Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Votim i hapur për kreun e Kuvendit”/ Kosovë, Kushtetuesja: Konstituimi brenda 30 ditësh

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet votimit të hapur dhe ky institucion duhet të Konstituohet brenda 30 ditësh. Ky ishte Vendimi i dhënë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ku shprehet qartë se një Kandidat për tu bërë Kryetar I Kuvendit mund të votohet deri në tri here.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Institucionit më të lartë të vendit theksohet se Kyresuesi I Seancave Parlamentare  nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Dehari ka shkelur kushtetutën me seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik. Gjykata Kushtetuese I shpalli këto seanca konstituive të pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Lëvizja vetëvendosje e Albin Kurtit e cila u shpall force e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit duhet të paraqesë Kandidatin e tyre për tu votuar në Kuvend.  Kjo force politike kishte propozuar deri më tani vetëm Albulena Haxhiun, e cila dështoi të bëhej kryetare e Kuvendit pas dhjetëra seanca votimesh.

Tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese parashikon qartë se nëse një kandidat dështon të zgjidhet në tre seanca votimi, forca politike duhet të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar këtë të premte thotë se gjatë procedures së zgjedhjes së Kryetarit apo kryetares si dhe nënkryetarit apo nënkryetares së Kuvendit, të pranishëm në votim duhet të jenë të gjithë deputetet.

Megjithatë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, është gjykata kushtetuese ajo që është në shkelje dhe jo partia e tij që gjithë këto muaj ka mbajtur të bllokuar Kuvendin. Në një reagim Vetëvendosje thotë se njoftimi I Gjykatës kushtetuese përbën një devijim të rrezikshëm nga roli I saj, pasi nuk ka qartësuar asgjë veccse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Për partinë e Kurtit Kushtetuesja ka zgjedhur arbitrarisht të shpikë rregulla dhe po ndërhyn në kompetencat e Kuvendit, duke cenuar rendin kushtetues. Madje Vetëvendosje pretendon se vendimi u dha I motivuar nga vendime partiake dhe se gjykata ka zgjedhur të mbajë anë duke shkelur parimet demokratike dhe duke sfiduar vullnetin popullor.

Vendimi I Kushtetueses cilësohet një fitore për Opozitën e Kosovës, e cila njëzëri tha se u shënua një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë. / abcnews.al /

FOTOLAJM/ Kina në mobilizim të plotë, përmbytjet shkaktuan 10 viktima dhe mijëra të zhdukur

Kina ka nisur një operacion “të plotë” shpëtimi pas përmbytjeve të rënda që goditën rajonin e Yuzhong, në provincën Gansu, duke shkaktuar të paktën 10 viktima dhe duke lënë 33 persona të zhdukur, ndërsa rreth 4,000 njerëz janë bllokuar.

Moti ekstrem filloi të enjten në mbrëmje, kur reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje në rajon. Në disa zona, reshjet arritën deri në 195 mm, pothuajse gjysma e mesatares vjetore.

Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar ndërhyrje urgjente shpëtimi, duke theksuar rëndësinë e gjetjes dhe shpëtimit të personave të zhdukur, zhvendosjes së atyre në rrezik dhe rikthimit sa më shpejt të rrjetëve të komunikimit dhe transportit.

/ abcnews.al /

Planet i ri afër tokës?/ Zbulohet në një sistem të afërt diellor, shpresë për shenja jete

Shkencëtarët kanë gjetur prova të forta për ekzistencën e një planeti gjigant gazi në sistemin yjor më të afërt me sistemin tonë.

Shenjat u gjetën në sistemin yjor Alfa Centauri nga Teleskopi Hapësinor i fuqishëm James Webb.

Planeti pa jetë ndodhet në një distancë prej katër vitesh e gjysmë dritë dhe është një fqinj i afërt i Tokës në terma astronomikë. Edhe pse u zbulua që vitin e kaluar, planeti ishte zhdukur në vëzhgimet pasuese dhe astronomët duhet të kërkojnë përsëri për të vërtetuar plotësisht se ai ekziston.

Shkencëtarët janë veçanërisht të entuziazmuar për këtë zbulim për shkak të ngjashmërive midis yllit të ekzoplanetit dhe Diellit tonë.

Planeti do të ishte i ngjashëm me gjigantët e gazit që ndodhen në sistemin tonë diellor, Saturnin dhe Jupiterin dhe do të ishte i mbështjellë nga një re e trashë gazi.

Kjo do të thotë se ai është i pabanueshëm, por mund të ketë satelitë që janë të banueshëm, të ngjashme me hënat e Jupiterit.

Shkencëtarët aktualisht po shqyrtojnë këtë mundësi në misione të quajtura Europa Clipper dhe Juice.

Shenjat u gjetën në imazhe të drejtpërdrejta nga Teleskopi Hapësinor James Ëebb. Vëzhgimi ishte tepër sfidues edhe me teleskopin hapësinore më të fuqishëm në botë sepse bëhet fjalë për yje shumë të ndriitshëm që lëvizin shpejt nëpër hapësirë.

Këto yje krijojnë sasi të mëdha drite të ndritshme që mund të bllokojnë objektet e afërta. Kjo mund të jetë arsyeja pse planeti u zbulua një herë, në gusht 2024, por më pas u zhduk kur shkencëtarët e kërkuan përsëri.

Astronomët tani do të kërkojnë më shumë shenja të planetit dhe shpresojnë të përdorin një teleskop të ri të NASA, Teleskopin Hapësinor Roman Grace, i cili pritet të fillojë punën në vitin 2027. / ABCNEWS.AL /

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi drejt malit, duke djegur shkurre, pemëtari, por edhe sipërfaqe pyjore të kësaj zone.

Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, por Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka. / abcnews.al /

Pranga të kërkuarit për drogë/ Spanjë, arrestohet shoku i “Visit të Pojës”, Juxhin Drazhi

Policia spanjolle kanë arrestuar 34-vjeçarin Juxhin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal në kuadër të operacionit Ura.

Drazhi u vu ne pranga në qytetin e Malagas. Ai  ishte pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, kreu i nje grupi trafiku droge në Itali, qe vazhdon te jete ende ne kerkim. Nga ky operacion i zhvilluar pak muaj më parë u goditën tre grupe kriminale ndërsa u ‘firmosën’ mbi 50 masa sigurie për anëtarët.

Pritet që pas plotësimit të dokumenteve ligjore, Juxhin Drazhi të ekstradohet në vendin tonë.

/ ABCNEWS.AL /

Virusi i Nilit, 10 viktima vetëm në Itali

Dhjetë persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali këtë vit, me raste të sëmundjes së përhapur nga mushkonjat të raportuara edhe në pjesë të tjera të Evropës. Ndërsa vera po nxehet, autoritetet shëndetësore i kanë paralajmëruar evropianët të ndërmarrin hapa për të parandaluar infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. I përhapur nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara, virusi i Nilit Perëndimor infekton si njerëzit ashtu edhe zogjtë. Por në raste shumë të rralla, ai mund të transmetohet edhe nëpërmjet transfuzioneve të gjakut, transplanteve të organeve dhe qumështit të gjirit.

Emri i virusit daton që nga viti 1937, kur u shfaq për herë të parë në rajonin e Nilit Perëndimor të Ugandës. U prezantua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999 dhe që atëherë është përhapur gjerësisht në të gjithë globin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sot, gjendet zakonisht në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore. Virusi i Nilit Perëndimor shpesh përhapet nga mesi i verës deri në fillim të vjeshtës në rajonet me mot më të ngrohtë. Hulumtimet kanë treguar se ndryshimi i klimës po përshpejton përhapjen e viruseve të transmetuara nga mushkonjat në Evropë. Përveç Italisë, këtë vit janë raportuar infeksione në Bullgari, Francë, Greqi dhe Rumani, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Virusi u zbulua gjithashtu te mushkonjat në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në fillim të këtij viti. Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor nuk do të kenë simptoma. Por rreth një në pesë persona do të zhvillojnë virusin e Nilit Perëndimor, i cili shkakton dhimbje trupi, dhimbje koke, të vjella, lodhje, skuqje dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Rreth një në 150 persona të infektuar zhvillojnë një formë më serioze të sëmundjes që mund të shkaktojë komplikacione neurologjike, komë, dridhje, konvulsione, dobësi muskulore dhe paralizë. Sëmundja serioze mund të ndodhë tek njerëzit e çdo moshe, megjithatë, njerëzit mbi moshën 50 vjeç dhe disa persona me imunitet të kompromentuar janë në rrezikun më të lartë për t’u sëmurë rëndë kur infektohen me ËNV.

Nuk ka vaksinë ose trajtim specifik për njerëzit me virusin Nest Nile. Pushimi, lëngjet dhe ilaçet kundër dhimbjeve mund të ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave. Pacientët me një sëmundje neuro-invazive zakonisht shtrohen në spital dhe u jepen lëngje intravenoze dhe mbështetje respiratore ndërsa shërohen, tha OBSH. Pasi infektohen, njerëzit besohet se janë të mbrojtur nga virusi për gjithë jetën.

Egnatia, barazim si fitore/ Skuadra shqiptare reziston 0-0 në transfertën e Olimpija Ljubjane

Egnatia vuan, por në fund merr një barazim të vyer pa gola në transfertën kundër Olimpija Ljubjanë, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën e play off të Konferencë Ligës.

Në sfidën e vajtjes të raundit të tretë, kampionët e Shqipërisë bënë një ndeshje sakrifice, ndërsa kishin edhe fatin me vete.

Të besuarit e Edlir Tetovës e nisën mirë ndeshjen, por me kalimin e minutave i dhuruan topin dhe fushën të zotëve të shtëpisë.

Sllovenët ishin më kërkues, por mbrojtja e Egnatias mbajti, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, Olimpija rriti presionin, ndërsa momenti më deçiziv i ndeshjes u regjistrua në minutën e 67-të.

Arbitri u tregua bujar me 11-metërshin e akorduar për vendasit, pas një ndërhyrje të Sotës brenda zonës.

Por nga pika e penalltisë, Tam gaboi, duke lënë rezultatin të padryshuar.

Edhe minutat e fundit të ndeshjes do të ishin dramatike.

Në limitet e kohës së rregullt Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në shtesën e gjatë arbitri sinjalizoi një tjetër 11-metërsh për sllovenët.

Por sistemi VAR korrigjoi vendimin e gabuar, duke anuluar shansin e fundit për gol në këtë sfidë.

Në fund vetëm 0-0, një barazim që i vlen më shumë Egnatias, që të enjten e ardhshme do të luajë në shtëpi sfidën e kthimit për të synuar një kualifikim historik në play off e Konferencë Ligës.

Trump dhe Putin, takim në Dubai/ Presidenti rus zbulon vendin e samitit javën e ardhshme

Kur gjithcka dukej thuajse gati për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, një pengesë e re mund të ndryshojë gjithcka.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, presidenti amerikan I ka vendosur kusht homologut të tij rus në mënyrë që të dy të kenë mundësinë të flasin përballë.

Sipas NYT, që citon një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, Trump do të pranojë një takim me Putin vetëm nëse presidenti rus pranon  të flasë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë Politico, që po ashtu citon një zytrat amerikan që foli në kushte anonimiteti, thotë se Putin duhet të takohet fillimisht me Zelenskyn, në mënyrë që të sigurojë një takim me Donald Trump.

Zhvillimet e reja vijnë pasi Kremlini kishte konfirmuar takimin mes dy liderëve që supozohet të mbahet në ditët në vijim. Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi mund të mbahet në Emiratet e Bashkuara, teksa nuk e hodhi poshtë mundësinë e një takimi me Zelenskyn.

Ky I fundit e kishte kërkuar më herët takimin me homologun e tij rus, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme e momentit është që Moska të ndërmarrë hapa konkretë për t’I dhënë fund luftës.

Takimi mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin do të ishte I pari mes dy liderëve që prej kur Trump mori mandatin e dytë. Nëse skenari I një takimi tri palësh do të realizohej, kjo do të shënonte gjithashtu herën e parë që Putin dhe Zelensky do të ishin përballë njëri tjetrit që prej vitit 2019. Shancet që Takimi Trump Putin të sjellë mbylljen e Luftës në Europën Lindore janë të pakta sipas asaj që thonë ekspertët e çështjeve ndërkombëtare dhe diçka e tillë lidhet me faktin se Moska dhe Kievi kanë kërkesa shumë të ndryshme.

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics.

Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi.

Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika.

Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve dhe polistireni (PS).

Kina ishte përgjegjëse për 34 për qind të prodhimit të katër polimereve kryesore vitin e kaluar, u tha në studim. Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara me 13 për qind, pasuar nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut me pesë për qind, India me katër për qind, Japonia me tre për qind dhe Gjermania me dy për qind.

Sipas një studimi të mëparshëm nga ofruesi i të dhënave për energjinë, Wood Mackenzie, prodhimi i plastikës është i përqendruar në një grup të vogël të kompanive gjigante, disa prej të cilave janë në pronësi shtetërore.

Në vitin 2021, vetëm 18 kompani në mbarë botën kishin prodhuar më shumë se gjysmën e polimereve plastikë në botë, thuhej në atë studim. / abcnews.al /

Bie helikopteri sipër varkës në Misisipi, ndërrojnë jetë dy persona

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Misisipi, ku është përfshirë një helikopter e një varkë. Ngjarja me dy viktima, ka ndodhur në lumen Misisipi, pranë Alton.

Sipas mediave lokale, helikopteri humbi kontrollin teksa ndodhej në ajër, e fillimisht goditi linjat e energjisë pranë lumit. Më pas, helikopteri ra mbi një varkë, duke bërë që kjo e fundit të përfshihet nga flakët.

Viktimat ishin dy personat e bordit të helikopterit. Sakaq, nga varka nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar. Nuk dihet se çfarë shkaktoi aksidentin nga helikopteri.

/ abcnews.al /

Aksident ajror në Kenia, humbin jetën gjashtë persona

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël, pronë e një organizate bamirësie mjekësore, u rrëzua në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar lokal.

Avioni i tipit Cessna, i organizatës Amref Flying Doctors, ishte nisur të enjten pasdite nga aeroporti Wilson dhe kishte si destinacion qytetin Hargeisa në Somali. Sipas autoriteteve, ai u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë një ndërtese banimi në zonën Githurai të Nairobit.

Komisioneri i qarkut Kiambu, Henry Wafula, bëri të ditur se katër persona që ndodheshin në bord, përfshirë mjekë, infermierë dhe pilotin humbën jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në tokë gjithashtu kanë vdekur. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Autoritetet keniane të aviacionit civil njoftuan se avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, si në radio ashtu edhe në radar, vetëm tre minuta pas ngritjes.

Në bord ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe staf i organizatës Amref. Drejtori ekzekutiv i Amref, Stephen Gitau, tha në një deklaratë se po bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse të aviacionit dhe ekipet e emergjencës për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Forcat e Mbrojtjes së Kenias dhe Shërbimi Kombëtar i Policisë janë dislokuar në vendin e ngjarjes për të zhvilluar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Një dëshmitare okular, Patricia Kombo, tha për BBC-në se ndodhej në një taksi me miqtë e saj duke udhëtuar drejt Githurait, kur dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë një flakë të madhe përpara tyre.

“Përpara se të arrija të nxirrja telefonin për të regjistruar, flaka ishte zhdukur dhe një re tymi kishte mbuluar zonën. Pastaj dëgjuam britma dhe njerëz që vraponin, kështu që ndaluam udhëtimin. Më vonë kuptuam se ishte rrëzuar një avion dhe pamë një gropë të madhe në tokë, të krijuar nga përplasja,” tregoi ajo.

Ndërkohë, në një incident të veçantë, të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një autobus u përplasën në një kalim hekurudhor pranë qytetit Naivasha, në Kenian qendrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një punonjës të Kryqit të Kuq, autobusi i përkiste Kenya Pipeline Company dhe po transportonte staf që kishte përfunduar turnin e mëngjesit në një nga qendrat trajnuese të kompanisë. Personat e plagosur janë dërguar në spital për trajtim. / abcnews.al /

Putin u jep fund aludimeve: Nuk ka takim me Zelenskyn, vetëm nëse …

Presidenti rus Vladimir Putin ka minimizuar mundësinë e një takimi të afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se një bisedë është teorikisht e mundur, por “duhet të krijohen kushte të caktuara”, të cilat sipas tij janë ende larg për t’u realizuar.

Deklarata e Putinit erdhi si përgjigje ndaj një propozimi amerikan për një takim trepalësh mes tij, Zelenskyyt dhe presidentit amerikan Donald Trump. Ideja u përmend nga Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-ve, gjatë një takimi në Kremlin këtë të mërkurë, sipas ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Megjithatë, Ushakov sqaroi se takimi trepalësh nuk u diskutua konkretisht, por vetëm u përmend si një sugjerim nga përfaqësuesi amerikan.

Putin theksoi: “Nuk kam asgjë kundër në parim – është e mundur. Por duhet të krijohen kushte për këtë. Fatkeqësisht, jemi ende larg nga krijimi i këtyre kushteve.”

Kujtojmë se presidenti ukrainas Zelenskyy kishte ftuar më parë Putinin në një takim në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, por ftesa ishte refuzuar nga pala ruse.

Ndërkohë, për sa i përket marrëdhënieve SHBA-Rusi, Ushakov konfirmoi se është arritur një marrëveshje për një takim bilateral mes Donald Trump dhe Vladimir Putin “në ditët në vijim”.

“Po fillojmë përgatitjet konkrete së bashku me kolegët amerikanë,” tha Ushakov, duke shtuar se fokusi tani do të jetë në sigurimin e një takimi të suksesshëm dhe produktiv mes Trump dhe Putin.

Takimi pritet të ketë në fokus mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, pas sinjaleve nga presidenti amerikan për përpjekje diplomatike në këtë drejtim. / abcnews.al /

I nxehti po shkatërron koralet/ Australi, shfarosja më e madhe në katër dekada

Barriera e Madhe Koralore ka perjetuar humbjen me te madhe vjetore te koraleve te gjalla vitin e kaluar ne thuajse kater dekada.

Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nënvizon një nivel të ri paqëndrueshmërie në Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndryshimi vjen pasi mbulesa e koraleve të gjalla e matur në vitin 2024 ishte më e madhja e regjistruar në 39 vjet që të dhënat regjistrohen.

Humbjet nga një bazë kaq e lartë e mbulesës së koraleve kishin zbutur pjesërisht ndikimet serioze klimatike në ekosistemin më të madh të shkëmbinjve nënujorë në botë, i cili mbulon 344,000 kilometra katrorë) larg bregdetit verilindor të Australisë.

Mbulesa e koraleve të gjalla është tkurrur me pothuajse një të tretën në jug brenda një viti, një të katërtën në veri dhe me 14% në rajonin qendror.

Për shkak të nxehtësisë rekord në vitet 2023 dhe 2024, bota po kalon zbardhjen me te madhe masive të koraleve qe eshte regjistruar ndonjehere, teksa nxehtesia dëmton gati 84% të zonës së shkëmbinjve koralorë në botë.

Nderkohe sipas te dhenave me te fundit, muaji korrik I ketij viti nuk theu rekord si I njejti muaj ne dy vitet paraardhese, por megjithate eshte I treti me I nxehte qe eshte regjitruar ndonjehere.

Zjarr në pyllin me pisha në Patos/ Nis ndërhyrja nga ajri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqje të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka bere te mundur  izolimin e vatrave aktive.

Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas parashikimeve të Kodit Penal. / abcnews.al /

Nis gara për “Topin e Artë”/ Publikohet lista me 30 kandidatë për trofeun e rëndësishëm

Nuk ka më Messi dhe Cristiano Ronaldo. Për herë të parë pas gati dy dekadash, dy yjet e futbollit janë jashtë listës së 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Për këtë arsye gara e edicionit 2025 për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit është më e fortë dhe më e paparashikueshme.

“France Football” zbuloi listën e zgjeruar të pretendentëve, ku bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit.

Paris SG kryeson me tetë lojtarë përfshirë edhe atë që konsiderohet mes favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele.

Bashkë me sulmuesin janë edhe shokët e tij të ekipit, Donaruma, Doue, Fabian Ruiz, Nuno Mendez, Vitinja, Joao Neves dhe Kvarashkelia.

Nuk mund të mungonin edhe lojtarë si Bellingham, Vinicus Junior, Kylian Mbape, Lamine Yamal, Raphina, Haland, Salah, Leëandoëski, Harry Kane dhe Lautaro Martinez.

Por vetëm pak prej tyre kanë shpresa për të qenë në listën përfundimtare me tre finalistët për “Topin e Artë”.

Përveç Dembele, mes futbollistëve me më shumë kuota për “Topin e Artë” sipas parashikimeve janë Salah, Rafinha dhe Yamal.

Ky I fundit garon edhe për trofeun “Kopa”, që jepet për lojtarin më të mirë U21 dhe të cilin e fitoi vitin e shkuar.

Talenti i Barcelonës ka një sfidë të fortë me yllin e Paris SG, Desire Doue.

“France Football” ka zbuluar edhe kandidatët në kategoritë e tjera.

Për trajnerin më të mirë, trofeu i pagëzuar me emrin e legjendës Johan Cruyff, pesë pretendentët janë Antonio Conte I Napolit, Luis Enrique I Paris SG, Hansi Flick i Barcelona, Enzo Maresca i Chelsea dhe Arne Slot i Liverpul.

Në ceremoninë që do të zhvillohet si çdo vit në mbrëmjen gala në Paris më 22 shtator do të ndahen edhe çmimet e tjera, “Topi i Artë” I futbollit për vajza, portiere më i mirë dhe skuadrat më të mira për djem dhe vajza.

Skocia shqyrton vendosjen e bojkotit formal ndaj Izraelit

Qeveria skoceze po shqyrton nëse do të vendosë një bojkot formal ndaj Izraelit pasi bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Ross Greer, kërkoi nga kryeministri John Swinney të miratojë parimet e lëvizjes Bojkot, Izolim dhe Sanksione (BDS).

Siç raportoi e përditshmja skoceze “The National”, Greer bëri thirrje për masa gjithëpërfshirëse, përfshirë udhëzime zyrtare për bizneset, shkurtimin e fondeve për kompanitë e armëve të lidhura me Izraelin dhe mundësimin e këshillave për të përjashtuar kompanitë e përfshira në pushtimin e territoreve palestineze.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze konfirmoi se ministrat e kabinetit do ta “shqyrtojnë” propozimin.

Lëvizja BDS kërkon të ushtrojë presion ekonomik dhe politik mbi Izraelin, ngjashëm me bojkotin ndërkombëtar të Afrikës së Jugut të epokës së aparteidit. Masa do të pasqyrojë bojkotet kundër aparteidit dhe do të shënjestrojë kompanitë e lidhura me pushtimin izraelit, tregtinë e armëve dhe aktivitetin e vendbanimeve.

Letra nga Greer drejtuar kryeministrit Swinney bëri thirrje që bizneseve skoceze t’u jepen udhëzime zyrtare, duke i inkurajuar ato të ndërpresin tregtinë me Izraelin, një veprim i ngjashëm me masat e marra kundër Rusisë në vitin 2022 pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Greer kërkoi nga qeveria të shfuqizojë një pjesë të Aktit të Qeverisjes Vendore të Mbretërisë së Bashkuar të vitit 1988, i cili aktualisht i kufizon këshillat nga përjashtimi i kompanive nga kontratat bazuar në kritere politike. Ai sugjeroi ndryshimin e Projektligjit për Ndërtimin e Pasurisë Komunitare për t’u mundësuar autoriteteve lokale të ndalojnë kompanitë e përfshira në “pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez”.

Më tej, Greer bëri thirrje për t’i dhënë fund financimit publik për kompanitë e armëve që kanë furnizuar Izraelin “gjatë gjenocidit” dhe që qeveria të ndërpresë lidhjet me “të gjitha kompanitë e tjera të përfshira drejtpërdrejt në pushtim”. Ai shtoi se fondet e pensioneve duhet të inkurajohen të shkëputen nga kompanitë e “përfshira në regjimin e aparteidit të Izraelit” dhe propozoi që të vendosen penalitete financiare për kompani të tilla.

Për fat të keq, tha Greer për “The National”, pretendimi i kryeministrit se ai po bën gjithçka që është e mundur për Palestinën “thjesht nuk është i vërtetë”. “Shumica e kompetencave të politikës së jashtme i takojnë Westminsterit (Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar), por ka ende veprime domethënëse që qeveria skoceze mund të ndërmarrë, por që nuk i ka ndërmarrë”, tha ai.

“Krimi më i keq kundër njerëzimit i kohës sonë po i shkaktohet popullit palestinez para syve tanë. Skocia ka një përgjegjësi morale për të vepruar. E njëjta qasje ndihmoi në përfundimin e aparteidit në Afrikën e Jugut. Tani duhet ta tregojmë këtë solidaritet me popullin e Palestinës”, shtoi ai.

Një zëdhënës i qeverisë skoceze u përgjigj se qeveria skoceze ka bërë thirrje të përsëritura për armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, lirimin pa kushte të të gjitha pengjeve dhe rritje urgjente të ndihmës humanitare për Gazën.

“Qeveria skoceze do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur një shtet sovran palestinez si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon. Ministrat do ta shqyrtojnë dhe do t’i përgjigjen letrës së Greer-it”, tha zëdhënësi. / abcnews.al /

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Momenti kur flakët përfshijnë mjetin, dyshohet i qëllimshëm

Momenti kur fillimisht përfshihet nga flakët një mjet që po punonte tek fusha e mbetjeve dhe më pas flaka nga era e fortë përhapet në një sipërfaqe të fushës së mbetjeve. Policia ka nisur hetimet per rastin pasi dyshohet që zjarri të jetë ndezur qëllimisht tek mjeti i rëndë duke u përhapur më pas. / abcnews.al /

‘Takimi pritet t’i japë fund luftës’, Nura: Skema, shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura komentoi për ‘Tirana Live’ zhvillimet e fundit në frontin e luftës Rusi-Ukrainë. Nura tha ndër të tjera se takimi i shumëpritur mes liderëve të këtyre vendeve pritet t’i japë fund luftës. Nura tha se skenari më i përshtatshëm është ai i dorëzimit të Krimesë tek rusët dhe që Ukraina të mos futet në NATO.

“Një nga burimet serioze mediatike të Polonisë thotë që oferta është e jashtëzakonshme që mund t’i lihen Moskës të gjitha territoret e pushtuara. Bloomerang është më afër duke i ofruar Krimenë Rusisë. Kërkesat e Moskës janë që të mos furnizohet me armë. Shtëpia e Bardhë ka një entuziazëm me këtë zhvillim, Moska jo rastësisht ka referuar edhe vendin ku do bëhet negociatat, nuk ka rënë dakort për takim me Zelenskyn por do të shkohet në këtë pikë.

Skenari më i përshtatshëm është që Krimeja t’i dorëzohet Rusisë dhe që Ukraina të mos hyjë në NATO.

Rasti i Krimesë, që ka kaq kohë që është ruse në të gjitha senset, është defacto pjesë e Rusisë. Pjesët e tjera janë me konflikte. E vetmja gjasë është që Krimeja bëhet ruse dhe Ukraina nuk hyn në NATO.” / ABCNEWS.AL /

❌