Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman
Me Atalantën që ende nuk është dakord për transferimin e Ademola Lookman, raportohet nga L’Equipe se Interi ka shfaqur interes për sulmuesin e Monacos, Maghnes Akliouche.
‘Nerazzurrët’ vazhdojnë ta shohin sulmuesin nigerian si zgjedhjen e tyre kryesore për këtë rol, por refuzimi i ofertës prej 45 milionë eurosh nga Atalanta i ka shtyrë ata të mendojnë edhe për alternativa të tjera.
Sipas gazetës franceze, një nga objektivat e Interit është pikërisht Akliouche, 23-vjeçari që ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e Francës dhe ka qenë pjesë e ekipit olimpik të këtij vendi.
Lidhjet mes Interit dhe Akliouches nuk janë të reja, pasi ai ishte përfolur për tu transferuar në Milano edhe vitin e kaluar.
I formuar në akademinë e Monacos, ai u ngjit në skuadrën e parë dhe sezonin e kaluar regjistroi një paraqitje shumë të mirë me 7 gola dhe 12 asistime në 43 ndeshje zyrtare.
Megjithatë, nëse oferta prej 50 milionë eurosh për Lookman konsiderohet e shtrenjtë, kjo nuk krahasohet me çmimin e kërkuar nga Monaco për Akliouche, i cili arrin në rreth 70 milionë euro.
Kontrata e tij me Monacon është e vlefshme deri në qershor 2028, ndërsa për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Liverpool./Telegrafi/
The post Interi fokusohet tek ylli i Monacos si alternativë e mundshme e Lookman appeared first on Telegrafi.