Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3

3 July 2025 at 16:59

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.

Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.

Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.

Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.

Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)

Festa e saj për këtë 25 vjetor ishte pa dyshim një nga eventet më të bukura dhe të përfolura të momentit në rrethin e personazheve të njohur. /Telegrafi/

The post Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

Diana flet për herë të parë për ndarjen nga Arioni: Ishte një marrëveshje mes nesh

By: gaze tare
7 April 2025 at 22:26

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri është rikthyer në vëmendjen e publikut me një intervistë të sinqertë në emisionin Studio A në ATV. Ajo ndau detaje mbi jetën e saj pas spektaklit, projektet që po përgatit, dhe natyrisht, komentoi për herë të parë mbi ndarjen nga Arioni — një temë që ka qarkulluar gjatë në portale, pa konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre.

Këtë herë, Diana vendosi të flasë hapur.

“Jo, nuk jemi më bashkë. Unë jam single.” – u shpreh ajo qartë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar për muaj me radhë.

Ajo tregoi se vendimi për të mbajtur lidhjen dhe më pas ndarjen të fshehtë ishte i përbashkët:

“Pas daljes nga Big-u, vendosëm që lidhjen ta kishim sa më private të ishte e mundur. Edhe ndarjen vendosëm ta mbajmë për vete. Janë gjëra që ndodhin.”

Pavarësisht ndarjes, Diana foli me shumë respekt për Arionin:

“Kemi dhënë shumë prej vetes në atë marrëdhënie. Na ka ndjekur një publik i madh si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. I uroj vetëm të mira dhe sukses në çdo drejtim.”

Ndahen përfundimisht Diana dhe Arioni, çifti i BBVK?

1 March 2025 at 21:07

Një tjetër çift i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka marrë fund.

Diana dhe Arioni, dy ish-banorët e këtij edicioni, kanë vendosur të ndahen pas një periudhe të shkurtër bashkë.

Lajmi u raportua nga Prive, duke bërë të ditur se dyshja ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila përfundimisht ka çuar në ndarje.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një tjetër sinjal që ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së tyre është mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.

Diana dhe Arioni kanë fshirë çdo postim të mëparshëm si çift dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë fund edhe virtualisht marrëdhënies së tyre.

Megjithëse lidhja e tyre vazhdoi për pak kohë edhe pas daljes nga shtëpia, me ulje dhe ngritje, duket se ata kanë arritur në përfundimin se janë më mirë pa njëri-tjetrin. /Telegrafi/

The post Ndahen përfundimisht Diana dhe Arioni, çifti i BBVK? appeared first on Telegrafi.

Pas “BBVK”, Diana dhe Arioni do ndërmarrin hapin e rëndësishëm?

By: gaze tare
26 January 2025 at 15:01

Çifti që doli nga “Big Brother Vip Kosova”, Arioni dhe Diana ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Sol” ku kanë folur rreth marrëdhënies së tyre.

Ata u shprehën se lidhja po iu shkon shumë mirë, madje thanë se ka ardhur koha të bëjnë dhe diçka tjetër, duke na bërë të dyshojmë se ata mund të martohen.

Pas izolimit kemi pasur nevojë mu marr me veten, me njëri-tjetrin, mi fol gjërat tona, veç na, pa kamera, pa asgjë. Tani është tërë kohën duke u bërë mirë e ma mirë. Për mua kudo që jemi bashkë, kudo që jemi mirë, aty është shtëpia”, u shpreh Arioni.

Ndërsa Diana shtoi:

Prej një sfide si Big Brother, tani me dal në jetën normale, të duhet pak kohë me marr vetën, kemi pasur nevojë me i ik syrit të të gjithëve

The post Pas “BBVK”, Diana dhe Arioni do ndërmarrin hapin e rëndësishëm? appeared first on iconstyle.al.

Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje

25 January 2025 at 01:05

Finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ishte një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut, jo vetëm për emocionet dhe surprizat e mbrëmjes, por edhe për paraqitjen e parë televizive bashkë të Dianës dhe Arionit.

Pas spekulimeve të shumta në rrjetet sociale dhe mediet online, çifti vendosi të flasë hapur për statusin e marrëdhënies së tyre.

Diana dhe Arioni, të cilët janë komentuar gjerësisht gjatë dhe pas qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sqaruan përfundimisht situatën duke i dhënë fund të gjitha aludimeve.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë intervistës së tyre në finalen e spektaklit, Diana konfirmoi se lidhja e tyre ka vijuar pa ndërprerje që nga momenti kur Arioni u eliminua nga gara.

Ajo deklaroi me bindje se spekulimet për ndarje nuk kanë qenë asgjë më shumë se thashetheme pa bazë.

Nga ana tjetër, Arioni nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si lajmet rreth ndarjes së tyre ishin përdorur për klikime dhe për të krijuar zhurmë të panevojshme në media.

Ai theksoi se gjithçka që është thënë për një ndarje mes tyre është plotësisht e pavërtetë dhe se marrëdhënia e tyre ka mbetur e fortë.

Me këtë dalje publike, çifti tregoi jo vetëm bashkimin e tyre, por edhe vendosmërinë për të mos lejuar që thashethemet dhe presioni mediatik të ndikojnë në raportin e tyre personal.

Diana dhe Arioni, të dy figura të dashura për publikun, i dhanë kështu një mesazh të qartë mbështetësve të tyre: ata janë bashkë dhe të lumtur. /Telegrafi/

The post Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje appeared first on Telegrafi.

E quan veten fitues – Arioni vazhdon të kalojë kohë me Dianën

31 December 2024 at 08:59

Arion Rexha dhe Diana Tahiri po vazhdojnë të shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin.

Ka qenë ish-banori që duket se ndodhet akoma në Norvegji, duke kaluar një pjesë të madhe të kohës me tashmë të dashurën.

Këngëtari ka ndarë disa fotografi të tjera në rrjete sociale, çaste nga ditët e kaluara bashkë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arion (@arionrex)

“Fituesi”, ka shkruar ai.

E ky përshkrim mbase tregon se ka fituar më shumë nga e gjithë kjo, pas daljes nga Big Brother.

Ai u largua disa javë më parë nga ky format dhe nuk u paraqit më për asnjë moment.

Duket se ka një hatërmbetje të Arionit me produksionin, edhe pse akoma nuk dihet asgjë. /Telegrafi/

The post E quan veten fitues – Arioni vazhdon të kalojë kohë me Dianën appeared first on Telegrafi.

Çifti i BBVK publikojnë fotografi së bashku, Diana i hipën mbi supe Arionit

22 December 2024 at 22:03

Arioni dhe Diana, çifti që u formua gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, më në fund kanë publikuar fotografitë e para së bashku pas përfundimit të programit.

Dyshja krijoi një lidhje gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, duke fituar simpatinë e publikut me kiminë dhe afërsinë e tyre.

Pas daljes nga shtëpia, Diana ishte e para që u eliminua, ndërsa Arioni qëndroi më gjatë në lojë.
Megjithatë, për habinë e fansave, deri tani nuk kishte pasur asnjë postim apo moment të ndarë nga dyshja në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjithçka ndryshoi kur Diana publikoi në Instagram tri fotografi, ku shihet duke qëndruar mbi supet e Arionit, duke konfirmuar kështu se lidhja e tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Fansat e çiftit kanë shpërthyer në komente pozitive, duke shprehur gëzimin e tyre për këtë moment të shumëpritur.

Çifti duket më i afërt se kurrë dhe fansat tashmë janë të etur për më shumë momente të përbashkëta nga Diana dhe Arioni në të ardhmen. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram

The post Çifti i BBVK publikojnë fotografi së bashku, Diana i hipën mbi supe Arionit appeared first on Telegrafi.

Ka miqësi me të dy! Diana flet për Drenushën dhe Atillën: U shokova kur hyri

By: gaze tare
5 December 2024 at 14:15

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Diana Tahiri ka folur mbi rrugëtimin dhe ngjarjet që kanë pasur daljen e saj nga reality-show.

Gjatë njërit prej spektakleve, Drenusha Latifi nuk u pajtua për deklaratat e saj për daljen nga shtëpia. Diana tha se e ka të vështirë të flasë për këtë, por i vjen keq që ajo e ka marrë personale përgjigjen e saj. Ish-banorja shton se nuk i ka ardhur mirë ndaj raporti i tyre jashtë shtëpisë duket se është cenuar.

‘Drenusha ka një shoqëri me motrën time. Unë e njoh Drenushën përmes motrës dhe për hir të motrës sime dhe shoqërisë që kanë ato të dyja, unë nuk kam qejf të përzihem por edhe Drenusha ka thënë aty brenda që unë në lojën e Dianës nuk përzihem, vjen momenti që do të kem një debat apo çfarëdo qoftë por në lojën e saj nuk përzihem. Tani, pas prime në darkë të thotë ato fjalë dhe t’i flasë Arionit siç është duke i folur pasi e sqaruam atë pjesë, emri im po përdoret për lojë siç unë po e perceptoj se unë kam dalë. Ndoshta Drenusha është ajo që aty brenda nuk e kam pritur ta përdorte për lojë’

Lidhur me fotot që kanë qarkulluar ku vajzat shfaqen bashkë, Diana qartëson se nuk ka miqësi veç mes saj e Drenushës.

‘Jo, ajo thjesht ka qenë shoqja e motrës time dhe kur kemi dalë, kemi dalë të treja. Unë veçmas me Drenushën ndoshta kur ajo ka qenë në Norvegji, por që unë të them që me Drenushën të kem pasur një shoqëri nuk ka qenë, shoqëria me motrën time dhe me Drenushën, shumë thjesht, se jam e lidhur me motrën time’

Po ashtu, ajo ka zbuluar se u shokua kur hyri Atilla brenda shtëpisë e se donte që Drenusha ta dinte se ishte në krah të saj.

‘Kur hyri Atilla, jam shokuar dhe doja të mbështesja Drenushën dhe doja ta dinte që edhe po të penalizohesha, do ia mbaja anën dhe isha afër saj tërë kohën se të jesh në lojë dhe të të vijë ishi kur e di si jeni ndarë dhe që u bë ajo pjesë publike, ndoshta edhe unë e përjetova më tepër, s’e di, por jam përpjekur të bëj timen’

The post Ka miqësi me të dy! Diana flet për Drenushën dhe Atillën: U shokova kur hyri appeared first on iconstyle.al.

Edi: Dianën e kam takuar nga jashtë dhe ia kam shprehur pëlqimin – i ka rënë kokës Arionit

3 December 2024 at 23:48

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Eduard Kuçi, i cili dha dorëheqje nga rrugëtimi i tij në spektaklin e njohur, ka ndarë detaje të reja për marrëdhënien me Dianën, banoren me të cilën kishte shprehur pëlqim gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, Edi ka treguar se pas daljes është takuar me Dianën dhe e ka vlerësuar atë si një vajzë respektuese dhe të mirë.

“Unë i kam shprehur pëlqim Dianës. I ka rënë kresë Arionit direkt. Jam takuar këto ditë me Dianën, shumë çikë e mirë respektueshme. [Arioni] edhe me Dianën sa ka qenë aty, send s’ka bërë”, tha Edi, duke adresuar edhe rivalitetin me Arionin, një tjetër banor i shtëpisë.

Edi gjithashtu pranoi se ka qenë i mëshirshëm ndaj Arionit për shkak të njohjes së tyre nga jashtë.

“Po të mos ishte kjo, ai do të ishte viktimë e lojës sime,” tha ai, duke shtuar se strategjitë e tij brenda lojës do të kishin ndikuar më shumë po të mos kishte marrë parasysh miqësinë me Arionin.

Deklaratat e tij kanë ngjallur kuriozitet për dinamikat mes banorëve jashtë shtëpisë, duke sjellë një tjetër perspektivë mbi marrëdhëniet e krijuara brenda formatit televiziv. /Telegrafi/

The post Edi: Dianën e kam takuar nga jashtë dhe ia kam shprehur pëlqimin – i ka rënë kokës Arionit appeared first on Telegrafi.

Drenusha: Kushërira e Dianës ka dalë 1 herë me Atillën, tentoi të bënte gjithçka

By: gaze tare
3 December 2024 at 16:47

Banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Drenusha Latifi ka treguar një histori të së kaluarës, ku pjesë e saj është edhe Diana Tahiri, ish-banorja e këtij edicioni.  Ajo ka folur për vajzën e dajës së Dianës, përfshirë këtu edhe ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh.

Drenusha thotë se vajza në fjalë ka folur me ish-partnerin e saj vetëm një herë, e më pas ka pasur disa situata.

Biseda e plotë:

“Se në Suedi jeton ajo, ka dalë një herë me të çikën e dajës saj, ajo ka qenë e ndarë me një fëmijë dhe nuk ka dalë më me të. Është e bukur e krejt, bile edhe Diana ka qenë prezent. Nuk e kam njohur, as me të as me këto. Histori tepër moti. Mua nuk më ka thënë asgjë se është tip më ndryshe.

Më vonë më ka treguar se e njeh përmes çikës dajës vetë asgjë më shumë. Edhe lidhja jonë ka vazhduar dhe është harruar ky muhabet. Ajo nuk iu ka folur këtyre se pse shoqja juaj po del me atë, kur e dini se mua më ka pëlqyer ai, edhe këto nuk e kanë parë të arsyeshme sepse nuk ka qenë lidhje, një e dalur. Edhe ajo nuk iu ka fol këtyre.

Unë kam shkuar në Suedi, ajo ka insistuar me bë gjithçka, me njerëzit e tij me të tjerë ka shpifur.

Çfarë nuk ka bërë. Për një moment jam takuar edhe me nënën e vajzave, do të thotë Dianës edhe më ka thënë, do të flas me të. I ka thënë a ke pasur diçka me të, atëherë çfarë po do. Ajo herë pas here i ka treguar këtij, me atë pse kë folur për mua edhe pse se ka përmendur kurrë.

Në periudhën kur kam qenë duke u ndarë më dërgoi një koment me profil false. Sipas atij, ky mendon që ajo u ra dhe e kam lënë. Është goxha i thellë si muhabet. Nuk jam marrë me këtë. Në të njëjtën kohë i ka shkruar edhe atij”.

The post Drenusha: Kushërira e Dianës ka dalë 1 herë me Atillën, tentoi të bënte gjithçka appeared first on iconstyle.al.

Diana bën deklaratën e papritur: Lidhja me Arionin më penalizoi

By: gaze tare
2 December 2024 at 22:40

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Diana, ka ndarë përvojën e saj në këtë format gjatë një interviste në spektaklin e sotëm. Ajo e cilësoi këtë eksperiencë si një përvojë pozitive, pavarësisht vendimit të papritur për t’u larguar nga shtëpia, duke e lënë lojën përgjysmë.

Edhe pse dalja ishte një peng për mua, ndihem e lumtur që kam marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga publiku jashtë,” tha ajo.

Megjithatë, Diana pranoi se lidhja me Arionin ndikoi në strategjinë e saj në lojë.

Kam ndjerë se loja ime u penalizua nga lidhja me Arionin. Do të kisha dashur të fokusohesha më shumë në lojën individuale,” shtoi ajo.

E pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë, Diana u shpreh se një rikthim i mundshëm në garë do ta gjente më të përqendruar te vetja.

Po të kisha një mundësi tjetër, do të bëja një lojë më individuale, pa krijuar lidhje,” deklaroi ajo.

The post Diana bën deklaratën e papritur: Lidhja me Arionin më penalizoi appeared first on iconstyle.al.

U komentua gjatë darkës së të nominuarve, ja si e priti Diana sjelljen e Arionit

By: gaze tare
28 November 2024 at 13:44

Një nga ish-banoret më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana, e cila pati një raport të veçantë me Arionin gjatë qëndrimit në shtëpi, vazhdon ta përkrahë publikisht edhe pas largimit të saj.

Në një postim në platformën X, ajo shkroi: “Ari, king behavior #Bbvipks3”, duke konfirmuar hapur vlerësimin dhe mbështetjen për të.

Diana ka shpërndarë këngët e tij në rrjetet sociale dhe duke e lavdëruar si një artist me talent të jashtëzakonshëm.

Postimi i saj i fundit erdhi pas performancës së Arionit gjatë darkës së të nominuarve, ku qëndrimet e tij mbrojtëse ndaj Dianës u komentuan pozitivisht. Ky moment duket se e ka prekur thellë ish-banorien, duke e cilësuar atë si një figurë të denjë për titullin “mbret” si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

The post U komentua gjatë darkës së të nominuarve, ja si e priti Diana sjelljen e Arionit appeared first on iconstyle.al.

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

22 November 2024 at 23:09

Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni, ka përjetuar një moment prekës dhe të paharrueshëm gjatë një surprize të organizuar nga produksioni.

Në dhomën e surprizave, ai u takua me motrën e tij, Rritën, në një skenë plot emocione dhe mbështetje familjare.

Rrita, e cila ndodhej përballë tij, shprehu krenarinë për lojën e Arionit brenda shtëpisë së famshme. Ajo i dha një mesazh të fuqishëm motivues, duke e siguruar se e ka mbështetjen e plotë të familjes.

“Mos i harro qëllimet e tua!” – ishte një nga këshillat e saj kryesore për Arionin, duke e inkurajuar të vazhdojë të luajë me vendosmëri dhe integritet.

Rrita nuk la pa përmendur edhe Dianën, partneren e Arionit në shtëpi, duke i thënë se familja e tyre e vlerëson dhe e do shumë.

Ky moment jo vetëm që ngrohu zemrat e banorëve të tjerë dhe shikuesve, por gjithashtu i dha Arionit një shtysë emocionale të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin e tij në formatin gjigant të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

The post Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën appeared first on Telegrafi.

Çfarë i tha babai Dianës që e bëri atë të linte shtëpinë e “BBVK”?

By: gaze tare
22 November 2024 at 23:00

Gjatë spektaklit të sotëm, është bërë i mundur transmetimi i bisedës telefonike të Dianës me të atin, duke prekur banorët dhe vetë Dianën sërish ndërsa e shihte.

Gjatë bisedës, dëgjohej babai i Dianës teksa i tregonte se kishte pësuar infarkt dhe se duhej t’i nënshtrohej një operacioni me rrezik të lartë.

Ai i tha të bijës se kishte 90% gjasa që të mos i mbijetonte ndërhyrjes kirurgjikale. Dhe ishte kjo pikërisht arsyeja pse Diana la shtëpinë në mënyrë të papritur!

The post Çfarë i tha babai Dianës që e bëri atë të linte shtëpinë e “BBVK”? appeared first on iconstyle.al.

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t’ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

22 November 2024 at 22:22

Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga opinionistja Olta Gixhari.

Diskutimi u përqendrua te një frazë që motra e Dianës i kishte thënë në vesh gjatë vizitës së saj surprizë në shtëpinë e BBVK, në të cilën kishte përdorur shprehjen “Ata e urrejnë Arionin” në norvegjisht.

E pyetur për këtë deklaratë, Diana u përgjigj me qetësi dhe maturi: “Olta, unë nuk mundem me tu përgjigj për arsyen. Por sa kam folur me motrën jashtë, ajo ka qenë shumë me emocione në mbrëmjen që më ka vizituar. Gjithsesi, ajo i ka pasur arsyet e veta dhe unë ia kuptoj arsyet. Ndoshta fjalën urrejtje e ka gabuar dhe ajo i ka arsyet e veta. E ka shprehur mendimin e vet”.

Kur Olta e pyeti më tej nëse kjo ishte arsyeja që Diana kishte dalë nga shtëpia, ajo e mohoi kategorikisht: “Jo. Momenti nuk është i duhur tani ta flasim këtë pjesë, sepse mendjen dhe shpirtin i kemi diku tjetër. Por nuk janë kundër lidhjes time me Arionin”, tha Diana, duke theksuar se prioriteti i saj aktual është shëndeti i babait të saj, i cili ndodhet në një situatë të rëndë shëndetësore.

Ky moment emocionues e vuri Dianën në qendër të vëmendjes, duke sjellë një qartësi për lidhjen e saj me Arionin dhe duke nënvizuar përkushtimin e saj ndaj familjes në këto rrethana të vështira. Banorët dhe publiku u solidarizuan me Dianën, duke e përkrahur në këtë periudhë delikate. /Telegrafi/

The post Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t’ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin appeared first on Telegrafi.

Pas daljes nga “BBVK” reagon për herë të parë Diana Tahiri!

By: gaze tare
22 November 2024 at 20:34

Diana Tahiri u largua pak ditë më parë nga “BBVK” pas një telefonate që pati me të atin. Ky largim ishte i papritur dhe për të gjithë banorët e shtëpisë.

Ditën e sotme, Diana ka ardhur për herë të parë me një reagim në rrjete sociale.

Në reagimin e Dianës pak momente më parë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se nuk përmendi aspak Arionin, me të cilin nisi një lidhje romantike brenda shtëpisë.

Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga Diana:

“Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.

Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ka qenë një ëndërr prej shumë vitesh, një ëndërr të cilën nuk do ta kisha ndërprerë kurrë, po të mos ishte për shkak të familjes, dhe konkretisht, për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… babait.

Falënderoj nga zemra produksionin e Big Brother VIP Kosova për mundësinë e dhënë për ta jetuar këtë ëndërr.

I kërkoj ndjesë publikut nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë moment dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj për këto ditë, kur nuk kam pasur mundësi t’ju kthej përgjigje dhe t’ju shpreh mirënjohjen për dashurinë e pafundme që më keni dhuruar virtualisht!

Rrugëtimin tim në Big Brother VIP Kosova e ndërpreva, por jo qëllimin për të arritur synimet e mia në të ardhmen. Ju premtoj se do të
kthehem më e fortë se kurrë.

FALEMINDERIT PA FUND për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më dhuroni. Jam pafundësisht mirënjohëse!
Me shumë dashuri,
Diana.”

The post Pas daljes nga “BBVK” reagon për herë të parë Diana Tahiri! appeared first on iconstyle.al.

Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini: Biseda telefonike me babanë do të zbardhet

By: gaze tare
20 November 2024 at 11:54

Një prej konkurrenteve më të përfolura të këtij edicioni të “BBVK3”, Diana Tahiri, la shtëpinë papritur pas një telefonate që bëri me babain e saj. Ky ishte një vendim sikurse t lartëpërmendëm, i papritur dhe të gjithë banorët mbetën të habitur.  Sipas informacionit të dhënë nga familjarët e saj, babai i Dianës ishte i sëmurë dhe kërkesa e tij ishte që ajo të qëndronte pranë tij për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, moderator, Alaudin Hamiti, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke bërë me dije se largimi i Dianës ishte i papritur dhe se më shumë detaje do të zbuloheshin në prime të premten.

Ai ka përmendur edhe bisedën që Diana pati me Arionin, duke lënë të kuptohet se ky moment ishte një tjetër element i rëndësishëm për ndarjen e saj nga shtëpia.

The post Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini: Biseda telefonike me babanë do të zbardhet appeared first on iconstyle.al.

Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Aludini thotë se biseda telefonike me babanë do të zbardhet të premten

20 November 2024 at 10:55

Njëra ndër banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova”, Diana Tahiri, ka vendosur të largohet nga shtëpia mbrëmë pas një bisede telefonike me babain e saj.

Largimi i Dianës ka shokuar jo vetëm banorët, por edhe fansat e spektaklit, pasi ajo ishte një nga figurat më të komentuar dhe më të ndjekura. Sipas informacionit të dhënë nga familjarët e saj, babai i Dianës ishte i sëmurë dhe kërkesa e tij ishte që ajo të qëndronte pranë tij për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, moderator i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke bërë me dije se largimi i Dianës ishte i papritur dhe se më shumë detaje do të zbuloheshin në prime të premten.

Ai ka përmendur edhe bisedën që Diana pati me Arionin, duke lënë të kuptohet se ky moment ishte një tjetër element i rëndësishëm për ndarjen e saj nga shtëpia.

Foto: Alauadin Hamiti/InstaStory

Diana gjatë qëndrimit të saj në shtëpi kishte zhvilluar një romancë me banorin tjetër, Arionin, dhe kjo lidhje ishte një ndër temat më të diskutuar nga fansat dhe mediat. Sidoqoftë, sipas disa informacioneve, familja e Dianës ka qenë kundër lidhjes së saj me Arionin, duke shtuar një tjetër dimension dramatik në këtë situatë.

Në këtë mënyrë, largimi i Dianës nga “Big Brother VIP Kosova” ka lënë pas shumë pyetje dhe spekulime, por njëkohësisht ka shtuar edhe trishtim mes banorëve dhe fansave që kishin mbështetur lidhjen e saj me Arionin. /Telegrafi/

The post Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Aludini thotë se biseda telefonike me babanë do të zbardhet të premten appeared first on Telegrafi.

“Me përdor babain për kode?” – Kevini, Gresa dhe Sara flasin për Dianën pas situatës së fundit

19 November 2024 at 20:30

Në një bisedë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”, banorët Kevini, Gresa dhe Sara kanë diskutuar rreth vendimit të Dianës për të qëndruar në lojë, edhe pse babai i saj është i sëmurë.

Ky diskutim ka shkaktuar shumë reagime nga të gjithë ata që ishin të pranishëm, duke nxjerrë në pah pikëpyetje rreth emocioneve dhe vendimeve që Diana po merr.

Gresa ishte e para që e shprehu shqetësimin, duke thënë se “e pash ftohtësinë menjëherë”, duke nënkuptuar se ajo kishte vënë re një distancim në sjelljen e Dianës që i dukej e pazakontë për një situatë kaq delikate. Ajo sugjeroi se nuk po kishte ndjeshmëri të mjaftueshme nga Diana për një moment kaq të rëndësishëm për familjen e saj.

Kevini gjithashtu ngre dyshime rreth ndjenjave të Dianës, duke vënë në pikëpyetje mos-emocionet e saj për situatën e vështirë që po kalon. Ai e shprehu shqetësimin se, ndonëse babai i Dianës ishte i sëmurë, ajo duket se po e përballon situatën me ftohtësi dhe nuk po i tregon aspak emocione për këtë ngjarje të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Sara pyeti se pse Diana nuk e bëri telefonatën e duhur në ditën e kaluar, duke aluduar se mbase kjo mund të ishte një kod që do të kishte pasur një domethënie të fshehtë. Kjo sugjerim ka shtuar edhe më shumë mister rreth qëndrimit të Dianës dhe ka bërë që të lindin spekulime për motivet e saj. /Telegrafi/

The post “Me përdor babain për kode?” – Kevini, Gresa dhe Sara flasin për Dianën pas situatës së fundit appeared first on Telegrafi.

I shkroi mesazh Dianës? Reagon motra: Jam e gatshme të dal edhe para drejtësisë

By: gaze tare
19 November 2024 at 12:03

Diana Tahiri ka pasur një mbrëmje të papritur gjatë spektaklit të djeshëm (e hënë), kur motra e saj, Adriana, i dha një lajm të papritur dhe emocionues. Ajo njoftoi Dianën se babai i tyre është i sëmurë dhe, për këtë arsye, ka vendosur të largohet nga programi.

Megjithatë, Adriana ka mohuar kategorikisht lajmet që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte dërguar një mesazh për Dianën përmes faculetës. Në një postim të gjatë në Instagram, Adriana sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte shkruar asnjë fjalë për motrën e saj.

Ja postimi i plotë i Adriana-s në Instagram:

“Me përgjegjësi të plotë, i bëj thirrje produksionit të kthejnë kamerat. Nuk kam shkruar asnjë germë për Dianën, siç po thuhet në rrjetet sociale. Nëse ka ndodhur që kam shkruar diçka, jam e gatshme të jap llogari para drejtësisë për këtë. Faculetën ma dha një punonjës aty, për disa sekonda, dhe kur dola ia ktheva atij. Ju garantoj se nuk kam lënë asgjë në duar të Dianës. E kuptoj Dianën dhe emocionet e saj, sepse edhe unë isha shumë e shqetësuar për t’i dhënë atë lajm. Diçka është përpjekur të manipulohet me këtë histori dhe shumë shpejt do ta dini të vërtetën. Me respekt, Adriana.”

The post I shkroi mesazh Dianës? Reagon motra: Jam e gatshme të dal edhe para drejtësisë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌