Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025

Revista prestigjioze, France Football ka shpallur sot (e enjte) gjatë ditës kandidatët për Topin e Artë 2025.

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në Paris më 22 shtator. Aty do të merren parasysh vetëm performancat në sezonin paraprak.

Fituesi i mëparshëm është Rodri i Manchester Cityt, i cili këtë vit nuk gjendet fare në listë, por ka shumë yje tjerë që përbejnë listën pre 30 lojtarëve të nominuar.

Në listë nuk mungojnë emra si favoritët e përmendur tashmë si Lamine Yamal, Ousmane Dembele, Gianluigi Donnarumma, Vitinha, Mohamed Salah dhe Raphinha.

 

Here are the 2025 Ballon d’Or nominees!#ballondor pic.twitter.com/tehmbU4R0j

— Ballon d’Or (@ballondor) August 7, 2025

Përveç tyre lista përfshin edhe yje tjerë si Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Lautaro Martinez, Harry Kane, Pedri, Erling Haaland dhe Achraf Hakimi.

Më poshtë keni listën më të gjithë 30 emrat e nominuar për Topin e Artë 2025:

– Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain);

– Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain);

– Jude Bellingham (Real Madrid)

– Desire Doue (Paris Saint-Germain)

– Denzel Dumfries (Inter)

– Serhou Guirassy (Dortmund)

– Erling Haaland (Man City)

– Viktor Gyokeres (Arsenal)

– Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain)

– Harry Kane (Bayern Munich)

– Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)

– Robert Lewandowski (Barcelona)

– Alexis Mac Allister (Liverpool)

– Lautaro Martinez (Inter)

– Scott McTominay (Napoli)

– Kylian Mbappe (Real Madrid)

– Nuno Mendes (Paris Saint-Germain)

– Joao Neves (Paris Saint-Germain)

– Pedri (Barcelona)

– Cole Palmer (Chelsea)

– Michael Olise (Bayern Munich)

– Raphinha (Barcelona)

– Declan Rice (Arsenal)

– Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain)

– Virgil van Dijk (Liverpool)

– Vinicius Jr (Real Madrid)

– Mohamed Salah (Liverpool)

– Florian Wirtz (Liverpool)

– Vitinha (Paris Saint-Germain)

– Lamine Yamal (Barcelona)

/Telegrafi/

The post France Football zbulon emrat e 30 lojtarëve të nominuar për Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Nathan Ake e godet ashpër Erling Haalandin në stërvitje – sytë të gjithë nga Pep Guardiola

Manchester City ka nisur përgatitjet parasezonale për edicionin 2025/26 të Ligës Premier, me trajnerin Pep Guardiola që po udhëheq disa seanca stërvitore intensive, të mbushura me ushtrime të forta dhe ritëm të lartë.

Gjatë një seance të hapur për publikun, vëmendjen e mori një përplasje fizike mes Erling Haaland dhe Nathan Ake, gjatë një ndeshjeje të brendshme mes lojtarëve.

Teksa Haaland po përpiqej të çante mbrojtjen dhe të kalonte Ake-n, mbrojtësi holandez reagoi me një ndërhyrje të ashpër, duke e rrëzuar fuqishëm sulmuesin norvegjez.

Haaland përfundoi në tokë, shumë pranë vendit ku qëndronte Guardiola.

Trajneri katalanas reagoi me humor, duke e kontrolluar gjendjen e sulmuesit dhe më pas i tregoi Ake-s një “karton të kuq imagjinar”, si një mënyrë për të lehtësuar situatën.

Megjithëse dukej i lodhur dhe i goditur nga ndërhyrja, Haaland u ngrit ngadalë në këmbë dhe vazhdoi stërvitjen së bashku me shokët e skuadrës. /Telegrafi/

The post Nathan Ake e godet ashpër Erling Haalandin në stërvitje – sytë të gjithë nga Pep Guardiola appeared first on Telegrafi.

‘Bomba’ e mesnatës: Nëse Vinicius nuk rinovon, Real Madridi ka në listë top sulmuesin

Tensionet janë rritur në kampin e Real Madridit në lidhje me të ardhmen e Vinicius Junior. Ndryshe nga raportimet e disa mediave, ylli brazilian nuk e ka nënshkruar ende rinovimin e kontratës, ndërsa negociatat mbeten të bllokuara.

Siç raportoi më herët Defensa Central, rrethi i ngushtë i lojtarit nuk e sheh si të sigurt vazhdimësinë afatgjatë të tij në Madrid, dhe situata ka mbetur e pandryshuar me kalimin e kohës.

Sipas Cadena SER, presidenti Florentino Perez mund të ketë filluar të marrë në konsideratë skenarë të tjerë, madje edhe atë të një largimi të mundshëm të Viniciusit. Edhe pse dëshiron që ai të qëndrojë, Perez nuk është i gatshëm të shkelë strukturën aktuale të pagave të klubit.

Ai nuk do të shkojë përtej mundësive financiare të Realit për të mbajtur numrin 7 në skuadër. Një nga emrat që përflitet si zëvendësues i mundshëm është Erling Haaland.

Problemi financiar

Bllokimi në negociata është kryesisht financiar. Vinicius përfaqësohet nga agjencia Roc Nation Sports (në pronësi të Jay-Z), si dhe nga Thassilo Soares dhe Frederico Pena. Ata raportohet se kanë kërkuar një komision deri në 20 milionë euro – një shumë që drejtuesit e klubit në Concha Espina nuk janë të gatshëm ta paguajnë.

Përballë një oferte të mundshme nga Arabia Saudite, Real Madridi mund të konsiderojë shitjen e Viniciusit, edhe pse më e mundshme është që kjo të ndodhë në vitin 2026, kur ai do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratë. Nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim, largimi do të ishte pothuajse i pashmangshëm. Klubi dëshiron ta lidhë Viniciusin deri në vitin 2029 ose 2030, çka do të garantonte qëndrimin e tij edhe gjatë të tridhjetave.

Opsioni Haaland

Sipas SER, Real Madridi po shqyrton një tjetër pistë — transferimin e Erling Haaland — për të “zëvendësuar” Viniciusin. Sulmuesi i Manchester Cityt është ndjekur prej vitesh nga madrilenët, por Perez pezulloi interesimin në favor të objektivit kryesor, Kylian Mbappé, që u bashkua me klubin verën e kaluar. Tani, me Mbappé në skuadër, Real Madridi mund të ëndërrojë një dyshe të fuqishme me Haaland dhe francezin.

Çmimi i Haaland

Haaland, i cili ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2024 (me klauzola shtesë), ka një vlerë tregu prej 180 milionë eurosh sipas Transfermarkt. Kontrata e tij e fundit eliminoi klauzolën e lirimit prej 200 milionë eurosh, e cila nuk do të riaktivizohet deri në vitin 2029 – duke krijuar një dritare mundësie për një transferim të mundshëm.

Norvegjezi 25-vjeçar thuhet se është i hapur për një kalim në Spanjë. Ai mund të shërbejë si zëvendësues ideal për Viniciusin, nëse ky i fundit largohet. Për një shumë mes 150 dhe 200 milionë eurosh, Florentino Pérez do të ishte i gatshëm ta linte brazilianin të largohej dhe të ndërmerrte një ofensivë për Haaland. /Telegrafi/

The post ‘Bomba’ e mesnatës: Nëse Vinicius nuk rinovon, Real Madridi ka në listë top sulmuesin appeared first on Telegrafi.

Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror aktualisht.

Anësori i Barcelonës e ka pushtuar futbollin që kur debutoi me ekipin e parë në moshën 15 vjeç në vitin 2023.

Në pak më shumë se dy vjet, ai është shndërruar nga sensacion adoleshent në pretendent për Topin e Artë … dhe tani, futbollisti më i shtrenjtë në planet.

Sipas modelit më të fundit të Observatorit të Futbollit “CIES”, Yamal kryeson renditjen globale me një vlerë marramendëse të tregut prej 402 milionë eurosh.

Për ta vënë këtë në perspektivë, emri tjetër në listë – Erling Haaland – vlerësohet me gati gjysmën e kësaj shume, 240 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohet vlera tronditëse e tregut të Lamine Yamal – ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani appeared first on Telegrafi.

Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen

Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s ka zbuluar dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Në krye të listës është Lamine Yamal i Barcelonës, i cili fitoi çmimin e Golit të Sezonit.

Ai e fitoi këtë çmim pas driblimit të tij sensacional të çmendur dhe përfundimit me hark gjatë barazimit emocionues 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit më 30 prill.

 

A special Champions League moment, delivered by Lamine Yamal 📬#UCL pic.twitter.com/fIOjE5gH8L

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 1, 2025

Goditja mahnitëse e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, me pjesën e jashtme të këpucës së tij kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale renditet e dyta, ndërsa Declan Rice i Arsenalit zuri vendin e tretë për goditjen e tij të dytë të shkëlqyer të dënimit në fitoren 3-0 të Topçinjve ndaj Real Madridit.

Përfshirje të tjera të rëndësishme përfshijnë golin e fuqishëm të Kylian Mbappe për Real Madridin kundër Manchester City në fazën eliminatore, dhe përpjekjen mbresëlënëse të Vinicius Junior në një fitore 5-2 ndaj Borussia Dortmund.


Dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve

1. Lamine Yamal (Barcelona 3-3 Inter)

2. Lautaro Martinez (Bayern Munchen 1-2 Inter)

3. Declan Rice (Arsenal 3-0 Real Madrid)

4. Kylian Mbappe (Real Madrid 3-1 Manchester City)

5. Vinicius Junior (Real Madrid 5-2 Borussia Dortmund)

6. Marcus Thuram (Barcelona 3-3 Inter)

7. Zeno Debast (Sporting CP 2-0 Lille)

8. Erling Haaland (Manchester City 5-0 Sparta Praha)

9. Lamine Yamal (Barcelona 3-1 Benfica)

10. Julian Alvarez (Real Madrid 2-1 Atletico de Madrid)


/Telegrafi/

The post Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen appeared first on Telegrafi.

Erling Haaland te Real Madridi – formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim

Duket befasi, por Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, megjithëse kohët e fundit e ka zgjatur kontratën me klubin anglez.  

Norvegjezi është një nga sulmuesit më premtues në futbollin botëror dhe, sigurisht, nuk i mungojnë ofertat. 

Real Madrid po njek hapat e Erling Haaland, në një përpjekje për të sjellë një tjetër “galaktik”, pasi Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe janë tashmë në skuadër.  

Sulmuesi kërkohet nga Florentino Perez, i cili dëshiron t’i ofrojë një “dhuratë” mirëseardhjeje Xabi Alonsos, trajnerit të ardhshëm të mbretërve. 

Real Madridit dëshiron ta shesë Rodrygon, një brazilian të pakënaqur me statusin e tij aktual në klub, por që paraqitjet e të cilit nuk kanë qenë në nivelin e mëparshëm, dhe me shitjen e tij do të mbledhë para për transferimin e Erling Haaland, shkruan football365. 

Në këmbim të norvegjezit, Real Madridi duhet të paguajë 170 milionë euro, ekuivalenti i klauzolës së përfundimit në kontratën me Manchester Cityn, e cila do të aktivizohet në vitin 2026.  

Haaland ka gjithashtu një pagë shumë të lartë te Manchester City, mbi 30 milionë euro në sezon, dhe Real Madridi duhet të ngrihet në këtë nivel që sulmuesi të thotë “po”. 

Erling Haaland ka një kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034. Ai ka shënuar 30 herë dhe ka dhënë katër asiste në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon me Manchester Cityn. /Telegrafi/  

The post Erling Haaland te Real Madridi – formula që mund ta bëjë të kryer këtë transferim appeared first on Telegrafi.

Shokë dhome me Erling Haalandin në Salzburg: Nuk luante fillimisht, këshillat e mia e ndihmuan

Futbollisti i njohur kosovar Valon Berisha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. 

Ai ka diskutuar edhe për periudhën sa ishte pjesë e Salzburgut në Austri, veçanërisht për miqësinë që kishte me yllin norvegjez Erling Haaland. 

Berisha ka rrëfyer se si Haaland kishte vështirësi të mëdha atje fillimisht pasi nuk po luante mjaftueshëm, por që këshillat e tij e ndihmuan që të shndërrohet në një sulmues të pandalshëm. 

“Ky (Haaland) ka qenë pak si i vetmuar tek Salzburgu sepse ishte i ri e gjëra të tilla. Gjashtë muajt e parë ky nuk ka luajtur fare, pasi para tij ka luajtur Munas Dabbur”. 

“Haaland nuk ka qenë i parashikuar të jetë sulmuesi kryesor ishte një tjetër Smajl Prevlak, ai luan tani tek Hertha Berlini në ligën e dytë”. 

“Edhe ky më pyeti pastaj a po vjen me bashkëjetu me mua një kohë kur je këtu edhe unë i thashë po”. 

“Në atë kohë u bëmë një shoqëri e mirë dhe kemi ndejtur bashkë e kam përcjellë në ushtrime”, ka thënë Berisha mes tjerash. 

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Shokë dhome me Erling Haalandin në Salzburg: Nuk luante fillimisht, këshillat e mia e ndihmuan appeared first on Telegrafi.

Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

Mohamed Salah është ngjitur mbi disa yje në listën e fituesve më të mëdhenj të Ligës Premier pasi nënshkroi një marrëveshje të re fitimprurëse me Liverpoolin.

Salah më në fund ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, duke zgjatur qëndrimin e tij legjendar në Anfield përtej sezonit 2024/25.

Kjo i jep fund spekulimeve disa muajshe, me 32-vjeçarin që ka lidhur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Ylli egjiptian thuhet se ishte në një marrëveshje me vlerë 350,000 funte (418,525 euro) në javë përpara se të nënshkruante kontratën e re me Liverpoolin.

Ai tani besohet se ka një kontratë me vlerë 400,000 funte (478,315 euro) në javë, edhe pse është pretenduar se do të merrte një ulje page.

Kjo do të thotë se ai tani është i dyti së bashku me Kevin De Bruyne në dhjetëshen me fituesit më të lartë në Ligën Premier.

De Bruyne gjithashtu fiton 400,000 funte (478,315 euro) në javë pasi ai do të largohet nga Manchester City kur kontrata e tij të skadojë këtë verë.

Sipas faqes së specializuar të pagave Capology, vetëm Erling Haaland fiton më shumë se Salah. Sulmuesi i City fiton momentalisht 525,000 funte (627,788 euro) në javë.

Emra tjerë si Casemiro, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Jack Grealish, Omar Marmoush, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus përbëjnë dhjetëshen e parë.

10 fituesit më të mëdhenj në Ligën Premier

Erling Haaland (Manchester City) – 525,000 funte (627,788 euro) në javë

Mohamed Salah (Liverpool) – 400,000 funte (478,315 euro) në javë

Kevin De Bruyne (Manchester City) – 400,000 funte (478,315 euro) në javë

Casemiro (Manchester United) – 350,000 funte (418,525 euro) në javë

Bernardo Silva (Manchester City) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Jack Grealish (Manchester City) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Bruno Fernandes (Manchester United) – 300,000 funte (358,736 euro) në javë

Omar Marmoush (Manchester City) – 295,000 funte (352,757 euro) në javë

Kai Havertz (Arsenal) – 280,000 funte (334,820 euro) në javë

Gabriel Jesus (Arsenal) – 265,000 funte (316,883 euro) në javë

/Telegrafi/

The post Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve appeared first on Telegrafi.

Haaland konsideron largimin nga Man City, dy gjigantë evropianë lidhen me transferimin e tij

Sulmuesi Erling Haaland thuhet se po mendon largimin nga Manchester City, nëse sezoni i tyre del të jetë një dështim.

Manchester City po kalon një sezon të vështirë, larg pritshmërive pasi fitoi gjithçka vitin e kaluar.

Sipas gazetës El Nacional, mes kësaj pasigurie, Haaland po vë në dyshim të ardhmen e tij në Etihad Stadium.

Pavarësisht se ka rinovuar së fundmi kontratën e tij deri në vitin 2034, pozicioni aktual i klubit, i pesti në Ligën Premier dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, ka ngritur alarmin.

Haaland, i njohur për ambicien e tij për të fituar tituj dhe për të konkurruar në nivelin më të lartë, është i frustruar nga performanca e dobët e ekipit dhe eliminimi i hershem në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ai nuk e ka shprehur publikisht pakënaqësinë, burime pranë lojtarit bëjnë me dije se ai po mendon të ardhmen e tij nëse gjërat nuk përmirësohen së shpejti.

Klubet më të mira evropiane po monitorojnë situatën. Paris Saint-Germain, në kërkim të një sulmuesi, dhe Bayern Munich, potencialisht duke humbur Harry Kane, kanë shfaqur interes. Ndërsa City nuk dëshiron të shesë, klauzolat e lirimit të Haaland dhe një ofertë e rëndësishme mund të shkaktojnë një transferim.

Situata varet nga mënyra sesi zhvillohet sezoni. Nëse City rikuperohet dhe siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shqetësimet e Haalandit mund të lehtësohen. Përndryshe, një largim mund të jetë në karta. /Telegrafi/

The post Haaland konsideron largimin nga Man City, dy gjigantë evropianë lidhen me transferimin e tij appeared first on Telegrafi.

Dëmtimi i Haaland, Guardiola konfirmon mungesën e gjatë të sulmuesit

Një lajm i rëndësishëm vjen së fundmi sa i takon dëmtimit të Erling Braut Haaland, sulmuesit të Mançester City i cili u ndal në ndeshjen e së dielës kundër Bournemouth në FA Cup. Siç u raportua nga Pep Guardiola, trajneri i Qytetarëve, në konferencën për shtyp, sulmuesi norvegjez do të duhet të jetë jashtë fushës […]

The post Dëmtimi i Haaland, Guardiola konfirmon mungesën e gjatë të sulmuesit appeared first on BoldNews.al.

Man.City konfirmon dëmtimin e Haaland, sulmuesi mungon disa javë

Erling Haaland, do të humbasë pjesën më të madhe të pjesës së fundit të sezonit për shkak të demtimit dhe testeve të sotme. Haaland ende pritet të jetë i rikuperuar në kohë për të luajtur një pjesë të mëtejshme në fazat e fundit të sezonit, gjithashtu në Kupën e Botës për Klube. Pas testeve fillestare […]

The post Man.City konfirmon dëmtimin e Haaland, sulmuesi mungon disa javë appeared first on BoldNews.al.

Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t’i mungojë gjatë Cityt

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Bournemouth, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.

Haaland u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit dhe për të gjithë ishte “faji” i Lewis Cook, i cili ra në kyçin e këmbës dhe e lëndoi atë.

Pas hyrjes së ekipit mjekësor u sinjalizua se ai nuk mund të vazhdonte ndeshjen, kështu që në vend të tij në lojë hyri Omar Marmoush, i cili tre minuta më vonë shënoi golin e fitores dhe i çoi Citizens në gjysmëfinale, ku do të përballen me Nottingham Forest.

Erling Haaland seen leaving Bournemouth in a protective boot and crutches. 🤕

🎥 via celebstarclips on TikTok. pic.twitter.com/ss0ck4baK8

— City HQ (@City_HQs) March 30, 2025

“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i menaxherit të Cityt, Pep Guardiola pas lëndimit të sulmuesit norvegjez.

E se çështja është e rëndë dëshmohet nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila “futi” alarmet në ekipin e Qytetarëve, teksa Haaland u largua nga stadiumi Vitality me ndihmën e patericave.

Nëse ky është një dëmtim serioz do të bëhet më e qartë së shpejti. /Telegrafi/

The post Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t’i mungojë gjatë Cityt appeared first on Telegrafi.

Haaland raportohet në polici pasi goditi maskotën e Manchester Cityt

Manchester City nuk po shkon mirë këtë sezon dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, golashënuesi më i mirë i skuadrës Erling Haaland mund të duhet të shkojë në polici për të raportuar për maskotën e klubit.

Përkatësisht, një grua, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, punon si maskotë për ‘Qytetarët’ dhe e ka denoncuar atë duke pretenduar se ka pësuar tronditje për shkak të norvegjezit.

Sipas dëshmisë së saj, Haaland me shaka e goditi në kokë maskotën e Cityt disa herë para ndeshjes me Southampton në tetor.

Gruaja ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik The Sun dhe pretendon se nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së saj të përkohshme sepse e ka raportuar yllin norvegjez.

 

Erling Haaland left a woman working as #ManCity mascot ‘Moonbeam’ needing hospital treatment with suspected whiplash and concussion after a knock to her head with a football before Southampton (H), reports @SunSport. The woman, who does not want to be named, also lodged an… pic.twitter.com/VXQLxbYDE4

— City Xtra (@City_Xtra) March 28, 2025

“Po qaja dhe isha vërtet e tronditur. Më vonë kuptova se ai erdhi tek unë nga pas dhe më goditi në kokë dhe më pas u mbështet në kokën time. Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.

Përgjegjësit e atij sektori i ofruan asaj që me raportimin para ndeshjes të shkonte në shtëpi dhe të mos punonte në ndeshje, por ajo nuk pranoi.

Maskota që punonte si alien Moonbeam shkoi në spital pasi u godit nga Haaland

Ajo thotë se më pas ka pasur të vjella dhe ka ndier dhimbje në qafë dhe kokë, e po ashtu thotë se të nesërmen e ka vizituar mjekun e klubit dhe e kanë këshilluar të shkojë në spital.

City që atëherë ka nisur një hetim, ka shqyrtuar pamjet dhe ka shkruar në raport se Haaland kishte prekur butësisht kokën e maskotës si një përshëndetje dhe se asnjë nga këto nuk mund të kishte shkaktuar lëndimet që ajo pretendonte. /Telegrafi/

The post Haaland raportohet në polici pasi goditi maskotën e Manchester Cityt appeared first on Telegrafi.

Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

Lojtarët dhe menaxherët me të ardhurat më të larta të Premier League janë zbuluar tashmë, ku nuk mungojnë befasitë.

Gazeta franceze L’Equipe ka shikuar se cilët yje marrin më shumë para në shtëpi çdo javë.

Zgjatja e kontratës së Erling Haaland me Manchester Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez, 24 vjeç, tani fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë euro në vit, shumë më përpara se shoku i skuadrës, Kevin De Bruyne, i cili fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit.

Pas tyre janë Casemiro (Manchester United) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të dy me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj apo 22.5 milionë euro në vit.

Dyshja angleze, Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili.

Për sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj apo rreth 24 milionë euro në vit.

Spanjolli renditet para bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit. /Telegrafi/

 

The post Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat appeared first on Telegrafi.

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Real Madrid dhe Manchester City janë rivalë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Fuqia e tyre financiare dhe sportive i bën ata opsione tërheqëse për çdo lojtar.

Ndërsa afrohet dritarja e transferimeve, të dy klubet shikojnë njëri-tjetrin për nënshkrime të mundshme.

Real Madrid transferoi Mbappen verën e kaluar, por ka dyshime për përshtatjen e tij në 11-shen fillestare së bashku me Vinicius, i cili luan në pozicionin e krahut të majtë që Mbappe dëshiron ta rimarrë.

Ekziston edhe presioni i Vinicius që dëshiron një rinovim dhe një rritje page, si dhe thashetheme për interesim nga Arabia Saudite.

Madridi ka nevojë për një sulmues dhe një anësor mund të jetë i tepërt ndaj kërkesave.

Nëse vjen një sulmues i klasit të lartë, Vinicius mund të shitet për një tarifë të madhe transferimi.

Todofichajes raporton se mes opsioneve, Haaland është një prioritet kryesor për Florentino Perez, pasi bashkëpunimi i tij me Mbappen mund të krijojë një dyshe të jashtëzakonshme sulmuese.

Megjithatë, nëse Madridi shkon për Haaland, City mund të kërkojë të nënshkruajë me Vinicius, duke i dhënë atij lirinë për të luajtur në pozicionin e tij natyral të krahut të majtë, veçanërisht me largimin e De Bruyne dhe vështirësinë e Grealish.

Një shkëmbim tregu befasues mund të jetë në kartat. /Telegrafi/

 

The post Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City appeared first on Telegrafi.

Manchester City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmtohet para sfidës ndaj Realit

Manchester City ka parë sot të shkëlqente për herë të parë me fanellën e kësaj skuadra Omar Marmush, i cili shënoi 3 gola ndaj Newcastle në fitoren 4-0. Por nga ana tjetër, “qytetarët” janë në ankth, pasi ylli i tyre i sulmit, Erling Haaland, ka lënë fushën e lojës me një dëmtim në gju. Ndeshja […]

The post Manchester City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmtohet para sfidës ndaj Realit appeared first on BoldNews.al.

A janë më të mirët në botë Mbappe dhe Haaland? Ja si përgjigjet Henry

Erling Haaland dhe Kylian Mbappé konsiderohen nga shumë njerëz si pasardhësit e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy “kanibalë” që mund të krijojnë një rivalitet të ri emocionues. Mbrëmë ata u përballën në ‘Etihad’, ku norvegjezi doli më i suksesshëm në aspektin e golave (2-1), por Manchester City u dorëzua përballë Real Madridit dhe mund […]

The post A janë më të mirët në botë Mbappe dhe Haaland? Ja si përgjigjet Henry appeared first on BoldNews.al.

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka vazhduar të shkruaj histori, duke bërë edhe një arritje të madhe në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi siguroi një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare evropiane të klubeve.

Pavarësisht humbjes, ylli i Cityt, Erling Haaland, i ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij.

Me dy golat e tij, norvegjezi 24-vjeçar ka kaluar tani legjenda si Andriy Shevchenko dhe Zlatan Ibrahimovic në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve ​​në Ligën e Kampionëve, duke vendosur veten në vendin e 10.

 

Erling Haaland (49) agora têm mais gols na Liga dos Campeões do que Andriy Shevchenko e Zlatan Ibrahimovic (48 cada). pic.twitter.com/7QmuNIqflb

— Curiosidades PL (@CuriosidadesPRL) February 11, 2025

Haaland ka shënuar 49 gola në vetëm 48 ndeshje, një rekord mahnitës. Në krahasim, Shevchenko shënoi 48 gola në 100 ndeshje, ndërsa Ibrahimovic arriti të njëjtin numër në 124 ndeshje.

Deri më tani këtë sezon, Haaland ka regjistruar 27 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje në klubin nga Etihad. /Telegrafi/

 

🛸🇳🇴 49 goals in 48 Champions League games for Erling Haaland! ✨ pic.twitter.com/I9rXy07O53

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 11, 2025

The post Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Është zbuluar arsyeja pse goli i Erling Haaland për Manchester City kundër Real Madridit u lejua të qëndrojë.

Të martën mbrëma, ndeshjet e paly-off-it të Ligës së Kampionëve u zhvilluan me kampionin në fuqi,  Madridin duke u përballur me Cityn në stadiumin Etihad.

Pasi lojtarët e Carlo Ancelottit humbën disa raste të mira për të kaluar në avantazh, City kaloi në epërsi përmes Haaland në minutën e 19-të.

Në pamje të parë, lojtari i Cityt dukej jashtë loje, por pas një kontrolli të gjatë në VAR, goli u pranua.

Por disa fansa nuk u bindën nga vendimi.

Duke reaguar në rrjetet sociale, një tifoz tha: “REAL MADRID u vodh! Më shpjegoni se si u pranua ky gol i Erling Haaland! Nuk ju duhen as makineritë këtu për të tërhequr vijën që të dini se ai ishte qartësisht jashtë loje!”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Haaland është e qartë jashtë loje. Si është ky një gol? VAR City godet sërish”.

Ahí está la acción del gol del City. Lo que está en fuera de juego es la mano y con eso no se puede rematar de manera legal. Por lo tanto, posición reglamentaria pic.twitter.com/aOcvMAMy8s

— MARCA (@marca) February 11, 2025

Një tifoz i tretë shtoi: “Haaland ishte përpara topit”.

Megjithatë, një ripërsëritje nga UEFA më vonë tregoi se Haaland ishte në fakt pas topit, që do të thotë se ai ishte në një pozicion anësor.

Gazeta spanjolle MARCA shpjegoi në mediat sociale: “Ka një veprim që çoi në golin e Cityt. Ajo që është jashtë loje është loja me dorë dhe me këtë nuk mund të përfundoni ligjërisht. Prandaj, është një pozicion të rregullt”. /Telegrafi/

The post UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt appeared first on Telegrafi.

Man.City-Real/ Shpërthen festa në “Etihad”, Haaland kalon në epërsi anglezët

Manchester City ka shënuar golin e avantazhit përballë Realit të Madridit në sfidën e Playoff-it në Champions League. Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, tregon aftësinë e tij para portës teksa me një gjuajtje të lehtë dhe të kalibruar dërgon topin në rrjetë pas asistimit nga Josko Gvardiol. Ekipi i Guardiolës e nis në mënyrën më të […]

The post Man.City-Real/ Shpërthen festa në “Etihad”, Haaland kalon në epërsi anglezët appeared first on BoldNews.al.

❌