Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sara Kolami rrëfen përvojën në Big Brother VIP Kosova: Zbulova veten në një realitet të sajuar, nuk dola asnjëherë jashtë vetes

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka ndarë për herë të parë reflektime të thella rreth qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

E ftuar në emisionin “Shoqet”, Sara u ngacmua për eksperiencën në reality shou, ku tregoi se pjesëmarrja në këtë format ishte një udhëtim i rëndësishëm personal.

“Sara është futur aty të tregonte veten e saj. Më pëlqeu vetja brenda. Zbulova veten time brenda dhe jam shumë e lumtur për gjithë eksperiencën dhe për njerëzit që kam njohur rrugës”, u shpreh modelja nga Shqipëria, duke nënvizuar se ndonëse ishte një format televiziv, ajo ka arritur të mbajë të pandryshuar thelbin e saj si njeri.

Foto: Screenshot/TikTok

E njohur për qetësinë dhe qëndrimin e saj të matur, Sara tregoi se përballja me një ambient të mbyllur dhe me presione të vazhdueshme psikologjike, i dha mundësinë të eksploronte dimensione të reja të vetes.

“Te pjesa personale kam kuptuar shumë gjëra për veten time sepse aty nuk ishim në rrethana normale, ishim në rrethana të sajuara, realitet falso. I studioja njerëzit, mësova si t’i ç’armatizojë. Dhe nuk ia dhashë kënaqësinë që të dilja jashtë vetes”, tha ajo më tej.

Me këtë rrëfim, Kolami jo vetëm që dëshmoi se BBVK ishte një përvojë që e ndihmoi të rritet, por edhe dërgoi një mesazh të qartë për ata që e ndjekin: autenticiteti dhe qetësia janë armët më të fuqishme në një botë ku shpesh stimulohet zhurma dhe konfliktet. /Telegrafi/

 

The post Sara Kolami rrëfen përvojën në Big Brother VIP Kosova: Zbulova veten në një realitet të sajuar, nuk dola asnjëherë jashtë vetes appeared first on Telegrafi.

Drenusha Latifi flet për Big Brother VIP Kosova: Eksperienca më e bukur e jetës sime, nuk i bie pishman

Drenusha Latifi ka qenë konkurrente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në “Sol Summer”, ajo ka folur rreth eksperiencës në këtë format, meqë qëndroi për një kohë të gjatë.

Modelja shqiptare tha se rrugëtimi i saj në BBVK ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës së saj, derisa shtoi se do ta kujtojë me plot nostalgji.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Normal, Big Brother është një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është shumë me rëndësi me e shiju. Në fakt për mua nuk ka qenë shumë e lehtë me e shiju brenda Big Brother-it për shkak të mallit për fëmijë, sepse ai ka qenë problemi më i madh për mua, pasi të tjerët nuk i kam lejuar të më krijojnë problem”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Përndryshe, nuk jam pishman që kam qenë pjesë e atij formati. Ka me qenë ndër eksperiencat më të bukura të jetës që do ta kujtoj me shumë nostalgji”.

Ndër të tjera, Latifi foli për mesazhin që dha nëpërmjet rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Theksojmë që ajo qëndroi për më shumë se dy muaj brenda atij reality shou. /Telegrafi/

The post Drenusha Latifi flet për Big Brother VIP Kosova: Eksperienca më e bukur e jetës sime, nuk i bie pishman appeared first on Telegrafi.

“Big Brother VIP Kosova 4” konfirmohet/ Çfarë surprizash na presin?

Big Brother VIP Kosova do të rikthehet me një sezon të katërt, dhe këtë e kanë konfirmuar zyrtarisht drejtuesit e formatit, Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti, gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në Gjermani.

Gjatë deklaratës së tyre, Alaudini njoftoi se BBVK4 është në përgatitje dhe do të sjellë “shumë inovacione dhe vetëm risi”, pa dhënë ende datën zyrtare të nisjes apo detaje shtesë për formatin.

Nga ana e saj, producentja Olsa Muhameti u shpreh krenare për përfaqësimin e Kosovës në konferencë:

“Kosova, një shtet i vogël, është përmendur dinjitetshëm përmes një formati kaq të suksesshëm si Big Brother VIP Kosova. Është emocionuese që përmes këtij programi, kemi qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme me shtete të mëdha.”

Muhameti përmendi gjithashtu përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në edicionin e fundit, siç ishte historia e Vullnetit dhe Burimit, duke nënvizuar qasjen moderne të produksionit.

The post “Big Brother VIP Kosova 4” konfirmohet/ Çfarë surprizash na presin? appeared first on Sot News | Lajme.

Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme.

E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati.

 

“Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok.

“Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht”, vazhdoi Xheneta, duke treguar se izolimi i gjatë dhe përballja me vëmendjen e menjëhershme publike kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.

Megjithatë, ndonëse e sfiduar nga përjetime të forta, modelja tregon se tashmë ka nisur të ndiejë një përmirësim të lehtë.

“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë”, u shpreh ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

Në këtë periudhë rikuperimi, ajo ka gjetur qetësi te natyra, konkretisht te deti. “E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit”, tha ajo, duke shtuar se tingulli i valëve i jep paqe shpirtërore dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të forta.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike po ndajnë përjetimet e tyre personale me sfida të ndryshme, rrëfimi i ish-konkurrentes është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbështetjes dhe normalizimit të diskutimit për shëndetin mendor, veçanërisht pas përvojash të forta si pjesëmarrja në reality shou. /Telegrafi/

The post Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë appeared first on Telegrafi.

Ana bën tatuazh emrin e Kevinit: Shënova emrin e tij në lëkurë sepse ai është tashmë në zemrën time

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe të guximshme për të shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit, Kevinit.

Në një gjest plot ndjenjë dhe simbolikë, ajo ka vendosur të gdhendë në lëkurë emrin e tij, duke e kthyer lidhjen e tyre në një kujtim të përjetshëm.

Tatuazhi, i realizuar në kraharorin e saj, u publikua përmes një imazhi të ndarë në rrjetet sociale, ku Ana shihet duke mbajtur krenare tatuazhin dedikuar Kevinit.

Foto: Ana Ejupi / Instagram

Por ajo që rrëmbeu po ashtu vëmendjen e ndjekësve ishte përshkrimi emocional që e shoqëronte foton:

“E shënova emrin e tij në lëkurë, pasi ai tashmë është në zemrën time”.

Ky mesazh i thjeshtë por i ngarkuar me dashuri, shpreh thellësinë e lidhjes që Ana ndien për partnerin e saj.

Foto: Ana Ejupi dhe Kevini / Instagram

Ana dhe Kevini u njohën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë – Big Brother VIP Kosova. Që nga dita e parë, kimia mes tyre ishte evidente, dhe me kalimin e kohës, ndjenjat u shndërruan në një romancë të sinqertë, e cila mbijetoi edhe pas daljes nga spektakli.

Pavarësisht sfidave dhe momenteve të vështira që çifti ka kaluar, ata vazhdojnë të qëndrojnë bashkë, duke ndërtuar një marrëdhënie që është forcuar dita-ditës. /Telegrafi/

The post Ana bën tatuazh emrin e Kevinit: Shënova emrin e tij në lëkurë sepse ai është tashmë në zemrën time appeared first on Telegrafi.

Xheneta reagon ndaj kritikave pas videos ironizuese me Brikendën: Qenkni ‘prekë’, moralistë, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur ‘VIPa’

Pas publikimit të një videoje ku shihet së bashku me Brikendën duke bërë ironi mbi marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, Xheneta ka reaguar ashpër ndaj kritikave që ka marrë në rrjetet sociale, sidomos nga ndjekës të saj të cilët ajo i quan “moralistë leshi”.

Në një postim të gjatë në Instagram, ajo i është drejtuar atyre që sipas saj kanë reaguar me standarde të dyfishta, duke rikujtuar momentet kur është ndjerë e lënë vetëm përballë sulmeve dhe ofendimeve publike që ka marrë gjatë eksperiencës së saj në spektakël.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Më poshtë është deklarata e plotë e Xhenetës:
Moralistë leshi, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur ‘VIPa’,
Po e shoh që qenkni ‘prekë’ për një video krejt normale ku ironizoj për diçka që dihet e është thënë edhe prej vetë protagonistëve.
Ju paskam dhënë material me moralizu! Krejt e qartë!
Por, e kam veç një pyetje për ju:
Ku ishit ju kur jo në një rast, por disa herë, në mënyrën më të poshtër të mundshme u ofendova në moral e u preka në familje e vazhdoj të marr çdo ditë lloj lloj kërcënimesh e komente të ndryshme përpara miliona shqiptarëve? Ku ishit ju për të më mbrojtur, të paktën përmes reagimeve, një femër që po shënjestrohej padrejtësisht? Ku ishit ju të botës së mediave kur një kolege e juaja vë çmim për një femër tjetër LIVE në televizion kombëtar?
Deri kur me standarde të dyfishta? Deri kur?
Kur reagimet i keni me dallime, veç një gjë është mirë ta bëni – të heshtni!

Deklarata e saj ka ngjallur diskutime të mëdha në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë përkrahur për sinqeritetin dhe guximin, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për mënyrën se si është shprehur.

Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim të mëtejshëm nga personazhet e përmendur apo platformat ku ka ndodhur kjo polemikë. /Telegrafi/

The post Xheneta reagon ndaj kritikave pas videos ironizuese me Brikendën: Qenkni ‘prekë’, moralistë, shumë prej jush edhe të ashtuquajtur ‘VIPa’ appeared first on Telegrafi.

Diana flet për herë të parë për ndarjen nga Arioni: Ishte një marrëveshje mes nesh

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri është rikthyer në vëmendjen e publikut me një intervistë të sinqertë në emisionin Studio A në ATV. Ajo ndau detaje mbi jetën e saj pas spektaklit, projektet që po përgatit, dhe natyrisht, komentoi për herë të parë mbi ndarjen nga Arioni — një temë që ka qarkulluar gjatë në portale, pa konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre.

Këtë herë, Diana vendosi të flasë hapur.

“Jo, nuk jemi më bashkë. Unë jam single.” – u shpreh ajo qartë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar për muaj me radhë.

Ajo tregoi se vendimi për të mbajtur lidhjen dhe më pas ndarjen të fshehtë ishte i përbashkët:

“Pas daljes nga Big-u, vendosëm që lidhjen ta kishim sa më private të ishte e mundur. Edhe ndarjen vendosëm ta mbajmë për vete. Janë gjëra që ndodhin.”

Pavarësisht ndarjes, Diana foli me shumë respekt për Arionin:

“Kemi dhënë shumë prej vetes në atë marrëdhënie. Na ka ndjekur një publik i madh si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. I uroj vetëm të mira dhe sukses në çdo drejtim.”

Blogerja nga Prishtina, kryen me sukses operacionin për…

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.

Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.

Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.

 

The post Blogerja nga Prishtina, kryen me sukses operacionin për… appeared first on Sot News | Lajme.

Xheneta Fetahu befason ndjekësit me transformimin e saj të guximshëm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë bujë në rrjetet sociale me ndryshimin e saj më të fundit.

Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo i la ndjekësit e saj të habitur me një pamje krejtësisht të re dhe të guximshme.

Xheneta u shfaq me një make-up intensiv, duke theksuar sytë me një stil ‘smokey’, ndërsa flokët i kishte stiluar gjysmë të kapura, duke i dhënë një prekje elegante dhe moderne dukjes së saj.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Por nuk ishte vetëm grimi ai që tërhoqi vëmendjen – edhe veshja e saj ishte unike dhe plot stil.

Ajo kishte kombinuar një këmishë me jelek dhe një fustan të shkurtër, një zgjedhje që reflektonte vetëbesim dhe stil të veçantë.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Përveç paraqitjes së saj tërheqëse, edhe përshkrimi i postimit tërhoqi vëmendje. Me një qëndrim sfidues dhe të sigurt, Xheneta shkroi: “Tani bëj çfarë dua unë”.

Ky ndryshim i saj u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për pamjen.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram
Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

The post Xheneta Fetahu befason ndjekësit me transformimin e saj të guximshëm appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Që nga momenti kur hyri për herë të parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në tetor 2024, Gjesti ka qenë një nga figurat më të komentuara.

Përveç lojës dhe strategjisë së tij, një nga gjërat që ka tërhequr vëmendjen e publikut është edhe transformimi i tij në pamje.

Ai ka pësuar ndryshim drastik në pamje që nga koha kur hyri në BBVK, për të “aderuar” më pas në formatin e Big Brother VIP Albania që po vazhdon deri më sot.

Nga një stil më i thjeshtë dhe i lirshëm, ndryshimi i tij përgjatë këtyre pesë muajve ka qenë i dukshëm.

Lirshëm mund të thuhet se paraqitja e tij tani nuk përkon as edhe afër me figurën që kishte në tetor të vitit 2024 gjatë spektaklit të BBVK-s.

Gjesti tash e pesë muaj po vazhdon të jetë i izoluar, i larguar plotësisht nga bota e jashtme dhe realiteti që mbizotëron jashtë.

Më poshtë kemi mbledhur disa fotografi prej të cilave mund të shihni në mënyrë kronologjike ndryshimin e këngëtarit në pamje. /Telegrafi/

Gjesti në klipin prezantues të Big Brother VIP Kosova
Gjesti në prime-in e parë të Big Brother VIP Kosova, tetor 2024
Gjesti në prime-in e parë të Big Brother VIP Kosova
Gjesti në prime-in 5 të Big Brother VIP Kosova
Gjesti në prime-in 7 të Big Brother VIP Kosova
Gjesti në prime-in e 13-të në Big Brother VIP Kosova
Gjesti në prime-in e 16-të të Big Brother VIP Kosova
Gjesti në ditën kur u eliminua nga Big Brother VIP Kosova
Gjesti në natën e largimit nga Big Brother VIP Kosova
Gjesti në natën kur hyri në Big Brother VIP Albania
Gjesti në prime-in e fundit të Big Brother VIP Albania, mars 2025

The post Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania appeared first on Telegrafi.

Xheneta Fetahu thotë se partnerin e ri e ka njohur para se të hynte në Big Brother Kosova

Xheneta Fetahu zbuloi pak ditë më parë partnerin e saj të ri përmes një fotografie të ndarë në rrjete sociale.

Për të njëjtin kishte folur edhe kur ishte në Big Brother VIP Kosova, ndërkohë që brenda nisi edhe një lidhje me Gjestin.

Pas daljes, ajo ka bërë të ditur se është ribashkuar me të dhe se ka qenë duke e përkrahur gjithë kohën.

Foto: Screenshot/Instagram

Në programin “E diell”, finalistja e BBVK ka ndarë disa detaje me publikun në lidhje me këtë marrëdhënie.

“Dua të jem shumë e sinqertë ata person e kam njohur para Big Brother, e kam thënë edhe brenda në Big një pjesë që kam thënë se jam bërë merak për të. Para se me u fut në Big komunikimi i ynë ka mbaruar”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Tutje theksoi: “Gjithçka ka mbaruar, ai nuk është ndalur duke më mbështetur mua dhe ai më njeh mua shumë mirë saqë edhe pas daljes time nuk është shqetësuar asnjëherë për gjërat që unë i kam bërë brenda, njerëzit që më paragjykojnë mua. Është personi që kisha shpresuar që të gjitha femrat ta kenë afër”.

Përkundër partnerit, ajo po vazhdon të flas akoma për Gjestin dhe për situatat që kishte me të. /Telegrafi/

The post Xheneta Fetahu thotë se partnerin e ri e ka njohur para se të hynte në Big Brother Kosova appeared first on Telegrafi.

Drenusha Latifi i reagon Olsa Muhametit për deklaratat e saj në emision rreth ‘dhunës nga Atilla’: Ke gënjyer, do të të padis

Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar ndaj producenteve të Big Brother VIP Kosova 3, pas deklaratave të tyre për përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në këtë format.

Producentja Olsa Muhameti deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike. Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh” dhe përhapje të pavërtetave.”

Në reagimin e saj, Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.

Ajo e kundërshton fuqishëm deklaratën e Olsës, duke thënë: “Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.

Drenusha gjithashtu ka zbuluar se ka pasur një urdhër mbrojtës ndaj Atillës për gjashtë muaj, të cilin nuk e ka vazhduar për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother.

Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.

“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.

Foto: Drenusha Latifi/InstaStory

Në fund, Drenusha paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës dhe u shpreh se dëshiron të mbyllë këtë çështje për hir të familjes dhe dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/

The post Drenusha Latifi i reagon Olsa Muhametit për deklaratat e saj në emision rreth ‘dhunës nga Atilla’: Ke gënjyer, do të të padis appeared first on Telegrafi.

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon – menaxheri yt më ka lutur që t’i fshij videot

Pas reagimit të Drilon Rama për publikimin e përgjimeve telefonike, Xheneta Fetahu ka publikuar një video të re në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Në videon e publikuar, Xheneta shfaqet duke udhëtuar në veturën e saj dhe i drejtohet drejtpërdrejt Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta. Ajo thekson se Driloni ka pranuar që ka pasur interes për të luajtur, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ashtu edhe jashtë saj.

“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”, tha Xheneta në videon e saj.

Ajo gjithashtu mohoi kategorikisht se ngjarja kishte ndodhur vetëm një javë pas daljes së Drilonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke theksuar se ai kishte vazhduar të kontaktonte me të deri para disa ditësh.

“Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,” shtoi Xheneta, duke theksuar se ajo është në dijeni të më shumë materialeve që mund të publikohen në të ardhmen.

Xheneta ka mbyllur videon me një thirrje për Drilonin dhe menaxherin e tij, duke kërkuar që të ndalin mashtrimin dhe të mos përpiqen të manipulojnë opinionin publik: “Keshtu qe te kisha përshëndet dhe te kisha thënë mos e rrej, mos e mashtro popullin, se unë vetëm me fakte flas”.

Pavarësisht se Driloni ka kërkuar falje dhe ka mbrojtur veprimet e tij, Xheneta ka vazhduar të qëndrojë e fortë dhe e sigurt në deklaratat e saj, duke kërkuar që të vërteta e plotë të dalë në shesh. /Telegrafi/

The post Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon – menaxheri yt më ka lutur që t’i fshij videot appeared first on Telegrafi.

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Pas publikimit të bisedave të incizuara nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë për këtë çështje përmes një videoje të postuar në InstaStory.

Në deklaratën e tij, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze.

Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.

Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

“E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

Megjithatë, boksieri ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.

“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

Pavarësisht gjithçkaje, duket se drama mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

The post Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje appeared first on Telegrafi.

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

Pas publikimit të përgjimeve telefonike që tronditën rrjetet sociale, Xheneta Fetahu ka reaguar zyrtarisht në llogarinë e saj në Instagram.

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3 ka ndarë një mesazh në InstaStory, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të merrej me këtë situatë, por kërcënimet e vazhdueshme nga fituesi Drilon Rama dhe menaxheri i tij e detyruan ta bënte publike bisedën e incizuar.

Në reagimin e saj, Xheneta shkruan: “Nuk e kam pasur në plan të merrem me këto biseda. Mirëpo, kërcënimet e vazhdueshme të Drilonit dhe menaxherit të tij, nuk më lanë rrugë tjetër! Ju lus të mbarojë me kaq dhe të mos merreni më me emrin tim! Sa i përket asaj ‘videos’, le të shkojnë te femrat ku janë mësuar, jo me mua!”.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ky reagim ka ndezur edhe më shumë debat mes ndjekësve të BBVK3, të cilët janë ndarë mes atyre që mbështesin Xhenetën dhe të tjerëve që pyesin nëse publikimi i bisedave ishte i justifikuar.

Nga ana tjetër, Drilon Rama ende nuk ka bërë një deklaratë publike për këtë skandal, ndërsa fansat presin me kuriozitet nëse ai do të reagojë apo do të qëndrojë në heshtje përballë akuzave. /Telegrafi/

The post Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij appeared first on Telegrafi.

‘Godet’ Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Pak muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Finalistja Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime.

Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Sarën, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK 3.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët: “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e boksierit pas përfundimit të spektaklit.

Drilon Rama ende nuk ka reaguar publikisht mbi akuzat, por pritet që ky zhvillim të ketë një ndikim të madh në imazhin e tij si fitues i edicionit të tretë të BBVK. /Telegrafi/

The post ‘Godet’ Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën appeared first on Telegrafi.

Drilon Rama i bën një dedikim të veçantë Sara Kolamit për ditëlindje

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka festuar ditëlindjen në një vend luksoz në Tiranë.

Ajo kishte ftuar disa nga miqtë e krijuar nga formati i lartpërmendur si: Drilon Ramën, Rovena Stefën, Atilla Kardesh, e në mesin e tyre ishte edhe producentja Olsa Muhameti.

Driloni dhe Sara tashmë dihet se kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, edhe pas mbarimit të spektaklit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drilon Rama (@drilonrama_)

Fituesi i Big Brother ka ndarë fotografi krah Sarës dhe me këtë rast bëri një urim të veçantë për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen o zog, me klasë të lartë”, kanë qenë fjalët e boksierit shqiptar.

Nuk dihet më shumë për këtë raport të dyshes, se si janë në të vërtetë pas Big-ut.

Sidoqoftë, janë parë shpesh si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, me aktivitete të ndryshme. /Telegrafi/

The post Drilon Rama i bën një dedikim të veçantë Sara Kolamit për ditëlindje appeared first on Telegrafi.

Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj – Anisa Veseli nis procedurat ligjore

Ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veselit, iu premtua një gjë sa ishte në formatin e përmendur.

Ajo ka treguar se vuan nga skolioza dhe derisa po bënte rrëfimin, iu kumtua nga Alaudin Hamiti se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj.

Megjithatë, kjo doli të jetë një mashtrim, e se ajo klinikë nuk merret fare me ndërhyrje.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar gjithçka në lidhje me ta dhe se si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi.

Artistja tani bën me dije se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq, duke theksuar se njerëzit kanë luajtur me jetën e saj.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Anisës (pa ndërhyrje):

Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.

Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm.

Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë.

Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!

Drejtësia do të triumfojë”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj – Anisa Veseli nis procedurat ligjore appeared first on Telegrafi.

Është djalë! Ish-banorët e BBVK bëhen prindër për herë të parë

Çifti që ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova janë bërë prindër për herë të parë. Alisa dhe Urimi, kanë zbuluar për ndjekësit lajmin e bukur, duke ndarë foto nga materniteti.

“Jeta sapo u bë shumë më e ëmbël, mirë se erdhe vogëlush”, thuhet në shkrimin e tyre.

Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin vendosën ta pagëzonin me emrin Alur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alisa Maloku (@aliissaaax)

The post Është djalë! Ish-banorët e BBVK bëhen prindër për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka rrëfyer për të gjitha.

Në emisionin “SOL” në Klan Kosova mes tjerash ka treguar edhe raportin me fituesin e BBVK 3, Drilon Ramën.

Bukuroshja shqiptare theksoi se edhe pas daljes së shtëpisë kanë një raport të mirë, por nuk ka dhënë më shumë detaje për një lidhje dashurie.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kemi një marrëdhënie shumë e mirë siç është shumë e dukshme. Nuk jemi të rrethuar më me toksitet, kemi një marrëdhënie shumë të mirë është një person që shumë e respektojë”, u shpreh ajo.

Tutje ish-konkurrentja tha: “Jemi më të çiltër jashtë shtëpisë, pasi aty ruhesh brenda për 24 orë, por jashtë jemi më të çiltër”.

Sara dhe Driloni janë parë bashkë pas përfundimit të këtij spektakli si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.

Megjithatë, duket se tani për tani janë vetëm miq të mirë. /Telegrafi/

The post Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother appeared first on Telegrafi.

❌