Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh
Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat.
Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin.
Përballë situatës emergjente, janë banorët ata që ngulin këmbë të qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe në shumë raste janë larguar edhe me forcë.
“Kryesorja është për banorët të ruajnë gjakftohtësinë, ne jemi për t’i ndihmuar, çfarë është bërë, është bërë. Të kenë besim te këta burra. Apeli është të largohet edhe banori i fundit. Keq është ta them, por kemi përdorur edhe forcën”, tha kryebashkiaku i Gramshit, Besjon Ajazi.
Në këto kushte emergjence, thirrja për banorët është që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.
Ekipet e Ministrisë së Bujqësisë po marrin masa, ndërkohë, për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur. Edhe pse është emergjencë nga zjarret, duhet ndërhyrë pikërisht në këto momente për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie.
The post Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh appeared first on Albeu.com.