❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Jeni nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« plotĂ« rikuperimi, pavarĂ«sisht ndikimit tĂ« kundĂ«rt tĂ« planetit Mars. Me gjasĂ« mund tĂ« shfrytĂ«zoni momentin pĂ«r t’u rikthyer nĂ« lojĂ«, pĂ«r tĂ« jetuar dhe pĂ«r tĂ« pasur njĂ« eksperiencĂ« tĂ« mirĂ« personale. Dashuria mund tĂ« kthehet protagoniste e ditĂ«s.

Demi

Venusi do të ketë ndikim të kundërt, por gjithsesi dashuria do të rezistojë ndaj tij. Mundohuni që të hiqni dorë nga përgjegjësitë, sidomos nëse keni konflikte në familje. Bëni mirë të rigjeni qetësinë, edhe pse nuk do e keni të lehtë.

Binjakët

Në javët në vijim, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ndaj mundohuni që të mos e teproni me kritikat, sidomos gjatë së mërkurës dhe të enjtes. Jeni të lodhur por kjo gjë është normale, duke mbajtur parasysh se po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Bëni mirë që të mbani nën kontroll debulesën fizike.

Gaforrja

Do të keni mundësi që të rikuperoni kohën e humbur. Bëni mirë që të shfrytëzoni energjinë e favorshme në sferën profesionale, pasi ka probleme që kërkojnë zgjidhje. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave.

Luani

Jeni në kërkim të pak më shumë qetësie. Mundohuni që të mos bëni shumë gjëra njëherësh, pasi Hëna dhe Dielli nuk do të jenë në anën tuaj. Kush ka pasur një problem shëndetësor, do arrijë që të rikuperohet.

Virgjëresha

Jeni të stresuar për shkak të problemeve që kanë të bëjnë me punën. Yjet janë në anën tuaj, veç bëni kujdes pasi mesjava do të vërë në rrezik raportet ndërpersonale. Veproni me maturi.

Peshorja

Saturni do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe ndoshta në punë do të hasni në një ngarkesë të madhe. Ditët në vijim do të jenë shumë interesante sa i takon ndjenjave.

Akrepi

Duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, pasi ka disa aspekte thelbësore që kërkojnë zgjidhje në dashuri ose në punë. Sfera sentimentale do të vijë drejt përmirësimit. Dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mund ta gjeni veten të dashuruar krejt papritur. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që duan të rikthehen në lojë, shkruan noa.al. Persona interesantë do ju vijnë rrotull.

Bricjapi

Situata astrologjike parashikohet e ngarkuar me mendime. Mbani parasysh se shumë nyje do të zgjidhen brenda këtij viti, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Mundohuni që të vini gjërat në rregull, pasi ka zgjedhje që duhen bërë brenda pak javësh.

Ujori

Mundohuni që të mos jeni konfuz gjatë kësaj të marte. Personat më të tensionuar do të tregohen të matur lidhur me ndjenjat. Në punë do të jeni nën stres, si pasojë e një çështje që ka të bëjë me paratë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite mund të ndiheni të frymëzuar. Mundohuni që të jeni më mirë, sa i takon anës fizike. Dashuria është në qoshe dhe mundësitë nuk do të vonojnë të vijnë. Nuk është një periudhë e vështirë, por sërish ju do të jeni nervoz.

The post Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

✇Albeu
By: M C

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti.

I pasur me enzima, vitamina, antioksidantë dhe minerale, është një thesar i vërtetë për ata prej jush që kërkojnë kujdes natyral pa aditivë kimikë.

Pse duhet të përdorni mjaltë në kujdesin e lëkurës?

Mjalti vepron si një hidratues natyral, duke ruajtur lagështinë dhe duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe elastike. Në të njëjtën kohë, ai ofron një eksfolim të butë, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke ju dhënë një lëkurë më të pastër, më të freskët dhe më të shndritshme. Falë vetive të tij antibakteriale dhe anti- inflamatore, ai mund të ndihmojë në luftimin e akneve, acarimit dhe skuqjes, ndërsa antioksidantët e tij mbrojnë lëkurën nga plakja e parakohshme dhe dëmtimet e përditshme mjedisore.

Si mund ta përdorni?

Mjalti është jashtëzakonisht i gjithanshëm dhe përshtatet lehtësisht me rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Ja disa mënyra:

Si maskë për fytyrën: Aplikoni një shtresë të hollë mjalti të papërpunuar në lëkurë të pastër dhe lëreni për 15-20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe shijoni butësi dhe hidratim të menjëhershëm. Në kombinim me përbërës të tjerë natyralë : Provojeni me bollgur për eksfolim, me kos për qetësim ose me disa pika limoni për shkëlqim. Nëse keni lëkurë të thatë, shtoni pak vaj ulliri ose bajamesh.
Për zona të thata ose të çara: Mjalti mund të përdoret në mënyrë topike në buzë, bërryla ose thembra për lehtësim të menjëhershëm.

Maskë me mjaltë për lëkurë të butë dhe të hidratuar

ÇfarĂ« lloj mjalti duhet tĂ« zgjidhni?

Për përfitim maksimal, zgjidhni mjaltë të papërpunuar dhe të papërpunuar, i cili ruan të gjitha enzimat e tij natyrale. Për diçka edhe më të fuqishme, provoni mjaltin Manuka, i njohur për vetitë e tij të përforcuara antimikrobike dhe shëruese.

Këshilla para përdorimit

ËshtĂ« njĂ« ide e mirĂ« tĂ« bĂ«ni njĂ« provĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« kyçin e dorĂ«s pĂ«rpara se tĂ« aplikoni mjaltin nĂ« fytyrĂ«, veçanĂ«risht nĂ«se keni lĂ«kurĂ« tĂ« ndjeshme ose alergji. Mjalti Ă«shtĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht i sigurt, por çdo lloj lĂ«kure Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m. NĂ«se jeni duke kĂ«rkuar njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« thjeshtĂ«, natyrale dhe efektive pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r lĂ«kurĂ«n tuaj, mjalti meriton njĂ« vend nĂ« banjĂ«n tuaj. Me vetĂ«m disa minuta nĂ« javĂ«, mund t’i jepni lĂ«kurĂ«s suaj hidratim tĂ« thellĂ«, eksfolim tĂ« butĂ« dhe njĂ« shkĂ«lqim natyral – tĂ« gjitha nga njĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«s i vetĂ«m qĂ« ndoshta e keni tashmĂ« nĂ« kuzhinĂ«n tuaj.

The post Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme appeared first on Albeu.com.

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

✇Albeu
By: M C

Kompania Tesla ka vendosur t’i japĂ« CEO-sĂ« sĂ« saj, Elon Musk, njĂ« pako aksionesh me vlerĂ« 29 miliardĂ« dollarĂ«, me qĂ«llim qĂ« ta mbajĂ« nĂ« drejtimin e kompanisĂ«.

Ky vendim vjen pas anulimit nga një gjykatë amerikane të një pakete shpërblimi prej 56 miliardë dollarësh të miratuar në vitin 2018, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj aksionerëve. Musk ka apeluar këtë vendim të Gjykatës së Delaware, të dhënë në vitin 2024.

Paketa e mëparshme ishte e lidhur me objektiva të qarta si kapitalizimi i tregut, të ardhurat dhe fitimet, të cilat Musk i kishte përmbushur të gjitha.

NĂ« njoftimin e saj tĂ« sĂ« hĂ«nĂ«s drejtuar aksionerĂ«ve, Tesla shprehet se Ă«shtĂ« “e bindur qĂ« aksionet nĂ« vlerĂ« 29 miliardĂ« dollarĂ« do ta motivojnĂ« Elon qĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« kompani”, sidomos nĂ« njĂ« kohĂ« kur “lufta pĂ«r talentet nĂ« fushĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale po ashpĂ«rsohet”.

Kjo pako e re do të forcojë edhe ndikimin e Musk në bord, duke i rritur të drejtat e votës.

“ËshtĂ« jetike tĂ« ruajmĂ« dhe motivojmĂ« talentet tona mĂ« tĂ« mira, duke filluar nga Elon”, tha bordi drejtues i Tesla nĂ« njĂ« postim nĂ« X. Ata shtuan se “asnjĂ« tjetĂ«r nuk e pĂ«rmbush kombinimin e pĂ«rvojĂ«s drejtuese dhe njohurive teknike qĂ« ka Elon Musk”.

Sipas kompanisĂ«, Musk ka njĂ« “historik tĂ« provuar nĂ« ndĂ«rtimin e bizneseve revolucionare dhe fitimprurĂ«se”.

Megjithatë, Tesla sqaroi se nëse gjykata vendos të rikthejë në fuqi paketën e vitit 2018, Musk do të heqë dorë nga paketa e re prej 29 miliardë dollarësh.

The post Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë appeared first on Albeu.com.

Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën

✇Albeu
By: M C

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për dërgimin e armëve në Ukrainë, duke paguar 500 milionë euro, njoftoi sot Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

“Ukraina ka nevojĂ« urgjente pĂ«r pĂ«rforcime dhe municione tĂ« mbrojtjes ajrore”, tha Brekelmans nĂ« njĂ« postim nĂ« PlatformĂ«n X, duke shtuar se vendi i tij do tĂ« ofrojĂ« 500 milionĂ« euro pĂ«r dĂ«rgimin e sistemeve amerikane tĂ« armĂ«ve (pĂ«rfshirĂ« raketat Patriot).

“Kjo do ta ndihmojĂ« UkrainĂ«n tĂ« mbrojĂ« veten dhe pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« EvropĂ«s nga sulmet ruse”, tha ai. NjĂ« deklaratĂ« e publikuar nĂ« faqen e internetit tĂ« MinistrisĂ« Holandeze tĂ« Mbrojtjes tha, ndĂ«r tĂ« tjera, se vendet e tjera janĂ« zotuar tĂ« mbĂ«shtesin programin e ri.

Sipas programit, Ukraina do të jetë në gjendje të tërheqë pajisje ushtarake nga rezervat e forcave të armatosura të SHBA-së, për të cilat do të paguajnë shtetet e tjera anëtare të NATO-s. SHBA-të po japin ndihmë ushtarake në paketa me vlerë rreth 500 milionë dollarë, të cilat përfshijnë sisteme armësh dhe municione të përshtatura për nevojat e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha muajin e kaluar se SHBA-të po shqyrtonin dërgimin e armëve në Ukrainë që do të financoheshin nga aleatët evropianë, pa hyrë në detaje të mëtejshme në atë kohë.

The post Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

✇Albeu
By: M C

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.

Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane drejtuar nga një shtetas i huaj.

Mjeti i llojit foristradë që është përplasur me motorin. Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është transportuar me urgjencë në spital ndersa ndodhet jashte rrezikun per jeten. Ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Lleshaj, ish efektiv i policisë së shteti u gjet i vrarë në rrugë në fshatin Paçram të Shkodrës. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë më 25 vite burg pasi para 20 vitesh ka ekzekutuar me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.

Pasi ka vuajtur dënimin me 18 vite burgi, Frrok Lleshaj para dy vitesh, më 16 mars 2023 ishte liruar nga burgu.

“Me vendim nr.37, date 17.03.2006 GjykatĂ«s ShkodĂ«r dĂ«nuar 25 vite burgim pĂ«r Vrasje me dashje dhe Ă«shtĂ« liruar mĂ« datĂ«n 16.03.2023 nga IEVP ShkodĂ«r.”

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e vrasjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Pista kryesore e hetimit është gjakmarrja.

The post EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij appeared first on Albeu.com.

Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive

✇Albeu
By: M C

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi të hënën se në orët e fundit janë shfaqur tetë vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, një është shuar, ndërsa shtatë mbeten ende aktive.

Zjarri në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Megjithatë, situata mbetet shqetësuese në disa zona të tjera. Sipas AKMC-së, vatrat e zjarrit janë ende aktive në:

Gurë-Lurë, bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri po izolohet dhe është nën kontroll.

Skërficë, bashkia Delvinë, ku efektivët zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura po punojnë thellë në zonën e djegur për të izoluar vatrat e mundshme.

Në terren janë angazhuar mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë në koordinim të plotë me autoritetet vendore për të vënë situatën nën kontroll.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

The post Regjistrohen tetë vatra zjarri në vend, shtatë mbeten aktive appeared first on Albeu.com.

Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmje ne kësaj të hënë ne Vaun e Dejës ku një shtetas është gjetur i vrarë.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se rreth orës 21:00, në fshatin Poçram, është gjetur në mes të rrugës pa shenja jete shtetasi F.Ll, 65 vjeç.

Dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe është lënë i vdekur në rrugë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhje ne plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Tronditëse në Vaun e Dejës, 65-vjeçari vritet me armë zjarri dhe lihet i vdekur në mes të rrugës appeared first on Albeu.com.

Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën

✇Albeu
By: M C

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndërmarrë vendimin drastik për të pushtuar plotësisht Gazën. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se Netanyahu ka konfirmuar këtë të hënë se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengjet.

“Ne po angazhohemi pĂ«r tĂ« çliruar GazĂ«n nga tirania e kĂ«tyre terroristĂ«ve”, tha Netanyahu nĂ« njĂ« video-adresim tĂ« postuar nĂ« X.

“ShumĂ« banorĂ« tĂ« GazĂ«s vijnĂ« tek ne dhe thonĂ« ‘Na ndihmoni tĂ« çlirohemi. Na ndihmoni tĂ« çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ne do tĂ« bĂ«jmĂ«â€, shtoi ai.

Gjithashtu edhe Zyra e Kryeministrisë në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit i vendosi ultimatum që nëse nuk bie dakord atëhere le të japë dorëheqjen.

“NĂ«se kjo nuk ju pĂ«rshtatet, atĂ«herĂ« duhet tĂ« jepni dorĂ«heqjen”, mĂ«sohet tĂ« jetĂ« mesazhi qĂ« Zyra e Kryeministrit i ka dĂ«rguar Gjeneralit Eyal Zamir.

Netanyahu dhe Zamir kanĂ« qenĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me mĂ«nyrĂ«n se si po zhvillohet lufta nĂ« Gaza, me tensione qĂ« “kanĂ« arritur kulmin” kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«.

Njoftimi i Netanyahut vjen pas muajsh bisedimesh të dobëta në Katar midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ndërmjetësuesit përpiqen të kapërcejnë pengesat nga të dyja palët dhe të arrijnë një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, ndërsa situata humanitare në Rrip përkeqësohet.

The post Nuk ka paqe! Benjamin Netanyahu merr vendimin drastik: Do të pushtojmë plotësisht Gazën appeared first on Albeu.com.

NjĂ« burrĂ« me qese nĂ« dorë 

✇Albeu
By: M C

Nga Enver Robelli

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur i bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë i mirëpritur në Bruksel dhe në kryeqytete të tjera të rëndësishme të Europës. Më 2009 papritmas dha dorëheqje. Në fillim të dhjetorit 2010 iku nga Kroacia, por aventura e tij zgjati vetëm 24 orë: u arrestua në autostradë afër Salzburgut në Austri.

Gati 15 vite kanë kaluar nga ajo kohë. Burri me qese në dorë, i njohur me emrin Ivo Sanader, doli sot nga burgu. Deri tani, si në paraburgim ashtu edhe në bazë të vendimeve gjyqësore, ai ka kaluar në burg gati 10 vjet.

Ivo Sanader është dënuar me vendim të formës së prerë në tri raste: për përvetësimin e parave nga ndërmarrjet publike, për kërkim dhe marrje ryshfeti si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina tek kompania hungareze MOL në këmbim të ryshfetit.

Ivo Sanader do tĂ« mund tĂ« hynte nĂ« histori si njĂ« personalitet i madh i politikĂ«s kroate. Para se tĂ« futej nĂ« terrenin e minuar tĂ« politikĂ«s, ai ishte drejtor teatri nĂ« Split. Fliste italisht, gjermanisht, anglisht. Kur u bĂ« kryeministĂ«r, i dha fund trashĂ«gimisĂ« sĂ« plumbtĂ« tĂ« Franjo Tuxhmanit. E orientoi KroacinĂ« drejt BE-sĂ«. Krijoi kushtet pĂ«r arrestimin e Ante GotovinĂ«s. KĂ«sisoj hapi shtegun pĂ«r fillimin e negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE. Por gjatĂ« qeverisjes atĂ« e tradhtoi instinkti i pushtetit – dhe ai i lakmisĂ«.

Dhe ja ku është tani: një burrë me një qese. I përbuzur. I harruar. I vetmuar. Dhe meritueshëm i dënuar! Ndërkohë vendi i tij është anëtar i Bashkimit Europian, është pjesë e Schengenit dhe paguan me euro. (Në NATO Kroacia ka hyrë më 1 prill 2009, atëherë kryeministër ishte Ivo Sanader). Për krejt veprat e tij, drejtësia kroate e ka dënuar me gjithsej 18 vjet burg.

Sipas ligjit, janë plotësuar kushtet që ai të lirohet paraprakisht, por deri në vitin 2032 do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve.

The post NjĂ« burrĂ« me qese nĂ« dorë  appeared first on Albeu.com.

DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

✇Albeu
By: M C

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

NĂ« njĂ« njoftim qĂ« do tĂ« publikohet nĂ« Regjistrin Federal tĂ« martĂ«n, DASH thekson se do tĂ« nisĂ« njĂ« program testues 12-mujor, sipas tĂ« cilit, njerĂ«zve nga vende qĂ« konsiderohen me shkallĂ« tĂ« larta tĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« paligjshme pas skadimit tĂ« vizĂ«s dhe me mangĂ«si nĂ« kontrollin e dokumenteve tĂ« brendshme, mund t’u kĂ«rkohet ta dorĂ«zojnĂ« njĂ« garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarĂ«sh kur aplikojnĂ« pĂ«r vizĂ«.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.

JavĂ«n e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumĂ« aplikantĂ« pĂ«r rinovim vizash do tĂ« duhet t’i nĂ«nshtrohen njĂ« interviste shtesĂ« personale, gjĂ« qĂ« mĂ« parĂ« nuk kĂ«rkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.

Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.

“TĂ« huajt qĂ« aplikojnĂ« pĂ«r viza si vizitorĂ« tĂ« pĂ«rkohshĂ«m pĂ«r biznes ose qejf dhe qĂ« janĂ« shtetas tĂ« vendeve tĂ« identifikuara nga departamenti si me nivele tĂ« larta tĂ« shkeljeve tĂ« vizĂ«s, me mangĂ«si nĂ« informacionin pĂ«r verifikim dhe kontroll, ose qĂ« ofrojnĂ« shtetĂ«si nĂ«pĂ«rmjet investimit, nĂ«se kjo shtetĂ«si Ă«shtĂ« marrĂ« pa kĂ«rkesĂ« pĂ«r qĂ«ndrim nĂ« vend, mund tĂ« bĂ«hen subjekt i programit testues”, thuhet nĂ« njoftim.

Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.

Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.

Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.

Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.

MegjithatĂ«, departamenti tha se ky qĂ«ndrim i mĂ«parshĂ«m “nuk mbĂ«shtetet nga ndonjĂ« shembull apo dĂ«shmi e kohĂ«ve tĂ« fundit, pasi garancitĂ« pĂ«r viza nuk janĂ« kĂ«rkuar pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« ndonjĂ« periudhĂ« tĂ« fundit”./REL/

The post DASH propozon që aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Mekanizmi i ri i NATO-s për armët drejt Ukrainës, ja vendi i parë që financon

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes holandeze njoftoi tĂ« hĂ«nĂ«n se vendi do tĂ« dhurojĂ« 500 milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij mekanizmi tĂ« ri, tĂ« quajtur “Lista e Prioriteteve tĂ« KĂ«rkesave tĂ« UkrainĂ«s” (PURL).

Holanda do të jetë vendi i parë që kontribuon financiarisht në mekanizmin e ri të NATO-s për blerjen e armëve nga SHBA-të dhe dërgimin e tyre në Ukrainë, një përpjekje për të ndihmuar Kievin në mbrojtjen nga sulmet e intensifikuara ruse.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar muajin e kaluar se SHBA do të furnizojë me armë Ukrainën, por me kushtin që ato të paguhen nga vendet evropiane, pa dhënë detaje mbi mënyrën e funksionimit të kësaj skeme.

Sipas Reuters, NATO, SHBA dhe Ukraina janë në proces zhvillimi të këtij mekanizmi financiar të ri për të mbështetur ushtrinë ukrainase.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përshëndeti vendimin e Holandës, duke theksuar:

“ËshtĂ« e mrekullueshme tĂ« shohĂ«sh HolandĂ«n tĂ« marrĂ« iniciativĂ«n dhe tĂ« financojĂ« paketĂ«n e parĂ« tĂ« pajisjeve ushtarake amerikane pĂ«r UkrainĂ«n, nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme tĂ« NATO-s.”

Rutte shtoi gjithashtu se ka dërguar letra zyrtare për të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, duke i ftuar të bashkohen në këtë nismë.

“Pres shumĂ« shpejt njoftime tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nga aleatĂ« tĂ« tjerĂ«,” tha ai.

Edhe ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, përshëndeti kontributin holandez, duke e quajtur atë si një hap të parë mes shumë të tjerëve që do të ndjekin. Ai shtoi se në javët në vijim priten zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim.

The post Mekanizmi i ri i NATO-s për armët drejt Ukrainës, ja vendi i parë që financon appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar

✇Albeu
By: M C

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në orën 16:14 në rajonin e Tetovës, 5 kilometra në jug-juglindje të Tetovës, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas njoftimit nga kjo qendër, tërmeti kishte një hipoqendër, pra ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut, nuk raportohen të lënduar appeared first on Albeu.com.

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh

✇Albeu
By: M C

Pasditja ka sjellë ndryshim drastik të motit në disa zona të vendit. Reshje të dendura shiu dhe breshëri janë raportuar në rrethin e Gramshit.

Stuhia e cila ka zgjatur disa minuta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me prodhime të ndryshme bujqësore.

Fermerët e zonës kanë deklaruar për News24 se dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume si edhe në vreshtari, ku humbjet llogariten të jenë të mëdha.

The post Reshje të dendura shiu dhe breshëri, stuhia shkakton dëme në sipërfaqet me prodhime të ndryshme bujqësore në Gramsh appeared first on Albeu.com.

“Vdekje pĂ«r shqiptarĂ«t”, thirrjet raciste nĂ« ndeshjen e basketbollit nĂ« RMV, Federata denoncon ngjarjen nĂ« FIBA

✇Albeu
By: M C

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë ndeshjes mes ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

“Vdekje pĂ«r shqiptarĂ«t”, ishin disa nga thirrjet antishqiptare gjatĂ« ndeshjes kualifikuese pĂ«r FIBA Ëorld Cup mes MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe RumanisĂ«, nĂ« qytetin e KumanovĂ«s.

“Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes sĂ« ndodhur gjatĂ« ndeshjes kualifikuese pĂ«r FIBA Ëorld Cup mes MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe RumanisĂ« nĂ« qytetin e KumanovĂ«s ku u dĂ«gjuan thirrje me pĂ«rmbajtje raciste ndaj ShqipĂ«risĂ« dhe shqiptarĂ«ve ka ndĂ«rmarrĂ« hapa zyrtarĂ« pĂ«r ta adresuar kĂ«tĂ« çështje.

FSHB ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r zyrtare pranĂ« FIBA Ëorld, duke denoncuar ngjarjen dhe kĂ«rkuar qĂ« tĂ« merren masa tĂ« qarta ndaj çdo veprimi qĂ« bie ndesh me frymĂ«n e barazisĂ« dhe respektit qĂ« promovon sporti. Federata thekson se basketbolli duhet tĂ« jetĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r bashkĂ«punim, respekt dhe pĂ«rfaqĂ«sim dinjitoz, larg gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi.” – shkruhet nĂ« njoftimin e FSHB-sĂ«.

The post “Vdekje pĂ«r shqiptarĂ«t”, thirrjet raciste nĂ« ndeshjen e basketbollit nĂ« RMV, Federata denoncon ngjarjen nĂ« FIBA appeared first on Albeu.com.

Qeveria britanike akordon 100 milionë paund kundër emigracionit të paligjshëm

✇Albeu
By: M C

Qeveria britanike Ă«shtĂ« nĂ«n presion tĂ« vazhdueshĂ«m mbi imigracionin, nĂ« kontekstin e njĂ« çështjeje pan-evropiane qĂ« Ă«shtĂ« shfaqur si njĂ« problem kyç pĂ«r qeveritĂ« nĂ« EvropĂ«, nga Gjermania dhe Franca tek Greqia dhe Itali. Deri mĂ« 31 korrik, 25,436 migrantĂ« tĂ« paligjshĂ«m kishin kaluar Kanalin Anglez. Ky Ă«shtĂ« njĂ« numĂ«r rekord krahasuar me çdo vit tjetĂ«r, madje edhe me vitin rekord tĂ« vitit 2022 ku “barriera” e 25,000 migrantĂ«ve u thye mĂ« 27 gusht.

Këtë mëngjes, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ofrojë 100 milionë paund shtesë në fonde. Qëllimi është të godasë kontrabandistët dhe të zvogëlojë numrin e migrantëve të parregullt që zgjedhin të bëjnë udhëtimin nga Franca në brigjet angleze. Sipas asaj që u njoftua, paratë do të jepen për të pajisur Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) me 300 oficerë shtesë e cila aktualisht ka vetëm 100, si dhe për të forcuar teknologjinë dhe pajisjet.

Qeveria beson se ky financim do të synojë rrënjën e problemit të migracionit, pasi do të forcojë sigurinë kufitare dhe do të përqendrohet në hetimet e kryera për të identifikuar bandat e kontrabandistëve. Në fakt, drejtori i operacioneve të Agjencisë së Krimit, Rob Jones, duke folur për BBC, deklaroi se agjencia ka 91 hetime të hapura që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është arsyeja pse Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper tha se do të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar të gjurmonte dhe të shpërbënte bandat e trafikimit, duke shtuar se bandat kanë treguar një aftësi të pamëshirshme për të përshtatur teknikat e tyre dhe për të maksimizuar fitimet e tyre, pavarësisht se sa jetë rrezikojnë.

Reagimet nga partitë, protestat shtohen

Reagimet e partive më të ashpra ishin të menjëhershme. Partia Konservatore e komentoi veprimin e qeverisë Laburiste si një përpjekje të dëshpëruar për të hyrë në titujt kryesorë pa bërë një ndryshim të vërtetë. Ndërsa udhëheqësi i Reform UK, Nigel Farage, tha se ishte një përpjekje nga qeveria për të hedhur paratë e taksapaguesve me shpresën se kriza do të zhduket vetë.

Në të njëjtën kohë, demonstratat e qytetarëve jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues po rriten. Gjatë fundjavës, demonstrata u zhvilluan në zona të ndryshme të Londrës, ku ndoshta më karakteristikja ishte ajo e djeshmja. Në zonën e pasur të Canary Wharf, qendra e dytë financiare e Londrës, më shumë se 100 persona, kryesisht gra, u mblodhën jashtë Hotelit Ndërkombëtar Britannia.

Policia Metropolitane bëri një arrestim pasi një zëdhënës tha se disa nga turma u përpoqën të thyenin gardhin e hotelit dhe po ngacmonin stafin dhe banorët. Kujtohet se një muaj më parë, Anglia dhe Franca ranë dakord për një model imigracioni një brenda, një jashtë, i cili do të kthejë migrantët e parregullt që kalojnë Kanalin Anglez përsëri në Francë.

Në këmbim, Anglia do të pranojë azilkërkues të ligjshëm nga Franca. Siç deklaruan dy udhëheqësit, kjo marrëveshje do të dobësojë sistemin e kontrabandistëve, ndërsa kryeministri britanik Starmer kishte deklaruar se nuk do të hynte në detaje pasi ato mund të minonin mënyrën se si do të funksiononte.

The post Qeveria britanike akordon 100 milionë paund kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Automjeti del nga rruga në aksin Fier-Levan dhe përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në spital shoferi

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.

Aksidenti ka ndodhur nĂ« afĂ«rsi tĂ« “KthesĂ«s sĂ« Zhupanit”, ndĂ«rsa i lĂ«nduar ka mbetur drejtuesi i automjetit. Ai Ă«shtĂ« dĂ«rguar
me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë raportohet se në vendngjarje janë edhe punonjësit e OSHEE. Ata po punojnë për riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve.

The post Automjeti del nga rruga në aksin Fier-Levan dhe përplaset me shtyllën elektrike, përfundon në spital shoferi appeared first on Albeu.com.

Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë

✇Albeu
By: M C

Vendet nordike po përjetojnë një vapë vërtet të paparë.

”The Guardian” raporton se njĂ« stacion meteorologjik nĂ« pjesĂ«n norvegjeze tĂ« Arktikut regjistroi temperatura mbi 30 gradĂ« Celsius pĂ«r 13 ditĂ« nĂ« korrik, ndĂ«rsa Finlanda pati tre javĂ« radhazi me tĂ« njĂ«jtĂ«n temperaturĂ«.

Shkencëtarët thonë se kjo është seria më e gjatë e regjistruar që nga viti 1961 dhe 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

“NjĂ« valĂ« vape vĂ«rtet e paparĂ« Ă«shtĂ« ende nĂ« kulmin e saj, me temperatura maksimale rreth 32-33°C”, tha Mika Rantanen, njĂ« klimatolog nĂ« Institutin Meteorologjik Finlandez, nĂ« njĂ« postim nĂ« mediat sociale.

“Rajonet e Arktikut kanĂ« regjistruar gjithashtu tre javĂ« temperatura mbi 25 gradĂ« Celsius dhe mund tĂ« barazohen me rekordet e tyre tĂ« nxehtĂ«sisĂ« sĂ« gushtit”, shtoi ai.

The post Evropa Veriore goditet nga një valë të nxehti të papërjetuar më parë appeared first on Albeu.com.

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë

✇Albeu
By: M C

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

Limon Shala
Fatmir Thaçi
Florant Saraçi
Engjell Cara
Shkëlqim Hoxha

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n akuzĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale,“Korrupsioni aktiv nĂ« zgjedhje”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ«, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” tĂ« Kodit Penal.

Shtetasi ShkĂ«lqim Hoxha akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale“MoskallĂ«zim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash, në zgjedhet 2023, në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

✇Albeu
By: M C

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

The post Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

❌