Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat.

39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin.

Përballë situatës emergjente, janë banorët ata që ngulin këmbë të qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe në shumë raste janë larguar edhe me forcë.

“Kryesorja është për banorët të ruajnë gjakftohtësinë, ne jemi për t’i ndihmuar, çfarë është bërë, është bërë. Të kenë besim te këta burra. Apeli është të largohet edhe banori i fundit. Keq është ta them, por kemi përdorur edhe forcën”, tha kryebashkiaku i Gramshit, Besjon Ajazi.

Në këto kushte emergjence, thirrja për banorët është që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

Ekipet e Ministrisë së Bujqësisë po marrin masa, ndërkohë, për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur. Edhe pse është emergjencë nga zjarret, duhet ndërhyrë pikërisht në këto momente për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie.

The post Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh appeared first on Albeu.com.

Foto/ Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Sara Hoxha, po shijon një periudhë të bukur pushimesh me partnerin e saj të ri, biznesmenin Erik Fullani, në një nga destinacionet më të frekuentuara të jugut të Shqipërisë.

Çifti, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre, duket se e ka bërë të ditur marrëdhënien e tyre, duke ndarë me ndjekësit pamje të lumtura nga pushimet .

Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare prej tyre, pamjet që kanë shpërndarë në rrjetet sociale nuk lënë më dyshime për romancën e tyre dhe për periudhën e qetë që po kalojnë së bashku.

The post Foto/ Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Situatë alarmante në Delvinë/ Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

Situatata po vijon të bëhet edhe më dramatike gjatë orëve të fundit në Delvinë.

Flakët janë përhapur masivisht dhe po shkrumbojnë fshatra të tërë.

Situata është bërë edhe më dramatike në mometin që disa banorë kanë përfunduar në urgjencë të asfiksuar nga zjarri.

Gjithashtu mes tyre është edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi.

Sakaq, fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuuim.

The post Situatë alarmante në Delvinë/ Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës appeared first on Albeu.com.

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Kryetari i PD, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore

Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën.

Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.

Me 10 milionë satelitët.

Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’.

Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë.

The post Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpit

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

Në një prononcim për mediet, Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante .

“Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka. Po përpiqemi të shpëtojmë banesat.

Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit. Po punojmë me të gjitha strukturat”, tha Ajazi.

“Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë.

Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpitë e tyre, apeli është të largohet edhe banori i fundit”, u shpreh kryetari i bashkisë Gramsh.

Situata e zjarreve në Gramsh prej ditës së djeshme është problematike, për shkak të përhapjes së flakëve.

Në dy fshatrat, Nartë dhe Skënderbegas gjendja paraqitet më problematike, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të Forcave të Armatosura.

The post Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpit appeared first on Albeu.com.

Në Nartë vijnë helikopterë nga Abu Dhabi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve

Kanë mbërritur në Nartë përfaqësuesit më të lartë nga Abu Dhabi, të cilët në ndihmë të shtetit shqiptar kanë sjellë edhe dy helikopterë që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

Një viktimë, shtëpi të djegura dhe dhjetëra banorë të evakuuar është bilanci aktual i zjarreve që po shkrumbojnë vendin.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të mërkurë se nga veriu në jug janë aktive 24 vatra.

Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë.

Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit

The post Në Nartë vijnë helikopterë nga Abu Dhabi për të ndihmuar në shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës.

Në përgjigje të tij kreu i qeverisë thotë se zjarret e ditëve të fundit nuk janë çështje avionësh, pasi edhe fqinjët tanë dhe Europa po përballen me flakët.

Kryeministri sqaroi se Shqipëria ka sot më shumë mjete ajrore se çdo vit tjetër, falë flotës së vet dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh!

Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!” shprehet Rama.

Sipas tij, kjo nuk mjafton për të ndalur flakët, të cilat po godasin rëndë edhe vende me kapacitete të larta teknike.

“Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pak a shumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve.

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

The post Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen? appeared first on Albeu.com.

Situata dramatike në Gramsh/ Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë

Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike.

Sipas informacioneve paraprake mesditën e sotme mësohet se ka nisur evakuimi i banorëve dhe i gjësë së gjallë në fshatin Nartë, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Sipas raportimeve nga terreni, zjarri është përhapur në një luginë nga krahu i Harunasit, duke rimarrë nën kontroll edhe një herë fshatin Harunas, i cili ishte më herët i gjithë i “pushtuar” nga flakët.

Tashmë, rreziku është mjaft i madh drejt Nartës, ku janë vendosur me urgjencë për të përballuar situatën e krijuar dy mjete zjarrfikëse.

Ato janë pozicionuar në krahun e sipërm të fshatit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve në drejtim të banesave dhe pasurive të mbetura ende të padëmtuata

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar gjithashtu edhe një autobot uji, forca të ushtrisë, ambulanca dhe mjete të tjera emergjente, në një përpjekje të përbashkët për të mbrojtur jetët njerëzore dhe gjithçka që mund të shpëtohet ende.

Ndërkohë, 3 mjete zjarrfikëse janë pozicionuar mbi fshatin Skënderbegas,por për momentin nuk mund të zbresin në fshat për shkak të bllokimit të rrugës, si rezultat i flakëve dhe terrenit të vështirë.

Ky bllokim po pengon seriozisht ndërhyrjen në një nga pikat më kritike të situatës.

Gramshi po kalon një nga momentet më të vështira të kësaj vere, me forcat e shërbimit zjarrfikës, ushtrinë, vullnetarët dhe banorët që luftojnë në vijën e parë të zjarrit për të mbrojtur jetën,pronën dhe trashëgiminë natyrore të zonës.

Situata mbetet kritike dhe dinamike.

Çdo mbështetje dhe ndihmë në logjistikë, burime njerëzore apo teknike është e domosdoshme për të përballuar këtë emergjencë në shkallë të gjerë.

The post Situata dramatike në Gramsh/ Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë appeared first on Albeu.com.

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21. Ajo ka folur për vështirësitë dhe përjetimet gjatë karrierës, duke theksuar se ndjenja e vlerësimit ndryshon nga vendi në vend. “Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” tha ajo.

Adelina e konsideron publikun shqiptar si një faktor kyç për ringritjen e saj artistike dhe përballimin e vështirësive, duke shtuar “Në Shqipëri kam gjetur gjithmonë mbështetje dhe ndihmë që nuk e kam marrë kudo.”

The post Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar appeared first on Albeu.com.

Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj, 66 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale appeared first on Albeu.com.

‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre për çdo riaktivizim të mundshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme”.

“Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama i bëri thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve.

“Për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, tha Rama.

Gjate 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

The post ‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm appeared first on Albeu.com.

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin.

GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg.

Avokati i Metës u shpreh për mediat se prokuroria kërkoi qëndrimin në burg të Metës dhe sipas tij kjo do të aprovohet nga GJKKO.

“Me mua këta gjykatës nuk kanë shanse të tallen, duhet ti kthehen ligjshmërisë.

I thashë gjyqtarit do të largohem sepse ju vendimin e keni marrë.

Atij nuk i erdhi mirë, ata vendosin afërmendësh se çfarë kërkon Prokurori. Prokurori kërkoi rrëzimin dhe Gjykata do ta rrëzojë. 

Mbrojtjen nuk e bën Meta, por e bëj unë. Meta ka qëndrimet e tij politike, por mbrojtjen nuk ma dikton as Meta dhe asnjë tjetër.

Unë jam këtu për të parashtruar medimet e mia dhe për të parë se si sillet Gjykata.

The post GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua appeared first on Albeu.com.

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së zjarreve në mënyrë të shpejtë.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, shprehet Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri në vend, nga të cilat 24 mbeten aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, po punojnë në terren, me mbështetje nga ajri nga helikopterë në Gramsh, Delvinë e zona të tjera.

Situatat më problematike regjistrohen në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë djegur shtëpi e ullishte, në Gramsh me një viktimë, në Tepelenë me dëme në stalla e bagëti, si dhe në disa vatra në Tiranë, Shkodër, Dibër e Korçë.

The post LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë appeared first on Albeu.com.

Meta kërkon lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Çela, kjo për shkak se javën e kaluar gjyqtari Erjon Bani shpalli moskompetencën.

Seanca e kaluar u shty pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kërkoi që çështja për masën e sigurisë duhet të shqyrtohet nga avokati që e ka ndjekur dosjen në hetimin fillestar, Erjon Çela, dhe jo nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani.

Gjyqtari Çela ishte me pushime javën e kaluar, e për këtë arsye shqyrtimi i kërkesës ju caktua Banit si gjyqtar i gatshëm.

Por ky i fundit shpalli moskompetenc.

Ilir Meta kërkon të lirohet nga qelia me argumentin që tashmë nuk ka më rrezik për prishje provash pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

The post Meta kërkon lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin ku prehen viktimat e masakrës së vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje.

Në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa fotografi ku shihet e mbuluar me shami, ndërsa ecën mes varreve të të vrarëve. Pamjet, të ngarkuara me emocion, shoqëroheshin me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe kujtese.

Postimi i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e modeles për të nderuar viktimat dhe për të rikujtuar rëndësinë e mos-harrimit të tragjedive historike.

Emina Çunmulaj, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, është e njohur për angazhimin e saj në kauza humanitare dhe për mbështetjen që i jep çështjeve që lidhen me paqen dhe drejtësinë.

The post Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë appeared first on Albeu.com.

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ajo po i kalon pushimet verore në jug të Shqipërisë, konkretisht në një resort luksoz në Dhërmi.

Nga atje, në rrjet qarkulluan disa pamje ku Egli shihej e shoqëruar nga një mashkull misterioz, duke ngjallur menjëherë aludime se mund të bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Për t’iu përgjigjur këtyre zërave, Egli ka bërë një reagim të terthorte.

Në InstaStory, ajo ka publikuar dy fotografi: në njërën shihet me një ‘emoji’ duke medituar, ndërsa në tjetrën shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar.

Përmes këtyre postimeve, ajo ka dhënë mesazhin se është në paqe me veten dhe se po shijon çdo ndryshim që po ndodh në jetën e saj.

Duket se, pavarësisht thashethemeve, Egli po e përjeton këtë periudhë me qetësi dhe pozitivitet, duke u fokusuar tek momentet e bukura të verës.

The post U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos appeared first on Albeu.com.

Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita

Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës.

Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit afër qytetit ndërsa flakët vijojnë nga zona e Kakodhiqit.

Gjatë natës rreth 10 qytetarë nga Delvina kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë, në mjediset e Kinotetatrit ku u vendos përkohësisht spitali.

Katër prej tyre ishin ushtarë të angazhuar për të shuar zjarret.

Sot në mëngjes situata vijon të jetë kritike dhe pritet ndërhyrja nga ajri.

Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës.

Flakët, e nisura fillimisht në Finiq pasditen e djeshme kaluan në territorin e Delvinës.

Banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët dhe stafin mjekësor të spitalit.

The post Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita appeared first on Albeu.com.

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës.

Aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha.

Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.

Po asht një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh.

The post Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë appeared first on Albeu.com.

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.

Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.


Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

The post Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta appeared first on Albeu.com.

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë.

Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas po digjet dhe fshati i fundit.

Gjithsej 6 fshatra të shkrumbuar totalisht, fshati i 7 sapo është përfshirë nga flaket dhe një tjetër shumë afër.

Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

The post Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit appeared first on Albeu.com.

❌