LONDĂR, 12 gusht /ASH-DPA/ â Maceve u zhvillohet demenca nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme me njerĂ«zit qĂ« vuajnĂ« nga sĂ«mundja e Alzheimerit, gjĂ« qĂ« ka rritur shpresat pĂ«r njĂ« pĂ«rparim nĂ« kĂ«rkime, sipas shkencĂ«tarĂ«ve.
Ekspertë nga Universiteti i Edinburgut kryen ekzaminime post-mortem të trurit të 25 maceve që kishin treguar shenja të demencës gjatë jetës, si konfuzion, çrregullime të gjumit dhe rritje të vokalizimit, me synim gjetjen e trajtimeve të reja për njerëzit.Më parë, studiuesit kishin përdorur brejtës të modifikuar gjenetikisht, megjithëse kjo specie nuk zhvillon natyrshëm demencë.
Tek truri i maceve me demencĂ« u gjet grumbullim i proteinĂ«s toksike amiloid-beta, njĂ« nga shenjat dalluese tĂ« Alzheimerit, duke u cilĂ«suar nga shkencĂ«tarĂ«t si njĂ« âmodel natyral perfekt pĂ«r Alzheimerinâ pĂ«r shkak tĂ« ngjashmĂ«rive tĂ« mĂ«dha.
Pamjet nga mikroskopia treguan grumbullime të amiloid-betës brenda sinapseve të maceve më të vjetra dhe atyre me demencë. Shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në kuptimin e mënyrës se si amiloid-beta çon në çrregullim kognitiv dhe humbje të kujtesës, duke ofruar një model të vlefshëm për studimin e demencës tek njerëzit.
Sinapset lejojnĂ« transmetimin e mesazheve midis qelizave nervore dhe humbja e tyre shkakton rĂ«nie tĂ« kujtesĂ«s dhe aftĂ«sive mendore tek pacientĂ«t me Alzheimer. Studiuesit gjetĂ«n prova se qelizat mbĂ«shtetĂ«se tĂ« trurit, astrocitet dhe microglia, pĂ«rfshijnĂ« sinapset e prekura, njĂ« proces i njohur si âkrasitje sinaptikeâ, i cili Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m gjatĂ« zhvillimit tĂ« trurit, por qĂ« ndikon negativisht nĂ« demencĂ«.
Ekspertët besojnë se këto zbulime mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për Alzheimerin, si dhe të ndihmojnë në kuptimin dhe menaxhimin e demencës tek macet.
âDemenca Ă«shtĂ« njĂ« sĂ«mundje shkatĂ«rruese, qofshin njerĂ«z, mace apo qen. Zbulimet tona theksojnĂ« ngjashmĂ«ritĂ« e habitshme mes demencĂ«s sĂ« maceve dhe Alzheimerit tek njerĂ«zit. Kjo hap mundĂ«sinĂ« tĂ« shohim nĂ«se trajtimet premtuese pĂ«r Alzheimerin tek njerĂ«zit mund tĂ« ndihmojnĂ« edhe kafshĂ«t tona tĂ« moshuaraâ, tha Robert McGeachan, drejtues i studimit nga Royal  School of Veterinary Studies nĂ« Universitetin e Edinburgut
Ai shtoi se, për shkak se macet zhvillojnë natyrshëm këto ndryshime në tru, ato mund të ofrojnë një model më të saktë të sëmundjes sesa kafshët tradicionale të laboratorit, duke përfituar kështu si njerëzit ashtu edhe kafshët shtëpiake dhe kujdestarët e tyre. /Ad.Ab./
The post STUDIM â Demenca tek macet zhvillohet njĂ«soj si Alzheimeri tek njerĂ«zit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.