoduese.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 80% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat e regjistruara të akomodimit.

TuristĂ«t e huaj parapĂ«lqejnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« apartamentet me qira ditore pĂ«r shkak tĂ« çmimeve tĂ« ulĂ«ta sipas Stela Dhami, nga “Colliers Albania”.

“Ato janĂ« mĂ« tĂ« prekshme pĂ«r turistĂ«t qĂ« nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« kryesisht tĂ« orientuar prej çmimeve mĂ« tĂ« lira krahasuar me vendet e zhvilluara turistike apo me rajonin.

Gjithashtu kĂ«to struktura akomodojnĂ« shumĂ« mirĂ« familjet dhe udhĂ«tarĂ«t nĂ« grup tĂ« cilĂ«t kanĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin ambient”, pohoi mĂ« herĂ«t znj. Dhami.

Por shtimi i kërkesës për akomodim në këto struktura ka nxitur rritjen e numrit të tyre.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AirDNA pĂ«r “Monitor”, nĂ« prill kishte 23,4 mijĂ« njĂ«si tĂ« listuara pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira, me rritje prej 38% nĂ« raport me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ose rreth 6,4 mijĂ« apartamente, apo njĂ«si banimi mĂ« shumĂ«.

NĂ« prill 2023, kishte vetĂ«m 12,6 mijĂ« njĂ«si tĂ« listuara, pra nĂ« dy vjet, numri i tyre Ă«shtĂ« dyfishuar. Numri i apartamenteve  pĂ«r t’u marrĂ« qira nĂ« prill 2025 ishte i njĂ«jti me gushtin 2024, kur gjithnjĂ« shĂ«nohet rekord pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« kulmin e sezonit.

Zgjerimi i tregut po shton ndjeshëm ofertën për apartamente me qira ditore, për rrjedhojë edhe çmimet janë më të lira sesa vendet europiane. Nga ana tjetër vijon të pakësojë ofertën e tregut për prona me qira, për rrjedhojë të ofrohen gjithnjë e më tepër çmime të larta për qiranë mujore afatgjatë.

Agjentja e tregut tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme Lorena Rada nga “Century 21 CPM” tha se nĂ« kryeqytet, çmimet e qirave mujore edhe gjatĂ« 2025-s vijuan tĂ« mbeten nĂ« nivele tĂ« shtrenjta, pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ« dhe ofertĂ«s nĂ« rĂ«nie.

Znj. Rada thekson se pakĂ«simi i ofertĂ«s nga qiraja ditore ndihet mĂ« shumĂ« te zonat afĂ«r qendrĂ«s. “NĂ« zonĂ«n e Pazarit tĂ« Ri, nuk arrijmĂ« tĂ« gjejmĂ« prona tĂ« lira pĂ«r qiranĂ« afatgjatĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, kĂ«rkesa pĂ«r prona me qira ditore Ă«shtĂ« e lartĂ«. Po ashtu, dhĂ«nia e apartamenteve me qira ditore po shfrytĂ«zohet mĂ« tepĂ«r nga vetĂ« pronarĂ«t e apartamenteve”.

Mesatarisht në Tiranë, çmimet e qirave për apartamente 1+1 variojnë nga 300 deri në 800 euro në muaj. Për apartamente 2+1, mesatarja e çmimeve është 200 deri në 250 euro më e lartë. Qiraja mujore për këtë tipologji pronash varion nga 550 deri në 1,300 euro.

Në vitin 2024, sipas agjentëve imobiliarë, çmimet e qirave për qëllime strehimi u rritën mesatarisht nga 10 deri në 20% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Rritja më e ndjeshme ishte në zonat afër qendrës, ku shumë apartamente janë kthyer në struktura akomoduese për qira ditore, për shkak të fluksit në rritje të turistëve të huaj.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi i qirave për apartamente 1+1 në muajin shtator arriti deri në 800 euro në muaj nga 750 euro që ishte niveli maksimal i qirasë vitin e kaluar. Rritja është rreth 7%. Ndërsa për prona 2+1, qiratë nisin nga 1,000 deri në 1,300 euro nga 950 deri 1,000 euro në muaj në muajin shtator të 2023.

NĂ« zona tĂ« tjera si ajo pranĂ« Stadiumit “Air Albania”, çmimet pĂ«r apartamente me strukturĂ« 1+1 arritĂ«n nĂ« 800 euro nĂ« muaj nga 650 euro qĂ« ishte njĂ« vit mĂ« parĂ«. Rritja ishte 23%.

Ndërsa çmimet për apartamentet 2+1 arritën deri në 1,300 euro nga 1,200 euro që ishin vitin paraardhës.

Përveç çmimeve të larta nga ulja e stokut të apartamenteve me qira afatgjatë, vendasit po përballen edhe me periudha të gjata kohore për kërkimin e apartamentit.

Mesatarisht një familje shqiptare duhet të shpenzojë 1 deri në 2 muaj kohë intensive sipas agjentes imobiliare Lorina Rada, në raste të veçanta afati i kërkimit arrin edhe për 9 muaj, për të gjetur një apartament me qira afatgjatë në Tiranë.

Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme gjithashtu ngrenë sërish shqetësimin e rrezikut të flluskës në këtë treg, për shkak të mbiofertës dhe çmimeve shumë herë më të ulëta në raport me vendet europiane.

P.sh., në Tiranë nëse prenoton një apartament me largësi 450 metra nga qendra për 1 natë qëndrimi, ofrohet me çmim 34 deri në 39 euro/nata.

Apartament me largësi 300 euro nga qendra gjen me çmim 45 euro/nata.

Në Athinë nëse rezervoje nëpërmjet Booking.com një apartament me qira 500 metra larg qendrës për 1 natë qëndrimi në fund të muajit qershor ofrohej me çmim 170 euro/nata apo për apartament me largësi 3 km nga qendra çmimi arrin 130 euro/nata.

Në Romë, çmimet e apartamenteve në zonat afër qendrës variojnë nga 105 euro deri në 327 euro/nata.

 

Prodhimit vendas me problemeve strukturore i shtohet edhe kostoja nga turizmi

Krahas çmimeve të larta në bare dhe restorante, vendasit po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore edhe në markete.

Alban Zusi, drejtues i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, pohon se fenomeni po ndikohet edhe nga mungesa e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas, e  ndikuar nga kostot e larta të prodhimit, zhvlerësimi i Euros dhe turizmit për marrjen e fuqisë punëtore.

Produktet vendase në supermarkete shpesh shiten më shtrenjtë se ato të importit, duke vështirësuar pozitën e prodhuesit vendas në treg.

“Çmimet e produkteve vendase pĂ«rfshirĂ« produktet e bulmetit, tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« mishit (sallameria-proshutat), pĂ«rfshirĂ« prodhime tĂ« tjera, si: ‘mozzarella’, nĂ« markete po shiten mĂ« shtrenjtĂ« sesa produktet e importit.

Produktet vendase nuk arrijnë të konkurrojnë ato të importit, pasi kostot e prodhimit janë në rritje, ndërsa zhvlerësimi i Euros 30-40% favorizon mallrat e importit.

PĂ«r t’u vetĂ«mbrojtur, prodhuesi shqiptar Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« mbajĂ« çmime tĂ« larta ose synon  tĂ« tregtojĂ« produktet nĂ« tregjet e produkteve autoktone vendase, ku turistĂ«t priren tĂ« blejnĂ« mĂ« shumĂ«.

Strukturat akomoduese furnizohen kryesisht me mallra ushqimore nga importi, për shkak të çmimeve më të lira sesa prodhimi vendës.

Kërkesa për produkte të lira nga importi është e lartë për shkak të turizmit masiv dhe jo elitar që zhvillohet në vend. Por edhe kjo tendencë nuk e ndihmon prodhuesin vendës për tregtimin e produkteve.

Përveç problemeve strukturore që po has aktualisht sektori i prodhimit, edhe turizmi po ndikon në rritjen e kostos prodhuese, veçanërisht te shpenzimet për fuqinë punëtore.

ShumĂ« punonjĂ«s tĂ« industrisĂ« pĂ«rpunuese, tĂ« joshur nga pagat e larta largohen pĂ«r punĂ«sime sezonale drejt zonave bregdetare. Me qĂ«llim mbajtjen e tyre, agropĂ«rpunuesit janĂ« tĂ« detyruar t’u rishikojnĂ« pagat”.

 

Baret dhe restorantet, rënie konsumi nga vendasit, kompensohen nga turistët

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, në baret dhe restorantet e zonave bregdetare, dy vitet e fundit tendenca e konsumit nga vendasit mbetet në rënie për shkak të çmimeve të larta.

“PĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« kostove dhe çmimeve, konsumatori vendĂ«s ka ulur konsumin nĂ« bar-restorante me rreth 20%.

RĂ«nia e konsumit prej vendasve po pĂ«rsĂ«ritet çdo vit, pĂ«r shkak tĂ« uljes sĂ« fuqisĂ« blerĂ«se nga çmimet e larta”, thotĂ« z. Jahja. Ai shton se shumĂ« shqiptarĂ« po parapĂ«lqejnĂ« gjithashtu tĂ« kalojnĂ« pushimet jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« shmangur shpenzimet e larta nĂ« vend.

Megjithatë, konsumi total në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka shënuar rritje në krahasim me sezonin turistik të një viti më parë, çka tregon se turistët thjesht po zëvendësojnë konsumin vendas, jo duke e rritur atë.

 

 

Rritja e kërkesës, por jo e çmimeve në sektorin e makinave me qira

Ndryshe nga efekti që ka turizmi në tregun e qirave afatgjata për banesa, ku çmimet janë rritur ndjeshëm për shkak të kufizimit të ofertës, sektori i makinave me qira nuk po përjeton të njëjtin presion mbi çmimet.

Përkundrazi, ky treg po zgjerohet gjithnjë e më shumë falë hyrjes së operatorëve të rinj dhe konkurrencës në rritje.

Aleksandër Ndoci, drejtues i kompanisë RentX,  tha se tarifat ditore për makina me qira kanë mbetur të qëndrueshme, pavarësisht rritjes së kërkesës gjatë sezonit turistik.

“KĂ«rkesa ka qenĂ« nĂ« rritje pĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« turistĂ«ve, por shtimi i numrit tĂ« operatorĂ«ve nĂ« treg ka balancuar situatĂ«n dhe ka parandaluar rritjen e çmimeve”.

Sipas zotit Ndoci, konkurrenca e shtuar mes kompanive që ofrojnë makina me qira ka ndikuar në mbajtjen e çmimeve brenda kufijve të mëparshëm.

Çmimet ditore pĂ«r njĂ« makinĂ« variojnĂ« nga 15 euro pĂ«r modelet bazĂ«, deri nĂ« 150–200 euro nĂ« ditĂ« pĂ«r automjetet luksoze.

Sektori i makinave të dhënies me qira është një shembull ku shtimi i kërkesës nuk ka sjellë automatikisht rritje çmimesh, duke treguar se dinamika e tregut ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si numri i ofruesve dhe struktura e konkurrencës.

 

Kostot e tjera nga mbipopullimi turistik

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, thekson tek analizimi i kostove për vendasit nga rritja e fluksit turistik edhe problemet me rëndimin e trafikut, ndikimet negative në mjedis deri edhe te rreziku për humbjen e identitetit kulturor të fshatrave turistikë.

  1. Rritja e çmimeve tĂ« shitjes – Akomodimi, ushqimi dhe transporti i çmimeve pĂ«r sezonin e kaluar. BanorĂ«t lokalĂ« pĂ«rballen me rritje tĂ« kostos sĂ« tyre qĂ« shpesh nuk pĂ«rputhet me tĂ« ardhurat e tyre.
  2. Ndikimi negativ nĂ« mjedis – Konsum i tepruar i burimeve natyrore (ujĂ«, energji). Mbeturina, ndotje dhe dĂ«mtim i ekosistemeve detare dhe tokĂ«sore. ShkatĂ«rrimi i natyrĂ«s pĂ«r krijimin e resorteve dhe aktiviteteve turistike.
  3. Presioni mbi veprimtarinĂ« publike – Sistemet e kanalizimeve, transportit dhe shĂ«ndetĂ«sisĂ« mbingarkohen. Urbanizimi i shpejtĂ« dhe shpesh kaotik nĂ« zonat bregdetare ose historike.
  4. Humbja e identitetit dhe kulturĂ«s lokale – ShndĂ«rrimi i qyteteve apo fshatrave nĂ« “vend pĂ«r turistĂ«t”, jo pĂ«r banorĂ«t. Rreziku i komercializimit tĂ« produkteve dhe kulturĂ«s, ku pĂ«rshtatet pĂ«r turistin, jo pĂ«r komunitetin.
  5. DĂ«mtimi i popullsisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« banorĂ«ve – ZhurmĂ«, trafik i rĂ«nduar, mbingarkesĂ« nĂ« shĂ«rbim. BanorĂ«t ndihen tĂ« “shtyrĂ« jashtĂ«â€ qytetit tĂ« tyre, nĂ« qendrat historike apo plazhe.

 

ÇfarĂ« masash rekomandojnĂ« ekspertĂ«t

Mbipopullimi me turistĂ« i njohur ndryshe si “overtourism” Ă«shtĂ« njĂ« fenomen qĂ« po ndodh nĂ« shumĂ« vende europiane dhe nĂ« destinacione nĂ« zhvillim si ShqipĂ«ria. Arben Malaj parashikon se trendi i rritjes sĂ« çmimeve nga turizmi do tĂ« jetĂ« afatgjatĂ«. PĂ«r rrjedhojĂ«, ky fenomen sjell kosto tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por edhe sociale, ekonomike dhe mjedisore, qĂ« duhet tĂ« menaxhohen me kujdes.

“Shkalla e rritjes, burimet e rritjes dhe efektet jopozitive kanĂ« nevojĂ« pĂ«r studime mĂ« tĂ« thelluara. Ka elemente qĂ« e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« njĂ« trend, edhe pse me luhatje sezonale:

(i) Turizmi është kthyer në një sektor për ekonominë shqiptare dhe investimet në të cilat rriten;

(ii) Inflacioni global, dhe konfliktet gjeopolitike kanĂ« ndikuar nĂ« ecurinĂ« e pĂ«rgjithshme tĂ« çmimeve. NĂ«se ndĂ«rtohen struktura tĂ« tjera dhe politika tĂ« balancuara mund tĂ« ketĂ« stabilizim afatmesĂ«m”.

Eksperti i ekonomisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon zbatimin e disa politikave për të mbrojtur interesat e qytetarëve vendas përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. Ndër to përfshihen kufizimi i konvertimit të banesave në njësi turistike, si dhe kontrolli i përkohshëm i çmimeve gjatë sezonit turistik.

“NĂ« pĂ«rfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht negativ, por kĂ«rkon politika tĂ« zgjuara dhe planifikim afatgjatĂ« pĂ«r tĂ« maksimizuar pĂ«rfitimet dhe pĂ«r tĂ« minimizuar kostot.

Menaxhimi i kapaciteteve tĂ« destinacioneve, investimet nĂ« turizĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«rfshirja e komunitetit lokal nĂ« vendimmarrje janĂ« disa nga hapat thelbĂ«sorĂ« pĂ«r tĂ« garantuar zhvillim tĂ« ekuilibruar, qĂ« respekton si vizitorĂ«t ashtu edhe jetĂ«n dhe interesat e banorĂ«ve vendas”, pohon zoti Malaj.

 

Arben Malaj

“NĂ« pĂ«rfundim, mbipopullimi turistik (overtourism) nuk Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«risht negativ, por kĂ«rkon politika tĂ« zgjuara dhe planifikim afatgjatĂ« pĂ«r tĂ« maksimizuar pĂ«rfitimet dhe pĂ«r tĂ« minimizuar kostot. Menaxhimi i kapaciteteve tĂ« destinacioneve, investimet nĂ« turizĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«rfshirja e komunitetit lokal nĂ« vendimmarrje janĂ« disa nga hapat thelbĂ«sorĂ« pĂ«r tĂ« garantuar zhvillim tĂ« ekuilibruar, qĂ« respekton si vizitorĂ«t ashtu edhe jetĂ«n dhe interesat e banorĂ«ve vendas”

 

Propozimi

Për të balancuar interesat mes zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së mirëqenies së komuniteteve vendase, eksperti Arben Malaj propozon një sërë politikash:

  1. Subvencione apo ndihma financiare për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.
  2. Kontrolli i përkohshëm i çmimeve në bazë të produkteve ose shërbimeve gjatë sezonit turistik
  3. Politika për banim të përballueshëm, nëpërmjet kufizimeve në konvertimin e banesave në njësi turistike në disa zona
  4. Investime në transportin publik, për të ofruar alternativa më të lira dhe efikase ndaj transportit privat gjatë sezonit të ngarkuar.
  5. Taksim i drejtë dhe i synuar për turizmin, ku të ardhurat e mbledhura të përdoren për përmirësimin e shërbimeve publike që i shërbejnë edhe komunitetit vendas.
  6. Planifikim urban i zgjuar, që parashikon ruajtjen e balancës midis zhvillimit ekonomik dhe cilësisë së jetës për banorët lokalë.

 

 

 

 

 

The post Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët appeared first on Revista Monitor.

Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet kërkesa nga të huajt 

KĂ«rkesa pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme nĂ« zonat bregdetare nga Golemi nĂ« Qerret, VlorĂ«, RradhimĂ«, Orikum dhe SarandĂ« vazhdon tĂ« dominohet nga shtetas tĂ« huaj, kryesisht nga vendet pa dalje nĂ« det nĂ« EuropĂ« si Çekia, Polonia dhe Hungaria.

Drejtuesi i agjencisĂ« imobiliare “Century 21” Jonian Antoni mĂ« herĂ«t pohoi se nĂ« tĂ«rĂ«si te zonat bregdetare 90% e shitjeve bĂ«het te blerĂ«s tĂ« huaj. KĂ«rkesa dominohet pĂ«r prona tĂ« tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerĂ« shitje nga 80 mijĂ« euro deri nĂ« 300 mijĂ« euro.

Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet sipas zotit Antoni i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore.

Kjo kërkesë ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë vitit 2025. Në përgjithësi, pasuritë në bregdet janë shtrenjtuar ndjeshëm në vitin 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.

 

Vlorë

Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.

Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.

ZonĂ«s sĂ« RradhimĂ«s prej 2023 vijojnĂ« t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnĂ« nga 2,000 deri nĂ« 3,000 euro pĂ«r metĂ«r katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro qĂ« ishin nĂ« 2024, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« rritje prej 20 deri nĂ« 33%.

Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror.

Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.

Aurela Xhaferaj, agjente real estate pranĂ« agjencisĂ« “Century 21 Aulona” tha mĂ« herĂ«t se 90% e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r prona nĂ« kĂ«to zona vjen nga shtetas tĂ« huaj, kryesisht italianĂ« dhe emigrantĂ« shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« vendit.

Znj. Xhaferaj theksoi se së shumti blerjet bëhen për qëllime investimi, si për dhënie me qira në platforma si Airbnb apo Booking.com, ashtu edhe për rishitje në të ardhmen.

“Rritja e çmimeve Ă«shtĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nga kĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r prona, veçanĂ«risht nga tĂ« huajt kryesisht shtetas italianĂ« dhe emigrantĂ«t” thotĂ« Xhaferaj

Teksa blerësit vendas mbeten të fokusuar për prona me çmime të ulëta nga 800 deri 1,000 euro për metër katror, në zonën urbane të Vlorës.

 

Sarandë

Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.

Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror.

Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.

Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.

Por shtrenjtimet e çmimeve kanë bërë, sipas agjencive vendase imobiliare, që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.

Eron Çumani drejtues i “Saranda Property” njĂ« prej agjencive imobiliare mĂ« tĂ« vjetra nĂ« qytet mĂ« herĂ«t pĂ«r Monitor tha se nĂ« 2025 kĂ«rkesa ka rĂ«nĂ« 30% krahasuar me 2024.

Ndërsa vjet kërkesa u tkurr 50% krahasuar me 2023.

Edhe Ilir Konomi drejtues i “Albanian Property Group” agjenci imobiliare nĂ« SarandĂ« tha se finalizimi pĂ«r transaksione shitjeje Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«t se vjet, nga çmimet e larta.

Sipas zotit Konomi prej të huajve synohet të blihen prona me çmime shitjeje nën 2,000 euro.

Por Jonian Antoni nga “Century 21” tha mĂ« herĂ«t se nĂ« tĂ«rĂ«si kĂ«rkesa pĂ«r prona nĂ« bregdetin shqiptar mbetet e lartĂ« e nxitur nga çmimet konkurruese krahasuar me rajonin.

 

Golem

Edhe nĂ« Golem kĂ«rkesa pĂ«r vijon tĂ« kryesohet prej shtetasve tĂ« huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” sĂ« mĂ« tepĂ«r nĂ« Golem preferojnĂ« tĂ« blejnĂ« apartamente shtetasit çekĂ«, polakĂ« dhe hungarezĂ«.

Sipas tij, tĂ« huajt mĂ« tepĂ«r i bĂ«jnĂ« blerjet pĂ«r qĂ«llime investimi, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« me qira ditore.

Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.

PranĂ« zonĂ«s së  “ShkĂ«mbit tĂ« KavajĂ«s” çmimet e pronave u rritĂ«n 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro pĂ«r metĂ«r katror nga 1,700 euro pĂ«r metĂ«r katror qĂ« ishte nivel maksimal pĂ«r 2024.

Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.

Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.

 

Çmimet nĂ« Qerret nĂ« rritje deri 40%, dominon kĂ«rkesa nga tĂ« huajt

Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.

Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa në rritje, kryesisht nga shtetas të huaj.

Nga ana tjetër, oferta në treg është përmirësuar në aspektin e zhvillimit urbanistik, me ndërtimin e rezidencave banimi me 5 deri në 7 kate, të pajisura me ambiente pishine dhe gjelbërim.

Arian Gjuzi nga agjencia “Century 21 EON” pohon se rreth 90% e ndĂ«rtimeve nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po blihen nga tĂ« huaj, kryesisht pĂ«r shtĂ«pi pushimi dhe qĂ«llime investimi, ndĂ«rsa kĂ«rkesa nga vendasit mbetet e ulĂ«t.

Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%.

 

 

 

 

The post Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet kërkesa nga të huajt  appeared first on Revista Monitor.

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.

Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli i dytë më i lartë i investimeve në një tremujor, pas tetor-dhjetor 2024, kur treguesi arriti në 110 milionë euro.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi.

Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend.

Në vend të dytë ishin Aktivitete financiare dhe të sigurimit, me 75 milionë euro, pothuajse njësoj me një vit më parë, duke zënë 20.7% të totalit.

Edhe këto janë kryesisht investime në rritjen e kapitalit të bankave për shkak të kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë pa efekt direkt në ekonomi.

Industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë euro në tremujorin e parë, pothuajse njësoj sa një vit më parë.

Në industrinë përpunuese, investimet zbritën në 32 milionë euro, me tkurrje 24% me bazë vjetore.

Investimet në Tregtia me shumicë dhe me pakicë u rritën me 28% në 32 mln euro.

Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë, që dikur ishte kontribuuesi kryesor i investimeve të huaja për shkak të investimeve në energji dhe gazsjellësin TAP solli vetëm 27 milionë euro investime, ose 7.5% të totalit.

Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

 

 

The post Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021 appeared first on Revista Monitor.

Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia, pabarazitë që solli në Meksikë

Ndërsa Europa përballet me një fluks rekord turistësh, shtete si Italia, Spanja dhe Greqia po zbatojnë masa të forta për të frenuar pasojat e mbiturizmit, që po dëmton ekosistemet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe cilësinë e jetës për banorët vendas.

NĂ« kĂ«to shtete, masat e forta kundĂ«r mbiturizmit kanĂ« nisur tĂ« zbatohen kryesisht gjatĂ« periudhĂ«s 2023–2025, duke vendosur taksa tĂ« reja, kufizime vizitorĂ«sh dhe ndalime pĂ«r qiradhĂ«nie tĂ« pĂ«rkohshme.

Italia ka ndërmarrë një sërë masash rigoroze, me Venecian në qendër të vëmendjes. Qyteti historik ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 deri në 10 eurosh për vizitorët që vijnë për një ditë, veçanërisht në fundjavat e ngarkuara dhe gjatë festave publike.

Taksa e hyrjes prej 5 eurosh në Venecia për turistët ditorë hyri në fuqi në prill 2024, dhe u rrit në shkurt 2025 për rezervimet e vonshme.

Qytete si Firence kanë ndaluar përdorimin e platformave si Airbnb në qendrat historike, për të parandaluar zhvendosjen e banorëve vendas dhe mungesën e strehimit të përballueshëm. Kufizimi i qiradhënies me afat të shkurtër në qendrën historike u miratua në 2023 dhe zbatohet plotësisht nga 2024.

Në rivierën e njohur të Amalfit janë vendosur kufizime për lëvizjen e makinave gjatë verës, ndërsa në ishullin e Sardinisë, plazhet më të frekuentuara kërkojnë rezervim paraprak. Kufizimi i qarkullimit të makinave me numra çift/tek zbatohet gjatë verës që nga 2022, por u përforcua në 2024 dhe 2025.

Ndërsa rezervimet për plazhet e Sardenjës, si Cala Goloritze dhe Spiaggia della Pelosa janë bërë të detyrueshme që prej 2023, me tarifa dhe kufizime më të forta në verën 2024.

Spanja gjithashtu ka ndërmarrë hapa të fortë, veçanërisht në Barcelonë dhe ishujt Balearikë, ku qeveria ka vendosur kufizime për anijet e mëdha turistike dhe taksa të reja për vizitorët.

Masat për ndalimin e promovimeve turistike dhe sanksionet kundër sjelljeve të padisiplinuara u njoftuan dhe hynë në fuqi në maj 2024.

Airbnb është urdhëruar të fshijë dhjetëra mijë listime që konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që qyteti i Barcelonës ka kufizuar qarkullimin e autobusëve turistikë dhe ka ndaluar aktivitetet e organizuara si pub crawl.

Në Barcelonë, taksa për hotelet u rrit në prill 2024, ndërsa ndalimi i disa itinerareve turistike dhe kufizimet për anijet turistike në fillim të vitit 2025.

Fshirja e listimeve tĂ« paligjshme nĂ« Airbnb nĂ« shumĂ« qytete spanjolle nisi nĂ« fund tĂ« vitit 2023 dhe vazhdoi nĂ« 2024–2025, me kontrolle tĂ« rrepta.

Ishujt Mallorca dhe Ibiza kanë nisur një fushatë për të ndalur promovimin e destinacioneve të tejmbushura në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa për të kufizuar sjelljet antisociale dhe konsumin publik të alkoolit.

Në Greqi, ishuj si Santorini dhe Mykonos kanë vendosur tarifa për pasagjerët e anijeve të mëdha turistike, ndërsa është vendosur një kufi ditor për numrin e vizitorëve që mund të zbresin në portet kryesore.

Po ashtu, ka hyrë një taksë e re për qëndrimet turistike që varion nga 1.5 euro në dimër deri në 8 euro në sezonin e lartë, një masë për të ndihmuar infrastrukturën që përballet me fluksin në rritje.

Tarifa për anijet turistike në Santorini dhe Mykonos u zbatua në verën e 2024 dhe u përforcua në 2025 me kufizime ditore për pasagjerët.

Në Athinë, qeveria ka pezulluar përkohësisht lejet për qiradhënie të përkohshme në zonat më të populluara, në përpjekje për të kontrolluar ndikimin në tregun e strehimit.

Ndalesa për Airbnb në Athinë u propozua në tetor 2024, masa hyri në zbatim në fillim të vitit 2025.

 

Parajsa pĂ«r turistĂ«t, varfĂ«ri pĂ«r vendasit – pabarazitĂ« qĂ« po thellon turizmi nĂ« MeksikĂ«

Ndërsa resortet luksoze të Meksikës si ato në Quintana Roo presin miliona turistë çdo vit, realiteti për komunitetet lokale është krejt tjetër.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40% e popullsisë në këtë shtet jeton në varfëri, pavarësisht se ndodhen pranë zonave më të zhvilluara turistike të vendit, shkruan AP News.

Zhvillimi i vrullshëm i turizmit ka sjellë rritje të çmimeve të strehimit, zhvendosje të banorëve vendas dhe përkeqësim të pabarazive ekonomike, gjë që ka nxitur edhe protesta në Mexico City nga grupe që kërkojnë një model më të drejtë turizmi.

AP shkruan se sĂ« fundmi, njĂ« protestĂ« e ashpĂ«r nĂ« Mexico City kundĂ«r gentrifikimit dhe turizmit masiv u ushqye nga dĂ«shtimet e qeverisĂ« dhe nga promovimi aktiv pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr “nomadĂ«t digjitalĂ«â€, sipas ekspertĂ«ve, tĂ« cilĂ«t theksojnĂ« se tensionet kanĂ« qenĂ« nĂ« rritje prej vitesh.

Kritikat erdhën pasi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se protestat kishin pasur tone ksenofobike, duke rihapur kështu debatin mbi shtimin e pranisë së amerikanëve në qytet.

Shumë qytetarë meksikanë thonë se janë detyruar të largohen nga lagjet e tyre, pjesërisht për shkak të një vendimi të vetë Sheinbaum-it në vitin 2022, kur ajo ishte kryebashkiake e Mexico City.

Në atë kohë, ajo nënshkroi një marrëveshje me Airbnb dhe UNESCO për të rritur turizmin dhe për të tërhequr punonjës në distancë nga vende të tjera, pavarësisht shqetësimeve në rritje për ndikimin që strehimet afatshkurtra mund të kenë në çmimet e banesave dhe jetesën e komuniteteve lokale.

Pakënaqësitë janë shtuar ndër vite për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së vazhdueshme të qirave në pjesë të mëdha të qytetit.

Prurja e të huajve, veçanërisht amerikanëve, nisi rreth vitit 2020, kur shumë prej tyre u vendosën në Mexico City për të punuar në distancë, për të shmangur kufizimet nga pandemia dhe për të përfituar nga kushtet më të lira të jetesës.

NĂ« vitet nĂ« vijim, lagje elitare si Roma dhe Condesa – zona qendrore tĂ« gjelbĂ«ruara, tĂ« mbushura me kafene e tregje – janĂ« populluar gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga turistĂ« tĂ« huaj dhe punonjĂ«s nĂ« distancĂ« tĂ« njohur si nomadĂ« digjitalĂ«.

Njëkohësisht, është rritur ndjeshëm numri i banesave me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, të cilat i shërbejnë kryesisht turistëve.

 

 

 

 

 

The post Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia, pabarazitë që solli në Meksikë appeared first on Revista Monitor.

(Qumështi dhe Rigoni) Të blesh a është si të votosh?

Nga Fatos Fico*

 

Votimin e krahasojnë me blerjet. Kur e blen një produkt është si të kesh votuar për atë zgjedhje, po kjo me paratë e tua. Zgjedhja nuk duket e thjeshtë kur blen: krahason çmimet, ofertat, lexon etiketën, shikon skadencën, kontrollon paratë, e vendos.

Kjo zgjedhje mund të duket më e lehtë po ta krahasosh me zgjedhjet politike. Dhjetëra mijë shqiptarë kërkuan të zgjidhnin një profesor avokat dhe një profesor me gradë doktor, por panë se kishin zgjedhur njerëz të tjerë shumë më të thjeshtë nga ana profesionale.

NdĂ«rsa procesi i zgjedhjes nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ishte jo i lehtĂ« mes qindra emrash e simbolesh, nĂ« etiketĂ«n e ofertĂ«s sĂ« tyre ishte dhe shpjegimi qĂ« çfarĂ« “po blen” Ă«shtĂ« e hapur e jashtĂ« qĂ« ndryshon nga ajo e mbyllur dhe brenda.

Ngjashmëri të votimeve jo vetëm me blerjet e zakonshme, por dhe me fenomenet natyrore si tërmetet, uraganet, etj., gjenden me shumicë, por do të ndalojmë te blerjet, ato zgjedhje që i bëjmë për ditë.

 

Qumështi i purpurt

Krahasimi i zgjedhjeve me blerjet është i diskutueshëm, por më pak i diskutueshëm duket konstatimi se tregjet janë më të forta.

Në periudhën romake, një veshje mëndafshi e bardhë që vinte vetëm nga Kina e largët kushtonte sa katër vite pagë e një legjionari, ndërsa mëndafshi i ngjyer i purpurt sa dyzet vite pagë.

Vështirë se një ushtar do të jetonte aq gjatë sa të kursente aq para. Perandorët e Senati u përpoqën ta ndalonin shitjen e mëndafshit, për shkak të kërkesës së lartë, ari dhe paratë e Romës rridhnin drejt Lindjes, por pa sukses.

Shqiptarët sot mund ta blejnë një veshje të purpurt mëndafshi kinez edhe me pagën e një muaji.

Dilema mĂ« e madhe qĂ« kanĂ« Ă«shtĂ« tĂ« blejnĂ« qumĂ«shtin e papasterizuar tĂ« fermerĂ«ve, tĂ« prodhuar pak kilometra larg tyre, nĂ« Laknas a Rrethina, qĂ« shitet me bidonĂ« plastikĂ« tĂ« pĂ«rdorur, apo tĂ« blejnĂ« qumĂ«sht vendi a importi UHT me kuti “tetrapack”.

NĂ« mes qĂ«ndron dhe njĂ« qumĂ«sht lokal “i freskĂ«t”, i pasterizuar, por i perceptuar jo rrallĂ« si i manipuluar me vaj palme e qumĂ«sht pluhur. Ky perceptim i manipulimit rritet edhe mĂ« shumĂ« kur konsumatorĂ«t pĂ«rballen me blerjen e nĂ«nprodukteve tĂ« qumĂ«shtit.

Dilema bëhet më e fortë edhe për shkak të çmimeve të afërta, preferencës në shije e traditë për qumësht lokal, mosdëshirës për të blerë qumësht UHT importi e vendi dhe qumësht të freskët të pasterizuar, këto dy të fundit nuk besohen shumë të jenë thjesht vetëm qumësht.

Megjithatë, qumështi UHT përfitohet duke e sterilizuar qumështin e freskët me anë të trajtimit me temperaturë të lartë, jo më pak se 135 gradë Celsius për pak sekonda. Shija si e pjekur e karamelizuar, për shkak të denatyralizimit të proteinave, e bën atë të ndryshëm në shije nga qumështi i freskët i pasterizuar në 72 gradë Celsius.

Trajtimi i fortë termik e bën qumështin UHT të ruhet deri në 9 muaj në temperaturë ambienti, sepse mikroorganizmat zhduken dhe ambalazhimi i duhur aseptik, e bën të mundur.

Qumështi humbet veçoritë e shijes origjinale, një pjesë e vogël e vitaminave shpërbëhen në nxehtësi, si B12, por ai ruan kalciumin, proteinat e mineralet.

Transportohet lehtë në krahasim me qumështin e freskët që kërkon ftohje, dhe mund të mbahet në raftet e dyqaneve e të shtëpisë për një kohë të gjatë.

Qumështi i rikrijuar me qumësht pluhur është i detyrueshëm të tregohet në etiketë që është i tillë dhe ka tregje të veçanta, por dhe segmente konsumatorësh që e kërkojnë, p.sh. kur kërkon më pak yndyrë, më shumë proteina, vitamina, të cilat shtohen, e ka kosto më të ulët.

Nëse qumështi pluhur përdoret për prodhimin e kosit, djathit, akulloreve, ëmbëlsirave, etj., duhet të tregohet në etiketë si përbërës.

Vaji i palmës prej kohësh në botë ka gjetur përdorim në industrinë e nënprodukteve të qumështit dhe është një përbërës i cili duhet të tregohet në etiketë.

QumĂ«shti i freskĂ«t i pasterizuar vendas po gjen treg me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shkaqe nĂ« tĂ« gjithĂ« zinxhirin: çmim i lartĂ« kur del nga ferma, probleme me cilĂ«sinĂ« e qumĂ«shtit pĂ«r proteinat, yndyrat, mastitin, probleme dhe kosto e lartĂ« e zinxhirit ftohĂ«s, kosto mĂ« tĂ« larta tĂ« tregtimit, tĂ« gjitha qĂ« çojnĂ« nĂ« njĂ« çmim mĂ« tĂ« lartĂ« e duke shtuar kĂ«tu ndoshta njĂ« trajtim termik mĂ« tĂ« fortĂ« – si nevojĂ« e problematikave me ftohjen, transportin, higjienĂ«n – i cili ndikon nĂ« shije, e bĂ«jnĂ« tĂ« mos ketĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« lartĂ« dhe vĂ«shtirĂ«si nĂ« shitje.

Homogjenizimi nuk njihet si trajtim i zakonshëm që i bëhet qumështit të freskët të pasterizuar nga një pjesë e madhe e konsumatorëve.

Ai proces bĂ«n qĂ« yndyra tĂ« “grimcohet”, tĂ« “tretet”, ose tĂ« bĂ«het “njĂ«sh” me qumĂ«shtin, prandaj homogjenizimi dhe mungesa e ajkĂ«s e gjalpit nĂ« grykĂ«n e shishes sĂ« qumĂ«shtit, edhe kur ai Ă«shtĂ« me yndyrĂ« tĂ« plotĂ«, perceptohet sikur qumĂ«shtit i Ă«shtĂ« marrĂ« yndyra mĂ« parĂ«, d.m.th. ka mĂ« pak vlerĂ« dhe Ă«shtĂ« mashtrim.

Qumështi e ka yndyrën, por ajo për shkak të grimcimit nuk arrin të krijojë shtresë si në qumështin e patrajtuar.

Arritja e standardeve nga një fermë në Shqipëri që të shesë qumësht të freskët të papasterizuar, duket për momentin një mision i pamundur.

Fermat duhet të përdorin ujë të pijshëm për higjienizim, ftohja kërkohet direkt pas mjeljes, kërkohen kontrolle të rregullta veterinare, mirëqenie e shëndet i plotë i kafshëve, jo vetëm për TBC, brucelozë, po dhe mastitin, salmonelën, etj.

Fermeri duhet të njohë HACCP ose të dijë të bëjë një analizë të rreziqeve dhe të stadeve të kontrollit, si dhe të ketë gjurmueshmëri të prodhimit për secilën lopë.

Ambalazhimi kërkohet steril. Larja edhe me ujë të pijshëm e bidonave plastikë të përdorur më parë për lëngje të sheqerosura, nuk është e mjaftueshme për sterilizim.

Zierja e qumështit të papasterizuar është e domosdoshme të shkruhet në etiketë, por kjo është një praktikë e njohur dhe bëhet gjithmonë nga konsumatorët.

Ndërsa qumështi UHT dhe qumështi i freskët i pasterizuar kanë çmime pothuaj të njëjta në tregjet e BE-së, çmimi i qumështit të freskët të papasterizuar është dy-tri herë e ndoshta dhe më shumë, i lartë se ato, për shkak të kushteve më strikte në prodhim dhe shitje.

Në Shqipëri, duke e krahasuar me çmimin e qumështit të freskët të pasterizuar e UHT vendase, do të duhej të ishte në nivelin e rreth 300 lekëve për litër.

Por, a ka në Shqipëri një fermë të certifikuar sipas ligjit nr. 9441, të vitit 2005, që mund të shesë qumësht të papasterizuar direkt në fermë ose direkt te konsumatori?

 

 

Standardet me kredi dhe rimbursim TVSH-je

Sa pamë më sipër ishte një tablo teknike e shkurtër e qumështit që gjendet në treg, llojet e tij dhe si arrihet tek ato.

A na duhet si informacion? Njerëzit u revoltuan në mediat sociale lidhur me aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe arsyeja ishte se prodhuesit lokalë nuk do të arrijnë më të shesin e do të zhduken.

Kërkohen standarde, jo vetëm se po afrohemi me BE-në; ligji i qumështit është i vitit 2005, mjaft i mirë për kohën, e madje kërkon që standardet e qumështit të importuar të mos jenë më të ulëta se ato të prodhimit vendas, duke e mbrojtur atë nga konkurrenca e padrejtë.

Problemi real nĂ« fakt Ă«shtĂ«, jo vetĂ«m pĂ«r qumĂ«shtin, por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptare si prodhuese e ushqimit, e industrinĂ« e agropĂ«rpunimit Ă«shtĂ« – kush do tĂ« paguajĂ« pĂ«r kĂ«to standarde?

E pĂ«r mĂ« tej, jo vetĂ«m kush do tĂ« paguajĂ«, por kush do t’i krijojĂ« e do t’i bĂ«jĂ« funksionale institucionet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r standardet?

Prodhuesit, konsumatorët apo qeveria? Kjo e fundit, po me paratë e taksapaguesve konsumatorë, por dhe me fonde të BE-së.

Standardet në blegtori dhe përpunimin e qumështit e mishit janë nga më të munguarat në Shqipëri dhe ndërsa mund të eksportojmë prodhime bimore, mishi, qumështi e nënproduktet e tyre janë të ndaluara të eksportohen në BE për sa kohë nuk ka një sistem të plotë e të verifikueshëm të sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve, e gjurmueshmërisë, të ngjashëm me atë të BE-së.

Roli i parë është i qeverisjes, por ajo po përpiqet të përdorë e të shtyjë së pari aktorët e tregut, konsumatorët e prodhuesit, të paguajnë për ato.

Kështu duket përpjekja me instrumente financiare për të ofruar kredi me interes të ulët, si dhe përpjekja monetare për një rikthim te rimbursimi i TVSH-së me vlerë 10% të çmimit për fermerët që shesin me faturë.

Të dyja këto përdoren në BE dhe janë të nevojshme: kredi e lehtësuar, rimbursimi i TVSH-së si parim për fermerët e vegjël (vlera e propozuar mund të jetë mbikompensim ose e pamjaftueshme në mungesë të një studimi), e madje dhe sigurim i lehtësuar i prodhimit të fermës.

Në BE, prodhimi, siguria ushqimore si në kuptimin e standardeve, por dhe të sasisë, d.m.th. sovraniteti ushqimor, mirëqenia e fermerëve, mbrojtja e tokës, ujit, ajrit, natyrës bazohen mbi subvencionet si ato direkte, e ato të lidhura me zhvillimin rural.

Në kushtet aktuale kur një nga shpenzimet e domosdoshme të buxhetit shqiptar është rritja e detyruar e shpenzimeve të mbrojtjes, rritja e fondeve për mbështetje direkte për fermerët si dhe fuqizimi i institucioneve që merren me standardet dhe sigurinë ushqimore duket i vështirë.

Por a nuk janë dhe këto pjesë të sovranitetit? Qeverisja duhet të punojë në tërheqjen e fondeve të BE-së nga programet e bujqësisë e zhvillimit rural bashkë me fonde të tjera që po ashtu ndikojnë më së shumti në zhvillimin rural si fondet e Rajoneve e të Kohezionit.

Kërkohen institucione që dinë të planifikojnë, zbatojnë e monitorojnë. Nuk mund të pritet me vite që AZHBR të certifikohet, nuk mund të pritet me vite që të mbarojë regjistrimi kadastral i tokës.

Sado kredi të jepen, sado të rriten eksportet, sepse tregtarët do të kenë një incentivë më shumë me përqindjen e rimbursimit, nuk zgjidhet problemi madhor që fermat kanë nevojë për injeksione të rregullta kapitali në para e kapital njerëzor që e bëjnë vetëm subvencionet.

Standardet në rritje drejt atyre të BE-së janë kosto të shtuara që fermerët secili më vete nuk i përballon dot, por duhen ndihmuar me ndërhyrje që i prekin të gjithë, si TVSH edhe më e ulët ose zero e inputeve, e mjeteve, makinerive, këshillimit, ushqimit të blegtorisë.

Investime në ujitje dhe mbrojtje nga përmbytjet. Konsumatori shqiptar paguan për ushqimet një kosto tepër të lartë për standarde të munguara, një TVSH prej 20%.

Reduktimi i TVSH-së finale të ushqimeve është një veprim i domosdoshëm social për shtresat më të varfra, por duhet një pakt i përkohshëm midis qeverisjes, blerësve dhe prodhuesve vendas, ku blerësit preferojnë e vazhdojnë të paguajnë çmime edhe më të larta për prodhimet vendase dhe pse me më pak TVSH, por fermerët, përpunuesit marrin një çmim më të lartë, duke ofruar në këmbim më shumë standarde prodhimi e cilësi.

TVSH-ja e mbledhur nga qeveria nuk reduktohet aq sa të ndikojë në investime e subvencione, kjo duke pasur rritje të konsumit dhe të ekonomisë formale.

TĂ« ngjashme me votimet janĂ« dhe kĂ«to aksionet me fushata, u dĂ«gjua mĂ« shumĂ« tallava me rigon. Zhvillimi vjen kur vendos qĂ«llimet, objektivat, ndĂ«rton politikat pĂ«r t’i arritur ato me programet, tĂ« bazuara mbi buxhete.

Kur tĂ« mbarojĂ« aksioni, njĂ« fermer ku do t’i kĂ«rkojĂ« standardet? Ku do ta gjejĂ« ujin e pijshĂ«m pĂ«r fermĂ«n blegtorale?

A do të ketë sistemet e gjurmueshmërisë? A do të ketë regjistër kombëtar dhe një regjistër ferme? A është në gjendje sistemi veterinar të ofrojë kontrollet e duhura?

A ndryshoi ndonjë gjë për sistemin ftohës?

A u ulën kostot e ushqimit blegtoral?

Duhen disa programe për të gjitha këto, ku AI mund të ndihmojë nëse di si të kërkosh ndihmë nga AI, do të thotë njerëz e kompetenca dhe ca 
 fonde më shumë e taksa më pak për ushqimin, si për fermerët dhe për blerësit që të vazhdojnë të votojnë për prodhimin vendas me standarde të BE-së.

 

*Ekspert i zhvillimit rural. Opinionet janë personale të autorit

 

 

 

 

 

 

 

The post (Qumështi dhe Rigoni) Të blesh a është si të votosh? appeared first on Revista Monitor.

Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane

Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plotësisht monstruoze, shkruan The Economist.

 

Në mënyrë të ngjashme, një frymë kimerike përshkon Aktin e Madh dhe të Bukur (One Big Beautiful Bill, BBB), projektligjin republikan për taksat dhe shpenzimet që kaloi me vështirësi në Kongres.

Ai lidhet me njĂ« “trup” politik tĂ« frymĂ«zuar nga Reagani, qĂ« synon tĂ« zvogĂ«lojĂ« rolin e qeverisĂ«, tĂ« cilit i bashkĂ«ngjiten tipare populiste tĂ« stilit tĂ« Trump.

Të dyja këto pjesë janë të deformuara nga përjashtime të veçanta dhe favore të vogla të bëra për ligjvënës të caktuar.

Ky akt pritet të dëmtojë ekonominë amerikane për të paktën një dekadë.

Për hir të së vërtetës, miratimi i çdo projektligji në Kongresin e sotëm në SHBA është një proces i ngatërruar dhe problematik: përfshirja e çdo politike të mundshme brenda një pakete të vetme, e negociuar deri në minutën e fundit nga drejtuesit e Kongresit dhe e miratuar pa u lexuar nga shumica e ligjvënësve.

Por përveç kësaj përgjumjeje institucionale, BBB është gjithashtu një shembull i papërgjegjshmërisë fiskale dhe lodhjes ideologjike.

Ai zgjat në kohë uljet ekzistuese dhe të shtrenjta të taksave të financuara me borxh dhe shton disa të tjera për më tepër, si dhe rrit shpenzimet për mbrojtjen dhe zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Një pjesë e kostos mbulohet përmes anulimit të subvencioneve për energjinë e gjelbër dhe shkurtimeve në kujdesin shëndetësor dhe ndihmat sociale për të varfrit, por në fund, ai rrit ndjeshëm borxhin publik të Amerikës.

Për të siguruar votat e nevojshme për këtë kombinim të papëlqyeshëm, projektligji është mbushur me dispozita të veçanta për të kënaqur ligjvënës të caktuar, për shembull, një zbritje tatimore prej 50,000 dollarësh për kapitenët vendas të gjuetisë së balenave në Alaska, për senatoren republikane Lisa Murkowski.

Së fundmi, pas ditësh të tëra pazare të ethshme dhe dy seancave maratonë gjatë natës, Kongresi më në fund miratoi BBB-në.

 

Pas fishekzjarrëve, asgjë mbresëlënëse

BBB është shpallur si arritja legjislative më e madhe e mandatit të dytë të Donald Trump. Kjo e bën edhe më të habitshme mungesën e një boshti të qartë ideologjik.

Trump ka ndryshuar në mënyrë të pandryshueshme politikën amerikane, por nuk po arrin ta transformojë ekonominë në të njëjtën masë.

Për të kuptuar pse ndodhi kjo, duhet të kthehemi në vitin 2017, në vitin e parë të mandatit të parë të Trump.

Pa interes për detajet e ndërlikuara të procesit legjislativ dhe me një kontroll të dobët mbi pushtetin ekzekutiv, Trump ia dorëzoi axhendën e Kongresit Paul Ryan dhe Mitch McConnell, atëherë drejtuesit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.

Pasi dështuan në përpjekjen për të shfuqizuar reformën shëndetësore të Obamës, Ryan dhe McConnell, mbështetës së reduktimit të kontrollit shtetëror dhe filozofisë liberale të Ayn Rand, u përqendruan te ndryshimi i skemës sistemit tatimor dhe miratuan Aktin për Uljen e Taksave dhe Punësimin (TCJA).

TCJA pĂ«rfaqĂ«sonte qasjen klasike republikane konservatore, para ndikimit tĂ« Trump, i shtyrĂ« drejt miratimit nga dy figura qĂ« sot janĂ« tĂ« anashkaluara brenda partisĂ« (megjithĂ«se McConnell hodhi njĂ« nga votat pro nĂ« Senat pĂ«r “Projektligjin e Madh e tĂ« Bukur”).

Ligji TCJA uli përherë taksat mbi korporatat, nga 35% në 21%, dhe uli ndjeshëm edhe normat për individët, por vetëm përkohësisht.

Kjo ishte një manovër e krijuar për të anashkaluar rregullat e Kongresit: pretendimi se uljet e taksave do të skadonin, në teori kufizonte koston afatgjatë të projektligjit.

Por supozimi nĂ« atĂ« kohĂ« ishte se njĂ« Kongres i ardhshĂ«m do tĂ« zgjaste uljet e taksave nĂ« vend qĂ« t’i linte tĂ« skadonin sipas parashikimit.

Kjo, nĂ« fund tĂ« fundit, Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodhi kur George W. Bush nisi uljet e “pĂ«rkohshme” tĂ« taksave nĂ« vitin 2001, tĂ« cilat Barack Obama mĂ« pas ndjeu se ishte i detyruar t’i bĂ«nte tĂ« pĂ«rhershme.

 

I djegur nga shkëndija e vet

Rastësisht, Trump, i cili humbi presidencën në vitin 2020, por e fitoi sërish në 2024, është presidenti që këtë herë duhet të përballojë krizën fiskale që të tjerët e kanë shtyrë prej vitesh.

Zgjatja e uljeve të taksave për individët në TCJA është jashtëzakonisht e kushtueshme. Disa prej tyre, përfshirë zbritjet standarde bujare dhe një kredi të madhe për prindërit, përfitohen nga një pjesë shumë e madhe e amerikanëve.

Por tĂ« pasurit pĂ«rfitojnĂ« nga elemente tĂ« tjera tĂ« “Projektligjit tĂ« Madh tĂ« Bukur”, si mbajtja e normave tatimore nĂ« 37% nĂ« vend tĂ« 39.6%, lejimi i zbritjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r taksat shtetĂ«rore dhe lokale (SALT) dhe pĂ«rjashtimi i njĂ« pjese mĂ« tĂ« madhe tĂ« pasurisĂ« nga taksa e trashĂ«gimisĂ«.

Për më tepër, kompensimi i të ardhurave nga projektligji bëhet duke shkurtuar Medicaid (sigurimi shëndetësor shtetëror për të varfrit) dhe kuponët ushqimorë (subvencione për ushqim për të varfrit).

Sipas një vlerësimi të versionit të BBB-së që përfundimisht u miratua me disa ndryshime, 12 milionë njerëz do të humbnin sigurimin shëndetësor përmes një sërë shkurtimesh dhe shtimit të pengesave burokratike.

Zyra e Buxhetit të Kongresit (CBO) llogariti se një version më i hershëm i projektligjit (nuk ka pasur ende mundësi të analizojë versionin që u miratua) do të ishte regresiv, me 30% më të varfër të popullsisë që do të ishin në kushte më të këqija se më parë, ndërsa 10% më të pasur do të kishin rritje të të ardhurave të tyre pas taksave me 2.3%.

 

 

Një reduktim i madh, regresiv i taksave dhe i financuar me deficit është një tipar klasik i republikanëve: ato pjesë të BBB-së u ngjajnë politikave të Ronald Reagan dhe George W. Bush.

Por e gjithë kjo bie në kontrast me ekonominë populiste Trumpiane, e cila ka tipare më progresive.

Disa anëtarë të rrethit MAGA të Trump (Make America Great Again), si Steve Bannon, këshilltar i afërt gjatë mandatit të parë, kanë kritikuar shkurtimet në Medicaid, duke theksuar se ato ndikojnë në mënyrë disproporcionale te mbështetësit e presidentit.

Disa prej premtimeve tërheqëse të Trump gjatë fushatës, si eliminimi i taksave mbi bakshishet dhe pagesat për orët jashtë orarit, si dhe zbatimi i një lehtësimi tatimor për kreditë për makina, janë përfshirë në BBB.

Rregullat e ndërlikuara të Senatit e pengojnë Trump të përjashtojë nga taksa Sigurimet Shoqërore (pensionin shtetëror), siç kishte premtuar, kështu që të moshuarve u jepet në vend të kësaj një zbritje standarde më e madhe.

Ka gjithashtu njĂ« plan pĂ«r tĂ« krijuar “llogari Trump” pĂ«r foshnjat e sapolindura, tĂ« financuara fillimisht me njĂ« pagesĂ« prej 1,000 dollarĂ«sh nga qeveria federale.

Por të gjitha këto masa janë parashikuar të përfundojnë sapo ai të largohet nga detyra në vitin 2029.

Mbarimi i parashikuar i afatit është një përsëritje e të njëjtit mënyre të përdorur në TCJA: këto lehtësime fiskale do të kushtonin 500 miliardë dollarë nëse do të zgjateshin për një dekadë.

Por natyra e përkohshme e tyre tregon diçka më shumë. Edhe pse Trump është i magjepsur nga ushtrimi i pushtetit ekzekutiv dhe i ka nënshtruar republikanët ndaj tekave të tij, ai shfaq të njëjtën shpërfillje ndaj çështjeve legjislative si në mandatin e parë.

Ai thjesht dĂ«shiron tĂ« shesĂ« çfarĂ«do qĂ« i paraqitet si, sipas fjalĂ«ve tĂ« tij, “padyshim pjesa mĂ« domethĂ«nĂ«se e legjislacionit qĂ« do tĂ« nĂ«nshkruhet ndonjĂ«herĂ« nĂ« historinĂ« e vendit tonĂ«â€.

 

 

Rezultati

Si rezultat, ekonomia Trumpiane (Trumponomics) nuk ka gjasa të transformojë Amerikën në mënyrën që Franklin Roosevelt e bëri përmes New Deal (Marrëveshjes së Re) apo Lyndon Johnson përmes Great Society (Shoqërisë së Madhe).

Për të ndërmarrë ndryshim të qëndrueshëm kërkohet legjislacion i mirëmenduar.

Trump e ka shmangur kĂ«tĂ« nĂ« favor tĂ« kĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« menjĂ«hershme tĂ« vendosjes sĂ« tarifave me njĂ« dekret presidencial dhe dĂ«rgimit tĂ« njerĂ«zve tĂ« tij pĂ«r t’u thĂ«nĂ« mijĂ«ra punonjĂ«sve federalĂ«: “Je i pushuar!”

Ajo që bëhet me dekret presidencial, megjithatë, mund të zhbëhet lehtësisht me një tjetër dekret presidencial. Trump i ka rritur ndjeshëm tarifat: norma mesatare për mallrat e importuara në Amerikë është aktualisht 15.6%, ose më shumë se gjashtëfishi i nivelit para se ai të bëhej president në janar.

Por ai i ka rritur ato në mënyrë të njëanshme, përmes një interpretimi të zgjeruar të kompetencave të tij në situata emergjente, i cili aktualisht po sfidohet në gjykatë.

Kur Elon Musk ishte ende brenda orbitës së presidentit, ai u dërgua për të vepruar pa kontroll brenda qeverisë federale.

Por shumë nga pushimet nga puna dhe shkurtimet e tjera që urdhëroi njeriu më i pasur në botë, janë kthyer mbrapsht me vendim gjykate. Këto nuk janë mënyra të qëndrueshme për të zbatuar politika ekonomike.

Amerikanët ende flasin për revolucionin e Reagan, reformën e mirëqenies të Bill Clinton dhe Obamacare. Për çfarë programi do të mbahet mend Trump?

 

 

Ndoshta do të mbahet mend vetëm për shpërdorim.

Ekspertët janë ende duke llogaritur shifrat për versionin përfundimtar të BBB-së, por vlerësimet paraprake sugjerojnë se ai do të shtojë rreth 4.5 trilionë dollarë në borxhin amerikan gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.

CBO parashikon që Amerika do të ketë deficit fiskal mesatar vjetor 5.8% të PBB-së në dekadën e ardhshme; BBB do ta rriste këtë me edhe 1.25 pikë përqindjeje të tjera. Amerika do të përfundonte me një borxh publik mbi 120% të PBB-së.

Shtëpia e Bardhë ka përgatitur një botë fantazie fiskale, ku BBB nxit një rritje kaq të shpejtë ekonomike sa që të ardhurat rriten dhe borxhi bie.

KĂ«shilli i KĂ«shilltarĂ«ve EkonomikĂ« (CEA) publikoi njĂ« raport qĂ« parashikon se BBB do tĂ« shtojĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« pikĂ« pĂ«rqindjeje nĂ« rritjen vjetore tĂ« PBB-sĂ« dhe se do tĂ« ketĂ« “8.5 deri nĂ« 11.1 trilionĂ« dollarĂ« nĂ« reduktime tĂ« deficitit qĂ« e kompensojnĂ«, tĂ« gjeneruara nga politikat ekonomike tĂ« Trump tĂ« pĂ«rqendruara te BBB”.

Këshilli parashikon se, deri në fund të kësaj epoke idilike, borxhi kombëtar do të ketë rënë në 94%.

Kjo është, për fat të keq, absurde. BBB është kryesisht vazhdim i politikave ekzistuese, kështu që zgjatja nuk do të gjenerojë një valë të re rritjeje.

Disa dispozita nxisin investimet: bizneset mund të zbresin të gjitha shpenzimet për kërkim dhe zhvillim nga faturat tatimore dhe të amortizojnë më shpejt asetet e tyre.

Por analistët e pavarur mendojnë se kjo do të nxisë vetëm një pjesë të vogël të rritjes që premton Shtëpia e Bardhë. CEA supozon se jo vetëm që

Trump të nxisë energjinë krijuese të tregut amerikan përmes heqjes së rregullave, por edhe se do të bindë Kongresin të shkurtojë shpenzimet (e kundërta e asaj që është bërë këtë javë) dhe se tarifat e tij do të sjellin triliona në Thesarin amerikan.

ËshtĂ« njĂ« pĂ«rrallĂ« e madhe dhe e bukur. NjĂ« tregues i mirĂ« i faktit se sa seriozisht e marrin republikanĂ«t kĂ«tĂ« parashikim tĂ« Ă«mbĂ«l, Ă«shtĂ« vendimi i Senatit pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« klauzolĂ« nĂ« BBB pĂ«r tĂ« rritur kufirin e borxhit tĂ« qeverisĂ« federale me 5 trilionĂ« dollarĂ«.

Një përballje fiskale është e pashmangshme dhe jo shumë larg. Fondet e besimit që financojnë pagesat e Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare pritet të shterojnë në vitin 2032, gjë që do të detyrojë ose shkurtim përfitimesh ose një barrë të rëndë të re mbi buxhetin. Do të jetë një pengesë e frikshme fiskale për pasardhësin e Trump.

Ndërkohë, shkurtimet e shpenzimeve që BBB ndërmerr do të nxisin probleme të tjera. Shumë përfitues të Medicaid do të detyrohen për herë të parë të punojnë.

Kur një rregull i ngjashëm u testua në Arkansas në vitin 2018, gati një e katërta e atyre që iu nënshtruan rregullave të reja humbën statusin si përfitues përpara se një gjykatës federal ta ndalte eksperimentin.

Njerëzit do të humbasin statusin jo vetëm sepse nuk janë në punë, por edhe sepse nuk përmbushin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (BBB kërkon gjithashtu që shtetet të rivlerësojnë të drejtën e përfituesve për Medicaid çdo gjashtë muaj në vend të çdo viti).

Kostoja do të kalonte nga qeveria federale te shtetet. Një version i hershëm i projektligjit përllogariste uljen e shpenzimeve për Medicaid me 800 miliardë dollarë dhe do të kishte bërë që 8 milionë njerëz të mbeteshin pa sigurim, sipas CBO-së.

Edhe 3 milionë të tjerë që marrin sigurim shëndetësor përmes Obamacare do të humbisnin statusin si përfitues për shkak të kufizimeve të reja. Versioni përfundimtar, nëse ka ndonjë ndryshim, duket të jetë edhe më i ashpër.

RepublikanĂ«t kanĂ« ndjekur njĂ« qasje tĂ« ngjashme pĂ«r kuponĂ«t ushqimorĂ«: shtetet do tĂ« duhet tĂ« fillojnĂ« tĂ« mbulojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« kostos dhe pĂ«rfituesit do t’i nĂ«nshtrohen kushteve mĂ« tĂ« rrepta pĂ«r punĂ«sim. “Kushtet aktuale pĂ«r punĂ« kanĂ« qenĂ« mjaft tĂ« dobĂ«ta gjatĂ« 15 ose 20 viteve tĂ« fundit.

Pati njĂ« zgjerim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m gjatĂ« krizĂ«s financiare globale tĂ« vitit 2007, por ai nuk u zhduk kurrĂ«. Gjithashtu pati njĂ« zgjerim gjatĂ« pandemisĂ« covid” thotĂ« Scott Winship nga American Enterprise Institute, njĂ« institut konservator.

Rezultati për kuponët ushqimorë mund të jetë një shkurtim prej gati 300 miliardë dollarësh dhe 1.3 milionë përfitues më pak.

Republikanët pretendojnë se modelet janë shumë pesimiste dhe se ndryshimet do të nxisin më shumë amerikanë të hyjnë në tregun e punës. Por ata po marrin gjithashtu masën paraprake të shtyrjes së fillimit të këtyre kushteve të punës deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit të ardhshëm.

Një tjetër burim i madh i shkurtimeve të shpenzimeve në BBB është shfuqizimi i qindra miliarda dollarëve në subvencione për energjinë e gjelbër të miratuara nga paraardhësi i Trump, Joe Biden.

Arritja kryesore legjislative e Biden, një projektligj për shpenzime për klimën i quajtur Akti për Uljen e Inflacionit (Inflation Reduction Act), është shfuqizuar në pjesën më të madhe: kreditë tatimore për energjinë e erës dhe diellit do të ndalohen së shpejti.

Subvencionet për automjetet elektrike, pompat e nxehtësisë dhe shpenzimet e tjera për ndërtesa me konsum të ulët energjie, gjithashtu do të ndërpriten.

Kjo ishte një nga pikat e përplasjes mes Dhomës dhe Senatit. Por projektet për energji të rinovueshme do të duhet të nisin ndërtimin brenda një viti për të përfituar nga kreditë tatimore, një kërkesë e vështirë duke pasur parasysh të gjitha lejet e nevojshme.

 

Parapërgatitja

Nga ana tjetĂ«r, BBB rifillon dhĂ«nien me qira tĂ« tokĂ«s federale pĂ«r projekte tĂ« reja nafte dhe gazi (dhe madje edhe pĂ«r miniera qymyri). Ai i urdhĂ«ron Sekretarit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« zhvillojĂ« tĂ« paktĂ«n 30 ankande pĂ«r leje shpimi nĂ« det pĂ«r naftĂ« dhe gaz nĂ« tĂ« ashtuquajturin “Gjiri i AmerikĂ«s”.

Zero Lab, një grup kërkimi pranë Universitetit të Princeton, ka vlerësuar se ky projektligj do të rrisë emetimet e Amerikës me 500 milionë tonë dioksid karboni deri në vitin 2030 (rreth 10% më shumë sesa do të ishin në mungesë të BBB-së).

Kursimet e nxjerra nga shkurtimet nĂ« Medicaid dhe subvencionet pĂ«r energjinĂ« e gjelbĂ«r, janĂ« ridrejtuar pjesĂ«risht drejt disa prej “fiksimeve” tĂ« Trump: sektori i mbrojtjes kombĂ«tare dhe zbatimit tĂ« ligjeve tĂ« emigracionit do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« secili nga rreth 150 miliardĂ« dollarĂ« shtesĂ«.

Një pjesë e shpenzimeve ushtarake shkon për prioritete të kahershme të ideologjisë së vjetër republikane ndaj Kinës, përfshirë modernizimin e armëve bërthamore të Amerikës dhe ndërtimin e anijeve luftarake.

Ideja e Trump pĂ«r njĂ« “KupolĂ« tĂ« ArtĂ«â€ pĂ«r tĂ« mbrojtur territorin amerikan nga sulmet me raketa, pĂ«rfiton njĂ« fond prej 25 miliardĂ« dollarĂ«sh.

BBB i përgjigjet çdo kapriçoje të administratës sa i përket çështjes së emigracionit. Ai parashikon gati 50 miliardë dollarë, për ndërtimin e murit të premtuar prej kohësh nga Trump përgjatë kufirit me Meksikën.

Një shumë tjetër prej 45 miliardë dollarësh është caktuar për ndërtimin e qendrave të reja për ndalimin e emigrantëve, ndërsa 35 miliardë të tjera do të përdoren për rekrutimin dhe shpërblimin e oficerëve të Patrullës Kufitare dhe agjencive për zbatimin e emigracionit.

Prej kohësh, deklaratat e administratës se do të deportonte 1 milion emigrantë në vit janë dukur të pabesueshme me buxhetet ekzistuese; por kjo rritje e fortë e financimit mund ta afrojë shumë më pranë realizimit të këtij objektivi.

Çdo president ka tĂ« drejtĂ« tĂ« ndjekĂ« axhendĂ«n pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« zgjedhur. Dhe, veçanĂ«risht nĂ« rastin e Trump, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« qĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rmes kanaleve tĂ« rregullta, sesa pĂ«rmes vendimeve tĂ« njĂ«anshme ekzekutive qĂ« sfidojnĂ« pushtetin gjyqĂ«sor, kur ky i fundit ia mohon kompetencat.

Megjithatë, askush që e mbështet me seriozitet BBB, nuk mund të mohojë dobësitë dhe paqartësitë e tij. Shumica e reformave tatimore synojnë të thjeshtojnë sistemin; kjo e bën atë shumë më të ndërlikuar, si për të përmbushur premtimet elektorale të Trump, ashtu edhe për të joshur republikanët në Kongres që të votojnë pro.

Shtimi i deficitit, në një kohë kur normat e interesit dhe rreziqet inflacioniste janë të larta, po shpërfillet nga një Parti Republikane, që predikon disiplinë fiskale kur është në opozitë, por harxhon pa kriter kur është në pushtet.

Humbja e sigurimit shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r miliona amerikanĂ« nuk do tĂ« jetĂ« thjesht njĂ« humbje pĂ«r ata qĂ« preken drejtpĂ«rdrejt; ajo do tĂ« jetĂ« gjithashtu njĂ« barrĂ« politike pĂ«r çdokĂ«nd qĂ« do tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« pasojĂ« Trumpin nĂ« zgjedhjet e vitit 2028 – dhe qĂ« do tĂ« detyrohet gjithashtu tĂ« shpjegojĂ« edhe falimentimin e afĂ«rt tĂ« programeve tĂ« sigurimeve sociale nĂ« SHBA.

 

 

 

The post Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane appeared first on Revista Monitor.

Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën

Të kënaqësh tregun më të madh në botë do të thotë të zemërosh eksportuesin më të madh të saj, shkruan The Economist

 

Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën.

Pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër, palët nuk po godasin më njëra-tjetrën me tarifa të reja. Në vend të kësaj, Amerika po e vijon luftën në mënyrë indirekte, nëpërmjet palëve të treta që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt me konfliktin.

Marrëveshjet e reja me Vietnamin dhe kërcënimet për tarifa ndaj shumë vendeve të tjera, duket se janë krijuar për të reduktuar rolin e Kinës në zinxhirët e furnizimit.

Vendet qĂ« kishin shpresuar tĂ« qĂ«ndronin jashtĂ« “LuftĂ«s sĂ« DytĂ« tĂ« FtohtĂ«â€ po kuptojnĂ« se nuk kanĂ« zgjidhje tjetĂ«r veçse tĂ« zgjedhin se cilĂ«s anĂ« do t’i bashkohen. PĂ«r tĂ« kĂ«naqur tregun mĂ« tĂ« madh nĂ« botĂ« – AmerikĂ«n – ato duhet tĂ« rrezikojnĂ« zemĂ«rimin e eksportuesit mĂ« tĂ« madh nĂ« botĂ« – KinĂ«s.

Më 7 korrik, Presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi njoftime Japonisë, Koresë së Jugut dhe një numri të madh partnerësh tregtarë, duke shtyrë afatin e bisedimeve tregtare nga 9 korriku më 1 gusht dhe duke ndryshuar tarifat që do të përballen nëse negociatat dështojnë. Japonia dhe Koreja e Jugut, për shembull, do të përballen me tarifa 25%.

Kamboxhia do tĂ« goditet me tarifa 36%; Mianmari dhe Laosi me 40%. NĂ« njoftim thuhej gjithashtu se çdo mall i “ridĂ«rguar” ose “riorientuar” (transshipped) nga vende tĂ« tjera do t’iu nĂ«nshtrohet tarifave mĂ« tĂ« larta, qĂ« kĂ«to vende po pĂ«rpiqeshin tĂ« shmangnin.

Edhe pse Kina nuk u pĂ«rmend me emĂ«r, askush nuk kishte dyshim pĂ«r cilin e kishte fjalĂ«n Trump kur pĂ«rmendi “vende tĂ« tjera”.

TĂ« tjera njoftime u dĂ«rguan nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, pĂ«rfshirĂ« Brazilin dhe Filipinet. NĂ« njĂ« veprim tĂ« ndarĂ« nga kĂ«to, presidenti kĂ«rcĂ«noi me njĂ« tarifĂ« shtesĂ« 10% pĂ«r vendet, qĂ« janĂ« mbĂ«shtetĂ«se me “politikat antiamerikane” tĂ« grupit BRICS – i krijuar nĂ« vitin 2009 nga Kina sĂ« bashku me Brazilin, RusinĂ«, IndinĂ« dhe mĂ« vonĂ« AfrikĂ«n e Jugut.

Trump më parë kishte paralajmëruar grupin që të mos përpiqet të sfidojë Dollarin si monedhën dominuese globale.

Marrëveshja e Amerikës me Vietnamin, sipas të gjitha gjasave, do të vendosë tarifa 20% për shumicën e mallrave nga ky vend aziatik.

Edhe më shqetësuese, marrëveshja do të përfshijë një tarifë 40% për çdo riorientim të mallrave nga vende të treta. Kjo marrëveshje vjen pas asaj me Britaninë e Madhe, e cila u arrit më 8 maj.

Sipas saj, Britania do të përfitonte trajtim të favorshëm për aluminin, ilaçet dhe çelikun, nëse garantonte sigurinë e zinxhirëve të furnizimit për Shtetet e Bashkuara.

Në praktikë, kjo nënkupton më pak blerje nga Kina dhe lejimin e inspektimeve amerikane në fabrikat me pronësi kineze në territorin britanik.

T’i ofrosh favore njĂ« vendi nĂ«se ai vendos penalitete ndaj njĂ« tjetri Ă«shtĂ« njĂ« risi nĂ« negociatat tregtare, vĂ«nĂ« nĂ« dukje Achyuth Anil nga Universiteti i Sussex dhe bashkautorĂ«t e tij. Kjo “risi” nuk i ka shpĂ«tuar vĂ«mendjes sĂ« KinĂ«s. Ministria e TregtisĂ« e KinĂ«s ka reaguar duke thĂ«nĂ« se kundĂ«rshton çdo marrĂ«veshje qĂ« shkel interesat e saj.

“Kina nuk do ta pranojĂ« dhe do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa kundĂ«r”, – deklaroi ajo. Vendet, sipas saj, duhet “tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ«â€.

 

 

Kina nuk e ka shumĂ« tĂ« qartĂ« me çfarĂ« po pĂ«rballet. Ekipi i Trump nuk ka dhĂ«nĂ« pĂ«rkufizim tĂ« saktĂ« pĂ«r “ridĂ«rgimin” e mallrave.

Por është e qartë se SHBA është e shqetësuar se Kina mund të përpiqet të shmangë tarifat, duke shitur mallra në tregun amerikan nëpërmjet vendeve të tjera.

Gjatë luftës së parë tregtare të Trump, eksportet kineze drejt SHBA-së ranë, ndërsa eksportet e saj drejt vendeve si Meksika dhe Vietnami u

rritĂ«n dhe kĂ«to vende, mĂ« pas, rritĂ«n eksportet e tyre drejt AmerikĂ«s. NjĂ« model i ngjashĂ«m Ă«shtĂ« vĂ«rejtur edhe kĂ«tĂ« vit, pas vendosjes sĂ« tarifave “reciproke” nĂ« prill.

Edhe pse eksportet kineze në SHBA ranë me mbi 34% në maj krahasuar me një vit më parë, eksportet totale të Kinës vazhduan të rriteshin. Vendet që blenë më shumë nga Kina ishin pikërisht ato që eksportuan më shumë drejt SHBA-së.

 

Prova

Kjo, sigurisht, nuk pĂ«rbĂ«n vetvetiu njĂ« provĂ« pĂ«r “kapĂ«rcim tarifash” (tariff hopping). Mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« vendet tĂ« kenĂ« blerĂ« dhe shitur mallra tĂ« ndryshĂ«m.

Për shembull, Australia eksportoi në SHBA 133 milionë dollarë më shumë mish të ngrirë gjatë prillit dhe majit, ndërkohë që importoi 186 milionë dollarë më shumë kamionë nga Kina. Kompanitë australiane nuk po i emërtonin kamionët si mish lope.

Prandaj, është e rëndësishme të analizohen shifrat mall me mall. Kamboxhia shiti në SHBA 26 milionë dollarë më shumë triko gjatë prillit dhe majit, pasi importoi nga Kina më shumë se dyfishin e kësaj vlere në triko.

Tajlanda shiti 42 milionë dollarë më shumë pjesë këmbimi për makina, duke blerë njëkohësisht 114 milionë dollarë më shumë nga Kina.

NĂ« total eksportet “ekstra” nĂ« SHBA arritĂ«n nĂ« pothuajse 2 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r Vietnamin, tĂ« ndjekur nga Tajlanda (1.8 miliardĂ«), India (1.6 miliardĂ«) dhe Tajvani (1.1 miliardĂ«).

 

 

Rezultati

Disa nga kĂ«to prurje mund tĂ« jenĂ« rezultat i ligjshĂ«m i asaj qĂ« quhet “diversion tregtar”, thotĂ« Leah Fahy nga Capital Economics.

Tarifat e larta mund të kenë nxjerrë kompanitë kineze nga tregu amerikan, duke u dhënë vend rivalëve në Vietnam apo Tajlandë. Këta rivalë mbushin boshllëkun në SHBA, ndërsa boshllëku i krijuar në tregun e tyre mbushet nga Kina.

Në këtë rast, mallrat që vijnë nga Kina nuk janë të njëjtat me ato që shkojnë në Amerikë, edhe pse klasifikohen në të njëjtën kategori. Sidoqoftë, është e vështirë të besohet se kjo lëvizje shpjegon të gjitha rritjet e eksportit.

Administrata Trump ka gjithashtu shqetësime për mallrat që importohen nga Tajlanda, Vietnami dhe vende të tjera, që përmbajnë pjesë apo përbërës kinezë.

Sipas rregullave ekzistuese, kĂ«to mallra nuk konsiderohen kineze nĂ«se janĂ« “shndĂ«rruar nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se” nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r.

ÇfarĂ« nĂ«nkupton kjo varet nga produkti: mielli kinez konsiderohet i transformuar kur bĂ«het kek; materiali i prerĂ« dhe qepur nĂ« kĂ«mishĂ«, gjithashtu.

Montimi i pjesĂ«ve kineze llogaritet si shndĂ«rrim vetĂ«m nĂ«se Ă«shtĂ« ndryshim “domethĂ«nĂ«s dhe kompleks”. NĂ« njĂ« rast, autoritetet doganore amerikane pranuan se njĂ« pajisje palestre ishte transformuar nga pjesĂ«t kineze, pasi kĂ«to pjesĂ« duheshin salduar, pastruar, lyer dhe montuar nĂ« 255 hapa pune.

Trump mund tĂ« braktisĂ« kĂ«tĂ« standard cilĂ«sor dhe ta zĂ«vendĂ«sojĂ« me njĂ« standard sasior. ShumĂ« marrĂ«veshje tregtare tĂ« SHBA-sĂ« kĂ«rkojnĂ«, qĂ« njĂ« pĂ«rqindje e caktuar e vlerĂ«s sĂ« njĂ« produkti tĂ« vijĂ« nga njĂ« vend i caktuar pĂ«r tĂ« marrĂ« etiketĂ«n “Made in”.

Nëse vendoset ky standard, thotë Ted Murphy nga firma ligjore Sidley Austin, atëherë Vietnami do të përballet me tarifa 40% edhe për mallra të transformuara, nëse ato përmbajnë ende shumë pjesë kineze sipas vlerësimit amerikan.

Nëse ky prag do të jetë i lartë, pasojat për Vietnamin mund të jenë të mëdha. Prodhuesit vietnamezë varen shumë nga Kina për pjesë dhe komponentë dhe kjo varësi është rritur që nga lufta e parë tregtare e Trump.

Në vitin 2017, Kina përfaqësonte 6% të vlerës së eksporteve vietnameze të mallrave për tregun amerikan. Deri në vitin 2022, kjo shifër ishte rritur në 16%, sipas të dhënave të bankës Natixis.

ZyrtarĂ«t vietnamezĂ« shpresojnĂ« qĂ« Trump tĂ« ketĂ« parasysh njĂ« version mĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« kĂ«tij shqetĂ«simi: atĂ« qĂ« Caroline Freund nga Universiteti i KalifornisĂ« nĂ« San Diego e quan “larja kineze”.

Ky term u referohet mallrave kineze qĂ« rietiketohen si “Made in Vietnam”, edhe pse janĂ« pak a shumĂ« tĂ« pandryshuara.

Peter Navarro, njĂ« nga kĂ«shilltarĂ«t e Trump, Ă«shtĂ« ankuar se “Kina pĂ«rdor Vietnamin pĂ«r tĂ« kaluar mallrat dhe pĂ«r tĂ« shmangur tarifat. Ata u vendosin etiketĂ« ‘Made in Vietnam’ dhe i dĂ«rgojnĂ« kĂ«tu”.

Sipas tij, “larja kineze” pĂ«rbĂ«n njĂ« tĂ« tretĂ«n e eksporteve vietnameze nĂ« SHBA. NjĂ« vlerĂ«sim mĂ« i besueshĂ«m nga Freund sugjeron se ky fenomen arriti kulmin nĂ« mĂ« pak se 8% nĂ« vitin 2020 dhe ka rĂ«nĂ« qĂ« atĂ«herĂ«.

Rietiketimi mund ta shqetësojë Navarron, por është tashmë i paligjshëm. Kushdo që merret me këtë praktikë përballet me ndëshkime shumë më të ashpra se një tarifë 40%.

Vitin e kaluar, një çift nga Florida u dënua me mbi katër vite burg për import të paligjshëm të kompensatave kineze, që ripaketoheshin në Malajzi apo Sri Lanka.

Ata madje duhej të paguanin edhe shpenzimet e magazinimit të mallrave, deri sa çështja u mbyll.

Gjatë bisedimeve me SHBA-në, Vietnami u zotua të ashpërsojë kontrollet ndaj këtij fenomeni. Edhe SHBA po vepron.

NĂ« maj, Departamenti amerikan i DrejtĂ«sisĂ« renditi “mashtrimet tregtare dhe doganore, pĂ«rfshirĂ« shmangien e tarifave” si prioritet tĂ« dytĂ« pĂ«r krimet ekonomike.

Sigurisht, mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar deklarimet e rreme Ă«shtĂ« tĂ« hiqet nxitja pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ato.

Nëse SHBA do të zbatonte të njëjtën tarifë pavarësisht vendit të origjinës së produktit, pse do të duhej të gënjenin eksportuesit? Të gjithë do të përballeshin me të njëjtin regjim tarifor.

Ose, thĂ«nĂ« ndryshe, çdo vend do tĂ« trajtohej njĂ«soj si vendet e favorizuara nga SHBA. ËshtĂ« njĂ« ide e guximshme pĂ«r tĂ« luftuar shpĂ«rdorimin, mashtrimin dhe abuzimin. Ndoshta dikush duhet t’ia sugjerojĂ« Presidentit Trump.

 

Ideja

NĂ«se SHBA do tĂ« zbatonte tĂ« njĂ«jtĂ«n tarifĂ« pavarĂ«sisht vendit tĂ« origjinĂ«s sĂ« produktit, pse do tĂ« duhej tĂ« gĂ«njenin eksportuesit? TĂ« gjithĂ« do tĂ« pĂ«rballeshin me tĂ« njĂ«jtin regjim tarifor. Ose, thĂ«nĂ« ndryshe, çdo vend do tĂ« trajtohej njĂ«soj si vendet e favorizuara nga SHBA. ËshtĂ« njĂ« ide e guximshme pĂ«r tĂ« luftuar shpĂ«rdorimin, mashtrimin dhe abuzimin. Ndoshta dikush duhet t’ia sugjerojĂ« Presidentit Trump.

 

 

 

 

The post Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën appeared first on Revista Monitor.

Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 6,0%.

Kjo rritje është shumë më e ngadaltë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur INSTAT raportonte se në tremujorin e dytë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158 pasagjerë nga 1.747.887 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64,7%.

Sipas INSTAT, në transportin ajror gjatë tremujorit të dytë 2025 kanë operuar 29 shoqëri ajrore, nga këto 28 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 110.073 avionë, nga të cilët 83,2% të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798,6 ton, nga të cilat 67,5% janë mallra të hyrë dhe 32,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42,4%.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2025 është 583 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,3 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2025 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

 

Rritje 10% e pasagjerëve në porte

Ndryshe nga lëvizjet përmes ajrit, lëvizjet përmes porteve janë përmirësuar. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 330.630 persona, me rritje prej 10.9% me bazë vjetore.

Sipas INSTAT, Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 54,0% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3 % dhe më pas porti i Vlorës me 5,7 %. Ndryshe nga ajri, transporti përmes detit është përshpejtuar, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja kishte qenë 6.1%.

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2025, janë transportuar 93,6% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.063 mijë ton mallra.

Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 276 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 23 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 10,0 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 16,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

 

The post Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi bujqësor, kostot

Pas pandemisë kostot e prodhimeve bujqësore janë rritur me ritme shumë më të larta se para pandemisë, sidomos për kulturat e perimeve dhe prodhimet blegtorale.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT kostot e prodhimit në bujqësi u rritën me 4.7% ndërmjet 2016 dhe 2020, ndërsa nga 2021 në 2024 u shtuan me 37.4%.
Për vitin 2021, kostot totale të prodhimeve bujqësore shënuan rritje prej 7.4%, duke reflek...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi bujqësor, kostot appeared first on Revista Monitor.

A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë
 
“Nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me treguesit e produktivitetit”, - tha sĂ« fundmi pĂ«r punonjĂ«sit drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, pasi kompania e transportit kĂ«rkoi qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« kthehen nĂ« zyrĂ« tĂ« paktĂ«n tri ditĂ« nĂ« javĂ«.
“Ka tĂ« bĂ«jĂ« me ndĂ«rtimin e kulturĂ«s, qĂ« do tĂ« çojĂ« Uber nĂ« fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« rritjes...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie? appeared first on Revista Monitor.

Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane

Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plotësisht monstruoze, shkruan The Economist.
 
Në mënyrë të ngjashme, një frymë kimerike përshkon Aktin e Madh dhe të Bukur (One Big Beautiful Bill, BBB), projektligjin republikan për taksat dhe shpenzimet që kaloi me vështirësi në Kongres.
Ai lidhet me njĂ« “trup” politik tĂ« frymĂ«zuar nga Reagani, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane appeared first on Revista Monitor.

Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën

Të kënaqësh tregun më të madh në botë do të thotë të zemërosh eksportuesin më të madh të saj, shkruan The Economist
 
Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën.
Pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër, palët nuk po godasin më njëra-tjetr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën appeared first on Revista Monitor.

Buxhetet e mëdha e të bukura nuk janë vetëm një problem amerikan

NĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n e pasur, qeveritĂ« po shpenzojnĂ« pa kriter. ÇfarĂ« mund tĂ« shkojĂ« keq?, shkruan The Economist

Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky deficit mund të rritet edhe më shumë së shpejti.
Projektligji i presidentit Donald Trump, “One Big Beautiful Bill Act” (Projektligji i madh e i bukur, BBB), i cili do tĂ« zgjasĂ« pĂ«rgjith...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Buxhetet e mëdha e të bukura nuk janë vetëm një problem amerikan appeared first on Revista Monitor.

❌