Mbijetoi në aksidentin tragjik në Berat, gazetarja humb bashkëshortin: Plaga në shpirtin tim s’do shërohet kurrë
Gazetarja Sindi Salaj humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë të dielën në Berat. Ajo ka bërë një postim prekës për ikjen e 29 vjeçarit. Salaj thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre. “Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim.