❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do jene te humor dhe i gatshëm te beje sakrifica ne mënyrë qe ju te ndiheni mire. Beqaret mund te fillojnë një histori dashurie romaneske. Merkuri do influencoje financat dhe do iu beje ju me te kujdesshëm se kurrë.

Demi

Përfitoni sa me shume nga ambienti i ngrohte qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju ka shqetësuar apo edhe për dëshirat qe keni. Beqaret nuk do jene ende ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj shmangni transaksionet e tejskajshme.

Binjaket

Dite goxha e qëndrueshme dhe pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten aspak probleme me partnerin sepse do i dini mire çfarë do ai. Beqaret edhe pse do kenë plot mundësi për te filluar lidhje pasionante duhet te tregohen disi me te arsyeshëm. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Ekuilibri do kërcënohet seriozisht.

Gaforrja

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kĂ«saj dite. Venusi do e shtoje pasionin dhe do kaloni momente te mrekullueshme me atĂ« qe keni ne krah. Vazhdoni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene gati te fillojnĂ« njĂ« lidhje edhe pse personat nuk do iu pĂ«rshtaten ne çdo pike. Ne planin financiar duhet bere njĂ« riorganizim i te ardhurave.

Luani

Venusi do jete aleati juaj me i forte ne planin financiar. Do ndiheni te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret duhet te përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen për njohje. Gjithë jeta e tyre mund te ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i nxituar sepse do ketë shume probleme.

Virgjeresha

Jeta ne çift do jete goxha e paqëndrueshme sot. Asgjë nuk do shkoje si ju e kishit menduar dhe here pas here mund te keni edhe debate shume te forta. Beqaret do marrin ftesa, por nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur asnjë hap. Ne planin financiar me ne fund fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e duhura, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja

Duke qene shume te zĂ«nĂ« me pune dhe angazhime te tjera, pa dashje do e lini goxha pas dore jetĂ«n tuaj ne çift. Partneri mund te mĂ«rzitet dhe t’i hedhe sytĂ« diku tjetĂ«r. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Te gjithĂ« do i kenĂ« sytĂ« nga ata dhe do mundohen t’i joshin pa fund. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur, por nuk Ă«shtĂ« as koha pĂ«r t’u pĂ«rballur vete me to.

Akrepi

MarrĂ«dhĂ«nia me partnerin do jete edhe me e ngrohte nga sa ju e prisnit. Do kuptoheni me te me se miri dhe nuk do keni asnjĂ« debat. Beqaret do e lĂ«nĂ« veten te lire dhe gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnĂ« pĂ«r ta. Ne planin financiar nuk duhet te kĂ«rkoni ndihme nga personat qe nuk mund t’iu ndihmojnĂ« dot, por vetĂ«m nga specialistet.

Shigjetari

Mos i qëndroni indiferente dhe mos e kritikoni ashpër partnerin tuaj sot sepse durimi i tij e ka një kufi dhe gjerat mund te marrin tatëpjetën. Gjithçka qe keni dertuar mund te shkatërrohen ne pak kohe. Beqaret do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë, mirëpo nuk do jene aspak me fat. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Bricjapi

Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri do iu surprizoje duke iu rikthyer edhe njëherë kohen e dikurshme se bashku me emocionet qe keni kaluar. Beqaret nuk rekomandohet te kryejnë ndonjë çmenduri dhe as te fillojnë aventura kalimtare. Financat duhen menaxhuar me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni.

Ujori

Dite e ndare ne dy pjese kjo e sotmja. Mëngjesi do filloje plot debate dhe zënka me partnerin, ndërsa duke filluar qe ne orët e pasdites situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mbrëmja do jete krejtësisht e ndryshme. Beqaret do kenë takime, por edhe dilema te mëdha. Financat nuk do jene te mira nëse kryeni shpenzime marramendëse.

Peshqit

Do tregoheni shume te dashur dhe lozonjare sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet edhe me e zjarrte se me pare. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe mund te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje serioze. Me financat mundohuni te tregoheni diplomate ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi me vone.

The post Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

✇Albeu
By: M C

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të dielën në mbrëmje në orën 21:58. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra ishte 55 kilometra në juglindje të Balikesirit dhe thellësia fokale ishte 7 kilometra.

Vetëm 16 minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter ndodhi pothuajse në të njëjtin vend, 58 kilometra në juglindje të Balikesirit. Thellësia fokale ishte 11 kilometra. Më 11 gusht, një tërmet me magnitudë 6.1 Rihter ndodhi në Turqinë lindore

The post Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë çdo kërcënim ndaj sigurisë së tij.

“Kushdo qĂ« na sulmon, do ta godasim. Kushdo qĂ« planifikon tĂ« na sulmojĂ«, do ta godasim. Mendoj se i gjithĂ« rajoni e kupton forcĂ«n dhe vendosmĂ«rinĂ« e Izraelit,” deklaroi Netanyahu nĂ« njĂ« video-mesazh tĂ« shpĂ«rndarĂ« nga zyra e tij.

NĂ« tĂ« njĂ«jtin mesazh, ai shtoi se “regjimi terrorist Houthi po mĂ«son nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« se do tĂ« paguajĂ« dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« paguajĂ« njĂ« çmim tĂ« lartĂ« pĂ«r agresionin e tij kundĂ«r Izraelit.”

Deklaratat e Netanyahut vijnĂ« pak pas njoftimit se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanĂ« goditur njĂ« kompleks ushtarak nĂ« kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, ku ndodhet edhe pallati presidencial. Sipas autoriteteve izraelite, janĂ« goditur gjithashtu njĂ« rezervuar karburanti dhe dy termocentrale.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha nga ana e tij se forcat izraelite “kanĂ« shkatĂ«rruar pallatin presidencial tĂ« Houthi nĂ« Jemen dhe kanĂ« goditur rezervuarĂ«t e karburantit dhe infrastrukturĂ«n energjetike.”

“Po vazhdojmĂ« tĂ« zbatojmĂ« njĂ« bllokadĂ« ajrore dhe detare, dhe tĂ« godasim infrastrukturat qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« pĂ«rkrahur terrorizmin e Houthi-ve. PĂ«r çdo raketĂ« qĂ« lĂ«shojnĂ« kundĂ«r Izraelit, do tĂ« paguajnĂ« shumĂ«fish,” theksoi Katz.

The post Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

✇Albeu
By: M C

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku mbrëmjen e sotme u aksidentuan në aksin Sarandë-Delvinë. Aksidenti i cili u kushtoi jetën. 22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere. Rozina mësohet se ishte studente për mjekësi.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm pasagjerja 24-vjeçare, Antonela Zhupa. Ajo ndodhet në spital ndërsa gjendja e saj nuk dihet ende. Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti të rëndë ndërsa dyshohet se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga Kevin Nora. Deri më tani nuk ka raportime se shoferi tjetër ka mbetur i plagosur.

The post Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi appeared first on Albeu.com.

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

✇Albeu
By: M C

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare.

Ngjarja ka ndodjur nĂ« fshatin ÇukĂ« tĂ« SarandĂ«s.

E mitura mesohet se kishte ardhur për pushime nga Tirana tek disa të afërm të saj në Cuke.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Trupi i viktimës është transportuar në morg.

The post Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit appeared first on Albeu.com.

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: M C

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në aksin Lushnjë-Berat. Sipas raportimeve, babë e bijë të cilët udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

The post Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

✇Albeu
By: M C

Aksident i rĂ«ndĂ« nĂ« aksin SarandĂ« – DelvinĂ«, dy tĂ« vdekur dhe njĂ« i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur nĂ« vendin e quajtur “Pularia”.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Albeu.com.

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

✇Albeu
By: M C

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“NĂ« fakt, dĂ«shira Ă«shtĂ« tĂ« hiqet Vuçiçi dhe tĂ« vendoset njĂ« nga ‘liderĂ«t’, i cili do tĂ« ishte i njĂ«jtĂ« ose i ngjashĂ«m me ata qĂ« janĂ« formalisht nĂ« pushtet nĂ« vendet e tjera, por janĂ« plotĂ«sisht tĂ« nĂ«nshtruar ndaj BE-sĂ«â€, tha ai pĂ«r agjencinĂ« ruse tĂ« lajmeve, RIA Novosti.

I pyetur pĂ«r kĂ«to deklarata tĂ« ambasadorit rus, presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiçë, gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media tha se e falĂ«nderon diplomatin rus pĂ«r “korrektĂ«sinĂ«â€.

Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes udhëheqjes së Serbisë dhe Rusisë do të zhvillohet së shpejti.

“Theksova se mbetemi tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve miqĂ«sore me RusinĂ«, me njĂ« vendosmĂ«ri tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« ruajtur paqen dhe stabilitetin politik nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor, veçanĂ«risht nĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ«â€, deklaroi pas atij takimi Vuçiç.

Reagimi i opozitës serbe

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia (SSP) kritikoi ambasadorin rus për deklaratat, duke thënë se nuk është hera e parë që ai publikisht ndërhyn në çështjet e brendshme të Serbisë.

ZĂ«vendĂ«spresidenti i SSP-sĂ«, Borko Stefanoviç, shkroi nĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« hapur drejtuar ambasadorit rus se ai prej kohĂ«sh “fyen vazhdimisht qytetarĂ«t e SerbisĂ«, duke i etiketuar si mercenarĂ« tĂ« huaj dhe instrumente tĂ« PerĂ«ndimit”.

“Me kĂ«tĂ« veprim humbisni simpatinĂ« e popullit tonĂ«, sepse me tĂ« njĂ«jtin kĂ«mbĂ«ngulje mbroni regjimin e njĂ« autokrati dhe veprimet e tij kriminale”, tha Stafanoviç.

Lidhjet e Beogradit zyrtar me Moskën

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar mori mbështetje për protestat antiqeveritare, përmes së cilave demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.

NĂ« njĂ« komunikatĂ« tĂ« MinistrisĂ« ruse tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme mĂ« 13 gusht, u tha se “disa forca nĂ« Serbi, nĂ«n petkun e sloganeve pĂ«r ‘kĂ«rkimin e drejtĂ«sisĂ« dhe demokracisë’, nuk hezitojnĂ« tĂ« pĂ«rdorin agresion tĂ« hapur, barbarizĂ«m dhe dhunĂ«â€.

Protestat masive në Serbi, të udhëhequr nga studentët, po vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, pas rrëzimit të një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 16 persona.

Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad, që institucionet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pasi Rusia u vendos nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin në maj gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë të bashkohen me sanksionet kundër Rusisë./ REL

The post Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët appeared first on Albeu.com.

Anëtarët e dy familjeve shqiptare përleshen në një fshat italian, 5 persona të plagosur

✇Albeu
By: M C

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra janë ndaluar nga policia.

Sipas mediave italiane, përleshja dyshohet se ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pesë nga të dyshuarit, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç, kanë përfunduar në spital.

Tre prej tyre pĂ«suan lĂ«ndime mĂ« tĂ« rĂ«nda, ndĂ«rsa dy tĂ« tjerĂ« mĂ« tĂ« lehta. Gjykata ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r tĂ« gjashtĂ« personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt.

The post Anëtarët e dy familjeve shqiptare përleshen në një fshat italian, 5 persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për disa vepra penale, vihet në pranga 41-vjeçari shqiptar, tentoi të kalonte në Mal të Zi

✇Albeu
By: M C

Një 41-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim nëdërkombëtar është vënë në pranga në pikën kufitare në Han të Hotit. Mësohet se shqiptari po tentonte të hynte në Mal të Zi ku dhe u prangos në pikën kufitare malazeze në Bozaj.

41-vjeçari është identifikuar me inicialet S.X. Sipas mediave malazeze shqiptari ishtë në kërkim nga Belgjika. Ndaj tij ishtë lëshuar një urdhërarresti më datë 25 prill. Ai akuzohet për disa vepra penale ndër të cilat trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale.

“OficerĂ«t e policisĂ« nga Stacioni i PolicisĂ« Kufitare tĂ« PodgoricĂ«s kontrolluan nĂ« pikĂ«n kufitare shoferin SX (41), shtetas tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r tĂ« cilin, pas verifikimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«rmes tĂ« dhĂ«nave elektronike, u pĂ«rcaktua se ai kĂ«rkohej nga NCB Interpol Bruksel. Kontrolli konfirmoi se pĂ«r SX ishte lĂ«shuar njĂ« urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar mĂ« 25 prill pĂ«r disa vepra penale, pĂ«rkatĂ«sisht: trafikim me narkotikĂ«, krijim i njĂ« organizate kriminale dhe falsifikim dokumentesh”, njoftoi policia.

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për disa vepra penale, vihet në pranga 41-vjeçari shqiptar, tentoi të kalonte në Mal të Zi appeared first on Albeu.com.

Kanadaja nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarakë në Ukrainë për garanci sigurie

✇Albeu
By: M C

Kryeministri kanadez, Mark Carney është shprehur së fundmi se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë të propozuara në të ardhmen. Carney mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në Kiev.

“NĂ« kĂ«tĂ« DitĂ« tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« UkrainĂ«s dhe nĂ« kĂ«tĂ« moment kritik nĂ« historinĂ« e kombit tĂ« tyre, Kanadaja po rrit mbĂ«shtetjen dhe pĂ«rpjekjet tona drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r UkrainĂ«n”, shkroi Carney nĂ« X.

Carney u shpreh se mbështetja e Kanadasë për Ukrainën është e palëkundur dhe se janë me ta në çdo hap të rrugës, në luftën për të mbrojtur sovranitetin dhe për të realizuar ëndrrat për Ukrainën. Presidenti ukrainas tha se prania e ushtarëve të huaj në Ukrainë do të ishte e rëndësishme. Ai theksoi se çështja e pranisë së ushtarëve në terren, është e rëndësishme për Ukrainën. Kryeministrit kanadez po viziton Kievin me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

The post Kanadaja nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave ushtarakë në Ukrainë për garanci sigurie appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një gomisteri në Shkozet të Durrësit, nuk raportohen të lënduar

✇Albeu
By: M C

Pasditen e sotme, në Shkozet të Durrësit, është përfshirë nga flakët një gomisteri.

Menjëherë në vend ka shkuar policia dhe mjetet zjarrfikëse, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Zjarri u vu shpejt nën kontroll pa përfshirë ndërtesën, duke evituar kështu precipitimin e një ngjarje të rëndë.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

The post Përfshihet nga flakët një gomisteri në Shkozet të Durrësit, nuk raportohen të lënduar appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, dy të vrarë e pesë të plagosur

✇Albeu
By: M C

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur sot kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, si hakmarrje ndaj raketave të lëshuara nga militantët Huthi drejt territorit izraelit.

Sipas mediave të kontrolluara nga Huthit, dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite tha se objektivat përfshinin një kompleks ushtarak ku ndodhet edhe pallati presidencial, dy termocentrale dhe një vendruajtje karburanti.

“Sulmet u kryen nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« sulmeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga regjimi terrorist Huthi kundĂ«r Shtetit tĂ« Izraelit dhe civilĂ«ve tĂ« tij, duke pĂ«rfshirĂ« lĂ«shimin e raketave tokĂ«-tokĂ« dhe UAV-ve drejt territorit izraelit nĂ« ditĂ«t e fundit”, tha ushtria izraelite nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

The post Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit, dy të vrarë e pesë të plagosur appeared first on Albeu.com.

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

✇Albeu
By: M C

Situata nĂ« Serbi Ă«shtĂ« e tensionuar: Çdo ditĂ« ka raportime tĂ« reja pĂ«r dhunĂ« policore kundĂ«r demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor po punĂ«son banda kriminale kundĂ«r popullsisĂ« sĂ« vet civile.

QĂ« kur njĂ« tendĂ« stacioni treni u shemb nĂ« qytetin verior serb tĂ« Novi Sadit nĂ« nĂ«ntor 2024, duke vrarĂ« 16 persona, protestat kundĂ«r qeverisĂ« serbe kanĂ« vazhduar tĂ« pandĂ«rprera. Demonstratat ishin paqĂ«sore pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« – por ditĂ«t e fundit, dhuna Ă«shtĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« rrugĂ«t e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve tĂ« tjera. Presidenti populist i krahut tĂ« djathtĂ« i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dĂ«shiron tĂ« veprojĂ« edhe mĂ« ashpĂ«r ndaj protestuesve.

Si po reagon Brukseli ndaj përshkallëzimeve të fundit në vendin kandidat për në BE?

Ambasadori i Bashkimit Evropian nĂ« Serbi, Andreas von Beckerath, bĂ«ri thirrje nĂ« njĂ« deklaratĂ« “tĂ« gjitha palĂ«ve pĂ«r tĂ« ulur tensionet”. Çdo dyshim pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« ekzagjeruar tĂ« forcĂ«s nga policia duhet tĂ« hetohet siç duhet.

I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga afĂ«r situatĂ«n nĂ« Serbi. QĂ«ndrimi i KE Ă«shtĂ« i qartĂ«: “E drejta pĂ«r demonstrata paqĂ«sore dhe liria e tubimit duhet tĂ« respektohen dhe autoritetet duhet t’i mbrojnĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« tubime nga dĂ«mtimet ose dhuna”, tha Guillaume Mercier, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit. MegjithatĂ«, kĂ«to deklarata nuk mjaftojnĂ« pĂ«r shumĂ« politikanĂ« dhe vĂ«zhgues. PĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«, ata kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« qĂ«ndrim mĂ« tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r qeverisĂ« serbe dhe Presidentit Vuçiç.

Kritika nga Parlamenti Europian
NjĂ« nga kritikĂ«t Ă«shtĂ« eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues pĂ«r SerbinĂ« nĂ« Parlamentin Evropian, ai i kushton shumĂ« kohĂ« vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke folur pĂ«r stacionin televiziv N1 qĂ« mbulon tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, pĂ«r mosmiratimin e njĂ« qĂ«ndrimi mĂ« tĂ« unifikuar dhe kritik ndaj SerbisĂ«. “BE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet pĂ«r tĂ« vepruar ndryshe ndaj regjimit tĂ« AleksandĂ«r Vuçiç. Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« ushtruar presion mungon kĂ«tu”, tha Picula.

KĂ«tu mund tĂ« luajnĂ« rol gjithashtu interesat strategjike si tĂ« Brukselit ashtu edhe tĂ« Beogradit: NĂ« vitin 2024, BE nĂ«nshkroi njĂ« marrĂ«veshje me SerbinĂ«, duke siguruar akses nĂ« litiumin serb. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Serbia ka shfrytĂ«zuar me mjeshtĂ«ri marrĂ«dhĂ«niet e saj miqĂ«sore me RusinĂ«, thotĂ« Antigona Imeri e QendrĂ«s pĂ«r Studime tĂ« Politikave Evropiane, njĂ« grup ekspertĂ«sh me seli nĂ« Bruksel. Duke pasur frikĂ« nga njĂ« afrim me regjimin e presidentit tĂ« hershĂ«m rus Vladimir Putin, Evropa ka qenĂ« shumĂ« e butĂ«: “Kjo strategji zbutjeje e BE ka dĂ«shtuar, ajo tani duhet tĂ« pĂ«rdorĂ« urgjentisht njĂ« ton ndryshe.”

Vetëm 40% për BE

Por edhe pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« fundit tĂ« dhunĂ«s, BE-ja vazhdon tĂ« veprojĂ« me metodĂ«n “punohet si zakonisht” me SerbinĂ« dhe dĂ«shtoi ta bĂ«nte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« qeverinĂ« pĂ«rgjegjĂ«se. “Kjo Ă«shtĂ« e kuptueshme nga njĂ« perspektivĂ« gjeopolitike, por bĂ«het problematike nĂ«se krijon pĂ«rshtypjen se shkon nĂ« kurriz tĂ« vlerave themelore tĂ« Unionit”, tha Imeri.

PĂ«rshtypja qĂ« krijohet minon besimin e shumĂ« njerĂ«zve nĂ« BE – dhe besimi nĂ« Serbi Ă«shtĂ« tashmĂ« relativisht i dobĂ«t: NĂ« njĂ« sondazh tĂ« pranverĂ«s 2025 tĂ« kryer nga Instituti NdĂ«rkombĂ«tar Republikan, vetĂ«m 40 pĂ«rqind e tĂ« anketuarve thanĂ« se do tĂ« votonin pĂ«r pranimin e vendit tĂ« tyre nĂ« BE. NdĂ«rkohĂ«, mĂ« shumĂ« se gjysma thonĂ« se nuk besojnĂ« mĂ« se BE Ă«shtĂ« seriozisht e interesuar qĂ« shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor tĂ« bashkohen.

BE partnerja më e rëndësishme ekonomike e Serbisë

Jo tĂ« gjithĂ« ekspertĂ«t e konsiderojnĂ« problematike strategjinĂ« e Brukselit ndaj Beogradit: “Mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ«t pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar qĂ«ndrimin e BE-sĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, thotĂ« Nina Vujanoviç nga organizata kĂ«rkimore Bruegel me seli nĂ« Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situatĂ«n dhe duhet tĂ« vazhdojĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«.

NĂ« vend qĂ« tĂ« ushtrojĂ« presion, Brukseli duhet tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« stimujt ekonomikĂ« – atĂ«herĂ« rreziku i largimit tĂ« SerbisĂ« tek Rusia do tĂ« ishte i ulĂ«t: “Serbia ka njĂ« interes shumĂ« mĂ« tĂ« madh ekonomik nĂ« zbatimin e reformave tĂ« BE-sĂ« sesa nĂ« afrimin me RusinĂ«â€, sipas Vujanoviç. Vendi ka qenĂ« prej kohĂ«sh i lidhur ngushtĂ« ekonomikisht me BE-nĂ«: Mbi 60 pĂ«rqind e eksporteve serbe shkojnĂ« nĂ« BE dhe mbi 60 pĂ«rqind e investimeve tĂ« huaja direkte nĂ« Serbi vijnĂ« prej andej.

Me mjete ekonomike sigurisht qĂ« mund tĂ« ushtrohet presion ndaj Vuçiçit dhe regjimit tĂ« tij: BE-ja i ka premtuar SerbisĂ« njĂ« shumĂ« marramendĂ«se prej 1.6 miliardĂ« eurosh deri nĂ« vitin 2027 – por kĂ«to fonde janĂ« tĂ« lidhura me zbatimin e reformave. “BE-ja mund t’i shkurtojĂ« kĂ«to fonde ose tĂ« vonojĂ« ndarjen e tyre nĂ«se pĂ«rcakton se njĂ« vend nuk po i pĂ«rmbush detyrimet e tij”, shpjegon Vujanoviç.

Deri më tani, Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, duket se është larg zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Një raport i BE-së mbi sundimin e ligjit në Serbi, i botuar në korrik, zbuloi, ndër të tjera, se vazhdon të ushtrohet presion i fortë politik mbi gjyqësorin dhe shoqatat e shoqërisë civile. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e gazetarëve në Serbi.

PikĂ«risht kundĂ«r kĂ«saj gjendjeje, kanĂ« dalĂ« nĂ« rrugĂ« pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« studentĂ«t dhe shumĂ« qytetarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« vendit – pavarĂ«sisht rrezikut tĂ« arrestimit ose lĂ«ndimit nga policia. NĂ«se dhuna gjatĂ« protestave vazhdon, BE-ja mund tĂ« vihet nĂ«n presion nĂ« rritje pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« qĂ«ndrim mĂ« tĂ« qartĂ« ndaj Beogradit./DW/

The post Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja? appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti

✇Albeu
By: M C

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti u përfshi nga flakët me shpejtësi teksa ishte në lëvizjae.

Sipas shoferit mjeti sapo u përfshi nga flakët, ato u përhapën me shpejtësi. Zjarrëfikëset ndërhynë menjëherë por flakët e shkrumbuan mjetin tip Ford. Fatmirësisht shoferi nuk ka marrë lëndime nga flakët pasi ka arritur të dalë në kohë nga mjetit. nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

The post Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti appeared first on Albeu.com.

“TĂ« gjithĂ« kishin frikĂ« nga gjithçka”/ Ermal Meta rrĂ«fen pĂ«r italianĂ«t jetĂ«n nĂ« diktaturĂ« dhe Enver HoxhĂ«n: Çdo lagje kishte spiunĂ«!

✇Albeu
By: M C

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« lindĂ«sh, tĂ« rritesh dhe tĂ« jetosh nĂ«n njĂ« regjim komunist? KĂ«tĂ« e shpjegon Ermal Meta, i lindur nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« vitin 1981 dhe i zhvendosur nĂ« Itali me nĂ«nĂ«n e tij vetĂ«m nĂ« moshĂ«n 13 vjeç.

Ai studioi nĂ« Itali dhe u bĂ« njĂ« muzikant i suksesshĂ«m, duke marrĂ« shtetĂ«sinĂ«, dhe nĂ« vitin 2018 fitoi Festivalin e Sanremos me “Non mi avete fatto niente”, nĂ« bashkĂ«punim me Fabrizio Moro. Vitin e kaluar, ai doli i treti me “Vietato morire”, i frymĂ«zuar nga rinia e tij. Zemra e tij ishte e ndarĂ« nĂ« dysh. Por me njĂ« shikim tĂ« qartĂ«.

I intervistuar nga Il Giornale , ai tregoi çfarĂ« kujton nga vdekja e diktatorit komunist dhe “babait tĂ« kombit”, Enver Hoxha: “Isha 4 vjeç, ishte viti 1985. TĂ« gjithĂ« qanin. Ishte njĂ« vend nĂ« lot, por tragjikomik. Ata qĂ« ishin besnikĂ« ndaj regjimit vinin tĂ« kontrollonin nĂ« shtĂ«pinĂ« tĂ«nde nĂ«se kishe bĂ«rĂ« ndonjĂ« foto pranĂ« varrit tĂ« HoxhĂ«s.

Edhe mĂ« tĂ« varfrit – tĂ« gjithĂ« ishim nĂ« atĂ« kohĂ«, por kishte disa qĂ« ishin mĂ« tĂ« varfĂ«r se tĂ« tjerĂ«t – duhej tĂ« shkonin te varri. Dhe tĂ« bĂ«nin njĂ« foto me grushtin e ngritur lart.” “Diktatori, u prehtĂ« nĂ« ferr, la plagĂ« qĂ« janĂ« ende tĂ« dukshme. TĂ« gjithĂ« nĂ« ShqipĂ«ri kishin frikĂ« nga gjithçka”, thotĂ« muzikanti, tani edhe njĂ« kompozitor i njohur.

“Po ndodhnin gjĂ«ra tĂ« pabesueshme. Diktatori fliste pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« fortesĂ« tĂ« Leninizmit nĂ« brigjet e Adriatikut. TĂ« gjithĂ« donin tĂ« na pushtonin dhe, pĂ«r tĂ« na bindur, e shpĂ«rndau ShqipĂ«rinĂ« me bunkerĂ«. Po rrugĂ«t? Nuk kishte rrugĂ« tĂ« drejta, as ato nĂ« fusha.

Pas dy ose treqind metrash, kishte njĂ« kthesĂ«. Propaganda thoshte se nuk duhet tĂ« lejonim qĂ« aeroplanĂ«t armiq tĂ« uleshin.” Psikoza e regjimit: “Nuk mund tĂ« dĂ«gjoje muzikĂ« tĂ« huaj. Ishte e lehtĂ« tĂ« gjeje Rai Uno nga qytetet bregdetare. Por kushdo qĂ« kapej duke parĂ« televizor tĂ« huaj ose duke dĂ«gjuar kĂ«ngĂ« italiane nĂ« radio, arrestohej.

TĂ« gjithĂ« i njihnin kĂ«ngĂ«t e Sanremos: ajo ishte e vetmja javĂ« e vitit kur edhe spiunĂ«t e lagjes – sepse çdo lagje kishte spiunĂ«t e saj – shikonin Rai Uno. TĂ« gjithĂ« i njihnin kĂ«ngĂ«t, por askush nuk mund t’i kĂ«ndonte.”

Kur regjimi komunist ra nĂ« vitin 1991 nĂ« ShqipĂ«ri, si nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« ish-Perdes sĂ« Hekurt, kjo ishte njĂ« bombĂ« e vĂ«rtetĂ« sociale: “Ambasadat e huaja nĂ« TiranĂ« ishin pushtuar nga tĂ« rinj qĂ« mezi prisnin tĂ« largoheshin dhe tĂ« shkonin nĂ« Gjermani, FrancĂ«, Itali


NdĂ«rkohĂ«, turma kishte marrĂ« statujĂ«n simbolike tĂ« diktatorit nĂ« TiranĂ« dhe e kishte rrĂ«zuar; dhe e njĂ«jta gjĂ« u bĂ« me statujat e diktatorit nĂ« tĂ« gjitha qytetet e tjera. “NĂ« qytetin tim, statuja u hodh nĂ« lumĂ«. Dhe tĂ« gjithĂ« duhej tĂ« hidhnin nga njĂ« gur drejt saj: edhe unĂ« hodha njĂ«, por nuk ia dola.”

The post “TĂ« gjithĂ« kishin frikĂ« nga gjithçka”/ Ermal Meta rrĂ«fen pĂ«r italianĂ«t jetĂ«n nĂ« diktaturĂ« dhe Enver HoxhĂ«n: Çdo lagje kishte spiunĂ«! appeared first on Albeu.com.

Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë dhe e papritur godet Italinë

✇Albeu
By: M C

Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në orën 4:30 të mëngjesit, fillimisht në zonat e Ravennës dhe Cervias dhe më pas me forcë në provincën e Riminit, duke shkaktuar përmbytje.

Mediat italiane bëjnë të ditur se u rrëzuan pemë dhe rrugët në disa zona u shndërruan në lumenj, duke ndërprerë trafikun. Autoritete kanë nisur mbikëqyrjen për të përcaktuar nëse ka pasur dëme më serioze.

Zonat më të prekura ku u raportuan dëmet më të mëdha janë Cesenatico, Gatteo, Bellaria Igea Marina, Rimini deri në Riccione dhe Cattolica. Për shkak të rënies së një peme mbi shina, një tren i bllokuar në linjën Rimini-Ravenna u evakuua dhe pasagjerët u shpëtuan.

Në linjën hekurudhore Rimini-Ferrara, shërbimi midis Riminit dhe Cesenatico-s është pezulluar për shkak të dëmeve nga moti. Trenat rajonalë mund të jenë subjekt i kufizimeve të itinerarit dhe anulimeve. Trenat me shpejtësi të lartë mbeten në funksion.

Plazhet në zonën e Cervia dhe Milano Marittima (Ravenna) u dëmtuan rëndë nga stuhia me erëra të forta që goditën Rivierën Romagna para agimit. Shezlongjet u përmbysën dhe çatitë e disa strukturave u rrëzuan ose u shembën.

NĂ« Rimini, Bashkia, me KĂ«shilltarin e Mbrojtjes Civile Yuri Magrini, e pĂ«rshkroi njĂ« “ngjarje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«â€ me 74 milimetra reshje shiu. PesĂ« nĂ«nkalime u pĂ«rmbytĂ«n, njĂ«ra me njĂ« makinĂ« tĂ« bllokuar brenda.

Pemë të shumta ranë mbi makina, kopshte dhe shtëpi, duke i bllokuar pothuajse të gjitha qytetet dhe duke i lënë nënkalimet ende të përmbytura. Disa zjarrfikës dhe ekipe të Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje në zonat më të prekura.

The post Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë dhe e papritur godet Italinë appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë Elbasan, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi

✇Albeu
By: M C

Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë. Flakët dhe tymi ka alarmuar banorët të cilëve u rrezikoheshin banesat.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit. Ata kanë arritur të izolojnë flakët dhe të shuajnë zjarrin. Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi që ndodhej brenda godinës.

The post Zjarr në një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë Elbasan, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi appeared first on Albeu.com.

Policia Kufitare vijon kontrollet intesive në bregdet, bllokon 26 mjete lundruese nga Koman në Ksamil

✇Albeu
By: M C

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kësaj jave, janë ushtruar kontrolle në 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit në ujëra.

Sipas njoftimit të policisë, mjetet e bllokuara janë 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

Gjithashtu, 11 mjete lundruese janë kapur duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po vijojnë intensivisht monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Nga Komani në Ksamil, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë kësaj jave, janë kontrolluar 414 mjete lundruese, nga të cilat 26 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Konkretisht: 16 jet ski, 4 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

11 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 28 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), si dhe 9 mjete lundruese, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

The post Policia Kufitare vijon kontrollet intesive në bregdet, bllokon 26 mjete lundruese nga Koman në Ksamil appeared first on Albeu.com.

❌