Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë në Baku
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është mundur me rezultat të thellë 5-1 nga Qarabagu në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminues në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë fund aventurës në garën më prestigjioze evropiane për këtë sezon, raporton Telegrafi.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për kampionët e Maqedonisë së Veriut. Fabrice Tamba kaloi Shkëndijën në epërsi në minutën e 10-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga Besart Ibraimi, duke mposhtur portierin vendas për 0-1.
Gëzimi i kuqezinjve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 16-të, Qarabagu barazoi me një autogol të pafat të Klinsman Cake, pas një krosimi nga goditja e lirë. Vetëm dy minuta më vonë, vendasit përmbysën rezultatin me golin e Kadi Borges, duke kaluar në 2-1.
Presioni i ashpër i azerbajxhanasve vazhdoi dhe në minutën e 33-të, pas një tjetër asisti të Zubir, Akunzade shënoi për 3-1. Vetëm dy minuta më pas, Trumçi shkaktoi penallti dhe Jankoviç e shndërroi në gol për 4-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri ndërhyri me dy zëvendësime, duke futur Krasniqin dhe Alhasanin në vend të Cakës dhe Latifit, por loja e Shkëndijës nuk ndryshoi ndjeshëm. Qarabagu uli disi ritmin, por sërish dominoi fushën.
Në minutën e 59-të, Leandro Andrade shënoi golin e pestë për vendasit, duke e bërë disavantazhin e Shkëndijës edhe më të thellë. Kuqezinjtë patën vetëm një mundësi të rrezikshme në këtë pjesë, përsëri me Tamban, por portieri Koxhalski kontrolloi lehtësisht topin.
Në minutat e fundit, Qarabagu administroi rezultatin dhe pa probleme mbylli ndeshjen, duke u kualifikuar në fazën play-off të Ligës së Kampionëve.
NdĂ«rkohĂ«, ShkĂ«ndija do tĂ« vazhdojĂ« garĂ«n nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n fazĂ«, por nĂ« LigĂ«n e EvropĂ«s, ku do tĂ« pĂ«rballet me humbĂ«sin e çiftit Ludogorets â Ferencvaros. /Telegrafi/
The post Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë në Baku appeared first on Telegrafi.