“Zgjohu Flick, na shpëto nga ky kaos”: Tifozët e Barçës nuk e duan një lojtar në formacionin titullar kundër Mallorcas
Barcelona e nis mbrojtjen e titullit në La Liga këtë të shtunë mbrëma, me përballjen ndaj RCD Mallorcës në “Estadi Mallorca Son Moix”, në kuadër të javës së parë të sezonit 2025/26.
Skuadra e trajnerit Hansi Flick konsiderohet favorite e qartë për të ruajtur fronin, ndërsa Mallorca – e cila sezonin e kaluar përfundoi në vendin e 10-të – synon këtë vit një vend në garat evropiane.
Me largimin e Iñigo Martinez drejt Arabisë Saudite, pritet që Ronald Araujo të ketë rol më të madh në qendër të mbrojtjes përkrah Pau Cubarsit.
Por ky skenar nuk po mirëpritet nga një pjesë e tifozëve katalanas, të cilët e shohin uruguaianin si të pasigurt dhe kërkojnë që Andreas Christensen të marrë rolin titullar.
Në rrjetet sociale, reagimet kanë qenë të shumta:
Një tifoz shkroi: “Nuk e dua Araujon në formacionin bazë kundër Mallorcës, ai nuk është standardi i Barcelonës”.
Dikush tjetërkomentoi: “Araujo do t’i dhurojë Mallorcës një gol në pjatë argjendi! Christensen është djali ynë – Flick, zgjohu!”.
Ndërsa një i tretë la komentin: “Na duhet qetësia e Christensen, jo ruleta e Ronnyt”.
Ndërsa Flick përgatit formacionin për ndeshjen hapëse, dilema kryesore mbetet: a do të arrijë Araujo të bindë kritikët apo Christensen do të marrë besimin e trajnerit? /Telegrafi/
𝐎𝐔𝐑 𝐆𝐔𝐘𝐒
#MallorcaBarça pic.twitter.com/yIQbo8Kur9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 16, 2025
The post “Zgjohu Flick, na shpëto nga ky kaos”: Tifozët e Barçës nuk e duan një lojtar në formacionin titullar kundër Mallorcas appeared first on Telegrafi.