Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u kap me kokainë me vete.

39-vjeçarja u kap më 4.4 gram kokainë të fshehur në portofol.

Ajo ka deklaruar në polici se kokainën e kishte për përdorim vetjak.

39-vjeçarja u prangos pasi për përdorim personal mund të mbahet deri 0.3 gramë lëndë narkotike.

The post “E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës appeared first on Albeu.com.

“Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni.

Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”.
Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej.

Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës.

Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati 5 vite nga ngjarja e rëndë, Duel Mehmedaj, i dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

Ridvan Ramazani, i thirur “Riti” në Shkodër ishte një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, dhe lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen Cafi dhe Lici.

Në orët e mesditës së 28 Nëntorit 2020, Arsad Bashli i shkuar Behar Bajrit në “Sky” se forcat e policisë RENEA kanë shkuar në fshatin Dajç dhe po bajnë krefje andej për vrasjen. Por Behari ia kthen: “…se i tesh u qova prej gjumit…”, duke bërë sikur s’ka ditur gjë.

Për shkak se Duel Mehmedaj, i kishte hequr nga qarkullimi njërin nga personat që mbante kontakte e shoqëri me “Cafët” dhe “Licët”, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, marin në mbrojtje Duel Mehmedaj, duke e fshehur në fshatin Rjoll të Shkodrës, me qëllim mos rrënien në duart e policisë që po e kërkonte.

Më tej biznesmeni Pëllumb Gjoka, interesohet përmes policit, Ardit Hasanbehaj, për dinamikën e hetimeve dhe mundësinë e ndihmës që mund ti bëhej Duel Mehmedaj, me qëllim kalimin e akuzës në vrasje për vetëmbrojtje, pasi sipas bisedave në aplikacionin “Sky” dhe akteve në dosjen hetimore, viktima Ridvan Ramazani, kishte qëlluar i pari me pistoletë drejt makinës ku ndodheshin dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Dhe më pas kishte dalë nga makina dhe ishte kundërpërgjigjur me kallashnikov disa herë, Duel Mehmedaj, i cili e ka lënë të vdekur në vend.

Pëllumb Gjoka, teksa ka hyrë në dijeni për ngjarjen, i shkruan në “Sky” në 28 Nëntor 2020, oficerit kundër Krimeve ndaj Jetës në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, duke i thënë: “…ka ndodh një ngjarje andej, mere shtruar vëlla, me shumë terezi vëlla mere…”.

Hasanbegaj, ia kthen duke i dhënë udhëzime Pëllumbit që një person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen, ti çonin mesazh që të mos rinte në shtëpi por të ikte të fshihej. Polici i thotë: “…Ok Ok vëlla, Milker Gjoka, thuaj të mos rijë në shtëpi, po qe…thashë mos e njihje…”.

Por Pëllumbi nuk ka asnjë njohje me Mikljor Gjokën dhe i thotë Hasanbegaj: “…nga është ky…? Ja të pyes…se nuk di shumë detaje…” Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke e këshilluar dhe pohuar se: “…mos folë shumë në telefon vëlla…se do na hapësh punë…shikoje vetë…”.

Kurse Gjoka i shkruan se: “…jo vëlla jo, vetëm këtu (SKY) vëlla…”.

Ndërkohë rreth orës 03:54 të mesantës së 29 Nëntor 2020 Behar Bajri bisedon me Pëllumb Gjokën, duke i shkruar këtij të fundit: “…s’ka gja ma vlla, na pastë marrë të keqen “Riti…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka ia kthen duke i shkruar në “Sky” si më poshtë:
“…kjoft me zotin e ishalla ka këmbën e mbarë e i merr me vetin krejt grupin…”.

“…AMIN…”-i thotë Behar Bajri duke vijuar ti shkruajë se: “…kamën e mbarë, ka me pasë…”.
“.AMIN ishallah…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Por në mesditën e 29 Nnëtorit, Pëllumb Gjoka, bisedon sërisht me policin Ardit Hasanbegaj, duke u interesuar për dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Gjoka i shkruan në “Sky” Ardit Hasanbegaj: ”…si je vëlla? Ka ndonjë gjë të saktë që i kanë shpall në kërkim…?”.

“…Po po, pamjet e karburantit, tullë…”– ia kthen Ardit Hasabegaj, duke e vënë në dijeni Pëllumbin se vrasja ishte filmuar totalisht nga kamerat e një karburanti aty pranë.

“…Ça zgjidhje ka…? A ka hapësirë…?”-ia kthen Pëllumb Gjoka, policit Hasanbegaj.
Por efektivi i policisë Shkodër i shpjegon duke i shkruar se:”…ai djali që të thashë dje (Mikljor Gjoka) ka dhjerë dynjanë. Ka treguar të gjithë ngjarjen.

“…Kush e ka marë në pyetje? Ti je këtej apo në Tiranë? Ka pas shkëmbim zjarri…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.
Por Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: ”…shoku nuk ka hapësirë, sepse i ka dhënë detajet ai djali komplet. Ka treguar që ka qënë makina e këtyre, janë targat, personi del nga makina e tyre sepse duket nga kamerat. Janë kamerat tull…”.
Gjoka i shkruan se:”…ai djali mund ti mohoj…Po por ai ju ka bllokuar rrugën dhe ka gjuajtur i pari…”.

Hasanbegaj ia kthen se:”…po kjo është e vërtetë. Veç në këtë pjesë mund të mbrohen, që ai ju ka zënë rrugën…”.
“…Po pra vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes…si i keni ba letrat…?”-i thotë Pëllumb Gjoka.

Efektivi i policisë ia kthen se: ”…në fund ashtu do shkojë ajo. Por te ne (Polici) tani në këto momente nuk bëhej. Ai djali ka qëlluar dhe mund të shkojë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Vrasja është bërë tani dhe kjo punë nuk bëhet tani. Të bjeri pak situata më vonë, se dje ishte gjithë Drejtoria e Përgjithshme këtu, me Tonin, Ben Dash, e kompani. O vëlla letrat janë bërë për Vrasje në bashkëpunim. Po të mos ishte kap ai djali, që të thashë dje unë do ishte situata ndryshe. Do ishin vetëm pamjet filmike, por tani është dhe deklarimi i tij që thotë që kam qënë me ta në makinë edhe ka qëlluar vëllai i vogël. Po të mos qe kap Mikljori, do ishte ndryshe situata. Por atë e kishin gjetur në shtëpi…”.

Pëllumbi i thotë: “…Po a e keni bërë, se ai ka gjuajtur i pari…? (Fjala për Ridvan Ramazanin).
Hasanbegaj ia kthen:”…kjo është në deklarim të atij djalit (Mikljorit), por nuk e di saktësisht. Por këtë e ka deklaruar edhe ai, që ka zënë rrugën me makinë. Por i rendi pak faktit që thotë se e kemi parë makinën dhe e kemi ndjekur dhe aty na ka bllokuar rrugën ai (Ridvani). Ka dalë vëllai i vogël i tyre, ka gjuajtur me armë ka gjuajtur dhe ai. Kjo është, lartë-poshtë…”.
“…Po kush e ka gjujt i pari…?”-pyet Pëllumb Gjoka.

Hasanbegaj ia kthen:”…nuk e di si detaj, nuk e kam fiksuar. Por kjo është poshtë-lartë. Veç këtu mund të mbrohen ata, tek kjo pjesë. Që ne kemi shkuar për ta takuar. Për sqarim ai (Ridvani) ka qëlluar i pari. Se në pamje mnuk duken qartë qëllon ai (Ridvani) apo këto, (Duel Mehmedaj dhe vëllai). Vetëm këta duken kupton. Kanë qëlluar këtam qellin. Ai shmanget ky djali, Dueli, se bën një veprim shmangës që mendohet se i është shmangur doditjes së tij dhe më pas vazhdon gjuan përsëri, derisa i shkoi tek koka. Ku të takoj të tregoj pamjet, se dhe kameraman të kishim lënë, nuk do ti kapte kaq mirë. Ai (Dueli) kishte shkuar të heq kamerat i ka shkul, i ka lënë në vend. Po të kishte marë atë DVR-në, as 100 vjet nuk do e kishin gjetur…”.

Hasanbegaj më tej i shkruan Pëllumb Gjokës se gjatë marjes në pyetje të djalit të Ridvan Ramazanit, ai ka thënë se në mëngjesin e 28 nëntorit kishte bërë debat me njërin nga vëllezërit Mehmedaj.
“…Ok vëlla, kalofsh mirë…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Më tej në 16 dhjetor 2020, Ardit Hasanbegaj pasi ka marë të dhëna hetimore nga kolegët e tij e informon Pëllumb Gjokën mbi detajet e hetimit dhe planifikimin e ripyetjes në burgun e Reçit të personit të arrestuar, Mikljor Gjoka.
Hasanbegaj shkruan:”…si të kam, ajo që më pyete dje është e sigurt. Pra dy krëhëra, 11 fishekë, 1 gëshojë pistolete. Janë marë edhe fakte.Me urdhër prokurori, nesër do shkojn të pyesin atë Gjokën në Reç…”.
“…Ok vëlla, dhe që ka qitur është kopsitur…?”- i shkruan Pëllumb Gjoka. “…Po, po…”-ia kthen Ardit Hasanbegaj.

The post “Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë rreth orës 15:00, kur për pak çaste i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pas kërkimeve të menjëhershme, vajza u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg, nga kuzhinieri i një vile turistike aty pranë. Ajo u dërgua menjëherë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, nëna e vajzës është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Komuniteti vendas është i shokuar nga kjo tragjedi që ka tronditur të gjithë ishullin.

The post Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Stiven Muça, i cili u kap duke transportuar 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.

Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Stiven Muça, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.2 lekë, ndërsa në shitje me 103.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe luftimin e informalitetit.

Gjatë verifikimeve në pika shitjeje të produkteve ushqimore, u evidentuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.

Si rezultat, AKU vendosi 8 masa administrative me gjobë dhe bllokoi rreth 3 mijë kilogramë fruta dhe perime, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
AKU bëri me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë për konsumatorin dhe rritjen e formalizimit në sektorin ushqimor

The post AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër appeared first on Albeu.com.

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon.

Kjo vjen në kuadër të forcimit të pranisë dhe gatishmërisë së trupave ndërkombëtare në Kosovë, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonë.

The post 350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet.

Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por jo radhë, pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll.

Megjithatë, radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te trau i Kalimashit, duke krijuar radhë kilometrike, siç edhe shihet nga pamjet e marra mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë se 4 mijë shtetas

The post Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata appeared first on Albeu.com.

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht.

Rama tha se ky është një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.

The post Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Qëll*i me ar*ë drejt një makine në Kombinat, arrestohet autori dhe një person tjetër

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.

Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
• O. A(V)., 28 vjeç
• S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.

 

The post VIDEO/ Qëll*i me ar*ë drejt një makine në Kombinat, arrestohet autori dhe një person tjetër appeared first on Albeu.com.

Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat – Horoskopi, e Shtunë 23 Gusht 2025

Dashi

Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga nervozizmi.

Demi

Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë shtysa të rëndësishme lidhur me çështje që i keni përzemër. Mund ta përballoni situatën me më shumë qetësi. Vetëm gjendja fizike nuk do të jetë shumë e mirë. Me afrimin e mbrëmjes dhe me kontaktet që do të keni me njerëz që i doni, situata do të përmirësohet.

Binjakët

Do të keni mundësi për të pasur kontakte të reja, edhe pse në dashuri do të ketë jo pak tensione. Jeni jo pak të lodhur, por pavarësisht kësaj ky është një moment i mirë për të bërë atë që doni. Do të jeni më të hapur me të tjerët në sferën sentimentale, veç nuk duhet ta teproni me ankesat, sidomos ndaj njerëzve të cilët tashmë i keni larg.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë shumë interesante në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Jeni shumë të pasionuar ndaj të tjerëve dhe fati do ju prijë. Edhe sfera sentimentale do të jetë tejet e favorshme. Gjithashtu mundohuni që të gjeni stimujt e duhur brenda vetes pasi keni nevojë për emocione të vërteta.

Luani

Në dashuri do të merrni konfirmime të rëndësishme, ndonëse sfidat nuk do të mungojnë. E shtuna do të jetë mjaft e veçantë, ndaj mundohuni që të mos debatoni sidomos me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Demit. Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat. Humbja e kontrollit ndonjëherë mund të dhurojë kënaqësi.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë më e mirë, pasi do ju lejojë që të ktheni në plan të parë raportet me të tjerët. Në dashuri gjërat do të përkeqësohen, për shkak të keqkuptimeve me të cilat do të përballeni. Ndikimi i kundërt i Venusit, do të shkaktojë mjaft konfuzion dhe ende nuk do arrini që t’iu besoni njerëzve që keni përreth. Përmirësimi do të nisë vetëm pas tre ditëve.

Peshorja

Mundohuni që të mos humbni qetësinë. Pavarësisht ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, lodhja do të ndihet. Ndoshta jeni të zhgënjyer nga sjellja e një personi të cilin e ndjeni të largët. Nëse do ju bëhet një ftesë pranojeni dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë.

Akrepi

Kjo fundjavë do të jetë shumë pozitive sidomos në sferën sentimentale. Ndikimi i Hënës do të ngjallë erosin dhe pasionin, duke përjetuar emocione të bukura. Me njeriun e zemrës jini vetvetja dhe mos krijoni probleme aty ku nuk ka.

Shigjetari

Lidhjet e dashurisë duhen jetuar me kujdes. Momentalisht asgjë nuk iu bën që të ndiheni mirë. Një moment reflektimi mund t’iu bëjë shumë mirë.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj. Të lindurit e shenjës së dashit dhe gaforres, nuk do të jenë në harmoni. Do të ndiheni disi dembelë, por bëni mirë që të mos përhumbeni nga rrjedha juaj normale.

Ujori

Duhet të rikuperoni energjinë, pasi kjo fundjavë është ideale sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të përgatiteni ndaj të papriturave. Nëse dashuria nuk shkon ashtu siç duhet, kjo ndodh edhe për fajin tuaj, shkruan noa.al. Mundohuni që të bëni diçka më shumë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Peshqit

Do të jeni mjaft tërheqës dhe gjithashtu edhe më sensual. Në dashuri do të keni rikuperim terreni. Fundjava është shumë interesante ku ndikimi i favorshëm i Hënës do të sjellë një sërë dobish si dhe mundësinë për të jetuar një histori të re dashurie.

The post Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat – Horoskopi, e Shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë për rreth 90-100 pacientë në ditë.

Sipas Stafës, shërbimi ka gjithsej 7 infermierë: 2 në Kabë për përgatitjen e kimioterapive dhe 5 që kryejnë trajtimin tek pacientët. Aktualisht, dy infermierë janë me pushime, duke bërë që stafi i disponueshëm të jetë shumë i pakët për numrin e pacientëve.

Në një postim në facebook, ai shkruan se infermierët përballen me punë të rëndë dhe rreziqe serioze, pasi pacientët që marrin kimioterapi duhet monitorim të vazhdueshëm për efektet anësore, ndërhyrje të menjëhershme në rast komplikacionesh dhe kujdes të veçantë në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve.

Stafa: Shërbimi i Kimioterapisë, në Spitalin Onkologjik ka 7 infermerë. 2 punojnë në Kabë (vendi ku shkrihen kimioterapitë në Farmacinë Qëndrore), dhe 5 punojnë me njerëzit që bëjnë kimio.

Aktualisht në Kimioterapi, punojnë vetëm 5 infermierë, sepse 2 janë me pushime, dhe numri i atyre që bëjnë kimio në ditë janë rreth 90-100 pacientë.

A e imagjinoni sesi mund t’ia bëjnë 3, apo edhe 5 infermiere t’u shërbejnë rreth 90-100 pacientëve në ditë. S’po bëjnë gjilpëra dhe po ikin. Rrinë aty me orë të tëra, mund të kenë komplikacione, mund të mos ndihen mirë.

Është çmenduri, pasi bëhet fjalë për infermierë, që ka pafund që duan të hyjnë në punë, dhe nuk i fusin. Pse nuk i punësojnë?

Kur pacientët marrin kimioterapi: Duhet monitorim i vazhdueshëm për efektet anësore të menjëhershme (të fikët, aritmi, vështirësi në frymëmarrje, reaksione alergjike të rënda).

Duhet kujdes i posaçëm në përgatitjen dhe administrimin e medikamenteve, sepse një dozë e gabuar ose një infuzion i pa kontrolluar mund të jetë fatal.

Duhet asistencë për çdo komplikacion që mund të ndodhë gjatë infuzionit, sepse çdo sekondë vonesë kushton jetën. Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë, s’mbajmë dot Spitalin Onkologjik

The post Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë appeared first on Albeu.com.

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës.

Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare.
Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat:

Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës

Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirë mund të sjellin përfitime të dukshme financiare.

Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm – idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses!

Luani- Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete

Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo prim.

Këshilla: Menaxhoni të ardhurat shtesë me mençuri – investoni në mënyrë strategjike për të garantuar sukses afatgjatë.

Akrepi- Përfitime të papritura dhe vendime të zgjuara

Për Akrepët, shtatori sjell të ardhura të papritura, ndoshta nga shlyerje borxhesh, shitje të suksesshme apo mundësi të reja për fitime. Intuita e tyre do t’i ndihmojë të marrin vendime të sakta.

Këshilla: Ndiqni instinktin, por mbani këmbët në tokë – momenti është i favorshëm për të hedhur themelet e një stabiliteti financiar afatgjatë.

Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një muaj plot mundësi. Edhe nëse jo, mbani sytë hapur – shtatori gjithsesi mbetet periudhë e shkëlqyer për të bërë plane të zgjuara dhe për të hapur rrugën drejt një sezoni të suksesshëm.

The post Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator appeared first on Albeu.com.

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke e akuzuar këtë të fundit se vepron si “noter i SPAK-ut” dhe jo si përfaqësues i drejtësisë.

Meta e cilëson vendimin për të mos e liruar nga masa e sigurisë si një “mashtrim publik”, të ndërtuar mbi pretendimin se lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët e çështjes.

Sipas Metës, ky argument është i pavërtetë, pasi dëshmitarët e përmendur nga SPAK nuk janë anëtarë të Partisë së Lirisë

“Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.
Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.
E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

1. Endrit Brahimllari, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
2. Erion Brahimllari, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
3. Elena Gaçe, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).
4. Znj. Mirela Merko, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.
5. Z. Luan Rama, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.

Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.
Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.
Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.
Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ZERO prova, ZERO fakte penale dhe ZERO dëshmitarë kundër Ilir Metës.
Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.” – shkruan Meta.

The post Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova” appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.

Sipas Tetovaneës, të miturat ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita” në Kërçovë.

Administrata e shkollës “Drita” shprehu ngushëllimet për humbjen e Erionës dhe Albinës.

“Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

The post Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë appeared first on Albeu.com.

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për përfshirjen e saj në një rast ndërkombëtar korrupsioni.

Banka nuk bëri sa duhej për të parandaluar pastrimin e parave midis viteve 2011 dhe 2014, gjë që rezultoi me dhënien e një dënimi me kusht prej gjashtë muajsh për një ish-menaxher pasurish.

Zyra e prokurorit të Përgjithshëm e vlerësoi vlerën e krimit në 71 milion franga. Hetimi mbi atë që njihet si “Affari Lava Jato” nisi në vitin 2018, sipas zyrës së prokurorit shtetëror.

Llogaritë në bankë janë përdorur për të marrë dhe transferuar ryshfete nga kompanitë e industrisë së naftës dhe ndërtimit. Fondet dyshohet se janë paguar për drejtues të kompanisë shtetërore braziliane të naftës, “Petrobras”.

“Petrobras” gjithashtu kishte llogari në ish-bankën private zvicerane “Sarasin”, e cila ka qenë pjesë e  “Brazilian Safra” për më shumë se 10 vjet. “Këto shkelje kanë minuar integritetin e qendrës financiare zvicerane,” tha  sot zyra e prokurorit të Përgjithshëm.

The post Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga appeared first on Albeu.com.

Rike Roçi mahnit ndjekësit me pozat e fundit në bikini

Rike Roçi ka ndezur rrjetin me paraqitjet e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore.

Modelja dhe influencerja shqiptare ka shfaqur linjat e saj të tonifikuara dhe stilin plot hijeshi në bikini të ndryshme, duke marrë vëmendjen e fansave.

Në një prej fotografive, ajo shihet në det me bikini, duke shijuar ujin kristal të kaltër dhe rrezet e diellit.

Në një tjetër imazh, Rike ka zgjedhur një palë bikini ngjyrë jeshile me detaje elegante, duke e kombinuar me një kapelë kashte për një pamje verore dhe tërheqëse.

Ndërsa në një postim tjetër, ajo ka pozuar në shkallët e një vile luksoze, me bikini të zeza me detaje të kuqe, duke reflektuar një energji plot vetëbesim.

Si gjithmonë, Rike Roçi nuk ka lënë pa marrë vëmendjen dhe komplimentet e ndjekësve të saj, të cilët e kanë vlerësuar për pamjen e kuruar dhe stilin e saj unik.

Postimet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e bërë edhe një herë një nga figurat më të ndjekura të showbiz-it shqiptar në rrjetet sociale.

Me këto poza verore, Rike ka treguar jo vetëm fizikun e saj të admirueshëm, por edhe aftësinë për të sjellë gjithmonë freski dhe elegancë në çdo paraqitje.

 

The post Rike Roçi mahnit ndjekësit me pozat e fundit në bikini appeared first on Albeu.com.

Shefi i NATO-s thotë se duhet të sigurohemi që Putini të mos përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur” dhe “vazhdon të rritet”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte të premten gjatë një vizite në Kiev.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rutte tha se ka plane të tjera për të siguruar fonde nga NATO për të siguruar “një rrjedhë thelbësore të armëve amerikane në Ukrainë”.

Pas takimit shumëpalësh të së hënës në Shtëpinë e Bardhë, Rutte theksoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump e bëri të qartë se “Shtetet e Bashkuara do të përfshihen vërtet në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën”.

“Tani po punojmë së bashku – Ukraina, evropianët, Shtetet e Bashkuara – për t’u siguruar që këto garanci sigurie janë të një niveli të tillë që Vladimir Vladimirovich Putin, nuk do të përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën”, tha Rutte në një konferencë për shtyp.

Rutte theksoi se marrëveshja e garancive të sigurisë do të përbëhet nga dy shtresa: forcimi i ushtrisë së Ukrainës dhe angazhimet nga SHBA-të dhe Evropa që synojnë pengimin e Rusisë në rast të një agresioni të ardhshëm.

Sipas Rutte, diskutimet rreth vendosjes së trupave të huaja në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë janë duke vazhduar, por “është shumë herët për të thënë se cili do të jetë rezultati”.

“Është ende shumë herët për të thënë se kush mund të ofrojë trupa, kush do të kontribuojë me inteligjencë, kush do të jetë i pranishëm në det dhe kush – në ajër”, shtoi Zelensky.

Ndërsa presidenti Zelensky ka thënë se “Ukraina ka nevojë për garanci sigurie në mënyrë që ne, fëmijët dhe nipërit tanë të jemi të sigurt se Rusia nuk do të na sulmojë. Këto janë garanci sigurie kundër një agresori”.

The post Shefi i NATO-s thotë se duhet të sigurohemi që Putini të mos përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën appeared first on Albeu.com.

❌